Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
September 11, 2017
Hani i Rrapes - Puke 1927
Hani i Rrapes - Puke fotografi e vitit 1927. Hani u hap nga Ismail Ibrahimi pasi aty kalonte rruga nga Shkodra per ne Kosove . Kjo rruge ka qen njohur si rruga e karvaneve si dhe me emrin rruga e Gjakoves.
Pergatiti
Gezim Kopani
August 27, 2017
Takim me historianin Turk
Me date 24 gusht 2017 kisha nderin te pres historianin Turk Ilkay Erken me te cilin pasi diskutuam mbi disa ceshtje historike vizituam disa fshatra ne rrethin e Pukes.
24 agustos 2017 persembe gunu beni ziyarete gelen tarihci Ilkay Erken ile Puka koyesini ziyaret ettik.
24 agustos 2017 persembe gunu beni ziyarete gelen tarihci Ilkay Erken ile Puka koyesini ziyaret ettik.
August 16, 2017
Xhamia e fshatit Dragobi - Tropoje
Xhamia e fshatit Dragobi
Xhamia e fshatit Dragobi ndodhet ne zonen e Myftinise Tropoje te Bajram Currit . Xhamia e Dragobise eshte e vendosur ne fshatin e Dragobise, buz lumit te Valbones. Rreth saj ka disa varreza myslimane dhe karshi saj ndodhet Shpella e Dragobis (Monumet Natyre) e cila ndodhet ne lartesin rreth 1200 m mbi nivelin e detit dhe qe ka nje gjatesi 8 m dhe gjersi deri ne 4 m. Aty eshte strehuar edhe heroi Bajram Curri (Thuhet se ne kete shpell ne vitin 1925 vdiq (apo u vra B.Curri ).

Ka nje gjatesi rreth 8 - 9 m dhe gjeresi deri ne 6 m. Xhamia ndodhet buze lumit Valbone dhe afer ures qe kalon mbi kete lum. Afer xhamis ka disa varreza myslimane. Per shakak te vendodhjes por edhe te emrin qe ka fshati Dragobi jane bere disa dokumentare si dhe film pasi ky fshat njihet edhe per 200 kullat e tij te ndertuara prej guri.
Fshati Dragobi ka disa monumente Natyrore te cilat jane:
1. Lugina akullnajore e Motines
2. Ara e Dragobis
3. Shpella e Dragobis
Aktualisht fshati Dragobi ka rreth 80 shtepi. Se fundemi ne fshatin Dragobi eshte realizuar nje film ky pjese e se cilit eshte edhe kjo xhami.
(fotografi e bere tek Xhamia e fshatit Dragobi Tropoje viti 2017)
August 02, 2017
Profeti Ismail a.s. dhe ndodhia e Kurbanit
Profeti Ibrahim a.s. kishte nje bashkeshorte shume te bukur , Saren . Qe te dy deshironin shume te kishin nje femije, por Sara nuk lindte femije. Pas ndodhis me mbretin e Egjiptit i cili me von i dha Sares nje prej sherbetoreve te tij te quajtur Haxhere, Ibrahimi a,s. ne nje moshe pothuajse te vjeter e lejoi Sara ate te martohet me Haxheren me qellim qe te kishte femije. Dhe ne ashtu ndodhi.
Per shkak te frikes se mos Sara do i bente gje shtatzanis se saj, Haxherja u largua dhe u vendos tek nje burim uji . Aty i vjen meleku dhe i thote: Mos keni frik se ai djal do lind dhe do jet njeri i madh, do jet pejgamber dhe do quhet Ismail! Pas nje fare kohe Sara dhe Haxherja filluan te xhelezohen (Per me shume lexo historin duke klikuar ketu: Jeta e Profetit Ibrahim a.s. )
Per shkak te xhelosis se tyre Ibrahmi a.s. vendosi te largoj Haxheren pasi ajo te lind, sepse keshtu e urdheroi meleku i Allahut xh.sh. Ibrahimi a.s. e vendosi ato ne luginen mes kodres Safra dhe Merves . Kur Ibrahimi a.s. filloi te largohet, Haxherja e kap per rrobash dhe i thote: Si o Ibrahim po largohesh dhe po na le te shkret ketu? Ibrahimi nuk reagoj. Haxherja vazhdonte ta pyeste, por perseri Ibrahimi a.s. nuk reagoj. Kur Haxherja i thote; A te ka urdheruar Allahu xh.sh keshtu? Ibrahimi a.s. tha: Po! Haxherja tha: Atehere nuk do jemi prej te humberve!
Pasi u largua Ibrahimi a.s Haxheres i filluan hallet. I perfundoi uji dhe filloi te ngjis kodren e Safras me qellim te gjente ndonje rruge dalje por nuk shikon asnjeri qe ta ndihmonte. Kthehet si me vrap dhe hyp ne kodren e Mervas. Kete e ben shtat here. Ne here e fundit degjon nje ze qe ishte Meleku i Allahut i cili i binte tokes, nga ku filloj te dal aq shum uje saqe Haxherja vrapon drej ti dhe fillon ta rrethoj. Ai uj ishte uji Zemzem . Meleku i thote Hxheres: Mos u frikso, se ky vend do jet i bereqetshem. Djali yt sebashku me babain e tij Ibrahimin a.s. do ndertojne shtepin e Allahut , Qaben! Pas kesaj kalon aty pran nje fisi i quajtur Xhurhum. Ata kerkojne leje prej Haxheres per te pir uj dhe ajo i lejoi. Jeta filloj te shkoj shume mire per Haxheren dhe Ismailin a.s. duke pasur parasyh begatin e madhe qe Allahu xh.sh u dha me ujin zemzem dhe jo vetem.(1)
Pasi Ismaili a.s. u rrit dhe u be i afte per pune , si zakonisht i vjen per vizite babai i tij, Ibrahimi a.s. i cili dite me pare kishte shikuar nje enderr. (3)
Ne ender shikonte se duhet te bej djalin kurban. Heren e pare Ibrahimi a.s. mendoj se kjo eshte thjeshte nje enderr por ku ajo u perserit naten e dyte e kuptoj se ajo ishte prej Allahut xh.sh ishte nje shpallje, urdher. Dita qe pasoj endrren e dyte te profetit Ibrahim a.s. quhet dita e Arafas.
(Arafaja eshte dita e nente e muajit Dhulhixhe. Ata qe nuk jane duke kryer haxhin mund ta agjerojne diten e arafas. Muhamedi a.s ka agjeruar kete dite dhe ka bere kete dua: "Shpresoj prej Allahut qe te mi fal gjynahet e vitet te kaluar dhe vitit te ardhshem." (Muslimi) Dita e arafas eshte nata e Kurban Bajramit.
Kjo ishte nje sprove per profetin Ibrahim a.s. dhe kjo sprov i erdh kur djali i tij Ismaili a.s. thuhet se kishte arritur moshen e pjekuris 18 vjeç (diku tjeter thuhet rreth 15 vjec) Tregohet se Ismaili ishte nje djal shume i bukur dhe i edukuar. Kur Ibrahimi a.s. arrin tek shtepia e Ismailit a.s. e takon ate me dashuri dhe mall pasi e dinte premtimin e bere dhe se per çfare ishte udheruar nga Allahu xh.sh. andaj me kujdes vendos ti tregoj. Profeti Ibrahim a.s. i thote djalit: "Djali im, une kam shikuar ne enderr qe te te pres ty..." (Es Safat ; 102)
Ismaili a.s. i thote: "Baba im! Beje ate qe te eshte udheruar, e une ne dasht Zoti do jem durimtar." (4) Te nesermen ne mengjes Ibrahimi a.s. mori djalin Ismailin dhe u nisen rruges per nga Qabja saktesisht per ne Mina (Mina eshte vendi ku u therr kurbani).
Rruges per ne Mina shejtani i doli para Ibrahimit a.s. per tia prish nijetin (qellimin-punen). Shejtani i thoshte: Si guxon ta besh kete? Ti je babai, si mundet nje baba te therr djalin? Por Ibrahimi a.s. as qe i vuri veshin fjaleve te shejtanit dhe mori gur duke e goditur (shtet here)
Pasi shejtani deshtoi me Ibrahimin a.s. shkon te Ismaili a.s. duke i thene: Kjo qe po ben babai yt eshte lajthitje. A urdheron Allahu nje gje te till? Mendo nenen tende , mendoje ate se sa shume do merzitet dhe do qaj per ty. Por edhe Ismaili nuk degjoj mashtrimet e shjetanit dhe e goditi me 7 gur ashtu siç beri babai i tij. Duke mos pasur sukses shejtani shkon tek nena e Ismailit Haxherja dhe i thot: Burri yt eshte duke therr djalin tend. Haxherja nuk e degjon dhe i thote: Ibrahimi a.s. nuk ben asnje gje per te cilin nuk e ka urdheruar Allahu xh.sh edhe kjo e gjuan me gur. Keshtu shejtani u largua nga te tre duke u goditur me nga 7 gur. (5)
Kur arriten ne vendin e caktuar Ismaili a.s. i thote babait qe te mos merzitet, une do jem prej durimtareve. Keto fjale ishin prekse per Ibrahimin a,s por permbahej pasi deshironte te dergonte ne vend urdherin e Zotit. Me sy te perlotur Ibrahimi a.s. e shtrin te birin (ne nje trasnmetim tjeter tregohet se Ismaili a.a. eshte shtrire vet) dhe ndersa thonte fjalen "Bismilah" thoshte: "Zoti im, ja tek jam duke e zbatuar urdherin tend!"(6) Ibrahimi a.s. i vendos thiken Ibrahimit a.s. ne qaf porse thika nuk priste (madje ne disa vende thuhet se thika shtremberohet ne te kunderten). (7) Pasi te dy u dorzuan (8) Ibrahimi a.s. degjon nje ze: O Ibrahim! E zbatove urdherin e Zotit! Per kete Allahu xh.sh thote: "Ne e thirrem ate: O Ibrahim! Ti tashme e zbatove udherin (endrren)! Ne keshtu i shperblejme te miret! Vertet kjo ishte sprove e qarte. " (Es Safat; 104-106)
Ne keto momente Allahu xh.sh i dergon nje kurban . Tregohet se Allahu xh.sh ka urdheruar Xhebrailin qe te marr nje dash nga xhenneti dhe ta dergonte tek Ibrahimi a.s. ne menyre qe Ibrahimi te dergoj ne vend urdherin tone , andaj do i dergosh dashin qe do behet kurban. (9)
Nga Ibni Abasi kemi se ai ka thene: "Ky dash i ardhur tek Ibrahimi a.s. eshte ruajtur per dyzet vjet ne xhennet." (Taberiu)(10)
Lehtesimin qe i beri Allahu xh.sh Ibrahimit a.s. e gezoj pa mas saqe ai vazhdimish i gezuar dhe me lot ne sy falenderonte Allahun xh.sh
Allahu xh.sh thote: "Ne e shpaguam ate me nje kurban (me nje te therrur dashi) te rendesishem. Dhe ndaj tij Ne lame perkujtim te mire nder popujt e ardhshem. Selam paste Ibrahimi. Keshtu ne kete menyre ne i shperblejme bamiresit. Vertet ai (Ibrahimi) ishte nga roberit Tane besimtare." (Es Safat; 107-111)
Me kete Allahu xh.sh deshironte ti tregonte Melekeve por edhe njerezve qe Ai Allahu nuk deshiron derdhjen e gjakut te njeriut mbi toke. Kurbani rrjedh pikerisht nga kjo ngjarje te cilen sapo e treguam. Kurbani eshte adhurim qe myslimanet e bejne per Krijuesin e gjithesise. Kurbani ka qene adhurim per cdo profet ne menyre qe ata ta permendin emrin e Allahut teksa ato bejn kurban (pra duke thene Bismilah), njekohesisht edhe per te ndihmuar familjet ne nevoj. (11)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nje nga adhurimet me me vlere qe mund te kryej njeriu ditet e Kurban Bajramit me qellim fitimin e dashuris se Allahut xh.sh eshte prerja e kurbanit." (Tirmidhi, Edahi 01)
Qabja , Ibrahimi dhe Ismaili a.s.
Qabja eshte vendi me i rendesishmi per te gjithe myslimanet. Ajo eshte vendosur paralel ne te njejten hapsire siç eshte Bejtul Mamuri. Qabja eshte (shtepia apo vend falja) apo si te thuash xhamia e pare e ndertuar ne toke. Allahu xh.sh thote: "Shtepia (xhamia)e pare e ndertuar per njerez, eshte ajo qe u ngrit ne Beke (Meke), e dobishme udherefyese per mbare njerezimin." (Ali Imran; 96)
Pas ngjarjes mes Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. kaluan vite, dhe nder vite Ibrahimi a.s. e kishte per detyre qe ta vizitonte djalin e tij Ismailin a.s. sidomos kur atij i vdiq nena , Haxherja. Sa here qe Ibrahimi a.s. e vizitonte djalin e tij Ismaili a.s. e keshillonte ose i linte nga nje porosi. Nje dite i gezuar Ibrahimi a.s. merr rrugen per ta takuar Ismailin a.s. E gjen ate afer ujit Zemzem teksa po bente disa shigjeta prej druri. Sebashku filluan duke ecur ku nderkohe Ibrahimi a.s. i tregon Ismailin per udherin tjeter qe Allahu xh.sh e kishte urdheruar. Kesaj here urdheri ishte te mermetonin (apo rindertimin) Qaben. Allahu xh.sh thote: "...Ibrahimin dhe Ismailin i urdheruam; ju te dy pastroni shtepin Time per vizituesit..." (El Bekare; 125)
Ky urdher e gezoj pa mas Ismailin a.s. dhe keshtu te dy sebashku filluan nga puna per ndertimin apo mermertimin e Qabes. Sipas transmetimeve tregohet se: As Ibrahim a.s. dhe as djali i tij nuk e dinin vendin se ku ndodhej Qabja. Keshtu Allahu dergoi nje erë (12) e cila u shfaqe me fuqin e saj duke u rrotulluar ne nje vend ku ndodheshin themelet e Qabes ndertuar nga Ademi a.s. Per kete Allahu xh.sh thote: "Perkujto kur Ne e udhezuam Ibrahim per ne vendin e shtepise (Qabes)...(El Haxh; 26)
Ne kete kohe Ibrahimi a.s. lutej duke thene: "Zoti yne! Na bej ne te dyve besimtar te sinqert ndaj Teje ...na i meso rregullat e ibadetit tone dhe falna neve, vertet Ti je qe fale shume, je Meshirues!" (El Bekare; 128)
Filluan te ndertojne kendin e Qabes (Ruknul Jeman). Ne kete koh Ibrahimi a.s i thote djalit te tij: Biri im! Me sjell nje gur te bukur qe ta vendos ketu! Ismaili a.s. i thote : Jam i lodhur, Ibrahimi a.s. i thote: Me sjell nje gur! Ismaili a.s. u largua (per te gjetur nje gur te bukur). Ne keto memonte Ibrahimit a.s. i vjen Xhebraili a.s. i cili me vete mbante nje gur i cili askohe ishte i bardh (Safir) i cili quhet Haxher. Kur u kthye Ismaili a.s. u habit kur shikoj nje gur shume te bukur dhe pyet: Kush e solli kete ! Ibrahimi a.s. ju pergjigj: Allahu! Keshtu ato e vendosen sebashku gurin dhe filluan ndertimin e Qabes.
Ibni Abasi transmeton se Muhammedi a.s. ka thene: "Guri "haxheri" ka zbritur prej Xhennetit. Ai ka qene me i bardh se sa qumshti mirepo ai eshte nxire per shkak te gjynaheve te bijeve te Ademit." (Tirmidhi) Gjete ndertimit baba e bir luteshin duke thene: "Rabbene tekabel minna inneke enntes semiiul alim. d.mt.h: Zoti yne! pranoje prej nesh (kete pune) se me te vertet Ti je qe degjon dhe di!" (El Bekare; 127) Po ashtu Ibrahimi a.s. duke u rrotulluar rreth themeleve njekohesisht edhe duke e ndertuar Qaben lutej duke thene: "Zoti yne! Dergo nder ta, nga gjiu i tyre te derguar qe t'u lexoje atyre ajetet Tua, t'u mesoje atyre librin dhe urtesin, e t'i pastroj (ata nga idhujtaria). Ska dyshuim se Ti je ngadhenjyesi i dijshmi." (El Bekare; 129)
Ne Qabe Ibrahimi a.s. kishte per zakon te falej ne nje vend qe sot quhet "Mekami Ibrahim"(13) tregohet se namazet, lutjet profeti Ibrahimi a.s. i ka bere vazhdimisht tek ky vend , prandaj aty ngelen edhe gjurmet e kembeve te tij. Profeti Ismail a.s. ka jetuar tek vendi i quajtur Hixhaz dhe eshte paraardhes i arabeve dhe prej te cilit eshte edhe profeti Muhammed a.s.
Martesa e Ismailit a.s. dhe ngjarja e pragut te shtepis
Familja e Ismailit a.s. respektohej shume pasi nene e tij Haxherja lejoj njerezit te pijne uj nga uji i Zemzemit. Nder fiset me te njohura qe u vendos aty ishte fisi i quajtur Xhurhum.
Pas vdekes se nenes se Ismailit a.s. ai u martua me nje nga vajzat e ketij fisi. Por ajo ishte nje sprov per Ismaili a.s. pasi vazhdimisht ankohej dhe ishte e pakenaqur.
Tregohet se nje dite Ibrahimi a.s. viziton shtepin e Ismailit a.s. por nuk e gjen ne shtepi, pyet bashkeshorten e tij se ku ndodhej ? Ajo i thote: Ka dal per te siguruar buken. Ibrahimi a.s. interesohet per hallet e shtepise dhe bashkeshortja e Ismailit duke u ankuar i thot: Jemi keq, skamja na ka mbuluar dhe vazhdoj te rendit shume ankesa. Kur degjoj kete Ibrahimi a.s. vendos te largohet duke i lene kete mesazh djalit: "Kur te kthehet burri, dergoj selamet dhe thuj qe ta nderroje pragun e shtepise."
Pasi u kthye ne shtepi Ismaili a.s. pyet bashkeshorten nese ka ndonje te re, ajo i thote; Po, sot te ka kerkuar nje plak (dhe ben pershkrimin e tij). Ismaili a.s. e kuptoj qe ai ishte babai i tij. Ismaili a.s. pyet: A la ndonje porosi? Bashkeshortja tha: Po, me tha : Jepi selamet e mija dhe thuaj qe te nderrosh pragun e shtepise. Ai ka qene babai im, me ka urdheruar qe te te leshoj (per shkak te ankesave, e pakenaqesive te vazhdushme qe ke) dhe Ismaili a.s. ashtu beri.
Ismaili a.s. martohet perseri. Dhe perseri shkon per vizit Ibrahimi a.s dhe perseri nuk e gjen ne shtepi Ismailin a.s. dhe kur shikon nje grua tjeter i ben perseri te njejtat pyetje, por kjo grua ndryshe nga ajo tjetra tha: "Punet i kemi mir . Allahu na ka dhene çdo te mire." Ibrahimi a.s. e pyet: Me çfare ushqeheni? Ajo i thote: Me mish. Po me pi? Me uj , tha. Me pas Ibrahimi a.s. u lut per ta duke thene:
"O Zoti im! Jepu bereqet !" Para se te lergohej Ibrahimi a.s. i thote zonjes se shtepise: Kur te vije burri dergoj selamet e mija dhe thuaj ta perforcoje pragun e shtepise. Kthehet ne shtepi Ismaili a.s. dhe pyet bashkeshorten. Ajo i thote ka qene nje plak keshtu e keshtu, dhe me ka bere keto pyetja edhe une i thash qe jemi mir (Duke i permende pergjigjet e mesiperme) Ismaili a.s. e pyet: A te tha ndonje gje tjeter? Po me tha; "Dergoj selamet e mija burrit dhe thuaj te perforcoje pragun e shtepise." Ismaili a.s. tha: Paska qene babai im dhe ti je pragu , ai me ka urdheruar qe te shkojme mire e te kujdesem per ju.
Profeti Ismail a.s. u shtua me disa djem te cilet po ashtu u shtuan vazhdimisht derisa ne fund erdh profeti Muhammed a.s.
Ju mund te lexoni:
Hadithe mbi kurbanin
V/O: Ligjerate e mbajtur me dt; 02.08.2017
_______________
1. Tregohet se ne viziten e pare qe Ibrahimi shkoj ti bej Haxheres dhe Ismailit a.s. u habit jasht mase kur shikoj qe lugina ne te cilen kishte lene familjen e tij tashme ishte populluar me njerez dhe shtepi te ndryshme. Perball ketij fakti Ibrahimi a.s. falenderoj Zotin per pranimin e lutjes qe ai kishte bere duke thene: "... Zoti im! Furnizoi ata me fruta..." (Ibrahim 38-39)
3. Shpalljet hyjnore jane ne disa lloje , nje prej tyre te disa te Derguar ju ka ardhur nepermjet endrres.
4. Es safat; 102
5. Edhe sot Haxhileret gjuajne me 7 gure kur , kjo per te realizuar ritualin e Haxhit.
6. Gjate kesaj kohe Ismaili a.s. ka thene Shahadetin.
7. Ka disa te cilet shpjegojene qe ndermjet thikes dhe qafes Allahu xh.sh kishte vendosur nje penges qe te mos e lejonte prerjen e qafes.
8. Es Safat; 103
9. Ky ishte nje dash me lesh te bardh dhe me sy te zi i cili ka pasur brire shume te medhenj dhe qe ishin te lidhur per nje dru ne kodren Thebir (vendi ku po zhvillohej ngjarja)
10. Disa transmetime te tjera kemi se : Allahu xh.sh kishte urdheruar dyzet vjet para se te ndodh ngjarja e Ibrahimit a.s. me te birin Ismailin vendosjen e ketij dashi ne xhennetin e tij. Aty ai ka kullotur. Ku Xhebraili a.s e ka marr dashin, tregohet se eshte paraqitur tek Ibrahimi a.s. duke blegeruar (Ibni Abasi)
11. Shiko suren Haxh; 34
12. Kjo erë tregohet se quhej El Haxhuxh e cila kishte dy ane. Qabja eshte e ndertuar ne vendim me te sigurt ne bote. Allahu xh.sh thote: "A nuk e kane verejtur ata se, Ne e kemi bere vendin e shenjte Meken te sigurt..." (El Ankebute; 67) po ashtu lexo ajetin 57 te sures Kasas.
13. Quhet Mekami Ibrahim a.s. pasi aty ndodhen gjurmet e kembeve te profetit Ibrahim a.s.
Pergatiti
Gezim KOPANI

July 26, 2017
Jete e imam Sahit Hoxha
Jeta e Imam Sahit Hoxhës (1898 - 1976 )
Jeta në Mejtepe dhe Medrese

Jeta në Shkodër dhe në Pukë
Sahiti pasi përfundoj me sukeses Medresen e Shkodrës u emrua imam në Xhamin e Drishtit (17) Gjatë qendrimit si imam në këtë xhami imam Sahit Hoxha u njoh edhe me Hafiz Sabri Koçin (18) Sipas të dhënave aty ai sherben si imam për rreth dy vjet. (19) Nga viti 1936 deri në vitin 1937 Sahit Hoxha sherbeu si imam në xhamin Mes Myselim. Sipas të afermëve të Sahitit , ai është martuar tre here, martesa e fundit është vitit 1939 me Misiren.(20) Nga martesa me Misiren , Sahiti ka këto fëmije: Naxhije (Martuar në fshatin Meçe Xhemal Kopani) , Ali (martuar me vajzen e Aleko Manthos nga Gjirokastra), Isen (martuar me vajzen e Sadik Izlami nga fshati Micoj) Farije (Martuar në Laçaj me Asllan Laçi) , Muradije (Martuar në Laçaj me Abaz Laçi), Ramadan (Martuar me vajzen e Ibrahim Uka nga fshati Shikaj Kukes ). (21) Rreth vitit 1938 Sahit Hoxha sherbeu si imam në Xhamin e fshatit Micoj. (22) Pas shërbimit si imam në xhamin e fshatit Micoj, imam Sahit Hoxha kalon në fshatin Vaspas. Nga viti 1939 - 1940 shërben si imam i xhamisë së Vaspasit (23). Familjaret e imam Sahit Hoxhes tregojnë se ai ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Kabash por edhe në vende të tjera por me kohe më të shkurter si përshembull gjatë muajit Ramazan.(24) Ndërsa sipas prof. Xhemal Meçi kemi që imam Sahit Hoxha ka shërbyer ne fshatin Kabash për rreth 26 vjet nga viti 1941 - 1967. (25) Gjatë kësaj kohe imam Sahit Hoxha ka qenë edhe Anëtar i Këshillit të Myftinisë Pukë. Ai ka shërbyer si imam përkrah imam Elez Hoxha (26) Qazim Nushi, Shaban Rexha, Beqir Laçi. Kishte raste që këto imam bashkoheshin dhe këndoni Mevlude. Sahiti ka kënduar dua, salavate dhe Mevlude në fshatrat si: Lajthiz, Kabash dhe Meçe. Sipas të dhënave në fshatin Lajthiz Sahit Hoxha sëbashku me Shaban Rexhen kan kryer sherbime fetare në disa shtepi. Ramadan Hoxha thotë: "Babai im kryete shërbime në disa shtëpi të fshatit tim. Bashkë me imam Shaban Rexhen kalon duke kryer Mevldu e dua." Po ashtu djali i tij Ramadan Hoxha tregon: "Për të kryer shërbime fetare si; kendim kur'ani, salavate, mevlude Sahiti shkonte në shume shtepi e fshatit Kabash. Madje shtepit myslimane të Kabashit kishin dreken dhe darken e caktuar në respekt të Hoxhës." Të njejte gjë kemi edhe në fshatin Meçe ku ai qëndronte tek miq të cilet ishin Furrikajt (27) si dhe tek fisi Kopani (28) përveç shtëpisë së Ahmet Isen Kopanit ai ka qëndruar duke kënduar Kur'an, salavate edhe Mevlud edhe tek shtëpia e Jemin Kopanit." (29) Niman Avdia, dhe tek shtëpia e Jah Met Krova (30) dhe Zyber Lluka (31).
Përballja e imam Sahit Hoxha me sistemin komunist
Gjatë jetës së tij imam Sahit Hoxha mbahet mend për njeri puntor, Atdhetar dhe që ishte çdo herë në shërbim të njerëzve për liri dhe besim. Këtu mund të përmendin faktin së gjatë luftës së LANCL (32) shtëpia e tij ka qenë bazë e strehimit të ushtrareve partizan. Sipas Ramadan Hoxhës kemi : "Në shtëpin tonë janë strehuar ushtarët partizan si: Nuri Allazani, Shefqet Peçi , Ali Bytyçi etj.(33) Sipas djalit të tij Ramadan Hoxha, në vitin 1951 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka dërguar si të deleguar në Keshillin e PPSH të quajtur atehere "Këshilli i Gjan". Imam Sahit Hoxha duke shikuar përplasjet që filloj të krijoj Sistemi sidomos gjatë viteve 1960-1963 vendos të mos përfshihej më në levizjet politike të asaj kohe madje filloj duke dal kunder sistetmi. Arsyeja ishte feja. Në vitin 1966 sistemi komunist vendos të heq fen. Kësaj furtune anti fetare nuk i shpëtoi as imam Sahit Hoxha. Me urdhër të Sekretarit të Parë të Partisë në Pukë u vëndos të kontrollohet shtëpia e imam Sahit Hoxhës. "Mbaj mend ishte natë e Bajramit të madh. Ku shtepia rrethohet nga forcat e policisë pasi bëjn një kontroll , efektivat nuk arriten të gjejnë asnjë gjë kopermentuese përveç librave islam që babai studionte. Në këtë natë babain e marrin me vete duke e burgosur. Në fakt ky veprim u bë me qëllim që të nesermen të mos falej namazi i Bajramit të madh. Për tre ditë me radhë hetimet e policisë nuk arritej të gjejnë asnje gjë kunder rregjimit të asaj kohe, dhe keshtu diten e trete ata e liruan babain me kushte që të mos dal më në rrugë me uniformen e klerikut islam si: çallma, gjytbja etj". (34) Me ndalimin e fesë imam Sahit Hoxha u vetmua duke përjetuar keq ndalimin e besimit në Zot nga sistemi komunist i cili tashmë kishte mbyllur të gjitha xhamiat e rrethit Pukë.
Në moshen 78 vjeçare saktesisht më 16 tetor 1976 imam Sahit Hoxha i dorzon shpirtin krijuesit të Gjithësisë duke lën pas kontributin e tij në ngritjen e fesë islame në rrethin e Pukës.
Në vitin 2016 Myftinia Pukë përkujtoi 25 Vjetorin e Riorganizimit të Myftinisë Pukë në këtë përkujtimore Këshilli i Myftinisë Pukë vlersoj disa hoxhallare përfshire këtu edhe imam Sahit Hoxha Myftinia Pukë me nr.Vendim: 01 datë; 24.01.2016 e vlerson me çertifkate "Mirënjohje" pas vdekes Imam Sahit Hoxha me këtë motivacion: "Për kontributin e dhënë për gjatë një dekate si imam Xhamie të fshatit Kabash Pukë, Pistë etj."(35)
Përgatiti
Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)
26.07.2017
Shenim:
Ky material është arkivuar pranë Myftinisë Puke me nr.133 datë;30.07.2017
Po ashtu ky material është botuar reviste Drita Islame nr.09, shtator 2017 fq.42-43 organ i Komunitetit Mysliman te Shqiperise , si dhe në gazeten "Udha Islame" nr.08, muaji gusht 2017 fq.12-13 të Myftinisë Shkodër.
V/O: Publikimi i bere ne revisten "Drita Islame" jane hequr referencat dhe shpjegimet perkatese te shkrimit.
_________________
1. Ne ate kohe Mejtepi i xhamise se Koder Hanit ishte nje nder Mejtepet me te njohura ne Puke.
2. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
3. Zenel Hoxha 1853-1945, ne kete kohe imam Zenel Hoxha ishte rreth 57 vjeç dhe ishte imam i Xhamise Koder Hani ( ) po ashtu jepte mesime islame edhe ne Mejtepin e kesaj Xhamia po ashtu ishte edhe Myftiu i rrethit Puke.
4. Duke pasur parasysh faktin qe ne moshen 16 vjeç Sahit Hoxha sebashku me Shaban Rexhen djekin mesimet islame ne Mejtepin e Kabashit.
5. Sipas te dhenava te grumbulluara nga Gezim Kopani dhe te marra nga djali i Sahitit , Ramadan Hoxha. Ato ishin nga familja Age te Pukes.
6.Xhamia e Kabashit
7. Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 31, botuar ne vitin 2012.
8. Po aty , Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 31
9. Sipas shkrimit te Gezim Kopani "Historiku i Xhamise se fshatit Kabash"( https://gezim-kopani.blogspot.al/2013/01/historiku-i-xhamise-se-fshatit-kabash.html), viti 2013 (Mejtepi i Kabashit u hap rreth vitit 1914 nga Imam Sadik Prishtina.)
10. Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 32, botuar nga Idriz Ahmetaj ne vitin 2012.
11. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
12. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
13. Po aty, Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102
14. Sipas te dhenave te familjes se Sahit Hoxha , Man Tepelia ishte nje familje e nderuar Shkodrane i cili vendosi te mbeshtet financiarisht studimet e Sahit Hoxhes. Men Tepelia mesohet te kishte qene tregtar.
15. Po aty, Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102
16. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
17. Shenim nga Gezim Kopani , Xhamia e Drishtit eshte ndertuar nga Osmanet rreth vitit 1479.
18. Sabri Koçi
19. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
20. Sipas te dhenave te familjes kur Sahiti ishte rreth 23 vjeç i vdes bashkeshortja e pare, ndersa bashkeshortja e dyte ka pasur probleme shendetesore.
21. Na viti 2016 e ne vazhdim Ramadan Hoxha eshte Anetar i Keshillit te Myftinise Puke.
22. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi, Po ashtu edhe ne shkrimin "Te dhena Historike te Xhamise Micoj" shkruan nga Gezim Kopani , viti 2011 (https://gezim-kopani.blogspot.al/search?q=Xhamia+Micoj) Xhamia Micoj eshte ndertuar rreth vitit 1835.
23. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes si ne librin "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
24. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
25. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
26. Elez Hoxha Myfti i Pukes qytetar nderi i Bashkise Puke.
27. Bashkeshortja e tij Misirja ishte e bija e Halil Muses
28. Ka pas te martuar vajzen Naxhijen tek shtepia e Ahmet Isen Kopani pra per djalin Xhemal Kopanin.
29. Familje besimtare ku me vone djali i tij Qazim Kopani behet Myezin i xhamise Puke.
30. Jah Met Kroba ka qene Myezin i Xhamise se fshatit Kabash.
31. Duke qenese Zyber Lluka kishte shtepin afer xhamis Kabash ai kryete sherbime te ndryshme deri ndihmes Myezin i kessaj xhamia
32. LNC
33. Nena e Sahit Hoxhes ka qene kusheri me nenen e Ali Bytyçin.
34. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
35. Sipas arkivit te Myftinise Puke viti 2016

July 24, 2017
Historia e xhamise El Aksa (Kudus , Palestin)
Xhamia e pare e ndertuar ne toke eshte Xhamia e Mekkes (Qabja).
Allahu xh.sh thote:
"Xhamia e pare e ndertuar per njerezit, eshte ajo qe u ngrit ne Meke, e dobishme udherefyese per mbare njerezimin." (Ali Imran ; 96)
Xhamia e dyte e ndertuar ne toke eshte xhamia El Aksa ne qytetin e Kuddsin ne Palestin.
Allahu xh.sh e permend keshtu El Aksan ne Kur'an:
"Pa te meta eshte Lartmadheria e Atij qe robin e vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethin e se ciles Ne e kemi bekuar.." (El Isra; 01)
Qyteti i Kudsit (Jeruzalem) ndodhet rreth 750 mbi nivelin e detit mesdhe.Kudsi rrethohet nga 5 male si dhe 4 lugina. Xhamia el Aksa ka kuptimin "E larget (qe nenkuptohet si xhamia me e larget nga Qabja)". Sipas te dhenave kjo xhamia ka nje siperfaqe prej 35000 m2. Ne fillim Kupola e xhamise El Aksa ka qene e ndertuar me dru, per te vazhduar deri me ndertimin e saj me beton per te ardhur deri tek ajo qe eshte sot. Xhamia ka kater minare por me e permendura prej tyre eshte Bab el Silsile ne te cilen me se shumti thirrej ezani. Ne vitin 1065 u bere zbukurimi i fasades se xhamis El Aksa .
Pas Qabes dyzet vjet me vone eshte ndertuar xhamia e El Aksase ne Kudus te Palestines. Transmetohet se Ebu Dherri e ka pyetur Profetin Muhammed a.s. : Cila eshte xhamia e pare e ndertuar ne toke?
Muhammedi a.s. ka thene: Xhamia e Mekes (Haremi Sherif) Po pastaj? Muhammedi a,s. ka thene: Xhamia e El Aksase. Sa vjet kan nga njera tjetra? Muhammedi a.s. ka thene: Dyzet vjet.
(Buhari, Muslim)
Sipas transmetimeve profetike Xhamin e Mekes por edhe xhamin el Aksa e ka ndertuar Profeti Adem a.s. Ndersa gjate qendrimit te tij ne Kudus Profeti Ibrahim a.s. beri rindertimin e xhamise Al Aksa. Sipas disa dijetareve te tjere kemi se: Xhamia el Aksa per shkak te aferise vjetore me Qaben , Xhamia El Aksa eshte ndertuar nga Profetit Ibrahim a.s. dhe ne kohen e profetit Sulejman a.s. eshte bere zgjerimi i saj ka edhe nga ato dijetar qe thone qe El Aksa eshte ndertuar nga Sulejmani a.s. pasi ishte nje nder deshirat e tij.
Myslimanet kan tre vende te shenjta: Xhamia e Haremit (Qabja), Xhamia e Profetit Muhammed a.s. dhe Xhamia e El Aksa ku falja e namazeve ne to eshte me e madhe se ne xhamiat e tjera.
Xhamia el Aksa eshte xhamia e pare ku myslimanet drejtoheshin ne faljen e namazeve. Me pas ne kohet e Profetit Muhammed a.s. myslimanet u drejtuan Qabes per faljen e namazeve.
"Kur profeti Muhammed a.s. ishte per vizite tek xhaxhai ne Medine, ai u fal ne drejtim te El Aksase dhe kjo per 16 muaj." (Buhari)
Xhamia El Aksa eshte vendi ku shume pejgamber jane falur, kan thirr popullin ne besimin ndaj Allahut xh.sh Kujtojme disa Profete si: Ademi a.s, Ibrahimi a.s. Luti a.s., Ismaili a.s., Davudi a.s. Sylejmani a.s., Jakubi a.s. Musai a.s. Zekerija a.s., Merjeme a.s. Jahjai a.s., Isai a.s. etj.
Tek Xhamia el Aksa (jasht, kupola qe sot eshte e argjende) ndodhet guri nga ku Profeti Muhammed a.s. beri udhetimin e njohur te Israsë . Madje profeti Muhammed a.s. ke kryer dhe falje namazi.
Nje pune e madhe ne xhamin El Aksa u be gjate kohese Omeri r.a. i cili i ktheu asaj madheshtin qe ka pasur duke nisur me thirrjen e Ezanit nga Bilali, me pastrimin e gurit (Transmetohet se edhe tek ky vend profetit Muhammed a.s. ka fal namaz) nga ku Profeti Muhammed a.s. beri udhetimin e Isras dhe Miraxhit.
Nder vite xhamia el Aksa ka perjetuar disa shkatrime nga termetet por edhe pushtime ku mund te permenden:
Ne vitet 746 nje termet i fuqishem e shkaterroi ate per tu rindertuar nga El Mansuri. Ndersa nje termet tjeter i ndodhur ne vitin 1033 e demtoj shum xhamin El Aksa e cila u rinkonstruktua nga Ali E Zahiri
Ne vitin 1187 Kudusi sebashku me te edhe xhamia e El Aksase u clirua nga Salahudin Ejubi , ne ate kohe ajo qe e pushtuar nga kryqezatat. Ata e perdoren ate si pallat etj.
Ne vitin 1948 Kudusi u nda ne dy pjese; lindore dhe perendimore. Ne pjesa lindore myslimanet ndersa ne pjesen perendimore çifuteve.
Ne vitin 1979 xhamia El Aksa u dogj ne nje pjese te madhe te saj perfshire ketu edhe mimberin e Salahudin Ejubit.
Pergatiti
Gezim Kopani
24 korrik 2017

Subscribe to:
Posts (Atom)