Sipas hulumtimeve por edhe të arkivave Prof.dr. Eqrem Zenelaj ka arrit në përfudnim se :"Toponimi Cabass (Kabash) është toponim i hershëm Pellazgo - Ilir . Toponimi Cabass (Kabash) ekziston në tre kontinete: Afrikë , Azi dhe Europë. Në Europë është në Dardani afër Prizrenit ku ka ekzistur vendbanimi vjetër Cabass (Kabash). Sipas autorëve, Kabash do të thotë Tha Bash (Theba), emër vendi malor (Dardani dhe Armeni), dikur qytet dhe vend kryesor i klerikëve (në Egjipt), si dhe një ndër toponimet më të vjetra Ilire - Pellazge." (Shiko: Eqerem M.Zenelaj " Pellazgët , ilirët, shqiptarët " Prishtinë 2017, fq. 603, po ashtu dhe " Rrahman Rexhaj "Kabashi i Vendit - Prizrenit në Rrjedha të Historisë I" Monografi , Prizren 2022 ,fq.17)
Rënditja u bë për shkakt të vlerave dhe veçorit e secilit fis, ku fisi i Kabashit dallohej për zgjuarsi, besnikëri dhe tirmëri. Më pas brez pas brezi Kabashasit e ruajten famen dhe vendin e tyre.
Aktualisht në Pukë Fisi i Kabashit kufizohet me: Puke, Qerret, Dushman, Berishë , Iballe,
Emri Dukagjin hasen në shumë vende dhe përsonalitete si; Stipan Dukagjini viti 1408 si pronar dhe luleshtar në Raguzë , Kotorr e tregtar drithërash gjatë bregtetit Adriatik ne: Durrës si Rask Dukagjini (1408-1410) dhe komandant i trupes se kalorësve për mbrotjen e qytetit. Në Lezhë Progon Dukagjini. Në vitin 1385 Progon Dukagjini udhëhoqi apo sundoi qytetin e Lezhës, të cilen e mbajti për 8 vite, ku në vitin 1393 u detyrua tia dorëzoj Venedikut.
Për Lek Dukagjinin Ippen si dhe Gjon Muzkën shprehet se: Zotëronte viset lindore. Madje ai mendon se selin e kishte në Vaspas, tek "Kalaja e Lekës", Gjon Muzaka në fshatin Flet. Në fshatin Flet gjenden gërmadhat e një kështjelle me emrin: "Kalaja e Leks". Ndërsa Nikollë Dukagjini sundonte viset e shtatë Bajrakëve të Pukës dhe se selin e kishte në fshatin Kabash , pranë kishës së Shën Palit.
Sipas M.Sirdanit Nikollë Dukagjini në popull njihet me emrin Boçë , duke e lidhur me gojdhanat e Boçës, Boç Mziu. Sipas kësaj, Beçmet lidhen me pronësinë e Boçëmes. Në vitin 1501 kthehet nga Venediku edhe Stefan Dukagjini duke u bashkuar me kryengritjet e Lezhës njëjtë si Progon Dukagjini, por pas deshtimeve Progoni bëri marveshje me Osmanët, duke njohur sundimin e Sulltanit, ndaj mori titullin Pasha dhe vazhdoi sundimin e një pjese të Dukagjinit. Në këtë kohë Ahmet Pashë Dukajgjinzade merr poste të larta në Stanboll. (Shiko; Prof. Xhemal Meçi , "Kabashi , Puka që në lashtësi 2, fq.57-60)
Në vitin 1503 Ahmet Pashë Dukagjini bëhet Sanxhakbej i Ankarasë. Në të njëjtin vit u martua me Gevhershah Sulltan (Ishte vajza e Ajshe Hatun e cila ishte e bija e Sulltan Bejazidit II-të e cila u martua me Guvel Pasha. Nga kjo martes ato kishin një djalë i quajtur Ahmet Beu dhe tre vjaza; Gervhershan Sulltan, Kamershah Sulltan dhe Mihrima Sulltan). Nga martesa me Gevhershah, Sulltan Ahmet Pash Dukagjini u shtua me një djalë i quajtur Dukagjinzade pra Mehemt Pasha i njohur si Gazi Mehmet Pasha i cili u bë ndër ushtarët më të njohur të Perandoris Osmane duke mar gradat e nderit Pasha dhe Gazi. Më vonë Gazi Mehmet Pasha bëhet Sanxhakbe i Shkodrës. Nën udhëhejen e tij ai la gjurmë në disa ndërtime sidomos në Prizren si; Ndërtoi xhamin e Bajraklisë (1571 dhe përfundoi në vitin 1574) si dhe ndërtoi kompleksin (hamami) Gazi Mehmet Pasha... Ahmet Pash Dukagjini u shtua edhe me një vajzë të quajtur: Fatma Sulltan. Në vitin 1511 Ahmet Pashë Dukagjini bëhet Bejlerbeu i Andollit duke luajtur rol kyç në ruajten fizike apo sigurisë së Princ Selmimit , princ i cili në vitin 1512 bëhet Sulltan. Në vitin 1513 Ahmet Pash Dukagjini bëhet vezir (ministër) duke u bërë kështu pjesë e Divanit në mbledhjet që Sulltani zhvillonte. Ahmet Pash Dukagjini kishte në drejtimin e tij 20.000 mije ushtar të rangut të lartë të quajtur Spahi. Ahmet Pash Dukagjini arriti të behet edhe Viziri i madh (si të thuash Kryeministër). Xhelozia ndaj Ahmet Pash Dukagjinit dhe intrigat ndaj tij me Sulltanin bëri që të fillojnë zënkat me Sulltanin i cili në vitin 1515 merr vendim ekzekutimin e Ahmet Pash Dukagjini i cili vdiq. (Shiko; Gëzim Kopani , "Kush është Gazi Mehmet Pasha" , viti 2021)
Mbi Lekë Dukagjinin (Leka III) në treven e Pukës, prof.Xhemal Meçi shkruan: "Kujtimi për princat Dukagjine u ruajt me dashur dhe respekt të rallë në toponime dhe legjenda të shumta kudo në Pukë, të cilat më tipike janë në Kabash, Fushë Blinisht, në këtë të fundit lidhet kryesisht me Lek Dukagjinin por edhe me familjen fisnike Ziu. Një prej godhënave tregon për konfliktin e Lekë Dukagjinin me Pal Mziu dhe Boç Mziu. Një tjetër toponim janë Sarajet e Lekës , thuhet se ishte diku në perendim të kishës Ilisë. Për këto saraje thuhet se ishin aq të mira si askund në viset e Pukës. Keto saraje kan qënë vetem në Fushë Blinisht. Toponime të tjera janë: Guri i Filxhanave i Lekë Dukagjinit. Përbri tyre kalon rruga këmbësore që vjen nga Berisa e Vendit - Midha e në vazhdim drejt Fushë Arrësit. Legjenda tregon se: Leka kur po largohej paska fshehur nën atë gurë (i bardhë) një sasi paresh të cilat ia la amanët tokës. Ora e tokës i nxjerr paret në sipërfaqe çdo pranverë. Një bari ndërsa po kulloste bagëtit në shpat, i paska shiku nga larg paret duke shkëlqy në diell. Ishte nis me vrap drejt Gurit të Filxhanave duke ju lut orës së tokës me za të lart: "Ou, ma la hisen , bre! O hisen, bre! Kur është afru paska gjet vetem një pare që ora e tokës ia paska lan. Rasti i bariut është një dëshmi se në fushë janë gjetur edhe monedha. Tek ky gur thuhet se Lek Dukagjini ka fshehur një pal vekë (atllar të artë) dhe një shishe simje (simja qenka një pasuri teper e madhe), ku në një kazan me 50 litra ujë do mjaftonte një pik simja për ta kthy të gjithin në monedha të arta. Toponim tjetër është ai në fshatin Meçe i quajtur Guri i sy keqit. Legjenda tregon : çdo të diele , verës Lek Dukagjini shkonte për në meshë bashk me ushtarët e tij. Afër Kunorës , rrugës për të kisha e Jeremisë është një gurë karakteristik me të çara në mes. Këto të çara i paska ba një ushtar i Lek Dukagjinit. Sa herë që ushtarët pushonin afër gurit , një prej tyre sëmurej dhe vdiste. Leka i shqetësuar vëndos të përtgjoj Pal dhe Boç Ziu , të cilës mes vete thonë: Leka mes ushtarëve të tij. ka një ushtar sy keq. Leka doli para ushtarëve dhe u thotë; Ai ushtar që çan këtë gur me sy, do i jap shpërblim të madh. Ngrihet njëri dhe thote: Unë e çaj! dhe ushtari me shikon e çan gurin. Teksa po prishte përball Lekës shpërblimin ai vret ushtarin me shpatë. Kjo legjend ende kujtohet.(Shiko, Prof. Xhemal Meçi "Kabashi-Puka që në lashtësi 2, fq.62-63)
Familja Manushi. Dikur shtëpi e madhe, por sipasoj e një semundje u paksua. Disa thonë se; një pjesë e familjes ra në Shkodër nga aty në vendet e tjera Ilire deri në Itali. Ende dhe sot në Kabash kanë ngel toponimet si: Mulliri i Manushit , ara e manushit etj. Sipas Muhamet Barxhanit (Kabashas) në Kabash ndodhet mulliri i Manushit. Quhet kështu pasi u ndërtua në token e Manushit. Ndryshe nga vllaznit e tjera , sot në Kabash është vetem një familje Manushi, pra Zef Manushi, Zefi është djali i Nojës i cili u rrit jetim. Ai ka pas për bashkeshorte Lulen...
1. Kokë (Koka) Leka vëlla i madh ku ndër të tjerë bëjnë pjesë; Kabash, Bicaj, Buhot, Rrape, Dardhë dhe Mziu. Në lagjen Kokaj banonin: Ndrekaj (në Bicaj. Me to u mbeshtet Koci, prej të cileve ngelen toponimet: Mali Koc dhe Guri Koc) , Ndokaj , Filakët (në Kokaj. Paldedajt me Shytajt dhe Perlleshi janë kushërinje me Kokajt). I pari i Filakëve ka qenë bari, prej ku ngeli topoponimi Hija e Filakut dhe Mjacat e Filakut. Filakët shkojn deri ne vitin 1680.)
2. Qafë (Qaf) Leka (Qaf Alia) vëlla i dytë ku ndër të tjerë bëjnë pjesë; Kabash, Pukë , Meçe, Rrape. Shumë prej tyre migruan në Dardani (Gjakovë , Pejë dhe Prizren), Shkoëdër , Raguzë , Turqi etj.
3. Lush Leka (Lushaj) vëlla i tretë. Ndër të tjerë bëjnë pjesë; Kabash, Bicaj, Pukë, Kashnjet, Zadrime, Lezhë, Dardani (Kosovë), Rraguzë etj.
4. Hadër Leka (Hadroj) vëllau i vogel ku ndër të tjerë bëjnë pjesë: Kabash (breg), Buhot, Rrape, Rrypë, Has, Ulqin , Dardani (Kosovë).
Sipas teologut dhe studiuesit Nikollë Gazulli (lindur në Dajç të Zadrimës në vitin 1895- dhe vdiq në Shkrel më vitin 1946. Nikolla ka qen prift ku pas lirimit nga burgu i Gjirokastrës në vitin 1930 shërbeu si famullitar në Shkrel të Malsis së Madhe, në Bogë , Kastrat etj) i cili botoi dy vepra : " Fjalorth i ri " - fjalë të radha të përdorura në Veri të Shqipërisë) dhe " Fjalori i Onomastik " i cili shkroi edhe për Kabashin e Pukës. Sipas Prof. Xhemal Meçi Nikollë Gazulli në veprat e tij ka sjell të dhëna me interes të veçantë për Kabashin, ku gjen shpjegim edhe origjinia e Gazullorëve prej Kabashit të Pukës për të cilët shkuran: "Gazulli, vllazni me fis prej Lushajsh të Kabashit të Pukës, kjo sipas gojëdhënës që ruhet në Mirditë (Kashnjet)." (Shiko: Prof. Xhemal Meçi , Kabashi Puka që në lashtësi 2 , fq.67)
Pukë (Më përjashtim të familjeve autoktone si Zotnit , Dizdari , familjet e tjera po ashtu ishin prej Kabashit të Pukës. Ashtu siç janë edhe sot, përshembull Laçajt e Pukës. Laçi shkonte mir me kushërinjët si Preçajt por edhe me Zotnit (mysliman). Laçajt e Pukës çdo herë ruajten origjinen e tyre prej Kabashit të Pukës, më konkretish të vëllaut Lushaj. Preçajt thonë se janë kushërinjë me Laçajt dhe se u përkasin dy vëllëzërve; Preçi dhe Laçi. Në kohen e Isuf Laçit ishte familje e madhe , i biri Ismaili u ba i njohur shume . Ai pasi mori mësimet në mejtepin e xhamis së Kodër Hani u bë Kajmekam për 12 vite në Kaçanik të Kosovës. Familja e Isuf Laçit arriti të kishte 40 pjestar dhe 10 pushkë, kishin blektori të madhe deri në 300 dhi dhe po aq dele, dhe 20 lop e qe. Mbas Zotnis u radhen të dytët, por më vonë kërkuan të bëheshin të parët, Vojvodë, pra Kreu i Pukës, dhe Zotnia pranoj. Kur u krijuan bajrakët , Kabashi u nda në dy bajrak; a). Kabash dhe b).Pukë. Në bajrakun e Pukës i parë u njoh Ismail Laçi, pra u njoh vojvodë i gjithë Tërthorës (Pukës). Laçajt në kohen e Bushtalinjëve u njohen edhe si "krere verziri".(Shiko; Prof. Xhemal Meçi Kabashi , Puka që në lashtësi fq.337-338)
Për të ardhur deri tek Ismail Osman Laçi i cili qe kryetar i kuvendit në Kazan e Pukës (Shiko; Gëzim Kopani "Ismail Osman Laçi Pukë - Kryetar i kuvendit të Kajmekamit Pukë , 2017 - referenca Iskodra Vilajet Salnamesi (1897-1898). Nga kjo familje e madhe spikaten përsonalitet si: Ymer Bardhosh Laçi (1900-1961), i cili ishte Kapoten i xhandarmeris se Mbretit të Shqipërisë, komandant i Çetës Pukë-Has etj, Kolonel Xhemal Jemin Laçi (1914-1966) ish Minister i Oborrit të mbretit Leka I-rë , Dekuruar nga Departameti Amerikan i Nju Jorkut me titullin: "Legjoni i Nderit" po ashtu ai është edhe Qytetar Nderi i Bashkisë Pukë, Ismail Xhemal Laçi (1928-1981), për të ardhur më vonë me alpinistin Përparim Laçi etj.
Bicaj (Për Bicjat thuhet se Mici dhe Bici u shkëputen prej Kabashit dhe u vëndosen ne skaj të Kabashit ku themeluan vendbanimin me emrin e tyre. Prej vllaznis së Micit u formu fshati Micoj ndërsa prej vllaznisë Bici u formua fshati Bicaj.) Dedaj etj Shkodër (Zadrim, toponime: Kroi i Kabashit, Lugu i Kabashit, Mirzet e Kabashit, po ashtu në Hajmel ka kabash si dhe tokë në Bushat dhe Melgushë) (shih; Prof.Xhemal Meçi , Kabashi , Puka që në lashtësi 2 fq.28) , Lezhë (Kabash vendbanim në Fishtë), Dibër (Mali i Kabashit, banor në Gjurë-Reç dhe Laç), Durrës, Tiranë (kodra e kabashit - Bushtricë), Elbasan (Kabash lagje e fshatit Mollas), Gramash (Shkëmbi i Kabashit, Kalaja e Kabashit, ku Kabashi i dokumentuar më 1431) (shih; Prof.Xhemal Meçi , Kabashi , Puka që në lashtësi 2 fq.29), Pogradec, Kolonjë-Ersekë (fshat me emrin Kabash, Fusha e Kabashit në Shelegur, Leskovik) etj.
Blinishti , (Familje fisnike dhe Princore) Përmendet si familje që nga gjysma e dytë e shek. XI deri ne gjysmen e parë të shek. XIV. Për rreth tre shekujt kjo familje bëri emer në historin e Shqipërisë. Kjo familje vjen nga zonat malore, ku pushteti i tyre mbeshtetej kryesisht në lidhje gjaku dhe fisnore. Historiani Gaspër Gurakuqi jep mendimin se Blinishti e ka znafillen ne Blinisht të Kabashit të Pukës (këtu kemi toponimin Fusha e Blinishtit. Për këtë vend ka gojdhëna dhe legjendja që lidhen me Lek Dukagjinin. Aty thuhet se u ndërtuan "Sarajet" Në këtë vënd kisht pem dhe kroje të ftohtë). Prej aty para 3 apo 4 shekujsh janë vëndos në verilindje të Prizrenit ku formuan fshatin me emrin Kabash. Më pas disa prej tyre lan Kabashin e Prizrenit (Vendit) dhe themeluan Kabash në Viti, pra Kabashi i Moravës së Epërme. Kështu thuhet edhe për Kabashin e Hasit të Prizrenit. Ndërsa në Shqipëri kemi; Blinishti i Kushnenit (Mirditë), dhe Blinishti i Zadrimës. Kemi edhe toponimin ; Kisha e Shllisë në Blinisht. Me Blinishtin e Pukës janë familja e Delive.
Rrapja - (Rrpë , Hadroj , Buhot ) Ky fshat ndodhet në lindje të Pukës. Më parë kalonte rruga e karvanëve. Tradit tregon se në Fushën e Kalit kullosnin dhe ushqeheshit kuajt e karvanëve. Në dokumentat Osmane kemi emrin Rab - Raba (1529) me 6 zjarre (shtëpi), në 1571 po aq, ndërsa në vitin 1591 me 35 zjarre. Në 1571 kishte zën vend në Livadh të madh një kefali Gjin Kabashi, shtëpia e të cilit ishte e veçaur me 20 zjarre (S. Pulaha). Sa i takon emrit të Rrypës banorët e sotë thonë se vjen nga Rryp toke. Familjet që mbahen mend prej 8 brezash janë Hajdarajt, Bitoshë , Kuka , dhe Qypaj. Për Rypen thuhet se tek vendi i quajtur Akol (Okol) ka qenë një gështënjë mbi 300 vjeçare ku paska pas burime uji të bollshëm. Aty paska ardh te etur një karvan turk , por vendasit i paskan përzan. Turqit (Osmanët) i paskan nem duke thënë: "Kurr ujë aty mos dalt!" dhe ashtu ndodhi. Uji shkoi dhe doli posht lagjes Pushtri. Ndërsa vendi për rreth xhamis së Rrypës ngeli that. Në Rrape janë Kadana të cilët jan aty para Furrikajve dhe Memëve. Prof. Xhemal Meçi shkruan: Feja Islame ne Rrape ka filluar pas viteve 1571. Regjistrimet e viteve 1591 shënojne 2 familje myslimane. I pari që pranoj islamin ishte Asan Gjoni prej Hajdarajve. Nga ky ngeli toponimi Ara e Asan Gjonit. Thuhet se para 300 vitesh rreth 20 shtëpi u shpërngulen ne Turqi.(Kabashi, Puka që në lashtësi 2, fq.317-318)
Buhohti thuhet se është vendbanim i hershem duke e lidh me emrin e Shën Ilinë (Eljasi) . Dikur thuhet se ka lulëzuar zeja e tabakëve dhe të përpounimit të baltës . Thuhet se Buhoti mori këtë emër prej Prronit Bots dhe Hija e Bots. Në Buhot paska qen një njeri i pasur i quajtur Shpjetri . Majdje është dhe toponimi Kisha e Shën Shprejtrit (Pjetrit). Në fshatin Dardhë (po ashtu Kabash) banorët thoshin: "Ktu asht kisha Shpal e Shpjetër!" u formua si fshat në vitin 1960. Në qendër te tij kemi Djegajt dhe Prendi, Memaj, Kokaj dhe Koc.
Hadroj janë bijt e Hadrit, pra të Hadër Lekës të cilët sipas prof. Xhemal Meçi kanë lidhje të ndërsjellt mes tyre dhe Furrikajve. Hadrojsit u shtuan ndaj janë edhe toponimet si: Kroni i Hajdar Uks, Ara e Katundit dikur e Hadrojsve sot e Marash Kolës (Paldedaj Kokaj), Vija e Hadrojve (sot vija e Lazergjonve (Kokaj) Idrizakët po ashtu Hadrojs blen edhe një ara e cila quhet Ara e Kadri Syls e blerë në fund shek XIX prej Idrizakëve (Haxha, Pezhëve, Puka sot e Ymer Hoxhës), Shpati Ars Tabakut, Gryka e Alisë (Alia Hadrojs) etj për të vijuar me toponime të tjera të Buhohtit si: Kodra e Buhotit. Të parët që u shpërngulen prej Buhoti qen Hadrojsit duke u vendos ne Breg të Kabashit ku në anë e majt të lumit të Gominës ishin Ukë Kurti ku sipas brezave ky shkon deri tek Çel Kuka (1750). Vëndosja e Hadrojsve në anë e majtë të Gominës në Kabash mendohet se ka fillu rreth vitit 1790. Të dytet që erdhen prej Buhoti ishin ato të Osman Ukës (Meçi) dhe Cubakët. Osman Ukët u shkëputen nga Buhohti prej Ahmet Osman Hadroj. Ukë Osmani dhe Ahmet Osmani janë vllazni në 9 breza. Osman Uka me djemt (Islamin, Misinin dhe Abazi) të ndihmuar prej Cubakëve, Barxhanët dhe Lushajt moren pjesen më të madhe të tokës së Manushit si shpërblim për varrosjen e 6 te vdekurve të cilët vdiqen prej harsallekut (epidemi). Hadrojsit gjendet Anës Malit dhe Fanit të Madh ku tradita tregon se njeh më të hersmit Et'hem dhe Dërvishajt. Sipas Arif Faslisë (1980) thotë se: Trojet e hershme i kan pas në Fushë Bratit. Kjo fushë e rrethuar me pyll në shpin të fshatit Rrypë u mboll nga koprativa në vitin 1970 grurë dhe patate. Aty Halil Ahmeti (1914) nxori nje burim uji të ftohtë i cili sot quhet Kroni i Halilit , po aty afër bëri Mrizin që quhet Mrizi i Halilit. Aty kishin bunat. Verës këtu ndërsa dimirit në Buhot. I pari që është vëndos këtu thuhet të ketë qen Et'hemi. Më von zbret më posht ku mori emrin Kadraxhi. Ku u vendos aty rreth vitit 1790. Mbas disa kohës u vra me Spaçin në përpjekje për ruajtjen e bagëtive. Mënjëher pas vdekjes u shtu me djal dhe i vendosen emrin Et'hem. Ky u shtua për të ardh deri tek Mehemtin Sadrin i cili në vitin 1940 u vendos në Has afër Beqir Ukës i cili ishte vëndos atje në vitin 1930. Atje mbajten mbiemrin Kabashi si; Beqir Kabashi , Arif Kabashi , Mehmet Kabashi dhe Sadri Kabashi të shpërngulur më pas në Durrës. Thuhet se Kadraxhit ishin Dërvishaj dhe quheshin Dërvish. Ndërsa të Ukë Kurtit u vëndosen ne tokën e Gjerës - Kabash. Shumë nga këta janë shpërngul në Ulqin, Turqi, dhe Kosovë.
Në vitet 1980 fshati Dardhë arriti deri në 300 familje. Me krijim e bajrakut, Dardha iu la Thaçit. Në sofër pas Thaçit vinte Berisha, pastaj Dardha, po të ishte Kabashi i Pukës, në krye të sofrës apo vendit sigurisht vendosej Kabashi fis i parë dhe bajrak i parë. (Shiko; Prof. Xhemal Meçi Kabashi, Puka që në lashtësi 2, fq.356-360)
Sipas historianëve Kosovar Kabashi i Vendit në Prizren është origjina e Kabashasve të tjerë. Për shkak të luftimeve me shkijet (disa përmendin kohen e ndarjes se kishës) ato u larguan deri në jug të Shqipëris, në Kolonjë ku krijuan një fshat me të njëtin emer, Kabash. Më vonë disa nga ato kthehen në veriun e Shqipërisë ku u vendosen në Kabash të Pukës (Shën Pal). Nga aty një pjesë e familjës së Hadër Lekës dhe më vonë një pjesë e Kokë Lekës migroi në Dardani (Në Korisht ka lagje që quhet Kukaj duke e lidhur me emrin e Kokës) ku u thuhet se u vëndosen në tokat e Iljaz Ages në Prizren. (3)
Në vitin 1348-1355 mbreti serb Dushani Kabashin e Vendit e quajti Sveti Peter . Ndërsa osmanët e quajturn Hamidjie (kjo në shënjë nderimi të Sulltan Hamidit). Sllavët (Serbët) në kohen e dinastisë së nemjaqëve trashëgimin autoktone Ilire - Dardane - Shqiptare e përvehtësojnë si trashëgimi të tyre serbe, dhe vendbanimeve u ndryshonin emërtimet, ku fshatin Kabash e quajnë "Sveto Petar Korishki".
Në kohen e sundimit Osman, Kabashi regjistrohet në Muhasebi-i Vilayet-i i Rumelis, Sanxhaku i Prizrenit i vitit 1530 me emrin Isveti Petri. Në defterin e vitit 1541 ky vendbabim në Sanxhakun e Dukagjinit ishte regjistruar me emrin Shën Pjetri, po ashtu në vitin 1591 ku kishte 10 shtëpi.
Në salnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1886 (1314) dhe 1900 (1318) është regjistruar me emrin Sveti Petri."( Shiko: Rrahman Rexhaj "Kabashi i Vendit - Prizrenit në Rrjedha të Historisë I" Monografi , Prizren 2022 ,fq.18) Nemja ishte vellau i Tihomiriti cili qe vëndos sundimtar nga perandori bizantin Manojl Komneni. Tihomiri isht kunërshtar i vëllaut të tij të vogel Nemjës por ky në vitin 1170 e rrëzon nga fronti Tihomirin. Kjo bëri që Perandori bizantin Komneni në vitin 1170 të sulmoj Nemjen , ky i fundit largohet duke u strehu në male, dhe pas vdekjes se Perandorit bizantin Manojl 1180 nis luften për pushtet brenda prandorisë ku Bizanti hyn në një kriz të thell, të cilen e shfrytëzoj Nemja duke zgjeruar kufit e tij në dëm të trojeve etnike shqiptare më Rafshin e Kosovës dhe Dukagjinit. Më ramjen e Bizantrit filluan luftrat ballkanike, Bullgari, Serbi, Epir dhe Arbëri . Në këtë kohë Arbëria udhëhiqej nga Gjini, i biri i Progonit. Në 1204 Prizreni, Ohri dhe Shkupi u sunduan nga Bullgarët, ndërsa në vitin 1214 Prizreni sundohet përsëri nga serbët (sllavët) ky mbreti i sllavëve u shpall djali i dytë i Nemanjës, Stefani. Dy vite më vonë 1219 kisha sllave (serbe) bëhet e pavaur, ku arqipeshkvi i parë bëhet djali i tretë Nemanjes Rastkoja i njohur tek sllavët si Shën Sava (Sveti Sava). Në vitin 1372 Prizreni dhe disa troje shqiptare u udhëhoqen nga Principata e Shkodrës që sundohej prej Gjergj Balshaj. Vala më e madhe e shpërnguljeve me terror dhe dhunë të popullatës autoktone shqiptare ka ndodh sidomos në kohen e pushtimit sllav të Nemanjës pastaj të Stefanit si popullata autoktone në Nish, Leskoc, Prokuples, Kurshumlis, Vranjës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe territorin e Kosovës së sotshme. (Shiko; Rrahman Rexhaj "Kabashi i Vendit - Prizrenit në Rrjedha të Historisë I" Monografi , Prizren 2022 ,fq.21-22)
Të dhënat e gjenealogjisë të familjeve të Kabashit të Vendit tregojnë këto lagje: Rexhaj , Muçaj , Bobaj , Ukimeri , Ahmetaj , Dullaj , Dakaj , Memaj , Kukaj , Balaj dhe Hoxhaj.
Nëse do bazohemi tek kërkimet arkiologjike vërehen dy vend banime të hershne: Kabashi i Pukës dhe Kabashi i Vendit - Prizren, ku hasen kulte pagane Ilire , nga ku mund të themi se; Në lashtësi këto dy vende mund të kenë sunduar të njëjtin teritor të përbashkët, dhe ishin fis princnor.
Përveç kronikanëve osman, për Kabashin kanë shkruar edhe kronikan apo funksionar të Venedikut apo figura Dioqezan kristiane si p.sh: Ipeshkvi i Sapës Frang Bardhi, (vizitoi zonen e Pukës, Kabash etj në vitin 1637) hatografi Françesko Marin Koronelli (Vendik) në vitin 1688 etj.
Përveç vendbanimeve të lashta pagane, në Kabash kemi kulte kristiane dhe myslimane , varrezat etj.
Fotografi e Hanit të Ismail Ibrahmit në Rrape , Pukë. Hani mori emër për shkak të rrugës që kalonte pranë dhe lidhte lidhte Shkodren me Dardanin. Fotografi e vitit 1927 |
Për origjinën e fshatit Kabash Pukë kanë shkruar shumë historian dhe kronikan si dhe klerik të ndryshem. Shkurtimisht ju paraqes disa nga shkrimet më të njohura:
Sido që të jetë është fakt se: Kabashasit kudo që të jenë kanë një lidhje, gjak e fis.
Gurë varri i varrezave te vjetra muslimane ne fshatin Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1940 |
Gurë varri te varrezave te vjetra myslimane te fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1940 |
Për shkak të rrugës u rrit ekonimia e Kabashit por edhe popullsia. Kjo e vërtetuar edhe nga rregjistrat osman të vitit 1591 në Nahijen e Pukës ku kishte 23 fshatra të cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i përkisnin besimit musliman. Nga këto 3 mysliman ishin në Qerretin e Eper, 2 në Qerretin e Poshtem dhe 1 në Koman dhe 2 në Shënkoll (Delmace) , 1 në Shën Pal (Kabash), 2 në Rrape dhe dy familje me nga një beqar. Siç shikohet në Shën Pal pra Kabash permend 1 mysliman. Kjo e dhënë nuk tregon se cili është ky mysliman. A është i pari i familjes së Manushve pra Sulejmani? Apo është vellau i Gjin Kabashit? Apo bëhet fjalë për Hadër Leken?
Në vitin 1637 fshati Kabash kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i përkisnin besimit musliman. Në fillim të shekullit të XVII besimi musliman rritet shumë shpejtë sidomos në fund të shekullit të XVI. Myslimani i pare ne Kabash arriti te kishte ndikim tek familjet e tjera fisnike Kabashas pasi tregtaret mysliman qe pershkruanin Kabashin kur kalonin takonin atë që ishte bërë mysliman. Kjo bëri që në njeren anë të shtohen mysliman por në anen tjetër të fillojnë disa mosmarveshje siç është rasti i Kokë Lekes që vrau vëllau e tij Hadër Leken pse ishte bërë mysliman. Nga këtu del qartë se besimi islam në Kabash është pranuar vullnetarisht ndryshe ngase shkruajnë disa të paditur dhe perçares kinse islami eshte hap me dhune.
Për ta argumentuar hapjen vullnetatr por dhe harminin mes besimeve po permend disa pohime te Ipeshkvit Frang Bardhi i cili ne vitin 1637 raporton: "Agai (Dizdari i kështjelles së Dukagjinit) ka tre vllazen të krishter të martuem me një musliman, që asht ba ma vonë. Gruja e agës asht një e krishten e urtë, dhe e mirë. Po ashtu ai tregon se në breg të Gominës (lumi Gomin) Abacia është e rrexume, me një hap mur në këmbë për rreth. E mata këtë kishe brenda ku ishte e gjatë 13 hapa ndërsa gjansi me pak se katër. Bardhi i bëri thirrje banorëve për të ndihmuar rindërtimin e saj. Thirrjes nuk ju kursyen katolike e mysliman. Ata dhan aspra , gja të gjall dhe sidomos qe (kije)."
Kujtesa popullore ende ruan gojdhëna se: Kabashi ka qen dikur një qytet me përmasa të mëdha. Aq i madh ishte sa qe shtrihej nga Qaf e Rrgjasë deri në Qafë Ajtyrës përgjatë lumit Gominë - Kokaj dhe Blinisht. Prandaj në fshatin Kabash janë gjetur "Tjegullat e Moçme" të cilat janë të shpërndara në një shtrirje mbi 50 m gjatësi. Tjegullat janë gjetur edhe në Kodër Hani - Pukë, përgjatë Grykës së Prronit dhe gjatë hapjës së rrugës auto në vitin 1970 , pra unaza aktuale e Pukës, ku dolen disa tjegulla te moçme.
Tjegulla të moçme jane gjet edhe në anën e majtë përball me Lam Lushaj, përfundi kodrinës së Shkallës pasi aty në vitin 1980 u hap kanali i ujësjellësit të Pukës. Gjatë hapjes së kanalit , në anën lindore të kësaj kodre dolen tjegulla të ngjashme, po ashtu edhe tek Kodra e Qafalive. Pra nga këto që përmenda kemi keto vendbanime te lashta :
2. Faltorja pagane ku më pas , u ndërtua abacia e Shën Palit.
Bajraku i Kabashit , Pukë
Në fillim zonat malor quheshin Malësi e cila natyrisht vjen prej fjalës: mal. Për ta kuptuar këtë Faik Konca thotë: "Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë Male. Fjala mal tregon vërtet një mal por me të cilin kuptohet njësi dhe drejtimin e atij vendi. Pëshembull viset fushore do të thoshin: "Mali i Shalës po shkon në luftë!" Pra shqiptarët ndarjen dhe sundimin e tyre e quanin "Male ose Malësi" p.sh; "Malsia e Gjakovës" ndërsa Perandoria Osmane i quajti Bajrak. Faik Konica shkruan: "Më sa duket, në kohen e pushtimit osman (turk), secili mal kishte flamurin e vet. Kreu i Malësisë ose Bajraktari ishte një përson që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i atij dhe, në mungesë të tij i lihej mashkullit më të afërm nga farefisi. Ky quhej nga shqiptarët dhe nga autoritet osmane bajraktar. Bajraktarët sundonin sipas Kanunit të Lek Dukagjinit." (Shiko; "Shqipëria , Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore." Faik Konica)
Në kazan e Pukës u krijuan shtatë bajrakë: Kabash, Berishë, Qerret, Pukë , Iballe , Thaç (Bugjon) dhe Malzi.
Lagjet e Kabashit
Në perendim lagjia Breg që banohet me Çollakë, Leke, Barxhan, Lushe, e Hadroj. Dikur kan pas edhe Manush e Gjerë, të larguar. Gjera fillonte kufi me Qelzen, në veri perendim të Qafë Rrgjanës, në një rrafsh pjellore e të ujitshem. Dikush thotë se ēshtë anash, si dhe Manushi. Përberja e banorëve të kësaj lagjeje ka pasur ndryshime. Gjera që kishte toke edhe në Gjytetzën , ku deri me 1980 ka qene një gështenjë shumë e madhe me emrin e Gjers, "Kështeja e Gjers", por kishin edhe në Llukë, anën veriore. Në konflik me Llukët nga fillimi i shek.XX, u largua për në Kosovë.
Manushi si të tjeret që i kam përmend në fillim ishin vendali, autokton në Kabash. Ata kishin gjithē lagjen Breg deri kufi me Gjeret jug perëndim, kufi me Qelzen deri në Qafë Cinë. Nga veri lindja ndiqte perroin e Vameçit. Të parët që moren pjesen me të madhe të tokëve të Manushit janë Hadrojt (Osmanuket, Cubaket etj).
Në anen e majtë, Bregut te Gomines në Kabash banohet prej Lushajve, Barxhanëve dhe Hadrojsit.
-Brraka e Lemakuqit , (brrake Lamit )
-Hamalla e Met Beçs
-Verrat e Sipes (kufi Lejthize)
Nxenesit e shkolles se Kabashit |
Fotografi e bere ne fshatin Meçe , Puke tek shtepia e Qazim e Xhevdet Kopanit ) |
Stani (mriz) i vjetër i Kabashit në Meçe, Pukë
Të moshuarit e fshatit Meçe thonin; "Fshati Meçe është i hershem shumë dhe ka dal prej fshatit Kabash i Pukës." I pari që u vendos në fshatin Meçe prej Kopajve (Kopani) është Musë Kopani. Nëse do shikojmë pemën gjeneologjike të Musë Kopanit mund të themi se fshati Meçe ështē vendbanim mbi 300 vjeçarë. Në vitin 1964 fshati Meçe u shpall fshat më vete.Fshati Meçe përbēhet nga lagjet: Meçe, Ngarrel, Klos, Cinë, Krovë dhe Vameç. Fshati ka nje lartesi mbi nivelin e detit duke filluar nga 300 m deri ne 800 m. Dikur fshati ka pas 25 shtepi. Sipas studimit te bere nga Prof. Xhemal Meçi fjala Meçe do te thote Buzë Ujë.
Fshati Meçe ka shume pak siperfaqe toke, ne keto rrethana banoret e ketij fshati u moren kryesisht me blektori. Sipas te dhenava dikur familjet e fshatit Meçe kan pas nga 300 deri ne 600 krerë dhi. Familja Kopani ka pas deri ne 600 krere dhi e dele. Po ashtu numer te madh kan pas edhe shtepia e Furrikajve. Ato pak toke buke, jane ujit nepermjet Vijes se Kopajve e cila e ka jazin tek Mulliri i Madh dhe me pas vija vazhdon ne drejtim te Kodër Krys, per te vijuar deri tek shtepia e Jemin Ramadan Kopanit (1921-1982).
Vijë tjeter eshte ajo e Krovës te cilen se pari e ka hap i vetem Deli Krova (thuhet se ka lindur ne vitin 1770-1845). Kjo vije kalonte ne terren teper te veshtire, dhe per kete duhesh ndertu lug/lugje per kalimin e ujit. Per kete vijë duheshin rreth 40 lugje. Me lejen e banoreve lugjet kan kaluar nga arat e Adem Haxhi Kopanit (kjo familje kaloj ne Puke me banim dhe nder te tjera Ademi sherbeu si Muezin ne Xhamin e Koder Hanit) dhe Ahmet Hysen Kopanit. Per terheqjen e lugjeve duheshin jo me pak se 11 burra. Ne vitin 1970 kjo vij u hap nga koprativa buqesore me dinamit duke heq pjesen e veshtire te lugjeve.
Ne fshatin Meçe ka pas: Shkolle, Furre buke, Dyqan, Miniere, Poste xhandarmerije (ne Ngarrel), dhe Karakoll (burg).
Fshati Meçe, Kabash-Puke |
Ne vitin 1930 punetoret zhvilluan nje grev per shkak te pageses se vogel duke pasur parasysh veshtirsit e punes. Ne kete minire thuhet se kan punuar nga 300 deri ne 350 persona. Si pasoj e hapjes se Minieres , u rrit mireqenja e banoreve te fshatit Meçe. Puna ne miniere vijoi per rreth 14 vite. Krahas nderteses u ndertua per administraten u godina per fletje, per sigurin u ndertua Karakolli (burg) ne Bokë te Ngarrelit. Po ashtu u ndertua posta dhe xhandarmeria. Per rreth ketyre nderstesave u ndertuan edhe 3 dyqane te vegjel me ushqime, kafe etj. Miniera e Ngarrelit mbyllet ne vitin 1943 per tu rihapur ne vitin 1970. Kjo minire kishte sasi te konsiderueshme bakri (thuhet dhe ari) gje e cila beri te hapen deri ne 5 galeri. Gjate kesaj kohe u hap mensa per puntoret dhe tekniket. Per te mesuar me shume rreth fshatit Meçe klikoni kete link: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/09/fshati-mece-puke.html
Por Lushaj ka edhe jasht Puke si ne : Has, Lumë, Diber, Durres, Kavaj etj. Vellezer te Lushajve jane dhe Gazulloret, Preçajt, Laçajt (Puke), Lekt.
Per ta pasur te qart i pari qe u largua nga fshati Kabash i Pukes per ne Kosoves ishte nje pjese e familjes se Hadër Lekes i cili thuhet se kishte dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Disa thone se nga Kabashi i Pukes kan emigruan ne Prizren kater vllazni: Hyseni (Cenajt), Bala (Balajve), Muça (Muçajt) dhe Veseli. Gjithsesi Kabashasit e Prizrenit dhe jo vetem jan prej Kabashit te Pukes te cilet thuhet se u vendosen ne Prizren rreth vitit 1730 pikerisht ne verilindje te Prizrenit. Ne verilindje te Prizrenit teksa po kerkon toke per te ble tokohen me Iljaz Agen prej te cilit i kerkojne per te bler toke. Pas bisedimeve Iljazi pranoj tju jap toke aq sa te mbjellnin nje kale grure (theken), por burrat e Kabashit u treguan te zgjuar duke mbjell grurin aq rralle saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri i rrit vjen Iljaz Aga i cili e kuptoj veprimin e zgjuar me veten e tij tha: qenkan te zgjuar. Iljazi u paska thene: Ju paskeni zan gjith vendin! Burrat e Kabashit i thone: Ne çfare te duash te bajme be se ne kemi mbjell vetem nje kal grure.Te lumi afer tokave te Kabashasit ndertuan tre mullinje, keshtu ata u ben te njoftur si mullixhinje te zot. Pasuria e tyre u shtua aq sa blen troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit.
Ashtu sikure ne te gjithe Shqiperin pas vitit 1992 shqiptaret filluan te levizin ne shume qytete te Shqiperise si dhe jasht Shqiperise, nder ta edhe banoret e fshatit Kabash. Ashtu sikurse ka ndodhur me pare pothuajse te gjithe banoret e fshatit kabash, mysliman dhe katolik u larguan nga Kabashi ku si fillim u vendosen ne qytetin e Pukes, per te vijuar me largimet masive qofte nga Kabashi, Meçja, Rrapje, Dedaj natyrish dhe nga Puka drejt qytetit te Tiranes krysisht , Durresit, Shkoder, Lezhes etj.
Aktulisht ne rrethitn e Pukes me shume Kabashas ka ne qytetin e Pukes se sa ne fshatin Kabash, kjo pasi fshati Kabash me qellim apo paqellim u la mbas dore nga shteti. Ne nje kohe kur te gjitha fshatrat e Pukes kishin rruge automobilistike fshati Kabash nuk e kishte. Kjo gjendje vijoj per nje kohe te gjat gje e cila veshtirsoj jetesen ne kete fshat. Aktualisht ne fshatin Kabash te Pukes ka rreth 170 fryme ku shumica e banoreve te mbetur jane te besimit mysliman. Nderkohe, aktualisht Kabashasit i gjen ne cdo vend te botes. I gjen ne: Turqi, Europe, Amerik etj.
Duhet te kemi parasysh se Fisi nje bashkesi indivitesh qe kan prejadhrje sipas deges mashkulore nga nje shtergjysh i perbashket. Ndersa Bajrak eshte term osman qe dmth thene; "flamur" me te cilin kuptohet: "Pris i fisit "dhe eshte emer administrativo-ushtarak.
Ne dymbedhjet fiset e Shqiperise se Veriut pas Hotit dhe Oroshit fisi i Kabashit renditet ne vend te trete duke i dhene keshtu fisit te Kabashit nje vend nderi dhe respekti nder fise.
Organizimet behet duke pasur parasush organizimin e fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, i krahines mbare me pleq, krene, bajraktare dhe zotni. Rradha e bajraqev ka rendesi me vlera kanunore ne kuvend , lufte, ndeje etj. Sipas prof. Xhemal Meçi jane dy dokumenta te vitit 1880 dhe i dyti i vitit 1924 qe tregojne mbi menyren e organizimit. Lidhja fqinjesore vendore, krahas lidhjeve fisnore, dalin me te ndricuara dhe me te shprehura, qe perbenin lidhjet baze te organizimit te fshatit dhe te bajrakut.
Keshtu e pershkruan fisin e Kabashit Robert Elise (Robert Elsie eshte nje nder albanologet me te njohur. Ai vizitoj Shqiperin disa here. Robert Elsie vdiq ne vitin 2017 dhe para vdekjes kishte len amanet qe ta varrosin ne fshatin Theth te Shqiperise) ne librin "Fiset Shqiptare , Historia, shoqeria dhe kultura" "The Tribes of Albania" shkruan:
Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoj Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjeret u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorja pra Puka. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kisha te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades. Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabash ne juglindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930 gjeografi italian Ermano Armao duke folur mbi Kabashin , ka permendur se ai perbehej nga nje popullsi myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta). Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices muslimane ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete....
Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia.
Per Kabashet thuhet se kan emigruar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo nga Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete emigruar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me ardhjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fiset e Dushmani dhe Qerretit. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj.
Sipas nje tradite orale (gojore), keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjese te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth ishte bere mysliman. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadri sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe e vrau vellane e vet. Fisi i Kabashit reagoj ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te cilit po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefar Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi.
Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve emigroj ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajtur Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vençate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit 15-te. Aty rreth vitit 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar rreth vitit 1720."
Sullet (rregullat apo ligjet) e Beslidhjes
1. Me ba bajtime gjaqesh ne mbare dhenat e Pukes.
2. Me vu bese per me ndalue gjakmarrjet e shpise me shpi per aq kohe sa e ka caktue Beslidhja mbrenda Shtate Bajrakeve, si dhe per rastet e Beslidhjes me dhenat e malit kufijare.
3. Me caktue detyrat per djelmnite e bajrakeve per me shkue ne lufte kunder armikut te vendit e me ndihmue Vezirin e Shkodres me mbrojte kufijte e vendit
4. Me i djege shpine e mi marr gjane gjobe kur then kush Beslidhjen."
Marredheniet ekonomike jane nje arritje tjeter te cilat kane nje pasqyrim shume te gjere se varianti qe jep Shtjefen Gjeçovi. Pra, nga 36 nene qe ka ai variant, ne te Pukes arrijne ne 76 nene. Ne to perfshihen: udhet e shtigjet, bujtina e dugaja, ndamja e shtepise, shitblemja, dhenia e tokes me fitim e nderrim (tram), punetori hua me page dhe me borxh, demi dhe denimet etj.
Kisha dhe Xhamia kanë bashkejetuar ne shekuj ne Kabash, Puke etj, pa i ra ndesh njera-tjetres. Kete realitet e fakton dukshem rapsodi, poeti i Kabashit, "artist i merituar", Prendush Gega me 1903 ne vagjet si keto:
"Ti n'Kabash ndojher je kan.
E ke pa ni xhami n'lam?!
Aty nget ni kish ish kane.
Dere per dere kish' e xhami...."(8)
1. E drejta per panair
Panairi behet vit per vit "Diten e Luleve" ne Lam Lushaj, Gryke Kabash. Ai eshte per mbare krahinen e Pukes. Ne panair ka te drejte me marr pjese kush te doje: plak e i ri, burr e grua, krene e vegjli, i vendit e i huaj, pukjane e mirditore, hoxhe e prift. Do me ardh ndokush prej venesh te tjera me shit e me ble, nuk ka kush te drejte me i thene: "Kah po shkon?!" apo "Cfar do ktu?". Ne panair, te largtit, vendas a te huaj, kane te drejte me ardh me mallnat e veta nje nate para e me qendru gjithe diten e panairit deri dy ore pa u errësu. Ne panair, si naten, si diten, gjithkushi ka te drejte me e shpall mallin e vete me za per gjate panairit. Gjate panairit kenga dhe vallja, gurapeshi e pushka ne shej, kane diten e vete. Kush ndales per to nuk mund ti bej kuj.
2. Detyra e pjesemarresve ne panair
Gjate panairit cdo pjesemarres ka detyre mos me i ba kuj dhune e ngaterrese, te shame e te shtyme, te rame e te vrame. "Lyp vend gjeti per çato (keto) pune!" Ne te dy anet e panairit jane kishe e xhami, kryq e vorre. Gjithsecili e ka detyre mos me i prek as mos me i dhunue. Jane nderi i katudnit e fisit te Kabashit. Per rreth panairit jane shpi e prona te katundit. Kush pune me to nuk ka, veç ne u shkofte mend per mik.
3. Detyra te veçanta te Kabashasve ne panair
Katundi i Kabashit me fisin mbar ka detyre me caktu rojet rreth panairit. Lajmsit kane detyre me lajmeru pjesmarresit mbar per sullet (rregullat) e Kabashit. Sullet jane:
1.Kush vjen ne panair ka detyre me ardh me shit e me ble, me pa e me ndie (degju), pa ba dhune e ngatrrese.
2.Kush vendos prit e ben pre mbrenda kufijve te Kabashit, ben mikprem fisin e Kabashit.
3.Cdo shtepi ne Kabash e ka per nder me prit e me qit per mik cdo pjesemarres ne panair.
4.Cdo Kabashas ka per detyre mos me pengu kend gjate panairit me shit e me ble , me kendu e hedh valle, me u ra veglave e tupanit, me qit ne shej a per qef, si diten si naten.
5.Kush del kunder sulleve (rregullave) ka Kabash e Puke ne shpinë.
Sipas historianeve thuhet se panairi i fshatit Kabash eshte zhvilluar para shekullit te 13-te. Ai zhvillohej cdo dite te diele e cila njihet edhe me emrin "Dita e Luleve" dhe qe zhvillohej tek vendi i quajtur "Lam Lushaj". Panairi shtrihej ne dy anet e rruges e cila njihet si Rruga e "Karvanave" , Rruga e Gjakoves etj. Tradita thote se dikur panairi shtrihej ne gjithe fshatin perbri rruges se hershme te karvanave prej "Qaf Ajtyres" deri ne "Qafe gjane". Fshati Kabash njihet dhe respektohet Bajrak i Pare ne zonen e Pukes, po ashtu dhe si qender e kuvendeve fisnore dhe nderfisnore. Pervec faktit e te qenurit fis i pare, Kabashi njihet per traditen e mire nder fetare. Si vit kronikane te ndryshem e kan permendur panairin e fshatit Kabash qe ne vitin 1637. Ne panairin e Kabashit mund te merrnin pjese kush te deshironte, pa dallim fisnore a fetar, krahinor a shoqerore. Sipas te dhenava panairi kishte rendesin e vet si per malsoret po ashtu edhe per udheheqesit e vendit. Ne kete panair merrnin pjese e gjithe krahina e Pukes, duke perfshire edhe zonen e Gjegjanit e Kashnjetit. Po ashtu thuhet se ne kete panair kan marr pjese edhe nga Shkodra dhe Lezha. Ne kete panair lidheshin marveshje tregtare te cilat luanin nje rol te rendesishem per mireqenjen e vendit. Tregohet se panairi i Kabashit ka qene i pasur kur pjesmarresit pergatisnin pjese artizanale. Kabashi nxirrte ne treg punime druri, leshi, en prej balte etj. Ndersa Kryeziu, Gojansit , apo Sakati , Pista etj kishin zanat te paraqitshin vegsha, punime nga hekuri te punuara nga kovaç te ndryshem. Ne panair nuk mungonin orendi, e zbukrime te ndryshme. Ne panair nuk mungonin as veglat muzikore si: çiftelia, lahuta, fylli zumare, daulle etj. Ne zonen e Pukes dhe jo vetem eshte shume e njohur vallja e Kabashit e cila kercehet edhe sot.Kjo eshte nje valle epike. Ajo kercehet nga 4 burra te cilet formojne nje rreth te mbyllur. Valltaret qendrojne perball njeri tjetrin.Sipas te dhenave gojore thuhet se numri 4 perfaqesojne 4 vllaznit e fisit te Kabashit si: Qafaliajt, Kokajt, Lushajt dhe Hadrojin.Vallja ka karakteristik te saj hapjen e kraheve anash, rrahjen e kembeve ne toke etj. Kjo eshte nje nder vallet me te kercyer neper dasma jo vetem ne zonen e Pukes por edhe jasht saj.
Fisi i Kabashit e priti keq kete vrasje. U mblodh ne kuvend dhe e la fajtor Koken duke vendosur: "Nuk vritet vellau pse ndron fene." Po ashtu Kuvendi vendosi t'ia hiqte parin e fisit Kokes e t'ia jepte Qafes (Qaf Leka ishte vellai i dyte).
Ashtu si Hadri dhe vellau i tij Qaf Leka behet musliman. Duke qenese tashme Qaf Leka ishte i pari i fisit besimi islam filloj te shtrihet ne gjithe fisin aq sa dominoj fisin. Musliman u bene Furriku, Lluka e ne vazhdim te gjithe.
Kjo gojdhene na zbret ne mesin e shek. XVII, duke na afruar me kohen kur u krye vizita e Frang Bardhit. Prej kesaj mund te vijme ne perfundimin se perhapja e besimit mysliman ne shk. XVII ne Kabash ka qene shume e shpejte. Duket se ne kete shekull kalimi ne fene myslimane perfshiu edhe Lushajt. Laçajt jane kusherinje me Preçajt. Precajt jane Lushaj.
Laçajt kane qene ne sherbim tek Qyteza e Pukes (Koder Hani), te afruar prej Zotnive dhe Dizdarit. Aty ku jane sot, kujtojne mbi 10 breza, duke shkuar deri tek Isuf Laçi i pare. Pra deri me 1650.
Edhe nga Kokaj pati familje si Qypajt etj qe hyjne ne islam. Megjithate, Kokajt jane vellazeri qe ka hyre me pak ne besimin islam. Keto nderrime besimi nga te krishtere ne mysliman ne Kabash krijuan pershtypje te veçate tek te huajt, sa qe Kabashi si fis u be i teri me shumice myslimane.
Keto konkluzione jane te pabazuara, sepse Gjin Kabashi qefali me 20 shtepi ishte i vendosur ne Rrape me 1571. Bashke me te tjeret ai ishte i krishtere nga te cilet me pas shfaqen edhe ato qe kishin pranuar fesen isalme. Disa thone se shume para Kabashit, ne fene myslimane hyri nahija e Malziut (Dukagjini), rrethina e Spasit, ku me 1571 ne Spas (me rrethin) nga 309 familje, 22 ishin bere mysliman.Ndersa ne Kabash e Rrape me 1571 nuk shenohet asnje familje mysliman. Vetem pas 20 vitesh, me 1591, del ne Shinpal (Kabash) 1 familje myslimane dhe dy te tilla ne Rrape. Pas ketij viti numri i myslimaneve u shtua shume sidomos pas vdekjes se Hader Lekes.
Disi me i sakte paraqitet Teodor Ippen, i cili shprehet: "Fisi i Kabashit ka rreth 2000 frymë prej te cileve me shume se gjysma jane katolik." Ndersa Durham shkruan : "Kabashi - mysliman."
Sa i takon numerit te banoreve te fisit te Kabashit mendimi i disa studiuesve te huaj eshte i pergjithshem dhe shpesh me diferenca te pashpjegueshme mes tyre.
Per numrin e popullsis se Kabashit te Pukes Coroneli thote se ka 230 shtepi, Hani thotr per 356 shtepi me 2600 banore, Pisko- thote per 300 shtepi me 2750 banore, Baldaçi-240 shtepi me 1880 banore, Ippen - 2000 banore, Nopça vet -1300 banore, kurse Sciner-223 shtepi me 1494 banore."
Me ardhjen e Perandorise Osmane ne Nahijen e Pukes u hapen nje varg mejtepesh (shkolla fillore te besimit musliman) si psh: Kabash, Puke, Qerret, Micoj, Kryezi, Iballe, Malzi (Dukagjin) ku pervec mesimeve islame eshte mesuar edhe shqip, madje zyrtarisht shkolla shqipe ne Kabash u hap ne mejtepin e xhamis se Kabashit nga mesuesi njeherazi imam Sadik Prishtina (Luma).
Tradita popullore të Kabashit dhe Pukës (Mikpritja , vallia e Kabashit , Kanaci , Xhupeta etj)
Kur nje shtepi ka mysafir, i zoti i shtepise e pret me nderime te larta dhe fjale te mira. I zoti i shtepis e vendos mysafirin ne Odën me te mire te shtepise e cila quhej: " Oda miqve ", " Oda e mysafirit " apo " Oda e pritjes ".
Ne Kabash e Puke eshte shprehja: "Ma plaku te oxhaku!" d.m.th; ne qoshte te oxhakut nuk mund te ulet kushdo. Ai qe ulet ne qoshe te oxhakut duhet te jete i moshuar dhe i mequr, titullar si psh: Hoxha, Prifti, Bajraktari, etj. Nese ne krye te mysafirve eshte hoxha apo imami, ai eshte i pare dhe ulet ne qoshte te oxhakut. Hoxha (imami) ka per zakon te zgjedh burrin e dyte pas vetes, ndersa muezini (ndihmesi i hoxhes) qendron ne fund.
Ne Kabash , Puke , Qerret , Micoj , Kryezi , Malzi etj i zoti i shtepise nuk leviz nga vendi, kjo ne respekt te mysafirit. Tek familjet myslimane i zoti i shtepis ulet ne anen e djathte te oxhakut per faktin se: Kur i zoti i shtepis ti drejtohet mysafirit me muhabet, ti drejtohet nga ana e mbare, nga e djathta. Po ashtu kur eshte koha per ti dhene dicka apo per ti ndez duhanin tia bej me doren e djathte ndersa doren e majte e mban ne gjoks (zemer). Ne fakt kjo tradite tek myslimanet vjen nga thenia e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Punen e mire si; ngrenja e ushqimit, veshja, dalja dhe hyrja ne shtepi te behet me te djathten." Te gjithe sherbimet ndaj mysafirit si: larja e duarve, servirja e ushqimit e ben nje nga meshkujt e shtepise. Ne Kabash, Puke etj grat e shtepise nuk i bejne sherbim mysafirve. Edhe servirja e ushqimit ne sofer ka rregull. Pershembull; koka e dashit ndahet ne dy pjese. Nje pjese i jepet mysafirit dhe pjesa tjeter e mban i zoti i shtepise. Ne disa bajraqe te tjera ka disa ndryshime; p.sh; Gjysma e kokes se dashit i jepet mysafirit ndersa gjysmen tjeter i jepet mysafirit te dyte, dhe ky ia kalon te tretit, i treti te katertit e keshtu me radhe derisa ajo te arri tek i zoti i shtepise. Rregull te sofres dhe jo vetem ka edhe ne rastet ceremoniale si: fejes, dasem, mort dhe festa fetare.
Vallja e Kabashit
Vallja e Kabashit eshte nje nder vallet me te njohura te trevave shqiptare. Zanafillja e valles eshte ne Kabash te Pukes. Vallja e Kabashit luajti rol te rendesishem ne ruajtjen dhe forcimin e mardhenijeve mes vllaznis se Kabashit dhe gjithe fisit. Sipas kujteses se besimtareve mysliman vallja e Kabashit eshte kercyer ne fillim nga dy burra dhe kjo pas faljes se namazit te bajramit ne xhami. Kete e mbeshtesin ne historin e cila tregon se nga kater vellezrit e Kabashit dy u ban mysliman dhe dy qendrun ne besimin katolik, por kur Koka vrau vellan e vogel Hadrin situata u ashpersua aq sa vellezerit u ndan ne dy grupe dhe nuk flisnin me njeri-tjetrin. Hoxha i xhamise eshte ndjer keq per merin e vellezrve i cili tentoi ti patoj por nuk ia doli. Pas nje kohe qelloi qe festa e Kurban Bajramit dhe panairi i Kabashit te qelloj ne te njejten dite. Pas faljes se namazit te Bajramit filloi festimi i Bajramit me daulle , me kete rast u hap edhe panairi i cili shtrihej nga xhamia deri tek kisha e Shen Palit. Duke bisedu me burrat hoxha ka thene: "Vallja eshte momenti me i mir per te pajtu vllaznit, dhe puna u organizua ne ate menyre qe ne valle te dalin dy vellez ne njeren an dhe dy te tjeret ne anen tjeter. Vallia e Kabashit eshte valle e forte, emocionale dhe ritmike. Me shpejtimin e valles vellzritn hasin ne njeri tjetrin aq sa te gjithe me qellim pajtimin e tyre fillun ti mbeshtesin, dhe hoxha u kerkoi qe kjo dite e madhe dhe kjo valle le te jete shenja e bashkimit dhe forcimit te fisit. Dhe ashtu ndodhi. Nga ajo dite e ne vazhdim brez pas brezi vallia e Kabashit kercehet nga kater burra. Edhe sot besimi mysliman pas faljes se Bajrameve i feston Bajramet me vallen e Kabashit per te vijuar keshtu vizitat neper shtepi.
Pervec valles se Kabashit jane te njohura dhe vallet: " Vallja e Beses ", "Vallja e zogut" , "Vallja e gjarperit" (Shiko; "Visare te Kultures Pukjane." grup autoresh, fq. 123)
Kostumologjia - Veshja tradicionale
Ne kostumologjin e Kabashit dhe Pukes veshje e vecante Kanaci. Kanaci eshte veshje e grave myslimane te cilen qe vesh Kabashi dhe Puka. Ne vetvete kanaci tregon respektin qe zona kishte per guran duke nxjerr ne pah lirin dhe bukurin e tyre. Po ashtu kanaci tregon per aftesin qe grat dhe vajzat e Kabashit dhe te Pukes kishin ne punimin me dore duke i renditur ato si grat me artizane ne trevat shqiptare.
Ahmet Osja : "Njeri nga fiset e hershme shqiptare me emer te madh eshte ai i Kabashit." (Viti 2005)
Jup Kastrati : "Tri here ketu ne Kabash, tri here shume i kenaqur. Arsimtare te vullnetshem, auditor i vemendshem, popull fisnik e me tradita shekullore qe duhen studiuar." (viti 1980)
Gjergj Fishta ;
"Ai asht Çoku i Mar Kolë Dinit,
Prej Kabashit te Dukagjinit." (viti 1937)
Sulejman Vokshi :
"Bini ju Kabash, hej Burra,
Bini m'thika e m'kacaturra." (viti 1881)
Domeniko Pasi : "Kabashi i famshem eshte bajraku i pare ne malet e Pukes." (viti 1888)
Per shkak te gjetjeve te informacioneve te reja, materiali eshte vazhdimish ne perditesim...
4. Franz Nopcsa ka lindur ne Szaesel me 1877. Ai e vizitoj disa here veriun e Shqiperise sidomos ne vitin 1903, dhe vitin 1922. Ai shkruajti vepren "Geographie und Geologie Nordalbaniens" dmth; "Gjeografia dhe gjeologjia e Shqiperise Veriore" te cilen e ilustron me hartat e pare gjeologjike 1:200 000 te Shqiperise se Veriut. Liber me 620 faqe botuar e Budapest ne vitin 1929. Po ashtu ai beri studike etnografike mbi fiset e veriut te Shqiperise me tutuj: "Das Katholische Nordalbanien" dmth; "Shqiperia veriore katolike, viti 1907", "Aus Sala und Klementi " dmth; "Nga Sala dhe Kelmendi" , viti 1910, "Die Bergstamme Nordalbanines und ihr Gewohnheitsrexht" dmth; "Fiset e Malesise se Shqiperise Veriure dhe e drejta zakonore e tyre." po ashtu ai shkruajti: "Topographie und Stammesorganisation in Nordalbanien" dmth; "Topografia e organizimit fisnore te Shqiperise se Veriut" botuar ne Ohrlingen ne vitin 1932 etj.
6. Robert Elsie "Fiset Shqiptare" (The Tribes of Albania), fq. 271
Origjina e Kabashit të Prizrenit
Panairi i Kabashit - Puke
Ne tetor te vitit 1994 rihapet Mejtepi i xhamise se fshatit Kabash - Puke
Xhamia e Fshatit Kabash |
Fshati Meçe, Kabash-Puke (Fotografi e bere ne oborrin e shtepise se Qazim dhe Xhevedet Kopani |
Fotografi e bere ne fshatin Meçe (ish stanet e vjetra te fisit te Kabashit) |
Myftiu Gezim Kopani me Selimin djali i imam Sadik Prishtines i cili per shume vite ka dhene mesim ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash , Puke |
Halil Kopani |
Fotografi e bere ne fshatin Kabash, pas nje takimi te Myftiut Gezim Kopani me banoret |
Fotografi e bere ne fshatin Meçe. Ne foto jane: Xhevdet Kopani, Gezim Kopani, Ersi dhe Engin Kopani |
Fotografi e vjeter e bere ne fshatin Meçe |
Fotografi e bere tek xhamia e fshatit Kabash, Puke. Foto e bere pas nje takimi te Myftiut Gezim Kopani me besimtaret mysliman dhe jo vetem |
Haxhi Barxhani |
Fotografi e bere ne Kabash , Puke Ne fotografi familja e Haxhi Barxhanit |
Hurdha e Frashnit ne fshatin Meçe |
Hurdha e Frashnit ne fshatin Meçe |