Më tej Faik Konica shkruan: "Më sa duket, në kohen e pushtimit turk (osman), secili mal kishte flamurin e vet. Kreu i Malësisë ose Bajraktari ishte një përson që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i ati (baba) dhe, në mungesë të tij i lihej mashkullit më të afërm nga farefisi. Ky quhej nga shqiptarët dhe nga autoritet osmane Bajraktar. Në shumicen dërmuese Bajraktarët sundonin sipas Kanunit të Lek Dukagjinit dhe zakoneve të vendit ku ato ishin." (1)
Harta e rrethit Pukë |
Fisi i Kabashit është Fis i parë në shtatë Bajrakët e Kazasë së Pukës të përbërë nga: Kabashi , Berishë, Qerret, Pukë , Iballe , Thaç (Bugjon) dhe Malzi .(2) Sa i takon rënditjeve ka qendrime të ndryshme p.sh: prof. Xhemal Meçi ka rënditjen e tij po ashtu edhe prof. Kahraman Ulqini ka bërë këtë renditje:
1. Kabash (Bicaj , Hadroj , Rrape, Qelez )
2. Pukë ( Blinisht , Buzhalë , Levrushk , Millë , Ukth , Lajthizë)
3. Qerret ( Qendër Bajraku Qerret i Eper, Qerret i Poshtem , Koman , Kçirë , Karmë , Dush)
4. Iballe ( Arst , Dardhë , Flet , Kulumri , Kryezi , Miliska , Mzi , Trun , Xath , Sakat)
5. Bugjon = Thaç (Fierzë , Kokdodë , Porav , Mertur Gurit , Aprip Guri)
6. Berishë - Katundi i Kishës Qender Bajraku ( Berish e Eper , Berish e Poshtme , Berish Vendi )
7. Mali i Zi (Shikaj qender Bajraku , Kalimash , Mgullë . Petkaj , Pistë , Shtanë , Spas , Shmri )
Rregullat (Sullet) e Beslidhjes
Organizimi i fisit behet duke pasur parasush organizimin e vet fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, dhe i krahines mbare me pleq, kren, bajraktar dhe zotni (Ag). Rradha e bajraqev ka rendesi me vlera kanunore ne kuvend , lufte, ndeje etj. Për këtë sipas prof. Xhemal Meçi kan ndihmuar dy dokumenta: I pari i vitit 1880 dhe i dyti i vitit 1924 e bëjnë të qartë posicionet dhe rëndesin e tyre.
Lidhja fqinjësore vendore, krahas lidhjeve fisnore, dalin me te ndriçuara dhe me të shprehura, qe perbejnë lidhjet baze te organizimit te fshatit dhe te bajrakut.
Marredheniet ekonomike
Marredheniet ekonomike jane nje arritje tjeter qe ka pasqyrim shume te gjere se varianti i dhene nga Shtjefen Gjeçovi. Pra, nga 36 nene qe ai thote Kabashi, Puka arrin deri ne 76 nene. Ne to perfshihen: udhet e shtigjet, bujtina e dugaja, e ndamja e shtepise, shitblemja (tregtia), dhenia e tokes me fitim e nderrim (tram), punetori , hua me page dhe me borxh, dami dhe denimet etj.
Nder shekuj kisha dhe xhamia kan bashkejetuar ne Kabash , Puke etj pa i ra ndesh njera-tjetres. Kete realitet e fakton dukshem rapsodi, poeti i Kabashit, "artist i merituar", Prendush Gega me 1903 ne vagjet si keto:
"Ti n'Kabash ndoj her je kan.
E ke pa ni xhami n'lam?!
Aty nget ni kish ish kane.
Dere per dere kish' e xhami...."(5)
Komunitetin musliman e gjejme te shprehur ne nje mase te dukshme qe ne shek. XVII (I.Zampiti, Relacione II..., Tirane , 1965, fq.77-80 (4)
Xhamia e fshatit Kabash, Puke 1940 |
Ne fillim trevat e Pukës i perkisnin besimit pagan per te ardhur me pas tek besimi i krishter dhe me pas tek besimi islam.
Fisi i Kabashit eshte i pari fis i Shqiperise se veriut i cili u konvertua ne fene muslimane. Sië e permenda me siper para besimit islam Bajraku i Kabashit i perkiste besimit katolik madje aty u ndertua dhe kisha me emrin Shen Gjon Pagezuesi po ashtu thuhet se ka pasur dhe nje Abat, Benediktin ku u ndertua kisha e Shen Palit tek vendi i quajtur Gryke - Kabash dhe qe thone se mund te jete ndertuar rreth shekullit te 14-te. Me ardhjen e besimit islam u ndertua ne Lam Lushaj mesxhdi i pare islam rreth vitit 1523 e cila me vone u be xhami.
Ndersa Prof. Xhemal Meçi shkruan: "Fshati Kabash i Pukes ne dokumentet e regjistrave osmane del si fshat me vehte. Ndersa Prof. K. Luka ne studimet "Topografike te shek. XV-XVII te viseve te Pukes" , jep permbledhtas te dhena te mjaftueshme per Kabashin bashke me burimet qe nga shek.XVI.
Me 1529-1936 Kabashi ka 24 zjarre (shtepi - familje). Ne regjistrimet e viteve 1571, 1591 numri i zjarreve jane 14 dhe 15, duke pasur nje pakesim te ndjeshem. Duket se ne kushtet e pasigurise e rezisteneces antiosmane pati nje emigrim masiv prej Kabashit te Puke me ne periferi te viseve te Pukes pertej krahines, ne vende me te sigurta apo per ne vende me te mira. Gjergj Bardhi me 1622 e shenon Kabashin , Shën Pal ne Dukagjin me 320 fryme. Viset e Pukes aso kohe ishin ne perberjen e treves se Dukagjinit Mesjetar. Frang Bardhi me 1637 jep rreth 32 shtepi me 230 fryme. Perseri ne gjysmen e pare te shek. XVII kemi nje dyfishim te shtepive. Ose kemi kthim te familjeve te larguara, ose te adhur te ri prej krahinave per rreth apo zonave te tjera psh; sic tregon tradita ne Kashnjet etj...
Lagjet e Kabsahit jane:
Lagjia Breg
Ne perendim eshte lagjia Breg qe banohet nga Çollakë, Leke, Barxhan, Lushë dhe Hadroj. Ne keto vende kan qene dhe shtepit autoktone: Dukagjni , Manushi (Sulejmani) , Ziu dhe Gjera. Gjerja fillonte ne kufi me Qelzen, ne veri perendim te Qafe Rrgjanes, ne nje rrafsh pjellore dhe te ujitshem. Gjerajt dolen fare. Ne keto vende jetonte edhe Manushi. Perberja e banoreve te kesaj lagjeje ka pesuar ndryshime. Gjera qe kishte toke edhe ne Gjytetzë, ku deri me 1980 ka qene nje geshtenje shume e madhe me emrin e Gjers qe i thoshin: "Kshteja e Gjers" po ashtu kishin toke edhe ne Lluke, ane veriore. Thuhet se ne nje konfliket qe Gjerajt paten me Lluket aty nga fillimi i shek.XX, u largua per ne Kosove.
Kater familjet autoktone jane gjet ne Kabash nga kater djemt e Lek Kolonjes. I pari i familjes autoktone te Manushve ishte kan ba mysliman dhe i kan pas vendos emrin Sulejman. Njerzit kur pysnin se: Ku po shkon? Me respekt apo perkdheli thonin: Jena te shku tek Mani! Nga ketu ka ngel emrin Man , Manushi. Familja Manushi kishte gjithe lagjen Breg deri ne kufi me Gjerajt ne jug perendim, kufi me Qelzen deri ne Qaf Cinë. Nga veri lindja ndiqte perroin e Vameçit. Te paret qe moren pjesen me te madhe te tokeve te Manushit jane Hadrojt (Osmanuket, Cubaket etj). Nga fillimi i shek XIX ne Kabash ra "harsalleku" (duket se kolera) qe shkaktoi shume vdekje. Dhe nga familja e Manushit pati mjaft te vdekur. Osmanuket (Hadrojsit) i shkun nen dritaret e kulles dhe i thirren ne se ishte kush i gjalle? I zoti i shtepise se Manushve ju pergjigj duke ju lutur ta ndihmon per varrosjen e kater te vdekurve, se te gjithe te tjeret ishin te semure rend, ne prag te vdekjes! Osmanuket dhe Cubaket per sherbimin me rrezik jete, i kerkuan token ne anen e djathte te Gomines. Manushi pranoj. Keta moren te vdekurti dhe i varresne ne Podet, Podet e Ulicave (Podet e Rrugeve), qe me pas jane quajtur Podet e Osmanuks. Aty ka pas shume geshtenja shekullore. Ne fund te Podeve , ne jug ishte nje guve, shpelle vertikale. e quajtur "Gropa e Kaurrit." Shume e thelle dhe aty i hodhen kufomat dhe i mbuluan ne gryken e guves me dege geshtenjash. Me pas varrosen aty dhe dy Manush te tjere. Ne anen e majte bregut te Gomines ne Kabash banohet prej Lushajve, Barxhajve dhe Hadrojve.
-Brraka e Lemakuqit , (brrake Lamit )
-Hamalla e Met Beçs
-Verrat e Sipes (kufi Lejthize)
Toponime
Ne fshatin Meçe ka pas: Shkolle, Furre buke, Dyqan, Miniere, Poste (ne Ngarrel), dhe Karakoll (burg). Kerkimet e para per pasurit nentokesore ne fshat u bene ne vitin 1917 nga gjeolog Austro-Hungarez. Sipasoj e luftes kerkimet u nderpren per te rifilluar ne vitin 1923. Germimet per pasurit nentokesore u ben ne Ngarrel, tek Hurdha e Zeze etj. Nga fundi i vitit 1925 Miniera e Ngarrelit filloj prodhimin. Per nxjerrjes e minerealeve kishin ardh inxhiner nga Italia. Ne vitin 1930 punetoret zhvilluan nje greve per shkak te pageses se vogel duke pasur parasysh veshtirsin e punes. Ne keto minire thuhet se kan punuar nga 300 deri ne 350 persona. Si pasoj e hapjes se Minieres , u rrit mireqenja e banoreve te fshatit Meçe. Puna ne miniere vijoi per rreth 14 vite. Krahas nderteses qe u ndertua per administraten u ndertua dhe Karakolli (burg). Karakolli u ndertua tek Boka e Ngarrelit. Karakolli u ndertua me qellim sigurimin e minieres. Po ashtu u ndertua posta dhe xhandarmeria. Per rreth ketyre nderstesave u ndertuan 3 dyqane te vegjel me ushqime, kafe etj. Miniera e Ngarrelit mbyllet ne vitin 1943 per tu rihapur ne vitin 1970. Kjo minier kishte sasi te konsiderueshme bakri (thuhej dhe ari) gje e cila beri te hapen deri ne 5 galeri. Gjate kesaj kohe u hap mensa dhe u ndertua nje fjetore per tekniket. Nder tjera ne fshat bie ne sy ajo qe quhet; "Shkalla e Meçes". Ajo ndodhet ne anen lindore te fshatit. Ne ana jug perendimore nga Beltus mbi Zalle deri ne vijë te Krovës. Nga ana tjerter eshte Guri i gjate, ku kalon Rruga e Shkalles e cila vjen duke u ngushtu ne drejtim te Kunores se Shkolles, ketu ajo formoin nje lak i cili quhet Laku i Kunores. Ketu ka qene buni i Ksolles se Lakut.
Zogu mitologjik i Shkalles Meçe - Lorza
Sipas banoreve ne Shkallen e Meçes eshte shikuar nje zog i rralle i quajtur Lorza. Lorza eshte zog legjendar. Eshte nje lloj shqipeje qe jeton ne Shkollen e Meçes dhe thuhet se ai zbriste deri tek Podi i Hurdhes se Zeze. Disa thone se hurdha ishte vendi i ketij zogu. Teritori i Lorzës shkonte deri ne Imë (vend me siper Shkalles se Meçes). Ate qe e ben interesant si zog eshte se; Thuhet se Lorza kishte aftesi te imitonje zera njerezish , dhishë etj. Duke fluturuar lisave leshon here here zerin e nje dhie. Bariu behej marak se eshte larguar ndonje dhi dhe i vihej pas zerit. Vazhdon keshtu derisa sa e kuptonte se eshte Lorza.
Hurdhat e fshatit Meçe
Ne anen lindore te fshatit Meçe, pra nga Shkalla e Meçes gjendet disa hurdha te cilat kane pamje te mrekullueshme. Hurdhat me te njohura jane: Hurdha e Zeze e cila ka nje ujevare rreth 7 m te larte, per shkak te ujit qe hidhet eshte krijuar nje guve e thelle. Per shkak te thellesise i jep pamjen e erret prej nga ka marr emrin dhe hurdha. Kjo hurdhe ka nje thellesi prej 9 m. Hurdha e Caks eshte e thelle deri ne 5 m. Hurdha e Frashnit e cila ndodhet posht Koder Kryse, Hurdha e Gureve e cila eshte e thelle dhe e rrethuar totalisht nga shkembijne te medhenje dhe te lemuar. etj. Te gjitha hurdhat e fshatit Meçe jane te panjohur jo vetem per pukjanet por edhe per banoret e fshatrave kufitar me fshatin Meçe. Sa i takon turizmi ne rrethin e Pukes , hurdhat e fshatit Meçe mund te behen nje nder destinacionet turistike jo vetem ne rrethin e Pukes por dhe me gjere.
Perroi i fshatit Meçe - Vameç
Ndryshe peroi i fshatit Meçe quhet Vameç . Sipas banoreve te fshatit thuhet se ne kete perrua dikur eshte dhe ka jetuar nje krijes mitologjike quajtur Gzheta . Kjo krijes haset ne mitologji ku per nje femer te bukur shume, me floke te zeza e te gjate e te leshuara. Sipas banoreve krijesa metafizike eshte shikuar disa here tek Hurdha e Zeze e disa thone per Hurdhen e Frashnit (siper hurdhes se zez). Sipas prof. Xhemal Meçit thuhet se: Sadik I. Kopani dhe Rrust I. Meçi rreth vitit 1930 e ka pa Gzheten tek Hurdha e Cakës. Ata kan treguar se: Ajo ishte mbi nje gur dhe po krihte floket e gjata e te zeza. Sapo e shikova eshte hedh ne hurdhe.
Mullit e fshatit Meçe
Fshati Meçe eshte nje nder fshatrat qe ka shume mulli. Pa veshtirsi permendi: Mulliri i Madh. Ky mulli ka qene siper vendit i quajtur "Laku i Mullirit" Mulliri i Ahmetit (Ahmet Kopani), Mulliri i Jeminit (Jemin Kopani), Milluri i Bokes, Mulliri i Ngarrelit, Mulliri i Metit, Mulliri i Cinës, Mulliri i Niman Avdise etj
Stanet
Po ashtu fshati Meçe ka disa stane (buna) si; Çershija e Stanit , Stani i Kopajve , Stani i Nimanit etj.
Arsimi ne fshatin Meçe
Ne krahasim me numrin e popullsise fshati Meçe renditet te fshatrat me te arsimuar ne rrethin e Pukes. Qe heret, ne te gjitha shtepit e fshatit Meçe gjen lehtesisht te arsimuar duke filluar nga shkolla e mesme deri me fakultet. Pothuajse te gjithe te paret e fshatit Meçe kan marr mesime ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash , per te ardhur ne kohen e fillimit te arsimit zyrtar nga Shteti Shqiptare.
Shkurtimisht po permend te arsimuarit ne Mejtepin e Kabashit: Nezir Imer Musë Kopani , Islam Nezir Kopani , Mustaf Nezir Kopani , Man Islam Kopani , Hysen Islam Kopani , Ramadan Man Kopani , Jemin Ramadan Kopani , Bajram Isuf Llukaj , Bajram Istref Arifaj , Rexhep Cina, Ali Hasan Furriku , Sadik Adem Gjura , Brahim Tahir Lluka .
Per te vazhduar me brezin e me vonshem ku pothuajse te gjithe kane ndjekur arsimin e mesem, dhe ne çdo shtepi ka me arsim te larte. Nga te arsimuarit ky fshat ka nxjerr: mjek/e, gjyqtar, oficer te larte ne Policin e Shtetit, arkitetk/te, inxhinier/e, ekonomist, historian, mesues, teolog , gazetar, gjeolog, veterinar,infermier/e, topgraf etj. Nga te arsimuarit mund te permend disa: Rrust Nimani , Halil Kopani , Xhemal Meçi , Halit Furriku , Xhevdet Kopani , Mustaf Kopani , Islam Guri, Hydajet Kopani, Qamil Furriku, Artur Kopani, Halil Baci, Gezim Kopani , Skender A. Kopani , Valbona R. Kopani , Ramadan Kopani , Artur Sh. Kopani , Asim A.Kopani , Astrit Xh. Meçi , Denisa A. Meçi , Hasan A. Furriku , Fatos Furriku , Hasan Furriku , Islam Guri , Erand Baci , Ermal Baci , Agim R. Kopani , Armand H. Furriku , Behije Riza Kopani , Besnik Bajram Kopani , Demir Furriku , Fatmir A. Kopani , Mimoza B. Kopani , Riza M. Kopani , Sherif R. Kopani , Halil Furriku , Hamit Laci , Haxhi Llukaj , Ilir Cina , Muharrem Furriku , Rifat A. Kopani , Sherif B. Fusha , Xhevahire S. Kopani , Zenel Llukaj etj.
Varrezat e fshatit Meçe
Fshati Meçe ka tre vend varrezash qe jane: Varrezat e vjetra qe ndodhet poshte shtepis se Jemin Kopanit (Flluzat), Varrezat e Lam Demës, dhe Suk Cinë.
Tek varrezat e Suk Cinë ne Meçe arrita te numeroj mbi 40 varreza te cilet dukeshin dhe qe u lexohen te dhenat jane: Ahmet Hysen Kopani L.1890-V.1969, Niman Avdia L.1873-V.1974, Zoje Cina L.1896-V.1986, Kurt Cina L.1905-V.1993, Jemin Kopani L.1921-V.1982, Zamir Kopani L.1985-V.1985, Aleme Adem Baci L.1908-V.1986, Musa Zenel Baci L.1927-V.1977, Bute Lluka L.1930-V.1995, Rushe Mehmet Furriku L.1923-V.2003, Hasan Furriku L.1917-V.2000, Shkurte Haxhi Furriku L.1959-V.1992, Ram Nimani L.1926-V.1990, Perparim Furriku L.1967-V.1997, Sheqer Musa L.1905-V.1970, Avdi Musa (nuk ka date), Ali Dan Cina L.1922-V.1993, Fatime Furriku L.1937-V.2000. (Keto jane shenimet qe mbajta gjate vizites qe bera me date 02.09.2021 ne varrezat e Suk Cine. Shenim i autorit Gezim Kopanit)
Sa i takon toponimeve fshati Meçe eshte mjaft i pasur, aq sa pothuajse per çdo vend ka emertimin e vet. Fillojme me: Kunora e Eperme, Kunora e Poshtme, Mrizi i Nershejve, Mrizi i Dakës, Kujë i Eger (Kujteger), Livadhi i Kujteger, Laku i Mullirit, Shejza e Eperme, Shejza e Poshtme, Boka, Koder Krys, Qaf Shullani. Me siper Stani i Kopajve, Çershijat e Stanit te Jeminit, me siper Guri i Palushit, Ara e Imës, Ksolla e Imës, Fushe Gurre, Kujt Eger, Livadhi i Kujt Eger, Kroni i Istrefit.
Ne fshat Guri i Macës, Flluzat (poshte shtepis se Jemin Kopanit), Vorret e vjetra, Kroni i Kopajve.
Ne anent tjeter; Turishtë, Pianet, Nderlugje, Kroni i Nderlugjeve, Kroni i Bardhe,Fushe Kori, Stani i Nimanit, Fushe Bater, Rihnat.
Toponime te tjera:
-Mulliri i Ahmetit
-Mulliri i Jeminit
Jemin Ramadan Kopani (1921-1982) |
Por Lushaj ka dhe jasht Puke si ne: Has, Lumë, Diber, Durres, Kavaj etj. Vellezer te Lushajve jane: Gazulloret, Preçajt, Laçajt (Puke), Lekt.
2. Bajraku i Berishës
Berisha ndodhet në jug të lumit Drin dhe ishte pjesë e Kazas Pukë . Sipas historianeve Bajraku i Berishës është ndër Bajrakët më në zë në shtat Bajrakët e Pukës kjo për shkak të hershmëris si fis në veriun e Shqipërisë. Sipas Oliver Jean Shmid Berisha ka qenë fisi i madh jo vetem për nga teritori por edhe sa i takon numrit të popullsisë. Sipas këti autori në vitin 1465 Berisha ka pas 12 mijë banorë. (Shiko: "Arbëria Venetike" , Oliver Jean Shmidt , Tiranë ,fq. 496)
Ndryshe nga fiset e tjera fisi i Berishës ka një lidhje gjaku. Fisi i Berishës i përket besimit katolik. Fisi Berish feston me madhështi festen e Zojës së Berishës.
Sipas regjistrimeve të bëra më 1918 nga Austro Hungari Birsha ka pas 171 shtëpi me një popullsi prej 1013 banorë. (Shiko: "Fiset Shqiptare" autor Robert Elsie , Prishtinë 2017 , fq.274)
I njëjti autor citon Baron Nopçën i cili ka shkruas se termi Berishë daton që nga viti 1510. Stërgjyshi legjendar i fisit të Berishës quhej Kolë Poga , i biri i Pog Murrit dhe nipi i Murr Detit. Vëllai i tij Lek Poga , ishte stërgjyshi i parë i fisit , kushëri , Mërturi i cili u nda nga Berisha më 1520.
Sipas një legjende , Skenderbeu i malkoi Berishasit kur mori vesh se po bashkëpunonin me turqit, nga ku ngelen vargjet:
"Or Berish , Berish ...
Kërkun vend mos t'zant kuvendi,
Si n'të raj , si ne pleqnajë,
Kurr mos u bash tri shpajë (shtëpi). " (Shiko: " Fiset Shqiptare ", Robert Elsie fq. 275)
Nga fundi i shekullit të pesëmbedhjtë e më pas Berisha ka qenë në konflikt të vazhdushëm me turqit (Osmanët), në veçanti me fisin fqinjë Kabashin. Sipas tyre kjo erdhe pasi fisi i Kabashit ndihmoi osmanet , te cilet ia dolën mbanë që të pushtonin pothuajse të gjitha territorët e Berishës.
Në atë kohe një pjesë e popullatës u shpërngul në bregdet, ndërsa një pjesë tjetër në vendin e quajtur Mahmurr Dedi . Perleshje të shpeshta fisi Berish ka pasur edhe me fisin Thaçi veçanarisht në rrethinat e Iballes . Iballja nuk lejoi Berishen te vendoset ne zonen e saj, madje kujtesa popullore permend edhe nje rast kur njeri kisht pas ndez nje zjarr pa lejen e Iballes. Ngjarja e ba e madhe aq sa nderhyren njerez me emer apo figura klerike per te shuar konfliktin.
Sipas Nopçës pas konfliktit me fisin e Thaçit fisi i Berishës nën drejtimin e Mem Idodës rreth vitit 1737-1740 u përlesh me Mahmut Begollin e Pejës , me ç'rast ky i fundit (Mahmut Begolli) dërgoi trupa nga Gjakova në drejtim të Vuat të Spasit dhe Shkodrës. Thuhet se Mahmut Begolli e kishte bërë Berishen shkrumb e hi dhe tymi është mundur të shikohet në Vaun e Dejës afër Shkodrës po ashtu ai (Mahmut Begolli) kishte konfiskuar kambanën e kishës se Berishës si plaçkë të luftës dhe kishte zënë një numer të madh të grave dhe të fëmijëve. Për shkak të këtyre aktve ai (Mahmut Begolli) u vra nga Osman Deda i Berishës dhe Gjonush Pali i Shllakut. Këta dy vrasës u dënuan me vdekje. Ndërkoh një numer i dukshëm i pjestarëve të fisit të Berishës mërguan dhe u vendosen ne rajonin e Gjakovës ku forumuar vendbanime ne veriperëdim të qytetit. Njëheri ata kaluan ne fenë myslimane. (Shiko :" Fiset Shiptare ", Robert Elsie , Prishtinë 2017 , fq. 275-276)
3. Bajraku i Pukës
Xhamia e Koder Hanit 1916 dhe godina e Hanit |
Fisi i Thaçit eshte nje nga fiset kryesore ne 12 fise e Leks (Lek Dukagjini) me nje shtrirje te gjere, jo vetem ne Puke, por edhe ne Mirdite , Zadrime , Shkoder, si dhe ne Dardani (Kosove) etj.
Thaçi e lidh vetem me nje katragjysh te hershem i quajtur Murr Dedi , i cili i perket fillimit te shek. XI. Murr Dedi paska jetuar me fisin e vet diku afer Detit brenda Principates se Arbrit.
Per nje jete me te sigurte Murr Dedi u lagua dhe u vendos ne Fushe Mahmurr Deti. Ne udhen drejt Veriut u vendos ne Bushat te Shkodres, ku djali i posalindur uq quajt Bushat , disa thone se behet fjale per vitin 1350. Ne kohe lindi dhe nje djal tjeter i quajtur Biter Bushati i cili me pjestaret e vet mori udhen per ne Tuz . Trysnia e sllaveve malazes e detyroi te futej ne thellesi te maleve drejt lindjes. Kaluan neper Pult, Shllak, Dri (Skvine), Berishe Vendi (ku ngeli toponimi "Fushe Thaç"). Prej aty ne Kryezi dhe zbriten ne Iballe. Ne Iballe u vendos Gjeç Gjon Thaçi, brezi i 13-te. Ai ne Iballe gjetin shpin e Zotnis , fis Kabashi .
Sipas ligjendes fisi i Thaçit ne shekullin e pesembedhjete e ne vazbdim bashk dhe nje me emrin Bobi kishin zanafille banimet bregdetare diku ne Zadrime te Lezhes. Sipas Baron Nopçes ne vitin 1909 ka shkruar: "Fisi i Thaçit kan prejardhje nga Muriqani , ne Anamalit ne teritorin e sotshem te Malit te Zi... Une nuk ia dola mbar te konstatoj se cili ishte stergjyshi i pare i Thaçit, por dihet se sipas tradites ai eshte vendosur ne Bushat, prej nga njeri nder pasardhesit e tij me emrin Bib Bushati iku ne malet e Berishes rreth viteve 1450-1480 dhe u vendos ne fushen e Thaçit. Nga aty pasardhesit e Bib Bushatit , Gjeçi u shperngul tek kodra e Gegës ne territorin e Kryezinjeve . Atje ai kishte tre djem; Pren Gjeçi, Buç Gjeçi dhe Geg Gjeçi. Ne fillim vellezerit jetonin ne harmoni me shoqi shoqin, por nje dite prej ditesh Buçi dhe Gega vendosen te kalojne ne fen islame. I pari qe u be mysliman qe Buça dhe kur kjo ndodhi filloi nje konflikt me Prenin , dhe ne mes hyri per ti pajtu Gega i cili ne fakt kishte pranuar fen islame por ende nuk kisht treguar. Qe konflikti te mos zgjatej si dhe per hater te vellaut Prenit , Gega vendos te mos behet mysliman, por ne te njejten kohe premtoi se as ai dhe as pasardhesit e tij nuk do e konsumonin mishin e derretit. Pas kesaj vellezerit u ndan. Buçi u ba stergjysh i Thaçit mysliman. Gega themeloi fisin e tij te quajtur Bugjon dhe te Gralishtes ndersa Preni u be stergjysh i antareve te tjere te fisit te Thaçit. (Shiko, "Fiset Shqiptre" Robert Elsie, fq.280)
Fisi Thaçi ne Kosove ka shtrirje te gjere dhe ende mbahet nje fis. Disa prej tyre me Thaçin e Pukes e lidh vetem emri, por nuk din te thone se nga e kan marr mbiemrin Thaçi. Ndersa nje pjese tjeter siç jane Haradinjat pranojne se kan dal prej Iballes se Pukes, kete gje e thoshte edhe Mal Bajram Sokoli i cili eshte prej Buçajve te Iballes. Emri i perbashket mund te lidhet me nje huazim reciprok ne kushtet e formimit te lidhjeve fisnore nga fundi i shek. XV e ne vazhdim. Halle Bije Vokshi tregon se: "Vllaznia Vokshi" eshte Thaç, Isuf Vokshi mbahet mend si bahçevan (kopshtar) ne Gjakove. Prej tij ka mbetur emri "Dardha Isuf" (Hasan Ismaili brezi i dyte, 3 Islamil Murati, 4 Murad Ademi, 5 Adem Sulejmani 6 Sulejman Ali Vokshi, 7 Ali Ademi, 8 Adem Hasani, 9 Hasan Isufi, 10 Isuf Vokshi , 1610. Keshtu Isuf Vokshi u perkat viteve 1680. Po te hetohet ne brezat qe vazhdonje ne drejtim te Thaçit, Voksh-Thç atehere brezat do te vijonin pertej 13-15 brezave e me shume ne Kosove. Ndersa keta beraz ne Iballe ishin ne te 13-tin, ne Pult ne te 15-tin, ne Tuz tradita thote se ishte Biter Bushati, brezi i 18-te. Prandaj , brenda kesaj tradite kemi nje paralelizem brezash te Thçit ne Kosove me ate te Thaçit qe perpiqej per mbijetese ne brendesi te malesive veriperendimore, gje qe pohon se nuk ka nje vazhdimsi Thaçi ne Kosove te shkuar prej Iballje apo Pulti, po nje Thaç anas (vendas) ne Kosove, emri i te cilit mund te lidhet me huazime ne kushtet e rilinjdes se marredhenieve fisnore ose edhe te nje burimi vendas te perbashket shqiptar.
Fisi i Thaçit ne Krahinen e Pukes ka kete shtrirje: Bugjon, Arst, Miliska, Trun, Sakat, Xath, Kulumri, Flet. Ne Iballe, Fierze, Mzi, pjeserisht etj. Thaçi eshte i perzier me fiste te tjera, fillimisht u vendos ne Iballe. Me mbeshtetjen e Zotnive u shtri drejt brigjeve dhe pergjate Rrugemadhes, i ndare ne kater vllazni: Buçaj (Buçgjeçaj), Dodaj (Dodgjeçi), Gegaj (Geggjeçi) dhe Pregjeçaj (Te Prend Gjeçit), Te Dode Gjeçajt u larguan ne Dushman (Shllak), vendin e ketij vellau e zuri Bobi i cili u radhit vellau i katert. Bobi thote se ishte shkeputur nga Thaçi "vella" neper Pult. Ndersa Thaçi u vendos ne Iballe. Bobi u vendos ne Kokdode dhe Fierze. Beri gosten (darken) e gezimit te bashkimit me fisin e tij, Thaçin. Bugjoni u ba bajrak ne vete. Bajraktar qe shpia e Kole Rexhes, ardhur prej Fireze ne Bugjon, por me gjendje ekonomike ne renie. Ne shek. XX mori ze Frrok Kole Bajraktarit nderka po filloi te forcohej dera e Qerim Sokolit, Gjonaj, dhe te behej nje rival i deres se Bajraktarit.
Persa i takon ndikimit ne Bajrakun e Bugjonit dhe ne mbare Dheun e Eper (Iballe). Bajraku i Bugjonit vazhdoi te ishte nder bajraqet e forta dhe e quante veten Bajraku i Thaçit.
Krenet e tjere te Thaçit luajten nje rol me rendesi ne Thaç dhe Iballe dhe ne krahinen mbarë. Qe dera e Mirakajve , Vojvode i Thaçit. Per rolin dhe poziten shoqerore te Mirakajve, misionari Katolik A. Dede Pezi gjarte vizites se tij ne Iballe (1891) shkruan se per ardhjen e tyre derguan per te lajmeruar Dede Mehmetin, kreun e Iballes. Sipo ky degjoi se tre klerikt ishin duke arritur ne Iballe, i dhe ze vendi me disa te shtena revolje, pastaj.... me vrap u drejtua... per te na dal perpara." A. D Pazi meson nga vendasit se Thaçi paska ardhur per te zene vend ne keto male (te Iballes) ... rreth nje shekull e gjysme me pare. Sipas tij del se Thaçi erdh aty nga vitet 1740 por kjo nuk mund te jet e vertet pasi te dhenat e meparshme thon se Thaçi ishte vendosur aty nga vitet 1580. Pra, 160 vjet perpara. (Shiko; A. Fuv Cordignano. Shqiperia nepermjet vepres...A.D.Pazit (1847-1914) VIII, Rome, I. E. L. 1933.)
Harmonia fetare ne Iballe eshte ruajtur me fanatizem kjo verehet edhe nga betimet qe vellezerit ben me njeri-tjetrin se; "brez mbas brezi Buçajt do ta festnin naten e Shenkollit (5 dhjetor) me qiri te ndezur dhe ferlik." Bugjoni , i prekur nga kjo bujari vellazerore iu pergjigj se: nuk do te hante kurre mishin e derrit. Te dy palet i mbajten premtimet. Bugjoni , nen ndikimin e martesave me fqinjet katolike, vendosi ta hante mishin e derrit vetem nga vitet 1930. Buçajt (myslimanet) e ruajne edhe sot premtimin e tyre.(6)
Sipas nje kenge te hershme tregohet se Komanasit jane te ardhur nga Komani i Cernagores, prej shqiptareve te atjeshem. Perberja fisnore ne Qerret te Eper eshte: Katundi ka tre mahalle, tre vllazni. 1. Mahalla e Ages, 2. Mahalla e Geges dhe 3. Mahalla e Ballçit.
-Mahalla e Agës
Eshte mahalla e pare. Ne kete mahalle bejne pjese: 1.Aliajt , 2.Topallajt , 3. Tafilaket , 4.Qarri , 5. Veliajt , 6. Djaloshet , 7. Toska , 8.Dajçi . Aliajt me Topallajt , Tafilaket e Qarri jane te nje zjarri, te nje dere, te deres se Mehmet Muses. Brezat e tyre jane si vijon: Avdi Rexhepi, brezi i trete , Rexhep Fejza, Fejzi Musa, Muse Alia, Ali Mehmeti, Mehmet Arifi, Arif Mehmeti, Mehmet Musa, Muse Murati, Murati i Murges (Murga e Buzhles), 1650.
Mehmet Musa u be i njohur ne fis e bajrakt, aq sa Vezi i Bushati e njohu si krene veziri, vojvode i Bajrakut te Poshtem.
Tafili (brezi i trete) u nda prej plakut Mehmet Musa dhe zbriti ne verre. Dema e Ahmeti iu vune punes dhe u bene te kamur. Dean Dema dhe i biri Sien Dani e shtuan gjene e gjale me ara e livadhe. Hapen dhe nje han. Keshtu Tafilaket moren ze per buke e bujari, sa mbeti shprehja: "Laj duert te gurra e ba buke te kulla."
Musaaliajt mbajten parine, vojvode bajraku. Me te krishteret kishin krijuar lidhje te mira. Veliajt dhe Djaloshet jane te nje zjarri, te nje dere, Heret jetonin bashke ne kryekatund. Djaloshet u ndane ne brezin e shtate dhe zbriten poshte nen Ballçajt, por ne kryekatund, ne pronat e Veliajve mbeti toponimi "Ara e Djaloshit". Veliajt me Djaloshet jane banore te hereshm te Qerretit te Eper.
Toska eshte i ardhur. Thuhet se zbriti prej Kosove ne Toskeri. Mbas tre brezash u ngjithe ne Qerret, po i mbet emri Toska.
Dajçi eshte i fundit nder ardhesit. Thuhet se erdh prej Dibre. Ne fillim u vendos ne Talle. Me vone ne afersi te Ballçit. Nga fillimi i ketij shekulli ra ne Shkoder me mbiemrin "Puka".
-Mahalla e Gegës
Eshte mahalla e dyte ku bejne pjese: 1. Pemaket , 2, Çobet , 3. Bajraktari , 4. Gërxhari , 5. Qera.
Bajraktari token heret e kan pas ku jane sot Pemaket e Eper, te cilet blene prej kusherinjeve te bajraktarit, te Tahir Alis, qe zbriten ne Dajç. Dera e Bajrakut nuk shkoi gjate. Me Dervish Ismailin ra nen prijen e pemakeve, prej te cileve u dallua Nezir Cani. Mbas pemakeve vinte dera e Çobeve me Brahim Çoben.
Gërxhari te vetet i ka ne Kosove. Thuhet se eshte anas, nder banoret me te hershem krahas Veliajve. Qera si dhe Çobët jane te ardhur , simbasj tradites, prej Dibre. Pemaket thone se lidhen me Murgen e Buzhales. Nga vend vendosja ne Qerret, mbi aren e Cakes (Dush), tregon se jane te ardhur mbas Dunges, Çobes e Shkijeve, kur ndodhi konflikti me Dushin per fushen aty ku Dushi kishte vendos stanet.
Eshte mahalla e trete ku bejne pjese: 1. Ballçit , 2.Ceneve , 3. Shkijeve , 4. Dungeve. Ballçi mbahet i ardhur prej Buzhales para 8-9 brezash. Ballçi i Murges erdh dhe u vendos te Dunget. Brezat e Ballçit mbahen mend deri ne 9 breza ku; Mehmet Brahimi brezi i katert, 5. Brahim Uka, 6.Uke Avdyli, 7.Avdyl Kurti, 8.Kurt Ballçi, 9. Ballçi i Murges. Ne Ballaçajt e vone ka bere emer Veli Ademi (Pilave i mbet ngaqe Tafil Bytyçi hyri shegert ne nje gjelltore ne Shkoder).
Shkijet thone se jane te ardhur prej shqiptareve te Cernegores per çeshtje gjaqesh. Ollari kerkoj vend ne Qerret, ku i dhane strehe, toke dhe bene "vella" ne mahallen e Trete (Ballç). Ata u ben mysliman. Brezi i trete Bajram Ymeri, Ymer Selimi, Selim Bejtja, 6. Bejte Hasani (1770), 7. Hasan Ymeri (1740), 8. Ymer Ollori (1700), 9. Ollori, shkja ortodoks (1670).
Me "Bytyçet" shkijet takohen te brezi i gjasht tek Bejte Hsani. Ali Bytyçi (Ahmeti) mori ne vitit 30 mbiemrin Bytyçi, keshtu, rreth gjysma e shkijeve te Qerretit quhen Bytyç.
Dunget erdhen prej Qerretit te Poshtem, si u bene myslimnba. Ne Qerretin e Poshtem ruhet edhe sot toponimi "Arra Dungs". Tafë Dunga u be mysliman dhe u vendos ne jug te Katundit. (Syle Dani, brezi i katert, 5. Dan Misini, 6. Misin Selmani (1820-1906), 7.Selman Osmani (1785), 8. Osman Hasani (1750), 9. Hasan Tafa (1720), 10. Tafë Dunga (1690), 11. Dunga i Pare (1660)
Edhe Qerreti i Poshtem (i Vogel) jane tri mahallesh:
-Kol Dodajt
-Qorumtë
Sipas tradites popullore thuhet se ishin te ardhur prej Rumelie. Nuk shkonin mire me katundin dhe u larguan per ne Kosove. Atje thuhet se ju mbeshteten Qorumve. Premtuan hapjen e vijes se Ujit ne Malin e Eper, por s'bene gje. Jane larguar kah lindja e Dibres. Shtepia e Koldodajve mbahet me e vjetra, prej nga dolen vellezerit qe u shperndane ne Qerretin e Eper, Koman e Levrushtr. Por brezat nuk mbajne mend shume se 11. (Gjoke Jaku brezi i katert (1900-1981), 5. Jak Brahimi, 6. Brahim Prendi (1840), 7. Prend Kurti (1810), 8. Kurt Ahmeti (1780), 9. Ahmet Kola (1750), 10. Kolë Doda (1720) 11. Doda i Qerretit (1690).
-Mahallet e Komanit
Komani ka tre mahalle:
2. Raskajt
3. Doçajt
Fshati Iballe është një ndër fshatrat më të vjetër në rrethin e Pukës. Sa i takon emrit thuhet se e mori per shkak te nje mali afer i quajtur Mali i Bales. Disa thone se Iballja ka emer pagan duke e lidh me emrin Kybela ose Sibaela. Ne paganizem Sibaela ishte perendia e Tokes dhe kryeperendesha e Frigjëve. Ky mendim mbeshtetet tek Nikollë Gazulli i cili e shpjegon keshtu emin e Iballes: "Iballja eshte Bajrak. Si toponim emri Iballe gjindet edhe ne Postrrip. Krahasimi me iliristen :Sibalis" ece per arsye se ajo shkronja "S" perpara ska veshtirsi mbasi emri i nje fisi Ilir shkruhej: "Veardae per Sardeates", "Anderba per Sanderba" etj. Edhe ne shqipen e sotme gjejme pershembull: i samet, i amet, pa u nderru kuptomi i fjales. Skoçinë njejte koçitë etj. Kete shkronjen "S" parashtese e gjejme edhe te Skodra pra Shkodra. Dikush mendon se emri Iballe ka te bej me emrin e malit "Bale" aty afer ne Iballe por kesaj i thone zhvillim popullor." (7)
Fshati Iballe eshte fshat i lashte.. Ka qe thone se eshte vendban Pirus madje ata kan pas edhe kalan e tyre. Ne fshatin Iballe ka dy besime; Katolik dhe Mysliman. Katoliket jane ne tre fise: Thaç , Toplan dhe Gojan ndersa Myslimane ndahen ne: Thaç dhe Zotni.
Thuhet se Mal Ziu e mori kete emer nga nje mal i cili kishte pisha te zeza nga ku ngeli emri Mal Zi pra Mali i Zi. Thuhet se ky emer eshte permend qe ne vitin 1444. Bajraku i Malziut eshte i gjithe mysliman dhe ka pas rreth 3000 banore. Ne hershmeri Malziu ka sunduar nepermjet Gegajve dhe Petkajve. Stergjyshi i tyre Gega i cili kishte ardhur nga Spaçi ne Mirdite kishte tre djem; Ndreu , Preçi dhe Pepi . Ndreu ishte baba i familjeve Hasanaj , Shabanaj , Isufaj , Avdiaj , Metaj , Idrizaj , dhe Halilaj. Preçi ishte babai i familjes Kobi , disa antar te se vilesh u shperngulen ne rajonin e Pjes, ndersa Papi ishte Brungaj e ne vijim i familjeve Metaj , Hasanaj , Sejdijaj , Imeraj , Çobaj , Profka , dhe Beqiri.
Famije te tjera te njohur ishte familja Kovaçi per te cilet thuhet se kishin ardh nga jugu i Shqiperise dhe familja tjeter e njohur Simoni e cila kishte ardhur nga Mirdita. Robert Elsie citon autorin Johan Georg von Hani i cili kishte udhetuar neper luginen e Drinit me 1863 ku ka raportuar se fisi i Malziut e kishte zanafillen me larg Drinit duke shkruar: "Une nuk isha ne gjendje te gjej legjenda mbi Komanin, ndonese ka shume te ngjare se Komani eshte zanafila e fisit te te gjithe banoreve te Malziut, per te cilet thuhet se kan merguar prej andej."(8) I njejti autor shkruan: " Ne 1850 nje Dem Simoni u priu luftetareve te Malziut ne kryengritjen kunder Jusuf Begut te Pukes. Pas dergimit te ekspedites ndeshkuese osmane , me 1894 fisi i Malziut u ngrit kunder Rexhep Ages, Tahir Sinanit te Kalimashit dhe Hasan Rrahmanit nga Çameria. Ata larguan perfaqesuesin e partes me seli ne Puke (Kazja e Pukes) dhe debuan Fejzullah Beun nga territori i tyre. (Shiko: "Fiset Shqiptare" , autor: Rober Elsie , Prishtine ,fq.286-290)
Fotografit e vjetra te publikuar ne kete material jane mundesuar nga autori i shkrimit Gezim Kopani
_______________
1. "Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore."Faik Konica
2. Shiko: "Revista Leka" Dokumenti Nr.66, dt. 27.06.1880, Shkoder, 1936, fq.306; gazeta "Ora e Maleve" nr.40, fq.5, dt. 27.09.1924. Keto referanca jane paraqytur nga Prof.Xhemal Meçi libri "Puka qe ne lashtesi" Tirane 2003, fq.146
3. "Puka qe ne lashtesi" Tirane 2003 Prof. Xhemal Meçi fq.146
6. Prof. Xhemal Meçi "Kanuni i Lek Dukagjinit Varinti i Pukes" fq.228-231
7. "Hylli i Drites" , autor Nikollë Gazulli , 1942
8. "Fiset Shqiptare" autor Robert Elsie , Prishtin 2017.