July 15, 2018

Shtatë Bajrakët e Pukës

Sikurse dihet në fillim njerëzimi ishte i organizuar mbi bazen e fiseve. Në Shqiptari zonat malore quheshin Malësi e cila natyrisht vjen prej fjalës: mal. Për ta kuptuar këtë Faik Konca thotë: "Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë Male. Fjala mal tregon vërtet një mal, por me të cilin kuptohej njësi dhe drejtimi i atij vendi. Pëshembull viset fushore do të thoshin: "Mali i Shalës po shkon në luftë!" Pra shqiptarët ndarjen dhe sundimin e tyre e quanin "Male ose Malësi" p.sh; "Malsia e Gjakovës", ndërsa më vonë Perandoria Osmane i quajti Bajrak që do të thotë: "Flamur".
 tej Faik Konica shkruan: "Më sa duket, në kohen e pushtimit turk (osman), secili mal kishte flamurin e vet. Kreu i Malësisë ose Bajraktari ishte një përson që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i ati (baba) dhe, në mungesë të tij i lihej mashkullit më të afërm nga farefisi. Ky quhej nga shqiptarët dhe nga autoritet osmane Bajraktar. Në shumicen dërmuese Bajraktarët sundonin sipas Kanunit të Lek Dukagjinit dhe zakoneve të vendit ku ato ishin." (1) 
Harta e rrethit Pukë


Gjatë sundimit Osman , në fillim Bajraku kuptohej si njësi administrative me pas edhe titull ushtarak për të vijuar deri edhe në kuptimin administrativ dhe qeverisje. Dihet veriu i Shqiperise ka 12 fise të përbëra nga: Hoti, Morina (Orosh, Spaç, Kuzhnen), Kabash, Gash, Dukagjin (Shal e Shosh), Kelmend, Krasniq, Thaç, Grud, Berishë, Shkrel dhe Bytyç. Për nga rëndesia pas Hotit dhe Oroshit i treti fis që vjen është  fisi i Kabashit Puke.
Fisi i Kabashit është Fis i parë në shtatë Bajrakët e Kazasë së Pukës të përbërë nga: Kabashi ,  Berishë, Qerret, Pukë Iballe Thaç (Bugjon) dhe Malzi .(2) Sa i takon rënditjeve ka qendrime të ndryshme p.sh: prof. Xhemal Meçi ka rënditjen e tij po ashtu edhe prof. Kahraman Ulqini ka bërë këtë renditje:

1. Kabash (Bicaj , Hadroj , Rrape, Qelez )
2. Pukë ( Blinisht , Buzhalë , Levrushk , Millë , Ukth , Lajthizë) 
3. Qerret  ( Qendër Bajraku Qerret i Eper, Qerret i Poshtem , Koman , Kçirë , Karmë , Dush) 
4. Iballe ( Arst , Dardhë , Flet , Kulumri , Kryezi , Miliska , Mzi , Trun , Xath , Sakat)
5. Bugjon = Thaç (Fierzë , Kokdodë , Porav , Mertur Gurit ,  Aprip Guri)
6. Berishë - Katundi i Kishës Qender Bajraku ( Berish e Eper , Berish e Poshtme , Berish Vendi )
7. Mali i Zi (Shikaj qender Bajraku , Kalimash , Mgullë . Petkaj , Pistë , Shtanë , Spas , Shmri ) 

Bajrakët e Pukës kanë funksionuar sipas Kanunit të Lek Dukagjinit , zoakonve vendore , por edhe sipas rregullit të quajtur "rregulli i maleve", rregull ky i lejuar nga vete Perandoria Osmane. Sa i takon rregullit mbi funksionimin e Bajrakeve Prof. Xhemal Meçi ben me dije se: "Shtat Bajraket e Pukes kan funksionuar sipas asaj qe njihet si: "Beslidhja e shtate Bajrakeve", dhe kan funksionuar sipas rregullit te quajtur: "Sullet e Beslidhjes". Sullë ka kuptimin e rregullit apo ligjit.

Beslidhja e shtate Bajrakeve

Beslidhja ndyrshe quhet edhe Kuvendi i Shtate Bajrakeve ashte e drejta e Kuvendit te Shtate Bajrakeve. Kuvendi i Shtate Bajrakeve me kren e bajraktar, pleq e stepleq dhe pleqsite e katundeve me lajmetaret e djelmnin mbas tyre, bajn beslidhjen e Shtate Bajrakeve nder vedi, si dhe te Shtate Bajrakeve te Pukes."

Rregullat (Sullet) e Beslidhjes

Sullet (ligjet apo rregullat) e Shtate Bajrakve jane: 1. Me ba pajtime gjaqesh brenda juridiksionit. 2. Me vu bese per me ndalu gjakmarrjet e shpise me shpi per aq kohe sa e ka caktue Kuvendi i shtatë Bajraqeve mbrenda Shtate Bajrakeve, si dhe per rastet e Beslidhjes me malet kufijare, 3. Me caktu detyrat per djelmnit e bajrakeve per me shkue ne lufte kunder armikut te vendit e me ndihmue Vezirin e Shkodres me mbrojte kufijte e vendit 4. Me i djeg shpin dhe me i marr gjane (lop, dhen e dhi), gjobe kur ndonjë then Beslidhjen."(Prof.Xhemal Meçi, "Kanuni i Lek Dukagjinit" fq.128-129)

Organizimi i fisit (3)

Organizimi i fisit behet duke pasur parasush organizimin e vet fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, dhe i krahines mbare me pleq, kren, bajraktar dhe zotni (Ag). Rradha e bajraqev ka rendesi me vlera kanunore ne kuvend , lufte, ndeje etj. Për këtë sipas prof. Xhemal Meçi kan ndihmuar dy dokumenta: I pari i vitit 1880 dhe i dyti i vitit 1924 e bëjnë të qartë posicionet dhe rëndesin e tyre.
Lidhja fqinjësore vendore, krahas lidhjeve fisnore, dalin me te ndriçuara dhe me të shprehura, qe perbejnë lidhjet baze te organizimit te fshatit dhe te bajrakut.

Marredheniet ekonomike

Marredheniet ekonomike jane nje arritje tjeter qe ka pasqyrim shume te gjere se varianti  i dhene nga Shtjefen Gjeçovi. Pra, nga 36 nene qe ai thote Kabashi, Puka arrin deri ne 76 nene. Ne to perfshihen: udhet e shtigjet, bujtina e dugaja, e ndamja e shtepise, shitblemja (tregtia), dhenia e tokes me fitim e nderrim (tram), punetori ,  hua me page dhe me borxh, dami dhe denimet etj.
Mbrapshtinat (grindjet) kunder jetes me vrasje, perdhunime , gjakmarrje, pajtimet e gjaqeve dhe masat kanunore te parandalimit te gjaqeve, zene nje vend te rendesishem, si shprehje e humanizmit dhe e unitetit te popullit per te jetuar ne paqe e harmoni.

Kisha dhe Xhamia

Nder shekuj kisha dhe xhamia kan bashkejetuar ne Kabash , Puke etj pa i ra ndesh njera-tjetres. Kete realitet e fakton dukshem rapsodi, poeti i Kabashit, "artist i merituar", Prendush Gega me 1903 ne vagjet si keto:
"Ti n'Kabash ndoj her je kan.
E ke pa ni xhami n'lam?!
Aty nget ni kish ish kane.
Dere per dere kish' e xhami.
..."(5) 
Komunitetin musliman e gjejme te shprehur ne nje mase te dukshme qe ne shek. XVII (I.Zampiti, Relacione II..., Tirane , 1965, fq.77-80 (4)

Xhamia e fshatit Kabash, Puke 1940


HISTORIK I SHKURTER I SHTAT BAJRAKVE 

1. Bajraku i Kabashit

Bajraku i Kabashit ndodhet ne Shqiperin veriore pikerisht ne zonen (rreth) e Pukes. Shtrihet ne anen e majt (apo jugore) te lumit Drin , pra ne veri te qytetit te Pukes. Bajraku i Kabashit eshte fis i pare ne shtat Bajraket e Pukes. Vendbanimet më kryesore jane: Kabash, Puke, Qelez, Qerret, Meçe, Ukth, Bushat, Dedaj, Micoj ,Kryezi , Dardhë etj. Sipas historianëve por edhe sipasj kujteses popullore fshati Kabash eshte vendbanim i hershem. Ai permendet nga deteret Osmane me 1571 , nga hatografet (Françesko Marin Koronelli) e vendeikut me 1688, hartat italiane me 1689 etj.
Ne fillim trevat e Pukës i perkisnin besimit pagan per te ardhur me pas tek besimi i krishter dhe me pas tek besimi islam.
Fisi i Kabashit eshte i pari fis i Shqiperise se veriut i cili u konvertua ne fene muslimane. Sië e permenda me siper para besimit islam Bajraku i Kabashit i perkiste besimit katolik madje aty u ndertua dhe kisha me emrin Shen Gjon Pagezuesi po ashtu thuhet se ka pasur dhe nje Abat, Benediktin  ku u ndertua kisha e Shen Palit tek vendi i quajtur Gryke - Kabash dhe qe thone se mund te jete ndertuar rreth shekullit te 14-te. Me ardhjen e besimit islam u ndertua ne Lam Lushaj mesxhdi i pare islam rreth vitit 1523 e cila me vone u be xhami. 
Nga te dhenat historike por dhe e kujteses popullore dhe jo vetem Kabashasit jane te hershem shume. Nder familjet autoktone jane: Dukagjini , Manushi (i pari i tyre Sulejmani), Ziu dhe Gjeraj (kjo e fundit dalun fare) Per tu popullore me pas nga kater djemt e Lek Kolonjes te ardhur nga Kolonja e jugut te Shqiperise te cilet me pare kishin zbritur atje. Albanologu Robert Elsie thote: "Ka te ngjare qe te kene ardhur nga rajoni i Janines qe tani ndodhet ne Greqin e veriut."  Shiko: Robert Elsie "Fiset Shqiptare" fq. 271)
Ndersa Prof. Xhemal Meçi shkruan: "Fshati Kabash i Pukes ne dokumentet e regjistrave osmane del si fshat me vehte. Ndersa Prof. K. Luka ne studimet "Topografike te shek. XV-XVII te viseve te Pukes" , jep permbledhtas te dhena te mjaftueshme per Kabashin bashke me burimet qe nga shek.XVI.
Me 1529-1936 Kabashi ka 24 zjarre (shtepi - familje). Ne regjistrimet e viteve 1571, 1591 numri i zjarreve jane 14 dhe 15, duke pasur nje pakesim te ndjeshem. Duket se ne kushtet e pasigurise e rezisteneces antiosmane pati nje emigrim masiv prej Kabashit te Puke me ne periferi te viseve te Pukes pertej krahines, ne vende me te sigurta apo per ne vende me te mira. Gjergj Bardhi me 1622 e shenon Kabashin , Shën Pal ne Dukagjin me 320 fryme. Viset e Pukes aso kohe ishin ne perberjen e treves se Dukagjinit Mesjetar. Frang Bardhi me 1637 jep rreth 32 shtepi me 230 fryme. Perseri ne gjysmen e pare te shek. XVII kemi nje dyfishim te shtepive. Ose kemi kthim te familjeve te larguara, ose te adhur  te ri prej krahinave per rreth apo zonave te tjera psh; sic tregon tradita ne Kashnjet etj...
 
Lagjet e Kabsahit jane:
 
Lagjia Breg 

Ne perendim eshte lagjia Breg qe banohet nga Çollakë, Leke, Barxhan, Lushë dhe Hadroj. Ne keto vende kan qene dhe shtepit autoktone: Dukagjni , Manushi (Sulejmani) , Ziu dhe GjeraGjerja fillonte ne kufi me Qelzen, ne veri perendim te Qafe Rrgjanes, ne nje rrafsh pjellore dhe te ujitshem. Gjerajt dolen fare. Ne keto vende jetonte edhe Manushi. Perberja e banoreve te kesaj lagjeje ka pesuar ndryshime. Gjera qe kishte toke edhe ne Gjytetzë, ku deri me 1980 ka qene nje geshtenje shume e madhe me emrin e Gjers qe i thoshin: "Kshteja e Gjers" po ashtu kishin toke edhe ne Lluke, ane veriore. Thuhet se ne nje konfliket qe Gjerajt paten me Lluket aty nga fillimi i shek.XX, u largua per ne Kosove.
Kater familjet autoktone jane gjet  ne Kabash nga kater djemt e Lek Kolonjes. I pari i familjes autoktone te Manushve ishte kan ba mysliman dhe i kan pas vendos emrin Sulejman. Njerzit kur pysnin se: Ku po shkon? Me respekt apo perkdheli thonin: Jena te shku tek Mani! Nga ketu ka ngel emrin Man , Manushi. Familja Manushi kishte gjithe lagjen Breg deri ne kufi me Gjerajt ne jug perendim, kufi me Qelzen deri ne Qaf Cinë. Nga veri lindja ndiqte perroin e Vameçit. Te paret qe moren pjesen me te madhe te tokeve te Manushit jane Hadrojt (Osmanuket, Cubaket etj). Nga fillimi i shek XIX ne Kabash ra "harsalleku" (duket se kolera) qe shkaktoi shume vdekje. Dhe nga familja e Manushit pati mjaft te vdekur. Osmanuket (Hadrojsit) i shkun nen dritaret e kulles dhe i thirren ne se ishte kush i gjalle? I zoti i shtepise se Manushve ju pergjigj duke ju lutur ta ndihmon per varrosjen e kater te vdekurve, se te gjithe te tjeret ishin te semure rend, ne prag te vdekjes! Osmanuket dhe Cubaket per sherbimin me rrezik jete, i kerkuan token ne anen e djathte te Gomines. Manushi pranoj. Keta moren te vdekurti dhe i varresne ne Podet, Podet e Ulicave (Podet e Rrugeve), qe me pas jane quajtur Podet e Osmanuks. Aty ka pas shume geshtenja shekullore. Ne fund te Podeve , ne jug ishte nje guve, shpelle vertikale. e quajtur "Gropa e Kaurrit." Shume e thelle dhe aty i hodhen kufomat dhe i mbuluan ne gryken e guves me dege geshtenjash. Me pas varrosen aty dhe dy Manush te tjere. Ne anen e majte bregut te Gomines ne Kabash banohet prej Lushajve, Barxhajve dhe Hadrojve

Toponime:

-Brraka Brores,  perendim
-Kroni i Brores
-Koder Voz , perendim
-Brraka Lejfiz, perendim
-Brraka Helmit (ka marr kete emer per shkak te daljes se luleve te helmit)
-Mrizi Rrenimit
-Mulliri i Rrenimit (dal prej shpatit te rrenuar)
-Toka e Skacit
-Kroni Skacit
-Koder kuqe
-Koder Lejfiz
-Mbaskuje, perendim
-Kroni Djutit (sot Kroni i Lushaj)
-Kodra mbi Krut (Braka e Madhe - Brraka e Djutit)
-Brraka e Lemakuqit , (brrake Lamit )
-Qaf Burg (rruga per tek shtepia e Sahit Hoxhes, Burgje)
-Ara Mus (Ara Madhe, Brake Mus, Barxhan)
-Hamalla e Met Beçs
-Maja e Picrragit (Picragu eshte nje lloj hardhuce. Pisket e shurdhon njeriun.)
-Podi Bals
-Gryka Preçit
-Qafa Rrgjans; Qafa Madhe, Qafa Vogel
-Te pushimet , nen Qafe Rrgjan
-Kroni Gjarpnit (ku pushonin me dushqe ne shpin.
-Guri i Zi; Çumi, mal.
-Brraka e Pjanes
-Verrat e Sipes (kufi Lejthize)
-Kodra Shlisht
-Brraka Farks - Kroni i Brrakes Farks
-M'Qafja Manushit (qafa qe merr per te Ura e Dermanit, Vameç)
-Qafa Marka Nikes (tani e Rexhve; Gurani Manushit)
-Lami Manushit ,
-Mulliri i Manushit (edhe sot mulli, por se mulliri e malet i kan ble Çollaket. I ka shi i fundi i Manusheve Zef Ndue Manushi i cili ka dal ne Puke.)
-Gropa e Kaurrit
-Livadhi Gat (breg Gomin)
-Mandat e Sevapit
-Ara e Krutit
-Shalzat
-Brraka e Shalzave
-Brraka e Qeses
-Kllada Laçit
-Ara e Myftarit
-Via Pushtrise (vija e ujitjes prej Vameçit, mbi ure te Dermanit e te shtepia e B.Alise, pergjate krahut te djathte te Gomines.)
-Lami (Lami - Izlam)
-Kodra e Lamit
-Ara Izlam (Azmanit) , 
-Ara Uke Muse (Furrikaj, dale fare)
-Rroskolliçi
-Podi i Rroskolliçit
-Guri i Shkypes
-Braka e Qezmes
-Guri i Çobave
-Qafa Dushnit
-Brraka e Dushnit
-Nen Gurt e Çobajve
-Mrizi i Kabashit, mbas Hijes Madhe kufi me Qelze.
-Kodra e Barakut (ku Nemcja vuri flamurin e Asutro Hungrairsne vitin 1916).

Lagjia e Qendres 

Toponime

Shtrihet prej Ures se Dermanit deri ne Kokaj dhe prej Qytetz deri ne Vameç. Ne qender eshte Lam Lushaj me xhamin ne perendim, dhe kishen e Shen Gjonit ne lindje. Pervec perfitimit nga "Rreforma Agrare" nga I.H ble prej Z.LL. Ata paten ble prej Lushes Sadik Prishtines (hoxhe i ardhur nga Kosova. Tokat e tjera te lushajve i gezojne vete. Nga jugu Preçajt shtrihet toka e Q.I dhe B.Ll ndersa ne veri te Barxhaneit te Eper shtrihet Çollaket. Toponime te kesaj zone jane:
-Kodra Gat
-Kodra Krihe
-Hordop
-Ara Nen Duaj (Barxhan)
-Brraka Fakrs
-Qershia Babs e Mandi
-Livadhi Zmajlit (Ismail Kopani, i cili pati tre djem; Hysni, Sadri dhe Isuf)
-Hurdha e Gavixhit. (Hurdha e Gavixhit eshte nje hurdh e thelle e bere nga uji Vameçit ku lahen te rinj nga Kabashi, Puka etj.)
-Mullini i Furrikut
-Rrahi Pjeshk
-Kroni i Pjeshks
-Guri i Palushit
-Prroni Ims
-Qafa e Arshus
-Gryka Arush (Dikur keto vende kan qene te mbuluar krejt me geshtenja)sot Keshtenja e madhe, geshtenje mbi 3 shekuj.
-Kshtenja madhe
-Vorri i Istikamit (Disa e lidhin me operacionin turk te itit 1912 kunder Halil Muses e Hasan Nezirit , ku mbeten ne "istikam" ne forme "vorri".
-Ara e Kurt Asanit
-Mulliri i Islam Çollakut
-Livadhi i Mullinit
-Brraka e Belikit
-Livadhi Mollit
-Vija e Mollit


Fotografi e vjeter, Fshati Meçe, Kabash - Puke

Me Qafaliajt (Qaf Alia apo Qaf Leka) jane edhe familja Kopani. Kjo familje ne krye te heres mbahen mend dy shtepi Kopani . I pari i familjes Kopani eshte: 1. Musa per te vijuar me 2. Imeri , 3. Neziri i cili u shta me: Islam , Mustaf  dhe Dem . Per me shume shiko pemen gjenealogjike te familjes Kopani dikur familje patriakale.
Ne fillim Musë Kopani banonte ne qender te Kabashit pasi i pari i tyre Qaf Alia pra Qaf Leka ishte i pari i fisit , por me shtimin e familjes si dhe per munges te tokes Musa kaloj tek stani i vjeter , ne Meçe. Te moshuarit e fshatit Meçe thonin: "Fshati Meçe eshte i hershem shume dhe ka dal prej fshatit Kabash i Pukes." Nese do bazohemi ne pemen gjeneologjike te Musë Kopanit mund te themi se fshati Meçe eshte vendbanim mbi 300 vjeçarë. Ne vitin 1964 fshati Meçe shpallet fshat më vete. Fshati Meçe perbehet nga lagjet: Meçe Ngarrel Klos Cinë Krovë dhe Vameç . Fshati ka nje lartesi prej 300 m - ne 800 m mbi nivelin e detit. Dikur fshati ka pas 25 shtepi. Sipas studimit te bere nga Prof. Xhemal Meçi me fjalen Meçe kuptojme: Buzë Ujë. Fshati ka shume pak toke buke, ne keto rrethana banoret e ketij fshati jane marre kryesisht me blektori. Sipas te dhenava dikur familjet e fshatit Meçe kan pas nga 300 deri ne 600 krerë dhi e dele. Pershembull familja e madhe Kopani ka pas deri ne 600 krere dhi e dele. Po ashtu numer te madh bagetish kan pas edhe shtepia e Furrikajve . Ajo pak toke buke jane ujit nepermjet Vijes se Kopajve e cila e ka jazin tek Mulliri i Madh dhe me pas vazhdon ne drejtim te Koder Krysë, per te vijuar deri tek shtepia e Jemin Ramadan Kopanit . Vijë tjeter eshte ajo e Krove te cilen se pari e ka nxjerr i vetem Deli Krova (thuhet se ka lindur ne vitin 1770-1845). Kjo vije kalonte ne terren teper te veshtire, dhe per kete duhesh ndertu lug/lugje per kalinin e ujit. Per kete vijë duheshin rreth 40 lugje. Me lejen e banoreve lugjet kan kaluar nga arat e Adem Haxhise (Kopani) dhe Ahmet Hysen Kopanit. (4) Per terheqjen e lugjeve duheshin jo me pak se 11 burra. Ne vitin 1970 kjo vij u hap nga koprativa buqesore me dinamit duke heq pjesen e veshtire te lugjeve.
Ne fshatin Meçe ka pas:  Shkolle, Furre buke, DyqanMiniere, Poste (ne Ngarrel), dhe Karakoll (burg). Kerkimet e para per pasurit nentokesore ne fshat u bene ne vitin 1917 nga gjeolog Austro-Hungarez. Sipasoj e luftes kerkimet u nderpren per te rifilluar ne vitin 1923. Germimet per pasurit nentokesore u ben ne Ngarrel, tek Hurdha e Zeze etj. Nga fundi i vitit 1925  Miniera e Ngarrelit filloj prodhimin. Per nxjerrjes e minerealeve kishin ardh inxhiner nga Italia. Ne vitin 1930 punetoret zhvilluan nje greve per shkak te pageses se vogel duke pasur parasysh veshtirsin e punes. Ne keto minire thuhet se kan punuar nga 300 deri ne 350 persona. Si pasoj e hapjes se Minieres , u rrit mireqenja e banoreve te fshatit Meçe. Puna ne miniere vijoi per rreth 14 vite. Krahas nderteses qe u ndertua per administraten u ndertua dhe Karakolli (burg). Karakolli u ndertua tek Boka e Ngarrelit. Karakolli u ndertua me qellim sigurimin e minieres. Po ashtu u ndertua posta dhe xhandarmeria.  Per rreth ketyre nderstesave u ndertuan 3 dyqane te vegjel me ushqime, kafe etj. Miniera e Ngarrelit mbyllet ne vitin 1943 per tu rihapur ne vitin 1970. Kjo minier kishte sasi te konsiderueshme bakri (thuhej dhe ari) gje e cila beri te hapen deri ne 5 galeri. Gjate kesaj kohe u hap mensa dhe u ndertua nje fjetore per tekniket. Nder tjera ne fshat bie ne sy ajo qe quhet; "Shkalla e Meçes".  Ajo ndodhet ne anen lindore te fshatit. Ne ana jug perendimore nga Beltus mbi Zalle deri ne vijë te Krovës. Nga ana tjerter eshte Guri i gjate, ku kalon Rruga e Shkalles e cila vjen duke u ngushtu ne drejtim te Kunores se Shkolles, ketu ajo formoin nje lak i cili quhet Laku i Kunores. Ketu ka qene buni i Ksolles se Lakut.
Ne anen tjeter te berrakes eshte nje rrasë guri me e errte, e cika permbi ka nje burim, ku ne brendesi te ciles thuhej se eshte Mulliri i Zanave. Perballe Koder Meçes ne dalje te shkamit i cili zgjatet drejt Kunores ku formon nje lak te gjate. Ky shkam zbret thik nga ana jug lindore ku ka disa shpella te vogal te cilat jane te paarritshme. Njera nga keto quhet "Shpella e Korbave". Poshte kesaj shpelle ndodhet nje rruge e cila te dergon tek nje rrafsh i cili quhet Podi i Hurdhes se Zeze. Thuhet se ky pod eshte vendbanim i hershem  madje Bafti Murati e Murat Dema kan gjete monedha (pare) sermi dhe argjendi. Sipas legjendes besonin se keto i nxirrte "Ora e tokes" e cila thuhet se shafqej ne formen e nje gjarperi (kjo sic duket rrezet e diellit pasqyronin ne ujin e ujvares se Hurdhes se Zeze e cila krijonte pershtypjen e nje krijese). Ora e tokes shfaqej gjate Diteve te Veres me qellim dhenien bereqet fshatit.
Rreth vitit 1930 ngjit me Hurdhen e Zeze jane bere germim per baker. Thuhet se ajo ka pasuri te madhe madje ajo ka nje damar qe shkon pas malit. Me ne veri lindje afer rrases se gurit gjendet shpalla e quajtur "Shpella e Rrases" ne te cilen jane gjetur hekura ne forme prashajke e cila perdoret per prashitje. Te tilla jane gjetur dhe ne Fushe Kori ne anen veri lindore te saj. Sipas Kopajve te Meçes , Shkalla e Meçes ka qene pylle lisi (ah dhe bung). Afer Kunores ishte ahisht, prandaj ka mbet toponimi Shkita e Ahave.

Zogu mitologjik i Shkalles Meçe - Lorza 

Sipas banoreve ne Shkallen e Meçes eshte shikuar nje zog i rralle i quajtur Lorza. Lorza eshte zog legjendar. Eshte nje lloj shqipeje qe jeton ne Shkollen e Meçes dhe thuhet se ai zbriste deri tek Podi i Hurdhes se Zeze. Disa thone se hurdha ishte vendi i ketij zogu. Teritori i Lorzës shkonte deri ne Imë (vend me siper Shkalles se Meçes). Ate qe e ben interesant si zog eshte se; Thuhet se Lorza kishte aftesi te imitonje zera njerezish , dhishë etj. Duke fluturuar lisave leshon here here zerin e nje dhie. Bariu behej marak se eshte larguar ndonje dhi dhe i vihej pas zerit. Vazhdon keshtu derisa sa e kuptonte se eshte Lorza. 

Hurdhat e fshatit Meçe

Ne anen lindore te fshatit Meçe, pra nga Shkalla e Meçes gjendet disa hurdha te cilat kane pamje te mrekullueshme. Hurdhat me te njohura jane: Hurdha e Zeze e cila ka nje ujevare rreth 7 m te larte, per shkak te ujit qe hidhet eshte krijuar nje guve e thelle. Per shkak te thellesise i jep pamjen e erret prej nga ka marr emrin dhe hurdha. Kjo hurdhe ka nje thellesi prej 9 m. Hurdha e Caks eshte e thelle deri ne 5 m. Hurdha e Frashnit e cila ndodhet posht Koder Kryse,  Hurdha e Gureve e cila eshte e thelle dhe e rrethuar totalisht nga shkembijne te medhenje dhe te lemuar. etj. Te gjitha hurdhat e fshatit Meçe jane te panjohur jo vetem per pukjanet por edhe per banoret e fshatrave kufitar me fshatin Meçe. Sa i takon turizmi ne rrethin e Pukes , hurdhat e fshatit Meçe mund te behen nje nder destinacionet turistike jo vetem ne rrethin e Pukes por dhe me gjere.


Perroi i fshatit Meçe - Vameç

Ndryshe peroi i fshatit Meçe quhet Vameç . Sipas banoreve te fshatit thuhet se ne kete perrua dikur eshte dhe ka jetuar nje krijes mitologjike quajtur Gzheta . Kjo krijes haset ne mitologji ku per nje femer te bukur shume, me floke te zeza e te gjate e te leshuara. Sipas banoreve krijesa metafizike eshte shikuar disa here tek Hurdha e Zeze e disa thone per Hurdhen e Frashnit (siper hurdhes se zez). Sipas prof. Xhemal Meçit thuhet se:  Sadik I. Kopani dhe Rrust I. Meçi rreth vitit 1930 e ka pa Gzheten tek Hurdha e Cakës.  Ata kan treguar se: Ajo ishte mbi nje gur dhe po krihte floket e gjata e te zeza. Sapo e shikova eshte hedh ne hurdhe. 

Mullit e fshatit Meçe
 
Fshati Meçe eshte nje nder fshatrat qe ka shume mulli. Pa veshtirsi permendi: Mulliri i Madh. Ky mulli ka qene siper vendit i quajtur "Laku i Mullirit" Mulliri i Ahmetit (Ahmet Kopani), Mulliri i Jeminit (Jemin Kopani), Milluri i Bokes, Mulliri i Ngarrelit, Mulliri i Metit, Mulliri i Cinës, Mulliri i Niman Avdise etj

Stanet

Po ashtu fshati Meçe ka disa stane (buna) si; Çershija e Stanit Stani i Kopajve Stani i Nimanit etj.

Arsimi ne fshatin Meçe

Ne krahasim me numrin e popullsise fshati Meçe renditet te fshatrat me te arsimuar ne rrethin e Pukes. Qe heret, ne te gjitha shtepit e fshatit Meçe gjen lehtesisht te arsimuar duke filluar nga shkolla e mesme deri me fakultet. Pothuajse te gjithe te paret e fshatit Meçe kan marr mesime ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash , per te ardhur ne kohen e fillimit te arsimit zyrtar nga Shteti Shqiptare.
Shkurtimisht po permend te arsimuarit ne Mejtepin e Kabashit: Nezir Imer Musë Kopani , Islam Nezir Kopani , Mustaf Nezir Kopani , Man Islam Kopani , Hysen Islam Kopani , Ramadan Man Kopani , Jemin Ramadan Kopani , Bajram Isuf Llukaj , Bajram Istref Arifaj , Rexhep Cina, Ali Hasan Furriku , Sadik Adem Gjura , Brahim Tahir Lluka .
Per te vazhduar me brezin e me vonshem ku pothuajse te gjithe kane ndjekur arsimin e mesem, dhe ne çdo shtepi ka me arsim te larte. Nga te arsimuarit ky fshat ka nxjerr: mjek/e, gjyqtar, oficer te larte ne Policin e Shtetit, arkitetk/te, inxhinier/e, ekonomist, historian, mesues, teolog , gazetar, gjeolog, veterinar,infermier/e, topgraf etj. Nga te arsimuarit mund te permend disa: Rrust Nimani , Halil Kopani , Xhemal Meçi , Halit Furriku , Xhevdet Kopani , Mustaf Kopani , Islam Guri, Hydajet Kopani, Qamil Furriku, Artur Kopani, Halil Baci, Gezim Kopani , Skender A. Kopani , Valbona R. Kopani , Ramadan Kopani , Artur Sh. Kopani , Asim A.Kopani , Astrit Xh. Meçi , Denisa A. Meçi , Hasan A. Furriku , Fatos Furriku , Hasan Furriku , Islam Guri , Erand Baci , Ermal Baci , Agim R. Kopani , Armand H. Furriku , Behije Riza Kopani , Besnik Bajram Kopani , Demir Furriku , Fatmir A. Kopani , Mimoza B. Kopani , Riza M. Kopani , Sherif R. Kopani ,  Halil Furriku , Hamit Laci , Haxhi Llukaj , Ilir Cina , Muharrem Furriku , Rifat A. Kopani , Sherif B. Fusha , Xhevahire S. Kopani , Zenel Llukaj etj.

Varrezat e fshatit Meçe

Fshati Meçe ka tre vend varrezash qe jane: Varrezat e vjetra qe ndodhet poshte shtepis se Jemin Kopanit (Flluzat), Varrezat e Lam Demës, dhe Suk Cinë
Tek varrezat e Suk Cinë ne Meçe arrita te numeroj mbi 40 varreza te cilet dukeshin dhe qe u lexohen te dhenat jane: Ahmet Hysen Kopani L.1890-V.1969Niman Avdia L.1873-V.1974Zoje Cina L.1896-V.1986,  Kurt Cina L.1905-V.1993Jemin Kopani L.1921-V.1982,  Zamir Kopani L.1985-V.1985Aleme Adem Baci L.1908-V.1986Musa Zenel Baci L.1927-V.1977Bute Lluka L.1930-V.1995Rushe Mehmet Furriku L.1923-V.2003Hasan Furriku L.1917-V.2000Shkurte Haxhi Furriku L.1959-V.1992Ram Nimani L.1926-V.1990Perparim Furriku L.1967-V.1997Sheqer Musa L.1905-V.1970Avdi Musa (nuk ka date), Ali Dan Cina L.1922-V.1993, Fatime Furriku L.1937-V.2000. (Keto jane shenimet qe mbajta gjate vizites qe bera me date 02.09.2021 ne varrezat e Suk Cine. Shenim i autorit Gezim Kopanit)

Disa toponime te fshatit Meçe

Sa i takon toponimeve fshati Meçe eshte mjaft i pasur, aq sa pothuajse per çdo vend ka emertimin e vet. Fillojme me: Kunora e Eperme, Kunora e Poshtme, Mrizi i Nershejve, Mrizi i Dakës, Kujë i Eger (Kujteger), Livadhi i Kujteger, Laku i Mullirit, Shejza e Eperme, Shejza e Poshtme, Boka, Koder Krys, Qaf Shullani. Me siper Stani i Kopajve, Çershijat e Stanit te Jeminit, me siper Guri i PalushitAra e Imës, Ksolla e Imës, Fushe Gurre, Kujt Eger, Livadhi i Kujt Eger,  Kroni i Istrefit.
Ne fshat Guri i Macës, Flluzat (poshte shtepis se Jemin Kopanit), Vorret e vjetra,  Kroni i Kopajve.
Ne anent tjeter; Turishtë, Pianet, Nderlugje, Kroni i Nderlugjeve, Kroni i Bardhe,Fushe Kori, Stani i Nimanit, Fushe Bater, Rihnat

Toponime te tjera: 

-Kopshti Canoshit
-Shezat e Eper
-Kodra e Qafalive
-Mulliri i Ahmetit
-Mulliri i Jeminit
-Gurra e Brahalise
-Mani i Miftarit (kamer selman)
-Trolli i Nezirit
-Ara e Nezirit
-Ara e Djopit
-Ara e Kamer Selmanit
-Kodra e Kuvendit (ku bente kuvend fisi i Kabashit, Qafalite)
-Krye vogla (livadh)
-Ara e Harbuzit
-Skace (podine)
-Ara Pegez (mbi pus)
-Ara Flypçit (mbi mulli te Furrikajve)
-Kodra Pylls, dikur pylle geshtenjash)
-Pylli i madh
-Pylli kuqe
-Pylli i Llukve
-Kodra Mbasshteje
-Brraka Mbasshteje
-Kroni Mbasshteje (sa kalon gurin e Brahalis)
-Kodra e Djarit
-Kodra Mloja (Mloj ka kuptimin e endjes se penjve gjate procesit te "Mlojs" te penjeve per tu perdorur ne vegje - vek)
-Vija e katundit (por dhe vija e Qafalive, e quajtur qafaliajt duke lene me kuptu se katundi i Qafalive, i Kabashit ishte mes Qafalive-Kamer Selmanve).
-Bashkaria
-Krepi i Bashkaris (ne Koder Pylls perbri Pyll Kuqes , vend i perbashket)
-Ara e Bajramit
-Livadhi Bajramit dhe Curri i Bajramit (i perkasin Furrikave, dal fare)
Ne Kloes eshte :
-Kroni Baramit (ku ka pas t'bunin qe e trashegoi Kadri Kasemi). Mes dy shtepive ne Qafaliaj ishte nje vend per te cilin mendonin se krenet e kishin pasur nje burg per paraburgim te keqberesve.) Me Qaf Aliajt jane edhe Llukët prej te cileve eshte Baci i Llukve (Baci para nje shekullit ishte ne Beçme dhe te toka qe me vone u ba e Isa Llukve.) per te vijuar me Barxhanet , Cinet, Furrikajt. Lluket dhe Furrikat hyn ne nje Mahall. Por Lluket dhe Kopani i kan t'bunat ne: Shezë, Imë, dhe ne Pod Shullani ndersa Furrikajt i kan pas ne Klos e me vone ne Rrape

Jemin Ramadan Kopani (1921-1982)


Lagjia Lushaj - Kabash 

Lushajt shtrihen ne qender (ne rrfash) dikur ne kufi me Kishen e Shpalit , perfund pronave te tyre kalonte "Rruga e Karvaneve". Ne jug perendim pak toke te Lushajve qe e bleu Hoxha dhe toke tjeter te Hajder Ukes. Lushajt shtrihen dhe ne lagjen Breg Bicaj dhe Puke ( Laçaj ).
Por Lushaj ka dhe jasht Puke si ne: Has, Lumë, Diber, Durres, Kavaj etj. Vellezer te Lushajve jane: Gazulloret, Preçajt, Laçajt (Puke), Lekt.
Mes xhamise dhe Kishes se Shengjonit (kishes) edhe sot i thone Lam Lushaj . Ne kete pjese prej xhamise se Kabashit deri siper pergjate rruges zhvillohej Panairi dhe ndersa ne Hajtat te xhamise zhvillohej Kuvendi i Bajrakut te Kabashit dhe ndonje here edhe i Shtat Bajrakeve te Pukes.

2. Bajraku i Berishës 

Berisha ndodhet në jug të lumit Drin dhe ishte pjesë e Kazas Pukë . Sipas historianeve Bajraku i Berishës është ndër Bajrakët më në zë në shtat Bajrakët e Pukës kjo për shkak të hershmëris si fis në veriun e Shqipërisë. Sipas Oliver Jean Shmid Berisha ka qenë fisi i madh jo vetem për nga teritori por edhe sa i takon numrit të popullsisë. Sipas këti autori në vitin 1465 Berisha ka pas 12 mijë banorë. (Shiko: "Arbëria Venetike" , Oliver Jean Shmidt , Tiranë ,fq. 496)
Ndryshe nga fiset e tjera fisi i Berishës ka një lidhje gjaku. Fisi i Berishës i përket besimit katolik. Fisi Berish feston me madhështi festen e Zojës së Berishës.
Sipas regjistrimeve të bëra më 1918 nga Austro Hungari Birsha ka pas 171 shtëpi me një popullsi prej 1013 banorë. (Shiko: "Fiset Shqiptare" autor Robert Elsie , Prishtinë 2017 , fq.274)
Sipas legjendës fisi i Berishë është i hershem shumë, duke përmendur kështu vitin 1360. Albanologu Rober Elsie shkruan: "Thuhet se janë edhe stërgjyshër të fisit sllavisht folës, pra të Kuqit (më 1416 Piperi dhe fiset Cërnojeviq ishin sllavish folës, ndërsa Gruda dhe Mërturi ishin shqip folës)"
I njëjti autor citon Baron Nopçën i cili ka shkruas se termi Berishë daton që nga viti 1510. Stërgjyshi legjendar i fisit të Berishës quhej Kolë Poga , i biri i Pog Murrit dhe nipi i Murr Detit. Vëllai i tij Lek Poga , ishte stërgjyshi i parë i fisit , kushëri , Mërturi i cili u nda nga Berisha më 1520.
Sipas një legjende , Skenderbeu i malkoi Berishasit kur mori vesh se po bashkëpunonin me turqit, nga  ku ngelen vargjet:
"Or Berish , Berish ...
Kërkun vend mos t'zant kuvendi, 
Si n'të raj , si ne pleqnajë, 
Kurr mos u bash tri shpajë (shtëpi)
. "  (Shiko: " Fiset Shqiptare ", Robert Elsie fq. 275)

Nga fundi i shekullit të pesëmbedhjtë e më pas Berisha ka qenë në konflikt të vazhdushëm me turqit (Osmanët), në veçanti me fisin fqinjë Kabashin. Sipas tyre kjo erdhe pasi fisi i Kabashit ndihmoi osmanet , te cilet ia dolën mbanë që të pushtonin pothuajse të gjitha territorët e Berishës.
Në atë kohe një pjesë e popullatës u shpërngul në bregdet, ndërsa një pjesë tjetër në vendin e quajtur Mahmurr Dedi . Perleshje të shpeshta fisi Berish ka pasur edhe me fisin Thaçi veçanarisht në rrethinat e Iballes . Iballja nuk lejoi Berishen te vendoset ne zonen e saj, madje kujtesa popullore permend edhe nje rast kur njeri kisht pas ndez nje zjarr pa lejen e Iballes. Ngjarja e ba e madhe aq sa nderhyren njerez me emer apo figura klerike per te shuar konfliktin.
Sipas Nopçës pas konfliktit me fisin e Thaçit fisi i Berishës nën drejtimin e Mem Idodës rreth vitit 1737-1740 u përlesh me Mahmut Begollin e Pejës , me ç'rast ky i fundit (Mahmut Begolli)  dërgoi trupa nga Gjakova në drejtim të VuatSpasit dhe Shkodrës. Thuhet se Mahmut Begolli e kishte bërë Berishen shkrumb e hi dhe tymi është mundur të shikohet në Vaun e Dejës afër Shkodrës po ashtu ai (Mahmut Begolli) kishte konfiskuar kambanën e kishës se Berishës si plaçkë të luftës dhe kishte zënë një numer të madh të grave dhe të fëmijëve. Për shkak të këtyre aktve ai (Mahmut Begolli) u vra nga Osman Deda i Berishës dhe Gjonush Pali i Shllakut. Këta dy vrasës u dënuan me vdekje. Ndërkoh një numer i dukshëm i pjestarëve të fisit të Berishës mërguan dhe u vendosen ne rajonin e Gjakovës ku forumuar vendbanime ne veriperëdim të qytetit. Njëheri ata kaluan ne fenë myslimane.  (Shiko :" Fiset Shiptare ", Robert Elsie , Prishtinë 2017 , fq. 275-276)

3. Bajraku i Pukës 

Bajraku i Pukes cdo here ka qen pike e rendesishme, kjo per shkak te rruges qe pershkruante fisin. Sipas historianeve fjala Puke ka ardhur si rezultat i vend pushimit qe udhetaret benin. Ne kohra te ndryshme Puka paraqitet me emra te ndryshem. Albanologu Robert Elsie shkruan se: " Puka paraqitet si Epicaria e shenuar keshtu nga shkrimtari greko romak Ptolomei rreth vitit 150 te eres se re. Puka shfaqet edhe ne latinisht me emrin Ad Picaria , 100 vite me vone nga Tabula Peutingeriana. Ndersa ne vitin 1583 Osmanet e kan shenuar me emrin Puka. Ashtu si disa bajraqe te tjera Bajraku i Pukes ishte i gjithi mysliman. Sipas regjistrimit te bere ne vitin 1918 nga administrata Austro Hungareze tregon se Puka kishte 234 shtepi dhe gjithsej 1525 banor. Me kete fis bejne pjese : Blinishti , Buzhala , Dedajt , Duzhnezes , Levrushk , Midhë , dhe Ukth . (Shiko: "Fiset Shqiptare" , Robert Elsie , Prishtin 2017, fq.265-266). Qendra e fisit dhe Bajrakut ishte aty ku eshte xhamia e vjeter e Koder Hanit . Ne kete vend ishte dhe Keshtjella brenda te ciles banonin rreth 20 familje. Osmanet kete keshtjel thuhet se e quajten me emrin "Yeni Kale" d.m.th: "Keshtjella e re". Perveç xhamis se vjeter , aty ndodhej edhe godina dy kateshe e Kajmekamit, kjo pasi Puka ishte Kaza. Gjate sundimit Osman u ndertua edhe Imarati i cili sherbente per shperndarjen e ushqimeve per banoret e gjithe Kazase se Pukes. 
Xhamia e Koder Hanit 1916 dhe godina e Hanit


Ne librin e tij albanologu Robert Elsie citon Konsullin Frances Hajsint Hekard ku shkruan: "Ne mesin e shekullit te nentembedhjete ne rrenojat e kesaj fortese (Koder Hani) jo larg Pukes se diteve tona, sipas tradites, ne te kishte banuar nje princ shqiptar i quajtur Paolo Zenta. Disa familje, qe kishin toka rreth saj, kishin prestigj te madh dhe pretendonin se kishin prejardhje nga princi. Ata, kur kaluan ne fense islame i shtuan emrit te tij edhe emra turk. Hekardi shton se, ne mesin e shume krereve te Dukagjinit, emrat e te cileve mbijetun dhe qe jane shenuar nga Marin Barleti , ishte edhe emri i Paolo Zentas , nje kusheri i Lek Dukagjinit , sepas te cilit e ka mar emrin kanuni ." (Shiko: "Fiset Shqiptare" , Robert Elsie , Prishtin 2017, fq.267-268)

4. Bajraku i Thaçit 

Fisi i Thaçit eshte nje nga fiset kryesore ne 12 fise e Leks (Lek Dukagjini) me nje shtrirje te gjere, jo vetem ne Puke, por edhe ne Mirdite , Zadrime , Shkoder, si dhe ne Dardani (Kosove) etj.
Thaçi e lidh vetem me nje katragjysh te hershem i quajtur Murr Dedi , i cili i perket fillimit te shek. XIMurr Dedi paska jetuar me fisin e vet diku afer Detit brenda Principates se Arbrit.
Per nje jete me te sigurte Murr Dedi u lagua dhe u vendos ne Fushe Mahmurr Deti. Ne udhen drejt Veriut u vendos ne Bushat te Shkodres, ku djali i posalindur uq quajt Bushat , disa thone se behet fjale per vitin 1350. Ne kohe lindi dhe nje djal tjeter i quajtur Biter Bushati i cili me pjestaret e vet mori udhen per ne Tuz . Trysnia e sllaveve malazes e detyroi te futej ne thellesi te maleve drejt lindjes. Kaluan neper Pult, Shllak, Dri (Skvine), Berishe Vendi (ku ngeli toponimi "Fushe Thaç"). Prej aty ne Kryezi dhe zbriten ne Iballe. Ne Iballe u vendos Gjeç Gjon Thaçi, brezi i 13-te. Ai ne Iballe gjetin shpin e Zotnis , fis Kabashi . 
Sipas ligjendes fisi i Thaçit ne shekullin e pesembedhjete e ne vazbdim bashk dhe nje me emrin Bobi kishin zanafille banimet bregdetare diku ne Zadrime te Lezhes. Sipas Baron Nopçes ne vitin 1909 ka shkruar: "Fisi i Thaçit kan prejardhje nga Muriqani , ne Anamalit ne teritorin e sotshem te Malit te Zi... Une nuk ia dola mbar te konstatoj se cili ishte stergjyshi i pare i Thaçit, por dihet se sipas tradites ai eshte vendosur ne Bushat, prej nga njeri nder pasardhesit e tij me emrin Bib Bushati iku ne malet e Berishes rreth viteve 1450-1480 dhe u vendos ne fushen e Thaçit. Nga aty pasardhesit e Bib Bushatit , Gjeçi u shperngul tek kodra e Gegës ne territorin e Kryezinjeve . Atje ai kishte tre djem; Pren GjeçiBuç Gjeçi dhe Geg Gjeçi.  Ne fillim vellezerit jetonin ne harmoni me shoqi shoqin, por nje dite prej ditesh Buçi dhe Gega vendosen te kalojne ne fen islame. I pari qe u be mysliman qe Buça dhe kur kjo ndodhi filloi nje konflikt me Prenin , dhe ne mes hyri per ti pajtu Gega i cili ne fakt kishte pranuar fen islame por ende nuk kisht treguar. Qe konflikti te mos zgjatej si dhe per hater te vellaut Prenit , Gega vendos te mos behet mysliman, por ne te njejten kohe premtoi se as ai dhe as pasardhesit e tij nuk do e konsumonin mishin e derretit. Pas kesaj vellezerit u ndan. Buçi u ba stergjysh i Thaçit mysliman. Gega themeloi fisin e tij te quajtur Bugjon dhe te Gralishtes ndersa Preni u be stergjysh i antareve te tjere te fisit te Thaçit. (Shiko, "Fiset Shqiptre" Robert Elsie, fq.280) 
Fisi Thaçi ne Kosove ka shtrirje te gjere dhe ende mbahet nje fis. Disa prej tyre me Thaçin e Pukes e lidh vetem emri, por nuk din te thone se nga e kan marr mbiemrin Thaçi. Ndersa nje pjese tjeter siç jane Haradinjat pranojne se kan dal prej Iballes se Pukes, kete gje e thoshte edhe Mal Bajram Sokoli i cili eshte prej Buçajve te Iballes. Emri i perbashket mund te lidhet me nje huazim reciprok ne kushtet e formimit te lidhjeve fisnore nga fundi i shek. XV e ne vazhdim. Halle Bije Vokshi tregon se: "Vllaznia Vokshi" eshte Thaç, Isuf Vokshi mbahet mend si bahçevan (kopshtar) ne Gjakove. Prej tij ka mbetur emri "Dardha Isuf" (Hasan Ismaili brezi i dyte, 3 Islamil Murati, 4 Murad Ademi, 5 Adem Sulejmani 6 Sulejman Ali Vokshi, 7 Ali Ademi, 8 Adem Hasani, 9 Hasan Isufi, 10 Isuf Vokshi , 1610. Keshtu Isuf Vokshi u perkat viteve 1680. Po te hetohet ne brezat qe vazhdonje ne drejtim te Thaçit, Voksh-Thç atehere brezat do te vijonin pertej 13-15 brezave e me shume ne Kosove. Ndersa keta beraz ne Iballe ishin ne te 13-tin, ne Pult ne te 15-tin, ne Tuz tradita thote se ishte Biter Bushati, brezi i 18-te. Prandaj , brenda kesaj tradite kemi nje paralelizem brezash te Thçit ne Kosove me ate te Thaçit qe perpiqej per mbijetese ne brendesi te malesive veriperendimore, gje qe pohon se nuk ka nje vazhdimsi Thaçi ne Kosove te shkuar prej Iballje apo Pulti, po nje Thaç anas (vendas) ne Kosove, emri i te cilit mund te lidhet me huazime ne kushtet e rilinjdes se marredhenieve fisnore ose edhe te nje burimi vendas te perbashket shqiptar.

- Shtrirja e Fisit të Thaçit

Fisi i Thaçit ne Krahinen e Pukes ka kete shtrirje: Bugjon, Arst, Miliska, Trun, Sakat, Xath, Kulumri, Flet. Ne Iballe, Fierze, Mzi, pjeserisht etj. Thaçi eshte i perzier me fiste te tjera, fillimisht u vendos ne Iballe. Me mbeshtetjen e Zotnive u shtri drejt brigjeve dhe pergjate Rrugemadhes, i ndare ne kater vllazni: Buçaj (Buçgjeçaj), Dodaj (Dodgjeçi), Gegaj (Geggjeçi) dhe Pregjeçaj (Te Prend Gjeçit), Te Dode Gjeçajt u larguan ne Dushman (Shllak), vendin e ketij vellau e zuri Bobi i cili u radhit vellau i katert. Bobi thote se ishte shkeputur nga Thaçi "vella" neper Pult. Ndersa Thaçi u vendos ne Iballe. Bobi u vendos ne Kokdode dhe Fierze. Beri gosten (darken) e gezimit te bashkimit me fisin e tij, Thaçin.  Bugjoni u ba bajrak ne vete. Bajraktar qe shpia e Kole Rexhes, ardhur prej Fireze ne Bugjon, por me gjendje ekonomike ne renie.  Ne shek. XX mori ze Frrok Kole Bajraktarit nderka po filloi te forcohej dera e Qerim Sokolit, Gjonaj, dhe te behej nje rival i deres se Bajraktarit.
Persa i takon ndikimit ne Bajrakun e Bugjonit dhe ne mbare Dheun e Eper (Iballe). Bajraku i Bugjonit vazhdoi te ishte nder bajraqet e forta dhe e quante veten Bajraku i Thaçit.
Krenet e tjere te Thaçit luajten nje rol me rendesi ne Thaç dhe Iballe dhe ne krahinen mbarë. Qe dera e Mirakajve , Vojvode i Thaçit. Per rolin dhe poziten shoqerore te Mirakajve, misionari Katolik A. Dede Pezi gjarte vizites se tij ne Iballe (1891) shkruan se per ardhjen e tyre derguan per te lajmeruar Dede Mehmetin, kreun e Iballes. Sipo ky degjoi se tre klerikt ishin duke arritur ne Iballe, i dhe ze vendi me disa te shtena revolje, pastaj.... me vrap u drejtua... per te na dal perpara." A. D Pazi meson nga vendasit se Thaçi paska ardhur per te zene vend ne keto male (te Iballes) ... rreth nje shekull e gjysme me pare. Sipas tij del se Thaçi erdh aty nga vitet 1740 por kjo nuk mund te jet e vertet pasi te dhenat e meparshme thon se Thaçi ishte vendosur aty nga vitet 1580. Pra, 160 vjet perpara. (Shiko; A. Fuv Cordignano. Shqiperia nepermjet vepres...A.D.Pazit (1847-1914) VIII, Rome, I. E. L. 1933.)
Harmonia fetare ne Iballe eshte ruajtur me fanatizem kjo verehet edhe nga betimet qe vellezerit ben me njeri-tjetrin se; "brez mbas brezi Buçajt do ta festnin naten e Shenkollit (5 dhjetor) me qiri te ndezur dhe ferlik." Bugjoni , i prekur nga kjo bujari vellazerore iu pergjigj se: nuk do te hante kurre mishin  e derrit. Te dy palet i mbajten premtimet. Bugjoni , nen ndikimin e martesave me fqinjet katolike, vendosi ta hante mishin e derrit vetem nga vitet 1930. Buçajt (myslimanet) e ruajne edhe sot premtimin e tyre.(6)

5.  Bajraku i Qerretit , Pukë

Tradita thote se Qerreti eshte i ardhur prej Mtyçi (Bytyçi i Buzhales). Bytyçi u largua prej aty prej mosmarreveshje me Buzhalen dhe u vendosen ne Qerretin e Poshtem. Me pas, me shtimin e tyre, u vendosen edhe ne Qerretin e Eper (Qerreti i madh), Koman dhe Levrushk.
Sipas nje kenge te hershme tregohet se Komanasit jane te ardhur nga Komani i Cernagores, prej shqiptareve te atjeshem. Perberja fisnore ne Qerret te Eper eshte: Katundi ka tre mahalle, tre vllazni. 1. Mahalla e Ages, 2. Mahalla e Geges dhe 3. Mahalla e Ballçit.

-Mahalla e Agës

Eshte mahalla e pare. Ne kete mahalle bejne pjese: 1.Aliajt , 2.Topallajt , 3. Tafilaket , 4.Qarri , 5. Veliajt , 6. Djaloshet , 7. Toska , 8.Dajçi . Aliajt me Topallajt , Tafilaket e Qarri jane te nje zjarri, te nje dere, te deres se Mehmet Muses. Brezat e tyre jane si vijon: Avdi Rexhepi, brezi i trete , Rexhep Fejza, Fejzi Musa, Muse Alia, Ali Mehmeti, Mehmet Arifi, Arif Mehmeti, Mehmet Musa, Muse Murati, Murati i Murges (Murga e Buzhles), 1650. 
Mehmet Musa u be i njohur ne fis e bajrakt, aq sa Vezi i Bushati e njohu si krene veziri, vojvode i Bajrakut te Poshtem. 
Tafili (brezi i trete) u nda prej plakut Mehmet Musa dhe zbriti ne verre. Dema e Ahmeti iu vune punes dhe u bene te kamur. Dean Dema dhe i biri Sien Dani e shtuan gjene e gjale me ara e livadhe. Hapen dhe nje han. Keshtu Tafilaket moren ze per buke e bujari, sa mbeti shprehja: "Laj duert te gurra e ba buke te kulla."
Musaaliajt mbajten parine, vojvode bajraku. Me te krishteret kishin krijuar lidhje te mira. Veliajt dhe Djaloshet jane te nje zjarri, te nje dere, Heret jetonin bashke ne kryekatund. Djaloshet u ndane ne brezin e shtate dhe zbriten poshte nen Ballçajt, por ne kryekatund, ne pronat e Veliajve mbeti toponimi "Ara e Djaloshit". Veliajt me Djaloshet jane banore te hereshm te Qerretit te Eper.
Toska eshte i ardhur. Thuhet se zbriti prej Kosove ne Toskeri. Mbas tre brezash u ngjithe ne Qerret, po i mbet emri Toska. 
Dajçi eshte i fundit nder ardhesit. Thuhet se erdh prej Dibre. Ne fillim u vendos ne Talle. Me vone ne afersi te Ballçit. Nga fillimi i ketij shekulli ra ne Shkoder me mbiemrin "Puka".

-Mahalla e Gegës

Eshte mahalla e dyte ku bejne pjese: 1. Pemaket , 2, Çobet , 3. Bajraktari , 4. Gërxhari , 5. Qera. 
Bajraktari token heret e kan pas ku jane sot Pemaket e Eper, te cilet blene prej kusherinjeve te bajraktarit, te Tahir Alis, qe zbriten ne Dajç. Dera e Bajrakut nuk shkoi gjate. Me Dervish Ismailin ra nen prijen e pemakeve, prej te cileve u dallua Nezir Cani. Mbas pemakeve vinte dera e Çobeve me Brahim Çoben.
Gërxhari te vetet i ka ne Kosove. Thuhet se eshte anas, nder banoret me te hershem krahas Veliajve. Qera si dhe Çobët jane te ardhur , simbasj tradites, prej Dibre. Pemaket thone se lidhen me Murgen e Buzhales.  Nga vend vendosja ne Qerret, mbi aren e Cakes (Dush), tregon se jane te ardhur mbas Dunges, Çobes e Shkijeve, kur ndodhi konflikti me Dushin per fushen aty ku Dushi kishte vendos stanet.

-Mahalla e Ballçit (Pilaçë)

Eshte mahalla e trete ku bejne pjese: 1. Ballçit , 2.Ceneve , 3. Shkijeve , 4. Dungeve. Ballçi mbahet i ardhur prej Buzhales para 8-9 brezash. Ballçi i Murges erdh dhe u vendos te Dunget. Brezat e Ballçit mbahen mend deri ne 9 breza ku; Mehmet Brahimi brezi i katert, 5. Brahim Uka, 6.Uke Avdyli, 7.Avdyl Kurti, 8.Kurt Ballçi, 9. Ballçi i Murges. Ne Ballaçajt e vone ka bere emer Veli Ademi (Pilave i mbet ngaqe Tafil Bytyçi hyri shegert ne nje gjelltore ne Shkoder).
Shkijet thone se jane te ardhur prej shqiptareve te Cernegores per çeshtje gjaqesh. Ollari kerkoj vend ne Qerret, ku i dhane strehe, toke dhe bene "vella" ne mahallen e Trete (Ballç). Ata u ben mysliman. Brezi i trete Bajram Ymeri, Ymer Selimi, Selim Bejtja, 6. Bejte Hasani (1770), 7. Hasan Ymeri (1740), 8. Ymer Ollori (1700), 9. Ollori, shkja ortodoks (1670).
Me "Bytyçet" shkijet  takohen te brezi i gjasht tek Bejte Hsani. Ali Bytyçi (Ahmeti) mori ne vitit 30 mbiemrin Bytyçi, keshtu, rreth gjysma e shkijeve te Qerretit quhen Bytyç.
Dunget erdhen prej Qerretit te Poshtem, si u bene myslimnba. Ne Qerretin e Poshtem ruhet edhe sot toponimi "Arra Dungs". Tafë Dunga u be mysliman dhe u vendos ne jug te Katundit. (Syle Dani, brezi i katert, 5. Dan Misini, 6. Misin Selmani (1820-1906), 7.Selman Osmani (1785), 8. Osman Hasani (1750), 9. Hasan Tafa (1720), 10. Tafë Dunga (1690), 11. Dunga i Pare (1660)
Edhe Qerreti i Poshtem (i Vogel) jane tri mahallesh:
-Gjergjaliajt me Hasanmarkajt
-Llesh Prendushajt
-Kol Dodajt

-Qorumtë

Sipas tradites popullore thuhet se ishin te ardhur prej Rumelie. Nuk shkonin mire me katundin dhe u larguan per ne Kosove. Atje thuhet se ju mbeshteten Qorumve. Premtuan hapjen e vijes se Ujit ne Malin e Eper, por s'bene gje. Jane larguar kah lindja e Dibres. Shtepia e Koldodajve mbahet me e vjetra, prej nga dolen vellezerit qe u shperndane ne Qerretin e Eper, Koman e Levrushtr. Por brezat nuk mbajne mend shume se 11. (Gjoke Jaku brezi i katert (1900-1981), 5. Jak Brahimi, 6. Brahim Prendi (1840), 7. Prend Kurti (1810), 8. Kurt Ahmeti (1780), 9. Ahmet Kola (1750), 10. Kolë Doda (1720) 11. Doda i Qerretit (1690). 

-Mahallet e Komanit 

Komani ka tre mahalle: 

1. Gerajt
2. Raskajt
3. Doçajt

6. Bajraku i Iballes 

Fshati Iballe është një ndër fshatrat më të vjetër në rrethin e Pukës. Sa i takon emrit thuhet se e mori per shkak te nje mali afer i quajtur Mali i Bales. Disa thone se Iballja ka emer pagan duke e lidh me emrin Kybela ose Sibaela. Ne paganizem Sibaela ishte perendia e Tokes dhe kryeperendesha e Frigjëve. Ky mendim mbeshtetet tek Nikollë Gazulli i cili e shpjegon keshtu emin e Iballes: "Iballja eshte Bajrak. Si toponim emri Iballe gjindet edhe ne Postrrip. Krahasimi me iliristen :Sibalis" ece per arsye se ajo shkronja "S" perpara ska veshtirsi mbasi emri i nje fisi Ilir shkruhej: "Veardae per Sardeates", "Anderba per Sanderba" etj. Edhe ne shqipen e sotme gjejme pershembull: i samet, i amet, pa u nderru kuptomi i fjales. Skoçinë njejte koçitë etj. Kete shkronjen "S" parashtese e gjejme edhe te Skodra pra Shkodra. Dikush mendon se emri Iballe ka te bej me emrin e malit "Bale" aty afer ne Iballe por kesaj i thone zhvillim popullor." (7) 
Sipas kujteses popullore te fshatit Iballe por edhe sipas historianeve thuhet se ne vendin e quajtur Iballe erdhen 4 vellezer te quajtur: Buçë Gjeçi , Geg Gjeçi, Prend Gjeçi dhe Dod Gjeçi (Ky i fundit u vendos ne fshatin Dushman perball me fshatin Zvin). Ne Iballe ata gjeten "Zotnin" fis Kabashi. 
Fshati Iballe eshte fshat i lashte.. Ka qe thone se eshte vendban Pirus madje ata kan pas edhe kalan e tyre. Ne fshatin Iballe ka dy besime; Katolik dhe Mysliman. Katoliket jane ne tre fise: Thaç Toplan dhe Gojan ndersa Myslimane ndahen ne: Thaç dhe Zotni.
Ne vitin 1907 prifti Boshnjako-Kroat Lovro Mihaçeviq kur udhetoi ne Berishe, Iballe etje la kete shkrim per Iballen: "Iballja eshte nje oaz i vertet, nje rrafshin e gjere dhe e gjelber ne mesin e maleve te thata te Shqiperise. Banoret e ketij fshati, si mysliman ashtu dhe katolik jane burra trima dhe te çilter, krahas nxitjes per paqe te harmonise vellazerore dhe te arsimit bashkekohore. Afer shtepis se famullitarit ata kishin pas dikur nje shkolle, por qe ishte djegur ne vitin 1906 dhe nuk ishte rindertuar me. Shqiptaret mysliman e kan xhamin e tyre. Banoret e Iballes jane pak a shume te pavaruar nga pushteti turk, ndonese ata i pranojne vendimet e rendesishme te Kajmekamit  qe ka selin ne Puke." (Shiko: "Fiset Shqiptare", Robert Elsie , fq.283)
Nga Iballja kan dal figura te njohura si Ndoc Mark Dedaj i cili ka luftuar kunder Osmaneve dhe Sllaveve , apo Niman Aga , Zenel Aga e Qerim Sokoli , apo Ministrin e Puneve te Brendshem Kol Bib Miraka etj. 
Sa i takon besimeve , si në gjithë treven e Pukës dhe jo vetem edhe Iballja në fillmet e saj ishte pagane, më pas erdh besimi i krishter dhe pastaj hyri edhe besimi islam. Sipas të dhënave por edhe sipas kujtesës së besimtarëve mysliman feja islame në fshatin Iballe ka ardhur gjatë kohës Osmane rreth vitit 1630-1640 ku në lagjen e Zotnive u ndërtua një Mesxhid i cili me vonë rreth vitit 1670 kthehen në xhami. Po ashtu pranë xhamis u ndërtua dhe Mejtepi i xhamisë. 


7. Bajraku i Mal Ziut 

Thuhet se Mal Ziu e mori kete emer nga nje mal i cili kishte pisha te zeza nga ku ngeli emri Mal Zi pra Mali i Zi. Thuhet se ky emer eshte permend qe ne vitin 1444. Bajraku i Malziut eshte i gjithe mysliman dhe ka pas rreth 3000 banore. Ne hershmeri Malziu ka sunduar nepermjet Gegajve dhe Petkajve. Stergjyshi i tyre Gega i cili kishte ardhur nga Spaçi ne Mirdite kishte tre djem; Ndreu , Preçi dhe Pepi . Ndreu ishte baba i familjeve Hasanaj , Shabanaj , Isufaj , Avdiaj , Metaj , Idrizaj , dhe Halilaj. Preçi ishte babai i familjes Kobi , disa antar te se vilesh u shperngulen ne rajonin e Pjes, ndersa Papi ishte Brungaj e ne vijim i familjeve Metaj , Hasanaj , Sejdijaj , Imeraj , Çobaj , Profka , dhe Beqiri.
Famije te tjera te njohur ishte familja Kovaçi  per te cilet thuhet se kishin ardh nga jugu i Shqiperise dhe familja tjeter e njohur Simoni e cila kishte ardhur nga Mirdita. Robert Elsie citon autorin Johan Georg von Hani i cili kishte udhetuar neper luginen e Drinit me 1863 ku ka raportuar se fisi i Malziut e kishte zanafillen me larg Drinit duke shkruar: "Une nuk isha ne gjendje te gjej legjenda mbi Komanin, ndonese ka shume te ngjare se Komani eshte zanafila e fisit te te gjithe banoreve te Malziut, per te cilet thuhet se kan merguar prej andej."(8) I njejti autor shkruan: " Ne 1850 nje Dem Simoni u priu luftetareve te Malziut ne kryengritjen kunder Jusuf Begut te Pukes. Pas dergimit te ekspedites ndeshkuese osmane , me 1894 fisi i Malziut u ngrit kunder Rexhep Ages, Tahir Sinanit te Kalimashit dhe Hasan Rrahmanit nga Çameria. Ata larguan perfaqesuesin e partes me seli ne Puke (Kazja e Pukes) dhe debuan Fejzullah Beun nga territori i tyre. (Shiko: "Fiset Shqiptare" , autor: Rober Elsie , Prishtine ,fq.286-290)

Pergatiti
Gezim Kopani

Shenim:
Fotografit e vjetra te publikuar ne kete material jane mundesuar nga autori i shkrimit Gezim Kopani
_______________

1. "Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore."Faik Konica
2. Shiko: "Revista Leka" Dokumenti Nr.66, dt. 27.06.1880, Shkoder, 1936, fq.306; gazeta "Ora e Maleve" nr.40, fq.5, dt. 27.09.1924. Keto referanca jane paraqytur nga Prof.Xhemal Meçi libri "Puka qe ne lashtesi" Tirane 2003, fq.146
3. "Puka qe ne lashtesi" Tirane 2003 Prof. Xhemal Meçi fq.146
4. "Kenge e vjerrsha", Puke 1982 Prof. Xhemal Meçi fq.38, Doreshkrim
5. "Puka qe ne lashtesi" Tirane 2003 Prof. Xhemal Meçi , fq.146
6. Prof. Xhemal Meçi "Kanuni i Lek Dukagjinit Varinti i Pukes" fq.228-231
7.  "Hylli i Drites" , autor Nikollë Gazulli , 1942
8. "Fiset Shqiptare" autor Robert Elsie , Prishtin 2017.

V/O:
Po ashtu ju mund te lexoni dhe ne web faqen time te dyte: http://gezimkopani.com/



July 09, 2018

Jeta e profetit Adem a.s.


Para ardhjes se njeriut te pare, toka ishte e banuar nga krijesa te tjera si xhindet, te cilat bene çrregullime dhe se Allahu xh.sh. dergoi kunder tyre nje ushtri melekesh te cilet i ndeshkuan. Disa prej tyre u denuan ne thellesirat e detit. Pas kesaj Allahu xh.sh. vendosi ne toke nje krijes tjeter te cilen e beri mekembes te ri dhe ai do jete njeriu i pare Ademi a.s. Nder kuptimet e tjera fjala Adem do te thote: mekembes, toke etj.
Ne lidhje me profetin Adem a.s.  Allahu xh.sh. thote: "(Perkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha melekeve: "Une po krijoj (po percaktoj) ne toke nje zevendes"! Ata thane: "A do te veshe ne te (toke) ate qe bene çrregullime dhe qe derdhen gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme"! Ai tha: "Une di ate qe ju nuk e dini. E ai (Zoti) ia mesoi Ademit te gjitha emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezantoi melekeve dhe u tha: "Me tregoni per emrat e ketyre (sendeve te emertuara), nese jeni te drejte (cfare mendoni)? (Meleket) Thane: "Ti je i pa te meta, ne nuk kemi dije tjeter perveç ate qe na e mesove Ti. Vertet, Ti je i Gjithedishmi, i Urti!" (Zoti) Tha: O Adem, njoftoj ata (meleket) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrefeu atyre per emrat e tyre, (Zoti) tha: A nuk u kam thene juve se Une, me se miri e di fshehtesine e qiejve e te tokes dhe me se miri e di ate, qe ju publikoni dhe ate qe e mbani fshehte. E kur u thame melekeve: peruluni (bini ne sexhde) Ademit, ata menjehere iu perulen, me perjashtim te iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt ne te madh dhe u be pabesimtare..." (El Bekare; 30-34) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "Vertet , çeshtja e Isait (te lindur pa baba) tek Allahu eshte sikurse çeshtja e Ademit. Ata e krijoi nga dheu, e pastaj atij i tha: "Behu!" ai u be." (Ali Imran; 59)

Ademi a.s. eshte krijuar nga nje grusht dheu, i marr nga te gjitha llojet e tij. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e ka krijuar Ademin a.s. me nje grusht dhe, te cilin e ka marr (meleku) nga te gjitha llojet e tij. Prandaj pasardhesit e Ademit jane porsi dheu; njerez te bardhe, te kuq, te zinj dhe ngjyra te tjera ndermjet ketyre. Ekzistojne njerez te hareshem e me natyre te pikelluar dhe ndermjet ketyre. Ekzistojne njerez te mire e te keqij dhe ndermjet kesaj." (Bejhakiu)
Po ashtu kemi edhe nje hadith tjeter qe profeti Muhammed a.s. ka thene: "Meleket jane krijuar nga drita, xhindet nga flaka dhe zjarri ndersa Ademi a.s. siç ju eshte pershkruar (dheu)." (Muslimi)

KRIJIMI I ADEMIT A.S. DHE MELEKU AZRAIL

Allahu xh.sh. thote: "Ne ju krijuam , pastaj ju dham forme, e pastaj melekve u thame: Beni sexhde Ademit. Ata i bene sexhde (perulje) Ademit perveç Iblisit. Ai nuk ishte prej atyre qe ben sexhde." (El Arafa; 11) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit te zi e lemuar (duke i dhene forme). Xhindet i krijuam kohe me pare prej flakes pa tym te zjarrit. Dhe perkujto kur Zoti yt i tha melekve; Une do te krijoj nje njeri (Admin) prej argjile tingulluese, prej balte te zeze e te lemuar duke i dhene forme. Keshtu kur Une t'i kem dhene plotesisht formen atij dhe t'i keme fryre shpirtin qe e kam krijuar per te, atehere perkuluni para tij duke rene ne sexhde (me nderim). Keshtu meleket te gjithe rane ne sexhde perveç Iblisit . Iblisi nuk pranoj te jete me ata qe bien ne sexhde. Allahu xh.sh. i tha: O Iblis! Cili eshte shkaku qe ti nuk u bashkove me ata qe u nenshtruan dhe ran ne sexhde? Iblisi tha:Une nuk jam prej atyre qe ti nenshtrohem e ti bie ne sexhde nje qenie njerezore te cilin Ti e krijove prej balte. Allahu xh.sh, i tha: Atehere dil jash prej ketu, pasi me te vertet ti je Raxhim (i mallkuar, i perzene). Dhe padyshim mallkimi do te jete mbi ty deri Diten e Llogarise...." (El Hixhr; 26-35)

"Allahu xh.sh e ka derguar Xhebrailin ne toke per te marr nga ajo nje pjese (argjile apo deltin) por toka ka thene: "Kerkoj mbrojtje nga Allahu xh.sh prej teje dhe prej asaj qe ti dershiron te me marresh e te me shemtosh. Xhebraili u kthye tek Allahu xh.sh pa perfunduar detyren e ngarkuar duke i thene Allahut xh.sh: O Allahu im! Toka  kerkoi mbrojtjen Tende, prandaj nuk mora asgje nga ajo. Allahu xh.sh dergoi melekun Mikail, dhe toka perseri kerkoj mbrojtje tek Allahu xh.sh, ashtu Mikaili u kthye tek Allahu xh.sh pa e kryer detyren. Atehere Allahu xh.sh dergoj ne toke melekun e vdekjes Azrailin, por perseri toka kerkoj mbrojtjen e Allahut, por Azraili i thote: Une kerkoj mbrojtje nga Allahu qe te mos kthehem pa e zbatuar urdherin e Tij. Keshtu Azraili mori nga siperfaqja e tokes ne vende te ndryshme dheu (deltinen) te bardhe, te kuqe, dhe te zeze si dhe i perziu ato. Prandaj njerezit jane me ngjyra te ndryshme. Ai e lagu dheun, derisa u be e ngjithshme, duke u bashkuar pjeset e tjera. Pastaj Allahu xh.sh u tha melekeve te tjere: "Une po krijoj nje njeri prej balte dhe kur ta kem persosur ate dhe ti kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere peruljuni atij (ne sexhde). Meleket te gjithe sebashku ju perulen!"

DHENIA SHPIRT ADEMIT A.S. DHE DIALOGU ME ALLHUN XH.SH

Ne nje trasmetim i ardhur prej Ebu Hurejres kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu e ka krijuar Admin prej dheu. Se pari e ka bere cop deltine (balt) e pastaj e ka lene derisa eshte ndenjur e thare. Pastaj e ka formesuar dhe e ka lene dersia eshte bere sikurse enet e argjilta. Iblisi kalonte pran tij e thoshte: "Ti me siguri je krijuar per diçka shume te rendesishme." Pastaj Allahu xh.sh i dha shpirt. Separi shpirti ka hyre  tek syt dhe te te shikuarit, e ne kete rast Ademi a.s. teshtiu, e Allahu xh.sh i thote: Te meshirofte Sunduesi yt! Pastaj Allahu xh.sh i tha:
"O Adem! Shko tek ai grup melekesh dhe mbaj mend çfare te thone! Kur Ademi a.s. ju afrua ju tha: Es Selamu alejkum! (Paqja dhe Meshira e Allahut qote mbi ju) dhe meleket iu pergjigjen: "Walejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu d.m.th: (Edhe mbi ty qofte paqja dhe meshira dhe miresia e Allahut!)
Pas kesaj Allahu xh.sh ju drejtua Ademit a.s.:
"O Adem! Kjo eshte pershendetja jote dhe e pasardhesve te tu." Ademi a.s. tha: "Çfare do te thote pasardhesve te tu?" Allahu xh.sh i thote: "Zgjedhe njeren dore Timen!" Ai zgjedh te djathten , e te dyja duar te Krijuesit jane te djathta. Ne kete moment Allahu xh.sh hap doren e Tij, dhe aty u paraqiten pasardhesit e Ademit a.s. Disa prej tyre u shkelqete goja nga drita (bukuria) ndersa Ademit a.s. i terhoqi vemendjen drita e njerit prej tyre, per te cilin pyeti Allahun xh.sh:
O Sunduesi im! Kush eshte ky?
Allahu xh.sh i thote: Ai eshte parsardhesit yt, Davudi!
Ademi a.s. i thote: Sa jet i ke dhene?
Allahu xh.sh i thote: Gjashtedhjete vite!
Ademi a.s. iu drejtu Allahut xh.sh duke i thene: "Jepi atij nga jeta ime qe ti mbushe 100 vite.
Dhe Allahu xh.sh vendosi ashtu."

Ne nje trasmetim i paraqitur nga Tirmidhiu i trasnmetuar edhe nga te tjere deri tek Ebu Hurejre kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Allahu e krijoi Ademin a.s. , e ferkoj ate pas shpine, e pas kurrizit i dolen pasardhesit e tij, te cilet Allahu xh.sh do ti krijoje (do ti sjell ne kete bote) si pasardhesit e Ademit a.s. deri ne diten e Gjykimit. Allahu xh.sh vendosi qe secili prej tyre te kete drite para syve te tyre...." (Tirmidhi) Ne nje trasmetim tjeter kemi: "...Kur Allahu ia hapi doren, Ademi a.s. pyeti: Kush jane keto?Allahu xh.sh iu pergjigj: Jane pasardhesit e tu. Çdo personi i shkruante ndermjet syve se sa do te jetoje..." (Ahmedi)

Ne nuk e dim se sa ka qendruar i krijuar si trup Ademi a.s. por kemi nje transmetim nga imam Ahmedi e tjetret e deri tek Enesi r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur Allahu e krijoi Ademin a.s. e la ate sa ka dashur vet, e Iblisi filloi ti sillej rreth e rrotull tij. Kur e shikoi se eshte i zbrazet nga brenda, kuptoi se kjo eshte krijese dhe nuk duhet friksuar prej tij." (Muslim)

Nga Thabi e ky nga Enesi r.a. trasmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Ademit iu dhe shpirti dhe kur ai i erdh deri tek koka, teshtiu e tha: Falenderimi i qofte Allahut (Elhamdulilah!), Sunduesit te te gjitha boteve!Per kete Allahu xh.sh i thote: Allahu te meshirofte!" (Ibn Abas) Ne nje trasmetim tjeter kemi se Allahu xh.sh i ka thene Ademit a.s.: "O Adem! Te meshirofte Sunduesi yt!"

KOHA KUR ESHTE KRIJUAR ADEMI A.S.

Sipas trasmetimeve te ardhura dhe te treguara nga Ebu Hurejre r.a. kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ademi a.s. eshte krijuar ne oret e fundit te dites se xhuma." (Muslimi)
Disa dijetar mysliman ka treguar se oret e saj dite kan qene te barabarata me 83 vite e 4 muaj.

Ne nje trasmetim tjeter tregohet se kur eshte krijuar Ademi a.s ku Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e krijoi dheun diten e shtune, malet te dielen, pemet te henen, krijoi te ligen te marten, krijoi driten te merkuren, krijoi kafeshet enjten, dhe krijoi Ademin a.s. diten e xhuma." (Muslimi)

TRUPI I ADEMIT A.S.

Sipas transmetime te ardhur nga Ebu Hurejre r.a. Muhammedi a,s. ka thene: "Allahu xh.sh e krijoi Ademin a.s. me gjatesi prej gjashtedhjete arshin dhe ju tha; "Shko dhe jepu selam atij grup melekesh...." (Buhari)

Disa dijetar kane thene se kur Ademi a.s eshte leshuar ne toke, ai kembet i ka pasur ne toke e koken ne qiell, aq i gjate ishte. (Ibni Abasi) Po ashtu kemi trasmetimin e ardhur nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi a.s. ka thene: "Allahu e krijoi Ademin me gjatesin prej 60 arshin dhe qe atehere e deri me sot njerzit gjithnje zvogelohen."

SHEJTANI NUK I PERULET ADEMIT A.S.

Allahu xh.sh. thote: "Kur Zoti yt Allahu u tha melekve; Une po krijoj nje njeri nga balta dhe kur ta kem persosur ate dhe t'i kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere perulunju atij (ne sexhde). Meleket, e te gjithe sebashku iu perulen perveç Iblisit qe ishte kryelarte dhe qe ba prej jobesimtareve. Allah tha; O Iblis! Çfare te pengoj ty t'i perulesh atij qe Une vete e krijova? A bere kryelartin, apo ke qene prej atyre qe shesin budallik (fudullek)? Iblisi tha: Une jam me i mire se ai (Ademi), mua me ke krijuar prej zjarri, ndersa ate prej balte! Allah tha; Dil  pra prej xhennetit, ti je i mallkuar, dhe largimi prej Meshires Sime ka per te percjell deri ne diten e Gjykimit. Iblisi tha: "Zoti im! Me jep afat deri diten e ringjaljes! Allahu tha: Po e ke afatin, dhe do jesh prej te afatizuarve (percaktuar), deri ne kohen e dites se caktuar. Iblisi tha: Pasha madherine Tende, kam per t'i shmangur (njerzit) prej rruges se drejte te gjithe (rracen e Ademit) perveç atyre qe jane te sinqerte nga roberit e Tu! Allahu tha: Pasha te verteten, Une e flas te verteten qe: Une do do ta mbushi xhehenemin me ty dhe me te gjithe ata qe vije pas teje!" ( Sad; 71-85)

Ne ajetet e tjera te Kur'anit Allahu thote: "Beni sexhde Ademit. Ata te gjithe i bene sexhde perveç Iblisit i cili tha: Ti bej sexhde atij qe eshte krijuar prej balte.... nese do me japesh kohe deri Diten e Kijametit , do bej qe gjithe pasardhesit e tij (Ademit) te me ndjekin mua, me perjashtim nje numri te vogel prej tyre. Allahu xh.sh. i tha; Ik, ata qe do te pasojn ty dhe ty bashke me ta, xhehenemi do jete denimi juaj..."(Isra; 61 dhe vazhdon). Ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Kur u tham melekeve; Peruluni (beni sexhde) Ademit, Ata qe te gjithe ran ne sexhe me perjashtim te Iblist. Ai ishte nga xhindet dhe nuk e repesktoi urdherin e Krijuesit te vet , Allahut.(Kehf; 50)
Duhet te kemi parasysh qe Iblisi asnje here nuk ka qene melek, por ishte nje prej races se xhindeve te cilet bene çrregullime nga me te ndryshmet ne toke, dhe Allahu dergoi kunder tyre nje ushtri me melek duke i mbytur , fundosur ne brendesin e detrave. Ne kete kohe meleket zun rob Iblisin te cilen e moren me vete, pasi ashtu deshiroj Allahu xh.sh. Sipas Ibn Mesudit dhe Iben Abbasit r.a. dhe te tjere thone se Iblizi kishte dhe emrin Azazil dhe ka jetuar ne qiellin me te afer me token, aty ai u be udheheqes i disa xhindeve te tjere te cilet kishin per detyre te ruajne kopshtet e xhennetit. Per shkak te bindjes Iblisi ishte me i njohuri nder xhindet. Sipas Ibn Abasit r.a, Iblisi ka pas kater krah por me vone per shkak te mos bindjes se urdhrave te Allahut xh.sh. Allahu e mallkoj ate.

GJEJA E PARE QE KA NGREN DHE KA VESHUR ADEMI A.S.

Nga Ibni Abasi r.a. tregohet se: Nje çast meleku Xhebarail i paraqet Ademit a.s. 7 kokrra. Ademi a.s. pyet; Çfare jane keto? Meleku iu pergjigj:...Jane grure? Çfare te bej me ta? Xhebraili i thote: Mbjelli ne toke. Dhe Ademi a.s. veproi ashtu siç i tha meleku, ku prej çdo kokrre mbin nga 100 mije kallinj. Me pas ai u rrit dhe u pjek. Ademi a.s. e korri ate, i ndau kokrrat, e bloi e gatoi, dhe beri buke te cilen e hengri.


Ndersa rroba e pare te cilen e ka pergatitur vete eshte leshi i deles.


KRIJIMI I HAVASE A.S. 

Profeti Adem a.s. ishte i vendosur ne xhennet. Edhe pse ishte ne vendin me te bukuar ai u merzit. Keshtu Allahu xh.sh. vendosi ti sjell atij qetesimin e tij, gruan e pare.

Nga trasmetimet kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ademi jetoj ne xhennet i vetem. Kjo beri qe ai te merzitet. Keshtu nga brinja e tij teksa ai ishte ne gjume u krijua Havaja. Kur u zgjua dhe e shikoj ate krah tij e pyeti: Kush je ti?  Ajo i tha: Jam nje grua. Ademi a.s. e pyeti: Si te quajne? Ajo tha: Hava (Hava dmth: diçka e gjalle, ose e krijuar prej diçkaje te gjall). Ademi a.s. e pyeti: Perse je krijuar? Ajo tha: Per te qene prehje per ty."

Allahu xh.sh. thote: "Dhe nga faktet e Tij eshte se per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (gruan), me qellim qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashur dhe meshire..." (Er Rrum; 21) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "O njerez! Keni frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje vetje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shume burra e gra." (En Nisa: 01)
Po ashtu Allahu xh.sh thote: "O Adem bano ti dhe gruaja jote ne xhennet." (El Bekare: 35)

MASHTRIMI QE SHEJTANI I BERI ADEMIT A.S.

Allahu xh.sh e kishte lejuar Ademin a .s. bashke me gruan e tij qe te hanin c'te deshironin nga frutat e xhennetit perveç nje peme. Mirepo shejtani filloj te vendos vesvese atyre, dhe ne menyre te veçante Havase. Allahu xh.sh  thote: "O Adem, ti dhe bashkeshortja jote vendosuni ne Xhennet, hani nga te doni, e mos iu afrohuni kesaj peme, pasi do ti beni padrejtesi (vetes tuaj). Shejtani i nxiti ata te dy qe tua zbuloje atyre pjeset e turpshme me te cilat ishin mbuluar dhe tha: Zoti juaj nuk ua ndali ju te dyve ate peme vetem qe te mos beheni melek, ose te mos beheni te pavdekshem. Dhe u betua (duke then) se: Une jam keshillues per ju. Atehere me mashtrim i zbriti. Kur e shijuan pemen u zbulua trupi i tyre dhe filluan ta mbulojne ate me gjethet e pemeve te xhennetit. Zoti i thirri: A nuk ua ndalova juve ate peme dhe a nuk ju thash ju dyve se shejtani eshte armik i hapur per ju? Ata te dy thane: Zoti yne, ne i beme padrejtesi vetes tone, ne qofte se nuk na fal dhe nuk na meshiron ne, me siguri do jemi prej te shkaterruarve!"(El Araf: 19-23)
Ndersa ne suren Ta Ha tregon se si shejtani e ka mashtruar Ademin a.s. duke i thene:"O Adem, a te te tregoj mbi pemen e perjetesise dhe pushtetit te perjetshem." (Ta Ha; 120)
Sipas dijetareve islam hapin e pare te mashtrimit qe beri shejtani ishte vendosja e emertimit "te perjetshem" qe te mashtrohet Ademi dhe Havaja. Keshtu ata u mashtruan. Allahu xh.sh thote :"Zoti i tyre i thirri duke u thene: A nuk ua ndalova juve ate peme dhe a nuk ju thashe se shejtani eshte armik i hapt per ju?" (El Araf: 22)

Kur beri kete gjynah Ademi a.s. filloi te vrapoj neper xhennet. Profeti Muhammed a.s. ka thene: Allahu xh.sh. ju drejtua Ademit a.s. duke i thene: "O Adem! A po iken prej Meje? Ademi a.s. i thote; Jo o Zoti im, por me vjen turp prej Teje." (Hakimi)

ADEMI A.S. DHE HAVAJA A.S. NE TOKE

Pas gjynahut qe beri  Ademi a.s. u zbrit  ne toke bashke me Havan. Disa dijetar thone se Ademi a.s. u zbrit ne Indi ndersa Havaja ne Xheda (madje kuptimi i kesaj fjale nder te tjera eshte "Gjyshe") Keshtu Ademi a.s. dhe Havaja filluan ta kerkonin njeri-tjetrin derisa u takuan ne malin Arafat ( i cili nder kuptimet e tjera ka "takimi- njohja"). Ketu ata vazhduan jeten ku tregohet se filluan te shtohen me shume femije.
Allahu xh.sh thote: "Zbrisni si armiq te njeri-tjetrit." (Sad; 83) Kur u vendos ne toke Ademi a.s. filloj ti kerkoj falje Allahut xh.sh por nuk arriti ate qe kerkonte. Profeti Muhammed a.s. ka thene se Ademi a.s. i eshte drejtuar Allahut xh.sh duke i thene:
"O Zot! A nuk me krijove me duart e Tua?
Allahu xh.sh i thote; Po, o Adem!
Ademi a.s. i thote: O Zot! A nuk me dhe shprit ti?
Allahu xh.sh i thote: Po!
Ademi a.s. i thote: O Zot! A nuk i urdherove meleket qe te me perulen?
Alluhu xh.sh i thote: Po!
Ademi a.s. i thote: O Zot! A ishte Ti qe kur teshtiva per here te pare ne xhennet me the: "Te meshirofte Sunduesi Yt!?"
Allahu xh.sh i thote; Po !
Ademi a.s. i thote: O Zot! A nuk e kalon meshira Jote zemrimin Tend?
Allahu xh.sh i pergjigjet: Po !
Ademi a.s. i thote perseri: O Zot ! Po nese pendohem, a do me kthesh perseri ne xhennet?
Allahu xh.sh i pergjigjet: Po
Ademi a.s. thote; Atehere un pendohem o Zot! " (Hakimi)

Allahu xh.sh thote: "Dhe Ademi mesoi nga Zoti disa fjale dhe Ai ia pranoi pendimin." (El Bekare: 37) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Ademi beri gjynah dhe gaboi. Me pas Zoti e perzgjodhi, ia pranoi pendimin dhe e udhezoi.(Ta Ha: 121-122)

Allahu bashkon Ademin a.s. me Havan 

Pasi u bashkuan ne malin e Arafatit, Ademi a.s. dhe Havaja filluan jeten e tyre. Ata filluan te shtohen me shume femije. Sa here qe lindin lindnin binjake, nje djale dhe nje vajze. Ademi a.s. sebashku me femijet filluan te punonin token. Allahu xh.sh. e urdheroi Ademin a.s. qe te ndertonte nje faltore ku te bente ibadet Allahut xh.sh. Keshtu Ademi a.s. ndertoi faltoren e pare mbi siperfaqen e tokes. Allahu xh.sh thote; "Faltorja e pare qe u ndertua mbi toke eshte Ajo qe eshte Bekke (Mekke)." (Ali Imran: 96)

Pas kesaj Allahu xh.sh. e urdheroi Ademin a.s. qe te kryete Haxhin ne Qabe. Me vone Allahu xh.sh e urdheroi Ademin a.s. qe te ndertoj xhamin Aksa. Dikush e ka pyetur Profetin Muhamed a.s. se sa eshte koha e ndertimit mes Qabes dhe Aksase? Muhammed a.s. ka then: 40 vjet.
Allahu xh.sh i shpalli profetit Adem a.s. 21 flet (suhufe) te cilat permbanin udhezime dhe sipas shumices se dijetareve thuhet se Ademi a.s. ka jetuar 940 vjet. Ademi a.s. kishte shume femije, dhe numri i tyre nuk dihet.

Bieseda e profetit Musa a.s. me profetin Adem a.s.

Sipas zingjirit te trasnmetimit te hadithit te ardhur tek Ibn Umeri, e ky nga Umeri ku Ebu Muhamedi ka thene se jam i sigurt qe Muhammedi a.s. ka thene: "U takua Ademi a.s. dhe Musai a.s. Profeti Musa a.s. i thote Ademit a.s.; Ti je babai i njerezimit. Allahu te ka vendosur ne xhennet dhe i ka urdheruar meleket te te bejne sexhde. Ademi a,s., tha; O Musa a nuk e kupton se kjo ka qene e caktuar?"  Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: Nje here teksa Profeti Musa a.s. po bisedonte me Allahun xh.sh. Musai a.s. i ka thene Allahut xh.sh;
"O Allah! Me tako me Admin i cili veten dhe ne na nxorri nga xhenneti! Pasi Allahu xh.sh. ia tregoj profeti Musa a.s. i thot: Ti je Ademi? Profeti Adem a.s. i thote; Po, une jam! Profeti Musa a.s. e pyeti; A je ti qe Allahu xh.sh. i dha fryme nga Shpiriti i tij i Shenjte? A je ti per te cilen Allahu urdheroj meleket te te bejne sexhde, A je ti qe Allahu te mesoi emertimin e te gjitha sendeve? Ademi a.s. i thote; Po une jam! Dhe profeti Musa a.s. e pyet: Atehere çfare te shtyri te na nxjerresh nga xhenneti ne dhe veten tende? I befasur profeti Adem a.s. e pyet; Kush je ti qe me pyet? Jam Musai. Ademi a.s. tha: A ti je Musai qe je derguar bijve te Israilit? A je ti Musa i cili ke folur me Allahun xh.sh. pa asnje ndermjetes? Musai a.s. tha; Po une jam! Me kete Ademi a.s. tha: A mos valle me qorton per diçka qe Allahu xh.sh. ka dash qe te ndodh? Dhe profeti Muhammed a.s. tha: Dhe keshtu profeti Adem a.s. i dha pergjigje profetit Musa a.s." (Ebu Davudi)  Ne nje trasmetim tjeter i ardhur nga Ebu Hurejre r.a. kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Profeti Adem dhe Profeti Musa a.s.  e kundershtonin njeri tjetrin dhe profeti Musa a.s. i thote Ademit a.s; O Adem ti je shkaktar qe pasardhesit e tu te jene ne zjarr. Ademi a.s. i tha: Allahu te ka zgjedhur ty me Shpalljen e Vet dhe me te foluren e Vet dhe ta ka shpallur ty Teuratin.

NGJARJA E KABILIT DHE HABILIT

Admie a.s. me Havan e nderuar linden: Habilin , Kabilin dhe Shitin a.s..Sipas dijetareve tregohet se martesa ne kohen e Ademit a.s. beheshin keshtu: Ademi a.s. pasardhesit meshkuj nga nje lindje i ka matuar me femrat e lindjes tjeter (te lindjes se dyte). Ademi a.s. vendosi qe Habilin (i cili ishte çoban) ta martonten me binjaken e Kabilit (i cili merrej me bujqesi) e cila mendohet se quhej Ihlima dhe qe ishte me e vjeter, por ishte edhe me e bukura. Per kete vendim Kabili ngeli i pakenaqur pasi ai deshironte binjaken dhe jo Ljuzanen. Per ta zgjidhur çeshtjen Ademi a.s. urdheroi qe secili te bej nje kurban, dhe tek i cili kurbani te shfaq ndonje shenje, do kete rrisk vajzen e bukur, nderkohe qe Ademi a.s. u nis per ne Meke per te bere Haxhin.
Dy djemt bene ashtu siç u tha babai i tyre. Mirepo shenja u shfaq tek kurvani i Habilit ku zjarri gllaberoj kurbanin e tij ndersa te Kabilit as qe e preku. Per kete Kabili u hidheru me Habilin duke i thene: do te vras. kjo me qellim qe Habili te mos martohet me motren e tij. Ne nje trasmetim tjeter kemi se: Ne momentin qe jane bere kurbanet, ka qen i pranishem dhe Ademi a.s. dhe kur u shikua qarte se kurbani i pranuar ishte ai i Habilit. Kabili ju drejtua Ademit a.s;  "Habilit ju pranua kurbani ngase ti ke bere dua (lutje) per te, dhe per mua jo." Kur ra nata dhe Habili u vonua me kopen e tij, Ademi a.s. dergoj Kabilin ta kerkonte. Kur Kabili u takua me Habilin i tha: "Tu pranua kurbani ndersa mua jo!" Habili i thote: Kurbani u pranohet njerezve te mire. Kabili u hidherua me te. Duke shikuar hidherimin e tij Habili i thote: "Nese ti çon dor te me vrasesh, une nuk do te çoj dore mbi ty per te te vrare, pasi une i friksohem Allahut, Zotit te boteve!" (Maide: 28), por Kabili e goditi Habilin me nje gur duke e lene te vdekur.
Ne nje mendim tjeter kemi se Kabili e ka gjetur Habilin ne gjume, dhe keshtu e ka goditur ate.
Ka mendime se vendi ku ka ndodhur vrasje eshte ne nje koder e quajtur Kasijun ne Damask ku ndodhet nje shpell e cila quhet shpella e gjakut.
Pasi Kabili vrau vellaun e tij, e ka mbartur ne shpin plot nje vit pa e ditur ku ta qoje. (Ka mendime se; e ka mbajtur me shume se nje vit). Ka vazhduar Kabili ta mbaj vellaun e tij te vdekur derisa Allahu xh.sh dergon dy sorra (te cilat thuhet qe kan qene vellezer) te cilet po ashtu ishin zen me njera tjeteren ku njeri ata kishte ngordhur. Sorra qe kishte mbetur gjalle, hap nje grop ne toke e vendosi ne te trupin e sorres se ngordhur dhe filloi ta mbuloje me dhe. Kur Kabili e shikoj kete, mori mesim se çfare duhet te bej me vellan e tij, dhe keshtu varrosi vellaun e tij ne toke. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Atehere Allahu dergoi nje sorre, qe te hap token, per ti treguar atij se si ta mbuloje trupin e vdekur te vellait. E ai (Kabili) tha: I mjeri une, a nuk mundkam edhe une ta mbuloj trupin e vdekur te vellait, sikure kjo sore. Dhe u pendua." (Maide; 31)
Pasi varrosi vellaun e tij, Kabili nuk kishte mundesi ti dal perpara babait (Ademit a.s.) ndaj vendos te marr bashkeshorten e caktuar nga Ademi a.s. dhe te shperngulet ne nje vend te larget. Meqe tashme ai ishte krimineli i pare mbi siperfaqen e tokes , gjithashtu ai ishte njeriu i pare qe ngeli pa mesimet e babit, pa mesimet shpirterore, dhe i pari qe shperngulet sipasoj e nje krimi.
Tregohet se Kabili u shtua por pasardhesit e tij ashtu sikurse ishte dhe vet i keq, ishin njerez te keqi te cilet ishin larg mesimeve te profetit Adem a.s.
Pasi ndodhi ngjarja e mesiperme Allahu xh.sh. e gezon profetin Adem a.s. me nje djal te cilin e quajti Shit. Shiti eshte profeti i dyte pas Ademit a.s. Shitit a.s. Allahu xh.sh. i shpalli 50 suhufe. Shiti a.s. ishte femije qe i ngjante me se shumti Ademit a.s. Sipas disa mendimeve kur lindi Shiti a.s. Ademi a.s. ishte rreth 130 vjeç dhe me pas ka jetur 800 vjet. Ka disa mendime se Havaja i ka lindur Ademit a.s. 40 femije nga 20 lindje. Disa te tjere thone me shume. Disa te tjera thone se Ademi a.s. ka vdekur vetem atehere kur ai ka arritur te shikoj 100 mije pasardhes. Allahu e di me mir.
Gjate jetes se profetit Adem a.s. Allahu xh.sh. i zbriti atij 10 shpallje (Suhufe) te cilat urdheronin ne besimin ndaj Allahut, rregullat e jetes etj.

NDERTIMI I QABES ( Bejtull-llahu )

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ademi a.s. eshte i pari qe vuri themelet e Qabes (Bejtull-llahut), u fal ne te dhe beri tavat rreth e perqark saj." (Ibn Abasi)

VDEKJA E PROFETIT ADEM A.S.

Pas vrasjes se Habilit profeti Adem a.s. u pikellua shume, por Allahu xh,sh e gezoj ate me nje djal te qujtur Shit (ctl; Seth). (Shit; dmth; Dhurate e Allahut). Kur ju afrua vdekja Ademit a.s. e porositi Shitin a.s mbi disa dije duke i mesuar atij: diten dhe natenllogaritjen e kohes, dhe i tregoj per permbytjet qe do te ndodhnin etj. 
Nje here Allahu xh.sh.vendos ti tregoj Ademit a.s. gjithe Pejgamberet dhe hadithi vijon keshtu: "Kur Allahu xh.sh. krijoi Ademin a.s. dhe i dha shpirt, Ademi a.s. teshtiu dhe tha: "Elhamdulilah" Allahu xh.sh. ju pergjigj: "Jerhamukullah dmth; Allahu te meshirofte!" dhe me pas Allahu xh.sh. i thote: O Adem! Shko tek ata melek te ulur dhe pershendeti keshtu; Ademi a.s. shkoj dhe i pershendeti duke u thene: Es selamu alejkum! Meleket u pergjigjen; Ue alejkum selam! Profeti Adem a.s. u kthye tek Allahu xh.sh. dhe Allahu i tha: Kjo eshte pershendetja jote dhe bijve te ty! Allahu xh.sh. i thote Ademit a.s.; Zgjidh cilen dore! Ademi a.s. tha; Do zgjedh doren e djathte! Me pas Allahu e hapi doren ne te cilen ishte Ademi a.s. me pasardhesit e tij. Ademi a.s. tha: Kush jane keto? Allahu xh.sh. i tha: Keto jane pasardhesit e tu! Secili prej tyre ne mesin e syve kishte te shkruar jetegjatesise, po ashtu ne mesin e tyre ishte nje burr i cili dallohej nga te tjeret me ndriçimin e tij. Ademi a.s. tha: Kush eshte ky ? Allahu xh.sh. iu pergjigj; Ai eshte djali yt, Davdi a.s, te cilit i kam caktuar jete dyzet vite. Ademi a.s. tha: O Allahu im! Shtoja jeten! Allahu xh.sh. tha: Kaq kam shkruar per te! Ademi a.s. tha: O Allah! Une do ti jap atij prej jetes time gjashtedhjete vite! Allahu xh.sh. tha: Keshtu u befte! Kur Ademit a.s i erdh meleku i vdekjes (diten e xhuma), Ademi a.s. i tha: Ke ardh parakohe sepse mua Allahu me ka dhene Allahu njemije vite jete! Meleku i vdekjes i thote: Po, por a nuk i dhe gjashtedhjete vite jete Davudit a.s.?!..." (Tirmidhi, Ahmedi) 
Transmetohet se kur iu shfaq Ademit a.s. meleku i vdekjes-Azraili, ka pasur me vete nje bez te bardh (qefin). Poashtu tregohet se kur Ademit a.s. iu afrua vdekja thirri femijet dhe u tha: "O bijte e mi! Me ka marr malli per frutat e xhennetit." Keshtu ato u nisen per te gjetur frutat e xhenetit dhe u takun me meleket te cilet kishin me vete qefin. Meleket i pyeten: Çfare po kerkoni keshtu? Ata thane: "Babai jone (Ademi) eshte i semure dhe na kerkoj frutat e xhennetit!" Meleket u than: "Kthehuni pasi jeta e babait tuaj ka perfunduar!" U kthyen per te shikuar Ademin, por ai u tha: "Largohuni prej meje, se mua me erdhi radha, dhe meleket le te kryejne urdherin e Zotit xh.sh!" Pas kesaj Azraili ia mori shpirtin.
Ne librat islam tregohet se: Pasi e kishi la dhe pastruar trupin e xhenazes se Ademit a.s. e kan e mbeshtjelle me qefin, pastaj kan hap varrin dhe para vendosjes ne te i kan falen namazin e xhenazes dhe me pas e leshuan ne varr. Nga Ibn Abassi transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: "Meleket kane thirrur 4 tekbire ne xhenazen e Ademit a.s., Ebu Bekri do ti therrase 4 tekire ne xhenazen e Fatimes, Umeri do ti therrase 4 tekbire  ne xhenazen e Ebu Bekrit, Suhejbi do ti therrase 4 tekbire ne xhenazen e Umerit." (Es Sujuti)
Se ku eshte varrosur Ademi a.s. saktesisht nuk dihet. Disa thone qe eshte varrosur ne Indi, pikerisht vendi ku ka zbritur per here te pare ne toke. Disa thone ne Meke. Disa thone se ne kohen e tij Nuhi a.s. e ka marr trupin e Ademit a.s. dhe Havase dhe i ka varrosur ne Jerusalem. Pas vdekjes se Ademit a.s. Havaja ka jetur edhe nje vit tjeter.

Pasardhesit e profetit Adem a.s. 

Pas vdekjes se Ademit a.s. femijet e tij ishin ndar ne dy barqe. Njeri bark jetonte ne mal, ndersa te tjeret ne fushe. Banoret e malit ishin besimtar ndaj Allahut po ashtu burrat e malit ishin te bukur ndersa grat jo. E kunderta qendronte tek ato qe ishin ne fushe. Ashtu sikurse i pari i tyre Kabili banoret e fushes ju larguan rruges se Allahut. Burrat e fushes nuk ishin te bukur ndersa grat po. Tregohet se shejtani ishte paraqitur tek njerezit e fushes te cileve u mesoi melodin e fyllit me qellim terheqjen e vemendjes se banoreve te malit, por edhe te festonin me shejtanin per vdekjen e Ademit. Meledia e fyllit u degjua nga banoret e malit. Kjo gje i beri kurioz ndaj ato vendosen te gjejn nga vjen zeri derisa arriten tek banoret e fushes. Banoret e fushes te cilet ishin prej barkut te Kabilit kishin caktuar nje feste e cila behesh nje here per cdo vit (korrik). Ne kete fest grat e tyre, te cilat ishin te bukura festonin festen te zhvesura njekohesisht joshnin meshkujt. Lajmi arriti tek banoret e malit ku nje pjese e burrave vendosen te shkojne per ti shikuar. Ne mesin e banoreve te pyllit ishte edhe Shiti a.s. (ctl; Set ose Seth) i cili me qellim ruatjen e besimit ne Allahun xh.sh, si dhe ruajtjen e nderit dhe vlerave familjare u ndaloi banoreve te tij te takohen me banoret e fushes, por nje pjese nuk e degjuan. Ne kete kohe u shtua imoraliteti dhe ato qe nuk degjuan Shitin a.s. u dhan pas degjenerimit duke kryer per here te pare mardhenie intime jasht matersore. Pas vdekjes se Shitit a.s. Allahu xh.sh. dergon profetin Idris a.s. per te vijuar me pas me profetin Nuh a.s., me pas me profetin Hud a.s. etj.

Hadithe te tjera ne lidhje me profetin Adem a.s. 

Kur Allahu xh.sh. krijoi Ademin a.s. e vendosi ate ne Xhennet. Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Allahu xh.sh e vendosi Ademin ne Xhennet aq kohe sa Allahu deshiroi dhe me pas e zbriti prej tij.
(Tirmidhi) Sipas Ibn Kujbeh thote se: "Kur profeti Adem a.s. eshte hequr nga xhenneti, ai ka qene i vendosur ne xhennetin e Adenit." Pasi u leshua ne toke Allahu xh.sh i tha Ademit a.s. qe te punoj token, te mbjell etj. Njerezit ne diten e Gjykimit do kerkojne duan e Ademit a.s. qe te jene pjese te xhennetit dhe kjo lutje do shkoj deri tek profeti Muhammed a.s. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene:"...Kur besimtaret ti afrohen xhennetit do i drejtohen Ademit a.s. duke i thene: "O babi yne! Na e hap xhennetit..." (Muslim) Profeti Muhammed a.s. ka thene: "...Banoret e xhennetit do kene pamjen e babait te tyre Ademit a.s...." (Ebu Hurejre)

Ne nje hadith tjeter kemi:"Banoret e xhennetit do te tubohen me pamjen e Ademit a.s. ne moshen 33 vjecare, pa asgje me vete. Me pas ata do te dergohen drejt nje peme ne xhennet, dhe aty do te vishen me rroba qe nuk vjeterohen, dhe rina e tyre nuk shteron." (Trans, Enes Ibn Malik)

Po ashtu kemi se profeti Muhammedi a.s. thote: "Banoret e xhennetit do futen ne xhennet me gjatesin e Ademit a.s., pra 60 krah, me masen e krahut te mbretit (ketu thuhet se behet fjal per nje mbret qe ka pas krah te gjate , te fuqishem), do kene bukurin e profetit Jusuf a.s., do kene moshen e profetit Isa a.s. 33 vjec, dhe gjuhen (te folur) e profetit Muhammed a.s...." (Trans, Enes Ibn Malik)

Transmetohet Ebu Beker r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me eshte shfaqur gjithcka qe do te ndodh ne kete bote dhe ne boten tjeter. Njerezit e pare e te fundmit do te mblidhen ne nje fushe. Te tmerruar prej kesaj, do te nisen drejt profetit Adem a.s. ku ndjesrsa per pak sa nuk i ka arritur tek hunda. Ata do ti thoten: O Adem!  Ti je babai i njerezimit dhe Allahu te ka zgjedhur. Ndermjeteso per ne tek Allahu ! Ademi a.s. u thote: Mua me ka gjetur e njejta gje qe ju ka gjetur edhe juve. Shkoni tek babai  juaj profeti Nuh a.s. Ata do shkojne tek profeti Nuh a.s. dhe do i kerkojne qe te ndermjetesoje tek Allahu dhe se Allahu i eshte pergjigjur lutjeve te tua. Nuhu a.s. u thote: Kete nuk mund ta gjeni tek une , shkoni tek profeti Ibrahim a.s. sese Allahu xh.sh e ka bere mik ate. Keshtu ato do shkojne tek Ibrahimi a.s. i cili do u thote: Ate qe kerkoni, duhet tia kerkoni profetit Musa a.s.  sepse Allahu ka komunikuar me te drejtperdrejt. Dhe ato do shkojne tek Musai a.s. i cili u thote:Shkoni tek profeti Isa a.s. i biri i Merjemes a.s. sepse ai sheronte memecin, lebrozin, dhe ngjallte te vdekurit. Ata do shkojne tek profeti Isa a.s. i cili do u thote: Shkoni tek me i zgjedhuri i bijeve te Ademit, shkoni tek profeti Muhammed a.s..." (Ahmedi)

Kur vdiq Ademi a.s, (1) Meleket u kujdesen per te duke bere pergatitjet e duhura. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur vdiq Ademi ata e pastruan meleket me uje tre here dhe hapen varrin atij, pastaj bijve te tij u tha: Kjo eshte tradita e Ademit per femijet e tij ( pasuesit e tij).(Hakimi, Taberani)

Pergatiti
Gezim Kopani



Shenim: Hytbe (Ligjerim) e rimbajtur ne xhamin e Pukes ne dy xhuma. Date; 06 korrik 2018



Ju mund te lexoni: Jeta e Profetëve

Ju mund te lexoni: Pendesa e profetit Adem a.s




___________
1. Ne besimet e tjera, Ademi permendet me emrin Adam ndersa Havaja permendet me emrin Eva. Ne librin e Zanafilles flet mbi krijimin e Adamit, pra profeti Adam i cili pasi u krijua, Zoti e vendosi ne Kopshtin e Edenit (Gan Eden). Ndyrshe nga islami qe thote se Allahu e krijoj Ademin nga 7 llojet e tokes, besimet e tjera thone se Zoti e krijoj Adamin nga pluhuri i tokes (Zanafillja 2;7) pastaj vijon me detajet e tjera si krijim e organeve, dhenjen e shpirtit nga hunda etj. Ata thone se; Adami u krijua ne nje mal i quajtur Moria, vend ku me von u ngrit tempulli i Jeruzalemit.  Kur Zoti e vendosi njeriun e pare ne Kopshtin e Edenit, Zoti i thote qe te mos i afrohet "Pemes se Dijes" e cila ndodhej ne mes te kopshtit, madje Zoti i jep disa urdheresa, ku nder te tjera e urdheroi; Mos bej idhujtari, mos ju bind djallit, mos u shthurr, mos bej vrasje, mos mallko zotin etj. Adami u merzit vetem ne kopshtin e Edenit dhe ne kete kohe Zoti e uli Adamin ne gjume. Ne kete moment nga brija e tij Zoti krijoi Even. Ne oren e katert (para agimit) ju dha shpirt, dhe kur ai u be i gjall, Adami ishte rreth 20 vjec dhe trupin e kishte te shnderritshme si drite, po ashtu ishte shume i gjate, koken ne lindje e kembet ne perendim, ose kembet ne toke e koken ne qiell. Diku nga agimit thon se Adami u ngrit ne kemb. Pas kesaj kohe Adami pasi shikoj gjitha krijesat u vuri emer. Kjo gje permendet tek Zanafillja ku thuhet; "Çfardo gjeje te gjalle qe Adami e therret me emer, ata do thirren emrin qe Adamit i thirri". Eva u krijuar pasi Adami u vuri emerat gjallesave, dhe ajo u krjua kur Adami ishte ne gjume. Teksa Adami ndodhej ne gjum Zoti mori nje pjese nga ai dhe e shnderroj ne grua (Zanafillja 8:1). Pas kesaj Adami dhe Eva ben intimitet pasi Zoti u tha: "Bashkohuni dhe shumoheni." Me pas ata linden femije, binjak nje djal dhe nje vajz. Me vone Eva lindi trenjak, nje djal dhe dy vajza. Pas kesaj, si te thuash rreth ores nente te paradites Zoti vendosi Adamin me familjen e tij ne kopshtin e Edenit qe ishte vendi me i bekuar ne toke. Ne kete kohe Zoti i meson Adamit gjith emrat e engjujve. Kur Adami dhe Eva ndodheshin ne kopshtin e Edenit , Adami duke degjua Even ra pre e tundimit te djallit i cili i mashtori duke ngren nga fruti i Pemes se Dijes, duke i premtuar atyre pavdekshmerin etj. Ku ra ne mekat, Adami dhe Eva tentuan ti fshihen Zotit duke u fshehur ne pemet apo me gjethet e pemeve te kopshtit. Kur u paraqiten para zotit per mekatin e bere, Adami tha: "Une ju bindave gruas qe ju ma sollet!", per kete Zoti urdheroi qe Adami dhe Eva tani e ne vazhdim te fitojne buken me ndjersen e tyre dhe si te thuash rreth ores 12 Zoti e deboi Adamin nga kopshti i Edenit. Kur Adami shikoi se po e erresohet, tha; "Kjo eshte per shkak te mekatit tim", por ai nuk e dinte se zoti kishte krijuar diten dhe naten, keshtu ai duke kerkuar rruge zgjidhje per drite, gjeti dy gur prej te cileve ai ndezi zjarrin. Zjari u kthye si shenje (simbol) e ndarjes nga e keqja, mekati. Gjate kohes se erresires Adami dhe Eva shprehen pendimin e tyre tek zoti dhe kur ne mengjes doli drita, pra doli dita e re , Adami falenderoj zotin. Per rreth 100 e ca vite Adami qendroj duke i shpreh pendes Zotit per mekatin e bere dhe njekohesit i qendroi larg tundimit nga Eva.
2. Pema gjenologjik e Profetit Adam a.s., sic e tregova me siper profeti Adem a.s. u bashkua me Havan a.s. Ato ne fillim u shtuan me: Kabilin, Habilin dhe Shitin a.s. Nga Kabili u shtua me; Enoh, Irad, Mehujal, Metushal ky i fundit u shtua me; Adah, Lameh, Tesilla etj. Nga Habili nuk ka vijimsi pasi vdeq ndersa nga Shiti a.s. u shtua me: Enosh, Kenan, Mahalalel, Jered, Enoh, Metuselah, Lameh, Nuh a.s., dhe Nuhi a.s. u shtua me; Sam , Ham dhe Jafeti
3. Profetit Adem a.s. Allahu xh.sh. i dergoi 10 fletushka (Suhufe) 

July 06, 2018

Fisi i Kabashit në përshkrimet e Robert Elise


Keshtu e pershkruan fisin e Kabashit Robert Elise (1) ne librin "Fiset Shqiptare , Historia, shoqeria dhe kultura" "The Tribes of Albania" :

Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades.  Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabashm ne julindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930 gjeografi italian Ermano Armao duke folur per Kabashin , ka permendur se ai perbehej nga nje popullate myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta). Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices musliman ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete....  Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia. Per Kabashet thuhet se kan merguar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo dhe Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete merguar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me arritjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fgiset e Dushmani dhe Qerreti. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas nje tradite orale, keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjes te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth kishte kaluar ne fese myslimane. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadroja sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe vrau vellane e vete. Fisi i Kabashit reagoi ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te ciliet po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefare Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi. Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve mergoi ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajrut Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vencate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit  15-te. Att ka viti 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar kah viti 1720."

Pergatiti
Gezim Kopani


1. Robert Elsie eshte nder shkrimtaer, albanologet me te njohur. Ai ne Kanada ne vitin 1950. Ai vizitoj Shqiperin ne vitin 1978. Robert Elsie vdiq ne vitin 2017.
2. Shtat fiset e Kabashit jane: Kabashi, Puka, Iballja, Berisha, Thaçi, Qerreti, Malziu.

Per te mesuar me shume mbi Kabashin mund te klikoni ketu:

Panairi i Kabashit Puke

(Xhamia e fshatit Kabash, Puke)

Sipas rregullave te mbledhura mbi Panairin e Kabashit , historianet tregojne se ai eshte zhvilluar mbi bazen e disa rregullave te cilat duhet ti rrespektonje te gjithe. Ato rregulla ishin:

1. E drejta per panair

Panairi behet vit per vit "Diten e Luleve" ne Lam Lushaj, Kabash. Ai eshte per mbare krahinen e Pukes. Ne panair ka te drejte me marr pjese kush te doje: plak e i ri, burr e grua, krene e vegjli, i vendit e i huaj, pukjane e mirditore, hoxhe e prift. Do me ardh ndokush prej venesh te tjera me shit e me ble, nuk ka kush te drejte me i thene: "Kah po shkon?!" apo "Çfar do ktu?". Ne panair, te largetit, vendas a te huaj, kane te drejte me ardh me mallin e veta nje nate para dhe me qendru gjithe diten e panairit deri dy ore pa u errësu. Ne panair, si naten, si diten, gjithkushi ka te drejte me e shpall mallin e vete me za per gjate panairit. Gjate panairit kenga dhe vallja, gurapeshi e pushka ne shej, kane diten e vete. Asnje ndales per to nuk mund ti bej kuj.

2. Detyra e pjesemarresve ne panair

Gjate panairit cdo pjesemarres ka detyre mos me i ba kuj dhune e ngaterrese, te shame e te shtyme, te rame e te vrame. "Lyp vend gjeti per çato (keto) pune!" Ne te dy anet e panairit jane kishe e xhami, kryq e vorre. Gjithsecili e ka detyre mos me i prek as mos me i dhunue. Jane nderi i katudnit e fisit te Kabashit. Per rreth panairit jane shpi e prona te katundit. Kush pune me to nuk ka, veç ne u shkofte mend per mik.

3. Detyra te veçanta te Kabashit ne panair

Katundi i Kabashit me fisin mbar ka detyre me caktu rojet rreth panairit. Lajmesit kane detyre me lajmeru pjesmarresit mbar per sullet (rregullat) e Kabashit. Sullet jane:
1.Kush vjen ne panair ka detyre me ardh me shit e me ble, me pa e me ndie (degju), pa ba dhune e ngatrrese.
2.Kush vendos prit e ben pre mbrenda kufijve te Kabashit, ben mikprem fisin e Kabashit.
3.Cdo shtepi ne Kabash e ka per nder me prit e me qit per mik cdo pjesemarres ne panair.
4.Cdo Kabashas ka per detyre mos me pengu kend gjate panairit me shit e me ble , me kendu e hedh valle, me u ra veglave e tupanit, me qit ne shej a per qef, si diten si naten.
5.Kush del kunder sulleve (rregullave) ka Kabash e Puke ne shpinë.


Pak histori ne lidhje me Panairin e Kabashit 

Sipas historianeve thuhet se panairi i fshatit Kabash ka zhvilluar para shekullit te 13-te. Ai zhvillohej cdo dite te diele e cila njihet edhe me emrin "Dita e Luleve" dhe qe zhvillohej tek vendi i quajtur "Lam Lushaj". Panairi shtrihej ne dy anet e rruges e cila njihet si rruga e Gjakoves, ose rruga e Karvaneve. Tradita thote se dikur panairi shtrihej ne tere fshatin perbri rruges se hershme te karvanave prej "Qaf Ajtyres" deri ne "Qafe gjane".Fshati Kabash njihet dhe respektohet Bajrak i Pare ne zonen e Pukes, po ashtu edhe si qender e kuvendeve fisnore dhe nderfisnore. Pervec faktit te qenurit fis i pare, Kabashi njohet per traditen e mire nder fetare, dhe te Panarit i cili eshte zhvilluar nder vite. Kronikanet e kan permendur panairin e fshatit Kabash te Pukes qe prej vitit 1637.

Ne panairin e Kabashit mund te merrnin pjese kush te deshironte, pa dallim fisnore a fetar, krahinor a shoqerore. Sipas te dhenava panairi kishte rendesin e vet si per malsoret po ashtu edhe per udheheqesit e vendit. Ne kete panair merrnin pjese e gjithe krahina e Pukes, duke perfshire edhe zonen e Gjegjanit e Kashnjetit. Po ashtu thuhet se ne kete panair kan marr pjese edhe nga Shkodra dhe Lezha. Ne kete panair lidheshin marveshje tregtare te cilat luanin nje rol te rendesishem per mireqenjen e vendit. Tregohet se panairi i Kabashit ka qene i pasur kur pjesmarresit pergatisnin pjese artizanale. Kabashi nxirrte ne treg punime druri, leshi, en prej balte etj. Ndersa  Kryeziu, Gojansit , apo Sakati , Pista etj kishin zanat te paraqitshin vegsha, punime nga hekuri te punuara nga kovaç te ndryshem.

Ne panair nuk mungonin orendi, e zbukrime te ndryshme. Ne panair nuk mungonin as veglat muzikore si: çiftelia, lahuta, fylli zumare, daulle etj. Ne zonen e Pukes dhe jo vetem eshte shume e njohur vallja e Kabashit e cila kercehet edhe sot.Kjo eshte nje valle epike. Ajo kercehet nga 4 burra te cilet formojne nje rreth te mbyllur. Valltaret qendrojne perball njeri tjetrin.Sipas te dhenave gojore thuhet se numri 4 perfaqesojne 4 vllaznit e fisit te Kabashit si: Qafaliajt, Kokajt, Lushajt dhe Hadrojin.Vallja ka karakteristik te saj hapjen e kraheve anash, rrahjen e kembeve ne toke etj. Kjo eshte nje nder vallet me te kercyer neper dasma jo vetem ne zonen e Pukes por edhe jasht saj.

Ne kete panair eshte zhvilluar shume edhe lenja apo marrja e porosive te ndryshme. Ne shume raste njerezit kishin klientet e vet. Mallrat e porositur u shkonin njerezve neper shtepi. Veçori e panairit ishte rregulli qe te gjithe vishnin rrobat ma te mira te tradites ose i merrin nga te tjeret per te ra ne sy si nje dite feste. Panairi perveç tregetis ishte i ndertuar ne ate menyre qe te ishte nje fest e vertet. Keshtuqe ne kete panair tregohet qe u organizonin gjitjet ne pushke duke provuar keshtu edhe aftesit e tyre. Ky panair shfrytezohej edhe per takime e miqesi te ndryshme.

Tregohet se ky panair merr pesh dhe rendesi te madh per shkak edhe te Kuvendit te Malsoreve (te Bajraktareve)i cili u zhvillonte e ne zone  nder fise duke mbajtur rend, siguri si dhe duke luajtur rol te rendesishme ne pajtim te gjaqeve. Kuvende te tilla krahinore u zhvillonin rregullisht ne Kabash ku rol te rendesishem si gjithmon kan luajtur edhe dy besimet fetare ai mysliman e katolik. Keto ishin disa tipare kryesore te fizinomise te panairit te Kabashit i cili eshte nje nder vlerat dhe traditat me te vyera te Pukes.

Pergatiti
Gezim Kopani


Per te mesuar me shume mbi fshatin Kabash kliko ketu : 

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

Fisi i Kabashit ne pershkrimet e Robert Elsie 1978

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

Mejtepi i Kabashit

July 05, 2018

Dashuria ndaj femijeve

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Ne xhennet ndodhet nje shtepi e cila quhet "Shtepia e gezimit". Ne te nuk do te hyje askush, pervec atyre qe kane ditur t'i gezojne femijet."

Tregtaret e mire


Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Fitimi me i mire eshte per ato tregtare qe kan kujdes ne:

-kur flasin, nuk genjejne.
-kur iu besohet dicka, nuk e prishin besen.
-kur premtojne , nuk tradhtojne.
-kur blejne, nuk pergojojne.
-kur shesin, nuk levdojne mallin shume.
-kur jane borxhlinj, nuk e vonojne larjen e borxhit
-kur u kan borxh, nuk ua rendoj kthimin e borxhit." (Bejhakiu)