Ne lidhje me tregtin e paster dhe fitimin hallall te saj profetit Muhammed a.s. ka thene:
"Fitimi me i mire eshte i atyre tregtareve qe:
-Kur flasin nuk mashtrojne , nuk genjejne
-Kur iu besohet dicka nuk e prishin besen
-Kur premtojne e mbajne ate (nuk tradhetojne)
-Kur blejne nuk pergojojne
-Kur shesin nuk levdonje shume mallin
-Kur jane borxhli nuk e vonojne lerjen e borxhit
-Kur ndonje i ka borxh nuk e rendojne kthimin e borxhit (duke ia kerkouar çdo dite kthimin)." (Bejhakiu)
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
July 19, 2024
Tregtaret me te mira jane ata qe kane keto virtyte
July 18, 2024
Gjasht gjëra e prishin zemren
Prishja e zemrave te njerezve vjen prej gjasht gjerave:
1. Ata qe bejne gjynahe me shpres se nje dite do pendohen
2. E mesojne diturin por nuk e zbatojne ate
3. Edhe kur e zbatojne ate qe kane mesuar , nuk jane te sinqerte ne ate qe bejne.
4. I konsumojne te mirat qe ua dhuron Zoti, dhe nuk e falenderojne Zotin per ato te mira.
5. Nuk kenaqen me ate qe Zoti ka caktuar per ta.
6. I varrosin te vdekurit e tyre por nuk nxjerrin mesim prej vdekjes.
July 17, 2024
Ebu Hanife dhe djaloshi pijanec
Imam Ebu Hanife kishte komshi nje te ri, i cili cdo dite pinte alkol derisa dehej. Gjate nates kur Ebu Hanifja falej degjonte zerin e larte te ketij djali qe thoshte: Me çuan dem, per Zotin me çuan dem. Ebu Hanifja megjithse zeri i ketij te riu e shqetesonte nuk i thonte asnje fjale pasi e dinte qe ne ate gjendje te dehur nuk do benin dobi fjalet. Kjo gjendje vazhdoj gjate derisa nje nate nuk e degjon zerin e tij. Te nesermen pyeti per djaloshin derisa sa i treguan se e kan burgosur per shkak te sjelljes se tij. Ebu Hanifja merr rrugen dhe shkon ne polici ku kerkon lirimin e tij. Meqenese Ebu Hanife respektohej nga te gjithe e liruan djaloshin. Deri afer shtepis nuk folen , kur arriten tek shtepia Ebu Hanife i tha: Djalosh! A te kemi çuar dem? Ai i tha: Per zotin Jo, dhe per kete miresi qe Ebu Hanife i beri i dha fjalen se nuk do konsumoj me alkol. (1)
1. Emri i Ebu Hanifes ishte Numan ibnu Thabit ibn Zuta. Disa thone se origjina e tij eshte nga Kabuli e disa te tjere thone nga Babeli etj. Kan transmetuar se mbi origjinen e tij Ebu Hanife ka thene: Jam nga nje familje fisnike Perse. Gjyshi im ka lindur ne Thabit ku ka pas mysafir ne shtepi Ali ib ebi Talib. Imam Aliu eshte lutur qe Zoti ti jap bereqet familjes tone. Uroj qe Zoti te kete pranuar lutjen e Aliut per familjen tone. (Trns. Hatib) Qe ne mosh te vogel Imam Ebu Hanife u angazhu ne marrjen e dijeve. Ai vijoj studimet sidomos shkences se fikhut dhe hadithit. Po ashtu Ebu Hanife njihet edhe si biznesmen pasi merrej me tregtin e mendafshit dhe kjo e beri ate njeri shume te pasur.
July 15, 2024
Ndikimi i leximit të Kur'anit nga Ebu Bekri r.a.
Nje dite Ebu Bekri r.a ishte ulur ne nje cep te mexhidul haramit dhe po lexonte Kur'an. Kur e degjuan disa kurjeshe thane: Ky eshte djali i Ebu Kuhafes dhe po lexon fjalet e Muhammedit i cili u thote se ato fjale i jane shpall nga qielli. Njeri nga ato tha: Po shkoj ta degjoj se çfare thote. Kur u afrua dhe shikoj devotshmerin dhe fjalet e larte qe lexonte Ebu Bekri filloj te ndikohet prej tyre. Zemra filloi ti rah shpejt dhe mbeti shume i impresionuar dhe filloi te qaje me lot! Kur u kthye te shoket e tij me sy te perlotur e pyeten: Çfare ndodhi?
Ai u pergjigj: O njerez! Kam degjuar Kur'anin e mrekullueshem i cili fton te rrugen e drejte. Kurre nder ne nuk kam degjuar fjale si ato. Padyshim keto jane fjale te Zotit!
Kur Ebu Bekri lexonte Kur'an shume femije bashkoheshin per ta degjuar. Njeri nga femijet e kurjeshve kur u kthye ne shtepi tha: Ju thafshin duart Ebu Lehebit siç i jane thare. Nuk e ben te lumtur pasuria dhe as ajo qe ka. Ai do hyj ne zjarr bashk me bashkeshorten e tij.
Kur babai degjoj fjalet e te birit i tij e goditi me shuplake ne fytyre. Duke qare femija shkon tek nena e tij e cili i thote bashkeshortit:
Pse e godite?
Ai tha: Nuk e degjove cfare tha? Ato fjale jene fyrje ndaj mikut tone Ebu Lehebit!
Ajo i thote: Cfare faji ka djali jone per kete?
Ai i thote: Pasi keto jane fjalet qe djali yne ka degjuar nga Ebu Bekri. Edhe femijet e lagjes thone te njejten se fjalet e Ebu Bekrit jane fajlet e Kur'anit qe zoti ia ka zbrit Muhammedit , dhe doli nga shtepi dhe takoj shoket e tij kur u tregoj ate çfare i kishte ndodhur me te birin dhe u thote shokeve:
Nese e lejojme qe Ebu Bekri te thote keto fjale ne Qabe nga Kur'ani i Muhammedit dhe te fyej zotat tane, atehere ne morem fund bashke me ne edhe besimi yne po ashtu do prishen edhe femijet tane. Shoket i thane: Çfare te bejme?
Nje tjeter tha: Ta mbysim.
Ne keto mendime u ngriten dhe shkuan ne Qabe ku ndodhej Ebu Bekri duke lexuar Kur'an dhe e kapen forte dhe filluan ta rahin gati sa nuk e mbyten.
Nderkohe Ebu Bekri u thoshte: Çfare ju kam bere? E beni kete vetem se po lexoj Kur'anin? Atehere dijeni se Nuk ka te adhuar tjeter perveç Allahut xh.sh!
Ato burrat kurejshit qe e rahen u hidheruan edhe me shume dhe Etbe ibn ebi Rebia nxitoj nga Ebu Bekri, hoqi kepucet dhe filloj ta godas, ashtu beri edhe vellau i tij Shejbe dhe Velidi duke e rahur sebashku Ebu Bekrin derisa sa ai ra per toke pa ndjenja. Ndersa autoret u larguan.
Disa te aferm te Ebu Bekrit e dallojne ate per toke dhe ne gjendje te rend e derojne tek nena e tij Selma. Kur ajo e shikoj djalin ne ate gjendje gati sa nuk i pushoj zemra. I thane: Mos u merzit pasi nese do i ndodh gje Ebu Bekrit ne jemi betuar se do hakmerremi per te.
Pasi thirrjes se nenes disa here , u permend Ebu Bekri dhe fjalet e para qe tha ishin: Ku eshte i derguari i Allahut, Muhammedi a.s. Me dergoni tek ai!
Duke shikuar ate çfare i kishin bere djalit , Selma vendosi te therras komshin e saj Fatimen (qe ishte bere myslimane) dhe sebashku kur te bie erresira ta dergonin tek Muhammedi a.s. dhe ashtu ne gjendje te rende Ebu Bekri ne krahet e nenes se tij Selmes dhe Fatimes (e bija e El Hatabit) arriti te shkoj tek shtepia e Erkamit ku ndodhej profeti Muhammed a.s. Aty profeti Muhammed a.s.i fshehurazi ishte bashkuar me shoket e tij. Fatimja trokiti ne dere me nje trokije te njohur per ta, kur njeri prej tyre hapi deren tha: O i derguar! Eshte Ebu Bekri ne gjendje te rend!
Muhammedi a.s. me nxitim ngritet dhe e perqafon Ebu Bekrin dhe e uli prane vetes se tij dhe me majat e gishtave te dores i preku fytyren dhe plaget qe Ebu Bekri kishte marr. Pas kesaj ndodhi mrekullia dhe Ebu Bekri nuk kishte me dhimbje dhe plaget ju sheruan.
Ne kete kohe duke shikuar nga Selma , profeti Muhammed a.s. pyeti: Kush eshte kjo? Ebu Bekri i tha: Nena ime! Ka ardhur te pranoj islamin dhe pejgamberin e tij!
Ne kete moment Selma tha shahadetin; "Deshomoj se nuk ka zot tjeter perveç Allahut dhe se profeti Muhammed a.s. eshte i derguari i Tij!" Profeti Muhammed a.s. u gezua aq shume sa qe Selmen e quajti: Ummul Hajr dmth; Nena e te mirit (nena e djalit te mir Ebu Bekrit).
Të gjithë janë miq në kohë të mira
"Te gjithe jane miq ne kohe te mira, por ne kohe te keqe veç Allahut s'mbetet asnje tjeter!" (Mevlana)
Thënie nga imam Shafi
"Nese nuk e angazhon veten me te verteten , do te pushtoj e kota." (Imam Shafiu)
July 14, 2024
I thanë profetit Jusuf a.s; Përse e lë veten të pangopur ?
Gjate kohes se thatesires dhe urise se madhe, nje person i thote profetit Jusuf a.s;
Jeni vezir dhe menaxher i depove te shtetit. Perse e le veten te uritur dhe nuk ha sa te ngopesh?
Profeti Jusuf a.s. u pergjigje:
"Nese ngopem , kam frike se i harroj te uriturit dhe nuk do i kuptoj hallet e tyre!"
Per shkak te diturise dhe besnikerise, Jusufi a.s. behet i besuari i mbretit te Egjiptit te cilit i kerkoj qe ta caktoj pergjegjes te depove te shtetit, pasi do e menaxhoj ashtu siç duhet, kjo pasi Allahu me ka paisur me dituri. Ne fakt Jusufi a.s. i ishte lutur Allahut xh,sh duke thene: "Me cakto mua pergjegjes te depove...!"(Jusuf, 55) Mbreti e pranoj kerkesen e tij pasi kishte besim te madh tek Jusufi a.s. Per shtat vite Jusufi a.s. menaxhoj ne menyre te shkelqyer prodhimet e bollshme duke mbush depot e shtetit me ushqim te konsiderueshem , aq sa ne kohen e skamjes Egjipti u be qendra e furnizimit me ushqime jo vetem per Egjiptin por edhe me gjere. Per shkak te fames , njerezit filluan ta vlersojne Jusufin a..s si udheheqesin e tyre, madje mbreti i kishte shprehur Jusufit a.s. qe te martohej me Zylejhan te ciles i kishte vdek bashkeshorit i saj qe mbate postin e Vezirit. Jusufi a.s. pranoj te martohet madje mbreti e beri edhe Vezir.