June 17, 2011

Vlera e muajit Shaban

Sikurse çdo vit, muaj e dite kan rendesin dhe vlerat e tyre edhe muaji Shaban ka vleren dhe rendesin e tij. Shaban vjen prej fjales "Shaebe" qe do te thote; shfaqja apo ardhja e dickaje ndermjet muajit Rexhep dhe Ramazan. Ne kete muaj bie nata e trete e mire Beraet.
Ne lidhje me kete muaj Profeti Muhammed a.s. ka thene: "O besimtar (mysliman)! Tek ne arriti muaji bujar i cili mban miresi te madhe per ato qe garojne ne kryerjen e puneve te mira dhe qe i binden Allahut xh.sh. Mirepo shume nga njerezit jane te pavemendshem ndaj ketij muaji. Ky eshte muaji Shaban i cili bie mes muajit Rexheb dhe muajit te bekuar te Ramazanit." (Nesai dhe Bejhakiu) 
Muaji shaban njihet edhe si muaji ku veprat e njerezve ngriten tek Allahu xh.sh. Usame ibn Zejt i ka thene Profetit Muhammed a.s; "O i Derguari i Allahut! Pervec muajit Ramazan, ndryshe nga ato muajit e tjere ne muajin shaban agjeron me shume perse? Muhammedi a.s. ka thene: Pasi ky eshte muaji i bujaris, por njerezit nuk i kushtojne vemendje. Ky muaj eshte mes muajit Rexhep dhe muajit Ramazan ne te cilin ngriten tek Allahu xh.sh. veprat, dhe une deshroj qe veprat e mia te ngriten duke qene agjerueshem." (Nesai etj)
Nga hadithi qe flasin per kete muaj, kuptohet qarte se muaji Shaban eshte muaj i madh. muaji i bujaris per te gjithe ato te cilet nuk bejn shirk, harame, pune te keqia dhe nga ana tjeter i binden Allahut duke kryer ibadete dhe bere pune te mira, japin sadaka etj.
Ne lidhje me kete kemi hadithin e Aishes r.anha e cila ka treguar: "Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim te muajit Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa ne muajin shaban." (Buhari, Muslim) 
Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s: "O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin shaban." (Tirmidhi, 28)
Muaji shaban merr rendesi dhe vler te vecante pasi ne mesin e tij bie edhe nata e mir e Beraetit. Disa te painformuar thone se se kjo nate nuk ekziston, mire po keto muaj te mire dhe net te mira jo vetem jane te shenuara ne kalendarin islam por keto muaj jane te shenuar si: "Shuhuru Thelethe" dmth; "Muajit e njohur". Cfare do te thote te njohur? Per cfare jane te njohur? Jane te njohur pikerisht per cilesit qe permenda me larte. Ne sahihun e Ebu Davudit r.a. kemi hadithin qe thote: "Nder muajit e dashur te Profetit Muhammed a.s. ne te cilin edhe agjeronte ishte muaji Shaban." (Ebu Davudi)
Ashtu sic kam permend hadithet per muajin Rexhep po e risjell ne kujtes ku Profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje: "Allahu im! Me bej te bekuar muajin Rexhep dhe Shaban dhe me mundeso te arrij muajin Ramazan."  (Ibn Hambel, el Musned 1, 259) 
Transmetohet nga Enesi r.a. se e kane pyetur Profetin Muhammed a.s.: "O i Derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit Ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Muhammedi a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin Shaban." (Tirmidhi Zekat, 28) "
Ndersa ne nje trasmetim Aishe r.a. tregon: "Nuk e kam shikuar te derguarin e Allahut xh.sh, te mbaj me shume agjerim se sa gjate muajit Shaban." (Muslim, Sijam 175)
Megjithate ne lidhje me agjerimin ne muajin Shaban apo Rexhep, disa dijetar kan thene qe eshte agjerim sic behet ne cdo muaj.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume rreth nates se mire Beraet kliko ketu: Nata e mirë e Beraetit
Meso me shume mbi muajt dhe netet e mira duke klikaur ketu: Muajit dhe netet e bekuara

_________
Hytbe e xhumase e mbajtur me date; 17.06.2011

June 11, 2011

June 10, 2011

Vlera e muajit Rexhep



Fjala Rexhep do te thote paqe, miresi. Njerezit me pare ne respekt te ketij muaji hiqnin majat e shigjetave qe te mos luftonin. Ndaj ky muaj eshte muaj i nderuar. Nuk ka dyshim se sevapet ashtu sikurse edhe ne muajit e tjere edhe ne Rexhep jane te shumta. Myslimanet e lusin dhe i bejn dhiker (ibadet = lutje) Allahut cdo dite, nate, jave e vit, por ka disa raste qe dhikri shtohet pasi kemi te bejme me muaj dhe nete te begata sic eshte muaji Rexhep, Shaban, Ramazan etj. Ndryshe keto tre muaj quhen "Shuhuru thelathe". Per keta muaj profeti Muhammed a.s. lutej duke thene: "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan"d.m.th: "Zoti ImNa begato muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrim muajin Ramazan!" (Ibn Hambel, el Musnet 1,259)

Ne keto muaj dhe jo vetem bien kater net te bekuar, nata e pare Regaib (1), e dyte Isra, e tret Beraet dhe kurora e te gjithe neteve nata e bekuar e Kadrit , e cila bie ne dhjete ditet (tek) e fundit te muajit ramazan.
Nuk dyshim qe edhe netet e tjera jane te bekuara pasi Allahu i ka krijuar, dhe ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote; "Tek Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete (sipas henes), ashtu sikurse eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte sipas besimit te drejte.(Et Tevbe 36)
Ashtu sikurse muajt Allahu xh.sh. nder krijesat e Tij ka dalluar; kater melek, nder njerzit pejgamberet, nder pejgamberet profetin Muhammed a.s., nder muajt , muajin ramazan, nder netet , naten e Kadrit dhe nder ditet , diten e xhuma.
Keto veçime apo dallime kane ndodhur per shkak te disa ngjarjeve, prandaj ato jane shenje per besimtaret qe ti kujtojne ato, me qellim shtimin e ibadetit dhe puneve te mira.
Perveç ketyre muajve kemi te dalluar edhe muajt: Dhul Kide, Dhul Hixhe, Muharrem. Muaji Muharrem eshte muaji i pare ne kalendarin henor, kuptimi i fjales Muharrem do te thote "i ndaluar".  Arsyeja e ketij emri eshte nga rregullat islame qe jane vendosur ne kete muaj per mos berjen e puneve te kqia pasi kushdo qe ben keq, apo kryen vepra te ulta ai ne radhe te pare demton veten, pastaj familjen dhe keshtu me radh. Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote: "Mos i beni dem vetes, duke i shkelur (me gjynahe) keto muaj." (Et Tevbe; 36)  
Sa i takon muajit rexhep kemi nje transmetim ku profeti Muhammed a.s. ka thene: "Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut, muaji shaban eshte muaji im, ndersa muaji Ramazan eshte muaji i popullit mysliman."(Muslimi) Ndersa ne nje trasnmetim tjeter kemi: "Muaji Rexhep eshte muaj i madh. Te mirat ne kete muaj Allahu xh.sh i shumfishon." (Taberani) 
Sipas shumices se mendimeve te dijetareve kemi se: Ne kater muajit e bekuar ndalohet lufta. Kete e kuptojme nga emertimi qe kan marr keto muaj: Dhul Kide - do te thote: ndalim te luftes, apo pushim. Dhul Hixhe - do te thote; muaji i kryerjes se haxhit. Muharrem - do te thote: i ndaluar. Rexhep - do te thote: heqja e majave te shigjetave te luftes.
Per rendesin e kater muajve te siper permendur Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Viti ka dymbedhjete muaj, kater prej tyre jane te shenjte. Tre muaj jane njeri pas tjetrit ; Dhul Kide, Dhul Hixhe, dhe Muharrem. Po ashtu muaji Rexhep eshte muaji qe ndodhet mes muajve." (Buhari)
Mbi 12 muaji, muaji me i bekuar dhe me i mire eshte mbreti i tyre, muaji Ramazan. Ky muaj eshte i bekuar dhe mbret i muajve per shkak te shume ngjarjeve dhe miresive te medha qe Allahu xh.sh. ka leshuar (vendosur) ne te. Ngjarja me kryesore eshte ajo e zbritjes se Kur'anit ne muajin e bekuar te ramazanit, Zeburi etj.
Brenda muajit rexhep bie nata e pare e Mire, nata Regaib. Ne kete nate ashtu sikurse edhe ne netet e tjera i bejme ibadet Allahut xh.sh., bejme pune te mira, japin sadaka etj. Siç e permenda ne fillim profeti Muhammed a.s. lutej duke thene: "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan"d.m.th: "Zoti Im! Na begato muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrim muajin Ramazan!" (Ibn Hambel, el Musnet 1,259)

Eshte nje hadith me transmetim te dobet qe thote se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush agjeron nje dite ne muain Rexhep eshte si ai qe ka agjeruar nje muaj. Kush asgjeron shtate dite, i mbyllet dyert e zjarrit (xhehenemit), kush agjeron tete dite do i hapen dyert e parajes (xhennetit), kush agjeron dhjete, Allahu do ia pranoj lutjen kush agjeron pesembedhjete do i falen gjunahet e kaluara (gjynahet e vogla). Ne kete nate Allahu xh.sh. e ka vendosur ne anije profetin Nuh a.s. , madje i ka thene qe te agjeroj kete nate." (Taberani) 
Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. i cili tregon: "Aq shume agjeronte Profeti Muhammed a.s. ne muajin Rexhep saqe mendonim se ai nuk ben fare iftare." Ndersa dijetari islam imam Gazali thote: "Gjate muajit Rexhep beni shume istigfare (pendes) dhe dua (lutje).
Nga Bejhakiu qendron transmetimi ku Ibn Umeri r.a. ka thene: "Nuk kthehen mbrapsh lutjet qe behen ne: naten e xhuma, naten e pare te muajit rexhep (nata e regaibit), nata e mesit te muajit shaban (beraet), nata e Fiter Bajramit dhe nate e Kurban bajramit." (Bejhakiu, Abdurrezak etj) 
Ne nje trasmetim tregohet se Subani r.a. (nje nga sahabet e Profetit a.s.) ka treguar: "Po ecnim bashk me te derguarin e Allahut xh.sh. Muhamedin a.s., rroga jone kaloi pran disa varrezash. Profeti Muhammed a.s. qendroj para varrezave ku i rrodhen lotet. Iu afrova dhe e pyeta: Perse po qan? Mos te zbriti ndonje ajet Kur'anor? Profeti Muhammed a.s. tha: O Suban! Te vdekurit e ketyre varreve po ndeshkohen, ndaj per gjendjen e tyre me dolen lotet. Me pas profeti Muhammed a.s. shtoj; Nese keta do te kishin agjeruar nje dite nga ditet e muajit Rexhep dhe te kishin adhuruar Allahun, nuk do te ndeshkoheshin ne kete menyre." 
Po ashtu disa permendin se: Ne udhetimin e Israse qe profeti a.s. beri nderte tjera ka thene: "Shikova ne xhennet nje lum, uji i te xilit ishte me i embel se mjalti, me i ftohte se bora dhe arom me te mire se misku. Pyet melekun Xhebrail; Cfare eshte ky lum? Ai me tha: Emri i tij eshte Rexhep. Nese ndonje nga populli yt ne muajin rexhep dergon salavat ty o Muhammed , Allahu xh.sh. do i jape atij te pije nga ky lum. (Hadith i shpikur, i diskutueshem)" Allahu e di !

Pergatiti
Gezim KOPANI



Rreth muajit e bekuar meso me shume duke klikuar ketu: Muajit dhe netet e bekuara



_____________
1.Rreth nates se mire Regaib ka qendrime te ndryshme. Disa dijetare e cilesojne si nate te shenuar ndersa disa te tjere jo.




May 27, 2011

Nata e mirë Regaib


Nata e mire Regaib eshte nata qe lidh naten e enjte me diten e xhuma.(1) Ne te njejten kohe kjo nate bie ne fillim te muajit Rexhep per te vijuar me pas me muajin Shaban dhe me pas me mbretin e muajve, muajin Ramazan.(2) Regaib eshte shumesi i fjales arabe "ragibe" qe do te thote; deshire, pra besimtaret shprehin deshiren e tyre me lutje dhe dua drejtuar Allahut xh.sh. per falje te gjynaheve etj.
Kjo nate e mire merr vlere te veçante per vete faktin se ajo bie ne muajin e mire Rexhep, muaj ne te cilin bie dhe nata e dyte e mire , nata e Israse
Pavarsisht mendive te ndryshme nata e pare e mire Regaib shenohet ne kalendarin islam si nate e veçante, nate e mir. Perveç nates se Regaibit, ne kalendarin islam dallohen edhe netet e tjera si: Nata e Isras, nata e Beraetit, nata e Kadrit dhe per te vijuar me: Diten e xhuma, Arafati, Ashura, Dhjetet ditet e Dhul Hixhes, Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami.
Ne lidhje me muajin Rexhep ne te cilen bie nata e Regabit dhe nata e Isras kemi nje trasmetime ku profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje (dua): : "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan"d.m.th: "Zoti ImNa begato muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrim muajin Ramazan!" (Ibn Hambel, el Musnet 1,259)
Disa thone se; Edhe lutja e profetit Ibrahim a.s. qe ka bere; "Zoti yne! Dergo nder ta nga gjiri i tyre te derguar qe tu lexoje atyre ajetet e Tua, tu mesojne atyre librin dhe urtesin, dhe ti pastroj ata prej idhujtaris. S'ka dyshim se Ti je ngadhenjyesi, i Dijshmi.(El Bekare; 129) eshte thene ne muajin Rexhep, madje thuhet se eshte thene ne naten e Regaibit. Allahu xh.sh e di!
Eshte nje hadith me transmetim te dobet qe thote se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush agjeron nje dite ne muain Rexhep eshte si ai qe ka agjeruar nje muaj. Kush asgjeron shtate dite, i mbyllet dyert e zjarrit (xhehenemit), kush agjeron tete dite do i hapen dyert e parajes (xhennetit), kush agjeron dhjete, Allahu do ia pranoj lutjetm kush agjeron pesembedhjete do i falen gjunahet e kaluara (gjynahet e vogla). Ne kete nate Allahu xh.sh. e ka vendosur ne anije profetin Nuh a.s. , madje i ka thene qe te agjeroj kete nate." (Taberani) 
Disa dijetar islam nuk e pranojne nate e Regaibit, si nate te mire, madje thone se nuk ekziston, dhe se eshte bidat, por sic e permenda edhe me siper kjo nate vijon te shkruhet ne kalendarin islam, ndaj eshte detyra e institucioneve islame qe kjo çeshtje te unifikohet me nje qendrim te perbashket.

Çfare duhet bere ne kete nate?

Sa i dakon ibadetit dhe jo vetem qe lidhen me naten Regaib, verehet se ka shume trillime , dhe te pa verteta. Ndaj myslimanet duhet te jene te kujdesshem p.sh; nuk eshte e demosdoshme e per me teper kusht qe kjo nate te agjerohet. Nese kjo nate bie diten e hene apo te ejnte atehere mund te agjerohet pasi agjerimi ne keto dy dite eshte e pelqyer.
Pyetjes: A lejohet qe ne kete nate te bejm dicka te vecante , si p.sh; dhenie sadakaje, etj? Une them se; njeriu duhet bere cdo here pune te hajrit, sic eshte dhenia e sadakas, pasi punet e mira i fshin gjynahet. Ndaj te gjitheve Allahu xh.sh. na mundesofte berjen e puneve te mira, te cilat i pelqen Allahu xh.sh. ! 
Nenvizjoj se; Transmetimet per naten Regaib jane te dobeta dhe mbi kete nate jane thene shume trillime si p.sh; ne zonen tone (Puke) disa marrin hudhren dhe e vendosin ne xhep me qellim; mos ti ndhodh gje e keqe. Ky lloj veprimi dhe ngjashem me te nuk kan asnje lidhe me fene islame dhe as me netet e mira apo muajit e mir te fese islame.

Pergatiti
Gezim KOPANI




Per te mesuar me shume mbi netet dhe muajt e bekuar kliko ne kete link: https://gezimkopani.blogspot.com/p/netet-e-mira.html



_________________
1.Sipas kalendarit henore islame, dita e re fillon pas namazit te akshamit. Per ta argumentuar kete kemi hadithin e Profetit a.s. i cili teksa fliste mbi naten e Isras, ka treguar se "Allahu xh.sh  zbret ne qiellin e dynjas ne kohen e akshamit..."
2.Sipas tradites, netet e mira cdo here jane te shenuara sipas kalendarit Hixhri, ku nata e mire fillon me hyrjen e namazit te akshmit .

May 19, 2011

Djelmoshat e shpellës Kehf

Ketu mendohet se kan qendruar djemt e shpelles Kehf-Efes-Turqi

Shume vite me pare pas ardhjes se Profetit Isa a.s dhe para profetesise se profetit Muhammed a.s. ne nje prej qyteteve te Perandorise Romake (Efes) sundonte nje udheheqes despot dhe idhujtar i quajtur Dekianus (Decius) (Info: Thuhet se: Perandori Decius 244-311 mendohet eshte me prejardhje Ilire) i cili ndalonte njerezit qe te adhuronin Allahun, dhe i detyroj ata te adhuronin idhujt. Dhuna, shtypja dhe mos besimi i Dekianusit vazhdonte, derisa nje dite doli nje grup djelmoshash te rinj, te cilet besonin ne nje Zot dhe nuk iu benden Dekianusit. Per ti shpetuar mizorise se Dekianusit ato u vendose ne nje shpelle (disa thone u vendosen ne malin Pion afer qytetit Efes).
(1)Tek kjo shpell eshte ndertuar nje xhami. (Ngjarja e tre (tek feja kristiana shenohet per shtat djem) djlemoshave eshte e permendur ne Kur'an si dhe ne komentin shpjegues  fq.341 Kjo ngjarje njihet si As Habul Kef.)
Tre djelmoshat besonin ne nje Zot.  Allahu xh.sh ata i shpetoi dhe i udhezoi ne rrugen e drejte. Ne fillim zemrat e tyre ishin te  frikesuara per shkak se kishin bere kryengritje kunder nje grupi te vogel te forcave te plotefuqishme te despotit te asaj kohe, dhe kunder fese se popullit te qytetit te tyre, por Allahu xh.sh duke shikuar qendresen dhe qellimet e tyre, i forcoi zemrat duke iu larguar friken.
Djelmoshat (quhen keshtu pasi thone se mosha e tyre ishte nga 15-20 vjeç). Ata shpallen haptazi besimin e tyre ne nje Zot, duke thene: Allahu xh.sh. thote: "Zoti yne eshte Zoti i qiejve e i tokes, nuk adhurojme ndonje zot tjeter pos Tij, pse atehere do te thoshim diçka shume mizore. Populli yne ka besuar zota te tjere pos Atij (Allahut), pse pra nuk sjellin ndonje argument te qarte per ata?A ka me mizor se ai qe shpif genjeshtra ndaj Allahut?(El Kehf; 14-15)
Si perfundim djelmoshat arriten ne konkluzionin qe duhet te largohen nga ky qytet dhe nga kjo shoqeri, nga populli qe adhuronin idhuj. Ata vendosen qe te jetonin larg qytetit te fshehur. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Tre persona nga popujt e me parshem u nisen ne udhetim. Nje dite i zuri nata para nje shpelle ne te cilen hyne per te fjatur, mire po nje shkemb mbylli plotesisht hyrjen e shpelles. Ata thane: Shpetimi nga ky shkemb eshte vetem lutja ndaj Allahun xh.sh." (Buhari, Muslim)
Nje dite bashkohen moren udhen drejt maleve. Nata i zuri para nje shpelle, e cila mund te sherbente si vend strehim dhe mbrojtje. Disa tregojne se: Gjate rruges per ne shpell, u takun me nje bari me qenin e tij. Bariu ishte besimtar, dhe djelmoshat e vune ne dijeni per vendimin e tyre, me te degjuar bariu kerkoj lejen e djemve qe te bashkohet edhe ai me ta bashke me qenin e tij. Keshtu djelmoshat pranuar. Mirepo ne Kur'an kemi:
Allahu xh.sh thote: "Ata (qe bisedonin per kete ngjarje) do te thone: Ishin tre, i katerti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thone: Ishin pese, e qeni i tyre i gjashti i tyre, kjo ishte hamendje, po edhe thone: Ishin shtat e qeni i tyre ishte i teti! Thuaj: Zoti im e di me se miri per numrin e tyre, pervec nje pakice nuk di kush per ta, e ti (Muhammed) mos polemizo per numrin e tyre vetem ashtu ne teresi, dhe askend mos pyet per ta." (El Kehf; 22)
Djelmoshat qe tani e tutje do ti quajme "Banoret e shpelles". Ata arriten tek shpella, dhe vendosen qe te qendronin aty derisa sa te shpetonin veten nga dora e armikut. Me fillimin e kesaj jete te re, ata kishin humbur te gjitha shpresat. E shikonin veten perballe rreziqeve dhe arrmiqve por ata u mbeshteten tek Zoti, dhe me nje zemer te thyer iu luten Allahut, qe tju beje te mundur rrugen e shpetimit. Thuhet se shpella ndodhej ne pozicion te atill qe nuk e zinte dielli as ne mengjes dhe as ne mbremje. Nga ajeti Kur'anor del se Allahu xh.sh. u ka thene, apo i frymezoi per te shkuar ne shpelle: "...Atehere strehoni ne shpelle. Zoti juaj ju dhuron nga meshira e Tij e gjere dhe ju lehteson ne çeshtjen tuaj ate qe eshte ne dobine tuaj." (El Kehf: 16)
Banuesit e shpelles pas nje ecjeje te gjate dhe te lodhshme arriten tek shpella. Para se gjithash kishin nevoje per gjume, dhe pasi bene nje lutje drejtuar Allahut xh.sh i zuri gjumi, por ky gjume nuk ishte nje gjume i zakonshem, Zoti xh.sh kishte vendoshur qe keta djelmosha ti shpetonte jo vetem prej dores se Dekijanusit por te ishte dhe si shenje per ata te cilet mohojne ringjalljen e te cilet mendojne qe Zoti ska fuqine e ringjalljes se te vdekurve. Banoret e shpelles ndoshta kishin si qellim qe te flinin vetem pak, por Zoti i la ata ne gjume per nje periudhe kohore te gjate. Syte i kishin te hapur thuajse te ishin zgjuar, por ne realitet ishin ne gjume. Ata u rrotulloheshin here ne krahun e djathte e here ne te majte, dhe u nderrohej vendi i fjetjes, qe te mos kalbej pjesa e trupit te tyre. Madje dhe qeni i tyre kishte fjatur sebashku me ta i cili e kishte vene koken mbi dy kembet e para te shtrira ne hyreje te shpelles. Ne nje trasmetim tjeter kemi se: Kur djemt hyn ne shpell nje gur i madh zyri hyrjen e shpelles, kjo edhe per ti mbrojtur ata. Allahu xh.sh. thote: "Do te mendoje se ata jane te zgjuar, ndersa ata ishin fjetur, e Ne i rrotullonim here ne krahun e djathte e here ne te majtin. Qeni i tyre kishte shtrire kembet e para prane hyrjes. Sikur te kishte hasur ne ta, do te ishte kthyer duke ikur dhe do te ishte mbushur frike prej tyre." (El Kehf; 18)
Duke pasur parasysh qe banoret e shpelles ishin te njohur per te gjithe, fsheja e tyre dhe ikja nga qyteti kudo u be ceshtje diskutimi. Sunduesi dhe nje grup njerezish u vune ne kerkim te tyre, por nuk gjeten asnje shenje. Kaluan shume ore, dite, muaj, vite dhe nuk u duk asnje shenje nga ata. Historianet me qellim qe kjo ngjarje e jashtezakonshme mos te harrohet shkruajten ne nje pllak emrat e djemve te cilet u zhduken ne menyre te cunditshme. Pllaken e vendosen tek thesari zytare i shtetit me qellim ruajtje. Kaluan vite dhe kujtimi i mergimit te pa kthim i djemve  u zhduk gradualisht nga kujtesa e kohes duke u harruar krejtesisht. Pasi kishte kaluar nje kohe shume e gjate, me vullnetin e Allahut xh.sh arriti koha e zgjimit te banoreve te shpelles. Menjehere pas zgjimit filluan te ferkonin syte e tyre dhe te shikonin rreth vetes. Njeri prej tyre pyeti sa kemi qendruar ne gjume? Dy tre prej tyre u pergjigjen, sikur qe kemi fjetur nje dite te tere, jo ndoshta me pak se nje dite. Allahu xh.sh. thote: "...Njeri prej tyre foli e tha: Sa kemi qendruar? Ata thane: Kemi qendruar nje dite ose nje pjse te dites! Disa thane: Zoti juaj e di me se mire se sa kemi qendruar."  prandaj dergoni njerin prej jush me kete argjend (monedh argjendi) ne qytet, e te zgjedhe ushqimin me te mire, e tju sjelle ate juve dhe le te kete shume kujdes e te mos i jap te kuptoje askujt per ju." (El Kehf; 19)
Gjendja ne shpelle kishte ndryshuar ne menyre te atille qe djelmoshat i bente qe te dyshonin. Sikur qe disa gjera kishin ndryshuar, sic ishte bllokimi me gure i hyrjes se shpelles. Si perfundim nuk u be e njohur se sa kishin qendruar ne gjume, megjithate ka qe thone se ato kan qendruar aty rreth 309 vite.
Nje dite apo gjysme dite, dy tre veta pohuan qe Zoti e di me se mire se sa kemi fjetur prandaj te mendojme per pak ushqim. Diskutonin duke thene: Si thoni njeri nga te marre disa para me vete dhe te shkoje ne qytet per te blere ushqim? Allahu xh.sh thote:"...Prandaj dergoni njerin prej jush me kete argjend (monedh argjendi) ne qytet, e te zgjedhe ushqimin me te mire, e tju sjelle ate juve dhe le te kete shume kujdes e te mos i jap te kuptoje askujt per ju." (El Kehf; 19)
Derguan ne qyetet njerin nga banoret e shpelles per te bler  ushqim duke e porositur qe se pari te kete kujdes e te mos zbulohej. Blersi i ushqimit pas daljes nga shpella ngeli i habitur per gjendjen e qytetit pasi nuk ishte asnje gje si me pare, por kjo ceshtje nuk i beri shume pershtypje. Aq me shume qe i afrohej qytetit aq me shume habitej. Rruget dhe rrugicat kishin ndryshuar. Guret e ndertesave kishin ndryshuar. Keshtjella e Dekianusit ishte rrenuar, njerezit gjithashtu kishin ndryshuar, menyra e ecjes se tyre, veshja, te folurit dhe zakonet e jetes. Per blersin e ushqimit cdo gje ishte jonormale, por ai iu kishte premtuar shokeve qe do tregohej i kujdeshem dhe vijoj ecjen qe te mos bjere ne sy dhe perpiqet qe te mos perzihej ne punet e askujt. Si rrjedhoje arriti tek nje bukeshites, duke folur me nje theks tjeter nga shitesi i bukes, kerkoi buke, kur shitesi ia dha buken, futi doren ne xhep dhe nxori nje monedhe, dhe ia dha shitesit ne dore, Nderkohe me vete tha; u zgjidh edhe kjo pune, tani mund te kthehem tek shoket e mi te uritur, por sapo ishte nisur , bukeshitesi e shikon ate me nje kureshtje dhe iu drejtua atij duke e pyetur:
Cfare monedhe eshte kjo?
Kjo eshte monedha e Dekianusit.-thote djaloshit.
Shitesi:- A keni gjetur ndonje thesar? Thuaj te verteten.
Bleresi i bukesi duke mos i kuptuar fjalet e bukeshitesit tha:
Zoteri! Cfare thesari? Une jam nje i huaj ne kete qytet, vij nga jasht qytetit.
Bukeshitesi ishte i bindur qe ky klient eshte nje njeri i thjeshte qe si kupton gjerat, dhe se ai ka gjetur nje thesar dhe vete nuk eshte ne dijeni qe monedha e tij i perkasin periudhes se Dekianusit dhe nuk duhet harxhuar ato. Bukeshitesi e kap per jake dhe e pyeste: Ku eshte thesari dhe sa eshte pjese ime? Nese nuk me jep pjesen time do te njoftoj qeverine. Djali nuk dinte si te vepronte, nga njera ane bukeshitesi nuk hiqte dore, dhe nga ana tjeter blersi i ushqimit nuk i kuptonte fare fjalet e tij. Si perfundim kjo teme u be ceshtje diskutimi dhe aty u grumbulluan shume njerez,. Djali i detyruar u tregon per rastin e vet dhe te shokeve. Kam ardhur qe te blej ushqim per vete dhe per shoket. 
Nuk kaloj shume kohe dhe lajmi u hap ne te gjithe vendin dhe njerezit e lajmerojn sunduesin e qytetit i cili ishte nje besimtare i mire. Sunduesi pyeti rreth emrave dhe emrin e babait te tyre, djaloshi u pergjigj te gjitha pyetjeve por askush nuk e njihte ate dhe as babin e tij, si rrjedhoje sunduesi gjithashtu nuk mundi ta zgjidhe kete enigme.
Si perfundim vendosin te pyesin dijetaret dhe historianet e kohes. Shkecetaret e qytetit duke iu referuar shenimeve te vjetra, gjeten emrin e djalit dhe shokeve te shpelles te shenuar mbi nje pllake dhe u be e qarte qe ai grup qe shume kohe me pare ne kohen e Dekianusit ishin zhukur nga qytetit dhe asnje kishte dijeni per fatin e tyre. Gjumi i gjate ishte nje dukuri jonormale. Kjo dukuri te rikujton jo vetem vleren dhe rendesine e djelmoshave kunder politeizmit dhe dhunes, por edhe argumenton qe ringjallja nuk eshte nje ceshtje e pamundur dhe e parealizuar, dhe Zoti ka fuqi qe ti ringjelle te vdekurit, ashtu sikur qe ka mundur qe nje grup njerezish pas nje periudhe shume te gjate kohore ti zgjoje perseri nga gjumi. Sunduesi i ketij qyteti ne kete kohe perkunder Dekianusit ishte njeri besimtare. Sigurisht ne qytet ekzistonin akoma persona te cilet nuk besonin dhe aq ne Zot e per me teper ne ringjallje, por fuqia e tyre ishte zbehur, dhe  nuk dominonin mbi shoqerine. 
Njerezit u bashkuan sebashku me sunduesin e tyre dhe u drejtuan drejte shpelles. Kur arriten afer shpelles djaloshi iu tha udhetareve nese shoket e mi te shpelles degjojne zhume nga jashte edhe shohin nepunesin e qeverise patjeter imagjinojne qe me keni arrestuar dhe kete jane nenpunesit e Dekijanusit qe sebashku me idhujt e tyre kane ardhur per ti arrestuar dhe torturuar ata ne shpelle.
Do te ishte me mire qe une te futemi i pari ne shpelle dhe tiu tregoj atyre me qetesi ngjarjen dhe une do ju njoftoj e pastaj ju mund te hyni pas meje. Djaloshi hyri ne shpell dhe iu tregoi ngjarjen shokeve. Te gjithe u cuditen por djaloshi  nuk doli nga shpella, pas nje pritjeje te gjate sunduesi dhe bashkeudhetaret e tij u detyruan qe te hynin ne shpelle dhe te dinin arsyen e mos daljes se djaloshit nga shpella, nderkohe verejten qe djaloshi dhe shoket e tjere qe te gjithe kishin mbylluar syte pergjithmone dhe kishin rene ne gjumin e perjetshem. Kur ata e kuptuan ngjarjen e vet te cuditshme hyjnore, dhe u vune ne dijeni per meshiren e Zotit ndaj tyre, ahireti ishe shume i embel per ata se jeta e kesaj bote. 
Kjo ishte ajo qe te tjeret nuk kishin deshire qe te ktheheshin ne qytet, dhe qe te jetojne ne kete bote, dhe vdekjen e kerkuan vete nga Zoti. Gjithashtu Allahu xh.sh me an te tyre e kishte treguar fuqine e vete ne ringjalljen e te vdekurve. Atyre u mori perseri shpirtin duke i bere banore te xhennetit.
Ne nje version tjeter thuhet : "...Sunduesi bashke me ushtrin shkuan tek shpella. Ata ne shpelle degjuan zhurmen e kuajve dhe menduan se i ka rrethuar Dekijanusi, per kete filluan ti benin lutje Allahut xh.sh duke i kerkuar mbrojtjen e tij. Kur sunduesi hyri brenda, i gjeti duke u lutur, kur perfunduan ate, sunduesi i perfaqfoi duke i njoftuar se edhe ai si ato beson ne Allahun xh.sh dhe se Dekijanuesi kishte vdekur me kohe. Pas kesaj ata nga lodhja apo uria i ka zene gjumi perseri dhe vdiqen."
Nderkohe nje grup njerezish te cilet nuk deshironin qe te flitej ne shoqeri per ngjarjen e banoreve te shpelles, pasi kishin frike se do te shtoheshin ata qe do te besimin ne nje Zot, ne nje menyre a tjeter kerkonin qe kjo ceshtje te mos diskutohet dhe te lihet ne harres.
Keta kishin propozuar qe te ndertohej nje mur perballe shpelles dhe rreth kesaj ceshtjeje te mos flitej me, por grupi tjeter i njerezve te cilet ishin ne dijeni per ngjarjen e banoreve te shpelles dhe kishin kuptuar vleren e kesaj mrekullie hyjnore, vendosen qe siper kesaj shpelle per respekt te pozites se shenjte te banoreve te saj te ndertonje nje xhami, qe kujtimi i ketyre djelmoshave luftetar dhe guximtar e besimtare te mos harrohej asnjehere dhe te ishte e gjalle. Kjo ngjarje permendet ne Kur'an tek surja El- Kehf.

Si dolen djelmoshat nga shpella ?

Ne lidhje me kete ngjarje profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Tre djem nga popujt para jush u nisen per ne udhetim. Nje dite, i zuri nata para nje shpelle ne te cilen hyne per te pushuar. Nje shkemb u rrokullish nga mali dhe e mbylli plotesisht hyrjen e shpelles. Ata thane:
-Shpetimi nga ky shkemb eshte vetem lutja qe duhet ti bejme Allahut xh.sh qe te na largoje per hire te veprave tona te mira qe kemi bere. Njeri nga ata tha:
-O Zoti im! Kisha prinderit te thyer ne moshe, por asnjehere nuk ju kam dhene te hane e as te pine femijeve te mi e as punojseve te mi para tyre. Nje dite u vonova dhe nuk arrita ne kohe ne shtepi. Mola qumshtin ne nje ene dhe ua solla prinderve por i gjeta ne gjume. Me erdh keq ti zgjoja, prandaj nuk i ushqeva femijet e mije para tyre, pradaj kam pritur me ene ne dore duke pritur momentin kur ata te zgjohen, dhe kjo pune zgjati deri ne agim. Femijet ndodheshin tek kembet e mi te uritur dhe kerkonin qumesht, por une i ushqeva femijet pasi preinderit u zgjuan dhe pin qumesht. O Zoti im! Nese kete e kam bere vetem per Ty , atehere na e largo kete shkemb nga hyrja e shpelles. Shkembi levizi pak, por jo aq sa per te dal.
I dyti tha:
-Zoti im! Kam pasur nje kusherire , te cilen e kam dashur me shume se asnje gje ne kete bote. Kerkova prej saj (sic kerkojne bashkeshortet prej bashkeshorteve te tyre), por ajo nuk pranoi. Nje vit mbertheu uria gjithe njerezit, ne keto kushte ajo me erdhi dhe me kerkoj ndihme  dhe une i dhash ndihme (120 monedha ari) me kusht qe ajo te me pranoj mua (te flej me te), per shkak te gjendjes ajo pranoj. Kur e perqafova ajo me tha: Frikesoju Allahut dhe mos ma merr pastertin! Keto fjale me bene qe te largohem prej saj edhe pse e doja shume. E lashe te lire , madje duke ia dhuruar te hollat. O Zoti im! Nese kete e kam bere vetem per hir tendin, na largo kete gur. Guri levizi pak por jo aq sa per te dal nga shpella.
I treti tha:
-Zoti im! Une kam pasur punote me rroge, dhe te gjithe i kam paguar menjehere me te kryer punen, pervec nje prej tyre, i cili u largua para se te marr hakun (rrogen). Une rrogen e tij e perdora duke e fut ne pune dhe nga ajo u rrit pasuria. Pas nje kohe rrogetari qe nuk kishte marr rrogen u kthye tek une dhe me tha: O njeri i Zotit, me jep rrogen (hakun) tim ! Une i thash: Cfare shikon , dele, lop, dever dhe puntoret e tyre eshte e jotia e cila eshte shtuar nga haku, rroga jote. Ai tha: O njeri i Zotit, mos u tall! Une i tash: Nuk tallem. Pastaj ai mori mallin dhe u largua duke mos lene asgje. O Zoti im nese kete e kam bere per hir Tendin, na e largo kete gur nga hyrja e shpelles. Guri u rrokullis dhe ata dolen nga aty." (Buhari dhe Muslim)

Ne lidhje me suren El Kehf profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush e lexon suren el Kehf naten e xhuma (apo diten e xhuma) do i behet drite ne nje distance prej tij deri ne qiell." Ne nje trasmetim tjeter kemi: "I behet drite nga e xhumaja ne xhuma." (Bejhakiu)

Muhammedi a.s. ka thene: "Ai qe meson permendsh 10 ajetet e para te sures El Kehf, do jete i mbrojtur prej dexhalit." (Ebu Derda)

Ndersa sipas nje transmetimi tjter kemi se Muhammedi a.s. ka thene: "Kush i lexon 3 ajetet e para te sures el Kehf do jete i mbrojtur prej fitnes (percarjes apo mashtrimit) te dexhalit." (Tirmidhiu)

Nga Muadh ibn Xhebiri r.a. ka trans se Muhammedi a.s. ka thene: "Ai qe lexon fillimin dhe fundin sures el Kehf, leximi i atyre ajeteve do ti behen drite nga kembet e tij deri te koka, e ai qe e lexon te gjithe suren El Kehf kjo do te jete drite per te mes qiellit e tokes."

Muhammedi a.s. ka thene: "Ai qe e lexon suren el Kehf diten e xhuma, do te jete per te drite nga e xhumaja ne xhuman tjeter." (Hakimi)

Ne suren el Kehf perveç tregimit te shpelles, kemi tregimin e personit qe Allahu i dha 2 kopshte, kemi tregimin e profetit Musa a.s.,  Hidrin a.s., tregimin per DhulKarnejnin, Jexhuxh dhe Mexhuxhet , çeshtje qe kan te bejn me sinqeritetin etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI

________________
1. Qyteti Efes (Efesos) daton prej antikitetit dhe u ndertua nga kolonit greke te cilet u vendosen ne kodren "Ajasuluk-Ayasuluk tepesi" Ky venden ishte qendra e tempullit (kultit) te Aferdites (Pas planetit Diellë , i dyti eshte Aferdita. E ka marr kete emer nga perandoresha romake Aferdit e cila ishte perendesha e dashurise. Gjate kohes romake ajo u u quajt edhe me emrin Diana e cila mendohet se ishte perandoresha e natyres dhe e kafsheve e cila shoqerohej nga nje sorkadhe dhe e armatorsur me hark dhe shigjete). Qyteti u zhvillua gjate prejudhes helene-romake ose romako-helen, bizantine dhe ne fund u sundua nga Mehmet Bej i principates me emer Aydinogullari te cilet ishin pjese e shtet Selxhuk . Efesi ndodhet ne Truqi pikerisht ne prefekturen e Izmirit  dhe ne vitin 2015 eshte perfshirre ne UNESCO. Efesi ka nje historia mbi 8500 vjecare qe daton ne vitet 6500 p.e.s. Ne qytet ndodhet tempulli me antik i botes , Tempulli i Artemides (Artemdia (Artemisa) eshte quajtur me emrin Diana. Ky tempull ishte i mbushur me skultura, statuja, kolla dhe piktura te lyra ne argjend dhe ari. Tepulli i Artenises mendohet e eshte ndertuar rreth 550 vjet para lindjes se profetit Isa. Artemisa - Artemida eshte emer e nje perandoreshe helene e cila eshte motra e Apollonit.  (Sipas heleneve Apolloni (Phoibos) eshte perendia e muzikes, diellit, zjarrit, (pra mitologji) etj i cili kishte per bashkeshorte Kasandren. Sipas mitologjise Helene Kasandra eshte motra e Hektorit. Sipas mitologjise Kasandra kishte enderr te saj te diten te ardhmen dhe te qendronte e virgjer dhe te behej murge, mirepo sapo Apollo u takua me Kasandren per shkak te bukuris ai ra ne dashuri me te. Apolli i tha: Nese me pranon mua do te bej te zoterosh dijen e te ardhmes. Mirepo Kasandra nuk kishte qellim te bashkohej me Apollin pasi ajo kishte qellim diturin e te ardhmes perfshi edhe veprimet e Apollit. Per ti shpetuar Apollit ajo i kerkoj Artemides ta ndihmonte, por kur Artemisa mesoj mashtrimin e saj nuk e ndihmoj. Per kete mashtrim Erosi pergatit dy shigjeta, e para ishte prej ari dhe tjeter prej dafine. Kur ajo e kuptoj se Apollo do ta zbulonte i kerkoj ndihme babait te saj Penejos i cili e shenderroj ne peme dafine. Ajo arriti te fshehet, ne keto kushte Apollo thuhet se e mallkoj duke thene: "Askush mos te besofte dijen tende". Thuhet se mallkimi zuri vend dhe gjerat qe Kasandra apo Kornis (emri tjeter) thoshte nuk i besonte njeri madje ajo ne Athine u poshterua (perdhunua nga nje ushtar Helen i quajtur Aias) si grua menjehere pas perfundimit te luftes se Trojes. Thuhet se Apollo ishte po ashtu perendia e sherimit-mjeksise si dhe ishte perendia e harkut te argjende. Po ashtu mendohet se Artemisa ishte vend adhurimi i Cybeles (Kybela). Sipas mitologjis helene Cybela eshte perendia e brigjeve. Mendohet se Artenisa ishte motra e Apollonit nena e te cilit ishte Cybela e cila adhurohej nga Hitet si perendia e pjellurise e quajtur Kubaba. Mitoligjia e lidh Cybelen me Phrygia - Frygjite te cilet u vendosen prane lumit Sakarja qe ndodhet sot ne Turqi te ardhur nga Ballkani apo Europa. Mendohet se ato u vendosen ne kete vend rreth 1200 vjet para lindjes e profetit Isa a.s. Thuhet se ne fillim Cybela-Kybela nuk ishte prendeshe mirepo Zeusi e shikonte ne enderr ate por nuk e dispononte, keshtu Zeusi shprehu deshiren qe ta kishte ne realitet bukurin e Cybeles. Mjaftoj kaq qe Cybela ti shfaqet Zeusit i cili vuri re se ajo ishte tejet e rrezikshme ndaj vendos ta mbys, por Aferdita nuk lejoj mbytjen e kesaj bukurije te rralle. Gjithsesi ngjarjet vazhduan ku nga trupi i Kybeles ne mes te kupeve te dhive mbin fryti i bajames dhe ne mes dhe dhive lindi nje njeri, i cili jeton per nje kohe te gjate mes dhive aq sa mendoj se eshte dhi derisa nje dite ky njeri shikoj vajzen e fermerit te cilit i kerkoj vajzen, por fermeri nuk ia dha. Ndaj njeriu qe lindi mes dhive i kerkoj ndihme nenes pra Kybeles e cila helmoj gjithe kopen e dhive. Sipas mitologjis Kybela ka jetuar ne mbreterin e Amazoneve (disa thone se fjala Amazon vjen nga fjala e vjeter helene "mazos" qe do te thote: pa gjoks. Ne kete mbreteri jetonin vetem femra e drejtuar ne fillim nga Hipolites. Keto ishin luftetare te cilat vazhdimish kishin luftuar kunder romakeve dhe heleneve. Femrat e kesaj mbreterie urrenin burrat per shkak se femra e quajtur Cybela iu shfaq Zesuti per ta kenaqur dhe jo per ta mbytur. (Ka mendime (hamendesimeve) qe thone se emri i fshatit Iballe ne rrethin e Pukes, Shqiperi vjen prej emrit te hyjneshes: Cybela -Kybela-Gjybela e cila ishte hyjnesh pagane dhe perendi e brigjeve. Ky mendim thote se: Gjybela-Sibela-Sibaela-Kybela e cila ishte bija e Ceules dhe Terra pra; Qiell dhe Toke. Disa thone se nga keto ka dal shprehja: "Pasha toke e qiell" (betim pagan).
Po ashtu ne Efes ndodhen vendbanimet parahistorike si; Koder varret Çukuriçi, kalaja Ayasuluk si dhe tepulli apo shtepia e Marijes (kl; Maria, Mys; Merjem). Perveç ketyre Efesi kishte ndertesa te tjera si: Bibloteka e Jelsusit (Tiberius Julius Celsius Polemaeanusa-emer ky i perandorit romak) , Teatri antik, tempulli i Adrianit, Xhamia e Isa Beut (1300 vjeçare) etj. Me pare Efesi quhej; Apasha (apasa) Arzava  dhe mendohet se eshte ndertuar 1000 vjet para lindjes se profetit Isa a.s. Me pas qytetit ju vendos emri Abasa (ose Apasa ishte kryeqytet i Arzave) e me pas u quajt Efes. Kur qyteti sundohej nga Hititët ben ndarjen e qytetit ne dy pjese. Ne anen jugore e quajten Mira e cila me vone u quajt Caria , ne ana veriore u quajt Lidia, ndersa ne anen lindore u quajt Hapall. Teksa Efesi ishte nen sundimin romak perandoria u sulma nga Gotët te cilet e shkaterruan qytetit i cili filloj te mermetohet njekohesisht dhe te zgjerohet me helenet, bizantet etj. 


Per te mesuar rreth historive te Profeteve te Allahu kliko ketu: Profetet

Per te lexuar tregime te tjera kliko ketu: Tregime

May 18, 2011

Shkenca e Ilmul Kelamit



Çfare eshte "ilmul kelami?

Ne ditet e para te fese islame  kjo shkence nuk njihej si "ilmul Kelam" por njihej me keto fjale: "ilmut tevhid", "akidetul muslim" dhe " ilmul akide". Ilmuk Kelami studion Njesine e Allahut te Madheruar dhe cilesite e Tij. Shkenca qe sutdion Njesine e Allahut xh.sh dhe cilesite e tij qyhet "Ilmul Kelam" ndersa dijetaret qe merren me te quhen "Mutekel`limine".

Mutekl`liminet ndahen ne dy grupe:

a).Mutekad`dimin (quhen ato qe merren fillimin me studimin e Ilmul Kelamit te cilek kan qene te paret)
b).Muteeh`irine (quhen ato qe merren me studimin e Ilmul Kelamit pas te pareve)

Ilmul Kelami studion Njesine e Allahut xh.sh dhe cilesite e tij mbi argumenta te sigurta, prova te padiskutueshme.
 Fjala "kelam" do te thote: "te folurit" e Allahut xh.sh. Rreth menyres se te folurit ne nje kohe ka pas hapru polemika te forta dhe mosmarveshje mes dijetareve.
Njohja dhe kesaj shkence eshte e domosdoshme dhe detyre per cdo musliman.

Percaktimet e Ilmul Kelamit

Dispozitet e fese islame ndahen te tre grupe:

1. Dispozitat e Besimit qe quhet "Akaid"
2. Dispozitat e Veprat qe quhet "A`mel"
3. Dispozitat e Sjellja-Morali qe quhet "Ah`lak"

-Akid

  Me akaid kuptojme: Te besuarit ne ekzistencen e nje Qenje te domosdoshme e cila ka fuqine dhe deshiren e pakufishme qe quhet "Allah".  Dispozitat e besimit quhen edhe themelet e fese islame qe quhen "Usulidin" ndersa shkeca qe merret me studimin e saj quhet "ilmul akide".

-A`mel

  Me a`mel kuptojme veprat qe duhet bere nje musliman si: Namazi, agjerimi, zekati,haxhi etj

- Ah`lak

  Me ah`lak kuptojme mardheniet e njerezve ne shoqeri ku nder te tjera kujtojme: kurorezimi,shitblerja. Ne kete pike futet ajo qe quhet ilmul Ah`lak.

Dobite e Ilmul Kelamit

Me studimin dhe mesimin e Ilmul Kelamit ne perfitojme keto dobi:

-Muslimani largohet nga besimi i verber.
-Ai qe di Ilmul Kelamin behet i dobishem per shoqerine.
-Ai qe di Ilmul Kelamin forcon te dobetit ne besimin e tyre.

Pergatiti
Gezim KOPANI 
______________
Referencat:  Ilmul Kelam manasi, Shkencat e Kelamit.
Dt: 15.05.2011

May 14, 2011

Rendesia e xhematit


Fjala xhemat ka kuptimin e nje grupi por nese e analizojme me kujdes fjalen xhemate nga gjuha arabe do te thote bashkimin jo vetem fizik por dhe shpirterore. Xhemati quhet ai grup personash te cilet falin namazin rregullisht ne nje xhami. Sa me i madh te jete xhemati aq me mir eshte pasi falja e namazit ne xhami me xhemat ka sevap te medha.


Profeti Muhammed a.s. thote: "Kushdo qe fal namazin me Xhemat ne Xhami ka sevape 27 here me shume sa i qe falet ne shtepi apo vetem." (Muslimi) 

1.Mirsia e xhematit ne namaz

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush fal namazin e Jacise me xhemat eshte sikur te kete kaluar gjysmen e nates me namaz. Gjithashtu kush fal namazin e sabahut me xhamat eshte sikur te kete kaluar gjysmen e nates me namaz."(Muslimi)
                                                              
Ebu Hurejra r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Namazi i njeriut me xhemat eshte me i vlefshem se namazi i falur ne shtepin e tij apo ne treg duke pas vleren e sevapit me shume se 20 here. Kush merr abdes ne formen me te mire dhe pastaj shkon ne xhami me qellimin e vetem per te fal namazin me xhemat, duke mos i interesuar asgje tjeter, nje person i till per cdo hap qe ben i shtohet nje sevap dhe i fshihet nje gjynah , dhe kjo derisa sa hyn ne xhami. Kur te hyj ne xhami atehere sevapet e namazit do jet aq sa i e ka pasur vemendjen ne namaz. Secili prej jush e bekojne meleket derisa eshte duke u lutur, dhe nese ka vemendjen ne ibadet meleket do luten per te duke thene: "O Zot! Fale! O Zot pranoje pendimin! Dhe meleket vijone keshtu derisa sa njeriu te shkepus vemendjen nga ibadeti." (Muslim)

Ne nje hadith tjeter trasmetohet se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush shkon ne xhami dhe kthehet nga ajo (ne shtepin e tij) ai do kete ne xhennet nje vend per aq here sa shkon e vjen." (Buhari&Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Diten e Gjykimit do jene te perguzuar me nje drite ata te cilet ne erresiren e kesaj dynja (pra naten) shkojne ne xhami (per tu falur)." (Tirmidhi)

Ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene: "Njerezit qe do ken shperblimin me te madh jane ato te cilet beje shume hapa per te shkuar ne xhami. Shperblim te madh do kete dhe ai qe pret ne xhami bashke me imamin per faljen e namazit se sa ai i cili fal namazin vetem dhe pastaj ulet ne gjume." (Buhari & Muslim)


2.Rendesia e rreshtit te pare ne namaz

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Radha apo safi i pare i xhematit eshte si radha e Melekve, po ta dinit vleren, do te vraponi per te zene vend ne radhen e pare." (Buhari) 

3.Rendesia e Imamit me Xhemat

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Ti besh imam nje personi eshte me mire se te falesh vetem. Ti besh imam dy personave eshte me mire mite se ti besh imam nje personi. Allahu i Madheruar e do shtimin e xhematit." (Buhari)

4.Kush mund te falet vetem edhe pa xhemat?

Disa nga kushtet kur nje person mund te falet vetem ose pa xhemat jane:

1.Kur ke frike nga dhuna
2.Kur je i semure aq saqe nese del nga shtepia per te shkuar ne xhami e di se rezikon jeten ose te rendohet semundja.
3.Kur je kujdestar i nje te semuri dhe e di se nese falesh me xhemat ne xhami i semunri mund te kete nevoje per ndihmen tende, per diten e Xhuma eshte mire qe gjindet nje person per te zevendesuar me qellimin qe te mos behen disa Xhuma pa e falur, kjo eshte e vleshme per burrat.
4. Kur koha eshte me reshje te fuqishme dhe te rezikohet jeta apo udhetimi nuk eshte i sigurte.
5. Kur nje person eshte i plakur shume saqe nuk eshte i afte te shkoj apo te qendroj ne xhami et.

Pergatiti
Gezim KOPANI
Hytbe e mbajtur ne xhamin e Pukes
Date; 13.5.2011