Wednesday, March 6, 2019

Thenie nga Hoxhe Hasan Tahsini

Imama Hasan Tahsini 1811 -1881 


"Jemi nje komb i veçant, kemi gjuhen tone te veçante, ndaj duhet te jetojme me vete si gjithe kombet e tjera." 

"Do te kerkoj dituri, ate qe e beri njeriun njeri." nga Hoxhe Hasan Tahsini (1)



Pergatiti
Gezim KOPANI 



_______________
1.Hoxhe Hasan Tahsini u lind ne vitin 1811 ne fshatin e Ninatit afer Filatit ne Cameri  dhe vdiq ne Stamboll ne vitin 1881. Mesimet e pari i mori ne Preveze per te vazhduar me pas ne qytetin e Baratit nga babai i tij pasi babai i tij (Osman ef.Rushi) u caktua Myfti i Beratit, me pas Hoxhe Hasan Tahsini vijoj studimet ne Stamboll ne Medresen Fatih e larte ne Stamboll, dhe per shkak te dijes dhe zgjuarsis i vendosen mbiemri Tahsin qe do te thote i Pelqyer apo shembullor. Me perfundimit e stutimeve u emrua mesues ne po ate Medrese. Per shkak te dijeve zyrtaret e arsimit ne Perandorin Osmane vendose qe ta dergojne Hoxhe Hasan Tahsinin ne France.
Hoxhe Hasan Tahsini ka qene Rektori i pare i Universitetit te Stambollit.Ishte nje nder themeluesit e Lidhjes se Prizrenit 1878. Po ashtu Hoxhe Hasan Tahsini ishte themelues i Shoqerise se Dijeteve Shqiptare (Xhemijeti ilmije-i Arnavudije) Hoxhe Hasan Tahsini ka shkruar rreth 20 libra shkencore astronomik, pedagogji etj. Veprat me te njohura te Hoxhe Hasan Tahsinit jane; Shkenca e Shpirtit,Psikologji (Psikoloji yahut ilmi ruh),Te fshehtat e ujit dhe ajrit (Esrari abu hava), Edukimi i femijeve (Murebbi atfal) etj  Ai themeloj revisten shkencore te quajtur "Mexhmuai Ulum dmth: Revista Dituria"

Mejtepi i xhamise se Plumbit Shkoder

Mejtepi i Xhamise se Plumbit Shkoder

Para se te ndalohet besimi fetare me ligj, hoxhalleret qe kan sherbyer tek Xhamia e Plumbit ishin; Hafiz Ahmed Misria, Haxhi Abdullah Myftia, Haxhi Osman Abdyl Mexhidi, Molla Salihi , Hamza Efendi Molla Abdyli.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Tuesday, March 5, 2019

Pazari i madh i Shkodres, 5 Xhamit dhe Mejtepet

Pazari i madh i Shkodres, Xhamia e Hynqarit

Nje nga qytet me te njohura por edhe me te vjeter te Shqiperise eshte Shkodra. Ne kete shkrim do paraqes disa te dhena mbi Pazarin e madh te Shkodres.
Pazari i madh i Shkodres ka qen i shtrire poshte Kalasa se Rozafes dhe nga ana e Liqenit te Shkodres deri tek lumi Buna me nje gjatesi prej rreth 2 km.
Ne pazar mund te merrnin pjese mbi 30 mije persona. Pervec tregetis nga toka, tregtaret Shkodran benin tregti edhe nga deti pasi ne breg te Liqenit apo lumit Buna ankoroheshin anijet tregtare dhe jo vetem.
Per shkak te tregtise se madhe ne zonen e Ures se Bunes u ngrit edhe Zyra Doganore. Pazari i madh i Shkodres kishte rreth 30 sokake (1) ky cdo sokak kishte tregtare te vecante te ndare sipas zejeve.
Sokaket me te njohur ishin;

Zyra Doganore Shkoder
Sokaku i Parruces 
Sokaku i Tophanes 
Sokaku i Molit (porti) 
Sokaku i Peshkut 
Sokaku i Skeles


Pervec sheshit te madh dhe Krye pazarit, Pazari i Shkodres kishte edhe Bezistenin. Aty ruheshin mallrat e cmueshme. Bezisteni ishte i rrethuar dhe i mbyllur(2), kjo per shkak te objekteve te vjetra, te floririt, xhevahire etj. Bezisteni ka pasur rreth 40 dyqane dhe aty dy kateshe.(3)
Pazari i Madh i Shkodres kishte pese xhami, ku permendi; 

1. Xhamia e Karahysenit (4),
2. Xhamia e Sulejman Pashes,
3. Xhamia e Hynqarit (per me shume kliko ketu: ( https://gezimkopani.blogspot.com/2018/06/xhamia-e-hynqarit-shkoder.html)
4. Xhamia e Shatervanit ose sic njihet ndryshe xhamia e Teqes.
Xhamia e Ures (vëve)
5. Mesxhidi i Sheshit te Teqes.

Pervec xhamive, ne Pazarin e madh te Shkodres mesohet te kete pasur edhe pese Mejtepe. 
Vlen te theksohet se nder dyqanet me te njohur kan qene: dyqani i shitesve te peshkut, dyqani i kasapeve, etj. Pervec dyqaneve tregtare Pazari i madh i Shkodres kishte; Bujtina (hane), 5 xhami, kafen, berberhane etj. Qoft diten apo naten Pazari i madh i Shkodres ruhej nga roje.(5)


Pazari i madh i Shkodres ka qene Pazari me i madh ne Ballkan. Per shkak te bukuris, organizimit, vendodhjes Pazari i madh i Shkodres rradhitej pas atij te Stambollit. (6) 
Ne Pazarin e madh te Shkodres merrnin pjese per tregeti , tregtare nga gjithe trevat Shqiptare (7), Kosova, Mali i Zi, Serbia etj.
Disa thone se Pazari i Shkodres u ndertua para Perandoris Osmane, ndersa disa te tjere thone u ndertua gjate kohes se Perandorise Osmane dhe u administrua nga Bushatlite.

 
Ankorimi i anijeve ne Shkoder
 Pasi u largua Perandoria Osmane nga Shkodra, Pazari i Madh i   Shkodres u vu ne shinjester te pushtuesit duke e grabitur dhe   shkaterruar ate. Te paret qe e bene kete ishin malazezet ne  vitin 1913, te cilet pasi plackiten mallin, dogjen 250 dyqane, disa te  tjere thone se u dogjen 1500 dyqane.
 Pazari i Madh i Shkodres u shkaterrua totalisht ne vitin 1944 nga sistemi komunist. Sikur te mos mjaftonte kjo, u ndalua lundrimi ne  lumin Buna dhe dalja ne det.


Pergatiti
Gezim KOPANI

_____________
1.Thuhet se fjala Sokak vjen nga arabishtja, (suke = pazar).
2.Bezisteni ka pasur kater porta te medha hyrse, dhe dy porta te vogla.
3.Ky kompleks u shkaterrua ne vitin 1944.
4.Pas vitit 1967 xhamia e Karahysenit u perdor si depo per tharrjen e peshkut.
5.Mund te ken qene roje qe paguheshin nga tregtaret, ose ushtare, ose polic. 
6.Pervec Pazarit te Shkodres, Pazar shum i bukur por edhe i madh ka qene edhe ai i Prizrenit.
7.Perfshire ketu edhe tregtar Pukjan.


Nga vjen fjala Shkoder ?

Qyteti i Shkodres ka pasur disa emertime. Ate e hasim qysh prej lashtesis me emrin Skodra ndersa ne shekullin II- p.k gjetur nje monedh e Presbuter Diocleas te shkruar Scodaris.
Ne boten latine Shkodra eshte quajtur Skodrinon qe do te thote "Shko drino". Thuhet se pas vitit 1287 Shkodra eshte quajtur me emrin Scutarum duke u pershtatur me italishten Scutari e kjo deri ne shekullin XX.
Ndersa ne kohen e Perandorise Osmane , Shkodra eshte quajtur "Ishkodra",e disa thone se emri "Shkoder" vjen nga fjala: "Shiko Kodren" e pastaj hapja e shtepive "tek pazari" ngeli fjala "ish kodra" pasi banimet e Shkodres kan qene ne Koder aty ku ndodhet sot kalaja. Gjate kohse Osmane Shkodra u quajt "Işkodra" ose "Ishkenderije" nga "Ishkender" pasi ato thonin se te paret e ketij vendi jane bijte e Aleksandrit te madh, dhe emri Aleksander u kthye me emrin mysliman Skender.

Vizitoni web faqen time http://gezimkopani.com/

Pergatiti
Gezim KOPANI