July 21, 2024

Emrat e Kur'anit të bekuar

Perkufizimi i Kur'anit te bekuar eshte: "Kur'ani eshte fjala e Allahut xh.sh. e cila i eshte zbritur profetit te fundit Muhammedit a.s. ne forme zbulese (vahji) apo shpall (nez-zel'le) nepermjet melekut Xhebrail a.s. dhe eshte shkruar ne forme libri dhe eshte percjell me miratim te pergjithshem (tevatur)."
Kendi dhe leximi i Kur'anit eshte adhurim. Fjala apo zbulesa (vahji) (1) i pare profetit Muhammed a.s. i ka ardhur kur ai ishte 40 vjeç dhe ka vazhdur vahji per 23 vjet. Nga keto 13 vite vahji ka vijuar kur profeti a.s ndodhej ne Mekke ndersa dhjet vite kur ai ishte ne Medine. Kur profetit a.s. i vinte vahji ai menjehere i perseriste fjalet e ardhura derisa i mesonte. Me pas u tregonte shokeve dhe bente shpjegimin e zbritjes. Kur'ani nga dita qe ka zbritur e nevazhdim nuk ka asnje ndryshim apo nderhyrje ne te. Kur'ani i bekuar eshte i ndar ne sure , ajete dhe xhuz .(2) Kur'ani i bekuar ka disa veçori:

-Nuk eshte veper e perpiluar prej mendjes se njeriut
-Eshte me fjale
-Eshte i shprehur ne gjuhe arabe
-I eshte shpallur vules se profeteteve pra profetit te fundit Muhammedit a.s.
-Eshte percjell ne menyre te besueshme dhe korrekte deri tek ne. 

Ai qe ia solli vahjin profetit Muhammed a.s. eshte belekul Emin , meleku besnik pra Xhebraili a.s. (Shura, 193-194) i cili pranoi fjalet e Allahut dhe mesa ato ia shpalli profetit Muhammed a.s. te cilit ia lexonte dhe ia kendonte. Forma e zbritjes apo transmetimit te fjales se Allahut tek profeti Muhammed a.s. quhet Vahji. Vahji eshte fjale arabe qe ka disa kuptime. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Nuk ka asnje njeri qe Allahu t'i kete folur ndryshe perveç menyres se frymezimit ose pas ndonje perdeje ose t'i dergoje te derguar pra melek, dhe ai meleku me lejen e Tij (Allahut) t'i shpalle ate qe Ai (Allahu) deshiron." (Shura , 51)

Nder te tjera Kur'ani i bekuar ka edhe keto emra:

El Kitab- Libër

Ky emer perdoret ne shume ajet te Kur'anit dhe El Kitab do te thote liber. Per kete permendin ajetin ku Allahu xh.sh. thote: "Ky eshte libri qe nuk ka dyshim ne te sepse eshte prej Allahut..." (El Bekare, 02)

El Furkan - Dallues

Eshte nje sure ne Kur'an qe quhet El Furkan. Me kete emer kuptojme dallimin apo ndarjen (diferencimin) e prere i te vertetes nga e shtrembra dhe i drejtes nga e padrejta, gjen e mire dhe te lejuar , hallallin nga harami, e keqja etj. Per kete kemi ajetin ku thote: "Ai qe i shpalli Furkanin robit te vet Muhammedit qe te behet pejgamber i botes. Eshte i madheruar." (El Furkan, 01)

El Huda - Udhërrëfyes 

Kur'ani quhet edhe me kete emer pra El Huda pasi ai eshte Udherrefyes ku te fut ne rruge te drejte. Per kete Allahu xh.sh, thote: "..Eshte udhezues per ata qe jane te devotshem." (El Bekare, 02)

Edh Dhikr - Këshillë

Kur'ani quhet edhe me kete emer  pra Dhikr pasi ai jep keshilla per shume çeshtje. Pershembull kemi ajetin e Kur'anit qe thote: "Padyshim e kemi zbritur (Nezelnel dhikra) Dhikr dhe padyshim, Ne jemi mbrojtes (ruajtes) te tij." (El Hixhr , 09)

Ahsenul Hadith - Më të bukurat fjalë

Kur'ani quhet Ahsenul Hadith pasi ai ka fjalet me te bukura. Per kete kemi ajetin qe thote: "Allahu e shpalli te fjalen me te mire..." (Ez Zumer, 23)

Pergatiti
Gezim Kopani 




__________
1. Vahji dmth: Barjte pra percjellje e shpejte nga nje vend ne nje vend tjeter. Po ashtu vahji dmth; pershperitje, e folur e fshte apo tingull.
2. Kur'ani i bekuar ka 114 sure. Surja me e gjate eshte El Bekare me 286 ajete ndersa me e shkurta eshte El Asr , El Keuther dhe Nasr 3 ajete. Ka 6236 ajete dhe 30 xhuze. Koha e zbirtjes se Kur'ani eshte 22 vite e  dy muaj e 22 dite. Shkronja 323015, Fjale 77439, Profeti Muhammed a.s. permendet 4 here , Profeti Musa a.s 136 here, Profeti Isa a.s. 25 here etj. Interesant eshte perseritje e fjales muaj, fiks 12 here, dielle 33 here, drite 33 here, dite 365 here , jete 145 here, vdekje 145 here, burre 24 here , grua 24 here, xhennet 77 here, xhehenem 77 here, melek 88 here , shejtan 88 here, profet 50 here, njerez 50 here, besim 25 here, mosbesim 25 here, kjo bote (dynja) 115 here, bota tjeter (ahiret) 115 here, dashuri 83 here , bindje 83 here, durim 102 here, vuajtje 102 here. Pervec ketyre mrekulli jane dhe numerat te permendur ne Kur'ani ku permend: numra njeshifrore; 1, 2, 3, 4, 5,6,7,8,9. Dyshifrore; 10,11,12,19,20,30,40,50,60,70,80,99, Treshifore; 100,200,300, Katershifrore; 1000,2000,3000,5000, Pesshifrore; 50,000, Gjashte shirfrore: 100.000.