|
Adem Ademi (1966-2022)
|
Qyteti që vuante mungesen e xhamisë
Interviste me Imam Mr.sc z.Adem Ademi
I nderuar imam
Ademi, përpara se të flasim mbi sherbimin tuaj në rrethin e Pukës na tregoni diçka
mbi jeten e familjes suaj.
Në Kryeqytetin e Kosovës
në Prishtinë, përball sheshit “Bill Klinton” në soliterin 17 katësh
në
katin e 6-të,hyrja e katërt, në lagjen e mirënjohur Lakrishtë, banon hoxha Mr.sc Adem
Ademi me familjen e tijë të ngushtë gjashtë anëtarëshe. Hoxhe Ademi rrjedh nga një
familje me tradit të gjatë të besimit islam si në
vijen vertikale po ashtu edhe në atë horizontale, po ashtu vazhdon
traditen familjare të arsimimit në drejtimit islam brez pas brezi dhe
kontributin e gjithanshënë zhvillimin dhe shtrirjen e besimit islam. Babai i Ademit,
haxhi Fazliu po ashtu kishte qenë
nxënës
i Medreses së
Gjakovës
dhe kishte ndjek disa kurse të mësim besimit në
moshën
rinore të
asaj kohe. Prindi i hoxhes Adem, Haxhi
Fazliu kishte pasion të madh
leximin e Kur’anit për çdo ditë
në mëngjes e mbramje e kur kishte koh edhe pas ҫdo namazi. Rrast i rrallë është
të dal baba në rruge ose në punë e të mos i lexojë sëpaku katër faqe Kur’an,
thot Ademi . Ligjërimin e temave islame, sqarimin e problemeve e bënte
pa prites. Po ashtu posedonte një zë shumë të bukur dhe të lartë. Një rast
në
vendin e punës në Beogradë në kohen e namazit, Fazliu kishte thirrur Ezanin zëshëm në prani të
punëtorëve
Shqiptar, Boshnjak, Serb e të tjerë , një serb
kishte menduar se po këndon ndonjë këng, kishte thanë: “Për ҫdo lavdat, sa mir po këndojka dhe paska zë të
bukur Fazliu.” Fazliu kishte krijuar një biblotek personale solide në
gjuhën
shqipe, serbokroate, turke dhe arabe. Babi i Fazliut, Miftari pasi e
kishte pyetur Fazliun se a do kieshe dëshir të shkosh në Mejtep (shkoll fetare)!? Fazliu i’u kishte përgjigjur:
“vetëm
a më dërgon
ti babë, se unë menjëher
shkoi në mejtep.” Miftari si pasoj e gezimit qe mori nga
pergjigjia e te birit, nxjerr portofolin dhe i thot: “merr sa të
duash nga të hollat.” Miftari kishte pasuri të
mjaftueshme për atë kohë. Gjithnjë hoxhollarët e rrethit të Podujevës
ishin mbledhur për tubime e për qef në oden e Miftarit. Oda e tij kishte qenë gjithnjë vend
tubim për musafir e miq. Miftari
njihej në
rrethin e Podujevës
si; bujku dhe pasaniku i kohës dhe sot trasmetohet nga goja e
gjeneratave të vjetra per përkushtimin e madhë
te Miftarit si puntor i cili punonte me nder e mundin e djersës.
Haxhi Fazliu
kishte arrit ti shkolloi të katër djemtë e tij në të gjitha nivelet arsimore dhë në profile
të ndryshme universitare. Fazliu nga katër djem që kishte si Ibushin, Miftarin, Ademin dhe Sabriun, ai i kishte vene qellim vetes
që për njërin nga katër djemtë e tij të investoi dhe ta pregatis argat të dinit islam, duke u
mbështetur në hadithin e Pejngamerit a.s që thotë: “Kur të vdes njeriu, i ndërpriten veprat e tij përveç tre vepra: Sadakaja e
vazhdueshme, dituria me të
cilën shërbehen
njerzit dhe fëmija i mire i cili ban dua për të”.
Këtë fat të mir dhe plotësimin e dëshirës së madhe prindërore i kishte ra djalit të tretë Ademit i cili kishte treguar shenja të
një besimtari duke praktikuar detyrat islame qysh nga vegjëlia dhe përkushtimi
për të shtuar njohurit fetare. Edhe pse në një koh të vështir të sistemit sllavokomunist
në Jugosllavi, Ademi kishte shkuar
në kursin e besimit islam tek hoxha i fshatit që vijonin herë pas herë grupe të
fëmijëve të fshatit Bradashë. Pyetjes se kur keni hedh hapat e pare te
mesimit Islam Ademi thotë: “Hapat e parë mesimin e
besimit i kam marrë tek Hoxha i fshatit i cili kur kishim pushimet verore na mësonte
njëkoh të caktuar nga libri i Ilmihalit i cili atëher ishte i vetmi libër që
qarkullonte në gjuhën shqipe. Ishim një grup të rinjësh që vijonim kursin por
nuk më kujtohet se ka pas ndonjë vajzë të fashatit në kursë. Por më duhet të
pranoi edhe realitetin e asaj kohe se prindi im ka bër qmos që të na mësoi
gjërat elementare të besimit islam. Sidomos gjatë pushimeve dimrore na i shkruante
në fletore mësimet që duhej mësuar. Nuk
mungonin as shpërblimet nga babai jonë kur vinte nga puna e tij në Beograd, për
mësimet fetare që i mësonim”.
Ademi si nxënës i shkollës fillore në
gjeneratën e tij kishte qenë nxënësi më i mire në klasë me të gjitha notat pesë.
Po ashtu Ademi është në listën e nxënësave
shembullor të shumë gjeneratave që kanë dale nga kjo shkolla fillore e fshatit Bradashë. Suksesi i shkëlqyeshëm figuron
edhe tek librezat e tre vllazërve dhe tek dy motrat e Ademit.
Adem Ademi si
nxënës i shkelqyeshëm në shkollën fillore kishte marr pjesë në garat e ndryshme
komunale “mësim, mësim dhe vëtëm mësim”
duke përfaqësuar shkollën e tij. Po ashtu ka qenë aktivistë në të gjitha grupet
e shkollës që kanë marrë pjesë në aktivitetet e lira arsimore, kulturore dhe sportive.
Cila ka qene jeta
juaj si nxënes i klasës së tetë?
“
Si nxënës i klasës së tetë të
shkollës fillore kam marrë pjesë në garat komunale të historianëve dhe garat
nga ndihma e parë. Atëhere nuk na jan komunikuar rezultatet nga garat, më vonë
kemi marr informacion se dhuratat dhe vendet e para i kanë marrë fëmijët e
zyrtarëve politik kurse më vonë ata nxanës fitues janë graduarr në pozicione kyqe të Lidhjes së Rinis Socialiste të Komunës së
Podujevës. Kurse qysh nga klasa e shtatë kamë marrë pjesë në grupin e
recitatorëve, grupin e dramave dhe skeqet e realizuar në programet e
manifestimeve të shkollës”.
Me sa dim, pasi keni perfunduar shkollen
tetëvjeçare kemi vazhduar studimet ne Medresenë e Prishtinës, cfarë mund të na
tregosh mbi jeten tuaj ne Medresen “Alauddin”?
Pas përfundimit të shkollës fillore z.Ademi plotëson kërkesën dhe dëshiren e prindit të vet që të vijoj mësimet
në shkollën e mesme Medresenë “Alauddinë”
të Prishtinës, dhe të vazhdoi
traditen e arsimiit fetarë në një konkurencë të fort të asaj gjenerate ku kusht
kryesor ishte suksesi i shkelqyeshëm dhe ishte hapur vetëm një paralele me 25
nxanës. Atëherë në Medresen e mesme “Alauddin”
të Prishtinës vijonin mësimet
nxanësit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sangjaku. Medresja
e Prishtinës atë kohë ishte e vetmja
shkoll fetare në gjuhën shqipe. Pas përfundimit të shkollës fillore, babai më
kërkoi dëftesat e notave, pasi i vështroi të gjitha notate me pesa e më tha
:,,Po dashe me pas përspektiv,nder e rrespekt
në kët bot dhe botën tjetër unë te propozoj që të studiosh në shkollën e
mesme të Medreses në Prishtinës, do të kesh përkrahjen time
maksimale për te ndjekur studimet e larta edhe në ndonjë fakultet të Arabisë. Ishe ofert
dhe rast që nuk e kisha planifikue realisht dhe nuk mund ta refuzoja, por isha
fatlum, prindi si prind gjithnjë mendon dhe planifikon në dobi të evladit. Sot
një rastë të till u’a kam dhanë dy fëmijëve të mi të cilët vazhdojnë shkolimin
e mesëm në Medresen “Alauddin”,
gjithnjë duke u bazuar në hadithin e Profeti a.s që thotë: “Edukoni fëmijët
tuaj me këto tri cilësi: Ta duan Pejngamerin, të duan familjen e tij dhe ta
mësojnë Kur’anin.” Pa dyshim edhe vazhdimin e dëshirës dhe traditën e babait Fazli
dhe gjyshit Miftar, zoti i mshiroftë.
Ademi kishte
pasur fatin gjatë kohës së shkollimit në Medrese të mësonte tek profesorët e
kohës siq ishin: Mulla Sherif Ahmeti
figure e shquar në trojet Shqiptare si imam,
ligjërues dhe përkthyes i Kur’anit, M. Sadri
Presreshi, imam, myderiz dhe ish pjestar i forces politike ushtarake të Nacional Demokrates Shqiptare të 1945 ,M. Bajrush Ahmeti, Tefik Gashi,
Qazim Qazimi që kishin studijuar në Irak dhe profesorët të tjerë shkencor që ligjëroni në
atë kohë.
Pas përfundimit të Medresës më 1985, detyrimisht shkon në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë. Pas
kthimit nga shërbimi ushtarak, gjatë vitit akademik 1986 – 1987 regjistronë fakultetin filologjik degën e
Orientalistikës. Zotri Ademi në vitin 1990, kishte krye të gjitha vitet dhe
provimet dhe kishte qenë nxenes me bursë
të regullt nga komuna e Podujevës.
Pasi perfunduat
Medresenë a vazhduat studimet?
Çrregullimet politike të viteve 90, kur pushtuesi Serb kishte marr me dhunë të gjitha
institucionet e Kosovës, paknaqësit e popullit të Kosovës ishin të mëdha dhe
ato artikuloheshin më së shumti nga masa studentore, për ҫdo ditë në qytetet e
ndryshme të Kosovës në veçanti në qytetin
Universitar të Kosovë në Prishtinë. Me
21 janar 1990 nga demostratat studentore të Prishtines burgosen nga policia Ademi dhe një numër i madh i
studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve.
Pas ukupimit të institucioneve politike dhe shoqërore të
Kosovës nga pushtuesi Serb. Serbia mbylli konviktet studentore dhe filloi ti
degradoi të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore të Kosovës.
Rrahjet, burgosjet, papunësia ishin bërë barrë e rëndë për
popullin Shqiptarë e në veçanti për rininë Kosovare.
Si ndodhi qe ju
z.Adem erdhet per sherbim fetarë ne Shqiperi?
Shumica e të rinjëve Kosovar filluan të largoheshin nga Kosova për në vendet e ndryshme
perendimore si në Gjermani, Zvicër, Francë, Suedi, Danimarkë e vende të tjera.
Gjatë viteve 90-të kishte filluar edhe demokracia në
shtetin Shqiptar të izoluar shumë vite nga sistemi komunist, ku kishte pësuar degradim
të madh edhe komuniteti fetar nga regjimi e në veçanti besimtarët muslimanë. Në
faktë Shqipëria gjatë periudhës
moniste kishte qenë një moll e ndaluar për
Shqiptarët Kosovar dhe Kosova për qytetetrët e shqiptarë.
Në revisten informative kulturore fetare “Dituria Islame” të Bashkësisë
Islame të Kosovës ishte botuar një konkurs për një numër imamësh nga trevat
Shqiptare të ish jugosllavis për të ndihmuar në hapjen dhe zhvillimin e besimit
islam në shqipëri. Atë koh z.Ademi ishte i punësuar në Bashkësin Islame të Podujevës.
Pa një pa dy, z.Ademi
kishte vendosur për të lën vendin e punës në Podujevë dhe të niset për në Shqipëri
për të dhanë kontributin e tij arsimor fetar
nga përvoja që kishte. Atë e
kishte frymzuar fjala e All llahut që
thotë: “Ndihmojeni njeri-tjetërin në
mirësi dhe devotshmëri ...”
Në dhjetor të
vitit 1992 në kryeqytetin e Shqipërisë,Tiranë në cilsin e përforcimeve të kuadrove arsimore dhe fetare përpos z.Ademit,
kishin mbërritur edhe një numër studentësh nga universitetet e tokave arabe e në veçanti studentët nga Medinja.
Në Tiaranë ishin Ramiz
Zekaj, Muhamet Jusufi, Sulejman Qerkezi, në qyetein e Kavajës Muhamet Hoxha, në Vlorë Iljas
Sekiraqa e Zeqir Humolli, në Gjirokastër Zejnullahi nga Tetova,në
Shkodër Mujedin Ahmeti,në Pogradec Ajni Sinani e shumë imam të tjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Z.Adem! Si ndodhi qe ju të shkonit në rrethin e Pukës për të shërbyer si imam?
Kjo ndodhi si pasoj e një vendimi të kryetarit të ndjer
të Komunitetit Musliman Shqiptar ,H
. Sabri Koҫi ku vendosa imam në rrethin
e Pukës në bashkëpunim me organizatën
islamike nga Xhida dhe “IIRO” .
Qyeti i Pukës
edhe pse kishte një klim të egër dhe një ndër rrethet me klim të ftohtë dhe të
gjatë tër vitit kalendarik, nuk ishte penges për tu vendosur dhe zhvilluar
misioni e tij fetar. Por Puka kishte
edhe disa karakteristika të tjera. Siç njihet në traditen shekullore tek
shqiptarët, malësor mikëpritës , buk dhanës dhe rrespektues që i kishin krijuar
Ademit ambient të ngrohtë për të
vazhduar karrieren e tij edukative fetare. Në fakt z.Ademi ika pas të gjitha kushtet materiale dhe rrethanore që të
largohet nga Shqipëria në vendet
perindimore, si shumë të rinjë Kosovar
të cilët kalonin transit nga Shqipëria
për në vendet tjera evropiane. Në vendet evropiane kishin të ardhura dhe benefice të shumfishta për kosovarët nga ajo pag që
merrte z.Ademi në Shqipëri.Ai i ishte përcaktuar për misionin
e vet të shejtë fetar dhe atëdhetar. Z.Ademi thotë: “Më duhet të pranoj duam apo nuk duam jeta
ekonomike dhe politike në Shqipëri
ishte në një tranzicion që nuk i shihej fundi, varfëria, papunësia, secili
shqiptar e shqiptare e Shqiprisë
dëshironin dhe pretendonin të largoheshin nga Shqipëria . Ishte një gjendje
shumë shumë më e keqe se në Kosovë e
të mos flasim për standardet e shteteve evropiane. Të rinjët Kosovarë në shtete
perendimore merrnin vetëm si azil kërkues mbi 1000 mij mark sigurim social
mesatarisht, e pastja edhe banimi. Ne, një grup imamësh nga Kosova e Maqedonia qëndruam dhe vepruam denjësish dhe maksiamlisht në çështjen
e zhvillimit dhe shtrirjes së arsimit dhe besimit islam. Sot Shqipëria ka kuadro teologësh të
profesionalizuar në shumë shtete dhe universitete të botës muslimane.Të gjithë
janë produkt i ndihmesës logjistike dhe material të imamëve nga treva Shqiptare
dhe shoqatave islame.”
Ardhja e hoxhë
Ademit në Pukë në cilësin e imamit, i dërguar nga Kominiteti Musliman i Shqipëris ishte mirëprit nga shumë besimtar
muslimanë.
Si e kujtoni Puken
e atyre viteve?
Puka ishte një
qytet me 25 mijë banorë të besimit musliman dhe katolik, nuk kishte pasur as edhe një metër hapësir për
të zbatuar ritet fetare islame, pra nuk kishte Xhami.
Duke parë situatën dhe gjendjen e rëndë dhe nevojën për
të zhvilluar aktivitete fetare, unë sëbashku me besimtar mysliman dhe
intelektual të qytetit te Pukës ishim mobilizuar për të kontaktuar me zyrtarët
e institucioneve lokale të qytetit per gjetjen e hapsirë së nevojshme për
aktivitete fetare. Rinia pukjane nga kurreshtja për të filluar dhe shijuar
mësim besimit islam pritnin fillimin e aktivitetit fetar si zogjt e vegjël për
ushqim.
Mungesa e xhamis në qyetin e
Pukës, nevojen e një hapsire për te kryer ibadet në një vend publik e bënte edhe më të domosdoshme fillimi
i muajit
Ramazani të vitit
1993.
Pas konsultimeve dhe kërkesave nga besimtarët musliman,
ishte liruar për aktivitet fetare salla e mbledhjeve në ndërtesën e
Këshillit Bashkiak, pastaj
shtëpia e pritjes , po ashtu shpesh here jemi fal në oborrin e shtëpis
së pritjes në munges të xhamise. Namazin e Bajramit të parë e kemi fal nën
qiellin e hapur tek shtëpia e pritjes dhe
namazin të bajramave të tjerë i kemi fal në sallën e pallatit të
cultures Pukë.
Si u prit në atë
kohë fillimi i muajit Ramazan nga pukjanët?
Fillimin e muajit ramazan të vitit
1993 e ka përshkruar një atmosfer e bukur e besimtarëve Pukjan e të
gjitha kategorive, moshave e gjinive. Sa më kujtohet edhe lokalet kanë pas shumë
pak punë gjatë muajit Ramazan. Flitej për një ramje pre 80 % e punës së
lokaleve dhe restorenteve. Por gëzonte edhe më shumë fakti pasi një numëri i madhë
qytetarëve të dy gjinive që agjëronin ishin veçanarisht të rinjët pukjanë. Në
namazin e teravive vinini kuadro profesionale dhe qytetarë të moshave dhe profesioneve të
ndryshme. Binin në sy më së shumti numri
të rinjë. Shumë prej
tyre kishin vullnet dhe dëshir shumë të madhe të banin ibadet por pak ishin ata
individ që dinin të falnin cilin do namaz, duke përjashtuar disa burra të
vjetër, që nuk kishin harruar të falnin namazin. Atmosfer e shkelqyeshme ka qenë
falja e namazit të bajramit në vitin
1993
ku morën pjes një numër i madh qyetrësh pukjanë. Zyrtarët e lartë politik lokal
musliman nuk vinin në ceromonit fetare , por ata katolik prezentoni me anëtarët
e famljeve të tyre në ceromonit fetare krishtere.
Shërbyesit e Kishës
Katolike për besimtarët katolik ishin vendosur për një koh tek ndërtesa siç
quhej “shtëpia e pritjes së Enver Hoxhës”
e cila më vonë është shfrytëzuar edhe nga besimtarët musliman, ndersa Evangjelistët ishin vendosur në shtëpi
private. Udhëheqësi i kishës Katolike ishte nga Amerika kurse ai Evangjelist nga Suedia që vepronin në qytetetin e Pukës.
Hoxhë Ademi ka qëndruar dhe ka zhvilluar aktivitet fetare
në Pukë nga
22 dhjetori i viti 1992
deri në shtator të viti
1994, për të mbyllur zyrtarisht sherbimin në Pukë gjatë muajit janar 1995. Gjatë
kësaj periudhe të aktivitetit fetar të hoxhë Ademi në qytetin e Pukës ka
realizuar me sukse shumë projekte mësimore
islame me të rinjët e shkollës fillore dhe të mesme të qytetit, por vinin edhe
nga fshatrat e rrethit. Ka arrit të siguroj fonde për iftare për myslimanët
pukjanë si edhe ndihma të ndryshme si vesh mbatheje për fëmijë dhe prerjen e
kurbanëve të dhuruara nga shoqatat e ndryshme arabe si;
IIRO,
Islamik Relief dhe ajo turke
IHH.
Rezultat i pashlyeshëm përpos mësimit islam ka qenë dhe
aktiviteti i korit të fëmijëve që
realizonin programet me recitime të pjesëve të Kur’an, ilahi dhe kaside
në gjuhën shqipe, arabe e turke në rastet festive pranë xhematit dhe qytetarëve pukjanë.
Hoxhë Ademi së bashku me xhematin ka inicuar koktej dhe
pritje për përfasuesit e institucioneve shtetëror lokale dhe atyre fetare me
rastin e festave vjetore të besimit islam të dy bajrameve, pastaj edhe Kisha
katolike e ka bërë një gjë të tillë.
Më të arritur hoxhë Adem
Ademi në Pukë fillimisht ishte
akomoduar tek familja e Haki Ademit
i cili kishte lanë adresen e tij tek Komuniteti
Mysliman i Shqipërisë në Tiranë
për orientimin e cilit dy persona fetar do të vinin ne Pukë për të shërbyer
imam. Z.Hakiu si pensionist dhe
qytetar i Pukës ishte angazhuar
maksimalisht në zhvillimin e aktivitetit fetar mysliman po ashtu i kishte dhan
përkrahje të parezerv hoxhë Ademit
në aktivitetin e tij gjate qëndrimit në Pukë.
Një gjest të rrall e kishte bërë edhe z.
Zenel Hyseni i cili kishte liruar për
imamin nga
Kosova një dhomë të veçantë
për banim, ndersa më vonë kishte liruar ambiente në shtëpin e tij për faljen e
namazit të xhumas nga xhemati i qytetit të Pukës. Ademit i kishte krijuar
akomodim dhe atëmosfer vllazëore nga familja e
Zenel Hysenit. Zeneli njihej në
Pukë si iniciator, themelues dhe promotor i fillimit të demokracisë
në rrethin e
Pukës dhe themelues i partis
demokratike në rrethin e
Pukës. Z.
Zenel ishte edhe shtyll e fuqishme e
Komunitetit myliman pukjan, njiherit jepte përkrahje maksimale në zhvillimin
dhe kultivimin e besimit islami në periudhën post komuniste të demoracisë.
Anëtarët e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë si profesor Xhemal Meçi, rahmetlia Xhemal Voci, Sulejman Gania, pastaj vëllau i Hakiut Bek Ademi po ashtu inetelektualët si Jaho Brahaj, Fatmir Hoxha e qytetarët si Ymer Pema, Halil Hyseni
e shumë e shumë qytetar të tjerë pukjan e përkrahnin e shoqëronin, e thirrnin
në ndeja , kafe, dreka e darka, iftare e dasma e gëzime të ndryshme.
Pos faljes së namazeve me xhemat, ligjëratave islame, shpërndarjalen e literaturës fetare islame, krijimit të grupit të ilahive ishin nder aktivitet
qe zhvillonte imam Adem Ademi me të
rinjët pukjan, të cilët në fillim
ishin afër 80 nxënës të shkollës fillore dhe një grup i vogël nga shkollae
mesme e qytetit. Dalloheshin disa nxënes te cilët vijonin rregullisht në mësime ku përmend: Qelo Hyseni (Zoti e pastë mëshiru), Afërdita Hyseni, Ajet Tërbuni, Behar Hyseni, Vlladimiri, Ilir Cina, Bashkim Cina, Perparim Mehaj, Eduard Struga, dhe Pranvera. Zë karakteristik dhe te bukur kishte Elvisi Rexhepi i cili printe në grupin e ilahive.
Është e rëndësishme se një numër i këtyre cunave dhe
vajzave pukjane, edhe përkundër punëve dhe profesioneve të tyre që kanë sot ata
vazhdojnë ta kultivojnë dhe praktikojnë besimin islam kudo që jetojnë dhe
punojnë sidomos në shtrirjen e islamit tek gjeneratat dhe moshatarët e tyre. Disa
prej nxënësve të kësaj gjenerate mbajn lidhje dhe komunikojn herë pas herë me
z.Adem.
Imam Ademi sot
jeton dhe vepron në kryeqytetin e Kosovës
në Prishtinë me familje që nga përfundimi
i luftës 1988-1999, ndërsa si nxënës
i shkollës së mesme dhe student ka
jetuar 8 vite në Prishtinë. Ka magjistruar në drejtimin e administratës publike
me 12 mars 2012 pranë komisionit arsimor shkencor: Akademik
Prof.dr Esat Stavilecit, dr Islam Krasniqit dhe Dr.Agim Zogaj.
Ka hulumtuar temen nga zhvillimet politike dhe ngjarjet
bashkëkohore ku permend: “Jehona e demonstratave
të vititi 1981 në Kosovë sipsa shtypit Serb 1981-1983”. Ka eksploruar mbi 7000 mijë ekzemplar të shtatë gazetave
ditore dhe tri revistave javore serbe të periudhës në fjalë. Tema e hulumtuar,
e mbrojtur dhe cila pritet të shoh driten e saj, është tema dhe periudha e
rrall dhe e pa eksploruar dhe e pa trajtuar deri më tani në gjuhën shqipe. Merret me profesionin e tij të shenjtë të thirrjes islame, me
humanizëm. Është karakteristik se Mr.sc Adem
Ademi deri në vitin 2007, nuk
është marr më parë asnjëher me ndonjë subjekt politik por ai ka qenë i angazhua si
shumë të rinjë Kosovarë në çështjen e lëvizjes kombëtare. Ai sot menagjon
shoqatën “Gjysmëhënën e kuqe të Kosovës”
.
Në banesën e tij posedon një biblotekë të pasur me një
numër të madh librash nga fusha e islamit dhe shkencat që ka studijuar. Nga
fusha islame ka nga botimet e ndryshme të Kur’anit, nga fusha e hadithit, fikut,
tefsirit e akaidit e historis islame etj. Në blotekën e tij gjenden një numër i
konsideruar literature nga historia e popollit Shqiptar. Bibloteka e tij është
e pasur, ngase ajo është e përberë nga shumë gjuhë botërore si ajo Arabe, Angleze,
Turke dhe Boshnjake.
Për fat të keq z.Ademi
nuk trashëgon literaturë nga bibloteka e të atit të tij haxhi Fazliut, nga se i janë djegur të gjitha
librat gjatë luftës së fundi së bashku me shtëpinë, me përjashtim të Kur’anit në gjuhën Boshnjake të cilën e kishte fshehur tek një mik i tij në Prishtinë.
Familja e z.Ademit kur është kthyer në shtëpi pas luftës, e gjeten të djegur shtëpinë dhe të gjiitha të mira e tjerat që kan
poseduar si shumë familje Kosovare. Oborri i shtëpisë ka qenë në gjendje të shkretë. Të vetmen gjë të paprekur, kanë gjet
plehun e kafshëve ku edhe kishte fshehur fotot familjare njëri nga vëllazërit e
Ademit. Sot ai i ruan ato fotografi me shumë kujdes.
Gjeneratat e vjetra të Pukës dhe gjithë Shqipërisë
kanë pas një sfid që nuk dëshiron askush të kthehet, regjimin komunist Enverian
i cili i ka bërë presion ligjor, politk
e juridik ndaj besimtarëve që ti zhvesh nga besimi me qëllim të kultivimit të
Kulturës sllavo komuniste dhe besimit ateist. Ky projekt famëkeq shtetëror nuk
ka pas sukses të plot tek besimtarët Shqiptar mysliman e as tek besimtarët
mysliman pukjan. Shembujt janë të
shumtë që tregojn për qendrimin stoik të besimtarëve mysliman te Pukës gjatë periudhës moniste.
Cili është mesazhi
juaj drejtuar myslimanëve të Pukës?
Tani kemi një koh në rrethana dhe zhvillime globale të
përgjithshme me sfida dhe sakrifica të shumta. Besimtarët mysliman duhet të jenë
koshient dhe të vetëdijshë për përgjegjësin dhe obligimet ndaj të madhit Allah.
Ngritja e vlerave fetare dhe shtrirja e
saj në gjirin familjar dhe me gjër në
shoqëri ka vlera të shumta, bereqet dhe shpërblim pa dyshim tek Krijuesi.
Është vështir që në disa rreshta apo edhe faqe të
shkruhen të gjitha ngjarjet dhe emrat e individëve dhe familjarëve pukjan apo të qytetarëve të Shqipërisë që i kam njohur. Kemi qenë bashkë ne dreka
,darka, dasma e festa fetare, gjatë periudhës që kam shërbyer si imam, ku gjej rasti t’i
falenderoj një nga një . Allahu është mbikëqyrës dhe nuk humbë askënd. Tek Ai
nuk mungon as një punë e realizuar nga ne, e shpërblimi i Tij është i madh dhe
i pallogaritshëm. Allahu xh.sh thote:
“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon
sa grimca, atë do ta gjejë.dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca,
atë do ta gjejë.” (suretul Zelzele-99,
ajeti 7,8).
Allahu xh.sh na bëftë prej atyre qe ju takon shpërblimi i
Tij!
Përgatiti
Gezim Kopani
Intervistë me imam Adem Ademi (Imam në rrethin e Pukës nga viti 1992-1995)
Prishtinë, janar 2013
Shebim: "Ky material publikohet per here te pare."