Wednesday, September 27, 2023

Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja


Ne Puke me bacen Rexhep Abazi nga Medvegja . Ai eshte pjese e Grupit Folklorik Shpetimi Medvegjë . Pas interesimit tim per tu njohur me veshjen tradicionale baca Rexhep me informoi mbi veshjen tradicionale Shqiptare te Medvegjes e cila per burrat perbehet nga: Plisi , kmisha , jeleku , shook (brezi , 6 m i gjate) , tirç  dhe opanga. Ndersa ajo e grave eshte: shami me rruaza , kapuç me pare , shive te zena bistek , kmish me rruaza , jelek me rruaza , dimit prej leshi ngjyr zi , perparce shume ngjyrshe , çorape te stolisur dhe opanga. 
Medvegja eshte e gjitha e besimit islam dhe pyetjes time se cilit fis i perket ai me tha: Fis Berishe , sipas tij autokton ne Medvegjë . Kur e pyeta per moshen me tha: Veç 75 ! 
Me kete rast per kenaqesin time luajti nje pjes ne fyellin qe e mbante me vete. 

Pergatiti
Gezim KOPANI





Takim me grupin Folklorit të Prizrenit në Pukë

Takim me grupin Folklorit " Luigj Gurakuqi " Prizren te ardhur ne qytetin e Pukes me rastin e Festivalit Mbarekombetare te Talentave te Reja (23.09.2023)

Gëzim KOPANI 

Ditëlindja e Profetit tonë të dashur Muhammed a.s.

Qabja (Kaba) e bekuar. Fotografi e vitit 1880

Sot është ditëlindja e profetit Muhammed a.s. i cili lindi diten e hënë më 12 Rabiul Evvel (571 të eres sonë dhe po të njëten ditë dhe datë në moshen 63 vjeçare i dorëzoi shpirtin Allahut xh.sh.
"Gjithë sa zëra që është n'xhihan (botë), thirrte me za,
tue i thanë t'gjithë Pejgamberit merhabanë.
.. (nderime, përshëndetje)"

Gëzim Kopani 

Për të mësuar mbi jeten e profetit Muhammed a.s. kliko në link: https://gezimkopani.blogspot.com/2011/02/jeta-e-profetit-muhammed-as.html


Thursday, September 21, 2023

Doc. Prof. Jup Kastrati në fshatin Kabash të Pukës (foto)

Kabash , Pukë 1978


Kabash , Pukë

Fotografi e bere tek shkolla e fshatit Kabash , Pukë ne vitin 1978. Ne mes (me syze) eshte Doc. Prof. Jup Kastrati 


Fotografi e publikuar per here te pare ne internet nga Gezim Kopani