September 18, 2020

Detyrat e muslimanit ndaj çdo muslimani jane gjashte

Profeti Muhammed a.s. ka thene: Detyrat e muslimanit ndaj cdo muslimani jane gjashte:

1.Kur ta takosh , ta pershendesesh
2.Kur te fton, ti pergjigjesh fteses.
3.Kur te kerkon keshill, tia japesh.
4.Kur teshtin dhe falenderon Allahun (thote Elhamdulilah) lutu per te (Jerhamukullah)
5.Kur te semuret, vizitoje.
6.Kur te vdes, tia percjellesh xhenazen  e tij. ( Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

September 16, 2020

Shaban Rexha (Hoxha) dhe Ali Bytyçi , viti 1940

Imam Shaban Rexha (Hoxha) dhe Ali Bytyçi i fshatit Qerret - Puke. Foto e vitit 1940


Pergatiti
Gezim KOPANI 



Ju mund te lexoni mbi jeten e Shaban Rexha (Hoxha) duke klikuar ketu:https://gezimkopani.blogspot.com/2012/01/jeta-e-imam-shaban-rexha.html

Ismail Xhemali , Puke (1928-1981)

Ismail Xhemali 1928-1981


Ismail Xhemali lindi ne qytetin e Pukes me 11 janar 1928. Pervec puneve te ndryshme , ai ishte i dhene pas muzikes dhe veglave muzikore duke u be keshtu drejtues artistik. Nder pasjonet me te njohura te tij ieshte futbolli. Aftesija e tij ne fushen e futbullit u vu ne dukje gjate sherbimit ushtarak ku ne ndeshjet qe zhvilloheshin ndermjet granizoneve u spikat si lojtar i shquar. Drejtues te ekipit te Partizanit kerkuan qe Ismaili te ishte pjese e ekipit te tyre. Me vone , per disa vite ai ka luajtur me Ekipin e Terbunit. Gjate jetes se tij ai ka qene krytar i kopratives bujqesore, drejtor i Ndermarrjes se Tregtise, drejtor i Ndermarrjes se Gjeologjise etj. Ai mbahet mend per kontributin e dhene ne elektrifikimin e rrethit te Pukes. Po ashtu Ismaili eshte autor i ndertimeve te ujesjellsave, kanale vaditese qofte ne Puke , Qerret por dhe ne Fushe Arrez. Te gjithe punet e bera gjalli reagim te sistemit komunist se mos ky ka plane te tjera duke e denuar ne emer te popullit me pretekstin "sabotim ne miser, fondi i dritherave te bukes etj. Nga sajimet e deshmitareve ne sallen e gjyqit dhe pse ishin shoke te tija ai u ndenuar me burgim nga ku nuk doli me. Ne respekt te punes se tij Stadiumi i Pukes mban emrin Ismail Xhemali. Ismail Xhemali vdiq me 15 maj 1981.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Fshati Qelez , Puke 1934

Nxenesit shkolles Qelez sebashku me mesuesin e tyre Zef Perjaku . Foto e vitit 1934

 

Pergatiti 
Gezim KOPANI 

Fotografi të qytetit Pukë ndër vite

Xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke. Fotografi e vitit 1916
Kroni i vjeter i bere nga Ali Aga i I-re (behet fjale tek vendi ku sot ndodhet ish-komiteti i partis)
N/Prefektura e rrethit Puke, viti 1936
Punojsit e vjeter te Postes ne qytetin e Pukes
Puka ne vitin 1936

Qyteti i Pukes , viti 2012
Qyteti i Pukes , viti 2012
Ne foto Ismail Osman Laçi dhe bashkeshortja Mejhane dhe Abdullah Zyber Laci. Dy femijet Sherif & Osman Laçi
25 vjetori i hapjes se shkolles se mesme , sot Sabah Sinani Puke , foto e viti 1988



Puke, viti 2019


Pergatiti
Gezim KOPANI 

September 15, 2020

Punetori dhe i drejti

Tregohet se kishte qene nje shtepi e madhe. Ne kohen e te korrave hyjne ne arë burra e gra per te bere korrjen e misrit. Mirepo ne shtepi sapo kishte ardhur nje nuse e re e cila si te tjeret ishte bashkuar punes. . Ne kohen e drekes i zoti i shtepis del te shikoj punen. Shikon se pune ishte bere keq (misri ishte pre lart etj etj), ngre zerin dhe i pyet:
-Kush e korri misrin kaq lart?
I thone: Nusja !
Kush e ka lene neper arë kashten?
-I thane: Nusja !
Kush i vendosi kaq keq kashten ne duj (rresht)?
I thane: Nusja!

Kur shtrohet dreka per te ngrene dhe ulen rreth sofres i zoti i shtepise i ndan buke vec nuses se re.
Te tjeter te habitur pyesin Zotin e shtepis:
-Pse nuk na jep buke dhe neve ashtu sic i dhe nuses?
I zoti i shtepise u thote:
Ma sa shikova vec nusja paska pune , ndersa ju keni e keni shiku!

Pergatiti
Gezim KOPANI

Kater keshilla nga profeti Muhammed a.s.

Transmetohet nga Ibn Omeri se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Nese ndonje te kerkon ndihme ne emer te Allahut , Ndihmoje. 
Nese ndonje te lyp dicka ne emer te Allahut, Jepja!
Nese ndonje te ben ftese (per ndonje rast), Pergjigjju fteses.
Nese ndonje ju ben ndonje te mire, Kompensoja! Nese nuk ke mundesi kompensimi atehere lutju Allahut per te pasi ajo konsiderohet kompensim. (Ebu Davudi, Nesai)


Pergatiti
Gezim KOPANI