|
(Xhamia e Gazi Hysrev Pasha. Bosnje viti 1900) |
Sipas hitorise dhe arkeologjise thuhet se
Bosnja eshte nje nder vend banimet me te hershme te Ballkanit e Europes. Disa arkeolog kan pohuar se ne kryeqytetin e Bosnjes,Sarajev "
ka qene e banuar qe kohen e neolitike". Ngjashem kjo me
Kulturen e Komanit ne Puke. Ka te dhena qe
Iliret jane baza e njerezve te hershem ne Bosnje te cilet kan pasur nje shtrirje te gjere ne ballkan. I njohur eshte udheheqja e
Bogumileve te cilet thuhet se i perkisnin besimit ortodoks gje e cila beri qe te dobesoheshin me pushtimin
Romak (disa thone se islami ishte prezent ne Bosnje para ardhjes se
Omaneve psh; prania e
Sari Salltikut apo i
Fakultetit Islam i Sarajeves (1463) eshte nder me te vjetrit ne Ballkan dhe Europen juglindore), dhe kjo beri qe i pari i
Bogumileve ti kerkonte ndihme Perandorise Osmane. Disa thone se islami filloj te shfaqej shume sidomos me ardhjen e Osmaneve ne shek.
XV. Kalimin me te madh ne fene islame e bene
Boshnjaket dhe
Bogumilet. Kjo gje u vu re ne qytetin e Boshnjakeve te quajtur
Bobovaci ku i pari i tyre po ashtu Bogumil , ia dorezoj Osmaneve qytetin e tij duke ndjekur keshtu edhe besimin islam.
|
Gjate vizites ne Xhamine "Gazi Hysrev Pasha" Viti 2015 |
Vemendja e Perandorise Osmane u shtua ne Ballkan sidomos pas vitit
1463 ku
Sulltan Mehmet Fatiu thuhet se vizitoj Bosnjen. Perhapja e besimit islam ne Bosnje u be edhe me e dukshme sidomos pas ardhjes se
Sulltan Mehmetit te II-te , ku jane regjistruar kalime masive ne islam p.sh ne
Jajcë ku ne nje dite me shume se
30.000 familje perqafuan islamin. Feja islame ne Bosnje ka qene mjaft e fuqishme mjafton te shikosh te dhanat e vitit
1992-1995 ku pasqyrohet numri i objekteve islam te shkaterruar nga Serbo Kroatet. Keshtu para luftes ne Bosnje ka pasur
1.149 xhami , por pas viti 1992-1995 u shkaterruan
307 xhami dhe u demtuan
620 te tilla. Po ashtu para luftes kemi kete pasqyre: Mexhide
557, Tyrbe
90, Teqe
15, Mejtepe
954, Vakfe (pron te xhamive)
1.425.
Sot ne Bosnje (Hercegovin) jetonje komunitete fetare si:
Mysliman,
Ortodoks,
Katolik etj
. Ne Sarajeve ndodhet
Fakulteti i Shkevave Islame,
Bashkesia Islame e Bosnjes,
Xhamia e Gazi Hysrev Pashes e ndertuar ne vitin
1531. Kjo xhamia eshte nder objektet me te vlersuar ne Sarajev jo vetem nga myslimanet por edhe te tjeret. Gazi Hysrev eshte nipi i Sulltan Bejazidit te II. Gazi Hysrev Pasha arrit mbahet mend ne Sarajev per ndertimin e xhamive, hamameve, guzhina (menca) per te varferit, institucione arsimore deri ne ndertimin e Medreses me emrin e tij ne vitin
1537.
Cdo dite qindra turist vizitojne xhamin
Gazi Husrev,
Çarshin e Sarajeves etj.
Kur flasim per çarshi menjehere na kujtohet
Novi Pazari ku shqiptaret ishin nder me te njohurit.
Ashtu si para shume vitesh edhe sot, ne çarshin e Sarajeves ka shqiptar qe ushtrojne veprimtarin e tyre si tregetar te sukseshem. Shqiptaret ne Sarajeve dhe jo vetem jane kryesisht nga
Shqiperia ,
Kosova etj. Gjate vizites pata rastin te qendroj tek njeri prej tyre. Ne tregeti shqiptaret zene vend te rendesishem. Ata i gjejme ne dyqanet e agjendaris, restorante, furre buke.
|
Shqiptar ne Novi Pazar |
Ne fillimet e tyre shqiptaret trashiguan mbiemrat si:
Bushatliu,
Dibra,
Frasheri etj per te treguar origjinen e tyre. Po ashtu ata filluan te vendosnin mbiemra qe tregonin profesionin e tyre si:
Furraxhiu,
Pasha,
Aga etj. Edhe pse te devijuar shqiptaret kan arritur te ruajne disa emra si;
Arnavutoviq, e cila vjen nga fjala Arnavut pra
Shqiptar,
Kastratoviq dmth nga
Kastrati. Ka qe thone se shqiptaret e Sarajeves dhe jo vetem jane te ardhur nga zonat si:
Kelmendi,
Hoti,
Shkreli,
Shala . Perveç ketyre ka qe permendin edhe fisin
Berish,
Kuçi etj. Sipas censusit te vitit
1991 thuhet se ne Bosnje jetojne rreth
5 mije shqiptare, por ka te tjere qe thone se jetojne deri
10 mije shqiptare, te perqendruar kryesisht ne qytetin e
Sarajeves dhe
Mostarit etj. Ashtu si ne Sarajev edhe ne qytetin e Mostarit Shqiptaret ne pjesen myslimane kan gjurmet e tyre te cilat me kalimin e kohes jane zbehur por gjithsesi ka tregtar me origjin shqiptar madje kan krijuar disa shoqata shqiptare.
Mostar vjen nga fjala
Most qe do te thote ure. Ndryshe nga Sarajeva ne Mostar vihet re ndarja e madhe mes dy besimeve, ku komuniteti mysliman jeton ne njeren pjese te qytetit ndersa te krishteren ne pjesen tjeter. Gjate vizites ne Mostar kisha mundesin pervec xhamive , çarshise se vjeter, te vizitoja uren e Mostarit e ndertuar ne vitin
1566 me urdher te
Sulltan Sulejmanit te Madh. Kjo ure qendroj ne kemb per rreth
427 vite per tu shembur ne vitin 1993 nga bombardimet serbo-kroate. Ura u rinertua nga Turqia ne vitin
2004 dhe eshte pjese e Unesco.
|
Ne Medresen Gazi Hysrev, Bosnje 2015 |
Pas Mostarit, vjen nje qytez e njohur si
Blagaj ku ndodhet nje lum me emrin
Buna. Nje nder vendet me te vizituar ne Bosnje eshte edhe vend burimi i lumit buna e cila del posht nje shkembi te madh i cili ka nje hapsir te gjate ku per te hyre brenda duhet leje dhe profesionist te zote. Pran ketij barimi ndodhet edhe Tyrbja e
Sari Salltek.
Sari Salltiku ishte nje dervish turk ku emri i vertet eshte
Mehmet Buhari. Ai jetoj gjate shek
XIII duke vizituar shume vende perfshir edhe qytetin e
Krujes ne Shqiperi. Thuhet se
Sari Salltiku sebashku me disa te tjere ben nje kryengritje Mongoleve por pa pasur sukses. Kjo gje beri qe Sari Salltiku e shok te tij te largohen per ne Detin e Zi.
Me von ai u vendos ne
Varna ne verilindje te
Bullgarise. Sipas
Tarihi al Selcuk te
Jazixhi Zades kemi se Sari Salltek ka ardhur ne
Dobruxhe pre Kivit ne vitin
1281, ndersa
Mohac Names ai ka ardhur ne Dobruxhe ne kohen e
Ertugrul viti
1281.
Ne vend burimin e lumit Buna ne Blagaj te Mostarit pervec Tyrbes se Sari Salltikut, dhomave per mysafir , klasave, mund te gjesh Mesxhdin, si dhe shume dyqane, restorante te shtrira ne dy anet e lumit.
Gezim KOPANI
|
Ne çarshin e Sarajeves, Bosnje 2015 |
|
Mostar, Bosnje 2015 |
|
Tek ura e Mostarit, Bosnje 2015 |
|
Tek tyrbja e Sari Salltikut , Mostar Blagaj. Bosnje 2015 |