July 05, 2018

Kerko ndihme nga njeriu i mire



Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Nese do jesh i detyruar qe te kerkosh diçka, atehere drejtoju njerezve te mire."


Sqarim: Thenja e profetit Muhammed a.s. me fjalen "njerezve te mir" kuptohet me ato njerez te cilet adhurojne Allahun, bejne pune te mira, flasin mir, ndihmojne njerezit etj.

Çeshtja e kesaj bote



Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Puno per kete jete sikur do te jetosh pergjithmone, puno per jeten tjeter sikur do te vdesesh neser."

Mysafiri ne shtepi

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kur ndokujt i vjen mysafir ne shtepi, le te dije qe ai vjen me bereqetin e tij, dhe kur te largohet, largohet me gjynahet e faluara te banoreve te asaj shtepie ku ai ka qendruar."

Nga vjen e keqja?

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Te mirat me te medha dhe te keqijat me te medha njeriut i vijne prej gjuhes."

Sadakaja , ndarja e pasurise


Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Sadakaja me e vlefshme eshte te ndash nga pasuria jote derisa je i shendoshe dhe atehere kur je i detyruar te kursesh, duke shpresuar se do te fitosh dhe duke u friksuar se mos varferohesh, Mos hezito qe kur te vi shpirti per te dale, te porosisish: Jepi kete filanit, kaq filanit! Se pasuria edhe ashtu u takon trashegimtareve." (Ebu Hurejre)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Sadakaja me e mire eshte ajo sadaka me te cilen njeriu nuk rrezikon as veten, as familjen e vet. Dora qe jep eshte me e mire se dora qe kerkon. Kur te japish, me se pari fillo te ato te cilet u detyrohesh (qe ti ndihmosh)."

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur te japesh sadaka, me se pari ndaj per vete, nese te mbetet diçka; nje pjese ndaje familjes, nga pjesa qe do te ngel edhe per te afermit, nese perseri mbetet diçka per te ndare, ndaje duke ndjekur kete rend." (Xhabiri)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush ndihmon me sadaka ndonje ose nje te aferm, atij Allahu do tia shtoje pasurin. Ndersa ai qe lyp me qellim pasurimin, Allahu do tia pakesoj pasurin si dhe do ia shtoje mjerimin." (Ebu Hurerja r.a.)


Fitimi me i mire

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Fitimi  me i mire eshte fitimi qe njeriu e fiton me duart e veta (ne rrugen e paster e te drejte), dhe tregtia ne te cilen nuk ka mashtrim."