December 02, 2021

Fjala ime me rastin e promovimit të librit kushtuar xhamisë së Kodër Hanit

Gjatë promovimit te librit , dt. 27.11.2021

Ashtu siç e kan përmendur historian por dhe kujtesa e besimtarëve mysliman dhe jo vetem, xhamia e Kodër Hanit,Pukë është ndër xhamit më të vjetra të Myftinisë Pukë. Këto të dhena tregojnë se xhamia e Kodër Hanit është e vjetër mbi 400 vjet, duke e lidhur vjetërsin e saj me Rrugen e Madhe e njohur si Rruga e Karvanave apo Rruga e Gjakovës  të cilen e përdornin udhëtaret mysliman si dhe duke lidhur vjetërsin e xhamisë me Manin e zi të cilin e ka mjell hoxha i parë. Pavarsisht tentativave për demtimin e tij ky man i radh vazhdon të eksistoj dhe sot.

Për këtë xhami historianët thone se është e vjeter mbi 350 vjeçare. Duket qartë që të gjithë bien dakort se xhamia e Kodër Hanit është shume e vjeter , mu ashtu siç është xhamia e fshatit Kabash,Pukë, e fshatit Qerret, Kryezi apo xhamia e vjetër e Dukagjinit në Malzi.
Xhamia Koder Hanit-Pukë ndodhet në një kodrin mjaft të favorshme nga e cila mundëson shikimin e saj nga çdo an e vendit, gjë e cila krijon mundësin e zhvillimit të saj si atraksion jo vetem për besimtarët mysliman por edhe për udhëtar dhe turistat. Kjo bëhet edhe më atraktive ku u përmendetln faktet se si kronikan të ndryshëm kanë shkruar për këtë vend duke filluar nga viti 1637, viti 1662 nga Evlija Çelebi, Prof. Selami Pulaha etj dhe se fundemi Prof. Xhemal Meçi dhe Prof. Bajram Xhafa për dy të fundit në emrin tim përsonal por dhe të Myftinisë Pukë u shpreh falenderimet më të veçanta.

Pa u zgjatur shumë dëshiroj të përmend shkurtimisht rolin e xhamis së Koder Hanit , e cila në fillimet e saj (dikur rreth vitit 1523) ishte Mesxhid i ndërtuar për udhëtaret, por shumë shpejt ajo u bë xhami e mirëfilltë duke marr zë në gjithë vendin, kjo vetem për shkak të institucioneve shtetërore të Perandorisë Osmane e cila pasi ndërtoj xhamin, ndërtoj pranë xhamis godinën e Kajmekamit, Imaratin, Myftinine etj, por edhe për shkkak të Mejtepit të kësaj xhamie , i cili krahas mejtepit të xhamisë së Kabashit, Qerretit, Kryeziut, Malziut etj arriti të përgatisë dhe të nxjerr hoxhallarë, muezina, drejtues institucionesh e drejtues kuvendi, ku mund të përmend Ali Agen e parë prej Zotnive te Pukes, Ismail Isuf (Dede) Laçin e parë i cili për 12 viti ka shërbyer si kajmekam në Kaçanik të Kosoves, të Myftiut të parë pukjanë Musa Et'hem Dizdari (1800-1900), të Myftiut të dyte po pukjan Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945) i cili në vitin 2005 Bashkia Puke e shpall pas vdekjes "Qytetar Nderi", të imamit Asllan Hoxhën i cili regjistroj në këtë mejtep dy djemt e tij Haxhi Elez Hoxha (1910-2002) po ashtu Myfti i Pukes dhe vite më parë shpallur nga Bashkia Pukë "Qytetar Nderi" pas vdekjes, dhe të djali i dytë po ashtu Myfti Ibrahim Hoxha (1922-1912), dhe në pergatitjen e muezinave si: Ali Aga i parë, Bac AgaMan RahmaniSelim Baftia dhe Adem Haxhia.

Para se ta mbyll falenderoj Allahun xh.sh. që na mundësoj gjetjen e donatorit për rindertimin e xhamisë së Kodër Hanit Pukë. Po ashtu më këtë rast  dfalenderoj popullin Kuvatjan si dhe Ambasaden e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë duke filluar me Ambasadorin e saj Fajez Mishari Al Jasim dhe të Atasheut pranë kësaj ambasade Jasin Al Bader të cilët me datë 2 gusht 2019 pata nderin ti prisja për vizitë në Myftinin e Pukës dhe vendin ku do rindërtohej xhamia e Kodër Hanit-Pukë, po ashtu falenderoj Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për mbeshtetjen e dhënë si dhe Korab Kaja drejtor i fondacionit Miresia-Tiranë, si dhe Kadri Morinën President i Eurosig, të axhës tim Xhevdet Kopanit dhe të mikut tim Xhemal Bexhetin nga Tetova. Falë punës së stafit të Myftinisë Pukë gjërat ecen, derisa me datë 16 tetor 2019 u zhvillua ceremonia e nisjes së punimeve për rindërtimin e xhamisë së vjetër të Kodër Hanit-Pukë. Në këtë ceremoni nderoj me pjesmarrjen e tij Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Bujar Spahiu si dhe shumë besimtar dhe përsonalitete. Projektuesi i xhamisë është munduar që xhamia ti përshtatet asaj të vjetrës siç është çatia, mihrabi etj. Me lejen e Allahut xh.sh. inshaAllah vitin tjetër pra në vitin 2022 do zhvillohet ceremonia e inagurimit dhe hapjes së xhamisë së Koder Hanit-Pukë.

Faleminderit për vemendjen dhe dëgjimin tuaj!

Gëzim KOPANI
(Myfti i Pukës)


Fjale pershendetese e mbajtur me rastin e promovimit te librit "Xhamia Historike e Myftinise Puke", Xhamia Koder Hanit, te autorit Prof. Xhemal Meçi , zhvilluar ne qytetin e Pukes me date 27 nentor 2021




Prof. Xhemal Meçi promovon librin e tij të ri kushtuar xhamisë së Kodër Hanit, Pukë

Ne kuader te Pavaresise se Shqiperise dhe dites se Çlirimit prof. Xhemal Meçi ne bashkepunim me Myftinin e Pukes promovoj ne qytetin e Pukes librin e tij te ri me titull "Xhamia Historike e Myftinise Puke" kushtuar xhamise se vjeter te Koder Hanit, Puke.
Ne kete aktivitet mori pjese Gezim Kopani Myftiu i Pukes , Agron Hoxha perfaqesues i Komunitetit Mysliman te Shqiperise njeherazi drejtor i arsimit, Zef Marku Prift i Kishes Katolike Puke, Prof. Bajram Xhafa historian, Ali Hasani Studiues, Agron Gjedia kryetar i Shoqates Mbare Kombetare "Bytyçi" Tirane-Prizren, Bilbil Dervishi nga fshati Kryezi etj.

November 26, 2021

Edhe kjo do të kalojë !

Nje here nje mbret therret njerrezit e urte te mbreterise se tij dhe u thote: "Mendoni nje thenie e cila do te me qetesoje dhe harmonizoje gjendjen time te brendshme. Kur te jem i merzitur, te me sjell gezim, dhe kur te jem i gezuar te me terheq vemendjen qe ekziston edhe hidherimi. Nuk duhet te jete e gjate, sepse deshiroj qe ta mbaj mend lehte dhe ta kem ne zemer."
Njerezit e urte filluan konsultimet me njeri-tjetrin dhe me ne fund u paraqiten para mbretit me nje kuti te vogel brenda te ciles qendronte nje unaz ne te cilen kishte te skalitur fjalet: "Edhe kjo do të kalojë"

Gezim KOPANI 

November 23, 2021

Halifi Harun er Rashid takon vëllaun e tij


Nje here udheheqesi Harun Rashid (1) takon vellaun (2) e tij te cilin e pyet:

-Prej nga po vjen o vella!
-Nga xhehenemi! iu pergjigj vellau
Haruni i thote:
-Çfare kerkoje atje?
-Mu desht pak zjarr dhe shkova ta marr, por ruajtesit e zjarrit me than: Nuk ka zjarr ketu! I habitur i pyeta: Si ka mundesi, a nuk eshte xhehenemi vendi i zjarrit!? Ata me thane:
-Secili e sjell zjarrin e tij me vete! 

Gezim KOPANI 


________
1. Harun Er Rashid ka qene halif i abasideve.  Qe ne moshe te re babai i tij El Mehdi  e kandidoi per frontin e halifit duke ia mesuar ceshtjet me te rendesihme. Me vone babai e beri udheheqes te Saifes, me pas te Marokut etj. Babai i tij e rishpall ate kandidat te dyte per fornt por nuk ia arriti pasi nderroj jete. Ne krye te frontit u ul vellau i tij i quajtur Hedi i cili me 14 shtator te viti 786 vdiq. Haruni ishte vetem 25 vjeç ku zevendesoj vellaun e tij dhe duke u be keshtu halif. Harun Er Rashid qendroj ne front derisa sa mbushi moshen 48 vjeçe ku dhe vdiq. Gjate qeverisjes se tij ai per shkak te begatise qe i solli popullit, drejtesin, arsimin e quajt ate Rashid. Po ashtu ai mbahet mend si njeriu i cili civilozoj vendin duke bere qe myslimanet te arrinin mireqenje te madhe. Po ashtu Rashidi mbahet mend per zhvillimin arkiteturore dhe financiare, po ashtu Harun Rashidi njihet si nder udheheqesit me bujare. Gjate kohes se sundimit te Harun Rashidit Bagdati u kthye qender e diturise islame, financiare, shkencore, mjeksore deri tek mesimet mbi artin.
2. Vellau i Halifit Harun Rashid quhej Behlul i cili njohej per zgjuarsin, urtesin dhe theniet e tija.

Udhëtari dhe gjarpëri

Nje udhetar has ne nje gjarper te cilin e kishte rrethuar zjarri. Kur gjarpri vuri re udhetarin i kerkoj ndihme. Udhetari ishte njeri i mir, dhe ne maje te shkopit te tij vendos nje thes dhe zgjat shkpin per ta shpetuar gjarprin, i cili futet menjehere ne thes. Duke e ditur qe gjarpri eshte vdekjeprues per njeriun  e shpeton por i thote: Nese deshiron te largohesh nga ketu dhe te jesh i lire kam kusht qe te mos i demtosh njerezit!
Si per çudi gjarpri ia kthen: Nuk largohem pa te mbytur ty! Ti e dije se une jam i keq per njerzit dhe pavarshisht kesaj harrove fjalen e urte qe thote: "Miresia ndaj njeriut te keq eshte sikurse krimi ndaj te mires." prandaj do e paguash me jeten tende.
Sapo degjoj keto fjale udhetarit i ndryshoj ftyryra dhe i thote:
-Nese e verteton se njerezit jane te keqi do e pranoj fatin tim (pranoj t'ma marresh jeten)!
Ne kete çast kalon pran tyre nje lope dhe gjarpri e pyet:
-Cili eshte shperblimi i miresis?
-Une vite me radhe i jap zotriut time qumesht, djathe, gjalp dhe viça. Por , tani qe u plaka , ai planifikon te me shes te kasapi. U pergjigj lopa.
Me krenari gjarperi u kthye nga udhetari i cili i thote:
-Sipas ligjit, nje deshmitar nuk eshte i mjaftueshem.
Gjarperi u drejtua nga pema dhe i ben te njejten pyetje: Cili eshte shperbilimi i miresis?
Une u ofroj hije, dhe pushim udhetareve te lodhur, ndersa ata kepusin deget e mija per te bere vegla pune. U pergjigje pema.
Me here te trete udhetari iu drejtua gjarperit;
-Te betohem poe e gjete edhe nje deshmitar udhe do pranoj tma marresh jeten.
Ne kete moment gjarpri shikoj dhelpren e cila qe ne fillim kishte ndjek biseden. Dhelpra tha: Me thuaj cfare te ka bere ky njeri qe po ia kthen me te keqe?
Udhetari filoj te tregoj; Shikova gjarprin qe e kishte rrethuar zjarri. Me kerkoj ndihme dhe une mora shkopin i vendosa nje thes dhe e shpetova.
Dhelpra tha: Kjo eshte qesharake, ne kete thes te vogel nuk mund te qendroj gjarpri!
Menjehere gjarpri tha: Posi , ja ua tregoj une!
Menjehere ne kete çast dhelpra i thote udhetarit: "Kur ta gjeni armikun e lidhur, mos e lironi!"
Udhetari, i kuptoj fjalet e dhelpres dhe e mbylli thesin dhe filloj ta godas gjarprin, derisa e mbyti.

Gezim KOPANI