August 07, 2020

Muslimanet e fshatit Trun , Puke

 Muslimanet e fshatit Trun , Puke

Ne njesin administrative Blerim (ish komuna Blerim), Bashkia Fushe Arrez ndodhet fshati Trun. Fshati Trun i Pukes u themelua nga i pari i tyre i quajtur Gjeçi(1) i ardhur nga "Kok Dodaj" i fshatit Iballe (2) i cili u vendos ne luginen qe sot quhet "Trun"(3) Fshati ndahet ne tre mahall (lagje) 1. Mahalla Canaj, 2. Mahalla Bojdan  dhe 3. Mahalla Xhafer.(4) Mesohet se ne kohen me te mir fshati ka pasur deri ne 40 shtepi. Sikurse me pare dhe sot fshati Trun shquhet per mikpritjen dhe bujarin e tij. I gjithe fshati i perket besimit mysliman por dallohet mardhenje shume e mire qe kan pasur dhe kan me fshatrat e tjere te besimit katolik. 

Ide, Planimeteri e xhamise se fshatit Trun, Blerim. Bashkia Fushe Arrez

Sipas te dhenave dhe kujteses popullore fshati Trun ne fillim eshte falur ne xhamin e fshatit Kulumri me pas banoret e fshatit me kontrubutin e tyre ndertuan xhamin e fshatit Trun.
Sipas kryeplakut te fshatit Trun njeherazi dhe aktivist i Myftinise Puke Isuf Diku kemi: "Sipas te pareve tane fshati jone eshte fal ne xhamin e fshatit Kulumri pasi fshati jon nuk ka pas xhami. Per shkak te largesis se madhe fshati jone vendosi qe me kontributin e vete te ndertojne xhamin e fshatit Trun. Per ndertimin e xhamis u vendosen si pergjegjes ndertimi Ali Rrustemi(5) dhe Sulejmani te cilet dalloheshin ne fshat per mjeshterin e tyre. Ata filluan punen per ndertimin e xhamise dhe ne kete kohe ne fshat vjen nje person i quajtur Imer(6) i cili pasi tregoj se nga vinte dhe per aftesit e tij ju bashkua punimeve te ndertimit te xhamise se fshatit Trun. Madje per kete jane dhe vargjet:
"Xhamin e Trunit kush e bani?
Ali Rrustemi, Sulejmani e Imer Dibrani.
"(7)

Xhamia ishte nje kateshe. Gruet e jashtem u gdhenden nga mjeshtri Imer Dibrani ndersa shtrimin dhe mimberin prej druri e punoj mjeshtri Sulejmani. Tek vendi i quajtur Mihrab ne te djathte dhe ne te majte ka pasur dy gur. Xhamia e fshatit Trun nuk ka pas minare. Sipas kujteses se besimtareve xhamia doli aq e bukur sa qe than: "I lumt dora mjeshtrit; Sulejmanit dhe Imer Dibranit."(8)

Ne mes Gezim Kopani (Myfti i Pukes) sebashku me Mehmetin (me xhaket) dhe Isufin (me kemish) 
Fotografia eshte bere ne vitin 2019 ne fshatin Trun, njesia administrative Blerim, Bashkia Fushe Arrez


Sipas te dhenave por dhe kujteses popullore si imam ne xhamin e Trunit kan sherbyer kryesisht imam levizes te cilet kryenin sherbime fetare kryesisht gjete Mevludit, muajit Ramazanit dhe Bajrameve. Me vone kan sherbyer si hoxhe Beç Hoxha nga Shikajt, Abdyl Hajdari nga Vaspasi dhe Haxhi Hoxha nga Shikajt. (9) Ndersa muezinet e xhamis kan qene vendali te cilet ishin: Ali Rrustemi (Limani), Sulejman Bajrami (Çaushi) dhe Bajram Zymeri (Isufi).
Rreth vitit 1950 xhamia e fshatit u shfrytezua si shkoll. Me pas ajo u shkaterrua plotesish duke ngel vetem rrenojat e saj. Vitet e fundit Myftiu i Pukes Gezim Kopani i ka kushtuar vemendje te vecante fshatit Trun jo vetem me veprimtari sociale por dhe aktivitete dhe takime te ndryshme me besimtaret e fshatit Trun.

Pergatiti
Gezim KOPANI


__________
1. Sipas Myftiut te Pukes Gezim Kopanit kemi se: "I pari i fshati Trun Gjeçi i perkiste besimit katolik i cili me pas perqafon besimim islam. Shembullin e tij e ndjek dhe djali (Hasani) dhe te tjeret me radhe. Sipas nje renditje brezash kemi: 1.Xheçi- 2.Hasani -3.Mehmeti -4.Dema -5.Brahimi -6.Selmani -7.Sadiku -8.Diku -9.Uka."
2. Disa thone se behet fjal per "Gjeçin" e dyte dhe jo te parin.
3. Sipas Isuf Dikut fshati Trun nuk kuptohet me "trut e kokes", por lugina ku u vendosen te paret tane vun re qe ajo i ruan nga ndonje problematike dhe than: "Ky vend TE RUAN" (dmth; TE MBRON, TE RUAN) nga ku kemi emrin e vendit Trun.
4. Sipas Isuf Dikut Kryeplak i fshati njeherazi aktivist i Myftinise Puke.
5. Ali Rushtemi ka qene kryeplak , e kryetar keshilli.
6. Imeri ka qene mjeshter ne gdhendjen e gurit. Duke e thirrur Imer Dibrani i ngeli mbiemri Dirbani.
7. Sipas Isuf Dikut kemi: "Imer Dibrani ishte larguar nga Dibra per gjakmarje. Duke kaluar ne Mirdit thuhet se Imeri paska degju se: "Gjon Marka Gjoni pyt se kush ma ban shpin?" dhe aty ai filloj te nxjerr ne pah aftesit e tija ne gdhendjen e gurit dhe ne ndertimin e shtepive. Pasi perfundoj shtepin Imeri merr rrugen dhe arrin ne Skacaj te fshatit Gdhesht nga aty me pas arrin ne fshatin Trun e me pas u vendos ne Has ku dhe sot nje lagje vazhdojne te kene mbiemrin "Dibra".
8. Sipas Isuf Dikut.
9. Shpjegim nga Imam Gezim Kopani.

August 04, 2020

Mall e trishtim

Pamje e fshatit Kabash,Puke si dhe fotografia e autorit te poezis "Mall e trishtim" Ramadan Kopani


Mall e trishtim 


Shkova n'fshat
m'kishte marre malli
Zbrita rruges nga kalon kali
Bash per bese nga kuja zez
Per kabash malli m'kish ndez

Ishte vone pak pa u erresu
Pritsha dritat me i shiku
Thash cdo shpi ka mu ndriçu

Nuk me dul ashtu si e prita
Me e vogel mu duk drita
Hapa syt fort tu mendu
E me gisht duke numru
Nja dhjet shpi kishin ndriçu

U ula n'gure e i mshova vendit
Hodha syt ne breg t'liqenit
Ku ndan Qelza me Kabash
Bash aty ku ndan kufini
M'iku malli e m'zu trishtimi

Dal ngadal rash ne mendime
Mu kujtu fmiria ime
Ne ato rruge kisha kalu
Me shoke t'mi duke lodru
Tuj kercy e duke knu

Deshta me fol po u pertypa
Mu zu fryma
E mu zu gryka
Ma nuk knova
Por veç bertita!!!

Heeeu Kabash me histori
Djemt e tu ku i ke ti??
Pse s'ndriçon me fshati im?
Pse s'nigjoj ma çiftelin?
Pse çobani si bjen ma fyellit?
Pse livadhet tash i ngjajn pyllit?

M'erdh nje za nga gomina
Ka djem t'mir edhe trima
Ka puntor edhe shkollar
Ka doktor e historjan
Kudo i gjen neper vatan!!

Nuk i thon kabashas kot
Ti kerkosh i gjen n'evrop
Ne evrop e tej oqeanit
Tu ja rrit vlerat vatanit!!!

Ktu i deshte ti mor bir
Ik ken krejt per i jete mat mire!!!

Autor: Ramadan Kopani , Meçe-Puke, viti 2020

                                                                                                                                Publikon
                                                                                                                                Gezim KOPANI 

Kanaci , Veshja tradicionale e Kabashit

Kanaci i Kabashit-Puke

Sa i takon kostumologjise ne zonen e Pukes ato ndahen ne: Veshjet e Kabashit, Komanit dhe Pukes. Ne veriun e Shqiperise nder veshjet me te vjetra renditet " Kanaci " i Kabashit te Pukes. Kanaci vishet nga grat myslimane. Ne vetvete kanaci tregon respektin qe zona kishte guran duke nxjerr ne pah lirin dhe bukurin e tyre. Kushdo qe zinte miqsi me fisin e Kabashit me krenari thonin: "Jam mik ne Kabash!" Po ashtu thonin edhe nipat e kabashit duke thene: "Jam nip Kabashi!"
Po ashtu kanaci tregon per aftesin qe grat dhe vajzat e Kabashit kishin ne punimin me dore duke i renditur ato si grat me artizane ne trevat shqiptare. 
Sipas Prof. Xhemal Meçit fjala "kanac" vjen prej fjales "kanë"(1), e cila vjen per shkak te ngjyrtes se kuqe qe lyhej kanaci. Edhe sot ngjyrimi me te kuqe ne Puke e quajne "kanë". Po ashtu pergatitja e nuses ne Puke quhet kanagjegj.(2) Ne fillimet e veta Kanaci perbehej nga leshi dhe ishte me shume pal te vogla. Ne pjesen e sipermev grat vishnin kemishen e quajtur xhupeta ndersa si fund vishnin Kanacin i cili ne bel fuste brenda pjesen e kemishes. Kanaci eshte veshje ceremoniale si; fejesa, dasma dhe festa. 

Sipas tradites popullore kemi dy lloj kanacesh:Kanaci i Plote dhe Gjysem Kanaci.
 
1. Kanaci i Plote eshte i njohur ndryshe si "Kanaci Rrotull" ose Kanaci i Gjanë me palë. Kanaci i gjane vishej siper kemishes dhe ne pjesen e sipermeve i shtohej nje gjalme leshi qe sherbente per ta shtrenguar mesin. Te dy anet e kanacit ishin te paqepura vec hidheshin mbi njera tjetren duke e bere kete veshje shume te veçante. Nje tjeter veçori e kanacit te Kabashit jane edhe palët.
Ne fund te kanacit vendoset nje dantelle e thjeshte. Ne fillim kanaci i plote apo kanaci i gjane ishte me ngjyre te kuqe dhe pa zbukurime. Rreth viteve 20-te ai pershkohej tejpertej me fije teli, te cilat formonin rombe te ndritshme. Per ti dhene shkeqlim kanacit, here heres i vendoseshin xixa me rruaza shumegjyreshe. Gjithe ky sfond mbyllej me nje shirit te punuar me grep , me fije mendafshi e ngjyre te bardhe.(3)
2. Gjysem Kanaci eshte veshur deri ne shek. XIX . Me pas kanaci u zhvillua duke mbuluar gjithe pjesen e poshtme te trupit.

Origjinen Kanaci e ka ne Kabash dhe vishet vetem nga grat myslimane te zones se Pukes. Grat myslimane i kushtonin rendesi te madhe kanacit , sidomos ne raste dasmash, fejese, me rastin e festave te Fiter Bajramit dhe te Kurban Bajramit. Nderkohe ne keto zona grat e besimit katolik kishin veshjen e quajtur "Kotull". (4) Edhe grat e besimit katolik sikurse ato myslimane , kotullen e vishnin vecanarisht per dasma por dhe ne rastet e festave. 

Si behet Kanaci?

Per te bere kanacin perdoren dy flete pelhure te leshte te ndeura ne vegje me kater lisa , me gjatesi 3 m, dhe gjersi 30 com, te cilat qepen me dore me njera tjeteren. Nder punet me te veshtira ne berjen e kanacit eshte perkatitja e palave. Per te ralizuar ate ne cdo 2 cm perlhure kthehej nje pale dhe pershkohej me penj nga kreu deri ne fund. Pasi perfundonte kjo, pelhura e mbledhur nga qepja vendosej ne nje en te rrafshet me uje te valuar, ku qendronte per disa ore rresht. Keshtu kryhej edhe palosja, me pas ngjyrosja me bote te kuqe ose kafe dhe lihej per nje kphe te gjate te thahet ne hije. Me pas i qendisin fijet dhe ishte i gatshem per perdorim.
Sipas prof. Xhemal Meçit kemi: "Kanaci eshte nje peshtjellak i pergatitur ne vegje, i ngjeshur me pas duke formuar pale qe nuk i prishen kurre. Kanaci ngjyhej i kuq (te kuqen ne Puke e quajne kane), prandaj ka marre emrin Kanac."(5)
Veshja e Kanacati eshte veshje tradicionale e fisit te Kabashit, Puke. (6)

Pervec kanacit veshje tjeter e vecante eshte Xhupeta. Xhupeta eshte kemish e lete dhe e qendisur me zbukurime mjaft te bukura. Xhupeta eshte e shkurter me dy pal mangë dhe quhet veshje nusërije. Dy manget i ka me rrudha. Nga brylli deri tek nyja e dores eshte e qendisur bukur dhe me kujdes. Siper xhupetes (kemishes) vishet nje kemish tjeter e cila ne bel eshte me e gjere. Mbi kemishe vishet xhamadani ose jeleku, te cilet kane pothuajse te njejtin konfigurim me perjashtim te materialit, ngjyrave dhe zbukurimeve. Ne zonen e Pukes xhupeta dallon tek gjersia pasi ajo eshte me e ngushte dhe me valzime dhe jo aq e theksuar.


Shenim: Materiali eshte ne punim....
                                                                                                                                         Pergatiti
                                                                                                                                         Gezim KOPANI


Ne lidhje me traditen popullore te zones se Pukes ju mund te lexoni: 

Mikëpritja e Pukës - Oda Pukjane


_______
1. Kanë, eshte fjale turke, me te cilen kuptohet dita e zbukurimit te nuses.
2. Shpjegim i Gezim Kopanit
3. Nazife Sh. Ramadani "Dasma Pukajne", viti 2016
4. Shpjegim i Gezim Kopanit
5. Prof. Xhemal Meçi , "Puka qe ne lasteshi-2" Tirane, 2008 fq.24)
6. Shpjegim i Gezim Kopanit

Gezim Kopani me vajzen e tij e veshur me veshje
 tradicionale te Kabashit-Puke. Fotografi e vitit 2018

Jeta e Nazife Shaban Ahmeti (Ramadani)


Nazife Ahmeti (Ramadani) ka lindur ne fshatin Lajthize te Pukes me 13.05.1957. Shkollen fillore dhe tetevjecare e kreu ne qytetin e Pukes ndersa te mesmen per muzike ne shkollen "Prenke Jakova" ne qytetin e Shkodres. Ne vitin 1976 ajo emerohet mesuese muzike ne shkollen 8-vjecare ne fshatin Breg dhe Bicaj. Pas nje viti ajo u transferua ne shkollen 8-vjecare "Migjeni" ne qytetin e Pukes ku punoj per 34 vjet. 
Ne vitin 1984 ajo u emeruar specialiste e muzikes prane kabinetit pedagogjik te rrethit Puke per te ndihmuar shkollat fillore dhe tetevjecare ne procesin mesimor-edukativ.  Ne vitin 1984 emerohet kryetare e komisionit per lenden e muzikes per shkollat tetevjecare te rrethit..
Me iden e saj dhe perkrahjen e kolegeve u krijua orkesta e femijeve te talentuar per shoqerimin e kengeve te festivaleve te kendes per femije qe organizoheshin ne ne Puke dhe ne shkalle kombetare ne Shkoder.
Ne vitin 2011 emerohet specialiste prane QKF - Puke detyre qe vazhdon ta kryej me perkushim.
Nazife Ahmeti (Ramadani) eshte vajza e hoxhes se njohur Imam Shaban Hoxhes. Nazife Hoxha eshte autore e librit: "Dasma Pukjane" studim, viti 2016.

                                                                                                                    Pergatiti
                                                                                                                    Gezim KOPANI 

Nen Prefektura e Pukes viti 1936


Nen Prefektura e Pukes viti 1936

July 30, 2020

Nga mot gezuar festen e Kurban Bajramit !


Bismilahir Rahmanir Rahim
(Ne emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!)

Te nderuar besimtar!

Neser 31 korrik 2020 eshte festa e Kurban Bajramit. Kjo feste madheshtore udhezon ne kryerjen e adhurimeve ndaj Krijuesit te Gjithesise, Allahut xh.sh. i Cili na dhe jeten, familjen, furnizime e cdo te mire. Eshte Allahu xh.sh. i Cili na ruan nga fatkeqsit dhe na sheron nga semundjet.
Prandaj me besimin ne Allahun, ne do kalojme cdo sprove. Me besim ne Allahun mundim te keqen. Besimi ne Allahun ben qe ne te duam dhe te respektojme njeri tjetrin. 
Jeta eshte e shkurter, prandaj te kujdesemi per te dhe sa te mundemi te ndihmojme njeri tjeterin.
Nen atmosferen e festes uroj te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke, pukjanet ne emigrim dhe gjithe qytetaret per shendet, mbaresi dhe natyrisht nga mot gezuar festen e madhe te Kurban Bajramit!
Allahu ju ruajt!

                                                                                                                                             Gezim KOPANI 


July 25, 2020

Kaligrafia islame ne xhamin e fshatit Qerret Puke

Xhamia e fshatit Qerret, Puke (viti 2020)


Ne prag te festes se Kurban Bajramit zbukurohet xhamia e fshatit Qerret Puke. Behet fjale per kaligrafin e artit islam i cila tashme do jet dhe ne rrethin e Pukes. Kete kaligrafi mendova qe une (Gezim Kopani) sebashku me Luan Pemen tia bejme dhurat (hajrat) xhematit te xhamise se fshatit Qerret.
Ne kaligrafin e xhamise se fshatit Qerret, Puke eshte shkruar ajeti Kur'anor numer 144 te sures El Bekare ndersa ne dy ansoret e Mihrabit ka te shkruar shehadetin. Lart eshte e shkruar: Allah xhele xhelal, dhe Muhammed alejhi selam. Ndersa ne dy faqet e tjera te murit te xhamise ka te shkruar 4 halifet: Uthman r.a, Ebu Beker r.a., Umer r.a dhe Ali r.a. Ne kete kaligrafi eshte perdorur stili osman i shkrimit i cili quhet "Thuluth".(1)

Kaligrafin e shkruajti profesionisti Gentian Horanlli (nga Korça) dhe ndihmesi i tij Valter Azuni (nga Tirana).
Korrik 2020

                                                                                                                                Pergatiti
                                                                                                                                Gezim KOPANI 
_______
1. Arti islam (kaligrafik) njeh kryesisht dy lloje shkrimesh: 1. kursij dhe 2. kufij. Shkrimi "kufij" u krijua pas themelimit te qytetit te Basres dhe te Kufes ne Irak. Ky shkrim dallon ne permasat specifike , kende te theksuara dhe forma katrore. Ndryshe ky lloj shkrimi u njoh edhe si "el hat el kufij". Ne fillim shkrimi "kufij" domononte boten islame por rreth shekullit XI shkrimi kufji nuk u perdor me duke u zevendesuar nga shkrimi i quajtur "nas-hi" qe u perdor per kopjimin e Kur'anit.
Shkrimi "nas-hi" perdorej ne vendet arabe. Sipas vendit u zhvilluan shkrime te ndryshme psh; ne Spanje (Andaluzi) u zhvillua shkrimi "magrib" dmth (perendimor), ne Persi u quajt "taliki".
Ne Turqi u zhvilluan disa lloje shkrimesh si ; "tugra" (i veshtir per lexim), "divani" i cili u perdor nga zyrtaret e institucineve te Perandorise Osmane. Po ashtu eshte i njohur dhe shkrimi "ruka" dmth (faqe e vogel) e dalur nga shkrimi "nas'hi" dhe me vone shkrimi i thjeshtuar "thuluth".
Shkrimi "thuluth" u perhap shume gjate Perandorise Osmane duke u bere keshtu shkrimi kaligrafik islam me i pelqyer. I njohur eshte dhe shkrimi "talik" dmth (i varur) i zhvilluar po ashtu nga persianet por qe ka zanafill shkrimin e hershem arab i quajtur "firmuz" dmth (shkrim i vogel).
Shkrimi "talik" dhe "nastalik" u perdor ne raste te rendesishme. Po ashtu ky lloj shkrimi u perdorur nga poetet persian, ne minatura por jo per Kur'anin e madheruar.
Si perfundim aktualisht nder shkrimet me te pelqyera dhe me te perdorura eshte ai "thuluth" dhe "kufij".