December 21, 2018

Kerkoj mbrojtjen nen driten Tende

Transmetohet se nje here Profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje gjate kohes gje ndodhej ne Taif;
"O Allah, une tek Ti ankohem per dobesine e fuqise time, dobesin e strategjise time dhe mosvlersimin nga njerezit. Ti je me i Meshirshmi i atyre qe tregojne meshire. Ti je Zoti i te shtypurve dhe Ti je Zoti im. Ne doren e kujt do me lesh, ne doren e te largetit qe do te me perbuze, apo te armikut te cilit Ti i ke dhene fuqi mbi mua. Nese Ti nuk je i zemeruar me mua, atehere per mua cdo gje eshte ne rregull. Por falja Jote eshte me e mire per mua. Une kerkoj mbrojtje nen driten Tende. Prej se ciles erresire eshte ndricuar dhe mbi te cilen qendron e ardhmja e kesaj bote dhe e botes tjeter. Kerkoj qe zemerimi Yt te mos bjere mbi mua dhe pakenaqesia Jote te mos me shoqeroje mua. Eshte e drejta Jote te me qortosh derisa te kenaqesh dhe nuk ka force dhe fuqi pervecse me Ty."

Pergatiti
Gezim KOPANI

December 14, 2018

Jeta e profetit Jakub a.s.

Profeti Jakub a.s. vjen prej familjes se Is-hakut dhe ky prej profetit Ibrahim a.s. i cili kishte djem: Ismailin a.s, Is-hakun , dhe Midjanin. Jakubi a.s. kishte 12 femije te cilet u ndan ne 12 fise. Nder femijet e Jakubit a.s. Jusufi a.s. ishte pejgamber.

Allahu xh.sh. thote:
"Ne atij (Ibrahimit) i falem Is'Hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhezuam. Me pare ne Nuhun e patem udhezuar. E nga pasardhesit e tij (te Ibrahimit) udhezuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain, dhe Harunin. Keshtu i shperblejme bamirsit." (El En'Am; 84)


Tregohet se kur Is'haku u martua me Rebeken linden dy binjak Ezavin(1) qe arabet e quajne El Ajs dhe Jakubin.  Tregohet se Is'haku me se shumti donte El Ajsin pasi ishte djali i pare ndersa Rebeka Jakubin a.s.(2)

Tregohet se kur u plak dhe u lodh Is'haku dhe nuk shikonte, i kerkoj El Ajsit nje ushqim (3) nga ndonje gjah i zgjedhur, dhe se ai do bente lutje qe ta gjej ate, ndersa nga ana tjeter Rebeka i thote Jakubit a.s. qe para se te vije El Ajsi te ther dy keca me qellim qe te pergatisnin ushqim te mire per Is'hakun qe edhe Jakubi a.s. te ishte pjese e lutjes se babait te tij.
Shkurtimisht tregohet se kur pergatiten ushqimin Is'haku pyeti: Kush je ti? Jam djali yt u pergjigj. Is'haku e terhoqi prane vetes e preku dhe i tha: Nga zeri ti je Jakubi a.s!
Pasi perfundoj ngrenjen , Is'haku beri lutjen e bekuar, ku nder te tjera tha: "O Zot kerkoj qe ky djal imi te jete i vyeshem nga te gjithe, qe fjala e tij te jet mbi te tjeret, dhe mbi mbare popullin. te kete bereqet dhe pasardhes te pa numert."
Pasi doli jasht El Ajsi solli gjahun (ushqimin) dhe ia vuri Is'hakut para. Ai pyeti: Çfare eshte kjo? El Ajsi tha: Ushqimi qe me kerkove. Is'haku i thote: Po a nuk ma solle pak me pare dhe une bera lutje? Jo i thote El Ajsi duke kuptuar qe Jakubi a.s. kishte qene me i shpejte se ai dhe per kete ai u zemera shume me Jakubin a.s.(4) Ne keto kushte El Ajsi i kerkoj me pergjerim babait qe te bente lutje qe pasardhesit e tij te kene shume toke, pasuri etj.
Kur nena Rebeka degjoj kercenimet e El Ajsit ndaj Jakubit a.s. i kerkoj Jakubit a.s. qe te shkonte tek vellai tjeter ne Haran te quajtur Laban, dhe atje te martohej. Largimin ia kerkoi edhe Is'haku a.s dhe me pas Jakubi a.s. u largua nga shtepia.
Meqenese Jakubi a.s. u largua nga shtepia ne kohen e Ikindis (pas dreke) e zuri nata ne rruge. Ashtu vendosi te pushoj. Mori nje rrobe dhe e vendosi poshte kokes dhe e zuri gjumi.
Tregohet se ketu Jakubi a.s. ne ender shikoj shkallet e vendosura nga Zoti nga toka deri ne qiell ne te cilat zbrisnin dhe ngjiteshin meleket e Allahut xh.sh. Tregohet se ne ender Allahu xh.sh. i ka thene: "O Jakub! Do jesh i bekuar, do te jap shum pasardhes!"
Kur u zgjua nga gjumi, u gezua per endrren dhe iu betua Allahu xh.sh. se ne kete vend (ku pushoj) do te ndertonte nje faltore dhe se do jap per hire te Allahut 1/10 e pasurise qe Allahu xh.sh. do me jap, dhe aty prane ben shenim ne nje gur. Ky vend me vone do te ishte Jerusalemi i sotem te cilin Jakubi a.s. e ndertoj.(5)
Tregohet se kur Jakubi a.s. arrit ne Haran (ku ishte daja i tij Labani) dhe qellon te njoh dy vajza te quajtura Laja (Lea) dhe Rahil (Rahela) nga ku pelqeu Rahilen e cila ishte me e bukur. Jakubi a.s. kerkoj qe te martohet me te. Babai i vajzes pranoj me kushte qe Jakubi a.s. te ruante per shtat vite bagetite dhe me pas ta martoje. Kur kaluan shtat vite caktuan mbremjen e marteses. Mirepo ne mbremje babai i vajzes ne vend te vajzes se vogel dergoi tek Jakubi a.s. vajzen e madhe. Kete ndryshim Jakubi a.s. nuk e kishte ven re, dhe kur u ngrys vuri re se nuk ishte Rahila vajza e vogel. Per kete Jakubi a.s. i kerkoj llogari babait te vajzes, i cili i thote: "Nuk kemi zakon qe te martojme vajzat e vogla para te madhes, por nese deshiron edhe vajzen e vogel do me sherbesh edhe shtat vite te tjera."
Tregohet se Jakubi a.s. pranoj kushtin dhe u martua edhe me Rahilen, madje babai i vajzave i dhuroj edhe dy sherbyese, qe te kujdesen per ta.(6) Ne ate kohe ishte e lejuar qe dy motra te martoheshin per nje burre. Rahela nuk linde, ndersa me Lean  Jakubi kishte disa femije ku nder djem ishin: Jehuda, Jusufi a.s, Benjamin(Bunjamin), Lavi.
Tregohet se per shkak se nuk linde femije Rahela u zemerua me Lean prandaj i kekoj Jakubit a.s. qe te martohet me sherbyesen e saj te quajtur Behte. Me Behten Jakubi a.s. beri disa femije. Duke shikuar kete levizje Lea i kerkoj Jakubit a.s. qe te martohet edhe me sherbetoren e saj te quajtur Zelfe me te cilen Jakubi a.s. pati edhe disa femije te tjere. Duke shikuar lindjet e Leas dhe Zelfes, Behte beri nje dua Allahut qe ti jap nje djal Jakubit a.s. Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe pas kesaj Zelfa lindi djalin e quajtur Jusuf a.s.
Pas nje kohe Jakubi a.s. i kerkoj leje babit te bashkeshorteve qe te largohet. , ndersa ai pasi e vlersoj per mirseit qe u kishte sjell vendosi ti dhuroj Jakubit a.s. bagedi apo cfare te deshironte. Jakubi a.s. vendosi te marr vetem te vegjlit e bagetive.
Allahu xh.sh i kerkoj Jakubit a.s. qe te kthehet ne vendlindjen e tij duke e garantuar se Ai (Allahu) do jete me Jakubin a.s.
Keshtu Jakubi sebashku me familjen e tij u nis per ne vendlindje, nderkohe bashkeshortja e tij Rahela fshehurazi kishte marr me vete nje idhudh. Babai i Raheles u informua se mungonte nje idhudh dhe kontrolloj vendin por nuk gjeti gje. Tregohet se vajza e tij e kishte fshehur ate posh samarit te deves. Kur shkuan per te kontrolluar devene, Rahela nuk levizi me argumentin se ishte ne prejudha. Tregohet se gjate rruges kur Jakubi a.s. ju afrua vendit te quajtur Sair i vine Meleket duke e uruar per kthimin ne vendlindjen e tij si shenje nga Allahu xh.sh qe ti o Jakub nuk je vetem. Kur Jakubi iu afrua vendlindjes i erdh lajmi se vellai i tij El Ajsi ishte nisur ne drejtim te tij sebashku me 400 burra. Jakubi a.s. u friksua, per kete ai vendosi te fal namaz duke kerkuar mbrotjen e Allahut xh.sh.
Pasi Jakubi fali namazin, pergatiti nje dhurate per vellan e tij, e cila perbehej prej 200 dhi, 20 cjap, dele, desh, deve, lope, gomer etj. Jakubi a.s. urdheroj sherbetoret qe kjo pjese te ndahet nga pjesa tjeter dhe te udhetoj para, dhe kur El Ajsi te has ne ta e ti pyes se kujt jane, ju te theni se jane te sherbetorit tend Jakubit dhe keto jane dhurate te cilen ai ia dhuron zoteriut te tij El Ajsit.
Duke ecur keshtu, naten e trete ju paraqit Jakubit a.s. nje melek ne formen e njeriut. Jakubi mendoj se ishte njeri, dhe ju afrua per ti treguar vendin, Jakubi duke menduar se e mundi, meleku e shtyu, e nga shtyrja u vra tek njera kemb. Meleku e pyeti: Si quhesh? Ai i thote: Jakub. Meleku i tha: Prej dites se sotme duhet te quhesh vetem Israil ! Jakubi e pyeti: Kush je ti?, menjehere pas kesaj pyetje njeriu qe i kishte ardhur , u zhduk. Ne kete rast Jakubi kuptoj se ai kishte qene melek.
Pas kesaj Jakubi diku larg vuri re El Ajsin me njerezit e tij. Kur u afrua El Ajsi e shikoj, dhe e respektoi me perkulje.(7) El Ajsi ju afrua, e perqafori, e puthi dhe filloj te qante, pastaj duke shikuar familjen e Jakubit pyeti: Po keto? Jakubi tha: Allahu ia dhuroi sherbetorit tend. Siç veproi me pershendetje Jakubi a.s. ashtu veproi edhe familja e tij.
Jakubi a.s. u rikthye tek vendi ku shikoj endrren , dhe beri shenimin ne gure. Aty ai ndertoj faltoren (8). Kjo faltore (xhami apo tempull) u ndertua pasi thuhet se Allahu xh.sh. e kishte urdheruar Jakubin per ndertimin e saj. Vendi ku ndertoj kete tempull eshte sot Jerusalemi te cilin me vone e rindertoj apo e ndertoj profeti Sulejman a.s.
Pas kthimit ne vendlindje Jakubi a.s. arriti te gjej gjall baban e tij Is'hakun i cili me vone semuret dhe vdes(9). Pas vdekjes se babait, Jakubi a.s. filloj jeten e tij. Tregohet se kur Jakubi a.s. kaloj ne nje vend te quajtur Sahor ndertoj nje shtepi dhe nje stall per bagetit e tij. Po ashtu bleu nje toke ne te cilen kishte shume livadhe me qellim ta punonte dhe te kullos bagetit e tij.
Ishin pikerisht keto vende ku Jakubi a.s. vendosi familjen e tij sebashku me djalin e tij Jusufin a.s. i cili pa mbushur moshen e pjekuris shikon nje ender ne te cilen kishe shikuar 11 yje (10), po ashtu henen dhe diellin(11). Kur u zgjua nga gjumi , disi me nxitim shkon tek babai i tij Jakubi dhe i tregon endrren qe kishite shikuar. Jakubi a,s. e kuptoj se kjo ishte nje nga shenjat e larte te Allahut xh.sh i ardhur tek dajli i tij. Jakubi a.s. i kerkoj Jusufit a.s. qe endrren te mos ia tregoj vellezerve pasi ato mund te kene xhelozi e mund te mendojne per akte negative kunder teje.
Shkurtimisht, vellezerit e Jusufit a.s. mesuan per endrren (pasi kjo ngjarje tregohet tek jeta e profetit Jusuf a.s.) vendosen qe ta marrin ne kullose edhe Jusufin a.s. pasi ai kishte shume deshir te shkonte pasi argetohej. Jakubi a.s. kundershtoj, e kjo per dy arsye: E pare se mos do e harrojne Jusufin , dhe do e gllaberoj ndonje ujk dhe e dyta ishte se per shkak te xhelozis se endrres mos vellezerit do i bejne gje. Djemt i thane: Jusufi eshte vellai yne, dhe mos ke frik nuk i bejme gje. Pasi u bind Jakubi a.s. e moren Jusufin a.s. i cili nuk e dinte per planin e vellezerve te cilet me vone e hedhin ne nje pus. Kur u kthyene , u doli perpara Jakubi a.s. i cili i shikoj djemt duke qare (12), dhe pasi Jakubi pyeti per Jusufi ata i than se e hengri ujku, por Jakubi a.s. nuk u besoj, por ata i treguan kemishen e Jusufit a.s. e cila ishte e gjakosur (13). Per shkak te dhimbjes se madhe, tregohet se me kalimin e diteve per shkak te loteve Jakubi a.s. ju zbeh te shikuarit aq sa nuk shukonte me. Por nga ana tjeter Jusufi a.s. shpeton. Madje ai behet person shum i rendesishem duke drejtuar gjithe Egjiptin.
Per shkak te varferis dhe munges se ushqime i paraqiten vellezerit te cilet nuk e njohen ate, ndersa Jusufi a.s. po. Jusufi a.s. u kerkoj qe ta sjellnin vellan tjeter, dhe nese nuk ma sillni , nuk do keni me ushqime. Djemt i treguan Jakubit a.s. se sundimtari nuk do na jap ushqim pasi ka vendosur kete kusht. Gjithsesi , Jakubi a.s.  lejoj qe te behet ashtu sic deshironte sundimtari i Egjiptit e ndoshta Allahu xh.sh. do me kthej cdo gje. Dhe duke e pasur mendjen tek djali qe do u jepte te tjereve ju kujtua Jusufi a.s. duke therritur: Ah Jusufi im ! Gjithesi djemt u paraqitet perseri para sundimtarit te Egjiptit, aty ato mesuan se ai ishte Jusufi a.s.,Me pas Jusufi a.s. takohet me Jakubit a.s. te cilit i erdh te shikuarit pasi me kemishen e djelit te tij ferkoj syt e tij. Pas kesaj ngjarje Jakubi a.s. vdes duke lene pas nje nder Pejgamberet me te rendesishme Jusufin a.s.(17)
Pergatiti
Gezim KOPANI




________
1.Per El Ajsin ose Ezavin thuhet se eshte paraardhes i Bizantineve.
2. Kur Is-haku a.s. ishte rreth 40 vjeç u martua me Rebeken . Ne fillim u shqetesuan per mos lindjen, por pasi Is-haku a.s. ju lut Allahut xh.sh, rreth moshes 60 u shtuan me: Jakubin a.s. dhe El Ajsi (Esavin). Jakubin a.s. permendet 16 here ne Kur'anin e bekuar (El Bekare, Ali Imran, El Nisa, El En-am, Hud, Jusuf etj). Disa thone se Jakubi a.s. lindi ne Medine e disa te tjere thone ne Damask. Emri i tij ne Teurat eshte Jakob qe nga hebraishtja dmth: mbajtes i thembres, pasi Jakubi a.s. e mbajti vellaun e tij prej thembre. Kuptimi tjeter eshte: zevendesimi i dikujt. Po ashtu emri Jakub do te thote: Rob i Allahut - Safetullah. Po ashtu Jukubi a.s. kishte dhe nje llagap te quajtur Israil qe vjen ne kuptimin: Rob i Zotit.
3.El Ajsi ishte gjuetar i zoti.
4.Disa thone El Ajsi ishte betuar se pas vdekjes se Is'Hakut do ta mbyste Jakubin.
5.Tregohet se Jakubi a.s. ju afrua nje guri ne te cilin beri nje shenim me qellim qe te mos harronte vendin duke e quajtur "Betel" qe nder kuptimet e tjera si faltore etj nenkupton edhe si Shtepia e Allahut xh.sh.
6. Sherbyses quheshin Belhe (sherbetorja e Rahil - Rahel ) dhe Zylfe (sherbyese e Lea-Lajas). Me Lean Jakubi a.s. u shtua me shume femije, ato linden: Rubilin, Shimunin, Laviun dhe Jehuzin (Juden), nga ana tjeter bukuroshja Rahela nuk lindte femije, ndaj ajo filloj te xhelozoj te motren e saj, ne keto kushte Rahela ia lejoj Jakubit a.s. qe te marr per grua sherbetoren e saj Belhen, Me Belhen lindi nje djale te cilen e quajten Dan. Me pas ajo lindi djalin e dyte te quajtur Naftali. Ne kete kohe edhe Lea (Laja) ia lejoj Jakubit a.s. sherbetoren e saj Zylfijen me te cilen lindi dy djem: Xhadin dhe Eshirin. Ne kete kohe Lea mbeti perseri shtatzan duke lindur djalin e peste te quajtur Isahar, dhe me vone lindi edhe djalin e gjashte i quajtur Zabulon. Pas nje kohe ajo ngeli perseri shtatzen por kesaj here lindi nje vajze te quajtur Din-Dina, pra Lea i lindi Jakubit a.s. shtat femije. Nga ana tjeter Rahela luste Allahut qe ta shtonte me nje djal, dhe Allahu ia pranoj lutjen, dhe lindi nje djal te cilin e quajten Jakub a.s
7.Tregohet se ne atekohe, njerezit pershendetnin me perkulje shtat here.
8.Disa thone se kete vend e quajti El
9.Disa thone se e Is'haku ka vdekur ne te njejten kohe me bashkeshorten e tij dhe se varren i kan pas afer me njeri tjeterin, ndersa nje mendim tjeter eshte se djemt e Is'hakut e kan varrosur ate afer varrit te profetit Ibrabim a.s.. Ndersa nje mendim tjeter thote se e kan varrosur tek nje shpell pasi tek nje shpell ka qene varrosur edhe profeti Ibrahim a.s. Allahu e di me se miri kete.
10. Aq sa ishte edhe numri i vellezerve te Jusufit a.s.
11.Me te cilat nenkuptohej prinderit e tij.
12.Shiko suren Jusuf
13.Ky nuk ishte gjaku i Jusufit
14./https://islamansiklopedisi.org.tr/yakub

December 13, 2018

Cfare do te thote kur shuhet nje yll ?

Shuarja e nje ylli

Rastis qe naten te shikojme ndonje yll qe shkeputet duke u shuar. Per kete disa thone se duhet thene nje deshire pasi ajo plotesohet, e disa thone se dicka e mire do ndodh.
Por sipas islamit nuk eshte ashtu.
"Njeri nga shoket e profetit Muhammed a.s. nga Medineja tregoi se nje nate ishin duke qendruar me Profetin Muhammed a.s. kur u shua nje yll, duke ndricuar per pak. Muhammedi a.s. pyeti: Cfare thoshit ne kohen e injorances kur ndodhte kjo? Shoket thane: Sonte lindi nje njeri i madh dhe vdic nje njeri i madh. Muhammedi a.s. tha: Ata nuk shuhen per shkak  i vdekjes se dikujt, e as per shkak te lindjes se dikujt, por kur Allahu xh.sh percakton nje ceshtje, meleket bartes te Arshit lartesojne Allahun xh.sh. Pastaj e lartesojne Allahun xh.sh. meleket e qiellit derisa ky lartesim te vij deri tek qielli i kesaj bote. Meleket pyesin Meleket e Arshit se cfare tha Allahu xh.sh? Ata tregojne se cfare tha. Pastaj ata lajmerojne njeri tjetrin derisa te arrije lajmi tek qielli i kesaj bote.. Kur arrin aty, xhindet mundohen te marrin ndonje informacion per ti treguar te tjereve, per kete arsye ata goditen me zjarr."
(Trnas prej Abdullah ibni Abassi)

Kemi nje hadith nga Aishja r, anha, se Muhammedi a.s ka thene: "Meleket flasin ne re rreth ndonje ceshtje qe do te ndodh ne toke. Shejtanet e degjojne ate dhe vendosin ate ne veshin e falltoreve , pastaj me ate fjale shtonje njeqind genjeshtra."

Pergatiti
Gezim KOPANI 




___________
1.Xhindet jane krijesa te krijuar prej zjarrit. Ata jane krijuar para njeriut. Allahu xh.sh. thote: "Dhe xhindet Ne i krijuam kohe me pare prej flakes pa tym te zjarrit. (El Hixhr, 27) Xhindet jetojne ne toke, ne vende te braktisura, vendet e pista, varreza etj. Xhindet jane krijesa te shpejta, kujtoj ketu xhindin e quajtur Ifrit i cili i pat thene profetit Sulejman se do ta sjell forntin Sulejmanit para se ai te leviz nga vendi.

December 04, 2018

Mejtepi institucione qe i paraprine hapjes se medreseve dhe shkollave te tjera te kohes

Mejtepi institucioni qe i paraprine hapjes se medreseve dhe shkollave te tjera te kohes
(Fjala pershendetese e Myftiut te Kosoves Naim ef. Ternava, mbajtur ne qytetin e Pukes)

I nderuar kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Skender Bruçaj ,
I nderuar myfti i Pukes, Gezim Kopani ,
Te nderuar efendiler, Zonja dhe zoterinj;

Ndihem i privilegjuar qe sot jam pjesemarres ne kete aktivitet te organizuar nga Myftinia e Pukes, andaj me lejoni qe t'ju drejtohem, t'ju pershendes dhe t'ju falenderoj ne emer te Kryesise se BIK-ut, ne emer te institucioneve dhe organeve te tij, si dhe ne emrin tim personale per organizimin e ketij aktiviteti te veçante, i cili ne fokues ka nje veprimtari gjithashtu te veçante-rolin dhe kontributin e mejtepeve ne rrethin e Pukes gjate historise.
Qe ne fillim, pergezoj organizatorin per kete nisme kaq te rendesishme dhe domethenese, duke e konsideruar si nje hap te pare drejte vleresimit te mejtepeve, te cilat kane luajtur nje rol te rendesishem ne edukimin dhe arsimimin e te rinjve.
E dihet mirefilli se edukimi dhe arsimi i shendoshe jane shtylla te rendesishme ne formimin e nje shoqerie te perparuar e te qyteteruar. 
Te nderuar te pranishem! Siç duhet, feja islame u kushton rendesi te veçante arsimit dhe edukimit. Kjo me se miri kuptohet nga ajeti i pare i Kur'anit, i cili i zbriti pejgamberit Muhammed a.s., ku thuhet: "Lexo, studio me Emrin e Krijuesit tend..." Edhe i derguari yne, Muhammedi a.s., i ka kushtuar rendesi te veçante arsimimit. 
Jane shume te njohura hadithet dhe urdherat e tij dhene besimtareve per te kerkuar diturine: "Kerkoni diturine qofte larg deri ne Kine." 
Nisur nga keto parime te qarta, shoqeria myslimane krahas ndertimit te xhamive per lutje e ibatete ka ngritur edhe mejtepe per edukimin dhe arsimimin e mases se gjere e vecanarisht te rinjve.
Edhe tek ne mejtepet kane nje veprimtari disashekullore dhe pikerisht mejtepet jane institucionet e pare ku ka filluar edukimi e arsimimi yne nder breza dhe jane mejtepet ato qe i paraprine me pastaj hapjes se medreseve dhe shkollave te tjera te kohes.
Ne viset tona thuajse prane çdo xhamie kane ekzistuar mejtepet, madje kemi raste qe ne disa vendbanime fillimisht eshte  ngritur mejtepi, i cili me vone eshte shnderruar ne xhami, pa e humbur fare rolion e tij primar, ate te edukimit dhe arsimimit.
Po per cfare jane edukuar e çfare kane mesuar ne mejtepe?
Roli i mejtepeve ka qene i theksuar ne disa rrafshe, se pari si institucion qe ka socializuar masen , se dyti aty jane eduakuar brezat sipas parimeve hyjnore dhe tradites pozitive te vendit.
Dhe se treti ne mejtepe eshte mesuar shkrimleximi i Kur'anit dhe jane fituar njohurite bazike te fese, kultures e miresjelljes, gje qe ka ndikuar ne formimin e drejte te brezit te ri dhe formesimin dhe emancipimin e shoqerise ne pergjithesi.
Shoqeria jone njihet per tolerance e mirekuptim, njihet per bashkjetese e respekt, vlera keto qe edhe sot jane tipare dalluiese per kombin tone, dhe ne kultivimin e ketyre vlerave s'ka dyshim  se rol te veçante  gjate historise kane luajtur edhe mejtepet qe edukuan masen drejte, sipas mesimeve hyjnore, sepse Krijuesi yne na ka urdheruar qe ne te jetojme ne paqe e harmoni dhe jo ne perplasje, konflikte e shkaterrime. Edhe ne rrethin tuaj, ne Rrethin e Pukes, mejtepet kane nje histori te begate dhe shumevjeçre, ketu veprojne qe ne shekullin e 16, gje qe flet me se miri per rolin dhe kontributin qe kane dhene gjate historise se lavdishme te kesaj treve, e cvila njihet per besnikeri, mirekuptim, bashjetese e harmoni, si dhe per krenari e trimeri.
Ne mejtepet e Pukes kane kontribuar ulema, imame e hoxhallaret te spikatur, te cilet nuk kan kursyer asgje qe te kontribuojne ne edukim dhe arsimimin e brezit te ri, andaj ky aktivitet i sotem eshte edhe nje vlersim per punen e atyre brezave, eshte mirenjohje per kontributin e tyre gjate historise dhe nje shlyerje borxhi ndaj punes se mejtepeve, te cilat ne te kaluaren je shume te larget nuk u trajtua sa duhet dhe meritueshem.
Eshtee rruges prandaj qe shembullin e Myftinise se Pukes ta ndjekin edhe myftinite e tjera anekend trojeve tona, sepse me keso aktivitetesh ne njohim te kaluaren tone te ndritshme dhe jo vetem qe njohim, por edhe vlersojme drejte kontributin e te pareve tane qe vepruan ne kohe te veshtira e me kushte minimale, si dhe krijojme kushte e premisa per te projektuar nje te ardhme tonen me te mire.

Te nderuar te pranishme! Me lejoni te theksoj edhe nje here faktin se vertet ndihme jashtezakonisht mire qe se bashku me bashkepunetoret e mi marr pjese ne kete aktivitet dhe kjo per disa arsye kryesore, se pari per te vlersuar rolin qe kane pasur mejtepet gjate historise, se dyti per te vlersuar kontributin e ulemase qe kontribuojne ne perhapjen e ilmit dhe diturise ne keto ane, dhe se treti per te vlersuar e çmuar kontributin e dy bashkevendesve tane nga Kosova qe kane kontribuar te ju me vite e dekada.
Jemi ketu per te kujtuar e vlersuar kontributin e imam Sadik ef. Prishtines (i dekoruar nga presidenti Berisha) ne mejtetpin e Kabashit, ku ai sherbeu per 4 dekada, si dhe kontributin e imam Qazim ef. Nushit qe sherbeu ne mejtepin e fshatit Qerret, te cilet megjithe kushtet e veshtira nuk hoqen doren nga misioni i tyre per edukimin dhe arsimimin e drejte te popullit.
Kur jemi te roli i mejtepeve, duhet theksuar edhe nje fakt tjeter shume domethenese; shumica e mejtepeve kane luajtur nje rol me rendesi per hapjen dhe zhvillimin e shkolles shqipe mesuesit  e mejtepeve ata qe i gjejme nder mesuesit e pare te shkollave shqipe gjithandej trojeve tona. Ne viset e Kosoves dhe jo vetem menjehere pas Luftes se Dyte Boterore godinat e mejtepve u shnderruan ne godina te shkolles shqipe, kurse mualimet e mejtepeve u bene mesues te shkolles shqipe.
Te nderuar te pranishem!
Ne fund fare, me lejoni qe edhe nje here te pergezoj per kete aktivitet Myftiun e Pukes Gezim Kopani dhe t'i shpreh gatishmerine e BIK-ut, por besoj edhe te dy Bashkesive te tjera simotra (Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Bashkesin Fetare Islame te Maqedonise) qe, nismat dhe aktivitetet e tilla, t'i perkrahimdhe t'i mbeshtesim pa asnje hezitim dhe nje dite pse jo te mos shohim mundesin e organizimit te nje konference te perbashket shkencore nga tri komunitetet tona islame me teme bosht pikerisht rolin e mejtepeve nder shqiptaret gjate historise. Duke ju deshiruar suksese, ju pershendes me selam!


* Fjala pershendetese e Myftiut te Kosoves, Naim ef. Ternava ne hapje te simpoziumit "Mejtepet e Myftinise Puke dhe roli i tyre.", Puke 11 nentor 2017

___________
Materiali i mesiper eshte publikuar ne revisten "Dituria Islame" organ i BIK-ut, numer 325-326,nentor/dhjetor 2017, faqe 5-6

Zgjuarsia e shpjegimit

Tregohet se nje mbret kishte shikuar ne enderr te frikshme. Kishte shukar duke i rene dhembet dhe dhemballet nje e nga nje, aq sa mos me ken i zoti me ngren. Kur zgjohet ne mengjes i friksuar vendos qe te di kuptimin e endrres. Therret dijetaret me te mir qe shpjegojne endrrat. Pasi paraqiten te gjithe
dijetar pyet: Cili eshte me i dijshmi nder ju. Njeri tha: Une jam. Mbreti pasi i tregon endrren i thote: Cfare do te thote kjo? Dijetari i thote: Enderr e keqe. Dhembet tregojne pjestaret e familjes tende, e ramja e tyre tregon se pjestar nje e nga nje do te vdesin, dhe i fundit do vdesesh ti. Mbreti u merzit, dhe i thote: Cfare thua keshtu, a per keto gjera paguhesh ti, te tmerrosh njerezit me shpjegime negative? Mbreti pyet nje dijetar tjeter i cili ndryshe nga i pari i thote: Ender e mir. Kjo tregon se ke me jetu gjat, me gjat se familja jote edhe nese ato vdesin, dhe ti do sundosh njerezit ne kohe te gjate.
Mbreti i gezua dhe i thote: Ti qenke per kete pune dhe i dhuron disa te holla, dhe keshtu perfundon takimi. Shoket (dijetaret) tjere i thone shpjeguesit i cili mori te hodhat: Si ka mundesi, ti te njejtat gjerat i the mbreti vec se ia shpjegove ndryshe. Dijetari i thote: Me rendesi eshte te dish Kur, Kujt dhe ne Cmenyre tia shpjegosh dicka.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Pjese nga hytbja e Kurban Bajramit ne xhamin e qytetit te Pukes 2018



November 23, 2018

Kazaja e Pukes ne vitin 1892

Kazaja e Pukes ne vitin 1892   

    Sipas shenimeve te Iskodra Vilayet Salnamesi te vitit 1892 Kazaja e Pukes pasur 11690 fryme. Nga keto 6130 te besimit mysliman dhe 5560 te besimit katolik.
     Tabela e vitit 1892  sqaron se ne Kazan e Pukes kishte 9 xhami, 4 shkolla islame (Mejtepe ose Mekteb), 9 kisha, 46 fshatra, 1570 shtepi te shperndara ne fshatin Kabash(1), Iballe, Qerret, Puke, Berishe dhe Malzi. Sebashku jane 6 bajrak te drejtuar nga Bajraku i Kabashit.(2)

                         Bajraket e Pukes dhe popullsia e tyre. Viti 1892 (H.1310)
Pasqyrim te dhenash

Bajrak
Shtepi
Popullsi
Mysliman
Katolik
Xhami
Kishe
Mejtep
Fshatra
Kabash
240
1880
940
940
3
1
ska
8
Iballe
200
1400
210
1190
1
2
1 islam
8
Qerret
200
1400
280
1120
1
3
1 islam
15
Puke
230
1610
700
910
1
1
1 islam
7
Berish
200
1400
ska
1400
ska
2
ska
5
Malzi
500
4000
4000
ska
3
ska
1 islam
8

(Te dhenat e mesiperme  jane te shenuar ne Iskodra Vilayet Salnamesi viti 1892, I.V.S,H.1316,s.147; I.V.S,H.1315,s.123-124  Te pasqyruara sefundemi nga historiani Ilkaj Erken)
Duhet ditur fakti se; ndarja e fshatrave ne vitin 1892  nuk ka te njejtin konfigurimin sic jane te ndare fshatrat sot ne rrethin e Pukes.
Pershembull marrin fshatin Qerret, ne vitin 1892 ne fshatin Qerret futen shume fshatra te tjere si: Kçira, Qerreti i vogel etj. Ose marrim Puken, ne Puke nuk eshte vetem Puka por jane edhe disa fshatra te tjere. Po ashtu edhe fshatin Kabash.(3)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume mbi Kazan e Pukes ju mund te lexoni:

Islami dhe Kazaja e Pukës

Popullsia ne meshkuj te Pukes, Iballes dhe Malziut 1878 - 1879

Gjendja e Pergjithshme ne Vilajetin e Shkodres 1880

Ismail Osman Laçi Puke - Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes

Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash

____________
1. Fshati Kabash eshte nje nder fshatrat me te vjetra te rrethit te Pukes. Po ashtu Kabashi eshte i pari fis ne shtat Bajrake. Duhet sqaruar se ne fillim Mejtepi i Kabashit eshte zhvilluar ne xhami, per tu ndertuar me vone nje godin ne vete perball xhamise se Kabashi , kudin ne te cilen ka dhene mesim dhe imam Sadik Prishtina rreth vitit 1914 (Per me shume kliko ketu: https://gezimkopani.blogspot.com/2013/09/sadik-prishtina-hoxha-ne-kujtesen-e_17.html)
2. Diku pas vitit 1895 Kazaja e Pukes u be me shtat Bajrak, dhe ketu behet fjale per Bajrakun e Terthores.
3. Perkthimi Gezim Kopani , marr nga Ilkay Erken, v. 2017.