(Shkalla e Meçes, Puke. Fotografi e bere nga Gezim Kopani)
Saturday, October 22, 2011
Wednesday, September 28, 2011
Sa rendesi ka deklarimi i vetes mysliman?
Kur dikush na pyet se cfare jeni? Ne japim menjehere pergjigjen sipas bindjeve qe ka personi, por kur vjen puna tek nje myslman gjerat duhet te jene te qarta duke deklaruar veten mysliman i nenshtruar Allahut xh.sh.Ne kete kendveshtrim myslimani i nenshtrohet Allahut xh.sh me zemer dhe shpirte. Nuk e nderton besimin mbi interesa te ngushta kalimtare, por mbi vlera dhe interesa me te medha qe Allahu xh,sh ka krijuar dhe ajo eshte "fitimi i dashurise se Allahut xh.sh".
Pra kur ne si mysliman e besojme Allahun xh.sh; i bindemi Atij, i lutemi Atij inshaalla do te fitojme edhe dashurin e Tij.
Kur ulim koken ne sexhde per hir te Allahut te Madheruar, Allahu i Madheruar dergon tek ai melek te veçante te cilet bejne lutje per te. Po ashtu edhe kur nje mysliman deshmon se eshte mysliman ai merr sevape dhe miresi te veçante.
Te deshmosh se je mysliman nuk eshte e thene se patjeter duhet te jesh haxhi, hafiz apo imam ose muezin ose njeri qe shkon ne Xhami. Jo, edhe keto jane, por nese nje person e deshmon "Shehadetin" duke besuar keshtu Allahun e Madheruar , Kur'anin , nje i tille eshte mysliman.
Islami nuk i jep perparsi vetem Xhamise. Ai i jep perparsi gjith aspekteve te jetes , ka nje dimension shume te gjere e te larmishem. E them kete pasi siç e dini me date 1 tetor 2011 qytetaret Shqiptare, e ne rastin konkret edhe Puka do i nenshtrohet regjistrimit, ku nje nder pyetjet eshte dhe deklarimi i fese. E kam fjalen per censusin.
Myslimanet te gjithe sa jane duhet te deshmojne besimin e tij mysliman pasi kjo eshte ne interes te tyre.
Ky deklarim si mysliman eshte nje respekt edhe i te pareve tane, duke deklararuar se je mysliman ke respektuar krijuesin tend Allahu xh.sh, besimin tend, familjen, baban, gjyshin, fisin tend etj.
Le te lusim Allahun e Madheruar qe ky proces te jete i sakte, korrekt dhe jo i deformuar!
Pergatiti
Gezim Kopani
Date: 23.09.2011.
Saturday, September 3, 2011
Mejtepi i Kabashit
Vlerat fetare dhe arsimore te Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke
Nga arkivi i Myftinise Puke edhe nga kujtesa e besimtareve , mejtepi i xhamis se fshatit Kabash Puke ka fillur ne vitin 1780. Ne fillim mesimet filluan brenda xhamise per te vijuar me pas ne godinin e mejtepit e cila u ndertua me kontributin e vete besimtareve mysliman perball xhamise. Ne fillim ishte nje kateshe pastaj per nje kohe ishte dy kateshe. Rreth vitit 1904 mejtepi i Kabashit u mbyll per shkak te mungeses se kuaderit per tu rihap ne vitin 1912 nga imam Sadik Prishtina i cili erdh si emigrant poliktik nga Kosova ne Kabash. Krahas ushtrimit te sherbimit fetar, imam i Xhamise, dhe mesime ne Mejtepin e Xhamise se Kabashit. Rihapja e Mejtepit te Xhamise Kabash eshte bere rreth vitit 1914. Vit ky qe shenon fillesat e arsimit ne fshatin Kabash . Mejtepi i Kabashit ka vazhduar edhe gjate pushtimit Austro-Hungarez ( 1915-1918). Autoritetet vendore njoftuan aso kohe: " Komanda (ushtarake) verene se nuk eshte mendimi per nje shkolle popullore, por per nje shkolle besimi muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqishtja." (S.Sinani, 60- vjet shkolle shqipe ne Kabash,Puka dhe shkolla,V/1978 fq.92)
Perveç mesimeve fetare , hoxhallaret jepnin edhe mesim te gjuhes shqipe, dije mbi historin e natyren (gjeografin etj), por meqellim uljen e vlerave Athedhetare Austro-Hungarezet e quanin "Shkolle e mesimit muhamedan".
Me 1917 imami Sadik Prishtina (Luma) kreu nje kurs pedagogjik ne Normalen e Elbasanit. Pas ketij kursi ai u emerua zyrtarisht nga Ministria e Arsimit te asaj kohe mesues ne shkollen fillore te Kabashit duke u hapur zyrtarisht ne godinen e Mejtepit te xhamise Kabash shkolla e pare shqipe me mesues hoxhe Sadik Prishtinen , imam i xhamise se fshatit Kabash, Puke.
Godina e mejtepit u perdor per shkolle Shqipe ku me vone ju vendos edhe nje kat me mur. Kat i ndertuar me derrasa nga jashte simbas modelit "çardak."
Me poshte paraqes nje pjese te nxenesve qe kane marr mesim ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash Puke:
1. Shaban Rexha (Lajthize)
2. Sahit Hoxha (Lajthize)
3. Sahit Islami
4. Syl Isufi
5. Gjoke Matia (nga Dedajt)
6. Bejaze Brahim
7. Bajram Istref Arifi (Meçe)
8. Bajram Isuf Llukaj (Kabash)
9. Rexhep Cina (Meçe)
10. Ali Hasan Furriku (Meçe-Klos)
11. Jemin Ramadan Kopani (Meçe)
12. Sadik Adem Gjura (Meçe)
13. Brahim Tahir Lluka
etj
Per te mesuar me shume mbi islamin ne fshatin Kabash mund te klikoni ne kete link:
Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash
Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë
Pergatiti
Gezim Kopani
Per te mesuar me shume mbi islamin ne fshatin Kabash mund te klikoni ne kete link:
Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash
Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë
Subscribe to:
Posts (Atom)
.jpg)