February 01, 2023

Kush është Mustaf Delia ?

Sipas Mustaf Mehaj godina ne fotografi eshte dyqani i Rexh Delisë . Fotografi e vitit 1916

Mustaf Delia ka lindur ne Puke me 1880 dhe eshte djali i Delis , ndersa Delia eshte djali i Muratit. Mustafa ka pas dy vellezer Mehmetin dhe Rexhen. Ne vitin 1900 rreth moshes 20 vjeçare Mustafa shkon ne Stamboll ku perfundon me sukses Akademin Ushtarake. Pas nje kohe Mustafa merr titull ushtarak duke u vendosur keshtu ne Garden e Republikes se Turqise. Per shkak te aftesive Mustafa fiton respekt nga te gjithe duke filluar edhe jeten familjere ne Stamboll. Pas nje kohe Mustafa vendos te marr ne Turqi edhe vellaun e tij Mehmetin i cili me te arritur ne Stamboll vazhdoi studimet ne Marinen Tregtare. Pas nje kohe Mustafa viziton Shqiperin dhe vendlindjen e tij. Para se te arrinte ne Puke Mustafa vendos te takohet me Valin e Shkodres i cili i ve ne dispozicion Mustafes ndihmesa dhe ushtar. Pasi arrin ne Puke , çmallet me te afermit dhe me vellaun e tij te cilit i thote te vij edhe ai ne Turqi, por Rexha nuk pranon. Para se te niset per ne Turqi, Mustafa i dhuron vellaut te tij disa lira. Pas nje kohe, Rexha me te hollat qe ia kishte dhuruar vellau blen nje toke, aty afer shtepis se Males. Rreth vitit 1910 Rexha arriti te hap afer xhamise se Koder Hanit nje dyqan . 

Pas kthimit ne Turqi Mustafa nuk i shkeputi lidhjet me vellan e tij, keshtu ai vazhdimisht i dergonte letra te cilat arrinin tek Mejtepi i xhamise se Koder Hanit. Kur letra vinte, Osman Laçi therriste Rexhen te cilit ia lexonte letren qe vallau i dergonte. Per shkak te izolimit qe ndodhi ne Shqiperi , nuk u arrite te mbahen lidhjet me vllaznin dhe familjen e tyre ne Turqi. Me ardhjen e demokracise, Rama per shkak te posicionit te puneve si kryetar i Deges se Furnimizimit ne Neshene-Puke, si gjuetari me i njohur po ashtu per nje kohe te gjate Kryetar i Shoqates se Gjyetareve te rrethit Puke, edhe si valltar i njohur ne Ansamblin Puka , iu be e mundur te takohet me Ambasadorin e Ambasades Turke ne Tirane me qellim gjetjen e te afermeve ne Turqi, por sic duket si Mustafa ashtu edhe Mehmeti mbanin llagap tjeter gje e cila e pamundesoi gjetjen e tyre.
Pas marteses Rexh Delia u shtua me Selimin, e Selimi me Ramen dhe Rama me Avnin dhe Mustafën. Mustafa njihet si biznesmen dhe familje e respektuar. Ne vitin 2019 Mustaf Mehaj zgjidhet Anetar i Keshillit te Myftinise Puke.(1)


Pergatiti
Gezim KOPANI
______________
1. Te dhenat e ketij artikulli u mundesuan nga Mustaf Ram Mehaj