October 12, 2018

Tregtari i mjaltit

Tregtari i mjaltit

Tregohet per nje tregtar te suksesshem te quajtur Lejs ibn Sadi se:
"Nje dite atij i arriti anija e mbushur plot me mjalt. Nje plake e varfer e kuptoj kete dhe merr me vete nje ene te vogel dhe udheton drejte anijes, dhe kur arrin aty i drejtohet tregtarit:
"Nese ke mundesi, te lutem ma mbush kete ene me mjalt!"
Tregtari , pasi e shikoj nuk i dha gje. Ashtu e vetmuar pa thene asnje fjale plaka merr rrugen per ne shtepi.
Duke shikuar kete sellje tregtari urdheroj qe ti dergojne plakes nje fuqi te mbushur me mjalt.
Nje nga puntoret e tij e pyet: Pak me pare ti refuzove tia mbushesh nje ene te vogel ndersa tani i dergon nje fuqi me mjalt pse?
Tregtari tha: Ajo kerkoj sipas mundesis dhe nevojes se saj , ndersa une po i jap asaj sipas mundesis time.

Pergatiti
Gezim KOPANI

October 10, 2018

Xhamia e profetit Muhammed a.s. 1914

Kjo eshte nje fotografi e ushtareve Osman bere ne xhamin e profetit Muhamed a.s.  Fotografi eshte bere gjate luftes se pare boterore , rreth vitit 1914


Fshati Kryezi , Puke

Fshati Kryezi ndodhet ne rrethin e Pukes dhe ai ndodhet ne rrjedhen e lumit Fani i Madh. Ai shtrihet ne dy ane te lugines me nje lartesi deri rreth 700 m mbi nivelin e detit. (1)"Ky asht nji katund me panorame fort te bukur, me livadhe e fusha te gjana e te plleshme, rrethue gjithkahe prej kodrash e malesh veshe me pisha sa me te kenaqe synin. I ka fal Zoti uje mjefet, si me pi, si me lage tokene bereqetit. Ban gjithfare pemesh, por sidmos molla te pakurrkundshoqe." (2)
Fshati Kryezi,fotografi e bere nga xhamia e re , v.2016
Sipas gojedhenave thuhet se ai eshte banuar qe ne lashtesi. Sipas disa te dhenave ky fshat eshte banuar fillimit nga Rrapajt , e pas tyre Zotnit, te cilet me vone pranuar disa qipçinje nga Mirdita, Berisa, Shala, dhe Temali.
Ndersa disa te tjere thoene se ai filloj te banohej nga fise te ardhura nga si Rrapim Zotnia, Oroshi, Shala, Spaçi, Pultake , Kushneni, Gjinajt, Dukagjin, Kabash, Berish, Gojan.
Banoret e ketij fshati perbehen nga dy besime, mysliman dhe katolik. Fshati dallohet per bashkejetesen nder fetare.

Ne punim....

Pergatiti
Gezim KOPANI

______
1.Gezim Kopani , shenime te vitit 2006
2.Gjon Karma, "Nder Malet Tona"

September 19, 2018

Jeta e Profetit Musa a.s.


Jeta e profetit Musa a.s.

Allahu xh.sh. thote: "Ta , Sin, Mim. Keto jane ajetet e librit (te Kur'anit) te plotkuptueshem. Qe po t'i lexojme ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e qe eshte e vertete per nje popull qe beson. Me te vertete, faraoni ka ngritur kryet lart ne toke, e popullin e tij e ka grupezuar dhe nje grup prej tyre e shtyp, ashtu qe djemt e tyre ua mbyt, e grate e tyre ua le te jetojne. Vertet, ai eshte prej me shkaterrimtareve. Ne duam t'i lartesojme ata qe u shtypen ne toke, t'i bejme udheheqes dhe t'i bejme trashegues. Dhe atyre t'u japim pushtet ne toke, e faraonit, Hamanit dhe ushtrise se ketyre dyve t'ua tregojme ate qe i ruheshin (ia kishin friken)." (El Kasas; 1-6) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Permendju ne Liber (tregimin per) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i derguar, pejgamber. Dhe Ne e thirrem nga ana e djathte e kodres Tur, e afruamper t'i folur (te degjoje biseden tone). Nga meshira Jone i dhame vellain e tij Harunin, Pejgamber.(Merjem; 51-53)

Musai a.s. rrjedh prej familjes se profetit Jakubit, e Jakubi prej profetit Is'hakut e ky prej profetit Ibrahim a.s. Musai a.s. erdh ne kohen kur faraoni bente gjakderdhje deri dhe ne mbytjen e femijeve te vegjel, veçanarisht djemt e burrat, ndersa grat i linte gjalle. Ky ishte populli me i zgjedhur, por qe sundimtari i tyre i ndau ne grupe te ndryshme, njeri grup i keqtrajtonte, nje tjeter i shfrytezonte e keshtu me radhe. Ishin Beni Israilet te cilin rrjedhin nga profeti Jakub a.s. i biri i profetit Is'ahkut e ky i biri i profrtit Ibrahimit a.s. Ata ruanin traditen e profetit Ibrahim a.s. dhe se nje dite do dal nje djalosh (i derguar) qe do ta hiqte qafe faraonin. Kjo shpres u hap gjeresisht ne popull, derisa fjala i shkoi edhe faraonit. Nga frika se do humbas pushtetin faraoni udheroi te mbyteshin te gjithe femijet meshkuj qe jane prej familjes se Ibrahimit a.s.
Sipas disa trasmetimeve thuhet se: "Faraoni kishte shikuar nje enderr se nga Mesxhidul Aksa kishte ardhur nje zjarr qe i kishte djegur te gjitha shtepit ne Egjipt dhe gjithe koptasit, ndersa pasardhesit e Israilit kishin shpetuar."(Es Sudij, nga Ebu Saliu, Ebu Malik e ky nga Ibni Abbasi e Murre, e ky nga Ibni Mesudi)
Faraoni u zgjua i frikesuar dhe thirri te gjithe prifterinjte, magjistaret etj dhe pasi u tregon per endrren i pyet: Si shpjegohet ajo?  Ata i thane se: Nga atje do te lind nje djal prej Israiliteve i cili do tju zbres ju nga sundimi. Keshtu firaoni urdheroi te mbyten te gjithe djemt qe vinin nga familja e Ibrahimit a.s.
Allahu xh.sh thote: "Kur ua solli ai te verteten nga ana Jone, ata thane: "Mbyteni djemte e atyre qe i besuam atij, e lini te jetojne grate e tyre, por dredhite e tyre nuk ishin tjeter pos deshtim." (Gafir;25)
Lajmi per mbytjen e foshnjave djem shqetesoj pa mase nenen e Muasait a.s. e cila ishte shtatezene edhe pse ajo nuk dallohesh.(1) Nena e Musait a.s. kishte edhe nje dal i cili kishte lindur rreth 1 apo dy vite para se faraoni te urdheronte mbytjen e djemve. Kur erdhi kohe qe te linde Musain a.s., ajo mendonte se cfare do bente me djalin e sapo lindur. Por Allahu xh.sh. i dha iden e ndertimit te nje arke, ne te cilen ta vendos djalin e saj, ta lidhte me litar dhe ta leshonte ne lumin Nil. Allahu xh.sh thote; "Ne nenen e Musait e inspiruam: t'i jape atij gji, e kur te keshe frike per te, atehere ate hidhe ne lum, e mos u frikeso as mos u pikello, se Ne do ta kthejme ate ty dhe do ta bejme ate nga te derguarit." (El Kasas; 07)
Kur ndokush vinte, ajo leshonte arken e lidhur me litar bashke me djalin, kur kontrolli largohej ajo terhiqte litarin dhe merrte djalin.
Tregohet se nje dite nena e Musait a.s. e leshoi Musain me arke ne uje, por harroj ta lidhte litarin. Keshtu lumi Nil e dergoi ate afer pallatit te faraonit.(2) Sherbyesve u terheqi vemendjen arka dhe vendosen ta nxjerrin nga lumi. Meqenese arka ishte e mbyllur, sherbyesit nuk e hapin, dhe ashtu ia dergojne bashkeshortes se faraonit Asijes.(3) Allahu xh.sh, thote: "Vendose ate (femije, Musain) ne arke, e pastaj hidhe ne lume e lumi e dergon ne breg, ate e merr armiku im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (ne zemrat e njerezve) dashuri ndaj teje (Musait) e qe te edukoheshe nen mbikqyrjen Time." (Ta Ha, 39)
Kur Asija hapi arken shikoj fytyren e ndritur te Musait a.s. Ajo u mahnit nga bukura e foshnjes dhe e mori ne krah. Me tu kthyer faraoni , pyet Asijen: Çfare do ky femije ketu, mbyteni?! Asija duke e marr ne krah Musain iu lut burrit qe tia falte femijen asaj pasi ky femije do jete gezim dhe ndoshta edhe dobi per te dy dhe keshtu le ta adoptojme ate, pasi nuk kemi femije! (4) Allahu xh.sh thote: "E ate e gjeti familja e faraonit ashtuqe ne fund ai tu behet atyre armik e deshperim. Vertet faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundershtar (gabonin me qellim). Gruaja e faraonit tha: Shpres gezimi per mua dhe per ty, mos e mbytni ate, ndoshta do te na sjelle dobi ose do ta adoptojme per femije. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin." (El Kasas; 08-09)

Nena e Musait a.s. u merzit shume, per me teper kur mesoj se ku ndodhej djali i saj. Ajo i tha motres se saj qe te interesohet per Musain a.s. dhe ta vezhgonte , me qellim qe te dinte gjendjen e djalit te saj. Keshtu Allahut xh.sh thote:
"Zemra e nenes sa Musait agoi e zbrazet (kur e kuptoi se ka rene ne duar te faraonit) dhe gati ta zbuloje ate (femijen), sikur te mos ia forconim Ne zemren e saj qe te behet e bindur ne premtimin e Allahut."(El Kasas; 10) Pasi nena e Musait a.s. u informua se djali ishte gjall e mir u qetesua. Por , Allahu xh,sh. beri qe Musai a.s. te kete nenen e vet prane. Tregohet qe Musai a.s. nuk pranonte gjumshtin e gjirit te grave te tjera, keshtu te shqetesuar vendosen te kerkojne per ndonje grua per ta ushqyer. Teksa motra e tij po shikonte kete situate u thote atyre: Di nje grua qe mund te kujdeset per te. Keshtu ata vendosen qe te shkojne tek ajo gura e cila ne fakt ishte nena e Musait a.s.
Allahu xh.sh thote:
"Kur motra jote ecte (te percillte) e thoshte: A doni tju tregoj ate qe do te kujdeset per te? E Ne te kthyem te nena jote, qe te gezohej ajo e te mos mbetej e merzitur..." (Ta Ha, 40)
Nena e Musait a.s. ndodhej ne shtepi, kur papritur shikon djalin e saj, ajo gati sa nuk e zbuloj qe ishte djali i saj, por u permbajt dhe pasi i kerkuan qe ta ushqej femijen, ajo e mori dhe ndryshe nga nenat e tjera femija e pranoj gjirit e kesaj gruaje. Allahu xh.sh thote keshtu: "Ashtu ate e kthyem te nena e vet qe ajo te jete e kenaqur e jo e pikelluar dhe qe ta kuptoj ajo se premtimi i Allahut eshte i vertet e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinin." (El Kasas: 13) (5) Me te ushqyer  Musain a.s., sherbetoret nxituan qe ta njoftojne Asijen. Nga gezimi Asija vendosi qe gjidhenesja e Musait a.s. ta marr ne pallat, mire po ajo kundershtoi duke i thene se kam burr e femije, keshtu qe une mund ta ushqej kete femije nese e leni tek shtepia ime. Asija pranoi, madja duke i dhene edhe te hodha per kete sherbim.
Keshtu e lumtur nena e Musait a.s. e rriti ate te shendetshem. Allahu xh.sh ne Kur'an tregon se si i Allahu i kishte leshuar Musai a.s. nje drite, qe kushdo qe ta shikoje ta dashuroje ate djale (Shiko suren Ta Ha ajeti 39) Keshtu gjithkush e donte Musain a.s., i cili u rrit, leshoj  trup, u be i zgjuar dhe sipas dijetareve kur ai mbushi rreth 40 vjeç shkon tek nje qytet i quajtur Medjen.(6)
Allahu xh.sh thote: "Pasi ai (Musai) e arriti moshen madhore dhe u be i pjekur, Ne i dhame atij urtesi e dituri. Keshtu ne i shperbljme bamiresit."  (El Kasas; 14)
Rruges has dy njerez duke u rrahur. Njeri ishte prej kopteve (pra prej fisit te faraonit) e tjeter ishte prej fisit te Musait a.s , ky i fundit i kerkon ndihme Musait a.s., keshtu Musai a.s. e godet tjeterit me gusht dhe e mbyt.(7) Allahu xh.sh thote: "Ai hyri ne qytet ne nje kohe te pahetuar prej banoreve te tij. dhe ne te gjeti dy veta qe po ziheshin, njeri prej ithtareve te tij e tjetri prej armiqeve te tij, e ai i anes se tij i kerkoi ndihme kunder armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq..." (El Kasas; 15)
Profeti Musa a.s. nuk donte qe ta mbyste, por veç ta friksonte. Per kete Musai a.s. tha: "O Zoti im! e ngarkova veten e ti me fal mua!" (El Kasas; 16)
Te nesermen i shqetesuar Musai a.s. del ne qytet, duke menduar se do e marr vesht faraoni se ka vrare nje person per me teper te gjirit te tij. Ne rruge shikon personin qe e shpetoj duke u rrahur, por kete here Musai a.s. nuk ben te njejtin gabim, duke i thene: Nuk je ne vete, qenke i cmendur, apo mos deshiron te me fusesh ne poziten e djeshme (ku mbyta nje njeri)? Keshtu ai mesoi se Musai a.s. kishte mbytur njer njeri. Ai nxitoj per ti treguar faraonit se Musai kishte mbytur nje njeri. Firaoni dergon njerezit per te marr Musain a.s. mirepo nje person i tregon Musai a.s. per cfare kishte urdheruar firaoni.Musai a.s. u largua nga qyteti e rruges thoshte: "O Zoti im! Me shpeti prej popullit zullumqar!" (El Kasas; 21)
Kurre me pare Musai a.s. nuk kishte dal jasht Egjiptit, dhe duke u larguar filloj ta ze frika dhe me shume pasi nuk dinte asnje rruge, dhe druhej se ndoshta do bie ne duart e ushtareve. Ne kete gjendje Musai a.s. duke ecur ne drejtim te Medjenit tha: "Shpresoj qe Zoti im te me orientoje rruges se drejte." (El Kasas; 22) Kur arriti tek uji i Medjenit, gjeti nje grumbull njerezish qe po i jepnin bagetive uje, e pak me larg prej tyre shikoj dy vajza qe po i ndalonin (kafshet e tyre) e u tha: Çfare eshte kjo pune e ju dyjave, pse nuk u jepni uje dhe ju bagetive? Ata i thane:  Ne nuk u japim uje deri sa te largohen barinjte (ishin besimtare, nuk bashkoheshin me meshkujt). Atehere Musai a.s. mori bagetit e dy grave dhe u dha uje te pin. Gjate rruges Musai a.s. ishte lodhur shume. Disa thone: Musai a.s. nuk kishte ushqim, dhe gjate udhetimit ka ngrene barishte pasi uria e kishte lodhur tej mase, pastaj u largua anash nen nje hije e tha: "O Zoti im! Une kam nevoje per çfardo qe te me japesh!" (El Kasas; 23-24) Kur dy vajzat e degjojne kete, me nxitim i tregojne babait te tyre, dhe njera nga vajzat me koken ulur erdhi tek Musai a.s. dhe i thote: Babai im te therret per te paguar ty per shperbimin qe u dhe uje bagative tona. Musai a.s. pranoj, dhe gjate qendrimit me burrin e moshuar i tregon ngjarjen e ndodhur. Plaku i moshuar (8) i thote: "Mos ke frike, paske shpetuar nga populli zullumqar." (El Kasas; 25)
Dy vajzat teksa degjuan per ngjarjet qe i kishin ndodhur Musai a.s. i thone babait te tyre: "O babai im! Merre kete burre, dhe kundrejt pages te punoje per ne, pasi eshte njeri i mir dhe besnik." Ai (Shuajbi a.s) i thote Musait a.s: "Une deshiroj te martoje ty me njeren prej ketyre dy vajzave te mija, me kusht qe te me sherbesh tete vjet, e nese i ploteson dhjete, ai eshte vullneti yt, e une nuk deshiroj te rendoj ty, e ne dashte Allahu , ti do te gjejsh tek une mirekuptim. Musai a.s. tha: "Kjo le te mbetet mes meje dhe teje, e cilin do afat qe do ta kryej nga keta te dy, nuk do kete pergjegjesi per mua. Per kete qe themi Allahu eshte garant." (El Kasas; 26-28)
Keshtu profeti Musa a.s. kaloi dhjet vite duke plotesuar keshtu afatin me te gjate. Sipas transmetimeve profeti Muhammed a.s. ka thene: "E kam pyetur Xhebrailin se cilin prej afateve ka permbushur Musai a.s? Dhe me ka thene: Me te gjatin dhe me te plotin." (Taberani, Hakimi etj)
Ne nje transmetim tjeter profeti Muhammed a.s. pasi ka cituar thenjet e mesiperme mbi afatin nder te tjera ka thene: "Nese ndonje te pyet se me cilen vajze eshte martuar Musai a.s , thuaju me vajzen e vogel." (Nga Ebu Dherri r.a.)
Pasi kaluan dhjet vite, Musai a.s. kishte vendosur qe te largohej dhe i thote bashkeshortes se tij: "Te kerkojme diçka nga babai yt (Shuajbit a.s.) qe kur te largohemi te kemi me çfare te jetojme". Keshtu ajo i kerkon babait te saj, dhe Shuajbi a.s. u jep disa dele te cilat do te lindnin ate vite, Musai a.s. mori nje shkop, dhe u jep te pi deleve uje.(9)

Ngjarja e zjarrit ne malin Tur

Nje nate te fohte diku afer imsakut (para linjdes se diellit), Musai a.s. sebashku me bashkeshorten e tij dhe dy femijet, po ashtu dhe delet, nisen per ne udhetim. Gjate udhetimit ato humbet rrugen. U munduan te gjejne rrugen por nuk ia arriten. Teksa Musai a.s. po perpiqej papritur ne drejtim te kodres Tur, veren nje zjerr (10) qe ndizej. Ne kete moment Musai a.s. i thote familjese se tij: "Qendroni ketu, une kam verejtuar nje zjarr, ndoshta do t'ju sjell nga ai ndonje lajm, ose nje ure nga zjarri qe te  ngrohemi." (El Kasas , 29)
Ndersa ne nje ajet tjeter Kur'anor Allahu xh.sh. thote:
"Kur ai shikoj nje zjarr, i tha familjes se vet: Rrini ku jeni, se shikova nje zjarr, e une ndoshta do tu sjelle ndonje gace prej tij, ose do te gjeje te zjarri ndonje udherrefyes."(Ta Ha, 10)
Duke ju afrua zjarrit Musai a.s. shikoj nje dru gjembash te gjelber qe po ndizej dhe sa me shume qe ndizej zjarri aq me shume gjelberohej, kjo e habiti pa masa ate. (11) Kur Musai a.s. ju afrua zjarrit, degjoj nga zjarri zerin qe i thote: "O Musa! Vertet, une jam Zoti yt, hiq ate qe ke mbathur (kepucet) se je ne luginen e shenjte Tuva."(Ta Ha,11-12) Ndersa ne ajetin 30 te sures El Kasas Allahu xh.sh, thote: "Kur arriti tek ai (zjarri) nga ana e djathte e lugines se atij vendi te bekuar me peme u thirr: O Musa, s'ka dyshim se Une jam Allahu, Zoti i boteve." po ashtu kjo gje permendet edhe tek surja Nemel.
Per ti dhene zemer, Allahu xh,sh, ia beri te qarte profetit Musa a.s se kjo bote eshte kalimtare, po ashtu Allahu xh.sh e inkurajoi ne rrugen e tij duke i thene se Une jam me ty. Per tia treguar kete Allahu xh.sh pyet Musain a.s. "O Musa, çfare eshte ajo qe ke ne doren e djathte? Musai a.s. tha: Eshte shkopi im qe mbahem ne te, dhe me te shkund (gjethet nga drunjte) bagetive te mia dhe me te kryej dhe pune te tjera. Atehere Allahu xh.sh i thote: Hidhe ate, o Musa! Ai e hodhi ate, kur ja, ai u be nje gjarper i madh qe levizte me shpejtesi.(12) Allahu xh.sh i tha: Kape ate, e mos u frikeso, se Ne do ta kthejme ate perseri ne gjendjen e meparshme! Dhe fute doren tende nen sjetullen tende e do ta nxjerresh ate te bardhe pa asnje te mete. Kjo eshte nje mrekulli tjeter. Kete e beme ne menyre qe te mundesojme te shohesh disa nga argumentet Tona te medha." (Ta Ha, 17-23)
Perveç ndodhis me shkopin, Allahu xh.sh i thote Musai a.s. qe kur te kete frike te vendos doren e tij ne kraheror , ne Kur'an thuhet: "Fute doren ne xhep e ajo do te dale e bardhe pa ndonje te mete dhe shtrengoje per krahun tend kur te frikesohesh. Keto dy argumente nga Zoti yt per te faraoni dhe rrethi i tij, se me te vertet ata jane popull i prishur." (El Kasas; 32)
Pas kesaj Allahu xh.sh e urdheron Musain a.s. duke i thene: "Shko te faraoni se ai ka ngritur koke" (Ta Ha, 24). Musai a.s. i thote: "O Zoti im! Une kam mbytur nje njeri prej tyre, dhe friksohem se do te me mbysin!" (El Kasas,33) Musai a.s. gjithashtu tha; "Ma zgjero (me ndihmo) gjoksin tim." (Ta Ha, 25-26), "Do me shtrengohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do te me leshohet gjuha (13) ime (te flas rrjedhshem), prandaj beje pejgamber Harunin. Kam nje faj ndaj tyre e kam frike se do te me mbysin (per hakmarrje) Allahu xh.sh i thote: Kurrsesi (nuk do te mbysin), po shkoni ju te dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju veshtruesit tuaj (ju degjojme e ju ndihmojme). Shko dhe faraonit thoni: Ne jemi te derguar nga Zoti i te gjithe boteve." (Esh Shuara; 12-16)
Perveç ketyre dy mrekullive Allahu xh.sh. i kishte dhene Musai a.s. edhe shtat te tjera, kjo e qartesuar ne suren Isra ku thuhet: "Ne i patem dhene Musait nente argumente (mrekulli) te qarta..." (El Isra, 101)
Musai a.s. i gezuar u kthye tek familje e tij, ku i tregon se Allahu xh.sh eshte me te dhe se Allahu me ka urdheruar: "Shko te faraoni se ai ka ngritur koke (eshte bere arrogant)".

Ilustrim

Tregohet se Musai a.s. kthehet tek nena e tij ku e gjen dhe vellaun e tij Harunin dhe nenen e tij duke gatuar supe. Me pas Musai a.s. i tregon Harunit a.s. se me çfare e kishte urdheruar Allahu xh.sh. Keshtu Musai a.s. sebashku me Harunin a.s shkuan tek pallati i faraonit por e gjejne te mbyllur, atehere Musai a.s. u drejtohet rojeve qe ta lajmerojne faraonit per pranin time ketu, mirepo rojet filluan te tallen me te. Disa thone; Kjo gje u perseri disa dite pasi nuk i lejonin qe te hynin brenda.. Disa thone se ata te dy u lejuan te futen pas dy viteve. Disa thone se Musai a.s. eshte paraqitur tek pallati dhe me shkpin e tij ka trokitur ne dere, gje qe e shqetesoj faraonin dhe urdheroj qe ta sillnin ate.
Kur dolen para faraonit i thane faraonit: "Ne jemi te derguarit e Zotit te boteve, te kerkojme te lejosh beni israilet te vijne me ne (ti lirosht nga dhuna). Faraoni tha: A nuk te rritem ty si femije ne mesin tone, ku i kalove disa vjet te jetes tende. Dhe ti e bere ate punen tende qe e bere (14), ti je mohues. Musai a.s. tha: E bera ate, atehere kur isha i pavetedijshem. Prandaj, dhe ika prej jush kur u frikesova nga ju, e Zoti im me dhuroi urtesi dhe me beri nga te derguarit."(Esh Shuara,17-21)
Firaoni e pyet Musain a.s.: "E cili eshte ai zot i boteve (qe ju dergoi)?
Musa a,s, tha: Zoti i qiejve dhe i tokes dhe cfare ka ndermjet tyre, nese bindeni!
Ai (faraoni) personave per rreth u tha: A nuk e degjoni?
Musai a.s. tha: Zoti juaj dhe i prinderve tuaj te pare!
Firaoni tha: Vertet,i derguari juaj qe u eshte derguar juve, me siguri eshte i cmendur.
Musai tha: Ai eshte Zoti i lindjes e i perendimit dhe cfare ka ndermjet tyre, po qe se kuptoni.
Firaoni tha: Nese ti beson zot tjeter pos meje, do te gjendesh ne mesin e te burgosurve.
Musai tha: Dhe nese te sjell ndonje argument te qarte?
Firaoni i tha: Sille pra, nese e thua te verteten.
Atehere Musai a.s. e hodhi shkopin e vet, i cili u shnderrua ne gjarper te vertet. Nxori doren prej xhepi (15), kur ajo ne sy te shikuesve flakeronte nga bardhesia.
Firaoni u drejtua paris qe e rrethonte: Vertet ky qenka magjistar shume i afte , qe me majin e vet deshiron t'ju deboje nga toka juaj, cfare me propozoni?
Paria i thote firaonit: Shtyje kete ceshtje qe te sjellim magjistaret e te dijshmit ketu. Magjistaret u tubuan ne kohen e caktuar. Therrasin popullin qe te tubohen qe te mbeshtesnin magjistaret e tyre.
Kur erdhen magjistaret i thane firaonit: A do te kete shperblim per ne nese dalim fitimtar? Ai u tha: Po , madje pervec shperblimit do jeni prej njerezve te afer.
Musa a.s. u tha: Hidhmi ate qe keni per te treguar.
Magjistaret hodhen litaret dhe shkopinjte e tyre te cilet u bene gjarperinje duke thene: Per hir te madherise se faraonit, ne me siguri do te jemi fitimtare.
Atehere dhe Musai a.s. hodhi shkpin e tij i cili menjehere u kthye ne gjarper duke gelltitur te gjithe te tjeret.
Te habitur magjistaret u perkulen , ran ne sexhde (16) e thane: Ne i besuam Zotit te boteve, Zotit te Musait e te Harunit.
Firaoni tha: I besoni atij , para se tju them une cfare do benit? Musai ju paska mesuar magjin, keni per ta marr vesht ma vone, do u shkurtoj duart dhe kembet...
Magjistaret thane: Ska rendesi, ne kethehemi tek Zoti jone, shpresojme tek Zoti i jone meqenese jemi dhe besimtaret e pare, dhe Zoti i jone do na fal mekatet tona.(Lexo suren Esh Shuara ajeti 23-51)
Ndersa ne suren Ta Ha thuhet keshtu: Ai firaoni tha: Kush eshte Zoti i ju duve o Musa? Musai a.s. tha: Zoti yne eshte Ai qe cdo sendi i dha formen e vet, pastaj e udhezoi ate. Fironi tha: Si eshte gjendja e popujve te meparshem. Musa a.s. tha: Dija per ata eshte te Zoti im, e shenuar ne nje liber. Zoti im nuk gabon e as nuk harron. Zoti im i cili per ju e beri token si djep, per te miren tuaj hapi rruge neper te, leshoi shi prej se larti, e kjo qe te mbije bime te llojeve te ndryshme. Hani ju dhe kullotni kafshet tuaja nga ato bime. Vertet per te gjitha keto ka argumenta per ata qe kane mendje te shendoshe. Prej tokes ne u krijuam ju, e ju do tu kthejme perseri ne te, e prej saj do tju nxjerrim per nje here. Ne ia beme te mundshme atij qe ti shohe te gjitha argumentat tona por ai genjeu ato dhe i refuzoi. Fironi tha: O Musa, a mos na ke ardhur qe me magjine tende te na nxjerresh prej tokes tone? (Ta Ha, 49-57), po ashtu mund te lexoni dhe suren Araf nga ajeti 103-126), suren Junus ajeti , 75-82, etj
Keshtu faraoni dhe populli i tij nuk besojne Musain a.s. duke e kthyer kete ceshtjen me te rendesishme.

Faraoni dhe populli i tij (koptasit) kunder profetit Musa a.s.

Pas ngjarjes me shkopin e Musait a.s. dhe magjistareve te cilet pranuan islamin, duke i paraqit Faraonit agrumente te qarte (17) Faraoni i thote Musait a.s.: "Mos na ke ardhur me magjin tende te na nxjerresh nga tokat tona?"(Ta Ha, 49-57)
Musai a.s. u tha: "Kerkoni ndihme prej Allahut dhe kini durim. Ska dyshim toka eshte e Allaht, ia le ne trashegim atij qe do nga robt e Tij, e ardhmja e lumtur eshte per te devotshmit." (El Araf, 128)
Ne kete kohe faraoni kishte si vezir apo kryeminister nje qe quhej Haman dhe Karunin  te cilet ishin besnik te firaonit. Ata sebashku me popullin i thane faraonit: "Te paret nga populli i firaonit thane: A do te lejosh Musain dhe ndjekesit e tij te bejne percarje ne toke dhe te braktisin ty dhe zotat e tu? Firaoni tha: Do tua mbysim djemte e do ti leme te gjalla grate e tyre per sherbim, ne jemi dominues mbi ta."(El Araf, 127) po ashtu ne suren Gafir kemi: "Firaoni , Hamani e Karuni i than musait: "Magjistar dhe genjeshtar."(Gafir ,24)
Pervec magjistareve thuhet se Musait a.s. i kan besuar edhe tre persona te tjere, Njeri qe ka ardhur nga skaji i qytetit, tjetri ishte nga familja e faraonit (18) dhe gruaja e faraonit. Allahu xh.sh. thote: "Kur ua solli ai (Musai) te verteten nga ana Jone, ata thane: "Mbyteni djemte e atyre qe i besuan atij, e lini te jetojne grat e tyre.."(Gafir, 25)
Keshtu firaoni mori vendim qe ta mbyste Musain a.s.  duke thene: "Me lereni ta mbys Musain, e ai le ta therresa Zotin e vet, pse une kam frike se po ua ndryshon fene tuaj, ose po nxit trazira ne vend." (Gafir. 26) ky besimtari i cili nga frika fshehte besimin tek Musai a.s. e i thonte vetes : Mendo mir per pasojat qe mund te vine nga ky veprim. Ne Kur'an permendetet keshtu: "A doni te mbysni nje njeri vetem pse thote e beson se Zoti im eshte Allahu? Nese ai genjen e ka per veten e tij, nese thote te verteten atehere do tju godas dicka e madhe. Sot pushteti eshte i juaj, kush do te na mbroje prej denimit te Allahut nese ai na perfshin? Faraoni thote: Une nuk kam mendim tjeter pos atij qe ju thashe.." (Gafir, 28-29)
Nderkohe profeti Musa a.s. i thote faraonit: "Une iu kam mbeshtetur Zotit tim dhe Zotit Tuaj (Zotit qe ju krijoj) qe te me mbroje prej cdo kryeneçit, qe nuk i beson dites se pergjegjesise."(Gafir,27)
Nderkohe ai qe kishte besuar tha: "O populli im, une kam frike per ju se po u gjen ajo sic i gjeti popujt e meparshem, si rasti i popullit te Nuhut, te Adit, te Themudit dhe te atyre qe ishin pas. Allahu nuk ben padrejte ndaj robereve. O populli im, une kam frike per ju diten e britmes (te mjeremit), Diten kur nga frika ktheheni te ikni, e nuk ka kush qe ta prapesoje prej jush denimin e Allahut, Ate qe Allahu e le te humbur, per te nuk ka ndonje qe e drejton." (Gafir, 30-33)
Firaoni tha: "O populli im ! A nuk eshte i imi pushteti i Egjiptit dhe i ketyre lumenjve qe rrjedhin nen pallatin tim? Une jam me i mir (me i zoti) se ky qyqar qe mezi flet" (ez Zuhruf, 51-52) Ne nje sure tjeter kemi: "I tuboj te gjithe te vetet dhe u mbajti fjalim duke u thene: Une jam zoti juaj me i larte." (En Naziat, 23-24)

Ndeshkimi me: Vershime, karkaleca, rriqa, bretkosa dhe gjak

Musai a.s, u tha: Cfare eshte keshtu, une ju therras ne shpetim, e ju me thirrni per ne zjare. Me thirni te mohoj Allahun dhe ta adhuroj ate qe nuk di asgje per te , e une ju therras per tek i Gjithfuqishmi mekatefalesi. Do t'ju bjere ndermend cfare po u them. (Gafir, 41-44)
Firaoni i thote Hamanit: Ndertoma nje ndertese (ndertese te madhe)e ndoshta do ti gjeje rruget. e ta shoh Zotin e Musait pse une mendoj se ai eshte genjeshtar. (Gafir,36-37)
Disa thone se Hamani filloj te ndertoj ndertesa te medha. Disa thone per piramidat dhe kur shikuan mjeshterin e tyre populli i faraonit i besuan atij. Keshtu Allahu xh.sh. e ndeshkoj popullin e faraonit me vite urie dhe me paprodhueshmeri (19) qe ato te kthehen ne rrugen e drejte. Kur ishin mir thonin, kete e kemi merituar, e kur i vinde donje e keqe thonin kete e kemi nga Musai. Keshtu Allahu xh.sh. u dergoj vershima (20), karkaleca (21) , bretkosa (22), edhe gjak (23), rriqa (24), etj , shenja te qarta por ata nuk besuan, ishin prej krimineleve , te pabindur. Te gjitha vuatjet kaplonin vetem faraonin dhe ndjekesit e tij, ndersa ato te Musait a.s. jo, duke u tregouar qartazi se Musai a.s. ishte i derguari i Allahut xh.sh.
Vuatjet u shtuan shume dikush ju drejtua profetit Musa a.s. duke i thene: Lute Zotin per ne, e nese na largon keto vuajte do te besojme ty. (Araf,134) Profeti Musa a.s. ju drejtua Allahut xh.sh me lutje dhe vuatjet u larguan, por ata shkelen premtimin duke mos i besuar perseri profetin Musa a.s.

Tregohet se profeti Musa a.s. ishte udheruar qe te shkonte tek nje goder rere e ta godas ate me shkopi nga ku dolen rriqrat te cilat pushtuan shtepit, ushqimet e jo besimtareve. Per shkak te hallit qe i kaploi i kerkuan perseri ndihme profetit Musa a.s, dhe se do ta besonin ate. Perseri profeti Musa a.s. e luti Allahun xhs.sh dhe perseri ua lagoj vuatjen por ata perseri nuk e besuan si te derguar profeti Musa a.s. keshtu ndodhi me te gjitha vuatjet. Allahu xh,sh thote ne Kur'an: "Sa here qe u kaplonte belaja ata thane: O Musa lute per ne Zotin tend me ate merite qe e ke, nese ne e largon denimin ne do te pranojme ty dhe do ti lejome beni israilet te jene me ty. E kur e larguam nga ata denimin per deri ne nje afat qe do te arrinin, ata e thyen besen."(El Araf, 134-135)
Edhe pse Allahu xh.sh. ua solli argumente te nje pas njeshme, u tregoj se Musai a.s. ishte i derguari i Allahu xh.sh, ata vec sa talleshin me te, por kur faraoni i thote Hamanit me nderto nje ndertes te gjate deri ne qiell qe te shkoj tek zoti i Musait pasi zoti i tij eshte genjeshtar. Me kete faraoni dhe ndjekesit e tij vulosen fatin e tyre. Allahu xh.sh faraonin dhe gjith ushtrin e tij e mbyti.


Disfata e Faraonit dhe ushtrise se tij dhe ngjarje e detit

Disfata e faraonit ka ndodhur diten e dhjete te muajit muharrem qe ndryshe njihet si dita e ashures. "Kur profeti Muhammed a.s. arriti ne medine, hebrenjte agjeronin diten e ashures, per kete Muhammedi a.s. i pyeti per arsyen e agjerimit ata than: Kjo eshte dita ku Musai a.s. fitoj kunder faraonit. Me kete rast Muhammedi a.s, tha: "Musai eshte me afer me ju sesa per ata, prandaj agjeroni edhe ju" (Buhari, Muslimi) Faraoni dispononte nje ushtri te madhe, ajo ishte ushtria me e madhe ne toke, kjo beri qe ato ta ndijenin vete te forte aq sa faraoni e quante veten zot. Keshtu nje dite Musait a.s. i vjen lajmi nga njeriu i cili nga skaji i qytetit shkon dhe i thote: "Dhe erdhi nje njeri qe ngutej nga ana me e larget e qyteti e tha: O Musa, paria eshte duke biseduar  me te mbytur ty, pra ti ik, une jam keshilluesi yt."
E profeti Musa i friksuar doli duke thene: O Zoti im, me shpeto nga populli zullumqar."(El Kasas, 20-21) Tregohet se vendimi per mbytjen e Musait a.s. u mor gjate nje feste te madhe. Kur ndjekesit e degjuan kete , u shqetesuan dhe njeri shkoji tek Musai a.s. per ti treguar. Keshtu edhe ato pak ndjekes te Musait a.s. u pergatiten qe te largoheshin nga festa, mire po dhe firaoni kishte pergatitur ushtrin e tij.
Lajmetari i tregon Musait a.s. per pasuesit e tij dhe filloj te lus Allahun xh.sh dhe ta mallkoj faronin , dhe sic tregohet kur Musai a.s. bente lutjen e mallkimit, vellai i tij Haruni thoshte: Amin.
Ky mallkim zuri firaonin dhe ndjekesit e tyre, ate gje qe kishim me qef si arin, alkolin Allahu xh.sh i ngurtesoj te gjitha. (26) Ne kete nata ata u nisen drejt shamit.Allahu xh.sh thote:
"Ec bashke me robt e mij naten, pasi ata do ju djekin." (Duhan; 23)
Kur faraoni mesoj planin e Musait tha: ky grup i vogel po na lodh prandaj kapeni. Keshtu firaoni sebashku me ushtrin e tij ndoqi gjurmet e tyre. Gjate rruges, duke u larguar nga faraoni dhe ushtria e tij, Musai a.s. bashke me pasuesit e tij rruga i nxori perball detit. Nga larg Musai a.s. vuri re se ushtria i kishte zene. "Keshtu ne agim firaoni me ushtrin e tij i zuri."
Shoket i thane Musas a.s; Na kapen! Musai a.s. u tha: Jo, ne asnje menyre. Me mua eshte Zoti im, ai do na tregoj rrugen. Pasuesit e profetit Musa a.s. i zuri frika, dhe filluan ti kerkon Musait a.s. se cfare do benin. Ne keto çaste shume te veshtira, aty ky kishin humbur shpresen , Allahu xh.sh i thote profetit Musa a.s: "Bjeri me shkop detit." (Shuara; 63) dhe Musai a.s. ashtu beri dhe deti menjehere u nda ne dy pjese. Secila i ngjante nje mali te larte. Rruga ishte e that, qe populli te kalonte lirshem.(25)
Musai a.s. u thote ndjeksve te tyre: Ja ku eshte rruga, vazhdoni. Por ato kishin frike pasi gjith ai dete mendonin se do te mbyteshin, por perseri profeti Musa a.s. u thote: "Mos frikesoheni se do ju kap kush, dhe as do te mbyteni." (Taha; 77)
Kjo mrekulli kaq e madhe mahnit pasuesit e Musait a.s. por edhe ushtrin e faraonit te cilet nga larg u habiten me ate qe shikuan, dhe ashtu qendruan duke shikuar. Kur menduan se cfare vuajtjesh kan kaluar me pare, dhe se si Musai a.s. u ka larguar, hezituan qe te ndjekin Musain a.s. Firaoni i tha ushtirs: Shikoni se si u hap deti per mua qe ti ze ata , prandaj ecni kapini ato . Keshtu ata filluan ti ndjekin(13) Keshtu kur Musai a.s. doli ne anen tjeter te detit , Allahu xh.sh e urdheroi perseri qe me shkopin e tij te godas detin dhe ai mbuloj faraonin dhe ushtrin e tim me dallge. (Ta Ha; 78-79) Kur po mbytej faraoni tha: "Besoj se ska zot tjeter pervec Atij qe i besonje bijte e izraelit, dhe une jam nder myslimanet. Por firaonit nuk ju pranua kjo deshmi, ky pendim, dhe ne keto caste Allahu xh.sh iu pergjigj: Tani po me beson? nderkoh qe me pare nuk me besoje. Sot po te shpetojme ty me trupin tend , qe te sherbej si argument per ata qe vijne pas teje..." (Junus; 90-92)
Tregohet se nje rast teksa Xhibrili a.s. po bisedonte me profetin Muhammed a.s. , Xhibrili i ka thene: "Nuk ka urryer ndonje me shume se sa firaonin.(26) Teksa po mbytej vec tme shikoje o i Derguari Allahut , se si ia mbushja gojen me uje me qellim qe te mos deshmonte se nuk ka zot tjeter pervec Allahut. Kisha frik se mos e meshiron Allahu."(Hadith daif, Ahmedi)
Ajo qe nuk mendohej ndodhi, pas kesaj ndodhi disa qe e besonin firaonin than se ai nuk ka vdekur pasi eshte i pavdekshem, keshtu thuhet se Allahu xh.sh urdheroi detin qe ta nxjerr ate ne nje vend. Ne trupin e tij kishte shenja (pazmoren) qe konfrimonin se eshte faraoni.


Udhetimi per ne token e shenjte, token e premtuar.

Pas mbytjes ne dete te firaonit me ushtrin e tij, shoket e Musait a.s. falenderonin Allahun xh.sh , dhe keshtu ata filluan rrugen drejte Jerusalemit.(27) Gjate rruges ata filluan te kishin probleme me ujin e pishim. Pas nje mundimi jo te vogel , thuhet sa ata gjeten pus, por ujit nuk pihej per shkak te papastertise.(28) Duke ecur Musai a.s. takoj nje popull i cili adhuronin idhujt.(29) Ketu Allahu xh.sh. i dergon Musait a.s. udheresat per te udhezuar njerezit ne rrugen e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh thote: "Beni israilet i kaluam pertej detit, e ata u takuan me nje popull qe adhuronte disa statuja te tyre, dhe thane: O Musa, na e bej dhe ne nje zot (statuj) si zotet qe i kane ata (ai popull), Ai (Musai) tha: Ju jeni popull qe nuk dini. Vertet , ai popull (qe adhuron idhujt) eshte i shkaterruar ne ate (adhurim) dhe ajo qe vepruan eshte e asgjesuar (ska dobi)."( El Araf,138-139)
Situata u be mjeft e veshtire. Vazhdimish ate i kerkuan Musait a.s. qe ti lutej Allahut per lehtesimin e situates. Profeti Musa a.s. u tha qe te me besoni ne ate qe me eshte shpallur (Tevratin) nese me premtoni i bej lutje Allahut xh.sh. Keshtu profeti Musa a.s. ju drejtua Allahut xh.sh. me lutje. Allahu xh.sh. e pranoj lutjen e profetit Musa a.s.
Allahu xh.sh. thote: "O bijt e israilit, Ne ju shpetuam prej armikut tuaj, ua percaktuam anene e djathte te Turit (per shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me Men (rreshire si mjalti) dhe me shkurteza (zogj per te ngren)" (Ta Ha,80)
Keshtu Allahu xh.sh. beri qe nga qielli te leshoj Menn (30) Sikur te mos mjaftonte kjo, ata cdo bremje (para akshamit) Allahu xh.sh u dergonte zogje shtegtar te quajtur shkurteza (shkurte) te cilat i kapnin pas asnje lloj mundi dhe ushqeheshin me mishin e tyre.
Allahu xh.sh, thote: "Dhe ne beme qe rete tu bejne juve hije, ju furnizuam me rreshire (te embel) dhe me shkurteza. (Ju thame) Hani nga te mirat qe ju furnizuam!(ata nuk qene mirenjohes) Po neve ata nuk na bene kurrfare demi, por ata demtuan vetveten." (El Bekare, 57)
Pervec kesaj tregohet se Musai a.s. me shkopin e tij godiste gurin (qe e kishin me vete) dhe aty buruan plot 12 burime uji, aq sa ishte edhe numri i fiseve. Populli i kerkoi profetit Musa a.s. qe ti mbroj nga dielli, keshtu pas lutjes se Musait a.s. Allahu xh.sh u dergoj re mbi ta te cilat i mbronte nga vapa.

Shpallja e Teuratit , ndodhia e kodres

Pasi profeti Musa a.s ishte largua nga faraoni i cili u mbyt ne dete, profeti Musa a.s. arriti ne Medjen ku jetonte edhe profeti Shuajb a.s. Per nje pjese kohe aty vendosi te jetoj per nje pjese kohe edhe profeti Musa a.s. Gjate kesaj kohe Musai a.s. u martua vajen e profetit Shuajb a.s. Aty profeti Musa a.s. sherbeu si qoban bagetish. Ne kete kohe ndodh nje ngjarje. "Nje here buze akshamit ashtu sic e kishte zakon Musai a.s. pasi numeron bagetit veren se i mungon nje del, ndaj pasi i la bagetit ne vathe vendosi te kerkoj delen e humbur. Pasi nje kerkimi Musai a.s. arriti ta gjej delen, por teksa tentoi ta kapte ajo i largohej neper ferra aq sa Musai a.s u gjakos. Ne fund Musai a.s. arriti ta ze. Ne keto momente lodhje dhe nervozimi profeti Musa a.s. nuk e shfry mbi delen perkundrazi Musai a.s. filloi ta ledhatoj delen duke i thene; E dashura ime pse iu ndave tufes? Mund te te hante ndonje ujk! Shiko si shkule leshin neper ferra! Te dhemb? Ti shikoj syt se mos ndoshta i ke demtuar! Tani mos u tremb pasi me ke mua pran." Pas kesaj ndodhi Allahu xh.sh. vendos ti dergoj shpalljen profetit Musa a.s. ku i thote melekut Xhebrail: "Shko tek Musai! Tani robi im eshte i gatshem te pranoje shpalljen!
Per nje kohe rreth 40 ditore Musai a.s. nuk ndodhej pran njerezve, por Musai a.s. kishte lene si zevendesues vellaun e tij Harunin a.s. Gjate kesaj kohe Musai a.s. adhuronte Allahun xh.sh. madje per 40 dite agjeroj. Gjate kesaj kohe tregohet se Musai a.s. ka pertypur koren e nje peme e cila linte arome te kendshme ne goje. Kjo ishte koha kur profeti Musa a.s. bisedonte me Allahun xh.sh. Madje sipas transmetimeve tregohet se: "Kur Musai a.s. degjoj zerin e Allahut xh.sh i kerkoj qe ta heq perden (pengesen, Profeti Muhammed a.s. teksa ka shpjeguar perden ka thene: "Perdja e Allahut xh.sh eshte drite, sikur ta ngrinte ate, drita e Fytyres se Tij do ti shkaterronte te gjitha krijesat deri ku do te shkonte shikimi i Tij."(Buhari, Muslim etj) Me qellim qe ta shikoj Allahun xh.sh, duke thene: O Zoti im, me mundeso qe Te Te shikoj. Allahu xh.sh. i thote: "Nuk mund te me shikosh, pasi nuk do mund jetosh nese kjo gje ndodh. Per tia treguar kete, Allahu xh.sh i thote Musait a.s.: "Shiko ate koder atje, e nese ajo do qendroj (nuk do shkaterrohet), atehere edhe ti do Me shikosh Mua."
Musai a.s. teksa po shikonte kodren, ajo ne sekonda u be rrafsh me token. Nga kjo qe shikoj Musait a.s. i ra te fiket. Profeti Muhammed a.s. thote: "Kur Allahu xh.sh iu shfaq kodres, ajo u rrafshua me token." (Trans,Ibn Xheriri etj, deri tek Enesi r.a.)
Ndersa tek Ibn Abbasi kemi: "Allahu xh.sh i eshte shfaqur kodres vec sa gishti i vogel, nga e cila u rrafshua kodra."
Kur, Musai a.s. erdh ne vete, tha: "Qofsh i lavderuar e i Madheruar o Allah!" Ketu Allahu xh.sh, i thote Musait a.s. qe do sjell nje popull , me te cilin nuk do te kem perde dhe ky popull eshte ai i profetit Muhammed a.s., dhe kjo do jete ne muajin e Ramazanit.
Disa thone se kur Musai a.s. u kthye te populli i tij u tregoj per shpalljen dhe ngjarjen e kodres. Keshtu ato i thane  Musait a.s.: "Nuk te besojme ty derisa ta shikojme Allahun haptazi." (El Bekare,55), po ashtu mund te lexoni suren Araf nga ajeti 142)

Rikthimi ne idhujtari, adhurimi i viçit

Njerezit filluan te harrojne vuatjet. Menduan se tashme cdo gje eshte mir, ska me vutaje e si rrjedhoj filluan ti ktheheshin besimeve te meparshme duke adhuruar viçin. Ata me stolit e tyre ndertuan nje te till. Arsye e mungeses se Musait a.s. ishte se Allahu xh.sh. kishte per ti shpallur profetit Musa a.s. Librin Tevratin. (Tek besimet e tjera quhet Testameti i vjeter) Musai a.s. edhe pse ishte shume i merzitur dhe i shqetesuar me idhujtarin e njerezve, i ftoj ato qe te pendohen pasi Allahu xh.sh. do ua fale gjynahet.
Allahu xh.sh. thote: "Dhe kur Musai popullit te vet i tha: O populli im, me adhurimin e viçit (ne vend te Zotit), ju i bete zullum vetes tuaj..." (El Bekare, 54)
Por ata i thane: "O Musa, ne nuk te besojme ty derisa te shikojme Allahun haptazi..." (El Bekare, 55)
Sipas dijetareve islam si Ibni Abbasi tregohet se kjo ngjarje ka ndodhur ne 30 netet e muajit dhul kade, ndersa 10 net ishin te muajit dhul hixhe.(31)
Nuk duhet te harrojme faktin se isralitet para se te arrinin ne Jeusalem,  i thane Musait a.s. kemi frik te hyme pasi aty ndodhen shkaterruesit dhe zullumqar te shume. (32)
Allahu xh.sh thote: "O Musa, aty eshte nje popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do te hyjme aty kurre derisa ata te mos dalin nga ajo (te na lirojne) e nese dalin ata nga ajo, ne do te hyjme." (El Maide; 22) (33)
Profeti Musa a.s. u tha: "Hyni ne token e shenjte, te cilen Allahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atehere ketheni te deshperuar." (El Maide. 21)
Nderkohe dy burra prej mesit te tyre u munduan ti bindenin qe te futeshin.(34) Allahu xh.sh thote: "Dy burra prej tyre qe Allahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin friken e Tij, thane: Hyni atyre nga dera, e kur tu hyni nga ajo, atehere ju jeni ngadhenjyes. Dhe vetem Allahut mbeshtetjuni, nese jeni besimtare te sinqerte."(El Maide, 23)
Thuhet se per shkak te ketyre fjaleve Musai a.s. dhe Haruni rane ne sexhde duke falenderuar Allahun xh.sh. Por perseri ata kundershtuan , dhe keshtu ata u ndeshkuan. Thuhet se gjate kesaj prejudhe asnjeri prej tye qe ka hyre ne shkretetire nuk ka dalur me, duke vdekur aty.(35)

Profeti Musa a.s. duke parasur parasysh miresit dhe mrekullit qe Allahut xh.sh. u kishte dhene ndjekesve te tij, dhe kur shikoj ato qe ishin rikthyer idhujtaris, dhe kur shikoj ata qe nga stolit e tyre kishin ndertu (36) nje figure viçi Musai a.s. u tha: "Sa keq me paskeni zevendesuar pas largimit tim. Nuk mund te prisni urdherin e Zotit tuaj? Musai hodhi pllakat (ku ndodhesh (i shkruar) Tevrati) dhe kapi per koke vellain e vet duke e terhequr. Haruni tha: O bir i nenes sime, populli me mundi dhe gati sa me mbyti, mos me konsidero mua me njerezit mizore. Musai tha: Zoti im, me fal mua dhe  vellaun tim dhe na dhuro meshiren Tende, se Ti je meshirues i meshiruesve." (El Araf,148-151)
Musai a.s. ju afru ndertuesit te vicit dhe ti tha: Cfare te shtyri qe ta besh? Ai i ka thene: Kam shikuar ate qe keto nuk e kan shikuar, shikova Xhebrailin duke kaleruar, keshtu mora nje grush dhe e hodha mbi kete. Tregohet se Musai a.s. pasi i ka kerkuar  te zhduket , ka bere nje mallkim per te duke thene: "Meqenese ke prekuar ate qe nuk duhet, Per kete jete askusht te mos te te prek ty!" Me pas Musai a.s. iu afrua viçit dhe e dogji ne zjar, ndersa pluhrin qe ngeli e hodhi ne dete.(37)
Musai a.s. sebashku me 70 njerez, perfshi ketu dhe vellaun e tij filluan ti kerkojne falje Allahu xh.sh. per isralitet qe adhuruan vicin. (38) Po ashtu qendron se Musai a.s. zgjodhi nder 70 personat me te mire dhe u tha qe ti kerkojne Allahut xh.sh. falje, po ashtu dhe te agjerojne. Keshtu profeti Musa a.s. i dergoj ata ne malin Turi Sina, dhe se thuhet se Musai a.s. u kishte premtuar se do te degjonin Allahun xh.sh, por tek mali Allahu xh.sh vendosi nje perde te cilat rrethuan te gjithe malin.

Rrufeja

Gjate bisedes me Allahun xh.sh, Allahu xh.sh e kishte mbuluar me drite fytyre e Musait a.s., dhe njerezit nuk e shikuan, keshtu ato sapo u afruan rane ne sexhde. Kur profeti Musa a.s. perfundoj biseden me Allahun xh.sh.  drita, perdja, ret u larguan, disa nga njerezit i thane Musait a.s. "Nuk do te besojme ty derisa te shikojme Allahun." (El Bekare, 55) Allahu xh.sh. thote: "Kur i thate: O Musa, ne nuk te besojme ty derisa ta shohim Allahun haptazi, atehere juve u rrembeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit." (El Bekare, 55) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "Musai zgjodhi nga populli i vete 70 veta per kohen qe Ne i caktuam takimin. E pasi qe i kapi ata dridhja e tokes, ai tha: "Zoti im! Sikur te kishe dashur Ti, i kishe zhdukur me pare ata dhe mua. A po na zhduk per ate qe bene te marret nga ne? Kjo eshte vetem sprove e Jotja,, qe me te e bene te umbur ate qe do , dhe e ve ne rruge te drejte ate qe do. Ti je mbrojtesi yne, pra falna e meshirona, se Ti je me i miri qe fale (gabimet.)" (El Araf, 155)

Ndodhia e lopes

Nder pasrardhesit e israilit ishte nje person i pasur i cili kishte nipa te vellaut, mire po ata deshironin ta mbysnin ate ne menyre qe tia merrnin pasurin. Nje nate njeri prej tyre e vrau ate duke e lene trupin e tij ne rruge (diku para deres se nje shtepije).
Te nesermen njerezit filluan te flisnin per vrasjen e pasanikut, duke pyetur se kushe e ka bere kete, ndersa nipi vrases erdh tek xhenazja dhe filloj ta vajtonte. Dikush tha; Shkoni tek profeti Musa a.s., keshtu nipi shkoj tek Musai a.s. dhe pasi i tregoj cfare ka ngjare. Musai a.s. i thote qe do bisedoj me Allahun xh.sh dhe cfare do te me thote do ju tregoj. Pas kesaj Musai a.s. i thote se "Allahu xh.sh ka urdheruar te therrni nje lope. Ata pyeten: Po tallesh me ne? Musai a.s. tha: Allahut i mbeshtetem te me ruaj e te mos behem nga injorantet! Ata i thane: Lute Zotin tend per ne te na sqaroje cfare eshte ajo? Ai tha: Ai thote se ajo eshte nje lope e vjeter as e re, eshte e mesme, zbatoni pra ate qe urdheroheni! Ata thane: Lute Zotin tend per ne qe te na sqaroje cfare ngjyre ka?Ai tha: Ai thote se ajo eshte nje lope e verdhe, ngjyre e saj eshte e forte qe kenaq shikuesit. Ata i thane: Lute Zotin tend per ne qe te na sqaroje cfare eshte ajo, se lopet na jane perzier (jane bere te ngjashme) e ne do te gjejme te verteten ne dashte Allahu. Ai tha: Ai thote se ajo eshte lope nje e lodhur duke leruar token as duke ujitur bimet, ajo eshte pa te meta dhe ne te nuk ka shenje (ngjyre tjeter) Ata thane: Tani na e sqarove sakte dhe e therren ate..." (El Bekare)
Keshtu duke kerkuar , ato e gjeten lopen qe kerkonin tek nje njeri i cili i bente mir babait te tij (ishte njeri i mire). Ai refuzoj tju jepte lopen. Por ato i ofruam cmime te larta, disa thone cmim ne flori aq sa ishte e rende lopa, mire po njeriu i mire perseri e rrefuzoj oferten. Por kemgulja ishte aq e madhe saqe i ofruan flori 10 here sa pesha e lopes, e me kete oferte ai pranoj.
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nese pasardhesit e israilit nuk do te kishin thene: "Ne dashte Allahu" kurre nuk do ta gjenin nje te tille."(Ebi Hatimi, Ibn Kethir)
Keshtu u paraqiten tek Musai a.s. bashke me lopen. Musai a.s. i cili i urdheroi qe ta prisnin ate, duke ju bere te qarte se cfare duhet te benin me te; Musai a.s. u tha: nje pjese te saj ta prekni te vrarin(te vdekurin) (39) Kur e bene kete Allahu xh.sh. beri qe i vdekuri te ngjallet duke u ngritur ne kembe. Ne kete moment Profeti Musai a.s. e ka pyetur: Kush te vrau? ai i eshte pergjigjur: "Me ka vrare nipi im", dhe perseri ra i vdekur.
Profeti Musa a.s para se te vdiste tentoj te çliroj Kudusin nga jobesimtaret , por nuk ia arriti. Ndaj u lut qe kur te vdes tia bej varrin jasht qytetin, pasi ai e dinte se; nese do e vendosnin brenda ndjeksit e tij nuk do punonin per marrjen e qytetit. Profeti Musa a.a. vdiq ne afer Kudusit, ku edhe u varos. Pas tij Kudusi u çlirua nga profeti Jusha a.s.

Profeti Musa a.s. pyet Allahun xh.sh;
A ke nderuar ndonje tjeter siç me ke nderuar mua te flas me Ty?

Nje here Profeti Musa a.s. pyet Allahun xh.sh;
-O Allahu im! Me ke nderuar te flas pa perde (penges) me Ty. A ke nderuar ndonje tjeter keshtu?
-Allahu xh.sh i thote:
"O Musa!  Ne kohen e fundit une do dergoj nje popull, i cili do jete popull i hz.Muhamed a.s.. Ai popull do te mbetet me buze te thara dhe me gjuhe te etur. Me trupat e tyre te dobesuar , syt e tyre te lodhur, me melcit e zbrazura, stomaku i tyre eshte i uritur, do te me drejtohem Mua me lutje. Ata do jene shume afer Meje se sa ti o Musa. Por dije se ne kohen kur ti flet me Mua mes teje dhe Meja jane 70 mije perde, por ne kohen e iftarit mes Meje dhe agjeruesve te Ramazanit te popullit te Muhamedi a.s. nuk do te kete asnje perde te vetme. O Musa! Une kam marre pergjegjesin mbi Vete se ne kohen e iftarit kurre nuk do t'ia refuzoj lutjet njeriut qe ka agjeruar per Mua!

Iben Abbasi transmetohet se Profeti Muhamed a.s. ka thene:
"Vertet xhenneti zbukurohet cdo vit ne muajin e shenjte te Ramazanit dhe kur ai xhenneti paraqitet para Allahut xh.sh thote: O Krijuesi im! Beje qe roberit e tu ne kete muaj te Ramazanit te jene banoret e mij."
Pergatiti
Gezim KOPANI

Munde te lexoni: Frika dhe shpresa e profetit Musa a.s.

Mund te lexoni: Jeta e Profeteve

Mund te lexoni: Pyetjet e profetit Musa a.s. drejtuar Allahut xh.sh.

Mund te lexoni: Profeti Musa a.s. deshiron te di me ke do jete ne xhennet

Mund te lexoni: Vlera e drejtësisë - Ngjarje me profetin Musa a.s.

Mund te lexoni: Profeti Musa a.s. duaja e shiut, dhe njeriu gjynahqar

Mund te lexoni: Ramazani muaji i miresise - Profeti Musa a.s. pyet Allahun xh.sh

_________
1.Disa thone qe nena e Musait a.s. quhej Ajarihe e disa te tjere Ajadhih.
2.Disa shpjegues thone qe Allahu xh.sh ka dashte qe Musai a.s. te shkoj tek pallati i firaonit
3.Thuhet se Asia ishte vajza e sundimtarit te egjiptit ne kohen e Jusufit a.s. ndersa disa te tjere thone se ishte prej fisit te israliteve prej se ciles i perkishte edhe Musai a.s. Ka disa te tjere qe thone se ajo ishte halla e Musaita.s. (Trns, Es Suhejl)
4.Per shkak te mbrojtes se Musai a.s. Allahu xh.sh e shenoi emrin e Asias prej banoreve te xhennetit.
5.Ngjarja e profetit Musa a.s. i eshte treguar gjeresisht profetit Muhammed a.s. nga meleku Xhibril.
6.Para profetit Musa .a.s qyteti i Medjenit u shkaterruar nga Allahu xh.shpasi njerzit e ketij qyteti adhuronin Ejken, e jo Allahun xh.sh., dhe ky ishte populli i profetit Shuajb a.s.
7.Disa thone qe Musai a.s. e ka goditur me shkop, disa te tjera me grusht etj.
8.Plaku i moshuar ishte profeti Shuajb a.s.
9.Tregohet se keto dele ishin te races samirije, dele te cilat prodhonin sasi te vogel gjumshti, aq sa pothuajse nuk mund te milej me dore.
10. Ka mendime qe shpjegojme se vetem Musai a.s. e ka shikuar zjarrin, pasi ky zjarr ne realitet ishte drite. te cilen jo cdokush mund ta shikonte.Kete e bazojen tek ajeti i sures El Kasas 29 ku thuhet: "Ndoshta do tju sjell nga ai ndonje lajm."
11.Disa thone se drita e zjarrit ia kishte marr per momentin shikim e syve, per shkak te drites se forte.
12. Musai a.s. u friksua dhe zuri te largohet, por Allahu xh.sh e urdheroi qe te kthehet e ta kapte gjarprin nga bishti. (El Kasas; 31) Dhe kur e kape ate, gjarperi u kthye ne shkop.
13.Thuhet se kur Musai a.s. ishte i vogel faraoni ia kishte vene nje gace ne gjuhe, nderkohe qe ai tentonte te thoshte fjalet e para. Ne kete kohe ka nderhyre Asia duke i thene se eshte femije i vogel dhe nuk ka cfare te bej. Ne nje version tjeter kemi se faraoni kishte vendosur Musait a.s. te vogel para ti nje frut dhe nje gace zjarri. Kur u rrit Musai a.s. belbezon, keshtu Musai a.s. iu lut Allahut xh.sh qe tia heq belbezimin, ne Kur'an thuhet keshtu: "Ndersa, faraoni thirri popullin e tij e u tha: Populli im, a nuk eshte i imi pushteti i Egjiptit dhe i ketyre lumenjeve qe rrjedhin nen pallatin time, a nuk e shikoni. Pra , une jam me i mire se ky qyqar se mezi flet." (Ez Zuhruf, 51-52)
14.Me pare Musai a.s. teksa po ndante dy persona, njerin duke e goditur me grusht, vdiq.
15.Tregohet se kur Musai a.s. nxori doren nga kraherori ajo rrezatonte drite, si te ishte nje pjese e henes. Njerezit u habiten. Musai a.s e futi per here te dyte doren ne kraheror dhe e nxori duke treguar pamjem e zakonshme te saj.
16.Sipas disa dijetareve thuhet se kur magjistaret jane ne sexhde ato kan shukuar vendbanimet e tyre ne xhennet.(Seid b. Xhubejri etj) prandaj magjistaret nuk ia vun veshin faraonit.
17.Allahu xh.sh thote: Ne e derguam Musain me agrumenta tona te qarta (te faraoni), Hamani dhe Karuni e ata thane: Ky eshte magjistar dhe genjeshtar." (Gafir 23-24)
18.Disa thone se ishte djali i xhaxhait te faraonit,disa thone se ai quhej Sheman (Es Suhejli) disa te tjere thone se ka pasur emrin Hajr. Gjithsesi Allahu xh.sh ne lidhje me kete thote: "Nje besimtare nga familja e faraonit qe e fshehte besimin e vet tha: "A doni ta mbytni nje njeri vetem pse thote Zoti im eshte Allahu e ai u ka sjell argumenta prej Zotit tuaj. Nese ai eshte genjeshtar, per veten e tij genjen, nese thote te verteten, juve do tju godas dicka nga ajo qe ai ju premton. Ska dyshim se Allahu nuk udhezon ne rruge te drejte ata qe tejkalon edhe eshte genjeshtar." (Gafir, 28)
19.Shiko suren Araf, 130 e ne vazhdim
20.Sipas Ibn Abassit thuhet se vershimet ishin per shkak te shirave te medha te cilat vershuan dhe shkaterronin te gjitha te mbjellat. Kjo dodhte here pas here.
21.Sipas nje hadithi kur eshte pyetur profeti Muhammed a.s. per karkalecat ka thene: "Ajo eshte ushtria me e madhe e Allahut xh.sh."(Ebu Davudi) Po ashtu ka mendime se ato ishin miza, dikush tjeter thote se jane insekte te vogla deri tek ato qe mendoj se kan qene pleshta.
22.Aq shume brekosa Allahu xh.sh. u kishte leshuar saqe kur fillonin te hanin, bretkosat kercenin tek goja e tyre per te hyre brenda.
23.Tregohet se Allahu xh.sh. lumin Nil ua kthej ne gjak, e ato nuk pinin dot uje. Po ashtu kur merrnin uje nga bunari, uji kthehej ne gjak.
24.Tregohet se profeti Musa a.s. ishte udheruar qe te shkonte tek nje koder rërë e ta godas ate me shkopin e tij. Musai a.s. shkon tek kodra dhe i bie asaj me shkopin e tij. Nga ajo filluan te dalin masivish rriqa (ngjasojne pak me buberrecat, kan bark petashuq, por qe jane shume te demshme) duke u versulur shtepive te jobesimtareve, ushqimet e tyre , madje derisa ata nuk flinin dot gjume.
25.Shuara, 60. Shpjegim shtese: "Pas lajmit , Musai a.s. vendosi te braktis Egjiptin. Thuhet se me vete moren dhe varrin e Jusufit a.s., dhe teksa ata po udhetonin nje re i shoqeronte. Thuhet se tek kjo re dallohesh dy dy gjera. Gjate dites dallohesh nje si tip shkopi prej drite e gjate nates nje shkop prej zjarri." Sipas besimeve te tjera ky vit quhet ; Viti i shpetimit te quajtur Pashkë.
26.Tregohet se ne kete caste eshte paraqitur  para kalit te faraonit Xhebrili a.s. me pamjen e nje kalorsi i hipur mbi nje pele te re , kali i firaonit filloj te ndjek pelen, keshtu Xhebraili u largua ne drejtim te detit dhe keshtu kali i firaonit filloj ta ndjek. Kur ushtria shikoj faraonin hyn edhe ata ne det duke e ndjekur nga pas.
27.Ne kete vend jetonin njerez idhujtar qe adhuronin statuja te ndryshme. Musai a.s. u dha israliteve qe ti largojne ata, duke i larguar nga Jerusalemi sepse Allahu kete vend e kishte premtuar atyre permes Ibraimit a.s. dhe Musait a.s. por ata kundershtuan, si pasoj Allahu xh.sh ua vendosi friken dhe thuhet se ata per dyzet vjet kan bredhur neper shkretetire, ku rrotulloheshin ne te njejtin vend edhe pse ata mendonin se po udhetonin. (Shiko suren Maide, ajeti 20 e ne vazhdim)
28.Sipas disa trasmetimeve thuhet se Allahu xh.sh. e ka urdheruar Musain a.s. i cili mori nje cope druri dhe e vuri ne uje, i cili u be i pijshem.
29.Thuhet se keto idhuj (statuja) ishin ne formen e lopes.
30.Meni i ngjan Mjelit, i bardh dhe shume i shishem.
31.Nga ky argument kuptohet se Allahu xh.sh ka biseduar me profetin Musa a.s. ne festen e Kurban Bajramit.
32.Thuhet se ato quheshin Fezarinjë, Hititë dhe Kenan.
33.Ka disa tregime te cilat jane cilesuar si te paverteta. "Nder arsyhet se pse nuk degjuan Musain a.s. ishte se ky popull ishte gjigante. Thuhet se kur hyne aty , nje gjigante i more njezet njerez dhe i paraqiti tek i pari i tyre, ngase njerezit ishte te vegjel ai pyet cfare jane keto?" Po ashtu eshte nje shenim nga Iben Abbassi qe: "Thuhet se ishte njeri prej ketyre i quajtur Ivexh i cili per ti treguar fuqin e popullit te tij shkoj tek nje mal te cilin e shkuli dhe filloj ta mbaj ne dore me qellim qe tia hidhte popullit te Musait a.s., por ne kete kohe vjen nje shpend i cili e shpoj ate duke u be grimcane doren e ivexhes, thuhet se Musai a.s. iu afrua dhe me shkopin e tij kerceu dhe ju afrua dhe e mbyt ate." (Trans Ibni Xheriri nga Ibn Abbasi)
34.Thuhet se keto quheshin Jusha bin Nuni dhe Kalib bin Jofni. (Ibn Abbasi)
35.Sipas ehlil kitabeve qendrose se: "Musai a.s. ka pergatitur nje grup njerezish me ne krye nje te quajtur Jusha (mesoni me shume per Jushen a.s. duke klikuer ketu: Jeta e profetit Jusha a.s. ) te cilet luftuan ata qe kundeshtuan Musain a.s.. Tregohet se profeti Musai a.s. sebashku me Harunin te vendosur ne nje koder kan shikuar dy luftimin, dhe se Musai a.s. me doren ne te cilin mbate shkopin u jepte udhra atyre se cfare duhet te benin, dhe kjo ka vazhduar per nje deite te tere deri ne perendimin e diellit. Nga luftimi doli i fituar Jusha a.s.. Vjehrri i Musait a.s. i quajtur Jethoni i cili bashke me vajzen e tij te quajtur Safura shkoj tek Musai a,s. dhe e pergezoi per fitoren. Musai a.s. u martua me Safuren. Po ashtu sipas tyre thuhet se  kjo ngjareje ka ndodhur ne malin Sinai , tre muaj pas largimit nga Egjipti. Ne kete koder Musaia .a.s foli me Zotin duke i urdheruar Musan a.s. qe tju kujtoje njerezve per miresit qe Zoti u ka dhene. Po ashtu Zoti urdheroi Musan a.s. qe ndjekesit e tij (isralitet) te pastrojne trupin dhe rrobat e tyre dhe diten e trete te mblidhen afer malit, kjo ndales ishte edhe per kafeshet derisa sa te degjonin zerin e bririt (burisë). Thuhet se kur erdh dita e trete nje re e madhe qendroi mbi malin Sinaj ku murmuronte dhe nga e cila u degjua zeri. Isralitet u frikusuan dhe filluan te fshihen, ndersa po benin kete nje tym i dendur shfaqet. Ne mesin e tymit ishte nje drite, dhe ne keto memonte i gjithe mali filloj te dridhej. Tregohet se ne maje te malit qendronte profeti Musa a.s. nderkohe qe zeri sa vinte e shtohej. Pas nje kohe Musai a.s. zbriti nga aty dhe thirri njerezit qe te afroheshin."
36.Tregohet se kete statuj e kishte ndertuar nje qe quhet Harun es Samiri i cili me florite qe kishte dhe ndertoi viçin. Per te shpjeguar se si ka mundesi qe pelliste viçi? Thuhet se Samiri kishte mar nje grush pluhur tek xhurmet e kalit te Xhibrilit, kur ai qe paraqit para Faraonit, dhe kur e hodhi pluhurin mbi vicin ai filloj pelliste.Ndersa disa te tjere thone se kjo nuk eshte e vertet , porse era qe hyne nga prapa leshonte para nje ze te tille.
37.Tregohet se kur Musai a.s. hodhi ne dete pluhurin (hirin) urdheroj ato qe adhuruan vicin qe te pin ujin e detit, kur ndodh kjo atyre u zverdh trupi, fytyra etj si shenje ndeshkimi por edhe per ta kuptuar te tjeret se cfare gjynahu kan bere.
38.Ibn Abbasi
39.Disa thone se ka qene nje pjese e kokes, disa te tjere thone nje pjese e kofshes.


Jeta e Profetit Shuajb a.s.


Profeti Shuajb a.s. vjen prej familjes se Medjanit (Midjan)e ky prej profetit Ibrahim a.s. Shuajbi a.s. u rrit ne nje fshat i quajtur Medjen ku kishte nje fis apo popullsi me po te njejtin emer. Banoret e ketij fshati kan qene arab(1). Ata kan jetuar pas popullit te Lutit a.s.(2) Medjeni ndodhej afer nje qyteti te quajtur Mean, afer liqenit te Lutit, ai liqen u formua pasi Allahu xh.sh ndeshkoi popullin e Sodomes. Si populli i Lutit a.s. edhe populli i Shuajbit a.s. ishit jobesimtar dhe njerez kriminel, ata vendosnin gjoba ne rruge e ne shumicen e raste i plackisnin njerezit. Ky popull ne vend te Allahut, ishin idhujtar qe adhuronin pemen e quajtur Ejk, qe ishte i rrethuar me shkurra te dendura. Allahu xh.sh. thote:"Edhe populli Ejkes te derguarit i konsideronin genjeshtar." (Esh Shuara; 176) (3) Per nje kohe sebashku me profetin Shuajb a.s. ne Medjen ka jetuar edhe Profeti Musa a.s. i cili pasi u largua nga faraoni u vendos ne Mendjen ku edhe u martua me vajzen e profetit Shuajb a.s. Po ketu profeti Musa a.s. mori shpalljen hynore nga Allahu xh.sh. . Musai a.s. u be profet pas ngjarjes qe i ndodhi profetit Musa me delen  e humbur, dhe mbasi u lodh se kerkuari arriti ta gjej, por kur e kapi delen ne vend qe te acarohej me te filloj ta ledhatonte. Ne kete kone Allahu xh.sh. i thote Xhebrailit; "Tani robi im eshte i gatshem te pranoj shpalljen time!"

Shuajbi a.s. njihet si nje nder pejgamberet me elokuent, kishte fjalor shume te pasur, shprehi shume te bukura etj. Shuajbi a.s. filloj te keshilloj njerzit qe te jene te mire, e te mos benin vrasje, te mos shtypnin njerezit. Nje nder njerezit qe ishin shume te mire dhe me te shtypurit ishin atate cilet quheshin Anza. Per keto Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sa i bukur eshte vendi Anza. Banoret e tij kan qene te shtypur e kan fituar. Ata jane popullujt e Shuajbit a.s. dhe vjeherria e Musait a.s." (Ebu Umer b. Abdulberi ne El Istiab duke folur per jeten e Selem b. seid el Anziut thote se ai eshte paraqitur tek Muhammedi a.s. dhe e ka pranuar islamin duke i thene se eshte prej vendit te quajtur Anza)

Pervec Anzas pjesa tjeter ishin jobesimtar, kriminel, hajdute dhe mbi te gjitha adhuronin pemen e quajtur ejke. Per kete dhe shume arsye te tjera Allahu u dergoj si udhezues pejgamberin Shuajb a.s. i cili i thirri ato qe te adhurojne vetem Allahut, te mos bejne çrregullime e padrejtesi ne toke. Shuajbi a.s. u thoshte: "Ne Medjen derguam njerin prej tyre, Shuajbin i cili u tha: O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjeter pos Tij..." (El Araf; 85)
Shuajbi a.s. thirri popullin e tij qe te punojne e te fitojne ne hallall dhe jo duke bere vjedhje ne peshore , plaçkitje etj. Shuajbi a.s. u thoshte: "O populli im, veproni drejte gjate matjes dhe peshimit, mos demtoni njerezit ne asgje dhe mos shkaktoni trazira (rremuje) ne toke. Ate pjese qe ju lejoi Allahu eshte shume me e mire per ju, nese jeni besimtarer, e une nuk jam roje juaj." (Hudë 85-86)
Jobesimtaret i thane Shuajbit a.s.: "O Shuajb, ne nuk po e kuptojme shumicen nga ajo qe thua dhe ne te konsiderojme ty te dobet ne mesin tone, dhe sikur te mos ishte ai grup yte, ne do te gurezonim ty, ngase ti nuk je i çmuar nder ne." (Hudë, 91)
Shuajbi a.s. u tha: "O populli im, kundershtimi ndaj meje te mos u dergoj qe te ju gjeje ajo qe e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut.E populli i Lutit nuk eshte larg prej jush." (Hudë, 89)
Disa e besuan profetin Shuajb a.s. duke filluar nga nje person te quajtur Mulgini i cili ishte i njohur. Kjo gje shqetesoj jobesimtaret dhe kercenuan Shuajbin dhe ndjekesit e tij duke u thene: "Paria qe ishte kryelarte nga populli i tij tha: O Shuajb ne do te debojme ty dhe sebashku me ty edhe ata qe besuan nga fshati yne, ose pa tjeter te ktheheni ne fene tone. Shuajbi tha: A edhe nese nuk e deshirojme ate (kthimin)"(El Araf, 88) "Kreret e popullit te tij qe nuk besuan i thane popullit: Nese shkoni pas Shuajbit , atehere ju jeni me siguri te deshperuar." (El Araf, 90)

Duke shikuar talljen qe populli i benin Shuajbit a.s., ai filloj te adhuronte aq shume Allahun xh.sh saqe cdo here ibadetin e tij e shoqeronte me lot ne sy. Sipas Ibn Abassi r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nga dashuria ndaj Allahut, qante aq shume saqe u verbua. Pastaj Allahu xh.sh ia ktheu shikimin dhe e pyet: O Shuajb! Po qane nga frika prej xhehenemit apo nga deshira per xhennetin ? Shuajbi a.s. i thote: Jo, por nga dashuria ndaj Teje. Sikur te te shikoja nje here!Allahu xh.sh i thote: "O Shuajb! Atehere le te jete i kendshem takimi yt me Mua..."

Shuajbi a.s. e luti Allahun xh.sh duke thene: "Zoti yne, vendos mes nesh dhe mes popullit tone gjykimin tend te drejte, se Ti je me i miri gjykates.!" (El Araf, 89)

Denimi i popullit te Medjenit e Ejkes

Pasi kaluan disa vite qe Shuajbi a.s. ftonte banoret e Medjenit e Ejkes qe te adhuronin Allahun xh.sh dhe pasi Shuajbi a.s. ju drejtua Allahu xh.sh me lutje, Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe ndeshkimi ndodhi per keta banore. Nderkohe qe Shuajbi a.s. bashke me familjen e tij ishte larguar.(4)
Allahu xh.sh thote: "E kur erdh urdheri Yne, Ne me meshiren Tone e shpetuam Shuajbin dhe bashke me te edhe ata qe e besuan." (Hudë, 94)

Sic pershkruhet ne Kur'an , ky popull u denua me termet dhe me nje ze klitherues. Allahu xh.sh. thote:
"Ata (popullin e padegjueshem) i kapi termet i forte dhe aguan ne shtepite e tyre kufoma te gjynjezuara." (El Arafe, 91)

Allahu xh.sh thote: "Ndersa zullumqaret i kapi britma e tmerri, duke gdhire ne vendin e tyre kufoma te gjunjezuara. " (Hudë, 94)

Sipas tregimeve thuhet se per nje kohe jo te shkurter kete popull i zuri nje vap e madhe. Diku thuhet per 7 dite, apo 7 vjet nuk ka fryre ere . Nuk gjenin dot uje as vend ku te vendoseshin. Keshtu te vendosur neper vendbanimet e tyre , ndodh nje klithme e tmershme e cila nuk i la qe te leviz nga vendi po ashtu nje termet i fuqishem. Ndeshkimi ka qene aq i rendes saqe ai vend u kthye germadh e madhe sikur te mos ishte i banuar.  Keshtu Allahu xh.sh. thote: "Sikur te mos kishin ekzistuar fare aty." (Hudë, 95) (5)


Pergatiti
Gezim KOPANI



______
1.Ebu Dherr ne trans e tij tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Kater vete jane arab: Hudi, Salihu, Shuajbi dhe i derguari yt o ebu Dherr, Muhamedi a.s."
2.Disa thone se vajza e Lutit a.s. ka qene gjysha e disa te tjere thone nena.
3.Fjala Shuara do te thote ; Poet
4.Shuajbi a.s. u largua bashke me dy vajzat e tij. Njre prej vajzave te tij e quajtru Safura i pat thene Shuajbit a.s. per profetin Musa a.s.: "O Baba! Merre ate me pages per te ruajtur delet tona . Ai eshte me i miri dhe me besniku prej tyre qe do te marresh me pagese!
5.Hudë, eshte emri i profetit Hud a.s.

September 14, 2018

Meleku i vdekjes ne Kuvendin e Profetit Sulejman a.s.

Tregohet se nje here meleku i vdekjes (Melkul Meut, ose Azrail) kishte hyre ne kunvendin e Profetit Sulejman a.s. ne formen e nje burri dhe veshtronte nje person. Pastaj , ai doli dhe njeru pyeti Sulejmanin a.s.: O i derguari i Allahut, kush ishte ai burre?
Ilustrim
Sulejmani a.s. i thote: Meleku i vdekjes.
Njeriu pyeti perseri: Me nguli syt dhe po me shikonte, dhe kam frike se do te ma marre shpirtin prandaj ma shpeto prej tij!
Sulejmani a.s. i thote: Si te te shpetoj?
Njeriu i tha: Udhero eren te me dergoj tani ne Indi!
Sulejmani a.s. pranoj duke urdheruar eren qe ta dergoj ne Indi.  Por atje meleku i vdekjes e priste dhe ia merr shpirtin.
Pas kesaj meleku i vdekjes kthehet tek Sulejmani a.s. , i cili e pyet melekun vdekjes: Perse e shikoje me habi ate njeriu ?
Meleku i vdekjes i thote:
U habita pasi isha ngarkuar tia merjja shpirtin ne Indi, nderkohe qe ai ndodhej ketu, dersa ra dakort vete ta conte era ne Indi, sic kishte vendosur Allahu xh.sh ku dhe ia mora shpirtin.

(Trans, Ebu Nuajmi nga El Hilja dhe nga Ebu Shejhu ne El Udhma, Hadith i dobet)

Pergatiti
Gezim KOPANI