March 30, 2023

Sprova e dy roberve para nje udheheqesi

Tregohet se kishte qene nje mbret i cili kishte ble dy rober (skllav). Mbreti kishte deshire te mesonte se cdare lloj njerezish jane. Keshtu thirri te parin ne takim dhe filloi te bisedoj mete . Robi i pare filloi ti kthej pergjigje shume domethenese dhe te mençura. Mbreti u gezua shume dhe vendosi te therras edhe robin e dyte. Kur u paraqi robi i dyte te cilit i vinte era nga goja, dhe kjo per arsye te lodhjes dhe semundjes. Pamja e pare linte per te deshiruar, por mbreti vendosi te besidoj edhe me te qe te mesonte se cfare njeriu ishte. Duke i kerkuar qe te largohet pak, mbreti i tha:
-Separi te gjejme sherim per gojen tende pasi sic duket je i semur. Nuk na ka hije qe tju lejme keshtu e tju nençmojme. Ulu ketu dhe me trego ndonje gja po histori qe te te kuptoj se kush jeni!
Ne kete momen mbreti kthehet nga robi i pare dhe i thote:
-Ti shko dhe pastrohu!
Pasi u largua, mbreti ju drejtua robit te dyte, me te cilin deshironte te bisedonte. Mbreti i thote:
-Shoku yt me tha gjera te keqia per ty. Po shikoj se ti nuk je i till. Madje po kuptoj se shoku yt ka dasht qe ti te mos paraqitesh i mire para meje. Po ti, cfare do thuash per te?
Robi i dyte i thote: - Nuk mund ta paragjykoj shokun tim per ato qe the, perkundrazi duke u nisuar nga ajo qe me treguat, mendoj se kam shume gjera te keqia per te cilat duhet te perpiqem ti rregulloj. O mbret! Ndoshta ai ka shikuar mangesi te une te culat une nuk i di!
Mbreti i thote: -Mire atehere, me trego edhe ti magesit e shokut tende ashtu sic mi tregoj ai te tuat!
Robi i dyte i thote: Mbreti im! Ai eshte shok i mir per mua. Besimi im , islami nuk me lejon qe ti permen mangesit e tjetrit, perkundrazi. Prandaj une mund tju them se magesit e tij nuk jane magesi por virtyte. Ai eshte shembull ne dashuri e besnikeri ndaj njerezve. Eshte i drejt dhe i zgjuar dhe shok i mir, po ashtu eshte bujar i madh dhe ndihmon te nevojataret. Eshte aq bujar sa mund te jap edhe shpirtin per te ndihmuar nevojtarin. Dhe robi i dyte vazhdoj te flas veç se fjale te mira.
Kur mbreti i degjoj keto, tha: Mos e lavdero kaq shume sepse pastaj une mund tju ve ne prove e ti do turperohesh.
Robi i dyte i tha: Jo, nuk e lavderova shume. Thash ato qe di!
Ne keto memente vjen robi i pare. Mbreti i thote; Me shendet arrin miresin, por sa mir do ishte te mos kishte te kqijat qe me tregoj shoku yt per ju. 
Robi i pare i thote: Me trego cfare ka thene per mua !?
Mbreti i thote; Me tha se je hipokrit. Me tha se ju ne pamjen e jashtme jeni i bukur, ndersa te te vertet jeni i keq.
Teksa robi i pare degjonte keto fjale nga brendit filloj ti shtohej zemerimi kunder shokut te tij, aq sa u zmeruar sa filloj ta ofendoj shokun e tij duke i thene: Ishe mik per mua, por gojen e paske pas te prishur. Shume here hante gjera te papastra si nje qen endacak. Dhe filloj duke fol aq shume saqe nxori ne pah ate se cfare njeriu ishte. Kur arriti kulmin e fjaleve te keqija ndaj shokut te tij, mbreti duke i vendos doren ne goje i thote; Mjaft! 
Mbreti ju drejtua qe te dyve duke u thene; - Per shkak te sproves qe ju vura, arrita te dalloj dryshimin mes jush. Mbreti i thote robit te pare; -Era e gojes se shokut tende vertet eshte e keqe, dhe kjo per shkak te semundjes, por ty te eshte prishur shpirti dhe zemra.
O ti njeri qe te eshte prishur shpirit qendro larg te keqes. Shoku yt do te jete udheheqesi yt ndersa ti do besh ate qe do te thote ai, madje meso nga edukata dhe fisnikeria e tij. Leri paraghukimin dhe zilin! Me kete sjellje qe tregove, je njeri i padeshiruar dhe i paafte. Me keto sjellje paragjykuese ti nuk mund te shkosh gjekundi.
Robi i dyte qe foli mir per shokun e tij, fitoj miresit e fjales se mire duke u bere drejtues, nders tjeter per shkak te fjales se keqe, dhe zemres se lig humbi. 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi


Mos hidh poshte te gjitha te mirat per shkak te nje gabimi

Tregohet se nje mbret kishte dhjete qen te eger te cilet i perdorte per te torturuar dhe ngrene cilindo sherbetor qe ben gabime. Njeri nga sherbetoret dhe nje mendim te gabuar, dhe mbretit nuk i pelqeu aspakt, ndaj mbreti urdheroi ta hidhnin ne tufen e qenve. Sherbetori i tha: Une ju kam sherbyer dhjetra vite, dhe ju me denoni!? Ju lutem, me jep dhjet dite kohe para se te me hidhni ne tufen e qenve! Mbreti pranoi.
Ne ato dhjete dite, sherbetori shkoi te roja qe kujdesej per qent dhe i tha qe do te doten tu sherbente qenve per dhjete ditet e ardhshme. Roja u habit, por pranoi dhe sherbertori filloi te ushqeten qent, ti pastroj, ti laj dhe tu siguroje te gjitha gjerat.
kuir perfunduan dhjete ditet, mbreti urdheroi te hedhin sherbetorin ne tufen e qeneve. Kur e hodhen brenda tufes se qenve, te gjithe u mahniten kur shikuan se si qent e eger e luanin dhe lepinin kembet e sherbetorit. 
Mbreti tha: Cfare po ndodh keshtu me qent e mi?
Sherbetori i thote: Une ketyre qenve u sherbeva vetem dhjete dite, dhe ata nuk e harruan sherbimin tim. Ndersa une juve u kam sherbyer dhjete vite te tera dhe ju i harruar te gjiah, vetem e vetem per nje gabim timin!
Kur e degjoj mbreti kete e kuptoi gabimin e tij dhe urdheroj lirimin e sherbetorit.
Urtesia e tregimit; Mos hidh posht te gjitha te mirat vetem per shkak te nje gabimi, apo qendrimi te tjeterit qe ty nuk te pelqen. 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi


Allahu xh.sh. i dha tre miresi per shkak te faljes se...

Tregohet se nje here diten e xhuma nje person i quajtur Hamid ishte pergatitur qe te shkonte ne xhami per te fal namazin e xhumas, por per shkak te disa puneve u gjet ne dilem si te veproj. Gomari i kishte humbur, mielli i kishte mbetur ne mulli dhe ate dite kishte rradhen e ujit per ujitur token.
Filloj te mendoj; Nese shkoj ne xhami, do humbas te gjitha keto.. Pastaj tha me vete; Punet e ahiretit jane me te rendesishme se keto dhe vendosi ti le punet e dynjas e te fal namazin e xhumas. Pasi fali namazin e xhumas shkon ne shtepi. I habitur shikon se toka e tij ishte ujitur, po ashtu edhe gomari kishte arritur ne shtepi dhe kur hyn brenda shtepis gjen gruan e tij duke gatuar buken me miellin e sapo ardhur nga mulliri.
I habitur pyet bashkeshorten per te gjitha keto, dhe ajo i thote; Degjova nje britme jasht shtepise dhe kur dola shikoj nje hiene duke ndjekur gomarin tone, e ai duke ikur nga ajo hyri ne stalle. Komshiu yne duke ujitur token e tij e kishte zene gjumi dhe uji kaloi ne token tone, ndersa komshiu tjeter shkoj te mar miellin e tij dhe na e solli edhe miellin tone. Hamidi ne shenje mirenjohje ngriti duart nga qielli dhe tha:
"Zoti im! Une per ty kam kryer vetem detyrimin (faljen e xhumas) ndersa Ti o Zoti im me kompensove me tre te mira!" 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mesoni me shume ngjarje duke klikuar: Ndodhi

Ora 200 vjeçare

Nje baba i moshuar therret te birin dhe i thote: Kjo ore eshte gjyshit, te gjyshit te gjyshit tend. Eshte 200 vjeçare. Ne fillim, para se te ta jap, shko tek dyqani i orave dhe ofroja per ta shitur dhe shiko çfare çmimi te ofrojne. Djali shkoi dhe pyeti. Kur u kthye i tha babait; E kan vleruas vete 5 dollar, dhe keto vetem se ishte shume e vjeter. 
Babai i tha: Shko tek dyqani i antikuareve dhe ofroja per shitja dhe shiko se sa do ta vlersojne.
Djali shkoj dhe kur u kthye i thot babait; Ma vlersuan 5000 mije dollar. Ne rregull i thote babai, tani shko ne muze dhe ofroja atyre per shitje.
Djali shkon por kesaj here kthehet i mahnitur dhe ashtu i thote babait; Bab, drejtori i muzeut thirri nje specialist te fushes dhe ai e kishte vlersuar oren me shume prej 2 milion dollar.
Babai i thote djalit; "Biri im! Doja te te mesoja qe, ne vendin e duhur do vlersohesh siç e meriton. Mos e vendos veten ne vendin qe nuk e meriton se do merzitesh dhe nuk do te te vlersojne." 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ibrahimi a.s. dhe kater shpendet

Si ringjallen te vdekurit?

Pergjigjen e kesaj pyetje e kemi ne Kur'an ku Allahu xh.sh. na tregon se Profeti Ibrahim a.s.i thote Allahut xh.sh.: "O Zoti im! Me mundeso te shikoj se si i ngjall te vdekurit ! Allahu xh.sh. tha: A nuk e beson kete? Ibrahimi i tha: Po, por doja qe zemra ime te bindet! Allahu xh.sh. i tha: Merri kater shpend prane vetes, therri e coptoi, pastaj ne çdo koder vendos nga nje pjese te tyre, pastaj thirri ato, e do shikosh te vije te ty shpejt, e dije se Allahu eshte i Gjithefuqishmi, i Urti." (El Bekare; 260)
Dhe vertet Ibrahimi a.s. veproi ashtu sic Allahu xh.sh. e urdheroi. Keshtu Ibrahimi a.s. mori kater shpend i therri dhe i coptoi dhe me pasi i perziu ato e pastaj i shperndau neper kodra. Mbasi perfundoj kete, Ibrahimi a.s. i thirri (1) shpendet (2). Ne kete moment Ibrahimi a.s. shikoj se si copat  levizen duke kerkuar pjesen tjeter pa u ngaterruar me pjeset e tjera, dhe vijuan keshtu derisa u formuan e me pas shpendet nxitimthi fluturuan per tu paraqit para profetit Ibrahim a.s. 

Pergatiti
Gezim KOPANI

____________
1. Ne fillim te therrjes Ibrahimi a.s. ka permend emrin e Allahut dhe pastaj ka vijuar me therrjen.
2. Thuhet se Ibrahimi a.s. ka zgjedhur shpend te ndryshem dhe nga kjo ai i ka thirrur me emrat e tyre.


Rendësia e fjalës dhe ndikimi i saj

Dy persona tregtar fqinje, shisnin dy gjera te ndryshme. Njeri shiste mjalt e tjetri uthull. Per çudi ai qe shiste uthull kishte shume klient qe blinin. Shitesi i mjaltit tha me vete: Ndoshta mjaltit i kam vendosur çmim te larte dhe nuk kam klient ta blej!? Me kete mendim , shitesi i mjalit ul çmimin e mjaltit aq sa e barazoj me çmimin e uthulles. Mirepo, edhe pse e beri kete, nuk iu afrua askush ti blej mjalt. I habitur me ate cfare po i ndodh, vendos te pyes shitesin e uthulles, ku dihet se shija e uthulles eshte e tharte dhe ka ere te rende, ndersa une shes mjalt dhe askush nuk vjen te me blej mjalt i thote shitesit te uthulles.
Shitesi i uthulles i thote: Vertet qe une shesh uthull, por gjuhen e kam te embel si mjalit (komunikimin) ndersa ju vertet shisni mjalt por gjuhen e keni uthull.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi