August 03, 2018

Meleket pyesin Allahun xh.sh: A Keni krijuar diçka me te forte se kodrat?

Profeti Muhammed a.s. i nxiste besimtaret ne kryerjen e veprave te mira. Keshtu Profeti Muhammed
a.s. nje here u thote:

"Kur e krijoi Allahu xh.sh token, ajo filloj te shtrihet e te rrafshohet. Ai e forcoi me kodra dhe ajo u stabilizua. Meleket u habiten nga fuqia e kodrave dhe thane: O Zoti yne! A ke krijuar diçka tjeter me te forte se kodrat? 
Allahu xh.sh. tha: Po! Hekurin!
Meleket thane: A ke krijuar dicka me te forte se hekuri?
Allahu xh.sh. tha: Po! Zjarrin!
Meleket thane: A ke krijuar dicka me te forte se zjarrin?
Allahu xh.sh tha: Po! Ujin!
Meleket thane: A ke krijuar dicka me te forte se ujin?
Allahu xh.sh tha: Po! Eren !
Meleket thane: A ke krijuar dicka me te forte se eren ?
Allahu xh.sh tha: Po! Njeriun i cili kur jep sadaka nuk e din e majta se cfare ka dhene e djathta ose kur jep sadaka me doren e djathte nuk ia shikon e majta. (dmth nuk e punlikon tek njerezit sadakan)"
(Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Profeti Muhammed a.s. i kerkonte Allahtu xh.sh ta mbroj nga...


Trasmetohet se Profeti Muhammed a.s. i eshte lutur Allahut duke thene:

"Zoti im! Kerkon mbrojtje nga Ti nga brengat dhe deshperimi!
Kerkoj mbrojtje nga Ti prej paaftesise dhe pertacise!
Kerkoj mbrojtje nga Ti nga frika dhe koprracia!
Kerkoj mbrojtje nga Ti nga mbytja ne borxhe dhe tirania e njerezve."  (Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

August 01, 2018

Nga vizita ne Bosnje


(Xhamia e Gazi Hysrev Pasha. Bosnje viti 1900)
Sipas hitorise dhe arkeologjise thuhet se Bosnja eshte nje nder vend banimet me te hershme te Ballkanit e Europes. Disa arkeolog kan pohuar se ne kryeqytetin e Bosnjes,Sarajev "ka qene e banuar qe kohen e neolitike". Ngjashem kjo me Kulturen e Komanit ne Puke.  Ka te dhena qe Iliret jane baza e njerezve te hershem ne Bosnje te cilet kan pasur nje shtrirje te gjere ne ballkan. I njohur eshte udheheqja e Bogumileve te cilet thuhet se i perkisnin besimit ortodoks gje e cila beri qe te dobesoheshin me pushtimin Romak (disa thone se islami ishte prezent ne Bosnje para ardhjes se Omaneve psh; prania e Sari Salltikut apo i Fakultetit Islam i Sarajeves (1463) eshte nder me te vjetrit ne Ballkan dhe Europen juglindore), dhe kjo beri qe i pari i Bogumileve ti kerkonte ndihme Perandorise Osmane. Disa thone se islami filloj te shfaqej shume sidomos me ardhjen e Osmaneve ne shek. XV.  Kalimin me te madh ne fene islame e bene Boshnjaket dhe Bogumilet. Kjo gje u vu re ne qytetin e Boshnjakeve te quajtur Bobovaci ku i pari i tyre po ashtu Bogumil , ia dorezoj Osmaneve qytetin e tij duke ndjekur keshtu edhe besimin islam.

Gjate vizites ne
Xhamine "Gazi Hysrev Pasha"
Viti 2015
Vemendja e Perandorise Osmane u shtua ne Ballkan sidomos pas vitit 1463 ku Sulltan Mehmet Fatiu thuhet se vizitoj Bosnjen. Perhapja e besimit islam ne Bosnje u be edhe me e dukshme sidomos pas ardhjes se Sulltan Mehmetit te II-te , ku jane regjistruar kalime masive ne islam p.sh ne Jajcë ku ne nje dite me shume se 30.000 familje perqafuan islamin. Feja islame ne Bosnje ka qene mjaft e fuqishme mjafton te shikosh te dhanat e vitit 1992-1995 ku pasqyrohet numri i objekteve islam te shkaterruar nga Serbo Kroatet. Keshtu para luftes ne Bosnje ka pasur 1.149 xhami , por pas viti 1992-1995 u shkaterruan 307 xhami dhe u demtuan 620 te tilla. Po ashtu para luftes kemi kete pasqyre: Mexhide 557, Tyrbe 90, Teqe 15, Mejtepe 954, Vakfe (pron te xhamive) 1.425.
Sot ne Bosnje (Hercegovin) jetonje komunitete fetare si: Mysliman, OrtodoksKatolik etj. Ne Sarajeve ndodhet Fakulteti i Shkevave Islame, Bashkesia Islame e Bosnjes, Xhamia e Gazi Hysrev Pashes e ndertuar ne vitin 1531. Kjo xhamia eshte nder objektet me te vlersuar ne Sarajev jo vetem nga myslimanet por edhe te tjeret. Gazi Hysrev eshte nipi i Sulltan Bejazidit te II. Gazi Hysrev Pasha arrit mbahet mend ne Sarajev per ndertimin e xhamive, hamameve, guzhina (menca) per te varferit, institucione arsimore deri ne ndertimin e Medreses me emrin e tij ne vitin 1537.

Cdo dite qindra turist vizitojne xhamin Gazi Husrev, Çarshin e Sarajeves etj. Kur flasim per çarshi menjehere na kujtohet Novi Pazari ku shqiptaret ishin nder me te njohurit. Ashtu si para shume vitesh edhe sot, ne çarshin e Sarajeves ka shqiptar qe ushtrojne veprimtarin e tyre si tregetar te sukseshem. Shqiptaret ne Sarajeve dhe jo vetem jane kryesisht nga Shqiperia Kosova  etj. Gjate vizites pata rastin te qendroj tek njeri prej tyre. Ne tregeti shqiptaret zene vend te rendesishem. Ata i gjejme ne dyqanet e agjendaris, restorante, furre buke.

Shqiptar ne Novi Pazar
Ne fillimet e tyre shqiptaret trashiguan mbiemrat si: Bushatliu, Dibra, Frasheri etj per te treguar origjinen e tyre. Po ashtu ata filluan te vendosnin mbiemra qe tregonin profesionin e tyre si: Furraxhiu, Pasha, Aga etj. Edhe pse te devijuar shqiptaret kan arritur te ruajne disa emra si; Arnavutoviq, e cila vjen nga fjala Arnavut pra ShqiptarKastratoviq dmth nga Kastrati. Ka qe thone se shqiptaret e Sarajeves dhe jo vetem jane te ardhur nga zonat si: Kelmendi, Hoti, Shkreli, Shala . Perveç ketyre ka qe permendin edhe fisin Berish, Kuçi etj. Sipas censusit te vitit 1991 thuhet se ne Bosnje jetojne rreth 5 mije shqiptare, por ka te tjere qe thone se jetojne deri 10 mije shqiptare, te perqendruar kryesisht ne qytetin e Sarajeves dhe Mostarit etj. Ashtu si ne Sarajev edhe ne qytetin e Mostarit Shqiptaret ne pjesen myslimane kan gjurmet e tyre te cilat me kalimin e kohes jane zbehur por gjithsesi ka tregtar me origjin shqiptar madje kan krijuar disa shoqata shqiptare.
Mostar vjen nga fjala Most qe do te thote ure. Ndryshe nga Sarajeva ne Mostar vihet re ndarja e madhe mes dy besimeve, ku komuniteti mysliman jeton ne njeren pjese te qytetit ndersa te krishteren ne pjesen tjeter. Gjate vizites ne Mostar kisha mundesin pervec xhamive , çarshise se vjeter, te vizitoja uren e Mostarit e ndertuar ne vitin 1566 me urdher te Sulltan Sulejmanit te Madh. Kjo ure qendroj ne kemb per rreth 427 vite per tu shembur ne vitin 1993 nga bombardimet serbo-kroate. Ura u rinertua nga Turqia ne vitin 2004 dhe eshte pjese e Unesco.

Ne Medresen Gazi Hysrev, Bosnje 2015

Pas Mostarit, vjen nje qytez e njohur si Blagaj ku ndodhet nje lum me emrin Buna. Nje nder vendet me te vizituar ne Bosnje eshte edhe vend burimi i lumit buna e cila del posht nje shkembi te madh i cili ka nje hapsir te gjate ku per te hyre brenda duhet leje dhe profesionist te zote. Pran ketij barimi ndodhet edhe Tyrbja e Sari Salltek.
Sari Salltiku ishte nje dervish turk ku emri i vertet eshte Mehmet Buhari. Ai jetoj gjate shek XIII duke vizituar shume vende perfshir edhe qytetin e Krujes ne Shqiperi. Thuhet se Sari Salltiku sebashku me disa te tjere ben nje kryengritje Mongoleve por pa pasur sukses. Kjo gje beri qe Sari Salltiku e shok te tij te largohen per ne Detin e Zi.
Me von ai u vendos ne Varna ne verilindje te Bullgarise. Sipas Tarihi al Selcuk te Jazixhi Zades kemi se Sari Salltek ka ardhur ne Dobruxhe pre Kivit ne vitin 1281, ndersa Mohac Names ai ka ardhur ne Dobruxhe ne kohen e Ertugrul viti 1281.
Ne vend burimin e lumit Buna ne Blagaj te Mostarit pervec Tyrbes se Sari Salltikut, dhomave per mysafir , klasave, mund te gjesh Mesxhdin, si dhe shume dyqane, restorante te shtrira ne dy anet e lumit.

Gezim KOPANI


Ne çarshin e Sarajeves, Bosnje 2015

Mostar, Bosnje 2015
Tek ura e Mostarit, Bosnje 2015
Tek tyrbja e Sari Salltikut , Mostar Blagaj. Bosnje 2015

Keshilla e Davudit a.s. per djalin e tij , Sulejmanin a.s.

Transmetohet se nje here Profeti Davud a.s. e ka pyetur djalin e tij Sulejmanin a.s. duke i thene:

"E din se kush eshte i dashur tek Allahu xh.sh ? Sulejmani a.s. i pergjigjet: Jo, nuk e di!
Davudi a.s. i thote: Biri im! Nese deshiron ta dish, shikoje veten a i ke tre cilesi apo jo.

E para eshte ajo qe nuk e posedon, por deshiron ta posedosh ngase tjetri e ka. Ne keto kushte,  zemra jote a mbeshtetet ne Allahu xh.sh. apo thua se filanit do ia kaloj. Nese i mbeshtetesh Allahu xh.sh, je prej te dashurve te tij.

E dyte; A falenderon Allahun xh.sh per gjerat qe ti ka dhene. Nese e falenderon Allahu xh.sh, ta dish se je prej te dashurve te Allahut xh.sh.

E treta; A duron per dicka qe e ke poseduar, por nuk e ke me. Nese ben durim , ta dish qe je prej te dashurve te Allahut xh.sh."

Pergatiti
Gezim KOPANI

July 29, 2018

Popullsia myslimane e fshatit Xathë , viti 2015

Keto te dhena jane marr ne fshatin Xathë te Pukes nga Gezim Kopani me date 16.04.2015 dhe te arkivuara prane Myftinise Puke me nr.prot:98, date; 26.06.2015

Nr
Emer
Mbiemer
Pjestar
1
Ajet
Vela
3
2
Adem
Mula
5
3
Ajet
Zmaka
8
4
Agim
Zmaka
7
5
Ali
Latifi
6
6
Arif
Asllani
6
7
Arif
Islami
6
8
Bafti
Mula
4
9
Latif
Uka
4
10
Musa
Xhauri
5
11
Shaban
Xhauri
5
12
Fadil
Vela
6
13
Ismet
Vela
6
14
Imer
Vela
10
15
Ramadan
Mula
7
16
Imer
Mula
5
17
Rexh
Zmaka
4
18
Shpetim
Koleci
6
19
Hysen
Koleci
5
20
Selman
Koleci
6
21
Rrustem
Hajdari
2
22
Eduart
Latifi
8
23
Jaho
Xhauri
1
24
Fehim
Xhauri
6
25
Bajram
Vela
5
26
Islam
Xhauri
5
27
Hysni
Latifi
6
28
Riza
Vela
9
29
Astrit
Latifi
1


Total
157


Pergatiti
Gezim KOPANI

(Fotografi e bere gjate muajit Ramazan ne fshatin Xathe , 2018)



Profeti Muhammed a.s. dhe mrekullia e hënës


Nje nder suret e Kur'ani eshte edhe surja El Kamer qe do te thote Hene.  Eshte quajtur keshtu pasi ndarja e henes eshte nje nder mrekullit e medha te profetit Muhammed a.s.

Allahu xh.sh thote: "Momenti (ora) ( i katastrofes se pergjithshme) eshte afruar, e hena eshte çare (ne dysh)."  (El Kamer: 01)

Pasi kishte kaluar rreth 8 vite nga shpallja nje grup kurejshesh , nje nate vendosen te shkonin tek Profetit Muhammed a.s. ku i kerkuan: "Nese me te vertet je Pejgamber, ndaje Henen ne dysh apo gjysem, e nese e ben kete ne do te besojme."

Enesi r.a. tregon: "Popilli i Mekes i kerkoi Profetit Muhammed a.s. t'u tregonte atyre nje mrekulli. kesht ai u tregoi atyre mrekullin e çarjes se henes ne dysh." (Buhari, 4867)

Ata nate hene ishte e plot dhe shume rezatuese. Pas kembeguljes se tyre per te treguar nje mrekulli, Profeti Muhammed a.s. luti Allahun xh.sh. qe tia mundesonte kete mrekulli dhe pas kesaj Profeti Muhammed a.s. u ngrit ne kemb dhe doren e tij ia drejtoj henes e cila filloj te ndahet ne dy pjese.
Duke menduar se kerkesa e tyre ishte e pa realizueshme, jobesimtaret thane: Kjo eshte magji.

Allahu xh.sh thote: 

"Po ata (idhujtaret) edhe nese e shohin ndonje argument (mrekulli) zbrapsen e thone: Kjo eshte magji e vazhdueshme." (El Kamer, 02)

Mirepo kete mrekulli nuk e shikuan vetem ky grup njerezish po edhe te tjeret. Keshtuqe gjysma e henes kaloj malin Saffa e gjysma tjeter ne malin Kaikan.

Keshtu Ebu Xhehli tha: Ai nuk mund ti bej magji te gjitheve, e te presim kur te vijne njerezit e tjere (Albadaih) nese edhe ata e ka shikuar nje gje te tille. Kur erdhen edhe njerezit e tjere treguan te njejten gje. E pas kesaj ata idhujtaret thane: "Sa magji e madhe kjo e Muhammedit". Pas kesaj Allahu xh.sh zbriti ajetet e sures El Kamer.

Pergatiti
Gezim KOPANI

_______________
V/O: Me 27 korrik 2018 pas ores 20:00 filloj eklipsi i henes e cila pas eklipsit kishte veçori ngjyren e kuqe. Shume kush , kete e quajten "Hena e pergjakur".
(Sipas NASA kjo fotografi eshte bere ne: Souhayl Ben Khaled , United Arab Emirates Astronomy Group. Publikuar : July 27, 2018 , Historical date: July 27, 2018. The view of the July 27, 2018 total lunar eclipse from the desert in Abu Dhabi , United Arab Emirates.)


Per te lexuar rreth eklipsit ju mund te klikoni ketu: Eklipsi si argument