Skip to main content

Posts

Jeta e profetit Adem a.s.

Para ardhjes se njeriut te pare, toka ishte e banuar nga krijesa te tjera si xhindet, te cilat bene çrregullime dhe se Allahu xh.sh. dergoi kunder tyre nje ushtri melekesh te cilet i ndeshkuan. Disa prej tyre u denuan ne thellesit e detit e te tjere ne vende te shkreta. Pas kesaj Allahu xh.sh. vendosi ne toke nje krijes tjeter te cilen e beri mekembes te ri dhe ai do ishte njeriu i pare Ademi a.s.  Nder kuptimet e tjera fjala Adem do te thote: mekembes, toke etj. Ne lidhje me profetin Adem a.s.  Allahu xh.sh. thote:  " (Perkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha melekeve: "Une po krijoj (po percaktoj) ne toke nje zevendes"! Ata thane: "A do te veshe ne te (toke) ate qe bene çrregullime dhe qe derdhen gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme"! Ai tha: "Une di ate qe ju nuk e dini. E ai (Zoti) ia mesoi Ademit te gjitha emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezantoi melekeve dhe u tha: "Me tregoni per emrat e ketyre (sendeve ...

Fisi i Kabashit në përshkrimet e Robert Elise

Keshtu e pershkruan fisin e Kabashit Robert Elise (1) ne librin "Fiset Shqiptare , Historia, shoqeria dhe kultura" " The Tribes of Albania " : Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne  fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jer...

Panairi i Kabashit Puke

(Xhamia e fshatit Kabash, Puke) Sipas rregullave te mbledhura mbi Panairin e Kabashit , historianet tregojne se ai eshte zhvilluar mbi bazen e disa rregullave te cilat duhet ti rrespektonje te gjithe. Ato rregulla ishin: 1. E drejta per panair Panairi behet vit per vit "Diten e Luleve" ne Lam Lushaj, Kabash. Ai eshte per mbare krahinen e Pukes. Ne panair ka te drejte me marr pjese kush te doje: plak e i ri, burr e grua, krene e vegjli, i vendit e i huaj, pukjane e mirditore, hoxhe e prift. Do me ardh ndokush prej venesh te tjera me shit e me ble, nuk ka kush te drejte me i thene: "Kah po shkon?!" apo "Çfar do ktu?". Ne panair, te largetit, vendas a te huaj, kane te drejte me ardh me mallin e veta nje nate para dhe me qendru gjithe diten e panairit deri dy ore pa u errësu. Ne panair, si naten, si diten, gjithkushi ka te drejte me e shpall mallin e vete me za per gjate panairit. Gjate panairit kenga dhe vallja, gurapeshi e pushka ne shej, kane diten...

Dashuria ndaj femijeve

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne xhennet ndodhet nje shtepi e cila quhet "Shtepia e gezimit". Ne te nuk do te hyje askush, pervec atyre qe kane ditur t'i gezojne femijet."

Tregtaret e mire

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Fitimi me i mire eshte per ato tregtare qe kan kujdes ne: -kur flasin, nuk genjejne. -kur iu besohet dicka, nuk e prishin besen. -kur premtojne , nuk tradhtojne. -kur blejne, nuk pergojojne. -kur shesin, nuk levdojne mallin shume. -kur jane borxhlinj, nuk e vonojne larjen e borxhit -kur u kan borxh, nuk ua rendoj kthimin e borxhit." (Bejhakiu)

Kerko ndihme nga njeriu i mire

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese do jesh i detyruar qe te kerkosh diçka, atehere drejtoju njerezve te mire." Sqarim: Thenja e profetit Muhammed a.s. me fjalen "njerezve te mir" kuptohet me ato njerez te cilet adhurojne Allahun, bejne pune te mira, flasin mir, ndihmojne njerezit etj.

Çeshtja e kesaj bote

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Puno per kete jete sikur do te jetosh pergjithmone, puno per jeten tjeter sikur do te vdesesh neser."

Mysafiri ne shtepi

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ndokujt i vjen mysafir ne shtepi, le te dije qe ai vjen me bereqetin e tij, dhe kur te largohet, largohet me gjynahet e faluara te banoreve te asaj shtepie ku ai ka qendruar."

Nga vjen e keqja?

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Te mirat me te medha dhe te keqijat me te medha njeriut i vijne prej gjuhes."

Sadakaja , ndarja e pasurise

Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Sadakaja me e vlefshme eshte te ndash nga pasuria jote derisa je i shendoshe dhe atehere kur je i detyruar te kursesh, duke shpresuar se do te fitosh dhe duke u friksuar se mos varferohesh, Mos hezito qe kur te vi shpirti per te dale, te porosisish: Jepi kete filanit, kaq filanit! Se pasuria edhe ashtu u takon trashegimtareve ." (Ebu Hurejre) Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Sadakaja me e mire eshte ajo sadaka me te cilen njeriu nuk rrezikon as veten, as familjen e vet. Dora qe jep eshte me e mire se dora qe kerkon. Kur te japish, me se pari fillo te ato te cilet u detyrohesh (qe ti ndihmosh) ." Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Kur te japesh sadaka, me se pari ndaj per vete, nese te mbetet diçka; nje pjese ndaje familjes, nga pjesa qe do te ngel edhe per te afermit, nese perseri mbetet diçka per te ndare, ndaje duke ndjekur kete rend. " (Xhabiri) Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Kush ndihmon me sadaka ndonje os...

Fitimi me i mire

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Fitimi  me i mire eshte fitimi qe njeriu e fiton me duart e veta (ne rrugen e paster e te drejte), dhe tregtia ne te cilen nuk ka mashtrim."

Pershkrim i Pukes nga Lamberc 1916

Puke,Kroni i vjeter i bere nga Ali Aga i I-re (Behte fjale tek vendi ku sot ndodhet ish komiteti i partise. Foto e vitit 1936) "...Ne Iballe u largova prej rruges se ndjekur nga "Shtajnmeci", i cili kishte ardhur ne Iballe nga Kryeziu , dhe u nisa ne nje shteg ne drejtim te perendimit duke kaluar Qafen. Prej kendej, shtegu zbret ne lumin e Sapaçit ne Berishe dhe pastaj ngjitet me nje te perpjete te forte ne shpatet e Krrabit me pyje te zeza per te kapur qafen e Tmugut. Prej andej, shtegu zbret permes lisnajave ne lugine pjellore te Qelzes dhe ngjitet ne nje nivel prej 820 m mbi nivelin e detit dhe arrin ne rrafshin e Pukes . Gjate rruges rreth e rrotull ka pamje te bukura nga ana e veriut. Jane tete vargmale njeri pas tjetrit. Secili me ngjyren e vete, nga kodrat e veshura  me gjelberim deri ne masivet shkembore dhe te hirte te mbuluara me bore. Prej kendej shihet e gjithe Shqiperia e Veriut deri ne Bjeshket e Shqiperise se Veriut dhe Malit Shkelzen... Ne koder mbi...

Myslimanet e fisit te Krasniqes Maks Lamberc 1916

"... Me lart ne luginen e Valbones banon fisi mysliman Krasniqi (1) i cili nuk e meriton aspakt namin e keq qe ka si popull armiqesor dhe i eger. Ne Gegehysen u njoha me disa pleq Krasniqas dhe vura re se jane njerez te mencur qe dine te shijojne nje barcalete te mire dhe prapseprape jane myslimane me mjaft dinjitet. Dialekti i tyre i perket grupit te Gjakoves . U ndava nga tre bashkeudhetaret e mi ne lugine e Valbones , te cilet vazhduan ne drejtim verilindor, ndersa une u nisa ne drejtimin jugore duke u kthyre ne Rajë ne hyrjen e lugines. Aty takova Beqir Noun dhe Kole Markun te cilet u treguan te gatshem te me informonin per dialektin e tyre ne kufirin me Merturin. Valbona e embel e mbushur me peshq, derdhet ne Drin, dhe fiset ; Krasniq , Gash dhe Thaç pjeken me Merturin ..." Pershkrim i Maksimilian Lamberc (2) (Shenimet e Maks Lamberc jane botuar ne gjuhen Gjermane ne gazeten e Akademise Perandorak te Shkencave ne Vjene viti 1916) 1. Fisi Krasniq eshte fi...

Shkodra e vitit 1863 nga Amili Befort

" Qyteti i Shkodres kishte 4500 shtepi te rrethuara me mure saqe pothuajse nuk shihej nje dritare. Ne kete qytet flitet shqipja. Ajo ndryshon prej gjuhes qe flitet ne jug te Shqiperise. Ne krahinat malore flitet shqipja prej katolikeve dhe serbishtja nga ortodokst , ndersa myslimanet shume pak vet e flisnin turqishten. Italishtja flitet mjaft neper qytete, por aspakt neper fshatra... Qytetaret mysliman mbanin fustanella ashtu si dhe shqiptaret e jugut. Krimbi i mendafshit rritej vetem ne Shqiperin e veriut, nuk rritej patatja.Vapa ne Shkoder gjate veres ishte e lart, e nga kjo shume shkodran kan nga nje shtepi ne fshatin Drisht ... Ndodhet edhe nje ure mbi Kir e cila eshte si nje merimange nga njeri breg te tjetri e ndertuar me 1768 . .." Pershtypje te shkruara nga Amili Befort tek libri " The Eastern Shores of the Adriatic in 1863 " "Brigjet lindore te Ariatikut ne 1863" Pergatiti Gezim Kopani

Popullsia ne meshkuj te Pukes, Iballes dhe Malziut 1878 - 1879

(Iskodra Vilayetinde bulunan Islam ve Hirstiyan nufusi zukur mikdanni mubeyin cedveldir) Numri i popullsis ne meshkuj sipas fese ne Vilajetin e Shkodres, konkretisht ne Kazan e Pukes, Iballes dhe Malziut gjate vitit 1878 - 1879 Vendi Mysliman Katolik Rum Bajrak Mulahazat Puka Iballe Malziu 3.600 4.800 - 7 - Pergatiti Gezim Kopani

Gjendja e Përgjithshme në Vilajetin e Shkodrës 1880

Raprot ne lidhje me situaten e pergjithshme te Vilajetit te Shkodres.  13 prill 1880 Sipas raportit te Mehmet Izzet Efendiut   Vilajeti i Shkodres  ne vitin 1880 zoteronte rreth 35.000 njesi banimi (hane) 2/3 e te cileve perbehet nga malsoret qe jetojne ne zonat malore , ndersa 1/3 jetojne ne qytet, kasaba dhe fshatrat qe gjendn ne pjeset fushore, gjysma e 2.600 njesive te banimit (hane) qe ndodhen ne qyetet perbehen nga myslimanet, gjysma tjeter e saj nga katoliket , ndersa 130 njesi banimi (hane) jane ortodoks, 1/5 e malsoreve te vilajetit jane myslimane, ndersa pjesa tjeter katolike. Gjendja ekonomike e katolikeve dhe ortodokseve qe merrem me tregti dhe artizanat, krahasuar me gjendjen ekonomike te myslimaneve qe merren me bujqesi, eshte me e mire. Pjesa derrmuese e popullit te Shkodres flet gjuhen shqipe. Banoret e qendres se Vilajetit te Shkodres dhe banoret e Kazave te Lezhes , Ulqinit , Tuzit , Pukes dhe Mirdites jane te falur nga detyra e ushtrise ...

Gjaqet ne Shkoder 1857

(Iskodrada kan davalarinin son erdirilmesi 1857) RAPORTE TELEGRAFIKE "Ky vendim i marr nga ana e parise se vendit dhe te keshillave vendore se duhet larguar jasht qytetit personat qe e drejton popullin e Shkodres ne akte te demshme, falja e personave qe perzihen ne aktet e vrasjes, gjakut dhe plagosjeve me kusht qe tu paguajne nje sasi te kenaqshme dijeti te afermeve te viktimave dhe ne kete menyre te vendoset paqja midis paleve te vrasesit dhe te te vrarit. Shpallja e lajmit se per ngjarjet e krimit dhe plagosjes qe do te ndodhnin pas kesaj do te permbushen praktikat qe parashikon ligji dhe feja dhe se personat qe fshehin ne banesat e tyre pjesemarresit e akteve penale te vrasjes dhe plagosjes do te internohen, ka per te mbledhjet qe behen per gjaqe ne Shkoder te bien njdeshem ne numer." Viti 1857-1858 Punimet ne Vilajetin e Shkodres per ti dhene fund Gjaqeve "Telegrafi i valiut te Shkodres ku thuhet se ne perputhje me urdherin e sulltanit qe aktet e gjakmar...

Xhamia e Hynqarit Shkoder

Ndryshe kjo xhami njihet edhe me emrin Xhamia e Selvis pasi pran saj ndodhej nje e till. Kjo xhami eshte ndertuar ne vitin 1478. Quhet Xhamia e Hynqarit qe d.m.th "mbret" pasi tek dersa e kesaj xhamie ka pasur nje pllak prej guri ku shkruante "I zoti i bamiresve dhe i zbukurimeve Sulltan Bajazit Hani II 883 (1478) i Zoti i riparimit per shpirtin e Haxhi Jusuf Cekes, viti 1854." Kete xhami e permend ne shkrimet e tij edhe Evlia Celebi. Ne vitin 1967 Xhamia e Selvise (Hynqarit) i prishet minarja dhe kthehet ne kopsht femijesh. Pergatiti Gezim Kopani 

Myslimanet e fshatit Kryezi

Fshati Kryezi-Puke (Lagjet Myslimane). Fotografi eshte bere nga Gezim Kopani , pikerisht nga Minarja e Xhamis se Brahajve Fshati Kryezi eshte i vendosur perbri burimeve te lumit Fan i Madh . Fshati ndodhet ne verilindje te Fushe Arrezit. Sipas te dhenave thuhet se fshati Kryezi eshte fshat i hershem. Thuhet se Kryeziu dhe Dizdari i Pukes jane prej deres Princenore Ziu , dhe Ziu u rujt tek fshati qe mban emrin Kryeziu . Fshati Kryezi ka dy besime, myliman dhe katolik. Sipas historianeve ne kete fshat kemi fisin Kabash dhe Gjeçaj. Nga fisi i Kabashit kemi lagjen e Zotnive , tek e cila jane: Arifaj , Dervishaj , Brahaj e Murataj . Nga fisi i Gjeçajve kemi: Aliaj , Gjinaj e Gegaj , Qukasit (ardh nga Kuzhneni), Oroshi (ardh nga Mirdita) Mardodaj (ardh nga Temali) Mehaj (ardh nga Puka), Gojani , Berisha , Toplane , Dushman (ardh nga Duzhmani) Thuhet se diku rreth shekullit XVII vjen nga fshati Iballe nje burr dhe nje grua te cilet u shtuan. Ate filluan te punesojne bujk ...

Shpend Kapllan Laçi i Pukes 1925 - 2017

Shpendi eshte djali i Kapllan Ismail Laçit. Ai lindi ne vitin 1925.Gjate jetes se tij ai njihej si burre i mencur duke ndjekur shembullin e babait te tij Kapllan Laçit. Ashtu si dhe babai i tij Shpendi u angazhua vullnetarisht ne Misionin e Pajtimeve. " Keshtu ai me vullnetin e mire dhe perkushtimin qe kishte ka luajtur rol te rendesishem ne Parandalimin dhe Pajtime te ndryshme ne rastet ku ka pasur probleme duke zoteruar ne menyre korrekte te drejtat zakonore. Kjo beri qe Misioni i Pajtimeve Mbarkombetare ti jap te drejte te marr pjese ne te gjithe territorin e Shqiperise e jasht saj e kudo qe ndodhen shqiptare e deri ne diaspor si pajtimtar ."(1) Po ashtu Shpend Kallan Laçi si figure e larte e popullit dhe te Atedheut ne lufte kunder pushtuesit nazifashit , ka gezuar statusin e Veteranit te Luftes.(2) Ndersa ne vitin 2012 per shembullin e lart si qytetar , Bashkia Kamez e vlerson si "Pensionist te Nderuar". (3) Shpend Kapllan Laçi vdiq ne vitin 2017 dhe varr...

Kapllan Laçi (1908-1993)

Kapllan Ismail Laçi (1908-1993) Kapllan Laçi ka lindur ne Laçajt te Pukes ne vitin 1908. Kapllani eshte djali i Ismail Osman Laçit (1815-1945) i cili ka qene Kryetar ne Mexhlisin e Kajmekamit te Kazase se Pukes.  Ashtu sikurse te paret e tij, Kapllani qe ne moshe te re mori mesime te vyera ne Mejtepin e xhamise se vjeter te Koder Hanit Puke. Kapllani eshte shquar per zgjuarsin e tij duke ndikuar ne shuarjen e shume konflikteve. Ai eshte i njohur si pajtues gjaqesh ne zonen e Pukes dhe me gjere. Ne moshen 85 vjecare Kapllani i dorezoj shpirtin Allahut xh.sh.                                                                                                       ...

Nata e Kadrit

Allahu xh.sh. thote: " Ne e kemi zbritur (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E kush mund ta shpjegoje ty se cfare eshte nata e Kadrit?Nata e Kadrit eshte me e mire se njemije muaj. Meleket dhe Shpirit (Xhebrail) me lejen e Zotit te Tyre zbresin ne kete nate, me te gjitha vendimet. Paqe eshte ajo deri ne lindjen e agimit. "  (Kadr; 1-5) Po ashtu per kete nate Allahu xh.sh. i drejtohet Profetit Muhammed a.s. duke i thene: " Ne ta zbritem ate (Kur'anin) ne nje nate te bekuar (naten e Kadrit). Ne deshm t'u terheqim verejtjen, e njerezit te jene te gatshem ." (Duhan, 03) Fjala Kadr do te thote: Percaktim, Miresi, nate e faljes etj. Kjo nate eshte nata e ibadeteve (lutjeve). Ne kete nate te gjithe besimtaret duhet ti bejne lutje (dua) Allahut xh.sh, pasi ne kete nate Allahu eshte afer dhe u pergjigjet lutjeve. Sipas mendimeve te dijetareve islam ka qene pikerisht nata e Kadrit ku Profeti Muhammed a.s. ka shikuar Melekun Xhebrail ne formen e tij te plote. S...

Nje kokerr hurume mund te te bej banor te xhennetit

Nje here Aisha r.a. tregon: "Nje grua e varfer, bashke me dy vajzat e saj per krahu me erdhi ne dere. I dhashe tri kokrra hurma te thata. U dha nga nje kokerr hurme vajzave. Kurse nje kokerr e futi ne gojen e vete, por vajzat kerkuan ta hanin edhe kokrren e hurmes nga goja e nenes se tyre. Gruaja e nxorri hurmen nga goja dhe ua ndau dy vajzave te saj. Kjo gje me pelqeu shume dhe i tregova Profetit Muhammed a,s per kete. Pasi e degjoi, profetit Muhammed tha: "Per hater te kesaj hurme Allahu xh.sh e ka bere banore te xhennetit." (Muslimi)

Hadithe të përzgjedhura të muajit Ramazan

Allahu xh.sh. thote ne Kur'an:  " O ju qe besuat! Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. (jeni te obliguar)Dite te caktuara , e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi),atehere ai ( le te agjeroje) me vone aq dite. E ata qe i rendon ai (nuk mund te agjerojne), jane te obliguar per kompenzium, ushqim (ditor) i nje te verferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aqe me mire per te. Mirepo, po qe se eini agjerimi eshte me i mire per ju. (ato dite te numeruara jane) Muaji i Ramazani qe ne te (filloi te) shpallet Kur'ani, qe eshte  udherrefyes per njerezit dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i te vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroje, ndersa kush eshte i semure ose ne udhetim, le te agjeroj aq dite nga ditet e mevonshme. Allahu me kete deshiron lehtesim per ju, e nuk deshiron veshtirsim per ju. (te agjeroni ditet ...

Babai qe deshironte te testonte imanin e djemve te tij

Cdo njeri duhet ti kushtoj kujdes sjelljeve te veta kudo qe te ndodhet dhe ne cdo pune duhet te jete i matur, sepse njerezit mund te ndodhe qe te mos i shikojne ato qe bejme, mund te mos i degjojne ato qe themi, ndersa Allahu xh.sh shikon dhe degjon cdo gje. Mbi keto vlera islame, trohet se kishte qene nje baba i ditur e i moshuar dhe nje dite kishte mbledhur femijet e vet dhe kishte dashur te dinte se gjendjen e besimit te tyre. Keshtu therret tre djemt e tij dhe secilit u jep nga nje pule e nga nje thike dhe u kishte thene: -Shkoni e therni keto pula ne nje vend ku te mos ju shikoje askush dhe mi sillni mua! Dhe tre djemt u larguan per te bere ate qe u tha babai i tyre. Njeri e kishte therur pulen nje perrua, tjetri pas nje kodre dhe ia kishin sjell babait te tyre. Ndersa i treti pasi kishte shetitur per te gjetur nje vend te fshehte te cilin nuk e gjen, kthehet ne shtepi me pulen ne dore te pa therur. Vellezerit me ironi e tallje i thone: U vonove kaq shume dhe nuk arrite te gj...

Profeti Musa a.s. dhe drejtesia e Allahut xh.sh

Tregohet se nje here profeti Musa a.s. e pyet Allahun xh.sh; O Zoti im! Me trego drejtesin tende? Allahu xh.sh i thote: Nese deshiron ta mesosh, atehere shko tek filan burim uji, dhe qendro aty dhe shiko cfare do ndodhe. Profeti Musa a.s. shkon tek burimi i ujit , pasi u pozicionua ne nje vend per te shikuar, vjen nje kalores. Kalorsi teksa ndaloi te pinte uje, i bie kuleta me te hodha. Pasi shuajti etjen kalorsi pa e vene re qe i kishte rene kuleta u largua. Pas tij vjen nje femije i cili po ashtu piu uje. Teksa po largohet femija verejti kulten me te holla te cilen e merr dhe largohet. Me vone vjen nje plak i moshuar i cili po ashtu piu uje. Kur kalorsi meson se i kishte rene kuleta kthehet tek burimi per ta marr mire po nuk e gjeti dhe ju drejtua plakut se ku eshte kuleta? Plaku u pergjigj qe nuk dinte gje. Kalorsi nuk e besoj dhe e mbyti plakun. Pas gjithe kesaj i habitur Musai a.s. ju drejtua Allahut xh.sh; Kjo eshte drejtesia, tjeter kush i mori te hollat dhe nje plak i mosh...

Takimi i Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s.

Ne udhetimin e Isras profeti Muhammed a.s. u takua me Pejgamberet e Allahut xh.sh. Te parin qe profeti Muhammed a.s. takoj ishte profeti Adem a.s. Ne lidhje ju sjell hadithin qe pershkruan takimin e Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s.  " Profeti Muhammed a.s. teksa u tregonte sahabeve per udhetimin e Isras dhe Miraxhit nder te tjera tha: "Ne qiellin e pare shikova nje person qe rrinte. Ne anen e djahte kishte disa shqiponja, edhe ne anen e majte po ashtu. Ky person kur shikonte ne anen e djathte buzeqeshte, ndersa kur shikonte ne anen e majte qante. Duke u kthyer nga une me pershendeti duke me thene: Mire se erdhe o Pejgamberi i drejte! Mire se erdhe o djal i drejte! Pyeta Xhebrailin se kush eshte ky person? Xhebraili me tha: Ky eshte Ademi a.s, shqiponjat qe jane te djathte dhe ne te majte jane shpirtrat e djemeve te tije. Te djathtit jane ne xhennet ndersa te majtit jane ne xhehenem. Per kete shkak kur shikon ne anen e djathte ai buzeqesh, ndersa kur shikon n...

Arif Shkreli (Ademi) , Fushe Arrez

Personi ne fotografi eshte Arif Shkreli (Ademi) i cili eshte nga te paret besimtar namazli nga qyteti i Fushe Arrezit i cili me te ardhur lira e besimit ka praktikuar islamin me namze, agjerime etj. Para shume vitesh ai ka nderruar jete , por ai mbahet mend me pjesmarrjen e tij ne faljen e namazit te xhumase se pare tek xhamia e Plumbit ne Shkoder, ne inagurimin e xhamise se re te qytetit te Pukes etj. Ne punim.. Pergatiti Gezim Kopani V/O;Fotografi qe publikohet per here te pare