Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
July 11, 2013
Urim me rastin e muajit Ramazan
Gezim Kopani
May 10, 2013
Meleket e Allahut xh.sh
Ne fene islam nje nder kushtet e imanit (besimit) eshte besimi ne Meleket e Allahut xh.sh. Melekët jane krijesa prej drita te cila perveçse çdo moment i bejne ibadet Allahut xh.sh. ato çdo here me perpikmeri zbatojne urdherat e Allahut xh.sh. Per kete Allahu xh.sh. thote: "...Zjarrin e mbikqyrin meleket e rrept dhe te ashper qe nuk e kundershtojne Allahun per asgje qe Ai (Allahu) i urdheron dhe punojne ate qe jane te urdheruar." (Et Tahrim; 06)
Rreth krijimit te melekeve Profeti Muhammed a.s. thote: "Meleket u krijuan nga drita, xhinedet u krijuan nga flaka e zjarrit ndersa njeriu i pare Ademi a.s. u krijua nga pjeset e tokes." Ne nje hadith tjeter kemi: "Meleket u krijuan nga drita e fuqise, ndersa shejtani (iblisi) nga zjarri."
Nder meleket, Allahu xh.sh. ka veçuar kater prej tyre. Ata jane: Xhebrail (Xhibril), Mikail (Melik), Israfil dhe Melekul Meut (Azrail).
Xhebraili ka detyren e shpalljeve si dhe njihet me emrin Ruhul Melek, i vendosjes se shpirtit.
Mikaili ka detyren e furnizimit etj, Israfili ka detyren ti fry surit (buris) ndersa Melkul Meut ose sic njihe Azraili ka detyren e marrjes se shpirit. Perveç ketyre jane bere me dije edhe disa meleket te tjere si: Kiramun katibin, meleku i shkreptimes (rrufes), dy meleket Munkiri dhe Nekiri (qe bejne pyetje ne varr) etj.
Meleku Xhebrail a.s. permendet ne Kur'an tek surja El Bekare, Tahrim me emrin: Xhibril po ashtu edhe me emrin "Ruh", "Ruhul Kudus" etj.
Meleku Mikail a.s. Ky melek eshte i njohur edhe me emrin Melik ai eshte urdheruar me furnizimet (pra dukurite natyrore , bimet etj) dhe sigurues i ushqimit si dhe vezhguesi apo adminstruesi i ngjarjeve, po ashtu dhe ruajtsi i zjarrit te xhehenemit. Po ashtu meleku Mikail a.s. drejton ererat, ret etj. Ashtu sikurse Xhibrili edhe ky melek permendet ne Kur'an ku Allahu xh.sh. thote: "Dhe ata (banoret e xhehenemit) therrasin: O Malik, le te na e marre shpirtin Zoti yt! Ai u thote: Ju do te jeni aty pergjithmon!" (Ez Zuhruf; 77) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Kush eshte armik i Allahut, i melekeve te Tij, te derguarave te Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, Allahu padyshim eshte armik i mosbesimtareve." (El Bekare; 98)
Profeti Muhammed a.s. ka pytur Xhebrailin rreth melekut Mikail se perse meleku Mikail asnje here nuk eshte i lumtur? Xhebraili i ka thene: "Mikaili nuk qeshur qe kur Allahu xh.sh. krijoj zjarrin (kjo nga frika)." (Ahmedi)
Meleku Israfil ka detyre ti fry surit (trupetes). Fryrja e surit permendet ne Kur'an tek En Enam Allahu xh.sh. thote: "Ai (Allahu) eshte qe krijoj qiejt, dhe token me qellim te caktuar, e ruhuni denimit diten kur thote: Behu! Ajo behet. Fjala e Tij (Allahut) eshte e vertet dhe Atij (Allahut) i takon sundimi diten kur i fryhet Surit (per here te dyte). Ai (Allahu) di te fshehten dhe konkreten, eshte me i urti qe di per çdo gje ne hollsi." (El Enam;73) Ndersa ne suren Jasin ku Allahu xh.sh. thote: "Dhe i fryhet surit, kur qe duke u ngutur prej varrezave paraqitet te Zoti i tyre." (Jasin; 51) Po ashtu Suri permendet ne suren Kef 99 dhe suren Taha 122. Transmeton Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. ka urdheruar Israfilit qe ti fryej surit per vdekje, dhe Israfili do ti bie dhe kan per te vdekur banoret e qiellit dhe tokes, me perjashtim te atyre qe Allahu xh.sh. deshiron te mos vdesin. Kur te ndodh kjo, (te ket kapluar heshtja, te ken vdekur krijesat) do dal para Allahut xh.sh. meleku i vdekjes (Azraili)..." (Taberani)
Sipas Muhamed ibn el Hasan en Nekash kemi se: "Israfili a.s. qe meleku i pare qe ka bere sexhde. Allahu i la detyre te ruaj Levhi Mahfudhin." (Ebul Kasim es Suhejl- "Et tarifu vel alem")
Melekul meut d.m.th; meleku i vdekjes. Ky melek permendet si Meleku i vdekjes, ndersa ne librat islame njihet edhe me emrin Azrail. Ai ka nen drejtimin e tij disa melek te tjere. Sipas njeriut , i mir apo i keq, ashtu paraqitet dhe meleku i vdekjes. Nese ka qene njeri qe i eshte bindur Allahut xh.sh. ia merr shpirtin lehte dhe e kunderta. Ne Kur'an Allahu xh.sh. thote: "Thuaj; Meleku i vdekjes, i cili eshte caktuar per ju, ua merr shpirtrat, dhe pastaj do te ktheheni te Zoti juaj" (Es Sexhde; 11) Nje here Profeti Muhammed a.s. e ka shikuar melekun e vdekjes mbi koken e njerit prej fisit ensar dhe i ka thene: "O meleku i vdekjes, behu i lehte (bute) per shokun time pasi ai eshte besimtar! Melekul meut (Azraili) i ka thene: O Muhammed! Qetesohu sepse une jam i bute me cdo besimtar. Dije se nuk ka asnje shtepi ne toke, ishull, dete (anije) e qe une te mos e vizitoj pese here derisa ti njoh te rit dhe te vjetrit. Pasha Allahun o Muhammed , sikur te deshiroja tia merrja shpirtin nje mushkonje, nuk do mundja sepse Allahu eshte Ai i cili urdheron marrjen e shpirtrave." (Taberani)
Ne nje hadit te trasmetuar nga Ebu Hurejre r.anhu tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pasi meleku Israfi ti kete fry syrit dhe vdekja te kete ndodhur (kijameti), do paraqitet para Allahut xh.sh. meleku i vdekjes (Azraili) i cili do thote; "O Allah! Kan vdekur banoret e qiejve dhte tokes , perveç atyre qe ke dasht Ti Allah ti lesh gjall! Allahu xh.sh. do e pyes: Kush eshte gjall? Azraili i pergjigjet: Je ti o Allahu im qe nuk vdes kurr! Jane meleket Xhebrail , Mikail, meleket qe mbajn Arshin tend dhe jam une. Allahu xh.sh. i thote: Le te vdes Xhebraili dhe Mikaili. Ne kete kohe Allahu xh.sh. do lejoj Arshin te flas, dhe Arshi do thote: O Allah! Po vdes meleku Xhebrail dhe Mikail. Allahu xh.sh. i thote: Une kam caktuar te vdesin te gjithe sa jane nen Arshin tim! Pas vdekjes se Xhebraili dhe Mikailit, do paraqitet perseri para Allahut xh.sh. meleku i vdekjes ku do i thote Allahut xh.sh; "O Allah! Vdiq meleku Xhebrail dhe Mikail! Allahu xh.sh. do e pyes: Kush tjeter eshte gjall? Meleku i vdekjes do i pergjigjet: Je ti o Allahu im qe nuk vdes kurr, dhe jane meleket qe mbajn Arshin tend si dhe une! Allahu xh.sh. i thote: Merrju shpirtin , le te vdesin edhe meleket qe mbajn Arshin tim! Dhe ato , meleket e Arshit vdesin! Pas kesaj Allahu xh.sh. do urdheroj Arshin qe ta marr nga meleku Israfil surin. Pas kesaj do paraqitet perseri meleku i vdekjes para Allahut xh.sh. i cili do thote; O Allahu im! Vdiqen edhe meleket qe mbajn arshin tend! Allahu xh.sh. do e pyes: Kush tjeter eshte gjall? Meleku i vdekjes do i thote: Je ti o Allahu im qe nuk vdes kurr! dhe te ato qe ke dash te jen gjalle deri tani dhe une! Allahu xh.sh. do urdheroj te vdes dhe meleku Israfil. Me pas do paraqitet perseri Allahut meleku i vdekjes ku do thote se ka vdekur meleku israfil. Me pas Allahu xh.sh. do e pyes; Kush ka mbetur gjall? Meleku i vdekjes do thote; Ti o Allahu im qe nuk vdes kurr dhe une! Allahu xh.sh.do i thote: Te krijova per nje qellim dhe ti e permbushe ate qellim, tani vdis dhe ti! Dhe meleku i vdekjes vdes. Pas kesaj Allahu xh.sh. do mbaj ne duart e tij gjithesise (galatikat, botet etj), qiejt ne duart e Tij dhe me pas Allahu xh.sh. do thote:
Une jam i Plotfuqishmi ! Kujt i takon sundimi hynor tani ? Kujt i takon fuqia tani ? Kujt i takon mbreteria tani ? Une jam Mbreti i mbreterve ! Ku jane mizoret, diktatoret, udheheqesit tuaj ? Ku jane ato qe ju benin padrejtesi? dhe vazhdon me disa pyetje, por askush nuk pergjigjet. Atehere Allahu xh.sh. do te thote: Fuqia i takon Allahut! Pushteti i takon Allahut ! Atij (Allahut) te Vetmit , te Pamposhturit! (Taberani)
Meleket Kiramun Katibin a.s. jane dy melek qe shenojne veprat. Njeri qendron te te djathe qe shonon punet e mira dhe tjetri ne te majt qe shenon punet e kqia. Per keto dy melek Allahu xh.sh. thote: "Mbani mend! Dy marresit (meleket shkrues te caktuar per te shenuar veprat) marrin (shenojne, kur cdo njeri te arrije moshen e pjekurise, kur ti filloje llogaria) te vendosur nje ne te djathte dhe nje te mjate. Nuk ka fjal qe njeriu te nxjerre nga goja e shenuesit jane te gatshem pran tij per ti shenuar ato." (Kaf; 17-18)
Aisha r.a. ka treguar se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Veprat e tre lloj njerezisht nuk i shkrun kalemi. 1. Ai qe eshte ne gjume derisa sa te zgjohet, 2.Per femijet derisa te arrij moshen e pjekuris dhe 3. Per njeriun me te meta mendore." (En Nesai)
Meleket Munkir dhe Nekiri a.s. jane meleket e percaktuar per merrje ne pyetje pas vdekjes se cdo njeriu ne jeten e varrit.
Rreth formes se melekeve na ka fol profeti Muhammed a.s. i cili na ka bere te ditur se meleket nuk kan gjini. Ata nuk han e as nuk pin. Jane shume te bukur,kan aftesi dhe shpejtesi te jashzakonshme. Po ashtu ata kan mundesi te trasnformohen ne forma dhe menyra te ndryshme, psh meleku qe i erdh profetit Ibrahim a.s. kishte trajten njerzore. Meleket shikojne dhe degjojne nga shume larg dhe nuk ka penges qe ua bllokon kete vetem nese Allahu xh.sh. deshiron nje gje te tille. Ndryshe nga meleket njerezit nuk i shikojne meleket, me perjashtim njerezit e zgjedhur te Allahut xh.sh. sic jane Pejgamberet. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote: "Me eshte lejuar te flas per meleket e Arshit te cilet jane aq te medhenje sa largesia mes veshit dhe supeve te tij eshte sa udhetimi i 700 viteve." (Ebu Davudi) Po ashtu eshte i njohur edhe haditi kur profeti Muhammed a.s. ka shikuar ne horizont formen e melekut Xhebrail. Profeti Muhammed a.s. ka fol shum mbi meleket e Allahut. Ka treguar ndodhi ku permenden meleket, ka treguar per meleket shkrues Kiramun Katibin te cilet shoqerojne ne cdo vend njeriun. Per kete ju permend trasmetimin e Ebu Hurejre ku thote se Profeti Muhammed ka thene: "Meleket ju percjellin gjate nates dhe gjate dites dhe ato mblidhen ne namazin e ikindis dhe te sabahut. Pastaj meleket qe kan qendruar naten me ju ngrihen, dhe Allahu xh.sh. dhe pse e di cdo gje e pyet: Si e la robin apo roberit e Mi? Meleket i thone: I lam duke fal namaz, dhe kur shkuam tek ata i gjetem duke fal namaz." (Buhari, Muslim) Ky eshte nje nga pershkrimet se si jane gjet disa njerez. Nese kan qene duke bere harame , meleket ashtu raportojne pra i gjetem duke bere kete haram, kete pune te keqe. Po ashtu jane te permendur dy meleket Haruti dhe Maruti.
Kur te plotesohet koha edhe meleket do vdesin. I fundit prej tyre do jete meleku i vdekjes te cilit Allahu do ia marr shpirtin.
Kur Allahu xh.sh deshiroi krijimin e njeriut te pare Ademin a.s. i lajmeroi Meleket, ndersa meleket pyeten: "A do vesh ne toke ata qe bejne crregullime dhe qe bejne fasad dhe qe dergjin gjakun? Me pas Allahu xh.sh tha: "Kur Zoti yt u tha engjejve: Une po krijoji (po percaktoj) ne toke nje zevendes! Ata thane: A do te vesh ne te ate qe bene crregullime dhe qe derdh gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme! Ai tha: Une di ate qe ju nuk e dini" (El Bekare: 30)
Pasi Allahu xh.sh e plotesoi krijimin e Ademit a.s.dhe ti jap shpirt kerkoi qe meleket ti bejne sexhde Ademit a.s.: " Kur Zoti yt u tha engjejve: Une po krijoj nje njeri nga balta, dhe kur ta kem persosur ate dhe t'i kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere peruljuni atij (ne sexhde)" (Sad: 71-72)
-Meleket udhezojne Profetin Ademin a.s.
Transmetohet prej Ebu Hurejres r.a. se Muhammedi a.s tha: "E krijoi Allahu xh.sh Ademin a.s. ne pamje e tij (qe krijoi, ne pamjen njerezore), gjatesia e tij ishte gjashtedhjete krahe, e kur e krijoi i tha: Shko e jepu selam atyre, nje grupi te melekeve qe ishin duke ndenjur dhe degjo se si do te pergjigjen, ajo eshte pershendetja jote dhe e pasardhesve tu. Ademi a.s. ju tha: Es-selamu Alejkum!(Paqja dhe meshira e Allahu qof mbi ju!) Meleket iu pergjigjen: Es-selamu Alejke ve rahmetullahi! (Paqja e Allahut dhe Meshira e Tij qofshin me ty"
-Kur vdiq profeti Adem a.s. meleket pastruan xhenazen e tij
Kur vdiq Profeti Adem a.s. bijte e tij nuk diten se si te veprojne me te, meleket u treguan atyre se si te veprojne. Transmetojne Hakimi dhe Taberani nga Ubejj r.a. se Muhammedi a.s. tha: "Kur vdiq Ademi a.s. ate e pastruan meleket me uje tri here dhe i gropuan varrin atij, pastaj bijeve te tij u tha: "Kjo eshte tradita e Ademit a.s. per femijet e tij (per njerezimin pas tij)"
-Roli i melekeve ne formimin e njeriut
Transmetohet nga Muslimi i cili nga Ebu Dherri r.a. se tha: "Degjova Muhammedin a.s. duke thene: "Kur spermes (se fekonduar ne mitren e nenes) t'i kalojne 42 nete, Allahu i dergon asaj nje melek i cili i jep asaj formen (fetusin) duke fillur prej shqisave te degjimit,shikimit, lekuren, mishin dhe eshtrat e pastaj meleku thote: "O Zot a do te jete mashkull apo femer? Atehere Allahu xh.sh vendos ate qe deshiron, ndersa meleku vetem shkruan."
Transmetohet nga Ebu Abdurrahman se Abdullah ibn Mesudi r.a. ka thene: "Na ka treguar i Derguari i Allahut xh.sh i cili gjithnje fliste drejte dhe besoheshin fjalet e tij se: "Vertet cdonjeri prej jush formohet ne barkun (mitren) e nenes se tij dyzet dite si pike (nutfetun), pastaj behet cop gjaku i ngjizur (alakatun), ngjashem me kete periudhe, pastaj behet cop mishi (mudgatun) ngjashem me kete periudhe, pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin (ruh). Ky melek urdherohet me kater gjera: ta shkruaje riskun e tij, exhelin e tij, veprat e tij, dhe se a do te jete besimtar apo jo, dhe pastaj i dhurohet shpirtin." (Buhari, Muslimi)
Nga Enes Ibn Maliku r,a. trans se Muhammedi a,s. ka thene: "Allahu xh.sh e ngarkoi nje melek qe te kujdeset per fetusin ne mitren e nenes, e ai meleku per cdo gje thote: O Zot tani eshte sperme, O Zot tani eshte gjak i ngjizur, O Zot tani eshte cop Mishi, e kur Allahu deshiron ta perfundoje krijimin e tij, meleku i thote: "O Zot a do jete mashkull apo femer? Besimtar apo jobesimtare? Cfare rizku do te kete? Sa do te jetoje? E gjithe kjo i shkruhet i percaktohet eshte ne barkun e nenes." (Buhari, Muslim)
-Meleku mbron njeriun
Allahu xh.sh thote: "Njeriu ka percjelles nje pas nje, para tij dhe prapa tij, qe me urdherin e Allahut e ruajne ate." (Er-Rrad: 10-11) Gjithashtu Allahu xh.sh thote: "Allahu ju dergon roje (engjej) derisa kur ti vije ndonjerit prej jush vdekja." (El En'am 61)
-Xhebraili i behet imam Profetit Muhammed a.s.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Zbriti Xhibrii, u be imam i imi dhe une u fala me te, pastaj u fala me te, perseri u fala me te dhe pastaj perseri u fala me te.. duke numeruar hz.Muhammed a.s. gishtat e tij." (Buhari, Muslim) Po ashtu profeti Muhammed a.s. thote: "Xhebraili a.s. mu be imam ne Qabe dy here, e fali me mua namazin e drekes kur dielli u largua nga zeniti sa lidhesja e nallaneve(mas shume e vogel), me vone falem namazin e ikindise kur hija e cdo gjeje ishte sa vete trupi, me vone falem namazin e akshamit kur ai qe eshte duke agjeruar ben iftar, ndersa namazin e jacise e falem kur u zhduken kuqerremi i qiellit, pastaj e falem namazin e sabahut, atehere kur i ndalohet ushqimi dhe pija agjeruesit. Te nesermen erdhi perseri Xhibrimi dhe e falem namazin e drekes kur hija e cdo gjeje ishte sa vete trupi, pastaj falem ikinin,akshamin, jacine dhe sabahun dhe mejehere pas faljes se sabahun hyri agimi, pastaj u kthye nga une e me tha: "O Muhammed, keto ishin kohet e namazeve te pejgambereve qe ishin para teje, ndersa koha e cdo namazi eshte sa ajo ne mes dy namazve." (Ebu Davud)
-Xhebraili ben lutje per sherimin e Profetit Muhammed a.s.
Ebu Seidi r.a. trekon se: Erdhi tek hz.Muhammed a.s. Xhebraili dhe i tha: "O Muhammed ! A u ankove? Profeti Muhammed a.s. tha: "Po!" Xhebraili i tha: "Ne emrin e Zotit po te fryej nga cdo gje qe te demton, nga cdo gje e gjalle apo nga cdo sy ziliqar. Allahu te sheron, ne emer te Allahut te sheroj." (Muslimi)
-Meleket stimulojne deshiren e berjes se bamiresise
Profeti Muhammed a.s. thote: "Çdo njeri ka nje shoqerues nga xhinnet dhe nje shoqerue nga meleket. Shoket e pyeten: A edhe ti ke at shoqerues? U pergjigj: Edhe une e kam ate, por mua Allahu me ndihmoi kunder tij, keshtu qe ai pranoi Islamin, prandaj nuk me urdheron pervecse te bej mire." (Muslimi) Transmetohet nga el-Hafih ebu Musa nga Ebu Zubejri dhe nga Xhabiri r.a se Muhammedi a.s ka thene: "Kur njeriu shtrihet ne shtratin e tij, lind grindja ne mes melekut dhe shejtatni, i thote meleku: perfundo me te mire, kurse shejtani i thote: perfundo me te keqe, nese njeriu permend Allahu xh.sh derisa ta kaloje gjumi, meleku e perze shejtanin dhe e ruan gjithe naten. Kur te zgjohet, meleku dhe shejtani vrapojne drejt tij. Meleku i thote: Hape kete dite me te mira. Shejtani i thote: Hape kete dite me te kqia, nese njeriu permend Allahun xh.sh Meleku e perzen shejtani dhe fillon ta ruaj ate."
-Meleket regjistrojne veprat e njerezve
Allahu xh.sh thote: "Ndaj jush jane percjellesit. Jane shkrues te ndershem te Allahut, Ata e dne se cfare punoni." (El-Infitar 10-12)
Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. thote: "Vertet njeriu flet nje fjale e cila eshte ne kenaqesine e Allahut, e te ciles ai nuk ia ve veshin , Allahu per te ia ngrite disa shkalle. Po ashtu njeriu flet nje fjale e cila eshte hidherim per Allahu xh.sh, e te ciles ai nuk ia ve veshin, per te ai hidhet ne Xhehennem." (Buhari)
Profeti Muhammed a.s. thote: "Njeriu ka dy melek, nje ne krahun e djathte dhe nje ne krahun e majte.Meleku i krahut te majte e ngrite lapsin (ne pritje per te shkruar) per myslimanin gjynahqare, nese brenda kesaj kohe myslimani pendohet per gjynahun e bere dhe i kerkon falje Allahu per ate gjynah, i fshihet e nese nuk pendohet i shkruhet nje gabim. Ndersa kur myslimani ben nje pune te mire, Meleku i krahut te djathte e shkruan menjehere." (Taberani)
-Meleket ftojne ne berjen e puneve te mira
Trasnmetohet nga Ebu Hurejre trans, se Muammedi a.s. ka thene: "Nuk ka asnje dite ne te cilen njerzit gdhihen e te mos zbresin tek ai dy meleke. Njeri nga meleket thote: "O Zot!Te lutem jepi shpenzuesit zevendesim nga ajo qe shpenzon, ndersa meleku tjeter thote: "O Zot!Te lutem, jepi koprrait shkaterrim."
-Meleket sprovojne njerzit - Ngjarja me tre persona
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka deguar Muhammedin a.s. duke treguar: "Tre njerez nga Beni Israilet, Allahu xh.sh deshiroi t'i sprovoje. Njeri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qeros, ndersa i treti i verber. Allahu ua dergoi nje melek i cili fillimisht shkon tek zgjebani dhe i thote: Cfare kishe deshiruar me se shumti? Zgjebani tha: Me se shumti kisha deshiruar te kem ngjyre dhe lekure te mire dhe te clirohem nga kjo,ku per shkak te ciles me urrejne njerzit. Meleku e ferkoi me dore dhe prej ti u largua zgjebja dhe i dhuroi ngjyren e mire ne cdo pjese te trupit. Pas kesaj meleku i thote: Cilen pasuri deshiron te keshe?Zgjebani tha: Nje deve. Meleku i dhuron nje deve mbarse dhe i thote: "Allahu te bekofte me te !
Me pas meleku shkoi tek qelani dhe i thote: "Çfare deshiron me se shumti? Qeros thote: "Floke te bukur dhe te largohet nga une ajo prej se ciles njerezit neveriten nga une. Meleku i Allahu e ferkon dhe ia i dhuron floket. Meleku i thote: Cilen pasuri deshiron me se shumti? Qerosi i pergjigjet: Nje lope. Meleku i dhuron nje lope mbarse dhe i thote: Allahu te bekofte me te. Me pas meleku shkon te i verberi dhe i thote: Çfare deshiron me shume?I verberi i thote: Te me kthej Allahu shikimin.Meleku e ferkon dhe ia kthen shikimin.Meleku i thote: Cilen pasuri deshiron te keshe? I verberi i thote: Dhente. Meleku i Allahu i dhuron nje dele qe lind.
Tregohet se qe te treve pasuria ju shtua,keshtu zgjebani beri nje lugine me deve, qerosi beri nje lugin me lope dhe i verberi beri nje lugine me dele.
Pasi kaloi nje kohe vjen Meleku i Allahut xh.sh tek zgjebani dhe i thote: Une jam nje njeri i mire. Ky udhetim me ka lodh, edhe nuk me ka ngel gje, prandaj askush nuk mund te me ndihmoj pervec Allahut, e pastaj ti, prandaj te lutem ne emrin e Allahut qe te me japesh nje deve qe te vazhdoi udhetimin. Ish i zgjebosuri tani pasanik i thote: Jo, une kam shume detyrime dhe borxhe. Meleku i thot: Sikur po te njoh?A mos ke qene nje zgjeban nga i cili neveriteshin njerezit,nje i varfer te cilin Allahu e ka pasuruar?Ish zgjebani tha: Une kete pasuri e kam trasheguar nga te paret. Meleku i thot: Nese po genjen, lete ktheje Allahu ne ate gjendje qe ke qene, dhe ashtu ndodhi.
Me pas meleku shkon tek Qerosi, por edhe ky iu pergjigj si i pari dhe meleku i thote: Nese genjen le te kthej Allahu ne ate gjendje qe ke pas, dhe ashtu ndodhi.
Meleku shkon edhe tek i verberi dhe i kerkon ndihme.Ish i verberi i thote: Vertet une kam qe i verber, por Allahu me ka kthyer te parit, merr sa te duash dhe le cfar te duash.Pas kesaj pergjigjeje, Meleku i thote: "Mbaje krejt pasurine, ju vetem keni qene te sprovuar. Allahu eshte i kenaqur me ty ndersa eshte i hidheruar me dy shoket e tu." (Buhari, Muslim)
-Dashuria e melekeve per besimtaret
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Allahu e do nje njeri, e therret Xhibrilin dhe i thote atij qe edhe ai ta doje, pastaj Xhibrili i therret krijesat qiellore e u thote: Vertet Allahu e do filanin, prandaj ta doni edhe ju ate,pastaj shenjat e kesaj dashurie shfaqen ne dashurine e njerezve qe kane per te. " (Buhari, Muslim)
-Vendi i atij njeriu qe ua meson njerezve te miren
Profeti Muhammed a.s. thote: "Vertet Allahu, meleket,banoret e qiellit e te tokes madje edhe milingonat ne vrimen e saj e edhe peshqit luten, kerkojne meshire per ate njeri i cili ua meson njerezve te miren dhe i udhezon ne rrugen e drejte." (Tirmidhi)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Meleket luten per cdo njerin prej jush perderisa ju jeni ne vendin tuaj duke pritur namazin. Meleket thonte: O Zot fale ate, O Zot meshiroje! Luten per te derisa ai fillon te merret me ceshtjet kesaj bote." (Muslimi) Ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. thote:
"Vertet Allahu dhe meleket luten per safin (rreshtin) e pare te namazit." (Ebu Davudi)
Ne lidhje me lutjen (duan) e melekeve per besimtarin Profeti Muhmmed a.s.ka thene gjithashtu: "Allahu dhe meleket luten per ate qe i plotesojne safat."
Muhammedi a.s. thote; "Vertet Allahu xh.sh dhe meleket luten per ate qe ha syfyrin."
Muhammedi a.s. thote: "Nuk ka njeri qe me dergon salavate mua pervecse meleket do te luten per te perderisa ai eshte duke u lutur per mua, atehere le te pakesoje njeriu lutjen mbi mua apo le ta shtoje."
Muhammedi a.s. thote: "Kush e viziton nje te semure ne mbremje, per vizituesin do te luten 70.000 meleke deri ne mengjes, ndersa ai qe e viziton ate ne mengjes do luten meleket deri ne mbremje."
-Meleket kerkojne falje per besimtaret
Allahu xh.sh thote: " Meleket vazhdimisht madherojne me tesbih dhe duke e falenderuar Zotin e tyre dhe kerkojne falje te mekateve per besimtaret qe jane ne toke. Ta dini se Allahu eshte Ai mekatfalesi, Meshiruesi."(Es-Shura 5)
-Meleket e Allahu xh.sh mbulojne me krahet e tyre ate qe ben tesbih (ibadet, lartesim) Allahut xh.sh
Profeti Muhammed a.s. thote: "Jane disa meleke te Allahut te cilet ecin rrugeve, ata hulumtojne perkujtuesit e Allahut (ata qe bejne tesbih) e kur i takojne njerzit te cilet lusin Allahun, therrasin: "Ejani se e gjetem ate qe kerkoni, pastaj i mbulojne ate me krahet e tyre." (Buhari, Muslim)
Gjithashtu trasnmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk ka asnje grup njerezish te cilet tubohen ne ndonje shtepi nga shtepia e Zotit,e lexojne Kur'anin, dhe e mesojne ate, e tu zbrese atyre qetesia, do t'i mbuloj meshira, do t'i rrethojne meleket dhe do t'i permend Allahu tek ata qe jane tek Ai." (Muslimi)
-Meleket shkruajne emrat e atyre qe shkojne ne xhami per te fal namazin e xhumase
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne diten e Xhuma meleket qendrojne ne dere te Xhamise dhe i shenojne njerzit nje nga nje, e kur imami ngjithet ne mimber(vend ku imami qendron gjate predikimit) ata ulen dhe degjojne fjalet e tij."
-Disa melek zbresin nga qielli ne ate vend ku lexohet Kur'ani
Ebu Seid El- Huderij r.a. tregon: "Nje nate Usejd ibn Hudajri po lexonte Kur'an ne vendin e tharjes se hurmave, kali i tij filloi te kercej, ai vazhdoi leximin, kali prape kercente, ai vazhdoi edhe me tutje leximin, por kali prape kercente. Tha Usejdi: U friksova se do ta shtype kali Jahjane, une e ndale ate, kur shikova mbi koke pash dicka sikur hije, ne te kishte sikurse drita, u ngriten aq lart ne qiell saqe nuk i shihja me. Shkova tek Profeti Muhammed a.s. dhe i tregova ngjarjen, dhe Muhammedi a.s. tha: "Sikur ta vazhdoje leximin o Iben Hudajr do te arrije begatine e melekeve. I thash: Lexova, por kali prap u tremb. Muhammedi a.s. i thote: Sikur ta vazhdoje leximin o Iben Hudajr. I thash: Lexova, por perseri kali u tremb. Profeti Muhammed a.s. i tha: Sikur ta vazhdoje leximin.I thash: Atehere ndalova, sepse Jahjau ishte afer tij dhe u friksova qe do ta shtyp kali ate, pastaj une pash dicka sikurse hija ne te cilen kishte dicka sikurse dritat, u ngriten aq larte ne qiell derisa nuk i shihja me.Muhammedi a.s. i tha: "Ata ishin meleket e Allahut dhe te degjonin duke lexuar,e sikur te vazhdoje leximin, do t'i shihnin njerzit ata melet dhe nuk do te fshihehi nga ata."
-Meleket percjellin xhenazet e njerezve besimtar (devotshem)
Kur vdiq Sad ibn Muadhi, Muhammedi a.s. ka thene: "Vdekja e tij dridhi Arshin, iu hapen atij dyert e qiellit dhe e percollen xhenazen e tij 70.000 meleke, ai u shtrengua me nje shterngim te varrit pasatj u lirua."
-Zbritja e profetit Isa a.s. ne toke dhe dy meleket shoqerues
Transmetohet nga Nuvas ibn Semani r.a. se Muhammedi a,s. ka thene: "Kur te shfaqet dexhali, atehere do te zbrese profeti Isa a.s. ne lindje te Damaskut te minarja e bardhe dhe gjate zbritjes dy duart e Profetit Isa a.s jane te vendosura ne krahet e dy melekeve."
Arshi eshte krijesa me e madhe e Allahut xh.sh, ai perfshin qiejt dhe eshte mbi ta, ndersa Allahu qendron mbi te. Arshin e mbajne meleket e Allahut xh.sh. Allahu xh.sh thote; "Ate dite tete meleke e bartin mbi vete Arshin e Zotit."(El Hakka 17)
-Meleket e maleve
Malet kane melet te vecante. Aishja r.anha e ka pyet ProfetinMuhammed a.s.: "O i derguar i Allahut xh.sh e ke kaluar ndonje dite me te veshtire se sa dita e Uhudit? Profeti Muhammed a.s. tha: Une perjetova shume gjera nga populli yt, gjeja me e veshtire qe e perjetova nga ata ishte ne diten e Akabese kur une ia paraqita veten Ali ibn Abdul Lejli i Abdu Kelalit i cili nuk mu pergjigj ne ate qe deshirova. Atehere une eca duke qene i merzitur me fytyr te ulur, nuk erdha ne vete derisa arrita tek Karnuth Thealib (vend Mekkes dhe Taifit) ,atehere ngrita koken lart dhe pashe se nje re me kishte mbuluar, shikova ate dhe ne te pash Xhibrilin, i cili me thirri e me tha: "Allahu xh,sh i degjoi fjalet te cilat t'i tha populli yt dhe dergoi melekun e maleve qe ta udherosh te veprojne kunder tyre cfare do qe ti deshiron. Muhammedi a.s. tha: "Me thirri meleku i maleve, me pershendesti me selam, pastaj me tha: O Muhammed! Allahu xh.sh degjoi se cfare te thane populli yt, une jam meleku i maleve, Allahu me dergoi mua te ti qe te me udherosh me urdherin tend, cfare do qe deshiron. Nese do une i mbuloj me dy male afer Mekkes? Muhammedi a.s. iu pergjigj: Jo! Une, shpresoj e nga kurrizat e tyre te dalin ate qe vetem Allahu do ta adhurojne dhe askend shok nuk do t'ia bejne."
-Meleku i bubullimës
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Err-rradu (bubullim) eshte nje Melek, nga meleket i obliguar per rete, me vete ka shkopinje te zjarrit me te cilet i drejton rete aty ku Allahu deshiron."
-Meleku i shiut
Nga e Ebu Hurejre r.a trans, se Profeti.Muhammed a.s. ka thene: "Nje njeri ishte ne nje toke te gjere, degjoi nje ze nga nje re duke thene: Ujite kopshtin e filanit, atehere ajo re u largua dhe e leshoi shiun e saj ne nje toke me gure te zi, i verejti se vetem nje kanal i asaj toke me gure te zi e mblodhi ate uje. Ai percolli ujin dhe pa nje njeri duke qendruar ne kopsht te tij, i cili me shatin e tij nderronte drejtimet e ujit. Ai i tha: O rob i Allahut! Si e ke emrin?I tha: Filan. Emrin e te njejtit person te cilin e degjoi ne rete e shiut. Ky i habitur i tha: O rob i Allahut, perse me pyet per ermrin? U pergjigj: Une, degjova nje ze ne rete nga te cilat zbriti ky uje, dikush ne to tha: Ujite kopshtin e filanit, ai permendi emrin tend, pra me thuaj cfare ben ti me kete kopshte?Tha: Meqe me pyete po te tregoj, une pres frytet e tij, pastaj nje 1/3 e jap sadaka, 1/3 e konsumoj une dhe familja ime, 1/3 e fundit e rikthej prape ne te (toke)"
Hytbe te mbajtura me date: 03, 10 , 17, maj 2013
Shenim:
Ne lidhje me meleket e Allahut mund te lexoni dhe keto artikuj:
May 08, 2013
Në fshatin Kabash të Prizrenit
Ferit Kabashi dhe Gezim Kopani (Fotografi e vitit 2013, Korishë - Prizren) |
Pas ketij viti, vizita dhe takime te shume kam zhvilluar ne fshatin Korisht te Prizrenit. Ne vitin 2013 i shoqaruar nga Ferit Kabashi dhe djemt e tij Gazmend dhe Enver Kabashi si dhe Prof. Xhemal Meçi dhe daja im Hasan Kapllan Laçi beme vizite fshatit Kabash, siper fshatit Korisht. Aty shikova shtepit e vjetra dhe tokat e te pareve te familjes Kabashi te vendosur aty pas emigrimit nga fshati Kabash i Pukes.
Origjina e Kabashit te Prizrenit, sot te vendosur ne Korisht eshte dokumentuar nga historianet se jane prej fshatit Kabash i Pukes. Pervec grumbullimit te kujteses nga te moshurit historianet jane bazuar edhe ne raportimin e Konsullit Rus ne Prizren Jastrabovi i cili ka shkruar: "Kabashet erdhen nga Puka aty nga vitit 1736, ndersa ne Puke (Kabash) erdhen nga nje fshat i jugut te Shqiperise i quajtur Kolonje dhe u vendosen ne Kabash te Pukes rreth vitit 1500."
Fotografi e bere me date 06 maj 2013 ne fshatin Kabash te Prizrenit. Ne fotografi jane: Prof. Xhemal Meçi(me kollare), me plis Ferit Kabashi, afer tij Hasan K. Laçi dhe ne kemb Gezim Kopani. |
Shperngulja apo emigrimi nga fshati Kabash i Pukes ka ndodhur kryesish per dy shkaqe; a). Shtimi i popullsis ne fshatin Kabash te Pukes beri qe toka te jete e pamjaftueshme dhe b). Per shkaqe hasmerije.
Sot Kabashasit arrin te mbaj mend te parin e tyre i quajtur Hasani i cili kishte nje djal me emrin Bala qe u shtu me dy djem Rexhepi dhe Selmani. Nga ana e Rexhepit u shtu me nje djal Rrustë i cili u shtu me; Adem, Brahim, Shaban, Emin, Ahmet, Ismet, Sadri, Rexhpi (i dyte , perserit emri), Zenun, Sherif, Ali, Emush, Murat. Ndersa Selmani u shtu me Salihun i cili u shtu me Selman, Bala (i dyte, emer i perseritur), Hasan, Selman (i dyte, emer i perseritur), Destan, Mehmet dhe Ramadan. Dhe brazat vijone te zgjerohen.
March 30, 2013
Dhunimi i familjes. Ky mekat njerzor dhe jo islam.
Shenim:
March 22, 2013
Morali i lartë i Profetit Muhammed a.s.
Morali i larte i profetit Muhammed (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te)
Muhammed a.s. eshte shembulli me i perkryer i njerezimit. Muhammed a.s. ne nje kohe te shkurter arriti te permosoj jeten e arabeve, per te kaluar me vone ne permisimin e jetes ne fise e kombe.
Ne saj te shembullit dhe moralit te lare Profeti Muhammed a.s. shume shpejt arriti te kete shume ndjekes dhe pasues pasi ai zoteronte moralin me te lart, me te paster.
Allahu xh.sh. thote: "Ju e kishit shembullin me te larte ne te derguarin e Allahut..." (El-Ahzab: 21)
Gjithashtu Allahu xh.sh. thote: "Pa dyshim, ti (o Muhammed) ke nje moral te larete." (el-Kalem: 04)
Kur eshte pyetur Aishe r.a mbi moralin e profetit Muhammed a,s, ajo ka thene: "Morali i Muhammedit a.s ishte Kur'ani!" (Ahmedi )
Nese myslimani deshiron te kete nje pike referimi per permisiin e moralit te tij, ai le ti referohet Muhammed a.s. Po nese do shikojme edhe me tutje, atehere morali i lart i Muhammed a.s. eshte ngritur ne shkallen me te larte vetem duke u drejtuar nga Kur'ani.
Ndershmeria e profetit Muhammed a.s.
Ai ishte shembulli me i bukur i ndershmerise. Per kete Muhammedit a.s. i vendosen emrin "Emin" dmth i besueshmi.
Tregohet se nje dite Muhammed a.s. kishte bashku fisin e tij ne malin Safa. Nder te tjera ne predikimin e tij u kishte bere kete pyetje: "Sikur t'u thosha se pas kesaj kodra po vjen nje ushtri armike, a do te me besonit?" Te pranishmit thane: "Po! Pasi ti o Muhammed kurre s'ke thene genjeshter."
Tregohet se nje rast nje person i quajtur Haris b. Amir kishte thene: "O Muhammed! Vallahi ti kurre s'na ke genjyer ne, por nese bejme si thua ti, e humbim poziten tone, prandaj nuk besojme."
Muhammed a.s. porosit keshtu : "Mos hiqni dore nga ndershmeria sepse ajo shkon me te miren. Te ndershmit dhe te miret e kane vendin ne xhennet. Largohuni prej genjeshtres sepse genjeshtra shkon me te keqen. Ata qe genjejne dhe ata qe bejne keq, e kane vendin ne xhehennem!"
Bujaria e Profetit Muhammed a.s.
Ai dallohej per bujarin e tij. Nese dikush i kerkonte dicka, ai asnjehere nuk e kthente duar bosh madje thoshte: "Une jam vetem nje shperndares sepse dhenesi eshte vetem Allahu xh.sh" (Muslim, Zekat)
Tregohet se nje dite nje shok (sahabat) kishte vendos ti dhuronte Profetit Muhammed a.s.nje pal rroba / stof te ri, per te cilen Profeti Muhammed a.s. kishte nevoje. Teksa po ia dhuronin nje sahab tjeter qe ndodhej pran tha: "Sa rrobe e bukur!" Ka mjaftuar vetem kjo fjali qe Profeti Muhammed a.s. tia dhuronte.
Shume here Profeti Muhammed a.s. qendronte pa ngrene vetem qe te ndihmonte te varferit . Ne lidhje me kete Aishe r.a. thote: "Ka pas raste qe Muhammed te qendroj edhe tre dite pa ngrene pasi deshironte te ndihmonte te varferit." (Ibn Maxhe)
Aishja r.a. tregon: "Ka ndodhur qe Muhammedi a.s. te mos kete ngrene tre dite me radhe pasi deshironte te ushqente te varferit, dhe vete te qendroj pa ngrene." ( Iben Maxhe)
Meshira e Profetit Muhammed a.s.
Ai ishte i mbushur me meshire. Ai shquhej per meshiren e tij. Meshira perfshinte cdo aspekt te jetes madje edhe gjallesat e tjera. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Atyre qe tregojne meshire, edhe Allahu xh.sh u tregon meshire; tregoni ju meshire per ata qe jane ne toke , qe edhe ata te qiellit te tregojne meshire per ju!"(Ebu Davud)
Gjithashtu Muhammedi a.s. thote: "S'ka meshire per ate qe s'ka meshire!" (Buhari)
"Nje here Profeti Muhammed a.s. kishte hyre ne bahçen e nje sahabi. Kur hyri ne bahçe shikoj nje deve. Deveja renkoi dhe nga syt nisin ti rridhnin lote. Nga dhembshuria qe shikoj Muhammedi a.s. iu afrua dhe ia fshiu lotet. Deveja ishte e pangopur dhe barkun e kishte pet (bosh) dhe i kishte dal kurrizi. Me pas Muhammedi therriti:
"Kush eshte pronari i kesaj deveje?"
Nje ensar u pergjigj: "Une jam, o i derguari i Allahut!"
Muhammedi a.s. tha: "A s'ke frike Allahun per te drejten e kesaj deveje qe te ka dhene? Kjo kafshe m'u ankua per ty se e mundon shume me pune dhe e le pa ngrene!" (Ahmed)
Profeti Muhammed a.s. nuk e pelqente lypjen
Muhammed thoshte: "Sigurisht qe eshte me e dobishme e me e bekur se lipja qe dikush prej jush te marr nje litar, te shkoje per dru, t'i sjelle e ti shese e , keshtu Allahu xh,sh ta ruaje ate nga veteposhterimi duke u zgjatur doren njerezve!" (Buhari)
Nje ensare shkoj tek profeti Muhammed a.s. per ti kerkuar lemoshe.
Profeti e pyeti:
A ke gje ne shtepi?
Po, kam. Mbi gjysmen e saj fle, e me gjysmen tjeter mbulohem. Vec saj kam edhe enen per te pire uje.
Profeti i tha: "Ngrihu dhe sill ketu keto qe permende!"
Enseri ia sjell. Profeti a.s. iu kthye te pranishmeve:
A ka kush qe deshiron t'i bleje keto?
Dukush tha: Une i blej per nje derhem!
Profeti a.s. pyeti tre here. Pas kesaj dikush tha: Une jap me shume. Nje tjeter tha: Une i marr per dy derhem!
Muhammedi a.s. ia dha atij sendet per dy derheme, pastj derhemet ia dorezoi pronarit te sendeve dhe e porositi: "Me nje derhem blij te ngren femijeve, ndersa me derhemin tjeter blij nje litar, shko per dru dhe shiti dhe keshtu perkushtohu."
Pas dy javesh enseri i tregon Muhammedit a.s. se me punen e tij kishte fituar 10 derheme, me nje pjese te cilave kishte blere veshje per femijet dhe me pjesen tjeter te ngrena. Me kete rast Muhammedi a.s. tha: "A me mire te jetosh me djeresen e ballit, a me mire te dalesh diten e kiametit para Allahut xh.sh me vulen e lypsarit ne balle?" (Ebu Davud)
Thjeshtesia e Profetit Muhammedit a.s.
Muhammed a.s. ka thene: "Ato qe sillen me thjeshtesi ndaj vellait mysliman, Allahu xh.sh e larteson ate. Ato qe mburren Allahu xh,sh do ti ul!" (Taberani)
Muhammed a..s i bente vizite te semureve dhe kur i vizitonte ato ai u jept shprese. Tregohet nje rast ku qe semur nje femije nga hebrenjte. Profeti a.s. i shkoi per vizite ne shtepi dhe pasi e pyeti per shendetin duke i dhene shpres per sherim, kalojne ne diskutim islam ku e fton te behet prej femijeve mysliman. Femija shikon te atin i cili i thote: "O bir, bej si te thote Profeti! Dhe femija u be mysliman" (Buhari) Per kete profeti Muhammed a.s. e luti Allahun xh.sh. per sherimin e femijes.
Reagimi pozitiv i kesaj familje hebreje erdh si rezultat i sjelles qe tregoj profeti Muhammed a.s. duke bere vizite nje femije te semure i cili nuk ishte prej familjeve myslimane.
Profetit a.s. nuk i pelqente levdatat
Kur njerzit e lavderonin Muhammed a.s. atij nuk i pelqente dhe u thoshte: "Mos me lavderoni mua si krishteret Isane, te birin e Merjemes! Pa dyshim, une jam robi i Allahut! Me quani robi dhe i derguari i Allahut!" ( Enbija: 48, Buhari)
Nje dite per person shkon tek Muhammedi a.s. per vizite. Kur i del perballe Muhammedi a.s. ai, nga emocionet, filloj te dridhej. Muhammed a.s. e shikon sikletin e mysafirit dhe i thote:
"Qetesohu! Une, jam i derguari i Allahut ! Une jam biri i nje gruaje kurejshe qe ka ngren buke thate!"(Iben Maxhe, 30)
Profeti Muhammed a.s. ishte njeri i drejte
Tregohet se nje here nje grua nga fisi Mahzum kishte vjedhur, kjo per shkak te rrethit qe ajo kishte dhe gjendjes, Paria e Mekes deshen qe ajo te mos ndeshkohet, kjo gje solli reagime derisa sa vendosen tia dergojne profetit Muhammed a.s. Usama b. Zejdin i cili e tregon ngjarjen.
Pasi e degjoj Muhammedi a.s. tha: "Paraardhesit tuaj, per shkak te ketyre anesive u shkaterruan. Ata zbatonin ndeshkimet me te rende mbi te varferit, ndersa mbi te pasurit dhe njerezit me ze (emer) nuk i denonin fare!" ( Buhari)
Tregohet se profeti Muhammed a.s. kishte nje borxh. Nje dite paraqitet tek Muhammedi a.s. per tia marr borxhin. Si te gjithe beduinet qe ishin te rende ne sjellje, edhe ai u soll rend me Profetin a.s. gje qe shkaktoi kunderpergjigje nga shoket e Profetit dhe shoket i than beduinit:
Turp te kesh! A e dini se me ke po flet?
Mirepo beduini, pa e care koken per ta, vazhdoi ne te veten duke thene:
Une erdha vetem per te kerkuar hakun tim!
Atehere nderhyri Muhammedi a.s. qe u tha keshtu shokeve:
"Ju duhet te mbanit anen e tij se ky njeri kerkon te drejten e vet!"
Pas kesaj, Profeti i dergon fjale Halve binti Kajsit t'i dergonte hua disa hurma me te cilat i pagoi borxhin beduinit, si dhe i dha per te ngrene.
Atehere beduini i thot Muhammedit a.s.:
"Ti ma pagove hakun ne nje menyre shume te mire. Allahu ta shperblefte me te mira!"
Muhammedi a.s. i tha:
"Ja, kjo eshte nje pune e mire! Njerezit qe mbajne anen e atij qe ka te drejte, jane me te dobishemit nder njerez! Nuk ka te ardhme ajo shoqeri ku i dobeti nuk mundet ta marre te drejten e vet pa e lenduar kush!" (Iben Maxhe)
Hytbe e mbajtur me; 29.03.2013
March 20, 2013
Shirku, mekati të cilin Allahu nuk e fal
Disa njerez ne Shqiperi sot bejne shirk te nje lloji tjeter sic eshte, ndihmen qe i kerkojne disa njerez nga "njerzit e mir", "vorret e mira" e te ngjashme me to.
Adhurimi ne Allahun ka qene unik dhe te gjithe njerzit adhuronin vetem Allahun xh.sh. Por ata qe nuk u binden urdherave te Allahut filluan ti bejne shok Allahut xh.sh duke krijuar percarje mes veti.
Allahu xh.sh thote ne Kur'an:
"Njerezit ishin nje popull (te fese se natyrshme islame) e (kur u percane) Allahu dergoi Pejgamberet pergezues dhe qortues dhe atyre Ai u zbriti edhe librin ne fakte te sakta per te gjykuar ne ate qe u kundershtuan ndermjet veti...." (El-Bekare: 213)
Ne lidhje me kete ajet Iben Abbasi i ka bere kete tesfir ajetit te mesiper ku thote: "Ne mes profetit Adem a.s. dhe profetit Nuh a.s. ka pas kaluar rreth dhjete shekuj. Gjate kesaj kohe njerezit jetonin ne rregullat islame. Me vone ata filluan ti largohen rruges islame duke ju dhene idhujtarise. Mbi kete Allahu dergoi profeti n Nuh a.s. i cili ishte pergezues per ato qe adhuronin Allahun dhe qortues per ato qe benin idhujtari (shikr)."
Me te ardhur profeti Nuh a.s. filloj ti udhezonte njerzit ne adhurimin e Allahut, por njerzit qe kishin krijuar profilin e tyre si udheheqes nepermjet busteve thonin:
"...mos braktisni kurrsesi zotat tuaj, mos braktisni veddane, as suvaane, e as jeguthin, jeuken e nesren." (Nuh: 23)
Ky popull filloi te adhuronin bustet e statujat duke e lidhur jeten ngusht me to, edhe pse i kishin krijuar vete.
Njerezit qe bejne tempuj, buste, ose qe ngrejne varre te mira me fotografi ata jane njerez te vdekur, te humbur. Mbi kete Muhammed a.s. thote:
"Ata njerez te vdekur u ngriten tempuj dhe perkujtimore dhe ne to vendosen imazhe te njerezve te mire.Ata jane krijesat me te keqija te Allahut xh.sh". (Buhari, Muslim)
Kushdo i drejtohet me adhurim tjeter kujt perpos Allahut, te tillet do jene ne humbje te sigurt. Nuk do hyjne ne Xhennet pasi Allahu xh.sh ua ka bere haram ate. E njejte eshte edhe per ato qe hz.Isane a.s. e adhurojne ne vend te Zotit te madheruar.
Allahu xh.sh thote:
"Bene kufr (mohuan te verteten) ata qe thane: "Allahu eshte ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vete Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhuronie Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qe i pershkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bere haram) atij xhennetin dhe vendi i tij eshte zjarri. Per mizoret nuk ka ndihmes." (El-Maide: 72)
Qe adhurimet, agjerimet, sadakat e veprat e mira te jene te pranuar tek Allahu xh.sh fillimisht duhet qe zemra e cdo myslimani te jete e paster nga shirku.
Allahu xh.sh thote:
"Eshte e vertet se Allahu nuk fale (mekatin) t'i behet Atij shok, e pos ketij (mekati), te tjerat i fale atij qe deshiron. Ai qe i pershkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bere nje largim te madh (prej se vertetes)." (En-Nisa:116)
Llukmani a.s. e keshillon te birin duke i thene: "O djali im! Mos i pershkruaj Allahut shok, sepse idhujtari eshte padrejtesi me e madhe. (Llukman: 13)
Profeti Muhammed a..s thote:
"A doni t'ju tregoj per mekatin me te madh?Te pranishmit thane: Po!Hz.Muhammed a.s. tha: Ti pershkruash Allahut shok." (Buhari dhe Muslim)
Gjithashtu ne nje hadith tjeter hz.Muhammed a.s. thote: "Largohuni prej shtate gjerash shkaterruese, ku nder to permendi shirkun." ( Buhari dhe Muslimi)
Muhammedi a.s. ua ka bere te qarte familjes dhe ndjekesve te tij qe te mos veprohet me te sic eshte vepruar me hz.Isain a.s. duke thene:
"Mos me ngrini mua ashtu sic vepruan te krishteret me hz.Isane a.s. une jam njeri, pra thoni se jam njeri dhe i derguari i Allahut xh.sh." (Buhari)
Myslimani kudo qe ndodhet ne cfardo rasti i lutet vetem Allahut xh.sh. Kjo eshte ajo qe myslimani duhet ta kete parasysh cdo here. Te mos i lej vend shirkut per asnje kohe ne zemren e tij, pasi kjo do ishte nje humbje e madhe.
Allahu xh.sh thote:
"E kush adhuron me Allahun edhe ndonje zot tjeter, per te cilin nuk ka kurrfare fakti, pergjegjesia e tij eshte para Zotit te vet, e mohuesit nuk do te shpetojne." ( El-Mu'minune: 117)
Jo te pakta jane rastet ku disa njerez ne Shqiperi ne momente pasigurie ose ne raste fatkeqsishe fillojne te kerkojne ndihme nga vorret e mira, njerezit e mir ose vendet e mira duke harruar Allahun xh.sh i cili eshte krijuesi i cdo gjeje.
Muhammedi a.s. thote:
"Kerkoni sherim Allahut xh.sh sepse Ai qe ka krijuar semundjen a krijuar edhe sherimin." (Buhari, Ahmedi)
Bazuar ne kete njeriut i eshte dhene siguri njerezve duke ua thene se: cdo semundje, apo cdo nevoje Allahu xh.sh eshte Ai qe i ka krijuar dhe vetem ai mund ti sherojne dhe ti ndihmoje njerzit qe kan halle dhe nevoje te tilla, por kjo ndihme nuk vjen nese nuk i largohemi shirkut pasi shirku eshte penges per tju afruar Allahu xh.sh.
Nga Enesi dhe Iben Mesudi tregohet se Muhammedi a.s. thote: "Allahu xh.sh nuk ka zbritur asnje semundje para se t'i zbriste edhe sherimin, ilaci e saj. "
Per te mbyllur kete hytbe le te bejme te qarte se: "Kushdo qe largohet nga shirku, veprat e ndaluara Allahu xh.sh do i dhurojne rahmetin e Tij. Njeriu qe largohet nga shirku dhe veprat e ndaluara Allahu xh.sh do e mbeshtes ate duke ia ndricuar zemren e tij, rrugen dhe familjen e tij. Allahu xh.sh e ka bere te qarte kete ne Kur'an ku thote:
"Po nese i pyet ata se kush i krijoi qiejt e token, sigurisht ata do te thone: "Allahu!" Ti thuaju: "Me tregoni pra, per ata qe i adhuroni, pos Allahut, nese Allahu me godet mua me ndonje te keqe, a munden ta largojne ata ate te keqe, ose, nese Allahu deshiron ndonje te mire ndaj meje, a munden ta pengojne ata te mire e Tij? Thuaju: "Mua me mjafton Allahu. Vetem Atij i mbeshteten te mbeshteturit." (Ez-Zumer: 38)