"O ju qe keni besuar! Mos hyni ne shtepite qe nuk jane tuajat, derisa te kerkoni leje dhe te pershendetni ata qe jane ne to. Kjo eshte me mire per ju, me qellim qe te mund te perkujtoni. Nese nuk gjeni kend ne to, perseri mos hyni derisa tju jepet leje. Nese ju kerkohet te ktheheni mbrapa, kthehuni prapa, pasi kjo eshte e paster per ju dhe Allahu eshte i Gjitheditur per çdo gje qe ju veproni. Nuk eshte aspak gjynah qe te hyni pa leje ne shtepit e pabanuara (pa pronar apo te braktisura), kur kjo ju sherben juve per ndonje qellim. Allahu ka Dijeni per çfare ju shfaqni dhe per çfare ju fshihni." (En Nur, 27-29)
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
July 12, 2024
Kërkoni leje për të hyrë në shtëpit që nuk janë tuajat
"O ju qe keni besuar! Mos hyni ne shtepite qe nuk jane tuajat, derisa te kerkoni leje dhe te pershendetni ata qe jane ne to. Kjo eshte me mire per ju, me qellim qe te mund te perkujtoni. Nese nuk gjeni kend ne to, perseri mos hyni derisa tju jepet leje. Nese ju kerkohet te ktheheni mbrapa, kthehuni prapa, pasi kjo eshte e paster per ju dhe Allahu eshte i Gjitheditur per çdo gje qe ju veproni. Nuk eshte aspak gjynah qe te hyni pa leje ne shtepit e pabanuara (pa pronar apo te braktisura), kur kjo ju sherben juve per ndonje qellim. Allahu ka Dijeni per çfare ju shfaqni dhe per çfare ju fshihni." (En Nur, 27-29)
Zërat dhe fjalët e bukura
"Zerat dhe fjalet e bukura qe dalin prej zemrave te te devotshmeve , jane ringjallese si suri i Israfilit." (Mevlana)
Omeri r.a pyet : Çfarë është devotshmëria ?
Nje dite, Omeri r.a. pyet Ubej bin Kabin r.a. se çfare eshte devotshmeria?
Ubej bin Kab i thote: O Omer ! A ke ecur ndonjehere ne nje rruge me gjemba?
Omeri r.a. i thote; Po , kam ecur!
Atehere Ubeji r.a e pyet perseri: Mire, çfare bere?
Omeri r.a. i pergjigjet:
Pervesha rrobat dhe bera shume kujdes per t'u ruajtur nga gjembat.
Ubeji r.a. i thote:
Ja pra, kjo eshte devotshmeria!
June 28, 2024
Njëra nga lutjet më të bukura
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Njera prej lutjeve me te bukura me te cilen njeriu i drejtohet Allahut eshte: "Allahumme inni es elukel muafate fid-dunja vel ahireti", d.m.th: O Allah ! Ty te lutem te me mbrosh nga çdo e keqe dhe çdo fatkeqesi ne kete dhe boten tjeter ! "
(Ibn Maxhe)
June 25, 2024
Falja e namazit të kurban Bajramit në Pukë (foto)
June 11, 2024
Jeta e profetit Dhul Kifl a.s
Kur Iljasi a.s. u plak i thote popullit te tij: "Te dashurit e mi! Tashme jam plak dhe nuk kam force t'ju udheheq, ndaj vendosni nje udheheqes i cili te kete tre cilesi: 1.Te agjeroj diten, 2.te falet naten (nafile - namaz vullnetar) dhe 3te jete i drejte." Nga te pranishmit foli njeri qe tha: "Une i kam keto cilesi!" Iljasi a.s. i thote: Vertet i ben keto? Ai tha; Po! Mirepo nga paraqitja nuk ia mbush syrin Iljasit a.s. , ndaj nuk e pranon. Te nesermen Iljasi a.s. i thote popullit te njejten gje, por perseri asnje nuk foli perveç te njejtin person qe kishte fol dje. Ne keto kushte Iljasi a.s. e pranon ate duke e bere udheheqes. Ky njeri ishte Dhul Kifli a.s. (1) (Disa thone se ai ka edhe nje emer tjeter te quajtur: Bishr. Allahu e di)
Dhul do te thote: Posedues dhe Kifl: I drejte - Durimtar. Pra posedues i durimit. Po ashtu ka edhe kuptimin e njeriut te mir. Sipas Hakimit tek Mustedrek thote se: Dhulkifli ka qene djali i profetit Ejup a.s. (Mustedrek 2)
Profeti Dhul Kifl a.s. permendet ne dy ajete Kur'anor, surja Enbija dhe surja Sad ku Allahu xh.sh thote:
"Perkujto Ismailin, Idrizin dhe Dhul Kiflin , qe te gjithe ishin te durueshem." (El Enbijal 85)
"Kujto Ismailin, Eljasan dhe Dhul Kiflin, qe te gjithe jane nga me te miret (te perzgjedhur)." (Sad, 48) (2)
Pas largimit te profetit Iljasit a.s. drejtimin e Beni Israileve ju dorezua Dhul Kiflit a.s. Per kohen se kur ka drejtuar Dhul Kifl a.s. ka mendime te ndryshme. Disa thone se ai ka drejtuar pas profetit Ejub a.s. me konkretisht Dhul Kifl ka ardh pas Iljesait a.s., Disa te tjere thone: Dhul Kifl a.s. ka qene pasardhes i profetit Davudit dhe Sulejman a.s. Allahu e di.
Sikurse profetet e tjere edhe Dhul Kifli a.s. ishte njeri shume i dovotshem ndaj Allahut xh.sh , edhe pse ai u be udheheqes ai vijoi ti kete tre cilesit e siper permendura , mirepo kjo gje shqetesoj shejtanin i cili vendosi ta largoj nga ato cilesi. Muxhahidi ka thene: "Iblisi urdheroi shejtanet ta devijojne Dhul Kiflin nga rruga e drejte, mirepo nuk ia arriten. Ndaj shejtani e mori vete persiper ta mashtroj Dhul Kiflin."
Dhul Kifl a.s. ishte njeri i mire, durimtar njeri qe i bente ibadet Allahut me agjerim diten dhe naten ibadet. Mirepo Dhul Kifl a.s. ne kohen e drekes ulej ne gjume. Me qellim ta lodhte ate, shejtani marr formen e nje plaku te varfer dhe shkon tek Dhul Kifli a.s. pikerisht ne kohen e drekes ku ai flinte gjume. shejtani shkon tek Dhul Kifli dhe troket ne deren e tij.
Dhul Kifl a.s. pyet: Kush eshte?
Nje plak i moshuar te cilit i ka bere padrejtesit populli i tij!- i pergjigjet
Dhul Kifli a.s ia hap deren, dhe pasi ia degjoi hallin i thote: Kur te jem i lir, eja sonte ne dark dhe do ta zgjidh hallin tend!
Ne bremje Dhul Kifl e priti plakun e moshuar por nuk erdh. Dhul Kifl a.s. vendos ta kerkonte. Te nesermen teksa Dhul Kifl a.s. merrej me zgjidhjen e halleve te njerezve mendjen e kishte edhe tek plaku i moshuar se mos do vij, por jo. Kur Dhul Kifl a.s. ra ne drek per te pushuar, paraqitet plaku. Pasi trokiti ne dere, Dhul Kifli a.s. ia hapo dhe i thote: Te prita mbrem dhe nuk erdhe.
Populli im kur shikoj se jeni duke punuar ne rrugen e drejte, menduan se do me mbaje anen mua ndaj ata nuk e pranuan kete gje.
Dhul Kifl a.s. i thote; Eja ne mbremje se do e zgjidh!
Keshtu u ben dy dite qe Dhul Kiflit a.s. ngeli pas gjumin e drekes. Kur erdh darka , perseri Dhul Kifl a.s. e priti plakun por nuk erdh. Diten e trete Dhul Kifl a.s. ishte i lodhur per shkak te pagjumsise ndaj urdheroj qe te mos linin asnje ti afrohet deres time, derisa sa te bej gjumin tim. Dhe ashtu u be. Para deres u vendosen njerez. Pasi Dhul Kifl a.s. kishte hyr ne dhome te pushoj, paraqitet para deres se tij plaku i moshuar por e kthejne. Kur plaku e kuptoj se nuk do e lejojne, hypi lart dhe ju afrua deres dhe trokiti. Dhul Kifl a.s. tha me ze: A nuk ju thash te mos lejoni njeri ti afrohet deres time? Roja i pergjigjet: Pasha Allahun nuk ka kaluar njeri nga ne, madje shiko edhe deren e kemi te mbyllur., mirepo plaku i moshur ishte brenda ne dhome. Dhul Kifl a.s. e pyet: Si hyre? Roja dhe çeslsi nuk jane penges per mua! Atehere Dhul Kifl a.s. i thote: Ti je lanetullahu, shejtani., Dhe shejtani i thote: Po! Gjith kete e bera qe te te lodhja , te te lija pa gjume , keshtu ti te lodhesh dhe te mos kesh mundesi ti besh Allahut ibadet gjate nates dhe te humbesh keshtu ibadetin, durimin e agjerimin. Por me kete reagim dhe zbulim qe arrite te besh, un tashme skam mundesi te te devijoj nga rruga e drejte. Ndaj Allahu e quajn Dhul Kifl te durueshem dhe te mir.(3)
Shumica e dijetareve kan pranuar mendimin e pare. Sipas Taberanit kemi se Dhul Kifl a.s per nje kohe ka banu ne Sham (Damask) te cilet ju bindet atij, por kur Allahu xh.sh. u kerkoj qe te luftojne ne rrugen e drejte, ato nuk pranuan duke i thene Dhul Kiflit a.s.: Ne duam jeten dhe jo vdekjen, por nese mund te na caktosh jeten aq sa deshirojme ne, atehere pranojme. Dhul Kifli a.s. u thote: Po kerkoni dicka te madhe. Pas kesaj Dhul Kilfi pasi fali namaz i beri lutje Allahut xh.sh duke thene: O Allahu im ! Une pranova qe te udheheq ne rruge te drejte, u thash qe te luftojne ata qe i benden shejtanit ne idhujtari. Une skam forc tjeter pervec asasj qe me ke dhene. Ti e di me mire se une se cfare kerkone. Ndaj per mos mbidjen e tyre, kerkoj te jem nen mbrotjen tende. Allahu xh.sh. i thote: A nuk e mesove se zgjedhja e juaj per ti udhehequr ata, eshte me e mire se sa ajo qe ata kerkojne?
Keshtu ata vdiqen sipas kohes (exhelit) te caktuar nga Allahu xh.sh.
Disa mendime se ku pretendohet se eshte varri i Dhul Kifl a.s.
Disa thone se Dhul Kifl a.s. vdiq ne Sham, ndersa disa pretedonje se varri i Eljases a.s. dhe Dhul Kiflit a.s. jane ne Dijerbakir te Turqise. Sipas versionit te dyte thuhet se babi i Dhul Kiflit a.s. ishte Buzi i cili ishte djali i xhaxhait te Eljesai a.s. Sipas tyre mbreti Salmasari internoi beni isralitet ne rajonin e Amidit bashke me ta edhe familjen e Dhul Kiflit. Ata u vendosen ne vendin e quajtur Egil. Ndersa kur vdiq Dhul Kifli mendohet ai u varros ne Dijerbakir. Ne gurin e ketij varri te madh ka te shenuar nje restaurim te varrit te bere sipas tyre ne vitin 1091, nga ku kan ndal ne perfundimin se restaurimi eshte bere nga nje mjeshter i madh me emrin Imad ne vitin 1094 dhe me pas eshte bere edhe nje restaurim tjeter nga e bija e shejhut Omer ne vitin 1680 ku mjeshter ka qene Ali Aliu. Sipas librave te vjetra te biblotekes se Dijerbakirit te Turqise shkruhet se: Dhul Kifl ishte profet dhe vendi i tij ishte ne Ergani. Po ashtu te njejtit thone se: Pran varrit te Dhul Kifl a.s. ishte dhe varri i Eljesait a.s.
Ndersa disa te tjere thone se varri i Dhul Kifl a.s. ndodhet ne qytetin Al Kifl te Irakut dhe eshte pjese e kompleksit te xhamise Nuhajleti.
Tek besimet e tjera Dhul Kifl a.s. permendet me emrin: Ezekieli.
Mesoni me shume duke klikuar: Jeta e profeteve
____________
1. Iben Abbasi r.a.
2. Bazuar ne ajetet e Kur'anit , Iben Kethir ka thene: Dhul Kifli ishte profet. Duke e argumentuar se: Allahu e ka permendur Dhul Kiflin a.s. krahas pejgamebereve te tjere. Ndersa Ebu Musa el Eshariu dhe Muxhahidi thone: Dhul Kifli nuk eshte profet , por nje rob i drejte te cilin Allahu e ka lavderuar.
3. Marr nga https://islamansiklopedisi.org.tr/zulkifl
May 31, 2024
Jeta e Eljesai a.s.
![]() |
Pamje nga nje fshat te Dijerbakirit te Turqise ku pretendohet se eshte gjetur varri i Eljesas a.s. & Dhulkiflit a.s. (viti 1995) |
Pas profetit Iljas a.s. Allahu xh,sh ka ardh profeti Eljesai a.s. i cili thirri njerezit ne besim ndaj Allahut xh.sh. Kete profet e permend Allahu xh.sh. ne Kur'an ku thote: "Edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin, te gjithe keta i veçuam mbi njerezit e tjere." (El En'am;86) Po ashtu ne nje ajet tjeter kemi: "Perkujto Ismailin, Eljesan, Dhulkiflin, qe te gjithe jane prej te zgjedhur (Ve kul-lun minel ehjar: me te miret)." (Sad, 48)
Nga dy ajet e Kur'anit kuptojme qarte se Eljesai a.s. ishte nder njerezit e zgjedhur (Nebi) te Allahut xh.sh. Sipas dijetareve fjala Eljesa vjen prej fjales Jesa ose Lejsa. (Kurtubiu)
Pasi Iljasi a.s. me lejen e Allahut shpetoi nga vuajtjet e popullit , ata shume shpejt harruan dhe dolen perseri kunder Iljastit a.s. duke ju rikthyer idhullit te tyre i quajtur Bal. Per kete Iljasi a.s. u merzit aq shume sa qe i kerkoj Allahut xh.sh qe ta marr nga kjo bote. Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen, duke i caktuar vendin ku do shkoj. Sipas Vehb n. Munebiut , Iljasi a.s. sebashku me Eljesain a.s. shkuan tek vendi qe Allahu xh.sh. i kishte caktuar. Aty shfaqet nje kafshe ngjyre zjarri ngjashem me nje kale i cili ndaloj para Iljasit a.s. Me pas Iljasi a.s. hyp ne te dhe fillon te largohet drejt qiellit. Eljesai a.s. i thote: Po shkon dhe mua po me len vetem , mes ketyre njerezve?! Iljasi a.s. i thote: Duro, pasi Allahu do te dergoj ty melekun xhebrail, dhe kur ai te vij nuk do kesh me nevoj per mua. Ne kete kohe nga lart i leshon Eljeait a.s. sexhaden e tij ne te cilin kryete namazin. Ne kete kohe popullit idhujtar ju rikthyen ndeshkimet, ngado qe te shikosh gjeje kufoma ne toke. Aq e trishte u be gjendja saqe nuk gjindej njeri per ti varros. Nga ana tjeter Eljesai a.s. largohet nga populli idhujtar duke u vendosur ne nje fshat i quajtur Eriha (Jeruzalem-Palestin) (1)
Tregohet se ne fshatin e Eriha uji ishte bere jo i pishem. Te trishtuar banoret shkuan tek Eljesai a.s. duke i kerkuar ndihme. Eljesai a.s. shkon tek uji dhe duke i hedhur krip thote; Behu i pishem! Me lejen e Allahut xh.sh. uji u rikthye ne gjendjen e meparshme.
Po ashtu tregohet se nje grua e ve shkon tek Eljesai a.s. ku i kerkon ndihme , pasi borxhet e kishin mbuluar dhe se nuk kishte asnje mundesi si ti kthente. Eljesa a.s. e pyet: Çfare ke ne shtepi? Ajo i thote asgje tjeter perveçse nje lug vaj. Eljesa a.s. i thote: Shko dhe hidhe ate lug ne nje en. Gruaja pasi shkon ne shtepi ben siç i urdheroj Eljasa a.s, por teksa po zbatonte urdherin shikon se enet e guzhines mbushen me vaj, te cilin gruaja filloj ta shes aq sa likujdoj gjith borxhet.
Ashtu si çdo njeriu edhe Eljesai a.s. (2) ju afrua vdekja ndaj ajo thirri Dhulkiflin te cilit i kerkoj ti kryej ai sherbimet (namazin e xhenazes , varrimin) kur te vdes si dhe per ti treguar popullit qe Dhulkifli eshte drejtuesi juaj.(3) Mendohet se Eljesa a.s. ka vdekur gjate kohes se sundimit te mbretit Isralit Josha.(4)
___________
1. https://islamansiklopedisi.org.tr/elyesa
2. Disa thone qe Eljesai a.s. ka jetuar ne te njejten kohe me profetin Ejub a.s. Disa tjere tone se ishte nisur per te takuar profetin Ejub a.s. dhe kur arrin ne fshatin e quajtur Ejub Nebi i paska dal shejtani ne rruge me pamjen e nje gruaje te moshuar ku pasi e pyet Eljesain a.s. i thote: Mos u lodh kot, pasi Ejubi eshte larguar ne nje vend tjeter! Eljesai a.s. i thote: Nuk eshte e mundur! Mirepo shejtani vijoi me mashtrimet e tij, dhe Eljesai a.s. duke shikuar gjendjes e saj, si e moshuar kthet nga Allahut xh.sh. ku i kerkon tia marr shpirtin. Sigurisht keto jane pretendime te pabaza por qe rendomte jane te njohura ne qytetin e Shanlëurfes ne Turqi te cilet pretendojne qe varri i Eljesait a.s. ndodhet aty dhe jo ne Dijerbakir. (http://www.sanliurfa.bel.tr/tr/icerikdetay/33/133/hz--elyesa-a-s--turbesi.aspx)
4.http://diyarbakirmuftulugu.gov.tr/peygamberMakamKabirleriDetay.asp?id=1/