July 05, 2018

Nga vjen e keqja?

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Te mirat me te medha dhe te keqijat me te medha njeriut i vijne prej gjuhes."

Sadakaja , ndarja e pasurise


Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Sadakaja me e vlefshme eshte te ndash nga pasuria jote derisa je i shendoshe dhe atehere kur je i detyruar te kursesh, duke shpresuar se do te fitosh dhe duke u friksuar se mos varferohesh, Mos hezito qe kur te vi shpirti per te dale, te porosisish: Jepi kete filanit, kaq filanit! Se pasuria edhe ashtu u takon trashegimtareve." (Ebu Hurejre)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Sadakaja me e mire eshte ajo sadaka me te cilen njeriu nuk rrezikon as veten, as familjen e vet. Dora qe jep eshte me e mire se dora qe kerkon. Kur te japish, me se pari fillo te ato te cilet u detyrohesh (qe ti ndihmosh)."

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur te japesh sadaka, me se pari ndaj per vete, nese te mbetet diçka; nje pjese ndaje familjes, nga pjesa qe do te ngel edhe per te afermit, nese perseri mbetet diçka per te ndare, ndaje duke ndjekur kete rend." (Xhabiri)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush ndihmon me sadaka ndonje ose nje te aferm, atij Allahu do tia shtoje pasurin. Ndersa ai qe lyp me qellim pasurimin, Allahu do tia pakesoj pasurin si dhe do ia shtoje mjerimin." (Ebu Hurerja r.a.)


Fitimi me i mire

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Fitimi  me i mire eshte fitimi qe njeriu e fiton me duart e veta (ne rrugen e paster e te drejte), dhe tregtia ne te cilen nuk ka mashtrim."

July 01, 2018

Pershkrim i Pukes nga Lamberc 1916

Puke,Kroni i vjeter i bere nga Ali Aga i I-re (Behte fjale tek vendi ku sot ndodhet ish komiteti i partise. Foto e vitit 1936)


"...Ne Iballe u largova prej rruges se ndjekur nga "Shtajnmeci", i cili kishte ardhur ne Iballe nga Kryeziu , dhe u nisa ne nje shteg ne drejtim te perendimit duke kaluar Qafen. Prej kendej, shtegu zbret ne lumin e Sapaçit ne Berishe dhe pastaj ngjitet me nje te perpjete te forte ne shpatet e Krrabit me pyje te zeza per te kapur qafen e Tmugut. Prej andej, shtegu zbret permes lisnajave ne lugine pjellore te Qelzes dhe ngjitet ne nje nivel prej 820 m mbi nivelin e detit dhe arrin ne rrafshin e Pukes. Gjate rruges rreth e rrotull ka pamje te bukura nga ana e veriut. Jane tete vargmale njeri pas tjetrit. Secili me ngjyren e vete, nga kodrat e veshura  me gjelberim deri ne masivet shkembore dhe te hirte te mbuluara me bore. Prej kendej shihet e gjithe Shqiperia e Veriut deri ne Bjeshket e Shqiperise se Veriut dhe Malit Shkelzen... Ne koder mbi te cilen ndodhet xhamia e tanishm ...minarja e xhamise eshte e ndertuar me gure... Nga Puka shkova fillimisht ne drejtim te lindjes per ne Bicaj ne luginen e Fanit te Madh..."

Pershkrim i
Maksimilian Lamerc

Shenimet e M.Lamberc jane botuar ne gjuhen Gjermane ne gazeten e Akademise Perandorake te Shkencave ne Vjen te vitit 1916.

Pergatiti
Gezim Kopani


Myslimanet e fisit te Krasniqes Maks Lamberc 1916


"...Me lart ne luginen e Valbones banon fisi mysliman Krasniqi (1) i cili nuk e meriton aspakt namin e keq qe ka si popull armiqesor dhe i eger. Ne Gegehysen u njoha me disa pleq Krasniqas dhe vura re se jane njerez te mencur qe dine te shijojne nje barcalete te mire dhe prapseprape jane myslimane me mjaft dinjitet. Dialekti i tyre i perket grupit te Gjakoves. U ndava nga tre bashkeudhetaret e mi ne lugine e Valbones , te cilet vazhduan ne drejtim verilindor, ndersa une u nisa ne drejtimin jugore duke u kthyre ne Rajë ne hyrjen e lugines. Aty takova Beqir Noun dhe Kole Markun te cilet u treguan te gatshem te me informonin per dialektin e tyre ne kufirin me Merturin. Valbona e embel e mbushur me peshq, derdhet ne Drin, dhe fiset ; Krasniq, Gash dhe Thaç pjeken me Merturin..."

Pershkrim i
Maksimilian Lamberc (2)

(Shenimet e Maks Lamberc jane botuar ne gjuhen Gjermane ne gazeten e Akademise Perandorak te Shkencave ne Vjene viti 1916)


1. Fisi Krasniq eshte fisi me i madh i Tropojes. Ne defteret Osmane te viteve 1529 del se fisi Krasniq te ket pas 15 zjarre dhe 2300 akçe te ardhura....
2. Maksimilian Lamberc lindi ne vitin 1882 dhe vdiq ne 1963 dhe eshte nder albanologet e njohur te shekulluit njezet.


Pergatiti
Gezim Kopani

Shkodra e vitit 1863 nga Amili Befort


"Qyteti i Shkodres kishte 4500 shtepi te rrethuara me mure saqe pothuajse nuk shihej nje dritare. Ne kete qytet flitet shqipja. Ajo ndryshon prej gjuhes qe flitet ne jug te Shqiperise. Ne krahinat malore flitet shqipja prej katolikeve dhe serbishtja nga ortodokst , ndersa myslimanet shume pak vet e flisnin turqishten. Italishtja flitet mjaft neper qytete, por aspakt neper fshatra... Qytetaret mysliman mbanin fustanella ashtu si dhe shqiptaret e jugut. Krimbi i mendafshit rritej vetem ne Shqiperin e veriut, nuk rritej patatja.Vapa ne Shkoder gjate veres ishte e lart, e nga kjo shume shkodran kan nga nje shtepi ne fshatin Drisht... Ndodhet edhe nje ure mbi Kir e cila eshte si nje merimange nga njeri breg te tjetri e ndertuar me 1768..."

Pershtypje te shkruara nga Amili Befort tek libri "The Eastern Shores of the Adriatic in 1863" "Brigjet lindore te Ariatikut ne 1863"

Pergatiti
Gezim Kopani