October 02, 2020

Gjakova ne vitin 1909

Gjakova ne vitin 1909

Gjakova ne vitin 1909. Me pare fshati Kryezi i Pukes ka pas lidhje te shumta me Gjakoven jo vetem per shkak te rruges se karvanave por dhe per shkak te shpernguljeve te ndryshme te banoreve te Kryezit ne Gjakove. Thuhet se shpernguljet jane bere per shkaqe te ndryshme si: gjakmarrje, mungesa e te pasurit toke buke, tregti etj. Nderkohe ka pas shperngulje nga Kryeziu i Pukes, fshati Kabash i Pukes qe jane bere dhe ne qytetin e Prizrenit, Pejes etj.


Pergatiti
Gezim KOPANI

September 30, 2020

Cdo mengjes mendoj per keto gjera ( imam Shafi)


 

Tregohet se nje here pas namazit te sabahut imam Shafi duke shkuar per ne shtepi i afrohet nje person i cili i thote:
-Ne shume mendime jeni i zhytur mos keni ndonje problem?
-Cdo mengjes mendoj gjerat qe kerkohen nga une, prandaj eci duke menduar , i thote imami.
-Cfare jane ato gjera?
-Cdo mengjes mendoj se nga une kerkohen kete gjera:
1.Allahu kerkon qe une te kryej farzet.
2.Pejgamberi kerkon qe une te kryej sunetet.
3.Familja dhe femijet kerkojne nga une ushqim.
4.Mendja (besimi) kerkon qe une ti bindem urdherave te Allahut.
5.Shejtani kerkon qe une ti largohem rruges se Allahut.
6.Meleket qe shkruajne punet , duan nga une te bej pune te mira qe ti shkruajne sevape.
7. Sa here qe lind dielli me ben te kujtoj se u plaka dhe nje dite me shume.
8. Edhe meleku i vdekjes do qe te mendoj se po i afrohem atij dhe nje dite me teper.

Duke menduar keto eci rruges. i thote imami.
Pyetesi i thote: Vetem nga ti kerkohen cdo mengjes keto gjera apo kerkon dhe nga une?
Imami i thote: Kam ven re se keto gjera kerkohen nga une cdo mengjesn dhe mendoj se kerkohen dhe nga ti, prandaj pastro mendjen nga gjerat e kota dhe nisja te mendosh dhe ti per keto.

Kush e krijoi dinastin Emevite ne Andaluzi ?

Abdurrahman ed Dahilij

 

Nje nder dinastit me te medha dhe me te sukseshme islame eshte dinastia Emevite. Madheshtia e kesaj dinastije tregohet me veprat e medha te qytetit, te artit islam ne Andaluzi. Themeluesi i kesaj dinastije eshte Abdurrahaman Ed Dahilij (qe ne shqip Ed Dahilij do te thote Skifter). Gjithashtu ai njihet per ndertimin e xhamise madheshtore te Kordoves.

Pergatiti
Gezim KOPANI 


Xhamia e Kordobes-Spanje (Andaluzi)



Kur Shqiptaret visheshin me veshje Kombetare. Ne foto Bali Syla 1900-1994

Bali Syl Gjonbalaj (1900-1994) me bashkeshorten Kune Kocanaj


Kur Shqiptaret visheshin me veshje Kombetare. Ne foto Bali Syla 1900-1994

Ne fotografi eshte Bali Syl Gjonbalaj sebashku me bashkeshorten e tij Kune Kocanaj (mbiemer i marr nga fshati i lindjes Kocanaj). Fotografi mendohet se eshte bere rreth vitit 1937 ose 1938. Bali Syla ka lindur ne vitin 12.02.1900 ne fshatin Vuthaj , i cili eshte fis Kelmendi.
Nje vajze Bali Syla (Bahrije) e martoj me Maxhun Laçi i cili eshte prej Zahrisht te Hasit (Maxhuni u martua me Bahrijen ne Bruksel gjate vitit 1970 pasi qe ne vitin 1950 Beq Zeneli u largua nga Shqiperia per te vazhduar rruge ne Kosove me pas ne Itali per te ndaluar ne Belgjik) .
Sipas te dhenave familja e Maxhun Beqë Laçi eshte me origjin nga fshati Kabash i Pukes. Pema familjes se Maxhun Laçit perbehet nga keto breza: Fetë, Ukë, Zenel, Beq, Maxhun dhe Cen. Sic dihet nder te tjere ne fshatin Kabash te Pukes kan jetuar kater vllazni Dedë, Mark, Nikoll dhe Pal , te cilet per arsye te mungeses se tokes se bukes u larguan nga fshati Kabash. Deda ra ne Fushe Doçi ne Vau Dejes Shkoder, Makru ne Korisht te Prizrenit, Nikolla ne Reç te Dibres ndersa Pali ne Has ose ne Lume. Me shume mundesi te paret e Maxhunit jane me origjine nga fshati Kabash i Pukes. Nderkohe ne fshatin Bardhoc te Kukesit jane vllaznit e tjere te dalun prej fshatit Kabash i Pukes dhe te cilet mbaj mbiemrin Laçi

Bali Syl Gjonbalaj vdiq me 04 dhjetor 1994

Shenim: Disa te dhena jane konfirmuar dhe nga pasardhesi i djalit te tij Maxhun Cen Maxhun Laçi.

Pergatiti
Gezim KOPANI


September 21, 2020

Drejtesia eshte nje pasuri e shtrenjte, nuk gjendet kurrre te njerezit e lire



Disa thenie nga Mevlana Xhelaledin Rumi


"Injoroj ata qe te bejne te ndjesh frike dhe trishtim, qe te degradojne e te shpien drejt semundjes e vdekjes."

"Ne kete bote, sprova jote eshte ajo cfare deshiron me shume."

"Injoranti i ngjan punes se daulles. Zhurme ka shume, por brenda eshte bosh."

"Mos e gjyko te kaluren e askuht, mos harro se edhe elmazi, perpara se te perpunohej, ishte nje cop qymyr."

"Mos e harro kurre kete o bir: Drejtesia eshte nje pasuri e shtrenjte, nuk gjendet kurrre te njerezit e lire."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Besetytnia, pasoje e padijes per fene

Nexhat Ibrahimi


Qytetaret i kthehen paranormales kur shoqeria i neglizhon ato

Kur nje shoqeri ngec ne edukim dhe arsimim normal, ajo krijon hapsire per depertim te erresires shpirterore dhe ideore ne ate shoqeri. Erresia identifikohet me jokempetencen, e personifkuar ne mjeket popullore, fallxhore, hajmalixhinjte e mashtruesit, te cilet flasin per te ardhmen, per te panjohurat, per te pamundshmet, duke i manipuluar njerezit ne nevoje materiale ose psikike, por qe kete mundesi ndihme nuk e ka askush tjeter pos Krijuesit. Dukuri te tilla jane te ditura per bashkesist primitive ne Afrike, Ameriken Latine e pjese te Azise, por keto dukuri shfaqen ne shoqeri bashkohore, te qyteteruara, te njerezit qe i rrethon elektronika, kjo gjendje brengos. Per me teper brengos kur kjo behet ne nivel shteterore, ne nivel te institucioneve me te larta arsimore, edukative , shkencore. (1)

Lajthitja si rezultat i padijes

Jeta eshte e gjale dhe e nderlikuar nese njeriu nuk ece binareve te natyrshem. Me kete rast, lindin dilemat, shqetesimet, ngerci shpirteror e fizik. Ne kete gjendje, njeriu/grupi ka nevoje per ndihme perkatese per rehabilitimin e tyre, duke u dhene rrugedalje. Nese ndihma mungon, njerezit i kthehen paranormales, jonormales , te skajshmes, duke u perpjekur te shpetojne me ndihmen e fijes se kashtes mes oqeanit. Deshira per te jetuar normalisht i largon njerezit nga racionalja dhe , ne kete menyre, njeriu/njerezit bien ne grackat e padijes, injorances.
Tekstet fetare kur'anore dhe te hadithit paralajmerojne:
"A jane te barabarte ata qe dine me ata qe nuk dine." (Ez Zumer, 9)
"..sikur te kishim degjuar dhe sikur te kishim pasur mend, ne nuk do ishim nder banuesit e zjarrit." (El Mulk, 10)
"Dija do te zhduket me vdekjen e dijetareve derisa nuk mbetet ne toke asnje, ndersa njerezit per prijes te tyre do t'i marrin injorantet, do te kerkojne pergjigje prej tyre, ndersa keta me padijenin e tyre do t'u pergjigjen dhe ata dhe veten ne mashtrim do t'i çojne." (Buhari dhe Muslim)
E qarte, drejt besetytnise shpie padija dhe te padijshmit. Madje, edhe ne kohen e teknologjise se avancuar besetytnia eshte ne rritje. Perse? Pergjigje ka shume, por ne do te cekim se dija aktuale eshte tjejet siperfaqesore, formale, e brishte, teknike, jo e perjetuar, jo e meshiruar ne pronarin e saj. Dija, aktualisht eshte dekor, eshte diplome, eshte instrument deshmie per dijen, por je vete dija. Kjo dije po merr hov, duke u dhene perparesi vlerave te rrejshme dhe njerezve te pavlere, duke krijuar mundesi tjeter, ku njerezit me shume vrapojne , por fare pak ose aspakt nuk meditojne dhe duke e sjelle ne humbje vetveten dhe te tjeret. (2)
Kjo gjendje ka arritur ne shkalle te larte, saqe disa thone se besetytnia po behet forme universale dhe e perhershme e te menduarit ne boten bashkekohore. Kjo gjendje, ky nivel besetytnie, me shenja alarmante, eshte shqetesuese, madje edhe depresionuese te nje pjese te konsiderueshme e popullsise. Ne kerkim te lehtesive nga kjo gjendje e rende shpirterore e psikike, njerezit mesyjne forma te ndryshme rrugedalje, te arsyeshme ose jo. Ne popull kemi forma te ndryshme te besetytnise. Disa jane aq te njohura, sa eshte veshtire te largohen si joracionale, jofetare. Disa nga keto forma jane:
-Kulti i gjarprit, i cili duhet te mos vritet;
-Kulti i ujkut, pjese e tij, si dhembi, konsiderohen te nevojshme;
-Kulti i bukles, e cila ka fuqi mbrojtese dhe hakmarrese;
-Kulturi i flutures, si gjallese e mire;
-Kulti i maces se zeze, kur ta pret rrugen, andaj duhet nderruar drejtimin;
-Kulti i bletes, si gjalese e bekume (3)

Kemi edhe shfaqje te tjera te ketij tipi, si "hapja e çadres ne shtepi sjelle fatkeqesi", "kruarja e dores se djathte d.m.th. se do te jepni para dhe e dores se majte d.m.th se do te merrni para.", "patkoi i kalit i vendosur ne deren e hyrjes mbron nga te keqijat", "nese vdes dikush ne familje, ia kepusim koken nje pule, qe te mos vdes edhe i dyti e i treti", "pasqyra e thyer ka fuqi qe te sjelle gjera te keqija ne jete", "e marta e zeze", me ç'rast nuk lejohet puna, pastrimi etj.

Orientimi drejte bestytnise

Edhe pse neper xhami e vende te tjera flitet per bestytnine dhe pasojat e saj, duke ofruar alternativen e besimit te drejte. Megjithata, besetytnia, ne format e vejtra, ende eshte e pranishme dhe me te madhe dhe shume lehte deperton ne format e reja, se paku te reja per nenqiellin tone. (Bestytnite te cilat edhe sot ekzistojne , jane me shekuj, te cilat u perpoqen t;i fshijne) (4)
Mendimet e shkencetareve boterore rreth kesja dukurie jane te ndryshme, varesisht nga shkolla e mendimit. Duke e marre parasysh kuptimin e fjales nga latinishtja (superstiti), si besimi ne veprimin e forcave te pashpjegueshme, besetytni, eshte e qarte se feja e vertet dhe dija e paanshme jane faktore per zbutjen, amortizimin ose edhe eliminimin e besetytnise. Indikative eshte thenia e shkenctarit Stjuart A. Vajs, profesor i psikologjise ne Kolegjin e Konektikatit: "Edhe pse jetojme ne shoqerine teknologjikisht te perparuar, besetytnia eshte e shtrire me shume se kurdohere me pare.
Gjate shekullit XX modernistet shekullare menduan se modernizimi ekonomik dhe shoqerore çon ne çrrenjosjen e religjionit si element me rendesi ne ekzistencen njerezore. Po keta ishin te bindur se shkenca, racionalizmi dhe iluminizmi pergjithmone do ti eliminoje besetytnite , mitet, irracionalitetin dhe ritualet, te cilat perbejne thelbin e feve ekzistuese. Shoqeria qe po lind, sepse tyre, duhet te ishte tolerante, racionale, pragmatike, progresive, humanister dhe shekullare. Konservatoret e shqetesuar kane paralajmeruar per pasoja te tmerrshme me zhdukjen e besimeve dhe te institucioneve fetare, sidomos per sa i perket udheheqjes morale, me te cilen religjionet e orientojne miresjelljen individuale dhe kolektive. (7)

Ne aspekt te vetidentifikimit religjioz e dime se Islami e gjykon dhe i ndalon rrepte te gjitha llojet e besetytnive ne te gjitha shfaqjet e tyre. Islami e ndalon kerkimin e ndihmes nga ata qe kane nevoje vete per ndihme. Mashtrimi i njerezve me fatkeqesi dhe manipublimi me ta, me qellim perfitimi ne menyre te lehte, eshte i papranueshe. Prandaj edhe lutja e njeriut duhet te jete: "Vetem Ty te adhurojme, dhe vetem nga Ti ndihme kerkohjme." (El Fatiha, 5) 
Ketu duhet pasur parasysh se: "Nese Allahu te perfshine me ndonje te papritur, askush, pervec atij, nuk mundet ta largoje, por nese do te mirem , prape askush nuk mund ta pengoje miresin e Tij. Ai me ate shperblen ke te doje nga roberit e vet dhe fale shume, eshte meshireplote." (Junus , 107)
Nderkaqe Muhammedi a.s. ishte i drejtperdrejte: "Ai qe ka besim te dobet dhe iu drejtohet mashtruesve, nuk do te hyje ne xhennet." (Hadith)
Tashme eshte e qarte se zbehka, degradimi ose largimi i besimit nder njerezit shpie ne gjendjen e indiferences, pasigurise, braktisjes. Ne kete gjendje te pashpres, njeriu i drejtohet erresires, irracionales, mashtrimit, sepse eshte e detyruar te gjeje shpetim per vetveten, por kete e ben ne mnyre jo te drejte. Ai u drejtohet mjekeve, bioenergjisteve, parapsikoloeve, fallxhoreve dhe hajmalixhinjeve te ndryshem. Ata e sheronje stresin, depresionin, madje edhe sterilitetin, mosmarreveshjet bashkeshortore e mossukseset. Kjo sidomos, eshte intensifikuar me zhvillimin e internetit dhe mediave te tjera elektronike e te shkruara. Madje, disa media fitimet kryesore i kane nga reklamat e tilla. Me rastisi ne internet nje psikolog me zanat, emrin e te cilit nuk do ta cek, dhe me habiti gama e tij zanatliu, qe konsideroj se eshte abuzim me fatkeqesisne e njerezve. Te tillet, duke ikur nga fallxhoret, bien ne gracken e titujve shkencore mjeksore. Puna qe ofron ky psikolog dhe shume ngjashem si ai, do te ishte kafshate e madhe edhe per nje klinike, e lere per nje individ.

Pergjegjesia rrjedh nga besimi ne Zot

Problemi i besetytinise eshte i pranishme ne te gjitha permasat dhe pothuajse ne te gjitha shtresat e shoqerise. Perpjekjet per diagnostifikim me terapi nuk jane te lehta dhe kerkojne perfshirjen e te gjitha strukturave shoqerore: ligjore, edukative-arsimore etj. Hedhja e fajit te shteti, te feja ose tek individi, nuk do ta zgjidhe çeshtjen, por do ta ngaterroje. Ndihma e sociologeve do te ndihmoje per konstatimin e permasave dhe te thellesise se problemit; ndihma e psikologeve  do te ndihmoje ne qasjen me te mire karshi karakterit te individit ose grupit; ligji do te ndihmoje ne kontrollimin e problemit qe mos te dale jasht kontrollit shoqerore dhe ti ndihmoje grupet e tjera te interesit qe ta ofrojne ndihmen e tyre. Por problemi do te zgjidhet vetem mer perfshirjen e fese, sepse mungesa e saj edhe e ka shkaktuar besetytnine. Vakumi i kirjuar nga mungesa e fese nuk permbushet me besetytni, shtriga e gogole, me kesulekuqe e borebardha, por vetem me besimin ne Zotin Nje dhe te Vetem. Shkenca pa besim krijon ateiste, ndersa besimi pa dije krijon mistike; te dyja keto, pa bashkepunim te plote, krijon skajshmeri. (6)
Pra eshte evidente se pa fene, besimin, njeriu nuk mund te ece ne kembe, por te sorollatet here djathtas dhe here majtas. Por, shtrohet pyetja e fuqishme se sa jane organizat fetare vendore te gatshme te ofrojne prezantimin e fese ne menyren e duhur fetare, etike, objektive, shkencore. Ka kuadro te gatshme, qe dini cka duan apo ka sasi te kuadrit qe reciton tekste, qe percaktojne xhennetin dhe xhehenemin, per numrin e sevapeve, per vitet qe do ti kalojme ne xhennet apo xhehenem, qe flasin per dexhalin e shtazen e tokes, per peshoren e Uren e Siratit, por nuk dine dy fjale per islamofobin, globalizimin scientizimin, ekzistencializmin, iluminizmin, ateizmin, pozivitivizmin dhe librealizmin. Ne kemi kuadro qe gjithe kohen thone se kemi politiken me te mire, ekonomin me te mire, kulturen me te mire, por asnje nuk ofroi nje platforme publike politike, ekonomike, kulturore, qe ka pergjigje karshi vetes dhe tjetrit, ne frymen e besimit ne Zotin Nje dhe te Vetem. Organizatat fetare islame shqiptare, me anetaret e saj dhe faktoret te tjere te interesuar, duhet dhe munden te ndihmojne ne zvogelimin dhe eliminimin e besetytnise nese i pervishen punes fetare e etike dhe e lene pas shpin vesin/manine e veshmbathjes mark, automjeteve mark, restoranteve ekskluzive, fotografive selfie neper vende te ndryshme turistike, sepse tere keto jane sukses i te tjereve, e jo i yni. Sukesi une eshte kur qytetarit t'ia ofrojme ushqimine pershpirtshem te nevojshem per te, kjo nepermjet metodave me te mira. Feja islame e ka kete fuqi, e ka kete urtesi, madje ka dhene proven e suksesit dissa here gjate historise.

Shkruar nga Nexhat Ibrahimi 


___________
1. Shih httpse://www.shqiperia.com/Sot-festa-e-Halloween-i-origjina-e-saj-legjendat-dhe-mitet.18834
2. Shih: Selman Selhavoni?, Stoviseznanja to manje praznovjera, ne: https://preporod.com/index.php/mislinja/item/9211-sto-vise-znanja-to-manje-pranznovjerja
3. Shih gjeresisht per besetytnine nga perkufizimi, format, ndikimi, shtrirja e tjera: Dr. Orhan Bislimaj, Statuesi i besetytinive ne besimin islam (rasti i Kosoves), disertacion i mbrojtur me 28.11.2018 ne Novi Pazar
4. https://wol.jw.org/sr-Latn/wol/d/r353/lp-sbo/101999761
5. Mislav Kuko , Neolibrealna globalizacija u sudaru civilizacija, ne Grup autoresh Globalizacija i neoliberalizma, Zagreb, 2006, fq.33, ose httpse://books.google.com/books?id=hBD-K_8JszgC&lpg=PA33&dq=praZNOVJERJE+in+islam&source=bl&ots=BpcmS35in8&sig=VSYTM-bG870acjLNjc4_OFZm58F&hl=en&hl=&sa=X&ved=2ahUKEwjDn4CH5-reAhWO_CoKHdmrDtQ4ChDoATAegQIABAB#v=onepage&q=praZNOVJERJE%20in%20islam&f=false 
Sipas po ketij autori, synimi me nuk duhet te synohet modernizimi i Islamit, por islamizimi i "modernitetit".
6.Shih; Selman Selhanovi, po aty. Gjersisht : Nexhat Ibrahimi, Bazat e etikes islame Ahlaku, Logos_A, Shkup, 2005, fq 38-51