Monday, June 30, 2025

Isha e zën në ciklonin tim

Harta e Palestines ne vitin 1804

Ne vitin 1978 shtypi i Shqiptarise u njoh me poezit e Makbula al Shalak (dtl. 1921) . Perveç krijimtaris per femije ajo u be e njohur me poezit: "Kenga e Zemres - Uganijjatu kalb" dhe "Nena e therur" poezi kushtrimi ne mbrojtje te Palestines, duke e ndjer klithmen e nenes se therur e cila kerkon ndihme , por kjo nuk mund ti pergjigjet per shkak te perçarjes.

Nder te tjera ajo shprehet:

"isha e zënë në ciklonin tim
në grindje me vëllezërit ,
ne s'jemi vllezër
se jetojmë përherë në grindje
dhe nuk bashkohemi fare."

Pergatiti
Gezim KOPANI



Pronarët e kopshtit dhe ndëshkimi i tyre

Ne suren El Kalem* pasi Allahu xh.sh tregon mbi sjelljen e arroganteve ndaj Profetit a.s dhe kur ai u thoshte fjalet e Allahut xh.sh. ata thonin: "Keto jane perralla e popujve te lashte!" Allahu xh.sh. i sjell shembullin e atyre qe ishin mosmirenjohes ndaj Allahut xh.sh. dhe si ata u sprovuan. Ne kete sure tregohet ngjarja e pronave te kopshtit ku tregon: "Siç i sprovuam te zotet e kopshtit, te cilet ishin betuar se ne mengjes do t'i vilnin frutat, por nuk thane: "Ne dashte Allahu!". Keshtu teksa ato flinin naten , kopshtin e goditi nje fatkeqsi nga Allahu yt dhe kopshti gdhiu si i kositur. Ne agim, ata thirren njeri - tjetrin nese do vilnin frutat duke thene: Nese doni te vilni frutat shkoni heret ne kopshtin tuaj! Dhe u nisen duke i thene njeri - tjetrit: "Te mos lejojme asnje nevojtar (vobek) qe te hyje ne kopshtin tone! Ata te pindur dhe te vendosur ne te tyren u nisen heret, por kur shikuan kopshtin ne ate gjendje thane: "Morem fund! Qenkemi vertet te humbur , madje edhe te privuar nga frutat e kopshtit." Me i arsyeshmi nder ta tha: A nuk ju thash se duhet ta Lartesojme Allahun ? Thane: SubhanAllah , ne paskemi qene vertet te padrejte! Dhe filluan te qortojne njeri - tjetrin dhe duke thene: Ah , te mjeret ne! Paskemi qene vertet arrogante! Zoti yne mund te na jap nje kopesht me te mire, nese kthehemi te penduar tek Ai.'' Dhe ajeti vijon: "I tille ka qene denimi i tyre. Ndersa denimi ne jeten tjeter eshte me i madh, veç sikur ta dinin." (El Kalem 15-33)


Pergatiti
Gezim KOPANI

_______
* Kalem
do te thote: Penë. Ky kapitull u quajt keshtu pasi ajo hapet me betim ku fillon me fjalen Nun qe do te thote: Shkruesi . Surja sjell shembullin e atyre qe perbuznin te mirat e Allahut duke u mbeshtetur ne vetveten e tyre, por ata ngase nuk iu mbeshteten Allahut xh.sh. nuk arriten te marrin asnje frut nga kopshti i tyre. Po ashtu ne kete sure pershkruhet gjendja e tmerrshme e dites se Kijametit dhe gjendja e krimineleve.

Friday, June 27, 2025

Nje qytet do kishte me shume vlere nese ruan traditen dhe objektet e vjetra

Kroni i vjeter i Ali Ages se I-re - Pukë (1936)


Nje qytet do kishte me shume vlere nese ruan traditen dhe objektet e vjetra!

Ne biseda te ndryshme shume qytetar me shqetesim flasin per ate qe i ka ndodh dhe po i ndodh Pukes. Ku me qellim ku paqellim duke lene ne harres traditen dhe historin e vyer te ketij qyteti.
Disa me nostalgji kujtojne banesat e vjetra, disa shtepit , disa lagjet dhe disa personalite pukjane dhe jo vetem. Eshte per tu habit se si Puka nuk ka arritur te ruaj asnje nga objektet e vjetra te saj , kujtoj ketu kronin e Ali Ages I-re ne qender te qytetit, godinen e vjeter qe ne kohe e Mbretit Zog quhej Komun, ndertesa e vjeter e Kajmekamit tek xhamia e Koder Hanit , hanet e vjetra deri tek Sarajet. Sikur te ishin keto objekte dhe shume te tjera a nuk do kishte me kuptim qyteti sot? 

Godina e bardhe eshte Komuna Puke. Foto e vitit 1936

Ndaj , ne radh te pare vet pukjanet duhet te ringjallin historin dhe traditen e tyre po ashtu drejtuesve tu kerkohet respektimi i tyre duke bere promovimin e historise, tradites dhe te personaliteteve pukjan. Per te mos krijuar keqkuptime , nje gje e tille duhet te jete per çdo vend banim te rrethit Puke. 

Gezim KOPANI 

Tre gjera e humbasin njeriun


"Tre gjera e humbasin njeriun: te jesht dorethate , paqendrueshmeria dhe te pelqyerit e vetes." (Aliu r.a)

"Qe ta arrish te mire , duhet ta ndjekesh ate." (Aliu r.a)

Pergatiti
Gezim KOPANI