Ibn Abasi r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu nuk do ti kerkoj llogari asnjerit per dicka te bere gabimisht, te bere nga harresa apo nga detyrimi." (Ibn Maxhe)
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
March 28, 2023
Nuk prishet agjërimi nëse ?
Ibn Abasi r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu nuk do ti kerkoj llogari asnjerit per dicka te bere gabimisht, te bere nga harresa apo nga detyrimi." (Ibn Maxhe)
March 24, 2023
Çfarë duhet të bëj ai/ajo që nuk mund të agjërojë?
Para se ti pergjigjemi pyetjes , duhet te rikujtojmeve fjalen e Allahut xh.sh. qe thote: "O ju qe besuat! Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. Jeni te obliguar (te agjeroni) ne dite te caktuara, e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite. Dhe ata qe i rendon ai (agjerimi) e nuk mund te agjeroje, jante te obliguar per kompenzim, ushqim (ditor), i nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aqe me mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjerimi eshte me i mire per ju." (El Bekare ; 183-184)
1. I semuri. Kur nje person ka semundje e cila rendohet nese agjeron. Pas sherimit personi eshte i obliguar qe te zevendesoj ditet e pa agjeruara.
Pasi udhetari te kete perfunduar udhetimin ai duhet te kompensoj, te agjeroj diten qe nuk e ka agjeruar.
I moshuari i cili pasi e ka bere prove agjerimin dhe eshte siguruar qe nuk mund ta mbaj agjerimin dhe pasi e ka bere nijet agjerimin kaza gjate kohes se dimrit ku dita eshte me e shkurte dhe perseri nuk mund te agjeroj atehere ai jep "Fidjen" ushqim (te holla) te varferve apo nevojtareve. Kjo behet per cdo dite (pra aq dite qe nuk ka agjeruar). Ky ushqim apo te holla ne fene islame quhet fidje. Fidja duhet te jete ne sasin e ushqimit te vaktit per nevojtarin. Disa thone ushqimi i nje vakti e disa thone i dy vakteve.
Ai qe jasht shkaqeve islame qellimisht prish agjerimin atehere personi ne fjale obligohet me agjerimin Kefaret.
Ai qe e prish agjerimin e tij nje dite (ha dhe pi) me qellim apo kryen mardhenie seksuale inponohet (ndeshkohet) me kefaret. Qe do te thote: Duhet te agjeroje dy muaj pa nderprerje. Ky agjerim (kefaret) behet pas muajit ramazan. Pra sic shikohet agjerimi i kefaretit zgjate dy muaj henor, pra afersisht 60 dite. Pervec 60 diteve i shtohet edhe nje dite agjerimi , e cila eshte pikerisht dita qe persona ka prishur qellimisht.
Takim me femijet , Puke , Fushe Arrez dhe Qerret
Ne prag te muajit ramazan, zhvilluam nje manifestim me femijet ne qytetin e Pukes, fshatin Qerret etj. Ne kete kuader zhvilluam disa biseda rreth muajit ramazan dhe ne fund per femijet shperndam disa dhurata.
Ceremoni Jubilare me rastin e 100 Vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke
Me date 18 mars 2023, u zhvillua ne qytetin e Pukes ceremonia jubilare me rastin e 100 Vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke
_________
1. Aktivitet i bulikuar edhe ne gazeten Udha Islame , faqe 15, nr.03, mars 2023, organ i Myftinise Puke. Faq
March 19, 2023
Pritje vëllazërore të Myftive; Shkodër, Prizren, Gjakovë dhe mysafirve të tjerë nga Prishtina dhe Tetova
Kenaqesi e veçante te prisja sot ne Puke Myftiun e Shkodres Muhamed Sytari, Anetarin e Kryesise se BIK njeherazi Kryetar i KBI Gjakove Dr.Valon Myrta , kryetarin e KBI Prizren Besim Berisha, Drejtorin e Fondacionit Miresia Korab Kaja si dhe mysafiret e nderuar nga Tetova Xhemal Behxhetin dhe Amir Huseini .
Kata vizita zhvillohet ne kuader te 100 vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke si dhe ne kuader te aktiviteteve ne prag te muajit te bekuar te ramazanit.
Puke, me 18 mars 2023
March 18, 2023
March 12, 2023
Të jesh modest dhe i bindur ndaj Allahut xh.sh.
Nje sundues i padrejte, ndersa i fliste popullit te tij i ulet ne fytyre nje miz. Pasi e tremb, ajo i ulet perseri. Sunduesi u perpoq disa here ta mbys, por nuk ia doli , andaj u zemerua shume. Ne keto kushte therret Duhakun, nje nga dijetaret, te cilit i thote:
-Perse eshte krijuar kjo mize, e cila te shqeteson? C'dobi kemi nga miza?
Dijetari i pergjigjet;
-Ajo eshte krijuar nga Allahu per te na kujtuar se sa te pafuqishem jemi , qoft ky edhe nje sundimtar. I nderuar mbret! Ju sundoni njerezit mirepo a nuk e shikoni se nuk keni fuqi te sundoni qoft dhe nje mize? E cila te qendron ne fytyre dhe pse tentove disa here ta mbysje? Kur ajo te ulet ne fytyr te thote: -Ti nuk je askushi. Ti po sundon boten, mirepo nuk me mposht dot mua! Nese Allahu xh.sh. deshiron, Ai ta merr jeten, siç ia mori jeten Nemrudin nga nje miz e vogel. Ndaj ai qe eshte njeri, i beson Allahut dhe ka frike nga ndeshkimi i Allahut. I zgjuari i bindet Allahut dhe ben ato qe Ai ka urdheruar. Ka qe bejn pune te mira, por tek Allahu punet vlersohet sipas nijetit. Nese punet e mira i ben per hir te Allahut je ne rrugen e drejte, nese i ben per tu dukur para njerezve, je ne rrugen e gabuar. Sado i lart te jesh ne pozit , mos u bej mendjemadh e te harrosh Allahun, e te besh padrejtesi. Kujtoje veten kur ishe thjesht nje pik uji, e pastaj erdhe ne kete bote, jetove, por mos harro se do kthehesh ne toke. Jeta nuk eshte veç te hash, te pish, te defrehesh por ajo te eshte dhene qe ta njohesh dhe ti bindesh Allahut! Ndaj njeriu cdo here duhet ta kujtoj vdekjen dhe te bej ato pune qe Allahu ka urdheruar! Kjo pra eshte jeta e kesaj bote. Syt qe nuk ngopen, do te mbushen me nje grusht dhe. Ata njerez qe dynjaja nuk i ben per vete, Allahu do ti bej banor te xhennetit. Nje i urte ka thene:
"Bota e argetimeve eshte e ndertuar mbi kater gjera
Une te ha dhe ti mos te hash. Une jam i mire dhe ti je i keq."
Prandaj mos harro lindjen tende! Ti je i dobet dhe je nevojtar! Mos harro se je i perkohshem, dhe ke nevoje per miresite e krijuesit te Gjithesise Allahut xh.sh. Andaj nje i urte ka thene: "Men arafe nefsehu fe kad Arafe Rabbehu" d.m.th; "Kush e njeh veten te dobet, padyshim ai ka njohur Allahun xh.sh."