Skip to main content

Posts

Showing posts from 2019

Nga kujtimet e udhetimit te Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Dr. Behxhet Shapati

Behxhet Shapati (1875-1950) Repotazh mbi viziten e Kryetarit te Komunitetit Mysliman Shqiptare ne Kosove Nje pamje poetike na paraqitet kah do qe kalojshim. Shkelqim dhe madheshti shfaqeshin malet dhe fushat qe veturat tona çajshin. Nje panoram e kendshme shtrihej perpara nesh, te cilen e verejshim te habitur nga xhamat e maqinavat t'ona. Sensibilitetet dhe intuitat t'ona tashti me shin ecituar, shpirtrat t;one ishin frmezuar, intelekti arsyetonte dhe gjykonte si me mir mbi çdo objekt qe verejshim. Era e kendshme dhe epaster rihte pa prere fytyrat t'ona. Ishim ene ne fillim te udhetimit. Po udhetojshim prej Tirane per ne Shkoder. Rruga e gjate na dukej e embel dhe plot shije. Kjo, kur kaperzhet me shoke te zgjedhur, disa pleq e disa te rinje si ishte tufa jone e vogel, te ben te harroçe te gjitha vuajtjet dhe pengimet qe mund te hasen ne te.  Pamja piktoreske shfaqeshin kudo perpara syve tone. Rruga ishte e drejte disa here te tjera dredharake , por se cila pjese kishte shi...

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit në Pukë

Kisha nderin te prisja per vizite Ambasadorin e Republikes se Kuvajtit ne Shqiperi z. Fayaz Mishari Al Jassim dhe Atasheun e Ambasades se Kuvjatit ne Shqiperi z. Jaser Al Bader.  Puke; 02 gusht 2019

Ne perurimin e rindertimit te xhamise se fshatit Iballe-Puke

Kisha kenaqesin qe me date 28 prill 2019 te merrja pjese ne ceremonin e perurimin e rindertimit te xhamise se fshatit Iballe, Puke.

Pune artistike, emri "Allah"

Kete pune artistike ku ka te shruar emrin Allah , e kane bere nxenesit e Mejtepit islam ne qytetin e Pukes dt.20.04.2019) Pergatiti Gezim KOPANI

Modeli i Profetit Muhammed a.s.

Takim ne fshatin Qerret ne kuader te nates se bekuar Berat (18.04.2019)

Takim ne qytetin e Fushe Arrezit ne kuader te muajve te bekuar

Shqiptar duke fal namazin

Shqiptar duke fal namazin, Mendohet se behet fjal per Shqiptaret ne Egjipt Pergatiti Gezim KOPANI 

Vlersimi qe Llukmani a.s. kishte per pendimin dhe sadakan

Llukmani a.s. e ka porositur djalin e tij duke i thene: " Biri im! Kur te kesh bere ndonje gjynah me dashje ose pa dashje, menjehere pendohu dhe jep sadaka. " Pergatiti Gezim KOPANI 

Sadakaja gjate muajit Ramazan

Transmetohet se nje burre shkon tek Profeti Muhammed a.s. dhe e pyet: -O i Derguari i Allahut xh.sh, cila sadaka eshte me madhe ? Profeti Muhammed a.s. eshte pergjigjur: -" Sadakaja e dhene gjate muajit Ramazan. " (Tirmidhi) Pergatiti Gezim KOPANI Per te mesuar me shume rreth Sadakas kliko ketu:  SADAKAJA

Shtepi e vjeter, gjysem kati ne fshatin Kryezi - Puke

Keshtu kan qene shtepit e vjetra gjysem kati ne fshatin Kryezi-Puke. (Tablloja eshte e ekspozuar ne Muzeun-Entografitk ne qytetin e Pukes) Pergatiti Gezim KOPANI

Allahu e do lutjen ne te cilen permenden dy emrat e Tij

Transmetohet se nje nga shoket e Profetit Muhammed a.s. ka bere kete lutje Allahut xh.sh; " O Allahu im! Falenderimet e mija jane per Ty! Ti je qe jep te mira. Veç Teje Zot tjeter nuk ka! Ti je krijuesi i madh dhe bujar i tokes dhe qiejve! Ti je Hajj (i Gjalle) dhe Kajum (I Qene)! Zoti im! Duke i bere keto dy emra te larte shkak per faljen time, te lutem me fal! " Kur profeti Muhammed a.s. e degjoj kete lutje, pyet te pranishmit; A e dini se cfar permendi ne lutje ky njeri? Shoket i thane: I derguari i Allahut e di me mire! Muhammedi a.s. tha: "Betohem ne Allahun qe ka ne doren shpirtin tim se ai iu lut Allahut xh.sh me nje emer hyjnore, me ate emer hyjnor, me te cilin po bere lutje, Allahu xh.sh i pergjigjet asaj lutjeje dhe e ploteson ate qe i kerkohet.!" (Tirmidhi)  Pergatiti Gezim KOPANI 

Takim ne fshatin Trun me rastin e nates se bekuar te Miraxhit

Gjate takimit me banoret e fshatit Trun, ku kisha mundesin te shpjegoja rendesin e nates se bekuar te Miraxhit. Dt. 01.04.2019 Para nates se bekuar te Miraxhit kisha mundesin qe te zhvilloj nje takim ne fshatin Trun te Pukes. Gjate vaizit time ,  fola mbi naten e bekuar te Miraxhit. Fola se kush jane njerezit e dashur te Allahut. Allahu xh.sh. i tregoj Profetit Muhammed a.s. se banoret e xhennetit jane ato te cilet adhurojne Allahun xh.sh., bejne pune te mira. Allahu xh.sh. eshte i gezuar me ate person i cili gjate jetes se tij largohet nga haramet. Cfare eshte harami? Haramet jane; pijet alkolike, mishi i derreti, me i ra ne qaf tjeterit, bixhozi. Po ashtu myslimani duhet ti largohet shirkut. Cfare eshte shirku? Kur dikush beson dhe i kerkon ndihme nje guri, apo nje vendi, por myslimani nuk i beson keto, pasi myslimani i kerkon ndihme vetem Allahut xh.sh, pasi sherues eshte vetem Allahu xh.sh. Eshte me shume rendesi qe keto gjera tju mesojme femijeve. Femijet jane shume te re...

Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves

Shkoder 1918 Ne fotografi jane: Lart: Sali Gjuka, Bardh Isufi, Lal Perroli, Isuf Veseli, Sadik Deçani, Nexho Haxhisadiku, Adush Kastrati, Halim Gostivari, nje nuk njihet, Bajram Daklani, Tahir Zajmi. Ne mes jane: Ragib Kajabegoli, nje nuk njihet, Qazim Begolli, Hoxhe Kadri Prishtina, Hysni Curri, nje nuk njihet, nje nuk njihet. Ulur jane: Hamdi Zjami, Jahja Prishtina, Kahreman Begolli, Ibrahim Gjakova, Berdi Pejani, Sadik Gostivari, Nimon Ferizi, Rrok Perolli. Pergatiti Gezim KOPANI 

Kongresi i Pare Mysliman Shqiptare - Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Fotografi te nje pjese te delegatevete Kongresit te Pare Mysliman Shqiptare, 1923 Ne vitin 1921 si pasoj e pushtimit te Stambolli ku ishte edhe kalifati , humben lidhjet me institucionet ne vertesi. Ne kete kohe Bashkesia Islame Shqiptari shpalli shkeputjen prej Shejhul Islamit te Perandorise Osmane dhe kjo u kongretizua ne Kongresin e Pare te Myslimaeve Shqiptare. Kongresi i Pare i Myslimaneve Shqiptare eshte mbajtur ne qytetin e Tiranes me 24 shkurt te vitit 1923 dhe ai ka zgjatur deri me date 12 mars 1923. Ne kete kongres moren pjese delegate nga e gjithe Shqiperia duke shpallur mevetesin e Xhamise Myslimane Shqiptare. a).  Detyrat e Kongresit ishin: -Formimin e dy keshillave      1.  Keshilli i Nalte i Sheriatit  i perbere prej 4 personash dhe Kryetari i Keshillit te Nalte i Sheriatit ishte Myftiu i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman te Shqiperise.       2.   Keshilli i Xhamatit. -Shqyrtimi i buxhetit. -Aprovimi ...

Jeta e Myftiut Hafiz Sabri Bushati

Hafiz (1) Sabri Beg Bushati 1889-1971 Ne fotografi Hafiz Sabri Bushati duke falur namazin e xhanases se sheh Qazim Hoxhes Haxhi Sabri Bushati lindi ne Shkoder ne vitin 1889 . Ne femijerin e tij ai ndoqi Mejtepin e Hafiz Isuf Kelmendit dhe me pas Medresen e lagjes se Qafes (2), per te vazhduar studimet e larta ne Stamboll. Hafiz Sabri Bushati u Martua me Nadiren nga lindi Samijen , por vajza kur ishte 5 vjece ngel jetime nga nena. Me vone Hafiz Sabri Bushati martohet perseri dhe kesaj radhe me Merjemen . Me pas Hafiz Sabri Bushati fillon punen si Myderriz ku tek Xhamia e Kuqe pergatiti disa hoxhallare te njohur si; Hafiz Sulejman Durresi, Ibrahim Vekshari, Ali Canga, Hafiz Sabri Koçi etj. Ne vitin 1916 H.Sabri Bushati mpri pjese ne revolten e mbajtur tek Xhamia Plake nga popullata myslimane e Shkodres kunder austrikeve te cilet edhe pse ishin pushtues kur hyne ne Shkoder me 22 janar 1916 u priten nga krejt popullata shkodrane si shpetues nga pushtimet serbe malazeze. Per...

Medreset e Pashallekut te Shkodres 1760 - 1881

Xhamia e Plumbit, Shkoder Sipas te dhenave gjate kohes se Pashallekut te Shkodres (1) 1760 e deri ne vitin 1881 numeron te kete pasur dy Medrese te medha, te njohur ndryshe edhe si Medreset e Pashallekut te Shkodres . Keto medresa ishin: - Medreseja e Qafes (ne lagjen Qafe) - Medreseja e Pazarit (tek xhamia e pazarit) (2) Sipas te dhenave keto ishin medrese te njohura dhe shume cilesore. Ato kishin kushte komode, konvik dhe bibloteke. Sipas te dhenave ne keto Medrese krahas Kur'anit dhe teologjis islame jane studiuar; filozofia, astronomia, mjeksia  dhe disa gjuhe te huaja si; turqisht, arabasisht, persisht. Ne keto medrese kane dhene mesim figura te shquara si Sali Efendiu , Mulla Ahmed Hadri , Mulla Sulo Fakja , Osman Efendiu etj. Keto medrese kan nxjerr figura te njohura si Daud Boriçi , H.Tahsini etj. Pergatiti Gezim KOPANI _______ 1. Pashalleku i Shkodres u themelua nga Mehmet Pash Plaku . Pervec titullit Pasha ai u be edhe Vezir i disa Sanxhaqeve...

Fjalet me te dashura tek Allahu xh.sh.

Profeti Muhammed a.s. na ka treguar se: "Fjalet me te dashura tek Allahu xh.sh. jane: - SubhanAllah   dmth; I patemeta eshte Allahu xh.sh - Elhamdulilah dmth; Falenderimi i takon Allahut xh.sh - La ilahe il-lAllah dmth; Nuk ka te adhuruar tjeter vec Allahut xh.sh/ - Allahu ekber dmth; Allahu eshte me i Madhi. Nga nga keto nuk ka problem se me cilen fillon." (Muslimi) Pergatiti Gezim KOPANI

Bejeni shprehi te miren

"Bejeni shprehi te mire, sepse e mira fitohet me shprehi. Kujdesuni per nijetet tuaja ne namaz." Abdullah ibn Mesudi Pergatiti Gezim KOPANI

Vizite zyrtare me rastin e zgjedhjes se Kryetarit te rij te KMSH-se H.Bujar Spahiu

Sot me 19 mars 2019 i shoqeruar me disa nga antaret e Keshillit te Myftinise Puke zhvillova nje takim urimi me rastin e zgjedhjes ne krye te Komunitetit Mysliman te Shqiperise H.Bujar Spahiu te cilit i urova perzemersisht detyren fisnike. Ndersa nga ana e tij kreu i KMSH-se H.Bujar Spahiu falenderoj Myftiun e Pukes Gezim Kopani dhe Antaret e Keshillit te Myftinise Puke te pranishem ne takim per viziten dhe urimet e tyre duke i uruar delekacionit te Myftinise Puke pune te mbare ne permbushjen e misionit fisnik te tyre ne rrethin e Pukes. Me tej biseda u perqendrua ne zhvillimet e deritanishme te Myftinise Puke si ne aspektin menaxherial po ashtue dhe ne anazshimin e perditshem ne aktivitet fetare ne funksion te islamit dhe besimtareve mysliman te rrethit Puke. Gezim KOPANI  19 mars 2019

Qofsh i xhanetet miku im Kasim Gerguri

Te Allahut jemi, dhe tek Ai (Allahu) do te kthehemi ! "Te nderuar shoke, miq dhe ne menyre te vecante vellezerit tane Kosovare! Sot mora lajmin se ne moshen 49 vjecare ka nderruar jete Kasim ef. Gerguri. Me kete rast ne emrin tim personal por edhe te besimtareve te rrethit Puke shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves, kolegeve, shokeve te tij, e ne menyr te vecante shokut te tij Bahri Sejdiut per largimin nga kjo bote te njeriut te mire, teologut dhe te shokut fisnik Kasim ef. Gerguri. Ai cdo here jo vetem ne Kosove por edhe ne rrethin e Pukes ka qene prane besimtareve mysliman. Ne bisedat tona, iftaret etj bisedonim per aktivitete ne te mire te besimtareve, ne ndihme te qytetareve pukjane, dhe kete Kasimi sebashku me BIK-un e shoket e tij ia kan arritur duke u ardhur ne ndihme qindra familjeve pukjane. Zeri i Kasimit per Puken beri qe koleget e tij ti thone: "Kasim Puka". Per shembullin e vyer qe e karakteriz...

Vetem idet djallezore dhe njerezit terrorist mund te vrasin njerez te pafajshem

Xhamia Nur ne Zelanden e Re Mesazh me rastin e vrasjeve te besimtareve mysliman ne dy xhamit ne Zelanden e Re. "Vetem idet djallezore dhe njerezit terrorist mund te vrasin njerez te pafajshem, per me teper njerez te cilet ne qetesin e tyre i luteshin ne xhami Krijuesit te Gjithesise! Te gjithe duhet te denojme aktet apo idet terroriste e djallezore pasi ato jane kunder vlerave hyjnore dhe njerezore. Ti themi stpo elementeve qe nxisin urrejtje, qofte edhe tituj qe stimulojne akte paragjykimi e terrori. Aftesia jone njerezore nuk qendron tek urrejtja, perbuzja apo paragjykimi por tek dashuria dhe respekti per njeri tjeterin. Te vraret ne dy xhamit ne Zelanden e Re qofshin banore te xhenetit !" Gezim KOPANI  15 mars 2019

Hekard; Dizdari familja me fisnike

Xhamia e vjeter Koder Hani - Puke, fotografi e viti 1916 " Familjet me fisnike e me te rendesishme eshte ajo e Dizdarit. " (Hekard, Konsull i Frances ne Shkoder, 1895) Pergatiti Gezim KOPANI _________ Shenim: Kam vendosur xhamin e vjeter te Koder Hanit pasi prej familjes Dizdari kan dal teolog te njohur si Hoxha Puka (Dizdari).

Xhamia e Tivarit

Tivar (Bar), 1863 Xhamia me e vjeter e Tivarit ka qene xhamia Selimije. Pergatiti Gezim KOPANI

Gomsiqe - Puke

Gomsiqe Puke  Kjo fotografi eshte bere ne fshatin Gomsiqe te Pukes rreth vitit 1938 . Pergatiti Gezim KOPANI

Xhamia e Marashit Prizren

Prizren, viti 1914 Kjo eshte xhamia e Marashit(1) Prizren, perballe Lidhjes se Prizrenit. Fotografia eshte bere rreth vitit 1914. Kjo xhami njihet edhe me emrin Xhamia e Maksud Pashes dhe eshte ndertuar ne vitin 1641 . Pergatiti Gezim KOPANI _____________ 1. Marash eshte fjale arabe dhe ka kuptimin "vend freskimi"

Xhamia e Gjirokastres 1936

Gjirokaster 1936 Kjo eshte xhamia e vjeter e Gjirokastres e ndertuar ne lagjen e Pazarit.  Ne vitin 1973 mori statusin " Monument Kulture ". Ne hyrje te xhamia ne osmanlisht ka te shkruar: "S ahib ul hayrat vel hasanat , dmth; Zoteruesi i puneve te mir a". Kjo xhami eshte ndertuar ne vitin 1754 (1168 h) (1) Pergatiti Gezim KOPANI ___________ 1.Sipas librit "Xhamit e Shqiperise, historia, arkitektura, shek. XV-XIX" autor, Prof,dr.Aleksander Meksi

Historia e Xhamise se Iljaz Bej Mirahori - Korçe

Xhamia e Iljaz Bej Mirahori , Korçë Iljaz Bej Mirahori ka lindur ne fshatin Panarit rreth vitit 1410 dhe vdiq ne vitin 1510 . Emrin e pare i tij ishte;  Ilia qe dmth: " Si bir i priftit te kishes me te madhe te fshatit, dhe qe perkon me emrin e nje shenjtori ne fene e krishter (Shen Ilia) ." Pas edikumit qe mori nga babai i tij, Iljazi vazhdoj studimet ne Enderun-i Humajun ne qytetin e Edirnes . Thuhet se ketu Iljazi ka marr graden " Lale " (Profesor). Ai arrti te behet nje nder mjeket me te zote.Thuhet se ne vitin 1453 Iljazi ka marr pjese ne pushtimin e Kostandinopojes duke udhehequr kalorsine dhe prapavine. Per trimerin dhe talentin e rradhe ushtarako administrativ Iljazi kaloj neper poste te ndryshme. Ai u be gjithashtu edukator i Sulltan Bajazitit II , te cilit i dha pastaj per grua te bijen. Iljaz beu u martua me nje grua nga dera sulltanore dhe pati 3 djem dhe 3 vajza. Djemt ishin: Muhamet , Mehmet dhe Sefer Shah Çelebi . Mehmeti bej ose Ine Bej sic e ...

Gjimnazi, shkolla e mesme Puke 1988

Puke, 1988 Fotografi e bere me rastin e 25 vjetorit te hapjes se Gjimnazit te Pukes, sot shkolla e Mesme Sabah Sinani. Fotografi eshte e vitit 1988. Pergatiti Gezim KOPANI

Skice e Kalase se Shkodres , 1830

Kalaja e Shkodres , 1830 Kjo eshte nje skice e Kalase se Shkodres e vitit 1830. (Iskodra Kalesi, Arnavutluk) Pergatiti Gezim KOPANI

Vlore 1900

Vlore ,viti 1900

Iballe Puke 1916

Iballe 1916 Fotografi e bere ne fshatin Iballe Puke , viti 1916. (Albania-Arnavutluk) Pergatiti Gezim KOPANI

Qelez Puke 1916

Qelez - Puke 1916 Fotografi e bere ne vitin 1916 ne fshatin Qelez, Puke (Albania-Arnavutluk) Pergatiti Gezim KOPANI

Kaçaniku

Kacanik Kosove 1903 Kaçanik-Kosove, viti 1903. Nder te tjere qe kane sherbyer ne kete vend si Kajmekam ka qene edhe pukjani prej Laçajve te Pukes Ismail Isuf Laçi i I-re. Pergatiti Gezim KOPANI

Batalioni paqeruajtes Shqiptare ne Jemen

Ushtare Shqiptare ne Jemen 1906 Ne fotografi eshte Batalioni Paqeruajtes Shqiptar ne Jemen rreth vitit 1906. (Yemende Aranavut askeri) Pergatiti Gezim KOPANI

Xhamia e vjeter e Peqinit

Xhamia e Peqinit, vit i papercaktuar

Kater Xhamit e vjetra te Qendres se Tiranes , 1920

Tirane, 1920 E veçanta e kesaj fotografie qendron ne faktin se: "Qendra e qytetit te Tiranes rreth vitit 1920 ka pasur plot kater xhami te cilat jane: 1. Xhamia e Karapicit 2. Xhamia e Et'hem Beut 3. Xhamia e Sulejman Pashes 4. Xhamia e Stermasit ." Pergatiti Gezim KOPANI Shenim: Kjo fotografi eshte publikuar per here te pare ne vitin 2003 nga Genti Kruja.

Xhamia e Teqes se Pazarit Shkoder

Xhamia e Teqes se Pazarit Shkoder Fotografia e Xhamise se Teqes se Pazarit Shkoder mendohet te jete rreth vitit 1919-1920 Pergatiti Gezim KOPANI 

Xhamia e Sulejman Pashes , Tirane

Fotografia mendohet se eshte e pas vitit 1879 Xhamia e Sulejman Pashes eshte ndertuar rreth vitit 1614 nga themeluesi i qytetit te Tiranes Sulejman Pasha . Ne vitin 1840 eshte bere rikonstruksioni i saj, thuhet se parat per rikonstruksion ishin lene nga Abdurrahman bej Toptani . Ne vitin 1967 xhamia e Sulejman Pashes ose sic njihet ndryshe Xhamia e Vjeter e Tiranes u shkaterrua nga sistemi komunist. Eshte edhe nje piktur e Edwart Lear e vitit 1848 qe tregon Xhamin e Sulejman Pashes , Tirane. Xhamia e Sulejman Pashes njihe si guri i pare i themelimit te qytetit te Tiranes. Ne librin e tij Gazmend Bakiu shkruan: " Xhamia e Sulejman Pashes ne vitin 1614 shenoi themelimin e qytetit te Tiranes, e quajtur ndryshe dhe si Xhamia e Vjeter, nje monument i rralle i kultit dhe kultures ." (Tirana ne kartolina deri ne vitin 44, Toena, Tirane 2000). Rreth kesaj xhamie ndodhesh nje kompleks ndertesash, dhe ne shume raste ajo eshte njohur si kompleksi i xhamise se Sulejman Pa...

Thenie nga Sami Frasheri

" Nese do te mbjellesh per nje vit, mbill miser e grure. Nese kerkon qe te mbjellesh pergjithmone,  mbill arsim e kulture. " "Mendimet e larta gjenden ne fjale te shkurta." "Me e bukura fjale eshte e thjeshte dhe e shkurter, eshte fjale qe kuptohet me lehtesi dhe qe ka kuptim te thelle e te holle." "Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij." "Detyra jone kryesore ndaj njerezise eshte te studiojme dhe te mesojme pa u merzitur." "I madh eshte ai njeri qe i shikon te gjithe nje soj, qe vepron pa anuar, dhe qe mendon per te gjgithe. Ai qe mendon per intersat e veta, eshte njeri i ulet." "Ne vend qe te shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu ti fitosh ato." "Mos e duaj gjumin shume; hap syte qe te mos mbetesh i uritur." "Per tia nenshtruar boten miresise, duhet luftuar kunder ligesive." "Zemra e njeriut te persosur eshte gjithmone e pezmatuar, por fytyra e tij eshte kurdohere e gezu...

Më të lexuarat e javës

Mesazhet e Profetit Muhammed a.s. dhënë nga hutbja e xhumasë

Muhammed a.s Pas disa ditesh mikpritje te Profetit Muhammed a.s. ne  Kuba (1) , profeti Muhammed a.s. diten e xhuma niset per ne Medine. Ne kohen e drekes ndaluan ne vendin e quajtur  Ranuna . Ne kete vend Profeti a.s. mbajti hytben e xhumas. Ne kete kohe u be obligim falja e namazit te xhumas. Gjate hytbes nder te tjera Profeti Muhammed a.s. tha: "O njerez! Para se te vdisni, pendohuni (beni tevbe). Sa te keni mundesi , beni pune te mira. Rregulloni marredheniet tuaja me Allahun duke dhene sadaka hapur dhe fshehuarazi, e te permendi sa me shume Allahun. Nese do veproni keshtu, do ju vije furnizimi (bereqeti), ndaj ndihmoni dhe arrini te siguroni gjerat qe nuk keni mundur ti siguroni! Dijeni se Allahu xh.sh. , ne kete muaj te ketij viti, ne kete vend, e ka bere te detyrueshme faljen e namazit te xhumas , dhe do jete keshtu deri ne kiamet. Sa te jem gjalle, por edhe pas vdekjes time. Kushdo qofte qe ka shikuar imamin qe fal xhuman dhe e le pa fal xhuman , nuk do te kete kurre ...

Shënjat e rëneis së një shoqërie dhe shteti - Ibn Haldun

Libri  Kitabul Ibra  i  Ibn Haldun  "...Kur shtetet shemben , frika mbizoteron dhe njerezit kerkojne strehim. Çudirat shfaqen, perhapen thashethemet, miqt behen armiq dhe armiqte behen miq. Genjeshtra behet me e forte, ndersa zeri i se vertetes dobesohet. Shfaqen fytyra te çuditshme, ndersa fytyrat e njohura zhduken. Endrrat behen te pakta, shpresa vdes dhe te mençurit ndjehen me te tjetesuar. Tiparet e fytyres humbasin. Zeri i te mençurve mbytet ne zhurmen e predikuesve dhe ne garen per perkatesine. Te gjithe mbeten ne nje gjendje vigjilence dhe pritjeje. Situata kthehet ne projekte te mergimtareve dhe atdheu behet stacion nisjeje. Vendet ku jetojme behen valixhe, shtepite kthene ne kujtime dhe kujtimet kthehen ne perralla!" (Ibn Haldun (1) ne librin e ti te famshem  Kitabul Ibra  dhe ne  El Mukaddime  dmth ne hyrje te tij nder te tjera shkruajti kete pjese te siper shenuar) (2) Pergatiti Gezim KOPANI __________ 1.  Ibn Haldun  lindi 27...

Çfarë ka thënë shkrimtari dhe poeti i njohur G.Wells për Profetin Muhammed a.s ?

"Muhammedi a.s. e beri haxhin e lamtumires, nje vit perpara vdekjes. Me ate rast mbajti para popullit, fjalimin madheshtor. Gjeja e pare, te cilen e shpalli te pavlefshme ishte vjedhja dhe plaçkitja, si dhe hakmarrja dhe gjakderdhja. Ne pjesen e fundit te fjalimit, solli parimin e barazise se plote, ne mes nje muslimani me ngjyre dhe halifit (Udheheqesi). Kjo, me vone ndikoi ne veprimtari te drejte fisnike dhe kaliti njerezit me frymen e fisnikerise dhe tolerances. Ishte ky, nje realizem shume i larte, qe arriti te ndertohet ne jete. Keshtu, u themelua nje shoqeri, me me pak totalitarizem dhe me me pak padrejtesi shoqerore, se cilado shoqeri tjeter e mehershme." (H.George Wells - Shkrimtar dhe poet i njohur Anglez) Pergatiti Gezim KOPANI

Modestia e Profetit Muhammed a.s. (Paqja qofte mbi te)

Profeti Muhammed a.s. dhe pse ishte udheheqes i nje populli, ishte njeriu me modest nga te gjithe. Edhe pse ndjekesit shtoheshin dite pas dite Profeti Muhammed a.s. vazhdonte te ishte njeri i thjeshte, respektues, ndihmues dhe dashamires ndaj te tjereve. Kur profeti Muhammed a.s. u nis nga Kuba per ne Medina , njerzit e Medines me gezim kishin dal per ta pritur. Diten e hene karvani i profetit Muhammed a.s. arrin ne Medine, nga pema e hurmave nje ze i larte gezimi tha: Po vjen i bekuari qe presim ! Medinasit filluan te vrapojne per te pritun Profetin Muhammed a.s. , me kengen Talaal bedrua alejna. Meqenese nuk e kishin pa ndonje here, edhe nuk e njihnin profeti Muhammed a.s. dhe ne fillim filluan ti benin respekt Ebu Bekrit r.a., dhe kur ai gati filloi te tregoj se nuk jam Muhammedi , profeti Muhammed a.s. i beri me shenje qe te mos flas. Keshtu ne qetesi profeti a.s. vijoj derisa sa profetit Muhammed a.s. i ra dielli , dhe Ebu Bekri r.a. menjehere nxitoi ti bej hije me palerinen e ...

Jeta e Profetit Muhammed a.s

Profeti Muhammed a.s. eshte pejgamberi i fundit te cilit Allahu xh.sh. i ka zbritur librin e bekuar Kur'anin . Profeti Muhammed a.s. eshte nje nder krijesat me te nderuara dhe me te dashura te Allahut xh.sh. dhe besimtareve mysliman. Prejardhja e Muhammedit a.s. nga babai  Profeti Muhammed eshte biri i Abdullahit,(1) Abdullahu eshte biri i Abdul Mutalibit, Abdul Mutalibi eshte biri i Hashimit, Hashimi eshte biri i Abdu Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Kusajit, Kusaji eshte biri i Kilabit, Kilabi eshte biri i Murres, Murre eshte biri i Ka'abit, Kabi eshte biri i Luejit, Lueji eshte biri i Galibit, Galibi eshte biri i Fihri, Fihri eshte biri i Malikut, Maliku eshte biri i Nadirit, Nadiri eshte biri i Kinanit, Kinani eshte biri i Huzejmit, Huzejmi eshte biri i Mufrikut, Mudriku eshte biri i Iljasit, Iljasi eshte biri i Mudarit, Mudari eshte biri i Nezarit, Nezari eshte biri i Ma'dit, Madi eshte biri i Adnanit. I fundit eshte biri i Profetit Islamil, Ismaili eshte biri i Pr...

Kush e zbulon njeriun e vertet ? - Aliu r.a

"Autoriteti , fuqia dhe pasuria, nuk e ndryshojne njeriun. Ato thjeshte zbulojne cili eshte ai ne te vertet."  (Aliu r.a.) Gezim KOPANI Mund te lexoni thenie te tjera duke klikuar: Thenie  

Ditëlindja e Profetit tonë të dashur Muhammed a.s.

Qabja (Kaba) e bekuar. Fotografi e vitit 1880 Sot është ditëlindja e profetit Muhammed a.s. i cili lindi diten e hënë më 12 Rabiul Evvel (571 të eres sonë dhe po të njëten ditë dhe datë në moshen 63 vjeçare i dorëzoi shpirtin Allahut xh.sh. " Gjithë sa zëra që është n'xhihan (botë), thirrte me za, tue i thanë t'gjithë Pejgamberit merhabanë. .. (nderime, përshëndetje)" Gëzim Kopani  Për të mësuar mbi jeten e profetit Muhammed a.s. kliko në link:  https://gezimkopani.blogspot.com/2011/02/jeta-e-profetit-muhammed-as.html

Shtatë Bajrakët e Pukës

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Sikurse dihet në fillim njerëzimi ishte i organizuar mbi bazen e fiseve. Në Shqiptari zonat malore quheshin  Malësi  , emer ky qe natyrisht vjen prej fjalës:  mal . Për ta kuptuar këtë  Faik Konca  thotë: "Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë  Male . Fjala mal tregon vërtet një mal, por me të cilin kuptohej njësi dhe drejtimi i atij vendi. Pëshembull viset fushore do të thoshin: " Mali i  Shalës  po shkon në luftë! " Pra shqiptarët ndarjen dhe sundimin e tyre e quanin "Male ose Malësi" p.sh; " Malsia e  Gjakovës ", ndërsa më vonë Perandoria Osmane i quajti  Bajrak që do të thotë: "Flamur". Më   tej   Faik Konica   shkruan: " Më sa duket, në kohen e pushtimit turk (osman), secili mal kishte flamurin e vet. Kreu i Malësisë ose Bajraktari ishte një përson që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i ati (baba) dhe, në mungesë të tij i lihej mashkullit më të a...

Fisi i Kabashit

Kabashi është vendbanim i lasht ë dhe deri n ë fillim t ë shek. XVII ka qen ë qendra m ë e r ënd ësishme ekonomike , politike , fetare dhe kulturore p ër mbar ë krahin ën e Puk ës. K ët ë e d ëshmojn ë: gjetjet arkeologjike q ë faktohen q ë nga shek. II-IV , Trase e Udh ës s ë Madhe q ë lidhej me Adriatikun e Shkodren me Dardanin ë dhe brigjet e Danubit, duke d ëshmuar se Kabashi  ësht ë vendbanim i lasht ë dhe kishte qytez ë q ë n ë kohen romake. Po ashtu Kalaja Qytez ë , Kalaja e Zbubit , Kalaja e Boks me sarajet e Lek ës ku kan ë sunduar fiset: Ziu, Blinisht dhe Principata Dukagjini. I pasur n ë aspektin gjeoetnologjik me nj ë tok ë ku prodhohen: Rrush, arr ë , moll, dardh ë, qershi, man, thana, g ështenja aq sa formohet pyll ë me g ështenja, si dhe shume fruta pylli si: boronica etj. Po ashtu vend i p ërferuar p ër bletarin ë. Deri n ë shekullin XX blektoria ka pasur mjaft zhvillim ku jan ë num ëruar dhjetra kope t ë m ëdha , aq sa nuk kishte kullot ë q ë t ë plot ësonte ushqim...

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Rruga Antike dhe Historia e Zones se Pukes  Nje trashegimi mijeravjeçare ne zemer te Alpeve Shqiptare Qe ne lashtesi, permes territorit te sotem te Pukes kalonte nje nga rruget me te rendesihme te Shqiperise antike, rruga Lis - Rataria. Kjo rruge, e perdorur qe perpara pushtimit te Ilirise nga Romaket , ishte pjese e nje rrjeti te rendesishem qe lidhte krahinat e veritut me pjeset e tjera te vendit dhe me gjere. Via Publica , Rruga Romake neper Puke  Me ardhjen e romakeve, pergjate kesaj rruge u ndertuan disa keshtjella mbrojtese, disa prej te cilave kishin kapacitet per te per 1000 kalores .  Disa nga keshtjellat me te njohura te ndertuara pergjate kesaj rruge jane: Keshtjella e Vigut , Pukes , Micojit , Fletit , Trun etj. Romaket e quanin kete rruge Via Publica , ndersa gojedhena te ndryshme thuhet se ajo quhej si " Udha e Pukës " , e cila lidhte Lezhen me zonat e tjera si; Vau Dejsi etj. Nga  Lezha  ne drejtim te  Vigu...

Më të lexuarat e muajit

Fisi i Kabashit

Kabashi është vendbanim i lasht ë dhe deri n ë fillim t ë shek. XVII ka qen ë qendra m ë e r ënd ësishme ekonomike , politike , fetare dhe kulturore p ër mbar ë krahin ën e Puk ës. K ët ë e d ëshmojn ë: gjetjet arkeologjike q ë faktohen q ë nga shek. II-IV , Trase e Udh ës s ë Madhe q ë lidhej me Adriatikun e Shkodren me Dardanin ë dhe brigjet e Danubit, duke d ëshmuar se Kabashi  ësht ë vendbanim i lasht ë dhe kishte qytez ë q ë n ë kohen romake. Po ashtu Kalaja Qytez ë , Kalaja e Zbubit , Kalaja e Boks me sarajet e Lek ës ku kan ë sunduar fiset: Ziu, Blinisht dhe Principata Dukagjini. I pasur n ë aspektin gjeoetnologjik me nj ë tok ë ku prodhohen: Rrush, arr ë , moll, dardh ë, qershi, man, thana, g ështenja aq sa formohet pyll ë me g ështenja, si dhe shume fruta pylli si: boronica etj. Po ashtu vend i p ërferuar p ër bletarin ë. Deri n ë shekullin XX blektoria ka pasur mjaft zhvillim ku jan ë num ëruar dhjetra kope t ë m ëdha , aq sa nuk kishte kullot ë q ë t ë plot ësonte ushqim...

Shtatë Bajrakët e Pukës

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Sikurse dihet në fillim njerëzimi ishte i organizuar mbi bazen e fiseve. Në Shqiptari zonat malore quheshin  Malësi  , emer ky qe natyrisht vjen prej fjalës:  mal . Për ta kuptuar këtë  Faik Konca  thotë: "Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë  Male . Fjala mal tregon vërtet një mal, por me të cilin kuptohej njësi dhe drejtimi i atij vendi. Pëshembull viset fushore do të thoshin: " Mali i  Shalës  po shkon në luftë! " Pra shqiptarët ndarjen dhe sundimin e tyre e quanin "Male ose Malësi" p.sh; " Malsia e  Gjakovës ", ndërsa më vonë Perandoria Osmane i quajti  Bajrak që do të thotë: "Flamur". Më   tej   Faik Konica   shkruan: " Më sa duket, në kohen e pushtimit turk (osman), secili mal kishte flamurin e vet. Kreu i Malësisë ose Bajraktari ishte një përson që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i ati (baba) dhe, në mungesë të tij i lihej mashkullit më të a...

Fshatrat e rrethit te Pukes

Rrethi i Pukes kufizohet me: Shkoder, Lezh, Mirdite, Kukes, Has dhe Tropoj. Rrethi ka nje shtrirje gjeografike prej 1034 km2. Ne rreth ndodhet malet e larta si: Mali Munell, Malli Krrabit (Mida), Mali i Terbunit etj. Po ashtu rrethi i Pukes ka lumin Fan, Lumin e Gomines, Lumi Gomsiqe. Ne rrethin e Pukes ndodhet dy Bashki; Puke dhe Fushe Arrez dhe ka keto njesi administrative:  Njesist adminsitrative te rrethit Puke (ish komuna) jane: Qerret, Qelez, Rrape, Gjegjan , Iballe, Qaf Mali, Rrape, Blerim dhe Fierze.  Fshatrat e rrethit Puke jane: 1. Kabash 2. Qerret i Madh 3. Iballe 4. Berish Vendi 5. Kryezi 6. Aprip Guri 7. Armiraj 8. Arst 9. Miliska 10. Lajthize 11. Berish Eperme 12. Berish e Vigel 13. Levoshe 14. Levrushk 15. Pla 16. Bicaj 17. Meçe 18. Blerim 19. Luf 20. Lumbardh 21. Lumzi 22. Blerim 23. Blinisht 24. Mesul 25. Mertur 26. Mezi 27. Midh 28. Bushat 29. Buzhal 30. Miliska 31. Mollekuqe 32. Orosh 33. Dedaj 34. Dardhe 35. Dom 36. Duzhnez 37. Flet 38. Fierz 39. Plet 40. P...

Historia e futbollit Pukjan ndër vite

Ekipi i Futbollit Terbuni - viti 1960 Gjate kohes se Mbretit Zog dhe jo vetem e deri ne vitet 1960 , ne Puke erdhen shume tregtar nga Shkodra , te cileve u pelqeu klima e mire dhe kuruese e zones. Nder ta ishte edhe mesuesi i njohur Shkodran Jordan Misja , i cili nder te tjera luajti rol te rendesishem ne zhvillimin e futbollit ne qytetin e Pukes. Ne vitin 1936 , gjate nje pikniku ne malin e Terbunit , ne vendin e quajtur Livadh Kabash , u organizua nje ndeshje mes te rinjeve. Kjo ndeshje u be nxitje per krijimin e nje shoqerie sportive, 1936 - Themelimi i Shoqerise Sportive  Terbuni Me hartimin e statutit, u themelua  Shoqeria Sportive Terbuni  , me  Gani Kamberin  kryetar dhe  Sadri Ademin  sekretar. U vendos qe ngjyrat e ekipit te ishin: bluza e kuqe dhe mbathje te zeza. U organuzan aktivitete dhe ndeshje miqsore, veçanarisht me  Vllaznin  e Shkodres dhe  Bardhylin  e Lezhes. Ndeshjet zhvilloheshin ne nje fushe ne periferi te q...

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Rruga Antike dhe Historia e Zones se Pukes  Nje trashegimi mijeravjeçare ne zemer te Alpeve Shqiptare Qe ne lashtesi, permes territorit te sotem te Pukes kalonte nje nga rruget me te rendesihme te Shqiperise antike, rruga Lis - Rataria. Kjo rruge, e perdorur qe perpara pushtimit te Ilirise nga Romaket , ishte pjese e nje rrjeti te rendesishem qe lidhte krahinat e veritut me pjeset e tjera te vendit dhe me gjere. Via Publica , Rruga Romake neper Puke  Me ardhjen e romakeve, pergjate kesaj rruge u ndertuan disa keshtjella mbrojtese, disa prej te cilave kishin kapacitet per te per 1000 kalores .  Disa nga keshtjellat me te njohura te ndertuara pergjate kesaj rruge jane: Keshtjella e Vigut , Pukes , Micojit , Fletit , Trun etj. Romaket e quanin kete rruge Via Publica , ndersa gojedhena te ndryshme thuhet se ajo quhej si " Udha e Pukës " , e cila lidhte Lezhen me zonat e tjera si; Vau Dejsi etj. Nga  Lezha  ne drejtim te  Vigu...

Numri i shfletosjes