July 26, 2022

Frika ndaj Allahut

Ne popujt e me parshem kishte jetuar nje person i cili ishte shume i pasur, por kishte bere shume gjynahe. Dhe pse kishte kaluar shume kohe ai nuk ishte penduar per gjynahet e tij. Nder gjynahet me te kqia ishte vjedhja e te vdekurve pasi ato varroseshin. Kur ju afrua vdekja thirri femijet dhe i pyeti: Cfare babai isha? Femijet i pergjigjen: Babai me i mire ne bote! Atehere ai u thote femijeve: A do beni ato gjera qe u theme edhe pas vdekjes time? Po i thone femijet! Atehere u thote: Kur te vdes do merrni kufomen time dhe do e digjni, bejeni shkrum e hi. Pasi te jete bere pluhur dhe hi do dilni nje dite me erë te forte dhe do e shperndani pluhurin mbi toke dhe dete. Pasi vdes, femijet marrin trupin e tij dhe e djegin, dhe hirin e trupin te tij e shperndajne sic kishte porositur babai i tyre, por Allahu xh.sh. urdhron token dhe detin te nxjerrin hirin e ketij burri. Hiri mblidhet nga cdo skaj e det ku ai ishte shperndar dhe ky njeri del para Allahut xh.sh. me trupin e tij. Allahu xh.sh. e pyet; Pse le kete porosi femijeve? Ai pergjigjet: O Allah! E lash kete porosi pasi kisha frike nga ndeshkimi Yt! Kur e tha kete , Allahu xh.sh. i thote:Meqene se ke frik ndeshkimit tim ti kam faluar gjynahet.
Allahu xh.sh. thote ne Kur'an: "Thuaj (O Muhammed), besimtaret le t'i gezohen vetem miresise se Allahut dhe meshires se Tij, pasi ajo eshte shume me e dobishme se punet e tyre." (Junus; 58)

Pergatiti
Gezim KOPANI

July 25, 2022

Vlera e një kafshate buke

Nje dite nje grua e varfer del sebashku me djalin e vogel per te lyp. Ngaqe ishte dielli i forte vendos ta le djalin nen hijen e pemes dhe vet doli te lypte ne rruge. Pasi i dhane nje cop buke, ajo u kthye tek djali, por nuk e gjeti aty, dikush e kishte marr. Vetem ate djal kishte dhe filloj te qaje me ze. Ne ate moment vjen nje person edhe me i varfer se ajo dhe i thote gruas: Kam dite qe nuk kam futur gje ne goje, mund te me japesh ndonje gje? Ajo e shikoj dhe i dha buken e falur dhe perseri vazhdoj te qante. Pas nje kohe te shkurter vjen nje person me djalin e saj perdore. Ajo e gezuar u ngrit dhe i tha: Çfare do me djalin tim? Ai i tha: E mara qe ta shisja per skllav, por gjate rruges nje ze i brendshem me thoshte: Si do te ndihesh ti nese do ta merrnin femijen tend e ta shisnin per skllav? Prandaj erdha per ta sjell. Gruaja ishte besimtare e madhe ndaj Allahut xh.sh., dhe e kuptoj miresin e Allahut dhe tha:  O Allah ! Ti je i Lavdishem! Je aq i madhe sa nje kafshate buke e shperblen me djalin e kthyer!

Allahu xh.sh. thote: Te devotshmit ndaj Allahut jane ata te cilet e besojne te fshehten, e kryejne namazin dhe prej asaj qe ne u kemi dhene ata japin zekat e sadaka." (El Bekare; 03)
              

Pergatiti
Gezim KOPANI

Per te mesuar me shume mbi sadakan kliko ketu: Puna e mire dhe sadakaja 

July 15, 2022

Shpella e Radacit - Pejë Kosovë ( Radaci cave )

Shpella e Radacit , Peje - Kosove. 
Ne fotografi jane vaskat (100 te tille) ose bazen. Ndersa ne formen e dores eshte bashkimi
i stalagtitit me stalagmitin. (korrik 2022)

Shpella e Radacit ndodhet 11 km larg qytetit te Pejes - Kosove . Shpella ka dy hyrje; hurja e nxehte (e cila eshte e mbyllur) dhe hyrja e ftohte. Gjatesia e shpelles eshte rreth 3620 m nga te cilat 250 te aksesueshme per vizitoret. Shpella eshte formuar si pasoj e forces se ujit i cili ka ndryshuar drejtim, por gjate veres ne thellsin e shpelles vijon te kaloj nje sasi e vogel ndersa gjate dimrit me shume. Uji vjen nga bjeshket e Namuna duke formuar keshtu burimin e Drinit te bardhe.(1) Shpella ka pjesen hyrese, blloqet qendrore, dhoma e lakuriqve etj. Pjesa me e bukur e shpelles eshte ajo e vaskave ose bazeneve ( 100 te tille) te cilat jane formuar si pasoj e rrjedhjes se ujit. Interesant eshte bashkimi stalagtiteve dhe stalagmiteve ku sipas ciceronit per tu bashkuar eshte dashur 2 milion vite.(2)
Sa per kuriozitet, nje stalakmit qe te rritet 1 cm i duhet te pakten 100 vjet. Teperatura mesatare e shpelles eshte 8-12 grade celzius. 

Pergatiti
Gezim KOPANI


________________
1. Drini i Bardhë eshte lum qe buron nga mali i Rusolise dhe gurra e Shpelles se Radacit ne Pejë ne lartesin 586 m mbi nivelin e detit. Disa metra poshte shpelles krijohet nje ujvar e bukur me gjatesi rreth 30 m. Drini i bardhe pershkruan nje pjese te territorit te Kosoves (ana perendimore) per tu bashkua me Drinin e Zi ne qytetin e Kukesit.
2. Stalagtit dhe Stalagmit jane fjale greke. Me stalagtit kuptohet pikim uji (me perberje gelqerore dhe jovetem) i cili bie pike pike dhe ne ne toke formohet stalagmiti.

Vaskat e shpelles se Radacit - Peje , Kosove.

Stalagtitet e shpelles se Radacit ne Peje , Kosove (Korrik 2022)

Stalagmitet e shpelles se Radacit ne Peje, Kosove (korrik 2022)

Shenim: Fotografi te bera nga Gezim KOPANI (korrik 2022)

Festa e Kurban Bajramit është festë për të gjithë

Festa e Kurban Bajramit eshte feste e bekuar pasi ate e permend Allahu xh.sh. ku thote; "Pasha çiftin dhe pasha tekun" Çifti eshte dita e dhjete e Dhul Hixhes pra dita e Kurban Bajramit ndersa teku eshte dita e Arafatit. Po ashtu per kete feste ne suren Keuther Allahu thote: "Falu dhe bej kurban per hir te Zotit tend."
Ne kete kuader besimtaret mysliman falin namazin e Kurban Bajramit dhe ato qe kan mundesi (qe plotesojne nisabin) bejne therjen e Kurbanit per hir te Allahut. Me qellim e te qenurit pran nevojtarit besimtaret ndaj mish kurbani per ta. 
Ne kete kuader edhe kete Kurban Bajram fal mbeshtetjes se shoqates V.H.K. Istanbul dhe Fondacionit Miresia u be shperndarja e mishit te kurbanit per dhjetra familje ne qytetin e Pukes dhe jo vetem.



Date; 10 korrik 2022

Festimi i Kurban Bajramit në rrethin e Pukës

 

Falja e namazit te Kurban Bajramit ne xhamin e qytetit te Pukes . Date; 09 korrik 2022

Gjate hytbes se Kurban Bajramit ne xhamin e qytetit te Pukes. Date; 09.07.2022

July 08, 2022

Urime festen e Kurban Bajramit 2022


Bismilahir Rahmanir Rahim!
Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!


Te nderuar besimtar mysliman te rrethit Puke!

Me kenaqesi ju njoftoj se neser date 09 korrik 2022 eshte festa e bukur e Kurban Bajramit. Kjo feste bashkon myslimanet ne lutje, solidaritet dhe urime ndaj njeri-tjetrit. Ndaj ne keto momente te bekuara te lusim Allahun xh.sh. per jeten, shendetin dhe Atedheun tone. Ta lusim Allahu xh.sh. qe te na ruaj nga fatkeqsite, aksidentet, dhe ta lusim Allahun xh.sh. per te semuret qe tju jap sherim, jetimet , te moshuarit, te vetmuarit dhe te pamundurve tju jap force.
Ne perfundim ju uroj: Nga mot Gezuar festen e Kurban Bajramit! E festofshi Bajramin me lutje te pranuara dhe me gezim te bashkuar me njeri-tjetrin! Dhe nje here Gezuar Kurban Bajramin !


Me respekt
Gezim KOPANI