March 08, 2023

Mesazh urimi me rastin e 8 marsit

Me rastin e 8 marsit , dites Nderkombetare te Gruas uroj te gjithe nenat dhe grate kundo ndodhen te kene shendet dhe cdo te mire ne jete! Ngjarjet e fudnit ku u vran disa gra tregoi edhe nje here se shoqeria jone ka nevoje urjente ti kthehen vlerave familjare dhe mbi te gjitha besimin ne Allahun xh.sh. 
Islami e vlerson nenet si çelsin e me te cilin fitohet xhenneti. Ndaj grat nepermjet islamit gjejne ngrohtesi, rrespekt, personalitet dhe te drejta te barabarta mes gjinive. Ne kete kuader sjell ne kujdes fjalen e Allahut xh.sh. qe thote: "E kemi urdheruar njeriun te sillet mire ndaj prinderve te tij, sepse nena e tij e mbajti me mund pas mundi (ne bark) dhe pas dy viteve ia ndau gjirin..." (Llukman; 14)
Dhe nje here urime 8 marsin !

Gezim KOPANI 


Vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës

Me date; 07 mars 2023 sebashku me disa bashkepunetor te Myftinise Puke zhvilluam nje vizte ne Bashkesin Islame te Gjakoves ku u pritem nga Kryetari Dr. Valon Myrta

Kjo vizite u zhvillua ne kuader te 100 vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke dhe ne perkujtim te te pareve tane te cilet parvarsisht veshtirsive dhane kontribut te jashtzakonshem ne thirrjen e islamit. Falenderim dhe mirenjohje te veçante i percolla kryetari te BI Gjakove Dr. Valon Myrtes per kontributin qe hoxhallaret e Gjakovare dhe jo vetem dhene per thirrjen islame ne rrethin e Pukes.
Pas takimit sebashku me kryetarin e BK Gjakove vizituam xhamin e Hadum Ages e cila gezon statusin e Mbrojtur te Trashegimnise Kulturore te Republikes se Kosoves. 

Gezim KOPANI 


Per te mesuar me shume mbi historin e xhamise se Hadum Ages kliko linkun: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/06/historia-e-xhamise-se-hadumit-gjakove.html






March 02, 2023

Vizitë në Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkodër

Me date 01 mars 2023 sebashku me disa bashkepunetor te Myftinise Puke zhvilluam nje vizite ne Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkoder ku u pritem nga drejtori prof. Kujtim Dervishi dhe kordinatori Fehmi Dushku . Prej vitesh me kete medrese Myftinia Puke ka bashkepunime ne fushen e arsimit, por edhe ne aktivitete te shumta fetaro kulturore qe sebashku kemi realizuar ne Puke etj. Prej vitesh kjo medrese mban titullin: "Urdheri Naim Frasheri i Arte" 
Shkoder me; 01 mars 2023

Gezim KOPANI





Vizitë vëllazërorë në Myftininë e Shkodrës

Me date 01 mars 2023 sebashku me disa bashkepunetore te Myftinise Puke zhvilluam nje vizite vellazerore ne Myftinin e Shkodres ku u pritem nga Myftiu Muhamd Sytari dhe bashkepunetoret e tij. Kjo vizite u zhvillua ne kuader te bashkepunimit me Myftinine e Shkodres dhe ne shenje mirenjohje per te paret tane te cilet dhane kontribut te jashzakonshem siç eshte Myftiu i nderuar H.Hafiz Xhemal Naipi i cili ne vitin 1923 ka perfaqesuar Myftinine e Pukes ne kongresin e pare te Themelimit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. 
Shkoder me; 01 mars 2023

Gezim KOPANI
 



February 24, 2023

100 vjet nga Themelimi i Bashkësisë Islame (Komuniteti Mysliman) të Shqipërisë

Fotografi e delegateve qe moren pjese ne Kongresin e dates 24 shkurt te vitit 1923

Si sot 100 vjet me pare myfti, hoxhallare, intelektual etj u bashkuan ne Tirane per te Themeluar Bashkesin Islame (Komunitetin Mysliman) te Republikes se Shqiperise. Kongresi filloi punen me date 24 shkurt deri me 12 mars te vitit 1923. Ky kongres shenoi pikenisjen e institucionalizimit te Bashkesise Islame ne Republiken e Shqiperise. Prej ketij viti besimtaret mysliman shqiptare do te perfaqesoheshin vete dhe do t'i dilnin vete per zot perhapjes dhe ruajtjes se besimit Islam. Kongrfesi u pergatit dhe u hap me fjalen e Haxhi Vehbi Dibres i cili eshte firmetar i Deklarates se Pavaresise se Shqiperise si dhe leshuesi i fetvase e cila legjitimoi fetarisht Pavaresise duke i mbyllur rrugen deformimeve e ligesive antikombetare. Ne te njejtin kongres dhe vit Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryemyftiu i pare i Shqiperse. Ne kete kongres historike Myftinia e rrethit Puke eshte perfaqesues nga Haxhi Hafiz Xhemal Naipi

Pergatiti
Gezim KOPANI


February 23, 2023

Takim me Ambasadorin e ri të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri Dr. Faisal S. Al Musaileem

Gjate takimit me Ambasadorin e Ri te Shtetit te Kuvajtit ne Shqiperi
Fotografi e bere me date 22 shkurt 2023 , ne Tirane

Me ftese te Ambasades se Shtetit te Kuvajtit ne Shqiperi mora pjese ne Pervjetorin e 62 te Pavaresise dhe 32 Vjetorin e Dites se Çlirimit te Shtetit te Kuvajtit. Me kete rast i shpreha urimet e mija Ambasadorit te ri te Shtetit te Kuvajtit ne Shqiperi Dr. Faisal Sulejman Ali al Musaileem po ashtu e falenderova per mbeshtetjen dhe bashkepunimin e vazhdueshem me Myftinin e Pukes. Tirane; 22 shkurt 2023

Gezim KOPANI