September 19, 2018

Jeta e Profetit Shuajb a.s.


Profeti Shuajb a.s. vjen prej familjes se Medjanit (Midjan)e ky prej profetit Ibrahim a.s. Shuajbi a.s. u rrit ne nje fshat i quajtur Medjen ku kishte nje fis apo popullsi me po te njejtin emer. Banoret e ketij fshati kan qene arab(1). Ata kan jetuar pas popullit te Lutit a.s.(2) Medjeni ndodhej afer nje qyteti te quajtur Mean, afer liqenit te Lutit, ai liqen u formua pasi Allahu xh.sh ndeshkoi popullin e Sodomes. Si populli i Lutit a.s. edhe populli i Shuajbit a.s. ishit jobesimtar dhe njerez kriminel, ata vendosnin gjoba ne rruge e ne shumicen e raste i plackisnin njerezit. Ky popull ne vend te Allahut, ishin idhujtar qe adhuronin pemen e quajtur Ejk, qe ishte i rrethuar me shkurra te dendura. Allahu xh.sh. thote:"Edhe populli Ejkes te derguarit i konsideronin genjeshtar." (Esh Shuara; 176) (3) Per nje kohe sebashku me profetin Shuajb a.s. ne Medjen ka jetuar edhe Profeti Musa a.s. i cili pasi u largua nga faraoni u vendos ne Mendjen ku edhe u martua me vajzen e profetit Shuajb a.s. Po ketu profeti Musa a.s. mori shpalljen hynore nga Allahu xh.sh. . Musai a.s. u be profet pas ngjarjes qe i ndodhi profetit Musa me delen  e humbur, dhe mbasi u lodh se kerkuari arriti ta gjej, por kur e kapi delen ne vend qe te acarohej me te filloj ta ledhatonte. Ne kete kone Allahu xh.sh. i thote Xhebrailit; "Tani robi im eshte i gatshem te pranoj shpalljen time!"

Shuajbi a.s. njihet si nje nder pejgamberet me elokuent, kishte fjalor shume te pasur, shprehi shume te bukura etj. Shuajbi a.s. filloj te keshilloj njerzit qe te jene te mire, e te mos benin vrasje, te mos shtypnin njerezit. Nje nder njerezit qe ishin shume te mire dhe me te shtypurit ishin atate cilet quheshin Anza. Per keto Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sa i bukur eshte vendi Anza. Banoret e tij kan qene te shtypur e kan fituar. Ata jane popullujt e Shuajbit a.s. dhe vjeherria e Musait a.s." (Ebu Umer b. Abdulberi ne El Istiab duke folur per jeten e Selem b. seid el Anziut thote se ai eshte paraqitur tek Muhammedi a.s. dhe e ka pranuar islamin duke i thene se eshte prej vendit te quajtur Anza)

Pervec Anzas pjesa tjeter ishin jobesimtar, kriminel, hajdute dhe mbi te gjitha adhuronin pemen e quajtur ejke. Per kete dhe shume arsye te tjera Allahu u dergoj si udhezues pejgamberin Shuajb a.s. i cili i thirri ato qe te adhurojne vetem Allahut, te mos bejne çrregullime e padrejtesi ne toke. Shuajbi a.s. u thoshte: "Ne Medjen derguam njerin prej tyre, Shuajbin i cili u tha: O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjeter pos Tij..." (El Araf; 85)
Shuajbi a.s. thirri popullin e tij qe te punojne e te fitojne ne hallall dhe jo duke bere vjedhje ne peshore , plaçkitje etj. Shuajbi a.s. u thoshte: "O populli im, veproni drejte gjate matjes dhe peshimit, mos demtoni njerezit ne asgje dhe mos shkaktoni trazira (rremuje) ne toke. Ate pjese qe ju lejoi Allahu eshte shume me e mire per ju, nese jeni besimtarer, e une nuk jam roje juaj." (Hudë 85-86)
Jobesimtaret i thane Shuajbit a.s.: "O Shuajb, ne nuk po e kuptojme shumicen nga ajo qe thua dhe ne te konsiderojme ty te dobet ne mesin tone, dhe sikur te mos ishte ai grup yte, ne do te gurezonim ty, ngase ti nuk je i çmuar nder ne." (Hudë, 91)
Shuajbi a.s. u tha: "O populli im, kundershtimi ndaj meje te mos u dergoj qe te ju gjeje ajo qe e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut.E populli i Lutit nuk eshte larg prej jush." (Hudë, 89)
Disa e besuan profetin Shuajb a.s. duke filluar nga nje person te quajtur Mulgini i cili ishte i njohur. Kjo gje shqetesoj jobesimtaret dhe kercenuan Shuajbin dhe ndjekesit e tij duke u thene: "Paria qe ishte kryelarte nga populli i tij tha: O Shuajb ne do te debojme ty dhe sebashku me ty edhe ata qe besuan nga fshati yne, ose pa tjeter te ktheheni ne fene tone. Shuajbi tha: A edhe nese nuk e deshirojme ate (kthimin)"(El Araf, 88) "Kreret e popullit te tij qe nuk besuan i thane popullit: Nese shkoni pas Shuajbit , atehere ju jeni me siguri te deshperuar." (El Araf, 90)

Duke shikuar talljen qe populli i benin Shuajbit a.s., ai filloj te adhuronte aq shume Allahun xh.sh saqe cdo here ibadetin e tij e shoqeronte me lot ne sy. Sipas Ibn Abassi r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nga dashuria ndaj Allahut, qante aq shume saqe u verbua. Pastaj Allahu xh.sh ia ktheu shikimin dhe e pyet: O Shuajb! Po qane nga frika prej xhehenemit apo nga deshira per xhennetin ? Shuajbi a.s. i thote: Jo, por nga dashuria ndaj Teje. Sikur te te shikoja nje here!Allahu xh.sh i thote: "O Shuajb! Atehere le te jete i kendshem takimi yt me Mua..."

Shuajbi a.s. e luti Allahun xh.sh duke thene: "Zoti yne, vendos mes nesh dhe mes popullit tone gjykimin tend te drejte, se Ti je me i miri gjykates.!" (El Araf, 89)

Denimi i popullit te Medjenit e Ejkes

Pasi kaluan disa vite qe Shuajbi a.s. ftonte banoret e Medjenit e Ejkes qe te adhuronin Allahun xh.sh dhe pasi Shuajbi a.s. ju drejtua Allahu xh.sh me lutje, Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe ndeshkimi ndodhi per keta banore. Nderkohe qe Shuajbi a.s. bashke me familjen e tij ishte larguar.(4)
Allahu xh.sh thote: "E kur erdh urdheri Yne, Ne me meshiren Tone e shpetuam Shuajbin dhe bashke me te edhe ata qe e besuan." (Hudë, 94)

Sic pershkruhet ne Kur'an , ky popull u denua me termet dhe me nje ze klitherues. Allahu xh.sh. thote:
"Ata (popullin e padegjueshem) i kapi termet i forte dhe aguan ne shtepite e tyre kufoma te gjynjezuara." (El Arafe, 91)

Allahu xh.sh thote: "Ndersa zullumqaret i kapi britma e tmerri, duke gdhire ne vendin e tyre kufoma te gjunjezuara. " (Hudë, 94)

Sipas tregimeve thuhet se per nje kohe jo te shkurter kete popull i zuri nje vap e madhe. Diku thuhet per 7 dite, apo 7 vjet nuk ka fryre ere . Nuk gjenin dot uje as vend ku te vendoseshin. Keshtu te vendosur neper vendbanimet e tyre , ndodh nje klithme e tmershme e cila nuk i la qe te leviz nga vendi po ashtu nje termet i fuqishem. Ndeshkimi ka qene aq i rendes saqe ai vend u kthye germadh e madhe sikur te mos ishte i banuar.  Keshtu Allahu xh.sh. thote: "Sikur te mos kishin ekzistuar fare aty." (Hudë, 95) (5)


Pergatiti
Gezim KOPANI



______
1.Ebu Dherr ne trans e tij tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Kater vete jane arab: Hudi, Salihu, Shuajbi dhe i derguari yt o ebu Dherr, Muhamedi a.s."
2.Disa thone se vajza e Lutit a.s. ka qene gjysha e disa te tjere thone nena.
3.Fjala Shuara do te thote ; Poet
4.Shuajbi a.s. u largua bashke me dy vajzat e tij. Njre prej vajzave te tij e quajtru Safura i pat thene Shuajbit a.s. per profetin Musa a.s.: "O Baba! Merre ate me pages per te ruajtur delet tona . Ai eshte me i miri dhe me besniku prej tyre qe do te marresh me pagese!
5.Hudë, eshte emri i profetit Hud a.s.

September 14, 2018

Meleku i vdekjes ne Kuvendin e Profetit Sulejman a.s.

Tregohet se nje here meleku i vdekjes (Melkul Meut, ose Azrail) kishte hyre ne kunvendin e Profetit Sulejman a.s. ne formen e nje burri dhe veshtronte nje person. Pastaj , ai doli dhe njeru pyeti Sulejmanin a.s.: O i derguari i Allahut, kush ishte ai burre?
Ilustrim
Sulejmani a.s. i thote: Meleku i vdekjes.
Njeriu pyeti perseri: Me nguli syt dhe po me shikonte, dhe kam frike se do te ma marre shpirtin prandaj ma shpeto prej tij!
Sulejmani a.s. i thote: Si te te shpetoj?
Njeriu i tha: Udhero eren te me dergoj tani ne Indi!
Sulejmani a.s. pranoj duke urdheruar eren qe ta dergoj ne Indi.  Por atje meleku i vdekjes e priste dhe ia merr shpirtin.
Pas kesaj meleku i vdekjes kthehet tek Sulejmani a.s. , i cili e pyet melekun vdekjes: Perse e shikoje me habi ate njeriu ?
Meleku i vdekjes i thote:
U habita pasi isha ngarkuar tia merjja shpirtin ne Indi, nderkohe qe ai ndodhej ketu, dersa ra dakort vete ta conte era ne Indi, sic kishte vendosur Allahu xh.sh ku dhe ia mora shpirtin.

(Trans, Ebu Nuajmi nga El Hilja dhe nga Ebu Shejhu ne El Udhma, Hadith i dobet)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Me nje agrument...

        Imam Shafiu ka thene:
Ilustrim

      "Me nje argument munda 40 te mençur, ndersa me 40 argumenta nuk e munda dot nje te paditur."




Mendimi i mire dhe ngjarja e dy vellezerve

Ebu Jale trasmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Diten e kijametit, Allahu xh.sh do t'u thote melekeve qe regjistronin veprat e njerezve: Shkruajini robit tike kaq e kaq shperblim! Meleket thone: O Zoti yne! Ne nuk e kemi regjistruart kete pune ( per te cilen robi po shperblehet) ne librin e tij. Ndersa Allahu xh.sh u pergjigjet duke u thene: Ai e kishte ndermet ta bente." (Trans, Darekutni sipas El Irakit, hadith hasen)

Tregohet se ishin nje here dy vellezer, njeri adhuronte shume Allahun dhe tjetri qe ishte gjynahqar i madh. I pari deshironte te shihte Iblisin i cili iu shfaqe nje dite dhe i tha: Sa keq me vjen per ty. Dyzet vjet nga jeta jote i humbe duke shterguar veten dhe duke u lodhur me ibadetete (adhurime ndaj Allahut). Te kane mbetur edhe dyzet vite te tjera per te jetuar, prandaj liroje veten , duke djek epset dhe deshirat e tua. Djali tha me vete: Po shkoj tek vellai im te ha buk, te pi e te bej qef me te per njezet vite, ndersa njezet vitet e fundit do te pendohem e do ta adhuroj Allahun. Me kete qellim ne zerm, djali shkoi tek vellai. Nderkoh vellau i dyte (qe ishte gjynahqar), u kthellua nga dehja dhe e shikon veten te mjeruar, te marr fund. Ai kishte urinuar ne rroba dhe ishte i shtrire per dhe. Ne kete gjendje sic ishte, tha me vete: E shpenzova jeten time me gjyhane, nderkohe qe vellai ben adhurime dhe vepra te mira. Vellau im do futet ne xhennet  per shkak te veprave te mira ndersa gjynahet e mia do me fusin ne zjarr. Vellau i dyte , ne kete gjendje sic ishte vendosi te pendohej, te bente vepra te mira dhe te bashkohet me vellaun ne berjen e lutjeve ndaj Allahut xh.sh. Duke shkuar per tek vellai me qellim kryerjen e puneve te mira, takon vellan ne rruge (i cili kishte qellim qe te kenaqet si vellau i dyte) te cilit i rreshket kemba duke marr me vete edhe vellan, dhe keshtu vdiqen te dy. Diten e llogaris, vellau i pare u ringjall me nijetin per te bere gjynahe ndersa vellau i dyte u ringjall me nijetin per te bere pune te mira. (Ngjarja tregohet edhenga imam Ahmedi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

September 13, 2018

Njeriu ka pran 20 melek

Transmetohet nga Othman bin el Affani r.a se e kan pyetur profetin Muhammed a.s. se sa melek jane caktuar per cdo njeri? Profeti Muhammed a.s. thote:
Xhamia e re Puke

"Jane njezet melek. Nje melek ne te djathten tende qe shenon veprat e tua te mira dhe qe eshte pergjegjes edhe per melekun qe ndodhet ne te majten tende. Nese ben nje veper te mire, ajo  te shkruhet dhjetfish. Nese ben nje veper te keqe, meleku qe ndodhet ne te majten tende pyet ate qe ndodhet ne te djathte: A t'ia shkruaj? Ai i thote: Prit, se ndoshta i kerkon falje Allahut dhe pendohet! Meleku i majt i thote perseri: Po nese nuk pendohet?Meleku i djathte i thote: Atehere shkruaje! Allahu na shpetofte nga ky! Sa shok i keq eshte! Sa pak i ruhet Allahut dhe s'ka turp prej tij. Keta dy melek permenden ne ajetin e Allahut "Dhe se kur dy melek qendrojne pran tij ne te djathte dhe ne te majte"(Kaf , 17)
Dy melek te tjere ndodhen para teje dhe dy pas teje, Allahu xh,sh, thote: "Ai (njeriu) ka percjelles njeri pas tjetrit, para dhe prapa tij, qe me urdherin e Allahut e ruajne ate."
Nje melek tjeter te ka kapur per koke. Po iu perule Allahut xh.sh, ai do te te ngreje. Po u tregove arrogant me Te, Ai do te te thyej kurrizin.
Dy melek ndodhen ne buzet e tua dhe kane per detyre vetem te mbikqyrin lutjen tende per Profetin a.s.me te nderuarin e njerezve.
Nje melek ruan gojen tende qe te mos futet gjarperi dhe dy melek ne syte e tu. Gjithsej benje dhjete melek per cdo njeri, te cilet nderrohen me meleket e nates duke arritur keshtu ne njezet melek.
Po ashtu, cdo njeriu i eshte vene nga pas Iblisi diten dhe biri i tij naten."
(Sujuti tek Ed Durr el manthur, duke thene se e ka trans, Ibn Xherir Tabariu prej Kenan Adaviu)

Pergatiti
Gezim KOPANI

September 11, 2018

Historia e kalendarit islam , Hixhri


Kalendari islam ndryshe quhet kalendari i Hixhrit dhe ai eshte kalendar henor te cilin populli arab e ka perdor shume kohe para ardhjes se profetit Muhammed a.s. Allahu xh.sh thote: "Ai , e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat.." (Junus; 05)

Kalendari i hixhrit bazohet tek levizja e henes dhe ka 11 dite me pak ne krahasim me kalendarin gregorian. Kalendari filloj te perdoret zyrtarisht duke marr shkas migrimin,shperngulje (hixhretin) e profetit Muhammed a.s. nga qyteti i Mekes ne qytetin e Medines.

Pas migrimit te Muhammedit a.s. kalenderi filloj te perdoret zyrtarisht nga prisi i njohur Omeri r.a. Tregohet se nje person shkon tek Omeri r.a. dhe i tregon nje borxh te shenuar te cilin ia kishte nje person tjeter, ne shenim shkruhej muaji shaban si afat te fundit per shlyrjen e borxhit. Omeri r.a. e pyet per cilin shaban e keni fjalen, te kaluarin, aktualin apo ai qe do vije? Duke mos marr pergjigjen e duhur per zgjidhje, Omeri therret keshilltaret ose shoket dhe vendosen per vendosjen e nje kalendari per fshirjen e borxheve, pasi u dhane shume mendime Omerit r.a. i pelqu mendimi qe fliste per migrimin e profetit Muhammed a.s. pasi me te erdh e verteta duke vendosur keshte muajin muharrem si muajin e pare te hixhrit pasi eshte muaji ku kthehen haxhiler nga haxhi etj., dhe keshtu muaj i pare u vendos muaji Muharrem pra 1 muharrem 0001 (sipas kalendarit gregorian i bie viti 622) dhe u quajt kalendari i Hixhrit. Ne perendim kalendari i hixhrit shenohet AH, pra Ano Hagirea.

Allahu xh.sh thote: "Te Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete, ashtu si eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte..." (Et Tevbe; 36)

Emertimi i muajve sipas kalendarit islam eshte:

Muaji i pare eshte muaji Muharrem dmth; e ndaluar, arabet e shenjteronin kete muaj duke ndaluar luften, dhunen etj.
Muaji i dyte eshte Safer dmth: bosh, njerezit linin shtepit e tyre per shkakt te vapes, ose ne kete muaji dilnin ne lufte.
Muaji i trete eshte Rabiul Evel dmth: pranvera e pare.
Muaji i katert eshte Rabiul A-thani dmth: pranvera e fundit.
Muaji i peste eshte Xhumadal Evel dmth: ngritja e pare.
Muaji i gjashte eshte Xhumadal el-thani dmth: ngritja e fundit, i ftohti i dimrit.
Muaji i shtate eshte Rexheb dmth: quhet keshtu sepse njerezit hiqnin dore nga lufta, i shenjte.
Muaji i tete eshte Shaban d.m.th: disa thon se quhet keshtu per shkak te ndodhjes se tij mes muajit Rexheb dhe Ramazan, disa thone se njerezit ne kete muaj kerkonin ujin.
Muaji i nente eshte Ramazan dmth: ky eshte muaji i agjerimit dhe muaji ne te cilin ka filluar te zbres Kur'ani.
Muaji i dhjete eshte Sheval d.m.th: muaji i shiut ose muaji ne te cilin devet nuk prodhonin me qumesht, po ashtu kujtohet edhe per ngjarjen e gjumshtit te deves ne kohen e profetit  Salih a.s.
Muaji i njembedhjete eshte Dhul Kide d.m.th: ne kete muaj njerezit largohen nga luftrat, nuk bej lufte.
Muaji i dymbedhjete eshte Dhul Hixhe d.m.th: quhet keshtu sepse myslimanet kryejne Haxhin.
Viti i ri i Hixhrit per vitin 2018 eshte me 11 shtator 2018, pra 01 muharrem 1440.

Muajit e ketij kalendari jane shtate. Sipas disa mendimeve dita e pare eshte dita e diele, ndersa disa te tjere thone per diten e shtune.

Allahu xh.sh thote: "Ai , e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat, qe ta dini numrin e viteve dhe llogarine..." (Junus; 05)

Me shume le te shikojme hadithin e Profetit Muhamed a.s. i cili i ka thene Ebu Hurejres: "Allahu e ka krijuar dheun diten e shtune,  te dieln ka krijuar malet, te henen jane krijuar pemet (ose bimesia), te marten eshte krijuar e keqja , te merkuren eshte krijuar drita (e mira), te enjten jane krijuar gjallesat dhe kafshet, te xhuman eshte krijuar njeriu, pra Ademi a.s." (Muslimi)


Pergatiti
Gezim KOPANI

September 04, 2018

Popullsia myslimane ne fshatin Iballe Puke, viti 2018

Prej vitit 2013 me iniciativen time personale kam filluar regjistrimin e popullsise myslimane per fryme qe jetone aktualisht ne rrethin e Pukes. Kete regjistrim e kam filluar me fshatrat ku jetojne besimtaret mysliman.

Regjistrimi i bere me date 18 gusht 2018 ne fshatin Iballe te Pukes rezulton te kemi 86 fryme myslimane. Per me shume shiko tabelen.


Nr
Emer
Mbiemer
Pjestar
Vendi
1
Agim
Aga
5 pjestar
Iballe
2
Ardit
Brahaj
4 pjestar
Iballe
3
Demush Sokol
Aga
2 pjestar
Iballe
4
Durim
Aga
2 pjestar
Iballe
5
Hysni
Idrizi
2 pjestar
Iballe
6
Grosh
Aga
6 pjestar
Iballe
7
Halil 
Aliaj
3 pjestar
Iballe
8
Rasim
Aga
4 pjestar
Iballe
9
Astrit
Aga
4 pjestar
Iballe
10
Isuf
Rama
6 pjestar
Iballe
11
Xhevahir
Sokoli
3 pjestar
Iballe
12
Rifat
Arifaj
4 pjestar
Iballe
13
Elez
Topalli
8 pjestar
Iballe
14
Bylbyl
Aga
5 pjestar
Iballe
15
Jetmir
Llakaj
4 pjestar
Iballe
16
Demir
Hyseni
2 pjestar
Iballe
17
Ali
Hyseni
2 pjestar
Iballe
18
Basri
Aga
6 pjestar
Iballe
19
Qazim
Alia
5 pjestar
Iballe
20
Gezim
Alia
1 pjestar
Iballe
21
Tahir
Kapeta
6 pjestar
Iballe
22
Jetmir
Topalli
2 pjestar
Iballe

            Totali
86 fryme



Shenim: Tabela e mesiperme eshte arkivuar prane Myftinise Puke me nr.prot: 178, date:24.08.2018

Pergatiti
   Gezim KOPANI

Me shume rreth islamit ne fshatin Iballe mund te klikoni simeposhte shenon:

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

Mejtepi i xhamise se Iballes

Iftar me agjeruesit e muajit ramzan ne fshatin Iballe . Prill 2022
Xhamia Iballe , dt; 28 mars 2022

Xhamia Iballe , dt; 28 mars 2022

Maj 2021
Korrik 2019

Ceremonia e inagurimit te punimeve te bera nga rindertimi i xhamise Iballe. Dt; 28 prill 2019

Ceremonia e inagurimit te punimeve te bera nga rindertimi i xhamise Iballe. Dt; 28 prill 2019


Ceremonia e inagurimit te punimeve te bera nga rindertimi i xhamise Iballe. Dt; 28 prill 2019


Ceremonia e inagurimit te punimeve te bera nga rindertimi i xhamise Iballe. Dt; 28 prill 2019

Ceremonia e inagurimit te punimeve te bera nga rindertimi i xhamise Iballe. Dt; 28 prill 2019

Projet social , Iballe 2018
Nga ceremonia e nisjes se rindertimit te xhamis Iballe, viti 2017

Takim me xhematin e xhamise Iballe , 2016
Me nxenesit e Mejtepit te xhamise Iballe. Dt. 25.5.2016
Me djemt e Mejtepit te xhamise Iballe
Xhamia Iballe, viti 2018
Xhamia Iballe nga mbrenda, viti 2018

Xhamia Iballe nga mbrenda, viti 2018
Xhamia Iballe , viti 2010




Pas nje takimi me besimtaret ne xhamin Iballe, viti 2015

Fotografi me nxenesit e mejtepit te xhamise se fshatit Iballe , Puke