July 26, 2017

Jete e imam Sahit Hoxha

Jeta e Imam Sahit Hoxhës (1898 - 1976 )

Jeta në Mejtepe dhe Medrese

Imam Sahit Islam Hoxha u lind më 15 maj 1898 në fshatin LajthizëPukës. Babai i Sahitit quhej Islam ndërsa nëna Sut. Nga fëmijet e familjes Hoxha , Sahiti ishte fëmija më i shkathët ndër ta. Në një moshë shumë të re i ndahet nga jeta babai duke i lënë kështu jetim: Sahitin, Bajramin , Fatimen. Një ditë teksa punonte afer shtëpis së tij shikon disa bashkëmoshatar të cilët udhtonin drejt Pukës për të ndjekur studimet në Mejtepin e Xhamisë së Kodër Hanit (1). Sipas djalit të tij Ramadan Hoxha kemi që Sahiti sëbashku me vellan e tij Bajramin dhe bashkëmoshatarin e tij Shaban Rexhen kan ndjekur Mejtepin në Pukë për rreth 4 vjet. (2) Sipas të dhënave mësimet e para islame imam  Sahit Hoxha  po ashtu edhe imam Shaban Rexha i moren nga hoxha i njohur Zenel Hoxha. (3) Në këtë kohë Sahiti mund të këtë qenë rreth 12 vjeç (4) Përveç Sahit Hoxhes, Shaban Rexhes, Bajram Hoxhes kishte edhe nxënës të tjerë të cilet ishin shok me Sahit Hoxhen si: Zenel Aga dhe Shaban Aga (5) Pas Mejtepit të Pukës Sahit Hoxha sëbashku me imam Shaban Rexhen vijuan studimet në Mejtepin e Xhamisë së Kabashit (6) Ishte rreth 16 vjeç kur imam Sahit Hoxha vendos të ndjek mësimet islame në Mejtepin e xhamisë në fshatin Kabash. Në librin e autorit Idriz Ahmetaj "Shaban Rexha Ahmeti Njeriu i Punëve të mira" shkruan: "...Tek po flisnin një ditë me Sahit Islamit (Hoxha) një bashkëmoshatar që ishte pak më i madh, Shabani mësoi së në Kabash ishte hapur Mejtepi." (7) Po ashtu këtu përmenden se: "Unë (thotë Shabani) sot jam gati 16 vjeç dhe po mbetem pa shkollë." (8) Në fakt fshati Lajthiz me fshatin Kabash ishin shumë larg nga njëri tjetri dhe për më tepër duhesh kaluar lumi i Gomines dhe rrezikshmëria për kalimin këtij lumi ishte shumë e lartë. Panvarsisht kësaj Sahit Hoxha vëndosi të vazhdoj studimet në Mejtepin e Kabashit (9) Sipas të dhënave Sahiti sëbashku me bashkemoshatarin e tij Shabanin u regjistruan në Mejtepin e Kabashit rreth vitit 1916.(10) Në mejtepin e Kabashit Sahiti ndoqi mësimet për rreth 4 vjet për të vazhduar më pas studimet në Medresen e Shkodres (11)Sipas një të dhënë tjeter kemi se Sahit Hoxha ka ndjekur për 3 vite mesimet islame në Mejtepin e Kabashit. (12) Si rrezultat i varfërisë së madhe që kishte familja e Sahitit ai pothuajse rrëzikoj me mos ndjekjen e studimeve në Medresen e Shkodres. Sipas prof. Xhemal Meçi  kemi se: "Ishte interesimi i imam Sadik Prishtines që Sahit Hoxha ta vazhdonte Medresen e Shkodrës" (13) Sipas djalit të Sahitit , Ramadan Hoxha ishte mirësia e Zotit që Sahiti të takohej me një njeri shumë të mirë i quajtur Man Teplia (14) "Dëshira për ta vazhduar (Medresen) ishte aq e madhe sa që filloi të shkonte në mesim pa ngrënë. Duke ecur, i bie të fikët prej urie. Kalimtaret e ndihmojne të ngrihet. Tregtari bamirës Man Tepelia i siguron bursen.." (15) Me ndhimen tete vjeçare të Man Tepelis imam Sahit Hoxha përfundoj me sukses Medresen e Shkodrës. (16)

Jeta në Shkodër dhe në Pukë

Sahiti pasi përfundoj me sukeses Medresen e Shkodrës u emrua imam në Xhamin e Drishtit (17) Gjatë qendrimit si imam në këtë xhami imam Sahit Hoxha u njoh edhe me Hafiz Sabri Koçin (18) Sipas të dhënave aty ai sherben si imam për rreth dy vjet. (19) Nga viti 1936 deri në vitin 1937 Sahit Hoxha sherbeu si imam në xhamin Mes Myselim. Sipas të afermëve të Sahitit , ai është martuar tre here, martesa e fundit është vitit 1939 me Misiren.(20) Nga martesa me Misiren , Sahiti ka këto fëmije: Naxhije (Martuar në fshatin Meçe Xhemal Kopani) , Ali (martuar me vajzen e Aleko Manthos nga Gjirokastra), Isen (martuar me vajzen e Sadik Izlami nga fshati MicojFarije (Martuar në Laçaj me Asllan Laçi) , Muradije (Martuar në Laçaj me Abaz Laçi), Ramadan (Martuar me vajzen e Ibrahim Uka nga fshati Shikaj Kukes ). (21) Rreth vitit 1938 Sahit Hoxha sherbeu si imam në Xhamin e fshatit Micoj. (22) Pas shërbimit si imam në xhamin e fshatit Micoj, imam Sahit Hoxha kalon në fshatin Vaspas. Nga viti 1939 - 1940 shërben si imam i xhamisë së Vaspasit (23). Familjaret e imam Sahit Hoxhes tregojnë se ai ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Kabash por edhe në vende të tjera por me kohe më të shkurter si përshembull gjatë muajit Ramazan.(24) Ndërsa sipas prof. Xhemal Meçi kemi që imam Sahit Hoxha ka shërbyer ne fshatin Kabash për rreth 26 vjet nga viti 1941 - 1967. (25) Gjatë kësaj kohe imam Sahit Hoxha ka qenë edhe Anëtar i Këshillit të Myftinisë Pukë. Ai ka shërbyer si imam përkrah imam Elez Hoxha (26) Qazim Nushi, Shaban Rexha, Beqir Laçi. Kishte raste që këto imam bashkoheshin dhe këndoni Mevlude. Sahiti ka kënduar dua, salavate dhe Mevlude në fshatrat si: Lajthiz, Kabash dhe Meçe. Sipas të dhënave në fshatin Lajthiz Sahit Hoxha sëbashku me Shaban Rexhen kan kryer sherbime fetare në disa shtepi. Ramadan Hoxha thotë: "Babai im kryete shërbime në disa shtëpi të fshatit tim. Bashkë me imam Shaban Rexhen kalon duke kryer Mevldu e dua." Po ashtu djali i tij Ramadan Hoxha tregon: "Për të kryer shërbime fetare si; kendim kur'ani, salavate, mevlude Sahiti shkonte në shume shtepi e fshatit Kabash. Madje shtepit myslimane të Kabashit kishin dreken dhe darken e caktuar në respekt të Hoxhës." Të njejte gjë kemi edhe në fshatin Meçe ku ai qëndronte tek miq të cilet ishin Furrikajt (27) si dhe tek fisi Kopani (28) përveç shtëpisë së Ahmet Isen Kopanit ai ka qëndruar duke kënduar Kur'an, salavate edhe Mevlud edhe tek shtëpia e Jemin Kopanit." (29) Niman Avdia, dhe tek shtëpia e Jah Met Krova (30) dhe Zyber Lluka (31).

Përballja e imam Sahit Hoxha me sistemin komunist

Gjatë jetës së tij imam Sahit Hoxha mbahet mend për njeri puntor, Atdhetar dhe që ishte çdo herë në shërbim të njerëzve për liri dhe besim. Këtu mund të përmendin faktin së gjatë luftës së LANCL (32) shtëpia e tij ka qenë bazë e strehimit të ushtrareve partizan. Sipas Ramadan Hoxhës kemi : "Në shtëpin tonë janë strehuar ushtarët partizan si: Nuri Allazani, Shefqet Peçi , Ali Bytyçi  etj.(33) Sipas djalit të tij Ramadan Hoxha, në vitin 1951 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka dërguar si të deleguar në Keshillin e PPSH të quajtur atehere "Këshilli i Gjan". Imam Sahit Hoxha duke shikuar përplasjet që filloj të krijoj Sistemi sidomos gjatë viteve 1960-1963 vendos të mos përfshihej më në levizjet politike të asaj kohe madje filloj duke dal kunder sistetmi. Arsyeja ishte feja. Në vitin 1966 sistemi komunist vendos të heq fen. Kësaj furtune anti fetare nuk i shpëtoi as imam Sahit Hoxha. Me urdhër të Sekretarit të Parë të Partisë në Pukë u vëndos të kontrollohet shtëpia e imam Sahit Hoxhës. "Mbaj mend ishte natë e Bajramit të madh. Ku shtepia rrethohet nga forcat e policisë pasi bëjn një kontroll , efektivat nuk arriten të gjejnë asnjë gjë kopermentuese përveç librave islam që babai studionte. Në këtë natë babain e marrin me vete duke e burgosur. Në fakt ky veprim u bë me qëllim që të nesermen të mos falej namazi i Bajramit të madh. Për tre ditë me radhë hetimet e policisë nuk arritej të gjejnë asnje gjë kunder rregjimit të asaj kohe, dhe keshtu diten e trete ata e liruan babain me kushte që të mos dal më në rrugë me uniformen e klerikut islam si: çallma, gjytbja etj". (34) Me ndalimin e fesë imam Sahit Hoxha u vetmua duke përjetuar keq ndalimin e besimit në Zot nga sistemi komunist i cili tashmë kishte mbyllur të gjitha xhamiat e rrethit Pukë.
Në moshen 78 vjeçare saktesisht më 16 tetor 1976 imam Sahit Hoxha i dorzon shpirtin krijuesit të Gjithësisë duke lën pas kontributin e tij në ngritjen e fesë islame në rrethin  e Pukës.
Në vitin 2016 Myftinia Pukë përkujtoi 25 Vjetorin e Riorganizimit të Myftinisë Pukë në këtë përkujtimore Këshilli i Myftinisë Pukë vlersoj disa hoxhallare përfshire këtu edhe imam Sahit Hoxha Myftinia Pukë me nr.Vendim: 01 datë; 24.01.2016  e vlerson me çertifkate "Mirënjohje" pas vdekes Imam Sahit Hoxha me këtë motivacion: "Për kontributin e dhënë për gjatë një dekate si imam Xhamie të fshatit Kabash Pukë, Pistë etj."(35)

Përgatiti
Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)

26.07.2017

Shenim:
Ky material është arkivuar pranë Myftinisë Puke me nr.133 datë;30.07.2017
Po ashtu ky material është botuar reviste Drita Islame nr.09, shtator 2017 fq.42-43 organ i Komunitetit Mysliman te Shqiperise , si dhe në gazeten "Udha Islame" nr.08, muaji gusht 2017 fq.12-13Myftinisë Shkodër. 

V/O: Publikimi i bere ne revisten "Drita Islame" jane hequr referencat dhe shpjegimet perkatese te shkrimit.
_________________
1. Ne ate kohe Mejtepi i xhamise se Koder Hanit ishte nje nder Mejtepet me te njohura ne Puke.
2. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
3. Zenel Hoxha 1853-1945, ne kete kohe imam Zenel Hoxha ishte rreth 57 vjeç dhe ishte imam i Xhamise Koder Hani (   ) po ashtu jepte mesime islame edhe ne Mejtepin e kesaj Xhamia po ashtu ishte edhe Myftiu i rrethit Puke.
4. Duke pasur parasysh faktin qe ne moshen 16 vjeç Sahit Hoxha sebashku me Shaban Rexhen djekin mesimet islame ne Mejtepin e Kabashit.
5. Sipas te dhenava te grumbulluara  nga Gezim Kopani dhe te marra nga djali i Sahitit , Ramadan Hoxha. Ato ishin nga familja Age te Pukes.
6.Xhamia e Kabashit
7. Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 31, botuar ne vitin 2012.
8. Po aty  , Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 31
9. Sipas shkrimit te Gezim Kopani "Historiku i Xhamise se fshatit Kabash"( https://gezim-kopani.blogspot.al/2013/01/historiku-i-xhamise-se-fshatit-kabash.html), viti 2013 (Mejtepi i Kabashit u hap rreth vitit 1914 nga Imam Sadik Prishtina.)
10. Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 32, botuar nga Idriz Ahmetaj ne vitin 2012.
11. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
12. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
13. Po aty, Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102
14. Sipas te dhenave te familjes se Sahit Hoxha , Man Tepelia ishte nje familje e nderuar Shkodrane i cili vendosi te mbeshtet financiarisht studimet e Sahit Hoxhes. Men Tepelia mesohet te kishte qene tregtar.
15. Po aty, Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102
16. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
17. Shenim nga Gezim Kopani , Xhamia e Drishtit eshte ndertuar nga Osmanet rreth vitit 1479.
18. Sabri Koçi
19. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
20. Sipas te dhenave te familjes kur Sahiti ishte rreth 23 vjeç i vdes bashkeshortja e pare, ndersa bashkeshortja e dyte ka pasur probleme shendetesore.
21. Na viti 2016 e ne vazhdim Ramadan Hoxha eshte Anetar i Keshillit te Myftinise Puke.
22. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi, Po ashtu edhe ne shkrimin "Te dhena Historike te Xhamise Micoj" shkruan nga Gezim Kopani , viti 2011 (https://gezim-kopani.blogspot.al/search?q=Xhamia+Micoj) Xhamia Micoj eshte ndertuar rreth vitit 1835.
23. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes si ne librin  "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
24. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
25. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
26. Elez Hoxha Myfti i Pukes qytetar nderi i Bashkise Puke.
27. Bashkeshortja e tij Misirja ishte e bija e Halil Muses
28. Ka pas te martuar vajzen Naxhijen tek shtepia e Ahmet Isen Kopani pra per djalin Xhemal Kopanin.
29. Familje besimtare ku me vone djali i tij Qazim Kopani behet Myezin i xhamise Puke.
30. Jah Met Kroba ka qene Myezin i Xhamise se fshatit Kabash.
31. Duke qenese Zyber Lluka kishte shtepin afer xhamis Kabash ai kryete sherbime te ndryshme deri ndihmes Myezin i kessaj xhamia
32. LNC
33. Nena e Sahit Hoxhes ka qene kusheri me nenen e Ali Bytyçin.
34. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
35. Sipas arkivit te Myftinise Puke viti 2016

July 24, 2017

Historia e xhamise El Aksa (Kudus , Palestin)

Xhamia e pare e ndertuar ne toke eshte Xhamia e Mekkes (Qabja).

Allahu xh.sh thote:

"Xhamia e pare e ndertuar per njerezit, eshte ajo qe u ngrit ne Meke, e dobishme udherefyese per mbare njerezimin." (Ali Imran ; 96)

Xhamia e dyte e ndertuar ne toke eshte xhamia El Aksa ne qytetin e Kuddsin ne Palestin.

Allahu xh.sh e permend keshtu El Aksan ne Kur'an:

"Pa te meta eshte Lartmadheria e Atij qe robin e vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethin e se ciles Ne e kemi bekuar.." (El Isra; 01)

Qyteti i Kudsit (Jeruzalem) ndodhet rreth 750 mbi nivelin e detit mesdhe.Kudsi rrethohet nga 5 male si dhe 4 lugina.  Xhamia el Aksa ka kuptimin "E larget (qe nenkuptohet si xhamia me e larget nga Qabja)". Sipas te dhenave kjo xhamia ka nje siperfaqe prej 35000 m2.  Ne fillim Kupola e xhamise El Aksa ka qene e ndertuar me dru, per te vazhduar deri me ndertimin e saj me beton per te ardhur deri tek ajo qe eshte sot. Xhamia ka kater minare por me e permendura prej tyre eshte Bab el Silsile ne te cilen me se shumti thirrej ezani. Ne vitin 1065 u bere zbukurimi i fasades se xhamis El Aksa .

Pas Qabes dyzet vjet me vone eshte ndertuar xhamia e El Aksase ne Kudus te Palestines. Transmetohet se Ebu Dherri e ka pyetur Profetin Muhammed a.s. : Cila eshte xhamia e pare e ndertuar ne toke?
Muhammedi a.s. ka thene: Xhamia e Mekes (Haremi Sherif) Po pastaj? Muhammedi a,s. ka thene: Xhamia e El Aksase. Sa vjet kan nga njera tjetra? Muhammedi a.s. ka thene: Dyzet vjet.
(Buhari, Muslim)
Sipas transmetimeve profetike Xhamin e Mekes por edhe xhamin el Aksa e ka ndertuar Profeti Adem a.s. Ndersa gjate qendrimit te tij ne Kudus Profeti Ibrahim a.s. beri rindertimin e xhamise Al Aksa. Sipas disa dijetareve te tjere kemi se: Xhamia el Aksa per shkak te aferise vjetore me Qaben , Xhamia El Aksa eshte ndertuar nga Profetit Ibrahim a.s. dhe ne kohen e profetit Sulejman a.s. eshte bere zgjerimi i saj ka edhe nga ato dijetar qe thone qe El Aksa eshte ndertuar nga Sulejmani a.s. pasi ishte nje nder deshirat e tij.

Myslimanet kan tre vende te shenjta: Xhamia e Haremit (Qabja), Xhamia e Profetit Muhammed a.s. dhe Xhamia e El Aksa ku falja e namazeve ne to eshte me e madhe se ne xhamiat e tjera.

Xhamia el Aksa eshte xhamia e pare ku myslimanet drejtoheshin ne faljen e namazeve. Me pas ne kohet e Profetit Muhammed a.s. myslimanet u drejtuan Qabes per faljen e namazeve.

 "Kur profeti Muhammed a.s. ishte per vizite tek xhaxhai ne Medine, ai u fal ne drejtim te El Aksase dhe kjo per 16 muaj." (Buhari)

Xhamia El Aksa eshte vendi ku shume pejgamber jane falur, kan thirr popullin ne besimin ndaj Allahut xh.sh Kujtojme disa  Profete si: Ademi a.s, Ibrahimi a.s. Luti a.s., Ismaili a.s., Davudi a.s. Sylejmani a.s., Jakubi a.s. Musai a.s. Zekerija a.s., Merjeme a.s.  Jahjai a.s., Isai a.s. etj.
Tek Xhamia el Aksa (jasht, kupola qe sot eshte e argjende) ndodhet guri nga ku Profeti Muhammed a.s. beri udhetimin e njohur te Israsë . Madje profeti Muhammed a.s. ke kryer dhe falje namazi.

Nje pune  e madhe ne xhamin El Aksa u be gjate kohese Omeri r.a. i cili i ktheu asaj madheshtin qe ka pasur duke nisur me thirrjen e Ezanit nga Bilali, me pastrimin e gurit (Transmetohet se edhe tek ky vend profetit Muhammed a.s. ka fal namaz) nga ku Profeti Muhammed a.s. beri udhetimin e Isras dhe Miraxhit.

Nder vite xhamia el Aksa ka perjetuar disa shkatrime nga termetet por edhe pushtime ku mund te permenden:

Ne vitet  746 nje termet i fuqishem e shkaterroi ate per tu rindertuar nga El Mansuri. Ndersa nje termet tjeter i ndodhur ne vitin 1033 e demtoj shum xhamin El Aksa e cila u rinkonstruktua nga Ali E Zahiri
Ne vitin 1187 Kudusi sebashku me te edhe xhamia e El Aksase u clirua nga Salahudin Ejubi , ne ate kohe ajo qe e pushtuar nga kryqezatat. Ata e perdoren ate si pallat etj.

Ne vitin 1948  Kudusi u nda ne dy pjese; lindore dhe perendimore. Ne pjesa lindore  myslimanet ndersa ne pjesen perendimore çifuteve.

Ne vitin 1979 xhamia El Aksa u dogj ne nje pjese te madhe te saj perfshire ketu edhe mimberin e Salahudin Ejubit.


Pergatiti

Gezim Kopani

24 korrik 2017

July 19, 2017

Jeta e profetit Ibrahim a.s.


Profeti Ibrahim a.s. eshte nje nder Pejgamberet e zgjedhur te Allahut. Ai permendet ne shume ajete te Kur'anit plus ka nje suren me te njejtin emer, Ibrahim.(1) Profeti Ibrahim eshte djali i Terahut (Azer) (2) qe rrjedh nga familja e Faligut, e ky prej Hudit a.s. dhe ky prej Shalehut (Arpakshad) e ky prej Samit dhe ky prej profetit Nuh a.s. Ne fillimet e jetes se tij profeti Ibrahim a.s. ka jetur ne Irak (Babiloni) ne luginen e lumit Eufrat. (3) Populli i Urit filloi te devijonin besimin duke i shoqeruar Zotit ortak (shirk). Ata filluan te besojne ne skulptura te krijuar prej argjili dhe idhujtari te ndryshme. Ky besim kaploi gjithe popullaten deri tek babai i Ibrahimit a.s. , por Ibrahimi a.s. dhe pse ne moshe te re pyeste te atin:  "Ç'jane keto statuja qe i adhuroni? (4) Perveç skulpturave banoret e atyre vendeve adhuronin edhe yjet, madje per kete shkak ato ndertuan ne Damask nje tempull me shtat porta ne te cilin organizonin flijime dhe adhurime si dhe festa te ndryshme kushtuar atyre. 
Por ky lloj besimi Ibrahimit a.s. ju duke dicka boshe dhe e kote dhe ai filloj te kerkoj Zotin. Keshtu Allahu xh.sh. i mundesoj Ibrahimit qe te gjej rrugen e Zotit. Per kete Allahu xh.sh thote:
"Ne i dhame Ibrahimit miresin e besimit ne zemren e tij sepse Ne e kemi njohur mire ate."(El Enbija 51) Ketu behet fjale ne faktin se Allahu xh.sh i mundesoi Ibrahimit a.s. te shoh madheshtit e qiejve, tokes nga ku u bind duke thene: "Une besoj Zotin e Gjithesise qe krijoj kete gjithesi, qiejt, token, detrat..." Gjithashtu Allahu xh.sh thote: "Edhe keshtu Ibrahimit ia mundesuam t'i shikoje madheshtite e qiejve e te tokes per t'u bere edhe me i bindur. E kur ate e mbuloi nata, ai e pa nje yll e tha: Ky eshte Zoti im! E kur ylli u zhduk tha: Une nuk i dua ata qe zhduken. Kur e shikoj henen te posa lindur tha: Ky eshte Zoti im! E kur hena u zhduk tha:Nese Zoti im nuk me udhezon, une do te jem prej njerezve te humbur. Kur e shikoj diellin te lindur tha: Ky eshte Zoti im, ky eshte i madh. E kur dielli perendoi tha: O populli im! Une jam i paster nga ajo qe ju shoqeroni (adhuroni). Une me vetem time; i drejtohem Atij qe krijoi qiejt e token, larg besimeve te tjera; une nuk jam prej atyre qe i pershkruajne shok!" (El Enam; 75-79) Besimin e plote qe gjeti Ibrahimi a.s. filloj tua thote edhe te tjereve. Allahu xh.sh. thote: "Per ate Ibrahimi a.s. polemizoi me popullin  e tij e ai tha: A polemizoni me mua , rreth Allahut e Ai me udhezoi? Une nuk u frikesohem atyre qe ju ia beni shok, vetem nese Zoti im do ndonje send (te me godas (sprov) dhe ai me godet). Me dijen e Tij Zoti im ka perfshire çdo gje, a nuk e merrni me mend? Si t'u friksohem atyre qe ju ia shoqeruat, e ju nuk friksoheni per ate qe i shoqeruat Allahut pa pasur kurrfare argumenti. Cili grup, pra eshte me i drejte te jete i sigurt, nese jeni qe kuptoni? Ata qe besuan dhe besimin e tyre nuk e ngaterruan me besim te kote, atyre u takon te jene te sigurte dhe ata jane ne rruge te drejte." (El Enam; 80-82)

Ne ate kohe populli ishte i devijuar totalisht nga besimi ne Allahun xh.sh duke vet krijuar skulptura te cilet i quanin zot dhe kur degjonin fjalet e Ibrahimit a.s. i thonin: 
"Adhurojme idhujt, vazhdimisht u jemi besnik atyre. Ibrahimi a.s. u tha: A ju degjojne ata juve kur luteni ose A u sjellin juve dobi apo dem? Ata thane; Jo, por keshtu i gjetem se benin dhe prinderit tane. Ibrahimi u tha: A po shihni se ç'po adhuroni ju dhe prinderit tuaj te meparshem? Me te vertet ate qe ju adhuroni jane armiq te mij, perveç Zotit te boteve. Zoti qe me krijoi, Ai me udhezon mua dhe Ai me ushqen dhe me jep te pije dhe kur te semuren ai me sheron. Ai me ben te vdes e pastaj me ringjall. Ai tek i cili kam shprese se do te m'i fale mekatet e mia ne diten e gjykimit." (Esh Shura ; 71-82) (5)

Keshtu Ibrahimi a.s. ftoj dhe babin e tij qe te besonte Allahun por ai e kundershtoi shum ashper deri ne kercenim. Ibrahimi a.s. e keshillonte babain e tij duke i thene: "O babai im! Pse adhuron ate qe as nuk degjon, as nuk shikon e as nuk ke asgje prej tij? O babi im! Mua me eshte dhene nga dituria , cfare ty nuk te eshte dhene, prandaj me degjo se une te udhezoj ne rruge te drejte. O babi im! Une kam frike se do te godet ty ndonje denim praj te Gjithmeshirshmit e do te jesh shok i djallit!" Babi i Ibrahimit tha: Ti, Ibrahim i refuzon zotat e mi? Nese nuk dalesh (se fyeri ndaj zotave te mi), une do te gurezoj ty, prandaj largohu prej meje per nje kohe te gjate.Ibrahimi tha: Qofsh i lire prej meje! Une do ta lus Zotin tim per te falur ty, pse babai ishte i kujdesshem ndaj meje (me ka rrit) Une po largohem prej jush dhe prej asaj qe adhuroni ju pos Allahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do te jem i humbur! (Merjem ; 42-48)

Per shkak te kembenguljes qe beri babai i Ibrahimit a.s. Azeri ,  Allahu xh.sh i thote Ibrahimit a.s.:
"Kur ju be e qarte Ibrahimit se babai i tij eshte prej te humburve, e la lutjen per babain e tij. S'ka dyshim se Ibrahimi a.s. ishte shume i ndieshem dhe i bute." (Et Tevbe; 114)

Ne nje hadith Ebu Hurejra r.a. transmeton se Muhammedi a.s. ka thene: "Ne diten e Gjykimit, Ibrahimi do te takohet me babane e tij, Azerin i cili ne fytyren e tij do kete pluhur e dhe. Ibrahimi do ti thote: A te kam thene qe te me ndiqje ne rrugen time, ne besimin tim? Azeri do ti thote: Ja sot po te ndjek, nuk po te kundershtoj. Ibrahimi a.s. do te thote: O Zoti im! Me ke premtuar se ne Diten e Gjykimit nuk do me turperosh, a ka turp me te madhe sesa babai im te jete ne zjarr? Allahu xh.sh do i pergjigjet: Jobesimtareve ua kam ndaluar xhennetin.(Buhariu)

Profeti Ibrahim a.s. eshte quajtur dhe Halilullah , mik i Allahut. Allahu xh.sh thote: "Atehere ai (Ibrahimi) tha: Jo, por Zoti juaj eshte Zoti i qiejve e i tokes, eshte Ai qe i krijoi ato ndersa une jam deshmues per kete." (El Enbija; 56)


Thyrja e idhujve

Pas thirrjes qe Ibrahimi a.s. i beri babait po ashtu edhe popullit vendosi qe skulpturat, idhujt qe ishin te vendosur ne nje tempull ti shkaterronte. Me ze te ulet ai tha: "Do i bej ate qe duhet statujave, skulturave tuaja." Ne fakt ky popull kishin nje feste te cilen e festonin çdo vit jasht qytetit. Azeri e ftoj Ibrahimi qe te shkonin bashk ne feste, por ai tha se jam i semur dhe nuk mund te vij.(6) E beri kete qe te realizonte planin e tij per prishjen e statujave. Pasi u largua populli, Ibrahimi a.s. me kujdes ju afrua nje tepulli ku ndodheshin statujat (7) Kur hyri brenda gjati idhujt qe kerkonte dhe para tyre kishte ushqime te ndryshme te cilat i kishin lene njerezit. Pasi theu te gjith idhujt me te madhit te tyre i vendosi ne qaf sopaten. Allahu xh.sh thote:  "Pasha Allahun, posa te largoheni ju, une kam per t'ia bere ate qe duhet statujave tuaja. Dhe i beri cop-cope perveç nje me te madhit qe e kishin ata me shprese se atij do t'i drejtohen (per ta kuptuar se kush i theu)." (El Enbija; 57-58)
Kur populli u kthye ne tempull u shokuan nga ajo cfare shikuan dhe than: Kete nuk e ka bere kush tjeteve veç Ibrahimit i biri i Azerit. Prandaj silleni ketu.
Allahu xh.sh thote: "Ata thane: Kush e beri kete me zotat toane? Ai eshte kriminel. Pastaj thane: Kemi degjuar per nje djalosh qe i perqeshte ato, te cilit i thonin Ibrahim. Ata thane: Silleni ketu ne sy te njerezve qe ta shohin dhe ta denojme. I thane: A e bere ti kete me zotat tane o Ibrahim? Ai tha: Jo, por ate e beri ai i madhi i tyre, ju pyesni ate nese flet. Ata u ndalen e u menduan me vete e dikush tha: Vertet ju jeni me ata te gaburati (pse adhuroni gjera te kota..."(El Enbija; 59-67 )
Pasi Ibraimi a.s. u tha : Pyesni kete te madhin meqenese ai ka edhe sopanen, idhujtaret e tyre ngelen pa fjal. Idhujtaria e tyre u trondit. Kjo ishte pikerisht ajo cfare Ibrahimi a.s. deshironte. (8) Idhujtaret ju drejtuan Ibrahimit duke thene: Ti e di sa ata nuk mund te flasin, si ti pyesim ata? Atehere Ibrahimi a.s. u tha: Atehere pse adhuroni ata ne vend te Allahut. Ata nuk u sjellin asnje fare dobie e as t'ju bejne deme.(9)

Idhujtaret marrin vendim per te denuar Ibrahimin

Meqenese idhujtareve besimi i tyre u vu trondit , i pari i tyre dhe jo vetem vendosen qe ta denonin Ibrahimin me nje denim qe asnje me pare nuk ishte denuar. Ne nje vend te shkretetires ata vendosen qe ta hedhin Ibrahimin ne nje zjarr te madh. Ftuan te gjithe njerezit qe te mblidhin dru me qellim qe zjarri te ishte sa me i madh

Allahu xh.sh thote: "Ata thane; Ndertoni atij nje vend (me dru) dhe hidheni ne zjarr." (Es Safat ; 97)

Koha po afrohej per hedhjen ne zjarr te Ibrahimit a.s. por ai vazhdimisht luste Allahun xh.sh duke thene: Hasbunallahu ve niamel vekil d.m.th; "Me mjafton Allahu i cili eshte mbrojtesi im!" Kete dua profeti Ibrahim a.s. e ka thene para se te hidhej ne zjarr.Sipas nje transmetimi tjeter qe vjen nga Buhariu kemi se kete dua Ibrahimi a,s e ka thene kur eshte hedhur ne zjarr. Pasi cdo gje Ibrahimin e kishin vendosur ne katapulte (10) thane: Digjeni ate duke u hakmarr keshtu per zotet tuaj.(11)

Sipas disa transmetimeve kemi se: Xhibrili i eshte shfaqe Ibrahimit a.s. dhe e ka pyetur: O Ibrahim a ke nevonj per ndonje gje? Ibrahimi i ka thene: Prej teje jo!
Allahu e mbrojti Ibrahimin a.s. duke i dhene urdher zjarrit qe te behej i ftohte per Ibrahimin.

Allahu xh.sh thote:  "Ne i thame: O Zjarr , behu i ftohte dhe shpetim per Ibrahimin." (El Enbija; 69)

Nga iben Abbasi dhe Seid b. Xhuberi transmetohet se ka thene: "Meleketu qe eshte i ngarkuar per shiun ka filluar te flase: Ku me udherohet qe ta dergoj shiun. Nese Allahu nuk do i kishte thene zjarrit qe behu shpetin per Ibrahimi, Ibrahimi do ishte demtuar nga i ftohti i madh. Gjate kohes qe njerezit mendonin qe Ibrahimi a.s. do digjej , ne fakt ai nuk ndjente asnje gje nga zjarri, madje transmetohet qe ai vend u kthye per te nje vend prej vendeve te xhennetit te Zotit."
Shume interesante eshte edhe thenja e babait te Ibrahimit ku transmetohet nga Ebu Hurejre se babai i Ibrahimit a.s. Azeri ku shikoj qe djali i tij nuk po digjej tha: "Sa Madheshtor qenka Zoti  yt biri im!"
 Ndersa sipas transmetimit te Ibni Asakirit kemi qe nena e Ibrahimit a.s. ka thene:Biri im! Une do te doja te vija te ti, prandaj lute Allahun qe te me mbroj nga zjarr rreth teje qe te te perqafoj. Ibrahimi e luti Zotit, dhe nena e tij ju afrua , e perqafoi e puthi pa u demtuar aspak nga zjarri."
Sa sa ka qene koha e qendrimit te Ibrahimit a.s. ne zjarr e di vetem Allahu por sipas transmetimeve kemi se ka qendruar rreth 40 apo 50 dite.(12) Keshtu Allahu xh.sh i poshteroj idhujtaret duke dal fitimtar dhe i mbrojtur Ibrahimi a.s.




Perballja e profetit Ibrahim me sundimtarin e Babilonis , Nemrud

Ne kohen e Ibrahimit a.s. jetonte nje sundimtar i cili quhej Nemrud. Sipas transmetimeve bota eshte sunduar teresisht vetem nga kater (13) sundimtar dhe thuhet se nje nga keto ka qene Nemrudi i cili e shpalli veten zot. Gjate sundimit te tij (14) Nemrudi ka bere trazira dhe padrejtesi te medha ndaj njerezve. Nje dite ai degjon se nje djal i quajtur Ibrahim ftonte njerezit qe te adhurojne vetem Allahun, dhe duke e ditur qe Nemrudi e kishte shpallur veten zot, kjo gje nuk i pelqeun dhe urdheroi ta gjejne. Kur paraqitet Ibrahimi a.s. para Nemrudit filloj nje debat publik ku Nemrudi i thote: Une jam zoti prandaj do me besosh dhe do me bindesh vetem mua. Ndersa Ibrahimi a.s. i thote: Zoti im eshte ai qe jep jeten dhe vdekjen.

Allahu xh.sh thote "Ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit te tij. Kur Ibrahimi tha: Zoti im eshte Ai qe jep jete dhe vdekje! Ai tha: Edhe une jap jete dhe vdekje. Ibrahimi tha: Zoti im e sjell diellin nga lindja , sille pra ti ate nga perendimi?...(El Bekare; 258)

Nemrudi per ti dhene nje argument Ibrahimit, paraqiti para tij dy te burgosur. Njerin e vrau ndersa tjetrin e liroi. Pas kesaj Nemrudi tha: E shikon edhe une denoj me vdekje dhe jep jete. Ibrahimi a.s. i thote; Zoti ime atij qe ia merr shpirtin e ringjall. Me pas Ibrahimi a.s. i thote: Zoti im e sjell diellin nga lindja ne perendim, nese ti je zot beje te kunderten. Pas kesaj ai mbeti i habitur dhe perseri nuk besoj.

Allahu xh.sh thote: "Atehere (Nemrudi) ngeli i habitur dhe nuk besoj. Allahu nuk e udhezon ne rrugen e drejte popullin mizor." (El Bekare; 258)

Sipas nje pershkrimi tjeter (15) kemi se debati mes Ibrahimit a.s. dhe Nemrudit ka ndodhur ne nje kohe ku; ne nje magazin ndodheshin te depozituara shume ushqime. Dhe aty dergoheshin perfaqesuesit e popullit per te marr furnizime. Nje nder keto ka qene edhe Ibrahimi a.s. Ka qene kjo dite ku ishin mbledhur tek ai Nemrudi dhe ku filloj debati mes Ibrahimit dhe Nemrudit. Per shkak te debatit Nemrudi nuk e furnizoi Ibrahimin a.s.
Tregohet se ashtu pas asnje gje Ibrahimi eshte larguar. Kur iu afrua shtepise ndaloi dhe mbushi trastat e tij me dhe dhe tha: Do shkoj keshtu qe ato te me shikojne qe kam marr furnizim. Kur arriti ne shtepi la trastat ne toke dhe u ul te pushoj. Gruaja e tij Sara gjeti trastat ne te cilat ishin te mbushura plot me ushqime dhe me te cilat pergatiti ushqimin. Kur Ibrahimi u zgjua nga gjumi dhe shikoj gjellen pyeti bashkeshorten: Prej nga ky ushqim? Sara i tha: Prej asaj qe solle ti. Keshtu Ibrahimi e kuptoj qe Allahu xh.sh e kishte ushqyer ate dhe familjen e tij dhe filloj ta falenderoj ate.

Sipas nje transmetimi tjeter (16) kemi se: Allahu i dergoi Nemrudit nje melek i cili e thirri qe te besoj Allahun por ai refuzoj ate. Por meleku e thirri te besoj Allahun xh,sh rreth dy apo tre here. Heren e trete Nemrudi i thote Melekut:  mblidh ti ushtrin tende dhe une do mbledh ushtrin time. Nemrudi mblodhi ushtrin e tij gjate kohes se lindjes se diellit, ne kete kohe Allahu xh.sh dergoi tek ushtria e tij mushkonja dhe miza prej te cileve nuk mundi te shikonte,  madje keto mushkonja dhe miza ua pin gjakun ushtareve duke u lene vetem eshrat. Sipas transmetimeve nje mushkonje i futet ne vesh Nemrudit ku qendroj brenda saj per sa kohe qe ai jetoj duke i shkaktuar dhimbje dhe torture te madhe. Nemrudit nuk gjeti asnje sherim derisa me qellim lehtesimin e dhimbjes e godiste koken e vet me dicka te forte derisa edhe vdiq.

Udhetimi i profetit Ibrahim per ne Siri (Sham) dhe me pas ne Mekke

Duke shikuar qe populli nuk po e ndiqte rrugen e Allahut, Ibrahimi a.s. vendosi te largohej bashke me bashkeshorten e tij, Sara (17) dhe nipin e tij Lutin a.s. per ne Siri. Sipas te transmetimeve Ibrahimit a.s. i vjen nje melek dhe i thote: Kete vend ju kemi dhene Ju dhe trashegimtareve te tu."Per kete Ibrahimi a.s. ndertoj nje faltore me kube per ta falenderuar Allahun. Me pas Ibrahimi kaloj ne qytetin e Haranit ku u martua me Saren. Muhammedi a.s. thote: "Perveç Havase nuk eshte krijuar grua me e bukur mbi faqen e tokes se sa Sara."

Profeti Ibrahim a.s. ne Egjipt

Gjate rruges per ne Egjipt Ibrahimi a.s. informohet se atje eshte nje sundimtar si te tjeret dhe i thote Sares; Kur te arrim atje nese te pyet njeri thuaj se ne jemi moter e vella.  Me te mberritur ne Egjipt mbreti informohet se ne mbreterin e tij kishte ardhur nje grua shume e bukur. Mbreti menjehere dergoi shtaret per ta marr duke i porositur se nese burri i cili eshte me te, eshte i shoqi mbyteni. Allahu xh.sh i dergon Ibrahimit a.s. melekun dhe e informon. Ibrahimi a.s. i thote Sares: Nese ushtaret qe do vijne te pyesin se kush jam une, thuaja qe jam vellai yt. Te dy u pastruan (abdest) dhe filluan ta lusin Allahun.
Ushtaret marrin Saren dhe e dergojne tek mbreti. Transmetohet se kur u paraqiten para mbretit ai menjehere zuri ta prek, ne kete moment Sara beri kete lutje: "O Zoti im! Ti e di se une vetem Ty te besoj dhe te derguarin tend. Une jam e paster dhe skam shkuar me askeng pervec se me burrin tim (Ibrahimin) prandaj me mbro nga ky njeri!" Tregohet se mbreti eshte ngrir ashtu me dore te ngritur. Filloj ti zihej fryma dhe filloj ti binte tokes me kemb (qe ta lironin). Mbreti e kuptoj qe ajo ishte grua e vecante dhe qe mbrohej nga Zoti dhe i thote Sares: Lute Zotin tend qe te me heq kete pasi nuk do te bej gje." Sara mesohet te kete thene (18): "Zoti im! Nese vdes ky, do te thone se e kam mbytur une" dhe u sherua. Duke shikuar se cfare beri Sara, mbreti i thote shermbyesve te tij: Kjo nuk eshte njeri, por eshte nje djall. Per shkak te lirimit qe i beri Sara, mbreti i dhuroj asaj Haxheren qe ishte njera nga sherbetoret e tij.(19)
Kur Sara u kthye tek Ibrahimi a.s. e gjeti Ibrahimin a.s. duke u falur. (20) Pas faljes Ibrahimi a.s. me shenje(21) e pyet Saren se cfare ndodhi? Ajo i thote: Allahu e mposhti ate njeri zullumqar . Me pas Ibrahimi a.s.  u kthyen ku kishin qene por kesaj radhe edhe me nje sherbetore (Haxheren). Luti a.s. me urdherin e Ibrahimit a.s. u vendos ne Sadoma banoret e te cilit gjithashtu ishin jo besimtare. Rruges Lutit a.s. i zun priten duke e sulmuar dhe duke e plaçkitur e zene rob. Kur e degjoj kete Ibrahimi a.s. mer me vete disa burra dhe niset drejte vendin ku Luti a.s. ishte i zene rob me qellim lirimin e tij, dhe keshtu ndodhi. Profeti Ibrahim a.s. kishte keto djem: Ismail a.s. , Is-hak a.s., Medjan (Midjan)

Lindja e Islamilit, Haxherja dhe Ibrahimi a.s.

Me lirimin e Lutit a.s. Ibrahimi kthehet ne Palestine. (22) Gjate qendrimit aty Ibrahimi a.s. u mor me tregeti. Aty Ibrahim a.s. filloi te deshironte te kishte nje femije duke e lutuar Allahun xh.sh: "O Allahu im! Me dhuro mua nje femije prej te mireve!" (Es Safat; 100) Kete deshire kishte edhe Sara . Gjate kesaj kohe si Ibrahimi .a.s por kryesisht Sara deshiron te kishin femije, dhe sic e permendem me pare Sara nuk bente femij. Pasi kaloj nje kohe e gjate dhe Sara e shikoj pa mundesin e saj per lindje i thote Ibrahimit a.s: Meqenese Zoti im nuk me dha femije, martohu me Haxheren dhe ndashte Allahu sh.sh te fale femije ajo." Pas kesaj Haxherja lindi nje djale te cilin e quajten Ismail. (Per me shume lexo suren Saffa nga ajeti 99-113, po ashtu do e permend me me detaj tek Jete e profetit Ismail a.s.)
Ne kete kohe filloj te ndryshoj dicka mes Sares dhe Haxheres pasi kjo e fundit e gezoj Ibrahimin me femije. Sara ju ankua disa here Ibrahimit se Haxherje me heq karsheri e Ibrahimi a.s., i thote: Ti e di. Me kete pergjigje Haxherja u ndje e pa sigurt duke pas parasysh shtatzanin e saj dhe u largua. Tregohet se Haxherja u largua dhe u vendos pran nje burimi uji, aty vjen meleku dhe i thote: Mos u frikeso. Allahu te ka dhene nje femije i cili do jete njeri i madh e i hajrit dhe te cilit do i jepet emri Ismaili. Pas kesaj Haxherja kthehet dhe lind djalin i cili u quajt Ismail (23). Xhelezia mes Sares dhe Haxheres rritej.
Profeti Muhammed a.s. tregon:  (Kur ajo takonte Ibrahimin a.s.) "Haxherja vishte rroba te gjate, me qellim qe gjurmet ti mbuloheshin qe te mos i shikonte Sara." Ne nje trasmetim tjeter kemi ;  Haxherja ishte e kujdesshme, dhe ajo ka qene gruaja e pare qe ka perdorur perparse me qellim tia fshehte shtatzanin Sares.(24) Duke shikuar tensionet mes Sares dhe Haxheres Ibrahimi a.s. vendosi ti ndante ato me banes. Me vone zbret tek Ibrahimi a.s. meleku qe e urdheron qe te marr Haxheren dhe sebashku me djalin ta dergoj ne Mekke afer nje druri te madh (25). Keshtu Ibrahimi i thote Haxheres qe do largohet (26), ndersa Haxherja e cila ende e kishte per gjiri Ismailin, dhe per me teper kur shikon nje lugin te shkrete, pa njerez, pa banesa, pa uje pa asnje gje , e kapi nga rrobat Ibrahimin duke ju lutur: "O Ibrahim! Ku po shkon e ne po na le ketu pa asnje gje, pa uje , pa shtepi pa siguri?" Ibrahimi nuk ju pergjigj; Haxherja vazhdonte ta pyeste: Si mund te jetoj ketu ne mes te shkretetires? Reagimi i Ibrahimit a.s. ishte perseri i njejte. Haxherja duke shikuar qendrimin e Ibrahimit a.s. e pyet: Allahu ta ka kerkuar kete? Ibrahimi a.s. i thote: Po! Haxheraja tha: Atehere nuk do jemi te humbur! Pas kesaj Ibrahimi a.s. u largua por se ishte shum i merzitur. Pa u largua shum nga djali dhe Haxherja Ibrahimi a.s. ju lut Allahut xh.sh per ta.
Allahu xh.sh thote: "Zoti yne! Une nje pjese te familjes sime e vendosa ne nje lugin, ku nuk ka bim, e prane shtepise Tende te shenjte. Zoti yne i vendosa aty qe te falin namazin, pra ben qe zemrat e disa njerezve te mallengjehen per ata, dhe per te falenderuar me mirenjohje, furnizoj ata me fruta. Zoti yne! S'ka dyshim se Ti e di cfare fshehim dhe cfare publikojme se Allahut nuk mund t'i fshihet asnje send ne toke e as ne qiell." (Ibrahim; 38-39)

Pasi nje kohe te shkurter Haxhers i perfundoj uji i pishem. Dielli ishte shume i fort, u lodh shume, fillon te shikoj nga Safa (27) dhe filloj te ngjitej ne te por nuk shikoj asnje njeri. Teksa kthehej  Haxherja çoj pak fustanin dhe filloj te vraponte derisa arriti tek Merveja(28) edhe nga aty nuk shikoj asnje. Dhe kete e beri shtat here. (Edhe sot haxhilert vrapojne ndermjet Safas dhe Merves dhe ky vrapim quhet Saji.) Kur per here te shtat u ngjit ne kodren e Merves Haxherja degjoi nje ze , e ne vetvete heshti aq shume me qellim qe te degjoj, dhe perseri degjoj nje ze  dhe Haxherja tha: Te degjova, mund te me ndihmosh?! Ne fakt ishte nje melek te cilin Haxherja e shikoj dhe qe qendronte pikerisht tek vendi qe sot eshte uji Zemzem. Meleku levizi dheun dhe nga ku filloi te dal uj aq shume saqe Haxherja filloj ta rrethonte ujin. Transmetohet nga Ibni Abasi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu e shperblefte nene e profetit Ismail a.s; sikur te mos kishte marr prej ujit zemezm, ai do te ishte burim i fuqishem."
Pasi Haxherja u ngop me uj dhe i dha te pi qumesht edhe djalit, meleku i thote: Mos u frikso se nuk do te jeni te humbur. Ne kete vend do te jete nje vend adhurimi qe do i behet Allahut xh.sh e ai vend do jete Qabja te cilin do ta ndertoj (ne nje vend tjeter kalon qe thote: do ta rindertoje) djali yt Ismaili me babain e tij Ibrahimin a.s." (Ibni Abasi)
Pas kesaj , tek Haxherja dhe djali i saj tregohet se arrin nje grup tregetaresh. Ne nje vend thuhet se ishin prej fisit Xhurhum apo prej nje familje me te njejtin emer. Duke ecur ato kishin nevoj te pushonin. Nga larg dalluan nje zog qe fuluturonte dhe thane: Me siguri aty rrotull ka uj. Derguan dike per te shikuar, dhe me tu kthyer personi vezhgues tha: Shikova nje person, po ashtu edhe uj te bollshem. Vendosin te shkojne tek uji ku u takuan me nenen e Ismailit a.s. . Kerkuan leje prej saj qe te ulen dhe te shuajne etjen dhe Haxherja pranoj duke pasur parasysh faktin qe ndodhej vetem. Dukeqenese lugina ishte ne nje vend kyc per karvanat tregetar plus faktin se aty tashme ka uj u quajt vend i bekuar dhe filluan qe shume familje te vendoseshin aty duke treguar respekt te vencante per Haxheren dhe familjen e saj.
Gjate jetes se Profetit Ibrahim a.s. Allahu xh.sh. i zbriti 10 shpallje (Suhufe) te cilat ishin rreth 100 faqe.

Ibrahimi a.s. kerkon nga Allahu xh.sh. te di si ringjallen te vdekurit 

Pergjigjen e kesaj pyetje e kemi ne Kur'an ku Allahu xh.sh. na tregon se Profeti Ibrahim a.s. i thote Allahut xh.sh.: "O Zoti im! Me mundeso te shikoj se si i ngjall te vdekurit ! Allahu xh.sh. tha: A nuk e beson kete? Ibrahimi i tha: Po, por doja qe zemra ime te bindet! Allahu xh.sh. i tha: Merri kater shpend prane vetes, therri e coptoi, pastaj ne çdo koder vendos nga nje pjese te tyre, pastaj thirri ato, e do shikosh te vije te ty shpejt, e dije se Allahu eshte i Gjithefuqishmi, i Urti." (El Bekare; 260)
Dhe vertet Ibrahimi a.s. veproi ashtu sic Allahu xh.sh. e urdheroi. Keshtu Ibrahimi a.s. mori kater shpend i therri dhe i coptoi dhe me pasi i perziu ato e pastaj i shperndau neper kodra. Mbasi perfundoj kete, Ibrahimi a.s. i thirri (29) shpendet (30). Ne kete moment Ibrahimi a.s. (31) shikoj se si copat  levizen duke kerkuar pjesen tjeter pa u ngaterruar me pjeset e tjera, dhe vijuan keshtu derisa u formuan e me pas shpendet nxitimthi fluturuan per tu paraqit para profetit Ibrahim a.s. (32)

Perse Allahu xh.sh. ia shtonte pasurin profetit Ibrahim a.s. ?

Allahu xh.sh. profetit Ibrahim a.s. i kishte dhene shume pasuri. Nje dite profeti Ibrahim a.s. iu lut Allahut xh.sh: "O Allah ! Nuk po mundem te te falenderoj aq sa duhet per gjithe kete pasuri, prandaj te lutem zvogeloje!" Allahu xh.sh. i thote: "Nese deshiron kete , atehere buken konsumoje ne kemb!"
Profeti Ibrahim a.s. fillon te konsumoj buken ne kembe por njekohesisht lidh ne qafe nje perparce qe grimcat te mos binin ne toke por ti konsumonte. Pavarsisht kesaj, pasuria sa vite dhe i shtohej.
Peseri profeti Ibrahim a.s. i lutet Allahut dhe Allahu xh.sh. i thote: "Per sa kohe je falenderues edhe per grimcen e bukes, nuk do ta paksoj pasurin, perkundrazi do ua shtoj ate!"

Profeti Ibrahim a.s. dhe jobesimtari 

Profeti Ibrahim a.s. njihet per besimin e madh qe ai kishte ndaj Allahut xh.sh, mirepo nje dite i erdh nje jobesimtar (mexhus , dmth adhurus i zjarrit) i cili i kerkoj ushqim. Ngase profeti Ibrahim a.s. e njihte i thote: Nese beson ne Allahun xh.sh. do te jap ushqim. Sapo degjoj pergjigjen e Ibrahimit a.s. jobesimtari largohet menjehere. Per kete veprim Allahu xh.sh. e kritikoj profetin Ibrahim a.s. duke i thene: Une, kete person, qe 50 vite e ushqej dhe pse ai nuk me beson Mua. Prandaj kishe mundesi ta ushqeje pa i kerkuar qe ta nderronte besimin. Profeti Ibrahim a.s. e kuptoj gabimin dhe menjhere u nis per tek njeriu jobesimtar. Sapo profeti Ibrahim a.s. e ze jobesimtarin ne rruge i kerkon ndjes dhe e fton ne shtepi per ti dhen ushqim dhe per ta gostitur. Jobesimtari i habitur me sjelljen e profetit Ibrahimit a.s. e pyet; Perse ndryshove mendje? Ne kete çast Profeti Ibrahim a.s. i tregon se si Allahu xh.sh. e kishte kritikuar. Kur jobesimtari e degjoj te verteten, ai u ndikua nga drejtesin dhe miresia e Allahut xh.sh. dhe vendosi te besoj Allahun xh.sh.
Mesimi i ngjarjes eshte: Asgje nuk behet me inponim por vetem me urtesi dhe sjellje te mire.



Pergatiti
Gezim Kopani

Per te mesuar me shume mbi jeten e profeteve kliko ketu: Profetet


________________
1. Permendet 73 here ne Kur'an
2. Terahu ka qene njohur edhe me emrin Azer. Kur  Azeri ishte rreth moshes 75 Tarihi u shtua me Ibrahimin a.s. ku sipas transmetimeve (Iben Abbasi) del se ai ka lindur afer Damaskut ne nje fshat te quajtur Berza) Ibrahimi a.s. kishte vella Nahorin dhe Haranin.
3. Ne qytetin e quajtur Sumer Ur
4. El Enbija ajeti 52 pashtu lexo suren Shura ajeti 69.
5. Po ashtu Allahu xh.sh e permend kete edhe ne suren Saffat; 83-98)
6. Saffat ; 88-89
7. Safat ; 91
8. El Enbija; 65
9. El Enbija ; 66-67
10. Medohet se katapulten e ndertoi nje qe quhej Hezen. Dhe kjo eshte katapulta e pare e ndertuar nga njeru.
11 El Enbija: 68
12. Transmetohet se nje tip zhabiku (Geko) i ka fryer vazhdimisht zjarrit prandaj Muhammedi a.s. ka urdheruar qe ta mbysni ate. (Ahmedi) Nje transmetim tjeter tregohet se te gjitha shtazet madje edhe insektet (milingona) kan nxituar te shuanin zjarrin me perjashtim te gekos. (Buhariu)
13.Sipas te dhenave, bota eshte sunduar tersisht nga kater sundimtar. Dy mysliman dhe dy jo mysliman. Sipas te dhenave myslimanet ka qene Dhulkarnejni a.s dhe profeti Sulejman a.s ndersa jo myslimanet kan qene Nemrudi dhe Buhtunaser (Nabukodonasori)
14.Thuhet se Nemrudi ka sunduar katerqind vjet.
15.Abdurrezak i transm, nga Mameri e ky nga Zejd Eslemi.
16.Nga Zejd Eslemi
17.Bashkeshortja e Ibrahimit a.s. Sara nuk lindte femije. Sipas transmetimeve te tjera kemi se Ibrahimi a.s. eshte takuar me Saren e cila ishte vajza e nje mbreti te quajtur Haran, dhe Sara la besimin e popullit te vet dhe ju bashkua Ibrahimit a.s. me te cilin edhe u martua. Sara eshte gruaja me e bukur e njerezimit.
18.Ebu Hurejre
19.Trans. nga Ebu Hurejra.
20.Transmetohet se Allahu xh.sh ia ka heq perden mes Ibrahimit dhe Sares e cila ishte drejtuar per nga mbreti, e tregohet se Ibrahimi a.s. e ka shikuar gjithe ngjarjen.
21.Beri me shenje pasi shikoj qe Sara nuk ishte vetem.
22.Mesohet se aty ka qendruar rreth 20 vjet.
23.Edhe Ismaili a.s. eshte pejgamber i Allahut xh.sh.. Sipas transmetimeve kur lindi Ismaili , Ibrahimi a.s. ishte rreth moshesh tetedhjete e gjaste vjec.
24.Buhari
25.Nen te cilin ndodhej uji i bekuar i Zemzemit.
26.Ibrahimi a.s. atyre ju la nje trsate me hurma nje en me uje.
27.Kodra me afer e quajtur Safa
28.Koder tjeter e cila quhej Merve
29.Ne fillim te therrjes Ibrahimi a.s. ka permend emrin e Allahut dhe pastaj ka vijuar me therrjen.
30.Thuhet se Ibrahimi a.s. ka zgjedhur shpend te ndryshem dhe nga kjo ai i ka thirrur me emrat e tyre
31.Disa historian kan dhene mendime se profeti Ibrahim a.s. per nje prejudh kohe ka jetuar ne shpellen e quajtur Makpela, fjale e cila do te thote; "E dyfishuar". Kur Ibrahimit a.s. i vdiq bashkeshoprtia Sara rreth moshen 127 vjeçe , Ibrahimi a.s. u kerkoj Hititeve me ne krye te parin e tyre Efron te blej toke per te varrosur Saren. Efron pranon kerkesen e Ibrahimit a.s. Sipas te krishtereve tek "Zanafillia" Zoti i kishte premtuar Abrahamit, pra Ibrahimit gjithe token e Kananit (emri i qytetit). Mendohet se ne kete vend Profeti Ibrahim a.s. ka jetuar rreth 50 apo 60 vite. Aty rreth moshen 127 vjeçe i vdiq Ibrahimit a.s. bashkeshortia Sara, te cilen e varrosi brenda shpelles. Disa thone se; vite me vone profeti Ibrahim a.s. vdiq brenda te njetes shpelle te cilen turqit e quajne: "Atababalar Magarasi" dmth; "Shpella e paraardhesve-shpella e baballareve". Vete fjala Makpela vjen nga hebraishtia. Ajo ishte ne qendren e qytetit te vjeter te Hebronit. Shpella dhe gjerat rreth saj jane ndertuar nga Ibrahimi a,s.
Sipas historianeve , Makpela ndodhet posht nje xhamie e cila eshte ndertuar ne kohen e Salahudinit (v.1188). Salahudini i lejoi te krishtert qe te vazhdonin me lutjetet e tyre. Kur Salahudini ndertoi xhamin ai ne çdo cep ndertoi minare , dy prej te cileve ende vijojne te qendrojne, po ashtu ndertoj edhe mimberin qe ende ekziston. Kur vendi u sundua nga Memluket, ata ndertuar gjashte shkalle, aq sa ishte numri i varreve. Ndersa kur vendi u sundua nga Osmanet ata bene riparime te shumta duke i kthyer madheshtin dhe dinitet vendit. Osmanet mermetuan varet duke i mbuluar me qilime me vler te madhe  prej mendafshi te gjelber, te qenduar ne menyre madheshtore prej ari. Varret e grave jane te kuqe. Ne kete kohe pervec gjasht varreve te vjetra thuhet se ndodheshin edhe tre varre te tjere. Disa historian mysliman mendojne se profeti Muhammed a.s. ne udhetimin e Isras, nder vendet qe ka vizituar eshte edhe shpella Makpeles.

Xhamia e profetit Ibrahim a.s.

Duhet te kemi parasush se po flasim per nje vend i cili mendohet se ka historia mbi 2000 vjeçare dhe vendi vazhdon te kete status te mbrojtur. Sipas legjendave thuhet se shpella ka nje hyrje sekrete, dhe ne fakt tunelet qe ndodhen tek kjo shpell edhe sot vijojne te jene te mbyllur per turistet. Flasim per nje vend qe i perket kohes antike. Ne kohen e Salahudinit shpella u be xhami. Tek ky vend eshte nje shkrim ku thuhet se: "Ne kete vend jane te varrosur disa njerez te moshuar." Thuhet se ne kohen e Herodit te madh ai ndertoj aty nje tempull. Per shume kohe kjo shpell u la ne harres, por rreth vitit 1119 , nje murg i quajtur Arnoul hyri ne shpell kur zbuloi nje dhome te madhe rrethore. Shume kohe me vone rreth shekullit te 11-te ka shkruar per kete Benjami Tudela i cili nder te tjera thote; "Ketu eshte qyteti i te madhit Shen Abram de Bron, pra qyeti i Hebronit. Qytet i vjeter i cili dikur ishte i vendosur mbi male, por tani eshte shkaterruar ndersa ne lugin ndodhet qyteti i sotem i Makpelahut. Ketu eshte nje kishe e madhe e quajtur Shen Abrami qe ishte tempull i hebrenjeve gjate kohes se profetit Muhammed a.s. Ne shpell ndodhen gjasht varre jo te krishter, dhe ato jane te Ibrahimit a,s, Sares, Is'hakut me Rebeken , Jakupit a.s. me Lean. Kush e paguante mire rojen e shpelles , ai mund tju dergonte ne brendesin e saj. Rruga do na qoj te nje port prej hekuri e ndertuar nga te paret tane (atababalar). Pas shpelles se pare rruga dergon ne shpellen e dyte e cila ashtu si e para ishte bosh, per te vijuar deri tek shpella e tret ne te cilen ndodhen varret e permendura. Ne guret e varreve ka mbishkrime te gdhendura, ku shkruan: Ky eshte varri i Ibrahimit, Ky eshte varri i Is'hakut dhe keshtu me radh. Siç e permenda edhe me siper ne kohen e Salahudinit tek shpella u ndertua nje xhami, dhe turqit sot e quajn xhami e Ibrahimit a.s.  Ne anglisht kjo shpell quhet: "Cave of Machpelah"

Pamje nga brendesia e xhamise se Profetit Ibrahim a.s. 


32. Djemt e Profetit Ibrahim a.s. jane: Is'hak, Ismail, Zimran, Jokshan, Medan, Midjan, Jisbak dhe Shuan. 
33. Profetit Ibrahim a.s. Allahu xh.sh. i dergoi 10 fletushka (Suhufe) 

July 14, 2017

Si e vlersonte profeti Muhammed a.s. pamjen e jashtme

Tregohet se ne kohen e Profetit Muhammed a.s. jetonte i vetemuar ne shkretetire nje sahab i cili e respektonte dhe e donte shume profetin Muhammed a.s. Tregohet se ai sa here qe shkonte ne Medine i dergonte ne shenje respekti profetit Muhammed a.s. dhurata te vogla. Ndersa Muhammedi a.s.ne shkembim te dhurates i jepte edhe me shume.

Nje dite Profeti Muhammed a.s. e shikoj kete sahabi ne treg. Pa e vene re ai  ju afrua dhe ia mbyll syt me duart e tij dhe me shaka thote:

-A deshiron ndonjeri qe ta  bleje kete rob?

Sahabiu duke njohur zerin e Profetit Muhammed a.s. tha:

-O i Derguari i Zotit! Kush e merr nje njeri te shemtuar si une?! Po e bere kete nuk ke per te fituar ndonje gje te madhe.

Me pas Muhammedi a.s. tha:

-Ata qe mashtrohen nga pamja e jashtme nuk do te jepnin shume por tek Allahu vlera jote eshte e madhe!



July 12, 2017

Mbi debatin e prezences se myslimaneve ne plazhe

Se pari islami eshte fe universale dhe publike. Ate mund ta praktikoje çdo kush. Kur individi (myslimani) gabon nuk do te thote qe gabon islami por individi. Mire do ishte qe te kishte plazhe per myslimanet (me sa di une, nuk ka) i cili te jete i aksesueshem per te gjitha shresat e myslimaneve.

Plazhet ne Shqiperi jane plazhe publike dhe si te tille a cenon parimet islame?

Nese plazhi eshte publik mendoj aty marrin pjese masa e gjere qofshin mysliman praktikant apo jo, qytetar, gege apo toske, Shqiptare apo Gjerman, i ri apo i moshuar. Nese ndodheni ne nje plazh publik do e mos do perballeni me konstraste nga me te ndryshmet. Sa i perket parimeve islame mire do ishte te kishte plazhe per myslimanet dhe do ishte mire ato qe kane mundesi  te punonin ne kete drejtim. Besimi eshte individual dhe ka te bej mes individit dhe Zotit si dhe me nivelin e dijes apo menyres se si nje mysliman/e e praktikon islamin.

Sinqerisht nuk arri ta kuptoj nje qe merr familjen apo bashkeshorten dhe e vendos ne nje çader ushtrije mes nje plazhi publik. Pse e ben kete veprim? Myslimani a nuk i ben veprat per Zotin? Pse duhet patjeter te behen keto veprime keshtu qe te tjeret te thone: Ky eshte mysliman tamam apo per te demtuar imazhin e myslimaneve? Nese ka qe e bejne pa ndonje objektiv , thjeshte per te shkuar ne plazh , kjo do te thote qe xhamit duhet te punojne me shume ne mesimin e te jetuarit te islamit.

Mund te kete nga ato qe plazhin publik e konsiderojne normal. Cfare do bejme ti ndalojme? Kete nuk e bejme dot , pasi ai/ajo e ka marr kete pergjegjesi dhe do pergjigjen para Zotit dhe jo para njeriut.

Pergezoj gazetarin qe shqetesohen per kontraste te tilla por shikoj qe edhe ajo ka nevoj te mesoj disa terma te islamit. Nuk duhet ngaterruar mbulesa islame pra hixhabin me ferexhen apo burkan. Nga ana tjeter ne si mysliman (per me tepere organet pergjegjese) duhet te shqetesohemi nese kemi nga ato mysliman/e qe bejne gjera jo te mira e per me teper veperimet individuale tia m'veshin islamit.

Sot eshte koha qe te gjithe sebashku komunitetet fetare, media-gazetaret, intelektualet etj te shqetesohemi per rinin dhe jo vetem e cila dita dites eshte edhe me e rezikuar nga veset e liga si; droga, bixhozi etj po ashtu edhe ndaj atyre qe tentojne inponimin e shoqerise te ndonje ideologjie te divijuar. Uroj qe te gjithe sebashku te bashkohemi ne te miren e perbashket per nje islam , shoqeri e Shqiperi te shendoshte.

Korrik 2017

June 30, 2017

Lutja me rastin e festes se Fiter Bajramit 2017

O Zoti i Gjithesise! O Allahu im!
Ne roberit e tu ne kete dite te bekuar te Fiter Bajramit kerkojme miresit e Tua, driten Tende!
O Allahu per nje muaj per Ty agjeruam , na prano agjerimin tone!
Per Ty u lutem, na prano lutjet tona!
Per ty beme vepra te mira, na i prano ato!
Na prano namazet, sadakat tona!
O Allah! Na i fal gjynahet dhe gabimet tona!
O Allah! Na bej prej jerezve te lumtur, dhe largoje te keqen nga ne!
Na ruaj nga fatkeqesit!
Na ruaj nga termet dhe furtunat!
Na ruaj nga demet e ujit dhe zjarrit!
Na ruaj Atdheun tone!
Na ruaj besimin tone!
Na ruaj familjen tone!
Na ruaj rinin tone nga veset e liga si alkoli, droga e krimi!
Na lumturo zemrat tona, familjen tone dhe shoqerin tone!
Na bej njerez te drejte!
Na bej besimtare me namaze, agjerime e sadaka!
O Zot! Te lutemi ne kete dite per me shume miresi, paqe e lumturi dhe mireqenje!
O Zoti yne! Bekoi familjet tona, femijet tane!
O Zoti yne! Ndihmoje ate qe eshte ne veshtirsi!
O Zot! Largoje dhunen dhe s'miren nga zemrat dhe familjet tona!
O Zot ! Na i fal gjynahet dhe na bej prej banoreve te xhennetit!




Shenim: Lutje e bere ne xhamin e qytetit te Pukes me 25 qershor 2017 me rastin e festes se Fiter Bajramit nga Gezim Kopani