March 30, 2023

Allahu xh.sh. i dha tre miresi per shkak te faljes se...

Tregohet se nje here diten e xhuma nje person i quajtur Hamid ishte pergatitur qe te shkonte ne xhami per te fal namazin e xhumas, por per shkak te disa puneve u gjet ne dilem si te veproj. Gomari i kishte humbur, mielli i kishte mbetur ne mulli dhe ate dite kishte rradhen e ujit per ujitur token.
Filloj te mendoj; Nese shkoj ne xhami, do humbas te gjitha keto.. Pastaj tha me vete; Punet e ahiretit jane me te rendesishme se keto dhe vendosi ti le punet e dynjas e te fal namazin e xhumas. Pasi fali namazin e xhumas shkon ne shtepi. I habitur shikon se toka e tij ishte ujitur, po ashtu edhe gomari kishte arritur ne shtepi dhe kur hyn brenda shtepis gjen gruan e tij duke gatuar buken me miellin e sapo ardhur nga mulliri.
I habitur pyet bashkeshorten per te gjitha keto, dhe ajo i thote; Degjova nje britme jasht shtepise dhe kur dola shikoj nje hiene duke ndjekur gomarin tone, e ai duke ikur nga ajo hyri ne stalle. Komshiu yne duke ujitur token e tij e kishte zene gjumi dhe uji kaloi ne token tone, ndersa komshiu tjeter shkoj te mar miellin e tij dhe na e solli edhe miellin tone. Hamidi ne shenje mirenjohje ngriti duart nga qielli dhe tha:
"Zoti im! Une per ty kam kryer vetem detyrimin (faljen e xhumas) ndersa Ti o Zoti im me kompensove me tre te mira!" 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mesoni me shume ngjarje duke klikuar: Ndodhi

Ora 200 vjeçare

Nje baba i moshuar therret te birin dhe i thote: Kjo ore eshte gjyshit, te gjyshit te gjyshit tend. Eshte 200 vjeçare. Ne fillim, para se te ta jap, shko tek dyqani i orave dhe ofroja per ta shitur dhe shiko çfare çmimi te ofrojne. Djali shkoi dhe pyeti. Kur u kthye i tha babait; E kan vleruas vete 5 dollar, dhe keto vetem se ishte shume e vjeter. 
Babai i tha: Shko tek dyqani i antikuareve dhe ofroja per shitja dhe shiko se sa do ta vlersojne.
Djali shkoj dhe kur u kthye i thot babait; Ma vlersuan 5000 mije dollar. Ne rregull i thote babai, tani shko ne muze dhe ofroja atyre per shitje.
Djali shkon por kesaj here kthehet i mahnitur dhe ashtu i thote babait; Bab, drejtori i muzeut thirri nje specialist te fushes dhe ai e kishte vlersuar oren me shume prej 2 milion dollar.
Babai i thote djalit; "Biri im! Doja te te mesoja qe, ne vendin e duhur do vlersohesh siç e meriton. Mos e vendos veten ne vendin qe nuk e meriton se do merzitesh dhe nuk do te te vlersojne." 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ibrahimi a.s. dhe kater shpendet

Si ringjallen te vdekurit?

Pergjigjen e kesaj pyetje e kemi ne Kur'an ku Allahu xh.sh. na tregon se Profeti Ibrahim a.s.i thote Allahut xh.sh.: "O Zoti im! Me mundeso te shikoj se si i ngjall te vdekurit ! Allahu xh.sh. tha: A nuk e beson kete? Ibrahimi i tha: Po, por doja qe zemra ime te bindet! Allahu xh.sh. i tha: Merri kater shpend prane vetes, therri e coptoi, pastaj ne çdo koder vendos nga nje pjese te tyre, pastaj thirri ato, e do shikosh te vije te ty shpejt, e dije se Allahu eshte i Gjithefuqishmi, i Urti." (El Bekare; 260)
Dhe vertet Ibrahimi a.s. veproi ashtu sic Allahu xh.sh. e urdheroi. Keshtu Ibrahimi a.s. mori kater shpend i therri dhe i coptoi dhe me pasi i perziu ato e pastaj i shperndau neper kodra. Mbasi perfundoj kete, Ibrahimi a.s. i thirri (1) shpendet (2). Ne kete moment Ibrahimi a.s. shikoj se si copat  levizen duke kerkuar pjesen tjeter pa u ngaterruar me pjeset e tjera, dhe vijuan keshtu derisa u formuan e me pas shpendet nxitimthi fluturuan per tu paraqit para profetit Ibrahim a.s. 

Pergatiti
Gezim KOPANI

____________
1. Ne fillim te therrjes Ibrahimi a.s. ka permend emrin e Allahut dhe pastaj ka vijuar me therrjen.
2. Thuhet se Ibrahimi a.s. ka zgjedhur shpend te ndryshem dhe nga kjo ai i ka thirrur me emrat e tyre.


Rendësia e fjalës dhe ndikimi i saj

Dy persona tregtar fqinje, shisnin dy gjera te ndryshme. Njeri shiste mjalt e tjetri uthull. Per çudi ai qe shiste uthull kishte shume klient qe blinin. Shitesi i mjaltit tha me vete: Ndoshta mjaltit i kam vendosur çmim te larte dhe nuk kam klient ta blej!? Me kete mendim , shitesi i mjalit ul çmimin e mjaltit aq sa e barazoj me çmimin e uthulles. Mirepo, edhe pse e beri kete, nuk iu afrua askush ti blej mjalt. I habitur me ate cfare po i ndodh, vendos te pyes shitesin e uthulles, ku dihet se shija e uthulles eshte e tharte dhe ka ere te rende, ndersa une shes mjalt dhe askush nuk vjen te me blej mjalt i thote shitesit te uthulles.
Shitesi i uthulles i thote: Vertet qe une shesh uthull, por gjuhen e kam te embel si mjalit (komunikimin) ndersa ju vertet shisni mjalt por gjuhen e keni uthull.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi

Biseda e mbretit me nje femije


Tregohet se nje mbret kishte vendos ti jap nje femije nje monedh prej floriri. Femija ne vend qe ta merrte, rrefuzoj. Ky veprim i femijes e habit mbretin, ndaj ai e pyet; Perser nuk pranon ta marresh monedhen? Eshte prej floriri! Femija i pergjigjet: Sepse me ka thene babai qe te mos merr gje nga askush, sidomos nga ata qe nuk i njeh. 
Mbreti buzeqeshi dhe i thote: Mire, por kete here thuaj babait qe ma dha mbreti!
Femija i pergjijet: Eshte e kote, nuk te besoj!
Mbreti i thote; Perse?
Femija i thote: Sepse babit tim do i duket shume pak per nje mbret dhe do te thote; Mbreterit e vertet kur japin, japin shume dhe jo nje monedhe te vetem.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi

March 29, 2023

Sinqiriteti dhe genjeshtra në islam


Islami nxit njerezit qe te jene te sinqerte dhe me nijet te paster. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Innes-sadika jehdi ilel birri" d.m.th; "Vertet sinqeriteti te dergon ne te mire!" ndersa e mira te dergon ne xhennet. Ndersa genjeshtra, mashtrimi te dergon ne gjynah, dhe gjynahu te dergon ne zjarr. Gjate kohes qe nje person eshte duke genjyer ai tek Allahu xh.sh. eshte i regjistruar si genjeshtar." (Buhari)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Efdalul ameli , enijetus-sadikatu" d.m.th; "Puna me e mire eshte ajo pune e cila kryhet me qellim te mire dhe te sinqerte." (Hakimi)
Ndersa ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. do pronoj vetem ato vepra te cilat jane bere me sinqeritet dhe per te fituar dashurin e Allahut." (Ebi Emame)
Po ashtu per genjeshtren profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ruhuni genjeshtres, sepse genjeshtra eshte kontrast i imanit-islamit." (Ahmedi)
Profeti Muhammed a.s. thote: "Ai i cili sinqerisht pendohet dhe largohet prej gjynaheve, eshte sikur te mos i kishte bere ato. Por ai qe kerkon falje prej Allahut per gjynahet e bera dhe serisht vazhdon si me pare, i ngjan atij qe luan me Zotin e vet." (Bejhakiu) 
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Njeriu i sinqert i Allahut, edhe kur gabon, i kujtohet gabimi qe ka bere dhe merzitet. Kur Allahu xh.sh. e shikon te merzitur per shkak te gjynahut qe ka bere, vendos tia fal gjynahun para se ai te vendos te pendohet me namaze dhe agjerim." (Ebu Hurejre)

Pergatiti
Gezim KOPANI


March 28, 2023

Prija e ujit


Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese njerezit do ta dinin se cfare demi i shkakton lukthit pirja e ujit ne kembe, menjehere do ta vjellnin gjithe ujin e pire." (Abdurrezak) Megjithate ka pas raste qe profeti Muhammed a.s. ka pi uje ne kemb, por kjo rradh here, synet eshte te pihet ulur.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te pini uje, pini me gellenka te lehta e jo me gellenka te medha, sepse pirja e tille shkakton semundjen e melçise." 


Mesoni me shume rreth shendetit duke klikuar: Shëndeti

Pergatiti
Gezim KOPANI