July 01, 2018

Pershkrim i Pukes nga Lamberc 1916

Puke,Kroni i vjeter i bere nga Ali Aga i I-re (Behte fjale tek vendi ku sot ndodhet ish komiteti i partise. Foto e vitit 1936)


"...Ne Iballe u largova prej rruges se ndjekur nga "Shtajnmeci", i cili kishte ardhur ne Iballe nga Kryeziu , dhe u nisa ne nje shteg ne drejtim te perendimit duke kaluar Qafen. Prej kendej, shtegu zbret ne lumin e Sapaçit ne Berishe dhe pastaj ngjitet me nje te perpjete te forte ne shpatet e Krrabit me pyje te zeza per te kapur qafen e Tmugut. Prej andej, shtegu zbret permes lisnajave ne lugine pjellore te Qelzes dhe ngjitet ne nje nivel prej 820 m mbi nivelin e detit dhe arrin ne rrafshin e Pukes. Gjate rruges rreth e rrotull ka pamje te bukura nga ana e veriut. Jane tete vargmale njeri pas tjetrit. Secili me ngjyren e vete, nga kodrat e veshura  me gjelberim deri ne masivet shkembore dhe te hirte te mbuluara me bore. Prej kendej shihet e gjithe Shqiperia e Veriut deri ne Bjeshket e Shqiperise se Veriut dhe Malit Shkelzen... Ne koder mbi te cilen ndodhet xhamia e tanishm ...minarja e xhamise eshte e ndertuar me gure... Nga Puka shkova fillimisht ne drejtim te lindjes per ne Bicaj ne luginen e Fanit te Madh..."

Pershkrim i
Maksimilian Lamerc

Shenimet e M.Lamberc jane botuar ne gjuhen Gjermane ne gazeten e Akademise Perandorake te Shkencave ne Vjen te vitit 1916.

Pergatiti
Gezim Kopani


Myslimanet e fisit te Krasniqes Maks Lamberc 1916


"...Me lart ne luginen e Valbones banon fisi mysliman Krasniqi (1) i cili nuk e meriton aspakt namin e keq qe ka si popull armiqesor dhe i eger. Ne Gegehysen u njoha me disa pleq Krasniqas dhe vura re se jane njerez te mencur qe dine te shijojne nje barcalete te mire dhe prapseprape jane myslimane me mjaft dinjitet. Dialekti i tyre i perket grupit te Gjakoves. U ndava nga tre bashkeudhetaret e mi ne lugine e Valbones , te cilet vazhduan ne drejtim verilindor, ndersa une u nisa ne drejtimin jugore duke u kthyre ne Rajë ne hyrjen e lugines. Aty takova Beqir Noun dhe Kole Markun te cilet u treguan te gatshem te me informonin per dialektin e tyre ne kufirin me Merturin. Valbona e embel e mbushur me peshq, derdhet ne Drin, dhe fiset ; Krasniq, Gash dhe Thaç pjeken me Merturin..."

Pershkrim i
Maksimilian Lamberc (2)

(Shenimet e Maks Lamberc jane botuar ne gjuhen Gjermane ne gazeten e Akademise Perandorak te Shkencave ne Vjene viti 1916)


1. Fisi Krasniq eshte fisi me i madh i Tropojes. Ne defteret Osmane te viteve 1529 del se fisi Krasniq te ket pas 15 zjarre dhe 2300 akçe te ardhura....
2. Maksimilian Lamberc lindi ne vitin 1882 dhe vdiq ne 1963 dhe eshte nder albanologet e njohur te shekulluit njezet.


Pergatiti
Gezim Kopani

Shkodra e vitit 1863 nga Amili Befort


"Qyteti i Shkodres kishte 4500 shtepi te rrethuara me mure saqe pothuajse nuk shihej nje dritare. Ne kete qytet flitet shqipja. Ajo ndryshon prej gjuhes qe flitet ne jug te Shqiperise. Ne krahinat malore flitet shqipja prej katolikeve dhe serbishtja nga ortodokst , ndersa myslimanet shume pak vet e flisnin turqishten. Italishtja flitet mjaft neper qytete, por aspakt neper fshatra... Qytetaret mysliman mbanin fustanella ashtu si dhe shqiptaret e jugut. Krimbi i mendafshit rritej vetem ne Shqiperin e veriut, nuk rritej patatja.Vapa ne Shkoder gjate veres ishte e lart, e nga kjo shume shkodran kan nga nje shtepi ne fshatin Drisht... Ndodhet edhe nje ure mbi Kir e cila eshte si nje merimange nga njeri breg te tjetri e ndertuar me 1768..."

Pershtypje te shkruara nga Amili Befort tek libri "The Eastern Shores of the Adriatic in 1863" "Brigjet lindore te Ariatikut ne 1863"

Pergatiti
Gezim Kopani

June 29, 2018

Popullsia ne meshkuj te Pukes, Iballes dhe Malziut 1878 - 1879

(Iskodra Vilayetinde bulunan Islam ve Hirstiyan nufusi zukur mikdanni mubeyin cedveldir)

Numri i popullsis ne meshkuj sipas fese ne Vilajetin e Shkodres, konkretisht ne Kazan e Pukes, Iballes dhe Malziut gjate vitit 1878 - 1879


Vendi
Mysliman
Katolik
Rum
Bajrak
Mulahazat

Puka

Iballe

Malziu




3.600



4.800



-



7



-

Pergatiti
Gezim Kopani

Gjendja e Përgjithshme në Vilajetin e Shkodrës 1880


Raprot ne lidhje me situaten e pergjithshme te Vilajetit te Shkodres.  13 prill 1880

Sipas raportit te Mehmet Izzet Efendiut Vilajeti i Shkodres ne vitin 1880 zoteronte rreth 35.000 njesi banimi (hane) 2/3 e te cileve perbehet nga malsoret qe jetojne ne zonat malore , ndersa 1/3 jetojne ne qytet, kasaba dhe fshatrat qe gjendn ne pjeset fushore, gjysma e 2.600 njesive te banimit (hane) qe ndodhen ne qyetet perbehen nga myslimanet, gjysma tjeter e saj nga katoliket , ndersa 130 njesi banimi (hane) jane ortodoks, 1/5 e malsoreve te vilajetit jane myslimane, ndersa pjesa tjeter katolike.

Gjendja ekonomike e katolikeve dhe ortodokseve qe merrem me tregti dhe artizanat, krahasuar me gjendjen ekonomike te myslimaneve qe merren me bujqesi, eshte me e mire. Pjesa derrmuese e popullit te Shkodres flet gjuhen shqipe. Banoret e qendres se Vilajetit te Shkodres dhe banoret e Kazave te Lezhes, Ulqinit, Tuzit, Pukes dhe Mirdites jane te falur nga detyra e ushtrise dhe dhenia e disa lloje taksash, ndersa malsoret qe jane te varur drejperdrejte me Shkodren apo ne varesin e kazave te siperpermendura jene te liruara nga çdo lloj detyrimi shteteror.
Vazhdojne punimet botore me qellim ngritjen e nivelit ekonomik te popullsise si dhe punimet per venien ne pune te pyjeve si dhe tenderin dhe shperndarjen per shfrytezim ndaj popullit te pasurive nentokesore qe zbulohen. Nje pune e madhe po behet per vendosjen ne banesa dhe plotesimin e nevojave te nevojtareve qe gjenden brenda viljaetit te cilet perbehen nga dy grupe te medha;
Te shperngulurit qe kapin shifren mbi 12.000 persona dhe Nevojrtaret vendas, rritja e numrit te te cileve eshte shtuar jashtezakonisht shume pas thatesires se madhe (te vitit 1879) dhe permbytjeve te medha qe jane perjetuar ne vitet e kaluara.
Banoret qe jetojne ne malet e Hotit, Grudes, Kastratit, Shkrelit, Reçit me Lohjen te cilet gjenden  ne pjese veriore dhe verilindore te qytetit te Shkodres jane organizuar administrativisht nen nje njesi qe njihet me emrin "Gjashte Malesit (Cibali Sitte)", e njejta gje mund te thuhet edhe per malesoret e Shales dhe Shoshit si dhe ata qejetojne ne kazate e Mirdites dhe Pukes te cilet posedojne nje menyre administrimi te dallueshem nga te tjret.
Para disa kohesh personi i quajtur Bib Pasha qe u shfaq ne Mirdite duke u mashtruar nga premtimet qe i kinin bere fuqit e jashtme , shpalli Principaten Shqiptare, po kjo ndermarrje problematike e tija u zgjidh ne saje te mesave paraprake qe kishte marr valiu i Shkodres Ismail Haki Pasha, por serisht pas disa kohesh doli ne skene, i biri Preng efendiu ne sajte te nxitjeve te fshehta qe i bente qeveria malazeze i pat hyre se njejtes rruge te mosbindjes, por ne perfundim te marrveshjes qe u be me te, Prenga shpalli serish publikisht varesine e tij ndaj qeverise otomane, nderkohe jane duke u bere shetitjet e nevojshme neper zonat e malesise qe te pergatiten raportet e nevojshme ne lidhje me to, ne baze te te cilave do te behen edhe punimet e nevojshme referuese."
Raport i shkruar nga: 
Es Sejjid Mehmet Izzet


Pergatiti
Gezim KOPANI 




Gjaqet ne Shkoder 1857

(Iskodrada kan davalarinin son erdirilmesi 1857)

RAPORTE TELEGRAFIKE

"Ky vendim i marr nga ana e parise se vendit dhe te keshillave vendore se duhet larguar jasht qytetit personat qe e drejton popullin e Shkodres ne akte te demshme, falja e personave qe perzihen ne aktet e vrasjes, gjakut dhe plagosjeve me kusht qe tu paguajne nje sasi te kenaqshme dijeti te afermeve te viktimave dhe ne kete menyre te vendoset paqja midis paleve te vrasesit dhe te te vrarit. Shpallja e lajmit se per ngjarjet e krimit dhe plagosjes qe do te ndodhnin pas kesaj do te permbushen praktikat qe parashikon ligji dhe feja dhe se personat qe fshehin ne banesat e tyre pjesemarresit e akteve penale te vrasjes dhe plagosjes do te internohen, ka per te mbledhjet qe behen per gjaqe ne Shkoder te bien njdeshem ne numer." Viti 1857-1858

Punimet ne Vilajetin e Shkodres per ti dhene fund Gjaqeve

"Telegrafi i valiut te Shkodres ku thuhet se ne perputhje me urdherin e sulltanit qe aktet e gjakmarrjes, qe vazhdone ne mesin e popullit ne vilajetin e Shkodres, te sosin me rruge paqesore. Jane thirr personat perkates dhe u eshte komunikuar urdheri ne fjale. Ne raportin e ardhur nga Kajmekami i kazase se Lezhes behet e ditur se te gjitha ceshtjet e gjaqeve kane marre fund me perjashtim te disa fshatrave te kazes dhe malesoreve te kazase se Lezhes. Me te njejtin vrull vazhdon puna edhe ne kazat e tjera dhe infromacionet rreth te cileva do te behen te ditura ne ditet ne vijim." Viti 1887.
Valiu i Shkodres
Myshir Tahir

Gjaqet ne Shkoder jane shuar mjaft ne numer pas urdherit te Sulltanit ne lidhje me kete ceshtje

"Aktet e gjakmarrjeve qe ngjanin ne mesin e popullit te Vilajetit te Shkodres kane marre fund pas urdherit te padishahut. Banoret e kater fshatrave ne kufi me kazane e Matit jane arratisur sebashku me armet e tyre pas nxitjeve te Xhemal Pashe Matjanit. Keshilli (meclisi mahsus) e ka keshilluar administraten e vilajetit qe do te ishte me me vend qe ne vend qe te perdoret forca te vazhdohet ti terhiqet  verejtje me te mire Xhemal Pash Matjanit." Viti 1888
Vali
Myshir Tahir

Keshillimi i popullit neper Xhami dhe Kisha me qellim parandalimin e Gjakmarrjes ne Shkoder

"Me qellim dhenien fund te gjakmarrjeve, nje tradite vendase qe vazhdon prej kohesh ne zonen e Shkodres, jane thirrur ne zyrat e qeveritareve paria e cdo lagjeje te cilet u informuan per anet negative te kesaj mendesie. Aktet e zotimit te pergatitura me kete rast u lexuan neper xhami e kisha dhe u derguar neper lagje dhe fshatra pasi u regjistruan e u konfirmuan tekstet e tyre neper gjyqet e rregullta dhe ato fetare, si dhe nga keshilli i administrativ i vilajetit etj." 
Viti 1891


Pergatiti
Gezim Kopani