January 15, 2011

Lista e Myftive dhe Imameve ne Puke

Ne xhamiat e rrethit Puke qe nga koha e qeverise se leka zogut kane kryer sherbime fetare neper xhamit e rrethit puke keto imame:
 
 
Kleriket e fese islame ne rrethin e pukes
 
Nr
Emer          Mbiemer
           Fuksioni
1
Zenel          Mehaj
Imam-Myfti
2
Beqir          Laçi
Imam
3
Asllan         Hoxha    
Imam
4
Musa          Puka
Muezin
5
Elez             Hoxha
Imam - Myfti
6
Shaban       Rezha
Imam – Muezin
7
Ibrahim      Hoxha
Imam-Myfti
8
Hoxhe        Bisha
Imam
9
Malush       Hoxha
Imam- Muezin
10
Ismail          Aga
Muezi- Imam
11
Myrteza     Hoxha
Muezin
12
Sahit           Hoxha
Imam- Muezin
13
Haxhi          Bajrami
Muezin
14
Jah              Meta
Muezin
15
Selim          Sanoshi
Muezin
16
Sadik          Prishtina
Imam
17
Ibrahim      Tahiri
Muezin
18
Adem          Ademi
Imam –Muezin
19
Haki             Ademi
Muezin
20
Sahit            Islami
Imam
21
Hysen          Hoxha
Imam
22
Arif              Islami
Muezin
23
Qazim         Kopani
Muezin
24
Sulejman    Gania (Asllani)
Muezin per Xhuma
25
Isuf               Arifi
Muezin
26
Sherif           Arifi
Muezin
27
Bajram           Cena
Muezin
28
Murat         Musa
Muezin
29
Qazim         Nushi
Imam
30
Nail              Hoxha
Muezin

     




January 14, 2011

A duhet referuar relacioneve te Frang Bardhit, ipeshkev i Sapes ?

A duhet referuar  relacioneve te Frang Bardhit, ipeshkev i Sapes ?

Ipeshkvi i Sapes, Frang Bardhi ka qendruar rreth 15-16 dite ne fshatrat e Pukes ne veren e vitit 1637.
Nga relacioni i tij nuk kuptohet per shkaqet e vizites neper fshatrat e Pukes. Mund te kete dy shkaqe. Njeri ka te bej me punen e tij dhe i dyti ndoshta ka te bej me ndryshimet qe po ndidheshin ne rrethin e Pukes perfshir ketu edhe fen.

Cila ka qene detyra e Frang Bardhit ne Puke?

Releacioni behet ne formen e pasqyrimit te gjendjes se fese Katolike dhe jo vetem. Ne shume raste ai myslimanet i quan "turk" Ai shkruan "...ato u kthyen turq pasi nuk kishin prifta...
Sipas relacionit te Frang Bardhit se ai ka mbajtur "Meshe" pergjate udhetimit te tij ne: Koman, Dedaj, Qelez, Kabash  etj. 
Frang Bardhi habitet me sjelljen e myslimaneve te fshatit Kabash te cilet dhane kontributin e tyre per ndertimin e Kishes se Kabashit po ashtu ai flet me vlersime per Agen e Pukes i cili e kishte ftuar ne shtepin e tij. Gjate qendrimit te tij ai tregon se "Aga i Pukes me tregon per ndertimin e Qytezes se re (Koder Hanit) te ndertuar nga nje turk i fuqishem ketu e 90 vite me pare."

A permendet harmonia fetare ne relacionet e Frang Bardhit?
Shumica e infromacionit te Frang Bardhit eshte e ndertuar mbi te dhenat gojore te banoreve ndersa myslimanet i quan  "Turq". Gjithashtu ai cdo here permend se: "jane kthyer ne mysliman pasi iu dhane poste ne sundimin e zones, apo jan kthyer me dhune..." 
Kjo gje permnedet ne relacion ne te cilen thuhet: "Ky i mbrapshti (Magaroli), pasi e ndertoi qytezen, shume te krishtene i bani aso kohe turq disa prej frikes, disa me dhurata e disa per tituj."
Frang Bardhi gjate qendrimit te tij ne fshatin Kabash, kerkoi ndihme per rregullimin e Kishes.Ketu shkarazi ai permend se : myslimanet ndihmuan per ndertimin e Kishes se Kabashit ku thote: "Keshtu te gjithe me premtuen me ndihmue, dhe nje turk qe ma pare ishte i krishtene, bir nje te krishteni fisnik, me dha 30 (diku flitet per 3 aspra) aspra per ti shpenzue ne ndertimin e murit, dhe nje turk tjeter premtoi nje ka, nje turk tjeter nje kal..."
Nese me pare Frang Bardhi thote se: Jan kthye ne "turq" si pasoj e dhunes atehere si ka mundesi qe nje i pasur prej nje shtepie krishtere fisnike i bere "turq" te kete pranuar kthimin ne mysliman per dhurata? A nuk ishin shtepi fisnike? Kohe me pare ai qe quhej shpi e fisnike nenkuptohej per nje shtepi me tradita, shtepi prise dhe e pasur.
Disa shprehje te permendura nga Frang Bardhi 
Nese e lexojme me kujdes relacionin e Frang Bardhit gjejme shprehjet: 
-Njerz te egjer 
-Rebel
-Nje fare
-I mbrapshti 
-I dalun rruge . 

Ne nje vend ai shkruan: "Abati i kesaj kishe asht nje fare Nikolla Stanisa, njeri meshtar i dalun rruge.
Ne nje vend tjeter del se Nikolla ishte larguar nga Puka dhe ishte vendosur ne Zadrim duke len vendin  pa meshtar. Ketu nuk eshte shume e qarte pse Frang Bardhi e quan "i dalun rruge." ngase ka len punen apo ngase eshte bere mysliman. Interesant eshte fjala e F.Bardhit ku thote: "Ne qoftese do te shpetoj i gjall nga telashet qe me shkakton kryepeshkopi qoft ai vet, qofte me anen e zoterinjve turq, do te vij ne Rome per t'i treguar te gjitha dhe per te kerkuar ndihme." 

A eshte i besueshem Frang Bardhi? 

Ne disa raste ai ka te dhena interesante duke pasur parasysh vitin qe behet fjal. Ne disa raste nuk eshte edha aq i besueshem duke pas parasysh mllefin qe ka ndaj myslimanet te cilet i quan turq. Psh ne nje vend ai thote: "... tek shkel turku, nuk mbin bar.."
Shpresoj qe mendimet e mija te mirekuptohen pasi qellimi im eshte: Te ndertojme nje histori gjithperfshirse. Te ndertojme nje histori reale.Historia cdo here ndryshon per dy shkaqe a).Si rezultat i kerkimeve shkencore b) Si rezultat i ngjarjeve te ndodhura cdo vite.
Une shikoj se ne rrethin e Pukes nuk kemi ndonje rifreskim apo pune shkencore mbi historin e rrethin e Pukes.
Ajo mbi te cilen kemi nevoje te gjithe ne, mysliman e jomysliman eshte: ndertimi i nje historie gjitheperfshirse pa ndonje ngjyrim te caktuar apo paragjykues.
Pergatiti: 

Gezim Kopani

_______________
Informacion shtese per Frang Bardhin:

-Emri :Frang
-Mbiemri :Bardhi
-Lindur me :1606 ne Kallmet
-Vdiq me: 1643
-Kembesia :Shqiptare
-Shtetesi: Osman

January 07, 2011

Reagim kunder "Projekt ligjit te MASH" i cili ndalon shamiat e motrave myslimane ne shkolle


A te lejojme te na shkelin te drejtat tona?
Kohet e sotme trumbetohet per multi kultura, multi shoqeri dhe globalizem. Me ardhjen e “demokracise” shume vende dhe shoqeri filluan implementimet e tyre nepermjet ligjeve. Nderkohe ku shume vende jane skeptik per zbatimin e demokracise nga pushteti tek shoqeria. Ky skepticizem nuk eshte i rastesishem pasi, ne nje shoqeri ku demokracia vendoset me regji qeveritare ajo nuk mund te quhet demokraci.  Demokraci mund ta perifrazoj me fjalen Liri, ku populli eshte i lire te flas, te vishet, te bezoj etj. E kunderta e saj, kur demokracia derigjohet nga nje grup individesh duke inponuar atehere kjo nuk eshte liri. Per ta kuptuar le te shikoni vendet qe flasin per demokraci apo liri te cilat jane me regji qeveritare , a jane te lira apo jo? Keshtu pra kur disa indivit per shkaqe te ndryshme (injoranca, padije, interesa te ngushta personale, politke, paragjykuse) derigjojne demokracion, lirin etj atehere kjo quhet shkelje e te drejtatve te njeriut. Vende si keto te njeren ane thone jemi vend demokratik e ne anen tjeter psh; vajzat dhe grat me shami nuk lejohen ne arsim. Ose kemi shembuj ku liri e besimit, kultit jane te garantura me kushtetut por institucionet shteterore (qe mund te jene Bashki, komuna) per shkak te drejtuesve te tyre (te cilet nuk respektojne ligjin dhe as kushtetuten) shkelin te drejte per te patur kuklt si psh; xhami. E njejta gje eshte edhe "projektligji i ri i MASH" i cili ndalon ne shkollat publike mbatjen e shamive nga nxenesit edhe mesueset mysliman. Nese ne jetojme ne nje shoreri ku ka multi kultura, atehere pse njera lejohet e tjetra jo? Nese kemi nje shkolle qe eshte publike, a duhet te pranoj ne arsim vajzat myslimane me shami? Nese nuk lejohet nje gje e till, atehere pse shkollat quhen publike? Kushtetuta garanton lirin e besimit dhe te shprehjes se saj dhe ne keto kushte institucionet publike kan detyrimin ligjore te respektojne lirit e besimit dhe shprehjes se tyre. 

Vertet me vjen shume keq dhe ndjehem i ofenduar te degjoj dhe lexoj disa "analist" dhe jo vetem te thone: “një adoleshente që i fsheh hiret e flokëve të saj është një vajzë jo mendjehapur” apo qe thone: “në rastin më të mirë i nënshtrohet autoritetit të prindërve...”  Vet fjalit e tyre tregojne se keto "analist" nuk kan asnje informacion se islami nuk perdor dhunen qe vajzat e mbulohen. Perkundrazi Allahu thote ne Kur'an: "Ne islam nuk ka dhune, inponim- La ikrahe fit din"  Po ashtu me fjalen "mendje hapur" kuptojme; arsim, dije, liri etj. Keta qe flasin per "mendje hapur" nuk e din se fjala e pare qe Allahu u ka zbrit njerezve eshte: "Meso ne emrin Zotit tend". Ndaj MASH dhe jo vetem perpara se te bejne projekt ligje te cfaredo lloj natyre eshte mire te konsultohen perpara se te bejne projekt ligje. Ndaj duke pasur parasysh shkeljen e te drejtave nderkombetare te liris se besimit, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise etj, MASH te terheq projektligjin dhe te pranoj ne institucionet arsimore vajzat dhe grat myslimane qe kan shami.

Nga
Gezim KOPANI 
(Myfti i rrethit Puke)
_________________________________________________________________
Reagim per çeshtjen e shamive te grave mysliamne dhe ndalimit te tyre kjo sipas projektligjit te MASH
Date; 07.01.2011

January 05, 2011

Ngritja e profetit Isa a.s. në qiell


Besimi islam na meson qartazi se: Profeti Isa a.s. nuk eshte biri i zotit, dhe nuk eshte denuar dhe per me teper as gozhduar dhe dhe Isa a.s. nuk ka vdekur, por  ate  Allahu e ka shpetuar duke e ngritur ne qiell. Per kete ne Kur'an  Allahu xh.sh. thote: "Thuaj; Ai, Allahu eshte Nje! Allahu eshte Ai qe çdo krijese i drejtohet (i mbeshtete) per çdo nevoje. As s'ka lindur kend , as nuk eshte i lindur, Dhe Atij (Allahut) askush nuk i eshte i barabarte." (Ihlas) Por jo besimtaret , mohuesit e Allahut te kunderten. 
Allahu xh.sh. thote: "Ato (fe mohuesit te Allahut) thane: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, te birin e Merjemes, te Derguarin e Allahut." E ata as nuk e kan mbytur e as nuk e kan gozhduar, por i eshte dukur keshtu. Ata qe ndashin kete mendim per te, edhe ata gjendeshin ne dyshim, per edhe keto nuk kan ditur asgje me siguri, vetem qe supozonin, e eshte e sigurte  se nuk e kan mbytur ate. Por Allahu e ka ngritur prane Vetes. Allahu eshte i Plotefuqishem dhe i Urte. Dhe nuk ka asnje ithtar te librit, i cili kur te vdes, te mos i besoje atij ashtu siç duhet besuar e ne Diten e Gjykimit, ai do te deshmoje kunder tyre." (En Nisa 155-159) 
Pas shume mrekullish qe Profeti Isa a.s. beri me ndihmen e Allahut, Allahu xh.sh. e shpall Isan a.s. pejgamber. Tani profeti Isa a.s. ishte 30 vjeç dhe Allahu xh.sh. i zbriti atij Inxhilin (Ungjilli). Per kete Allahu xh.sh. thote:  "Ne vazhduam gjurmet e pejgambereve me Isain , birin e Merjemes, vertetues i Tevratit qe kishin me pare. Atij i dham Inxhillin (Ungjillin), qe eshte udhezim i drejte dhe drite, qeshte vertetues i Tevratit qe kishin prane, qe ishte udhezues e keshillues per te devotshmit." (El Maide; 46)
Pavarisisht shume mrekullive te Profetit Isa a.s. si dhe shpalljes nga Allahu pejgamber dhe zbritjes se Inxhillit populli nuk e besoj Isan a.s. madje filluan te largohen te gjithe nga ai derisa profeti Isa a.s. ngel vetem me 12 nxenesit e tij. Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuar, behuni ndihmetar te Allahut, si Isai biri i Merjemes , havarijunet (nxenesit / dishepujt)ku u pat thene: Kush eshte ndihmetar imi ne rrugen e Allahut? Ata thane:Ne jemi ndihmetare te rruges se Allahut!E nje grup prej beni israileve besoi, e nje grup refuzoi, e Ne ata qe besuan i perkrahem kunder armikut te tyre dhe ashtu u bene ngadhenjimtare." (Saff; 14)

Dhe pse Allahu xh.sh. ua zbriti sofren me ushqime, njerezit harruan fjalen e dhene se; Nese zbret sofren me ushqime do ta besojme Allahun, por ato nuk e mbajten premtimin. Madje perseri nuk besuar edhe kur ata te babziturit hanin e merrnin ushqim. Per mosbesimin e tyre Allahu i denoj duke i kthyer ne derra. Paria e vendit, te pasurit etj te cilet kundershtonin Profetin Isa a.s. vendosen ta denojne Isan a.s. Jobesimtaret filluan ta akuzonin rend Isain a.s. , por tashme acarimi i femohuesve kaloi kufit, ku paria e Hebrenjeve vendosen ta vrasin me gozhdim Isan (Mesia).
Isai a.s. mori lajmin nga Allahu i Madheruar si dhe se si do shpetoj nga ky denim. Transmetohet nga Ibn Abbas se: "Kur Allahu vendosi ta ngriste  Isan a.s. ne qiell, ai shkoji tek nje shtepi ne te cilen gjendeshin 12 nxenesit e tij. Isai a.s. ishte shume i merzitur, saqe ishte paraqitur para nxenesve i ndjersitur derisa floket i ishin bere uje. Ne keto momente  Isai a.s ju drejtua nxenesve me keto fjale: "Ne mesin tuaj eshte njeri, i cili do te me mohoje. E kete do ta beje 12 here edhe pse me pare me kishte besuar." (Ibn ebi Hatimi, tek Ahmed b.Sinaji e ky nga ebu Muaviu , ky nga el Minhal b. Amri e ky nga Seid b. Xhubejri se ibni Abbasi ka thene hadithin e siper cituar) 
Ngritja e profetit Isa a.s. ne qiell eshte nje nga shenjat e kijametit , Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ai Isai eshte parashenje e momentit te kijametit, pra kurrsei mos dyshoni ne te (diten e kijametit) dhe ecni pas meje kjo eshte rruge e drejte. E te mos u pengoje djalli, se ai per ju eshte armik i hapt." (Ez Zuhruf; 61-62)
Perpara  se Allahu xh.sh ta ngrej Isa. a.s ne qiell e ka ulur Isan a.s. ne gjume, e pastaj e ka ngritur ne qeill nepermjet nje vrime (korridor) te hapur ne qiell. Ky ishte dimensioni tjeter i cili nuk kishte ndodhur me pare. Nderkohe, ushtria kishte marr urdherin per kapjen e Isase a.s dhe gozhdimin e tij. Ne kete moment transmeton Ibn Abbasi se : "Kur Isai a.s. u paraqit para 12 nxenesve nder te tjera ju tha: 
"Cili prej jush pranon qe te me perngjaje  dhe te  mbytet ne vendin tim? 
Ne kete rast u paraqit nje i ri i cili ishte me i vogli nder to. Isai a.s. fillimisht nuk e pranoi dhe perseriti  pyetjen, por perseri pergjigjet i njejti nxenes. I riu tha: Une dua te jem ai!
Ne kete rast Isai a.s. i tha: Mire ti je ai! Ne kete moment Allahu i madheruar fytyren e  Isas a.s. ia perngjan nxenesit te ri.  Ne keto momente Isai a.s. u ngrit ne qeill
."

Ne fakt nder nxenesit ishte njeri i cili u kishte treguar ushtareve se ku ndodhej Isai a.s , ai quhej Judus KerjajutaGjate kohes se gozhdimit (te riut qe ju vendos pamja e Isait a.s.) njeri nga nxenesit e mohoj Isan a.s duke thene: 
"Zoti qendroi tek ne sa deshi vete, e atehere shkoi ne qiell." 
Nxenesit e  Isas a.s. u ndane ne tre grupe. 
Te paret ishin  ata qe thane: "Zoti qendroi nder ne sa deshi vete, e pastaj shkoi ne qeill."
Te dytet ishin ata qe thane: "Nder ne ishte biri i Zotit dhe qendroi sa deshti vete dhe pastaj Zoti u ngrit ne qeill."
Te tretet ishin ata qe thane: "Nder ne ishte robi i Allahut dhe i Derguari i Allahut e Allahu e ngriti ne qeill."
Dy grupet e para u bashkuan bashke dhe mbyten grupin e trete qe besonin se:  Isai a.s. ishte i Derguari i Allahut dhe se Allahu e dergoi ne qiell.
Nxenesit e  Isas a.s. quheshin:
1.Jakub Zebda, 2.Butros, 3.Junus Zebda, 4. Endravis, 5. Filips, 6. Ebruthulma, 7. Metta, 8. Tomas, 9. Jakub Halki, 10. Tedaus, 11. Fetjati 12. Judus Kerjajuta (Juda Iskarioti)

Ne nje trasmetim nga Ahmedi tregon se: "Ushtria Hebreje gjeti vendndodhjen Isait a.s. dhe teksa profeti Isa a.s. shkon per vizit tek tezja e tij ushtria me ne krye udheheqesin e saj te quajtuir Xhalut u nis per ta kap. Keshtu duke qendruar Isai a.s. me tezen e tij ushtria e Xhalutit rrethon shtepin dhe hyjne per ta kapur  Isan a.s. Ne kete moment Allahu i Madheruar nuk lejoj qe ta shikonin Isan a.s. Ne keto çaste ushtria priste fjalen e Judes i cili thoshte: Nuk e shikoj Isan,  Nuk e gjej! Ne kete moment Xhaluti dhe ushtria e tij thane: "Po ja tek je, je Isai vete!"  (Gjate kohes qe ushtria sebashku me Juden hunin ne shtepi , Allahu xh.sh. fytyren e Judes e perngjau me ate te Isas). Ne kete moment e kapen Juden dhe e gozhduan ate. Prandaj Allahu i madheruar thote: "..As nuk e kane mbytur e as nuk e kane gozhduar.." ( Ahmedi qe ka degjuar Muhamed el Xhehmiu) 

Iben Xherir transmeton se Ibni Humejdi ka thene: Kam degjuar Jakub el Kumiji i cili kishte degjuar nga Harun Antar e ky nga Vehb Munebbihu i cili ka then:
"Isai a.s se bashku me nxenesit e tij hyn ne nje shtepi, e kur hyne brenda u rrethuan. Ne çast  Allahu i Madheruar beri qe te gjithe ti perngjajne fytyres se Isait a.s. Perball kesaj ushtaret than:
"Na bete magji, prandaj na tregoni se kush prej jush eshte Isai ose do ju mbysim te gjithve. 
Ne kete moment Isai a.s. u tha nxenesve: 
Cili prej jush do te jap jeten e tij? 
Njeri nga nxenesit tha: "Une!" dhe doli para ushtrise e u tha: 
"Une jami Isai!" 
Dhe ushtria duke shikuar se ai ne pamje ishte Isai e moren dhe e gozhduan duke e kryqezuar."

Gjithashtu transmetohet nga Ibni Xheriri: Profetit Isa a.s. i kishte hyre frika dhe nje nate vendosi te therras gjithe nxenesit e tyre dhe tju bente sherbim e me pas sebashku me ta ti benin lutje Allahut te Madheruar. Ate nate profeti Isai a.s. u tha:
"....Njeri prej jush do te me refuzoj (mohoj) tre here, para se te kendoj gjeli (kendezi). Ndersa tjetri do te me shes mua per disa dirhem." 
Te nesermen u shperndane nderkohe qe ushtria po kerkonte Isan a.s. Ne rruge ushtaret hasen ne njerin nga nxenesit e tij i quajtur Shemuni. 
Ne kete moment ushtaret than: "Ky eshte njeri nga nxenesit e Isait." 
Ai tha tre here: 
"Nuk eshte e vertet,nuk jam nxenesi i Isait." e per kete ushtria e la te lire
Duke ecur Shemuni takon shoket (nxenesit) e tjere ku gjithashtu mohoi se ka qene nxenesi i Isait, ne kete moment ai dhe nxenesti degjuan kendezin duke kenduar.
Nxenesi tjeter i quajtur Juda qe e mohoj plus edhe e shiti Isan a.s. shkoj tek paria e ushtrise duke ju thene: 
"Çfare do me jepni nese ju tregoj se ku ndodhet Isai? 
Ata i ofruan 30 dinar.
Pas kesaj Juda i dergoi tek Isai, dhe ne kete moment Allahu fytyren e Isait a.s. ia kaloi Judes, nderkohe qe Isai a.s. ishte i padukshem per ushtaret. Keshtuqe ushtaret moren dhe e gozhdoi Juden....." (Et-Taberani)

Si ka fol Isai a.s me nenen e tij?

Pas gozhdimit nena e Isait a.s. Merjeme e shoqeruar nga motra e saj niset duke qare per tek varri i te birit. Ne kete momente zbret meleku xhebrail dhe e pyet; Per ku je nisur? Ajo i thote: Ti bej vizit varrit te djalit tim (Isait)! Xhebraili i thote: Isai eshte gjate dhe asnje here nuk ka vdekur. Ai qe eshte ne varr nuk eshte Isai por nje i ri te cilit Allahu ia pergjau fytyren e Isait dhe qe tradhetoj Isan, por nese ti deshiron ta takosh djalin eja kete dite, tek nje dritez dhe aty do takosh djalin tend , Isan. Me lejen e Allahut zbret tek ajo Isai a.s dhe i thote nenes se ti: "Pse qan? Ajo u pergjigj: "Per shkakun tend" Isai a.s. tha: "Mua Allahu me ka ngritur tek Ai dhe nuk me ka goditur asnje e keqe (nga ajo qe shikoni, pra gozhdimi). Kjo vetem se i eshte dukur atyre."
Pas qetesimit te Merjemes , Isai a.s. i thote: "Njoftoni nxenesit e mi qe te bashkohen dhe te vine tek ky vend" Pas njoftimit te nxenesve ne vend u paraqiten vetem 11 nxenes, ndersa nuk u paraqit Juda. Me te hollat qe kishte marr Juda spiunoj Isan a.s. tek ushtria . Kur u paraqiten nxenesit Isai a.s. pyeti per sjelljen e Judes dhe ata i thane; Juda eshte penduar dhe ka mbytur veten. Isai a.s. tha: "Po te ishte penduar me te vertet tek Allahu, Allahu do ia pranonte pendimin."
Ibn Asakiri ka transmetuar: "Pas shtat diteve gozhdim, Merjemja kerkon nga paria Heberje qe te heqin trupin me qellim varrosjen e tij. Dhe ashtu ndodhi. "Nje dite Merjeme sebashku me motren e saj (nenen e Jahjase a.s.) niset per te vizituar varrin e Isas. Gjate rruges zbret tek Merjeme meleku xhebrail i cili e pyet: E nderuar Merjeme! Per ku je nisur? Merjeme i pergjigjet: Te vizitoj varin e djalit tim! Xhebraili i thote: E nderuar Merjeme! Djali yt , Isai a.s. eshte gjalle. Ai asnje here nuk ka vdekur! Ai qe eshte ne varr nuk eshte Isai por nje djal tjeter (ai qe tradhetoj Isan a.s.) i cili po ashtu u gozhdua. Por nese deshiron ta takosh Isan a.s. eja kete dite dhe tek nje dritez do e takosh Mesihun (Isa a.s)." 
Pasi erdhi dita ne fjale Merjemi niset per tek vendi i "dritezes" dhe transmetohet se Merjemi takon Isan a.s. Transmetohet se; Isa a.s. nxitoi per tek Merjemja, u perkul dhe ia puthi koken dhe filloi te lutet per te. Me pas Profeti Isa a.s i thote:
"Nene , nuk jam i vrare, por Allahu me ka ngritur tek Ai. Ai, me lejoi te takohem me ty, se vdekja do te te vijse se shpejti prandaj ki durim dhe permende Allahun e Madheruar." Pas pese viteve Merjem ndron jete.



Si u ngrit Isai a.s. ne qiell?

Transmetohet prej Iben Abbasit se: "Kur Isai a.s. i erdhi momenti per tu ngritur ne qiell Allahu i Madheruar dergon tek ai nje re dhe Profeti Isa a.s. u ul ne te."

Kthimi ne toke i Profetit Isa a.s.

Islami me siguri te plote tregon se profeti Isa a.s. nuk ka vdekur, nuk eshte gozhduar dhe se do rikthehet serisht ne toke. Rikthimi do behet kur e keqja mbizoteron. Kur dexhali te kete dal do zbres  ne toke Isai a.s. Ne kete kohe dexhali do shkaterrohet sapo te takohet me Isain a.s. Me pas do dalin jexhuxh mexhuxhet te cilet si popull kafir do fillojne shkaterrimin e tokes. Aq te shumte jane ne numer saqe do kalojne pra nje lumi dhe ai do thahet nga konsumimi i tyre. Do pushtojne token me perjashtim te disa vendeve sic eshte Qabja etj. Ata do mendojne se kan pushtetin e tokes. Ne kete kohe besimtaret mysliman do i drejtohen profetit Isa a.s. qe lus Allahut xh.sh. per shkatrimin e jexhuxh mexhuxheve. Pas duas se profetit Isa a.s. Allahu xh.sh. do i shkaterroj jexhuxh mexhuxhet brenda nates. Aq shume kufoma do jene mbi siperfaqen e tokes saqe do jete pothuajse e pamundur frymarrja. Ne keto kushte besimtaret do i kerkojne dhe nje here profetit Isa a.s. qe ti bej Allahut xh.sh. lutje per pastrimin e tokes. Dhe Allahu xh.sh. do leshoj shi nga qielli i cili do pastroj token....
Per zbritjen e profetit Isa a.s. ka treguar profeti Muhammed a.s. i cili eshte takuar ne naten e Israse me Isan a.s. si dhe me pejgamberet e tjere. (Fakti qe profeti Muhammed a.s. eshte takuar me profetet dhe ka fol me ta, ka shtyr disa te thone se ky eshte dimesioni tjeter i cili eshte paralel me dimesionin tone, por qe ne nuk i shikojme ata). Nga Abdullah ibn Mesudi trasnmetohet se Profeti Muhammed a.s. ne naten e Israse ka thene: "Takova Profetin Ibrahim, Musa dhe Isa a.s. Ato po bisedonin mbi ceshtjen e kijametit. Ata pyeten per kijametin Ibrahimin a.s. por ai tha: Nuk ka dije rreth saj! Te njejten pergjigje dha dhe profeti Musa a.s. ndersa Profeti Isa a.s. tha: "Se kur do ndodh kijametit e di vetem Allahu xh.sh. por Allahu xh.sh. me ka premtuar se kur te dal dexhali une do kem ne dore dy shkopinj. Kur te me shikoj dexhali ai do tretet, do shkrihet. Do shkaterrohet." (Ahmedi etj)

Nga imam Ahmedi dhe Ebu Davudi transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Proftet jane vellezer te nje babai (Ademi), kan nje fe (Islamin) dhe kane nena te ndryshme. Une jam njeriu me i afert i birit te Merjemes Isase a.s. , sepse mes tij dhe meje nuk ka asnje Profet tjeter. Isai a.s. do te kthehet dhe nese e shikoni, besojeni. Ai eshte as i gjate as i shkurter, ka fytyr te bardhe qe anon nga e skuqura. Foket i duken sikur i kullojne uje, edhe pse nuk i ka te larguara. Ai do te zbres tek minarja e bardhe e xhamise ne Damask. Ai do te thyej kryqin, do te vrass derrin, do anuloj taksat, Islami do jete e vetmja fe. Gjate kesaj kohe ai do vras dexhalin. Tokes dhe popullit do i kthehet drejtesia aq sa devete do te kullosin me luanet, lopet me tigrat dhe delet me ujqerit, ndersa femijet do te luajne me gjarperinte pa e demtuar njeri-tjetrin. Ai do te qendroj ne toke per 40 dite (por 40 dite te asaj kohe do jen si 40 vite), pastaj do te vdese."
Myslimanet do kryejne ceremonin e xhenazes dhe faljen e namazit te xhenases si dhe varrosjen e tij

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni: Jeta e Merjemes , nëna e profetit Isa a.s.

Ju mund te lexoni: Jeta e profeteve


__________
Hytbe e xhumas e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke. Date; 14.01.2011




Pronat "Vakuf" te Myftinise se rrethit Puke



Informacion i permbledhur i pronave te Myftinise se rrethit Puke.

1.Xhamia e re qytetit Puke
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Akt i marrjes se tokes ne pronesi, Date 04.08.1993
-Miratimi per ndertimin e Xhamise se re Puke nga K.R.T-ja Puke.
-Planimeteria e rrethimit te Xhamise se re Puke.
-Planvendosja e prones.
-Vendimi per dhenje leje shesh ndertimi nga Kryetari i Keshillit te rrethit Puke.
-Vendim i Keshillit te Bashkise Puke per leje ndertimi te Xhamise se re Puke me nr.39 dt: 11.10.1993.
-Delarata e dhuruesve te tokes dt: 12.04.1993.
-Vendimi i Komisionit i Kthimit dhe Kompsimit te pronave mbi pasurine e fisit “Kuci” ne te cilen futet
edhe siperfaqia aktuale e Xhamise se re Puke.
-Harta e vjeter e siperfaqes aktuale te Xhamise se re Puke.

2.Xhamia Fush-Arres
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate e truallit nr.pasurie 609 volumi:3 , faqe: 112, siperfaqe: 227 m2,
data e leshimit: 30.08.2010, lloji i pasurise: Truall.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 30.08.2010.
-Akt noterial i “Akt shitblerje pasuri e Palujtshme”, prone private e Ko.Is. Ademi nr.prot: 2209,
Blersi: Myftinia e rrethit Puke, date: 03.08.2010.
-Certifikate, Pemtore, nr.pasurie 608 volumi: 3, faqe: 111, siperfaqe: 822m2, dt:30.08.2010.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke,date: 30.08.2010.

3.Xhamia Qerret
Dekumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie 180, volumi:4, faqe:233, siperfaqe: 7520 m2, lloji i pasurise: varreza dt: 11.03.2009.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 11.03.2009.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise.
-Certifikate nr,pasurie 175/3 volumi: 4,faqe:227, siperfaqe:3140m2 nga kjo truall:550m2.Dt:11.03.2009.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 11.03.2009.

4. Xhamia e vjeter Koder Hani
Dokumentacionet e kesaj xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie: 377/1, volume:5,faqe:197, lloji i pasurise: varreza+truall,
siperfaqe: 2175 m2, date: 17.07.2007.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 17.07.2007.
-Fotografia e vjeter e Xhamise se Koder Hani.

5.Xhamia Kabash
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie:711, volume:4,lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe: 204 m2
Nga kjo truall: 204 m2, date: 31.07.2007.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 31.07.2007.

6. Xhamia Kryezi
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie:848, volumi:4, faqe:161, lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe:2569 m2,
Truall: 2608 m2, date: 11.07.2007.
-Planimeteria e vensojses se pasurise.
-Harta treguse e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 11.07.2007.

7.Xhamia Micoj
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie: 229, volume:2,faqe:184, lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe:347m2
Nga kjo truall: 63m2, date: 15.08.2007.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise .
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 15.08.2007.

8.Xhamia Rrape
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie:1074,volumi:5, faqe: 203, lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe:3400m2
Nga kjo truall: 72m2, date: 31.07.2007.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 31.07.2007.

9.Xhamia Iballe
Dokumentacionet e kesaj Xhamia jane:
-Certifikate nr.pasurie: 677,volumi:3, faqe: 39, lloji i pasurise:Truall, siperfaqe: 100m2, date: 21.05.2003.
-Planimetria e vendosjses se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 21.05.2003.

10.Xhamia Kulumri
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie:44, volumi:1,faqe: 44, lloji i pasurise: varreza+truall,
siperfaqe:2608m2, date: 11.07.2007.
-Planimetria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P.-Puke, date: 11.07.2007.

11.Xhamia Lajthize
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie 194/1, volumi:3, faqe: 39, lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe:600m2,
Nga kjo truall: 600 m2, date: 10.07.2007.
-Planimetria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P.-Puke, date: 10.07.2007.

Pergatiti
Gezim Kopani 

Puke me: 03.01.2011

January 03, 2011

Historia e xhamisë se fshatit Micoj , Pukë

Xhamia e fshatit Micoj . Fotografi e vitit 2007


Xhamia e fshatit Micoj

Xhamia e fshatit Micoj ndodhet rreth 40 minuta me makin larg Bashkise se Fush-Arresit. Sipas gojdhenave xhamia eshte e ndertuar gjate kohes osmane. Ndersa ne vititn 1835 ajo u mermetua nga besimtaret mysliman te fshatit Micoj. Me pare mesohet se fshati Micoj ka pas rreth 113 shtepi dhe te gjitha te besimit mysliman. Xhamia e Micojit ndodhet ne mes te ketij fshati. Ajo eshte e ndertuar afer peroit te keti fshati. Xhamia sipas gojdhenave nuk ka pasur minare. Si ne shume xhami te tjera edhe ne kete xhami nuk ka  ka munguar Mejtepi i cili u hap per here te pare nga imami Shaban Rexha. Per shkak te kualifikimit si mesues imami Shaban Rexha futi ne mejtep mesimin e gjuhes shqipe. Nuk kalon shume kohe ku Mejtepi me me miratim te shtetit kthehen ne shkolle shqipe.Ne kete "Mejtep" kan marr mesim keto nxenes: Raz Sadiku, Rrustem Rexhepi, Mustaf Ademi, Bardhe Ademi.

Sipas banorit te ketij fshati Ram Zeneli etj ne xhamine e fshatit Micoj kan ushtuar detyren e imamit; Hoxh Bisha, Shaban Rexha, Sahit Hoxha etj. Sipas Qamil Zyberit del se ne Xhamine e Micojt ka bere imam edhe Beqir Laçi dhe Zenel Hoxha .  Si te gjitha gjime edhe kjo Xhami eshte certifikuar si prone vakef i Myslimaneve .

Pergatiti
Gezim KOPANI 

January 02, 2011

Hadith mbi Suren Bekare dhe Ali Imran

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Mesojeni suren Bekare sepse eshte bereqet leximi i saj.Mos leximi i saj eshte deshperim.Magjistaret nuk mund ta mesojne ate."

"Mesojeni suren Bekare dhe Ali-Imran sepse qe te dyja jane si lule, prej luleve te xhennetit.Keto dy sure do te bejne hije Diten e Gjykimit atij qe e lexon njelloj si dy re, dy hije apo dy krahe te shtrire te nje zogu.Kur'ani do te paraqitet me pamjen e nje burri do ta takoje lexuesin e tij kur varri i tij te hapet Diten e Gjykimit dhe do ta pyes: "A me njeh?"Ai do te thote: "Jo,nuk ju njoh!"Kur'ani do ti thote: "Une jam ai qe te kam sjell etje ne kulmin e vapes dhe te kam lene pa gjume gjate nates." Cdo tregtar do te shkoje pas tregetise se tij ndersa ti sot do jesh pas nje tregetie (me mua).Lexuesi i Kur'anit do ti jepet mbreteria (miresia) ne te djathten e tij, perjetesia ne te majten e tij.Do ti vendoset kurora e nderit mbi koke,ndersa dy prinderit e ti do te thirren edhe do te vishen me me dy stoli kan vleren me te madhe sa e gjithe dynjaja.Prinderit do te thone: "Nga kush i kemi keto?"Nje ze (apo dikush) do ju thote: "Kete e keni fituar me lutjet dhe leximet e Kur'anit  te femijeve tuaj." Me pas lexuesit te dy sureve do i thuhet: "Lexo dhe ngjithu lart te shkallet e Xhennetit dhe ne dhomat e tij. Ai do te vazhdoje te ngjitet lart per aq kohe sa do te lexoje me ze suret ."
(Transmeton Imam Ahmedi)