Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
August 27, 2017
Takim me historianin Turk
24 agustos 2017 persembe gunu beni ziyarete gelen tarihci Ilkay Erken ile Puka koyesini ziyaret ettik.
August 16, 2017
Xhamia e fshatit Dragobi - Tropoje
Xhamia e fshatit Dragobi ndodhet ne zonen e Myftinise Tropoje te Bajram Currit . Xhamia e Dragobise eshte e vendosur ne fshatin e Dragobise, buz lumit te Valbones. Rreth saj ka disa varreza myslimane dhe karshi saj ndodhet Shpella e Dragobis (Monumet Natyre) e cila ndodhet ne lartesin rreth 1200 m mbi nivelin e detit dhe qe ka nje gjatesi 8 m dhe gjersi deri ne 4 m. Aty eshte strehuar edhe heroi Bajram Curri (Thuhet se ne kete shpell ne vitin 1925 vdiq (apo u vra B.Curri ).

Ka nje gjatesi rreth 8 - 9 m dhe gjeresi deri ne 6 m. Xhamia ndodhet buze lumit Valbone dhe afer ures qe kalon mbi kete lum. Afer xhamis ka disa varreza myslimane. Per shakak te vendodhjes por edhe te emrin qe ka fshati Dragobi jane bere disa dokumentare si dhe film pasi ky fshat njihet edhe per 200 kullat e tij te ndertuara prej guri.
Fshati Dragobi ka disa monumente Natyrore te cilat jane:
1. Lugina akullnajore e Motines
2. Ara e Dragobis
3. Shpella e Dragobis
Aktualisht fshati Dragobi ka rreth 80 shtepi. Se fundemi ne fshatin Dragobi eshte realizuar nje film ky pjese e se cilit eshte edhe kjo xhami.
August 02, 2017
Profeti Ismail a.s. dhe ndodhia e Kurbanit
Profeti Ibrahim a.s. kishte nje bashkeshorte shume te bukur , Saren . Qe te dy deshironin shume te kishin nje femije, por Sara nuk lindte femije. Pas ndodhis me mbretin e Egjiptit i cili me von i dha Sares nje prej sherbetoreve te tij te quajtur Haxhere, Ibrahimi a,s. ne nje moshe pothuajse te vjeter e lejoi Sara ate te martohet me Haxheren me qellim qe te kishte femije. Dhe ne ashtu ndodhi.
Per shkak te frikes se mos Sara do i bente gje shtatzanis se saj, Haxherja u largua dhe u vendos tek nje burim uji . Aty i vjen meleku dhe i thote: Mos keni frik se ai djal do lind dhe do jet njeri i madh, do jet pejgamber dhe do quhet Ismail! Pas nje fare kohe Sara dhe Haxherja filluan te xhelezohen (Per me shume lexo historin duke klikuar ketu: Jeta e Profetit Ibrahim a.s. )
Per shkak te xhelosis se tyre Ibrahmi a.s. vendosi te largoj Haxheren pasi ajo te lind, sepse keshtu e urdheroi meleku i Allahut xh.sh. Ibrahimi a.s. e vendosi ato ne luginen mes kodres Safra dhe Merves . Kur Ibrahimi a.s. filloi te largohet, Haxherja e kap per rrobash dhe i thote: Si o Ibrahim po largohesh dhe po na le te shkret ketu? Ibrahimi nuk reagoj. Haxherja vazhdonte ta pyeste, por perseri Ibrahimi a.s. nuk reagoj. Kur Haxherja i thote; A te ka urdheruar Allahu xh.sh keshtu? Ibrahimi a.s. tha: Po! Haxherja tha: Atehere nuk do jemi prej te humberve!
Pasi u largua Ibrahimi a.s Haxheres i filluan hallet. I perfundoi uji dhe filloi te ngjis kodren e Safras me qellim te gjente ndonje rruge dalje por nuk shikon asnjeri qe ta ndihmonte. Kthehet si me vrap dhe hyp ne kodren e Mervas. Kete e ben shtat here. Ne here e fundit degjon nje ze qe ishte Meleku i Allahut i cili i binte tokes, nga ku filloj te dal aq shum uje saqe Haxherja vrapon drej ti dhe fillon ta rrethoj. Ai uj ishte uji Zemzem . Meleku i thote Hxheres: Mos u frikso, se ky vend do jet i bereqetshem. Djali yt sebashku me babain e tij Ibrahimin a.s. do ndertojne shtepin e Allahut , Qaben! Pas kesaj kalon aty pran nje fisi i quajtur Xhurhum. Ata kerkojne leje prej Haxheres per te pir uj dhe ajo i lejoi. Jeta filloj te shkoj shume mire per Haxheren dhe Ismailin a.s. duke pasur parasyh begatin e madhe qe Allahu xh.sh u dha me ujin zemzem dhe jo vetem.(1)
Pasi Ismaili a.s. u rrit dhe u be i afte per pune , si zakonisht i vjen per vizite babai i tij, Ibrahimi a.s. i cili dite me pare kishte shikuar nje enderr. (3)
Ne ender shikonte se duhet te bej djalin kurban. Heren e pare Ibrahimi a.s. mendoj se kjo eshte thjeshte nje enderr por ku ajo u perserit naten e dyte e kuptoj se ajo ishte prej Allahut xh.sh ishte nje shpallje, urdher. Dita qe pasoj endrren e dyte te profetit Ibrahim a.s. quhet dita e Arafas.
(Arafaja eshte dita e nente e muajit Dhulhixhe. Ata qe nuk jane duke kryer haxhin mund ta agjerojne diten e arafas. Muhamedi a.s ka agjeruar kete dite dhe ka bere kete dua: "Shpresoj prej Allahut qe te mi fal gjynahet e vitet te kaluar dhe vitit te ardhshem." (Muslimi) Dita e arafas eshte nata e Kurban Bajramit.
Kjo ishte nje sprove per profetin Ibrahim a.s. dhe kjo sprov i erdh kur djali i tij Ismaili a.s. thuhet se kishte arritur moshen e pjekuris 18 vjeç (diku tjeter thuhet rreth 15 vjec) Tregohet se Ismaili ishte nje djal shume i bukur dhe i edukuar. Kur Ibrahimi a.s. arrin tek shtepia e Ismailit a.s. e takon ate me dashuri dhe mall pasi e dinte premtimin e bere dhe se per çfare ishte udheruar nga Allahu xh.sh. andaj me kujdes vendos ti tregoj. Profeti Ibrahim a.s. i thote djalit: "Djali im, une kam shikuar ne enderr qe te te pres ty..." (Es Safat ; 102)
Ismaili a.s. i thote: "Baba im! Beje ate qe te eshte udheruar, e une ne dasht Zoti do jem durimtar." (4) Te nesermen ne mengjes Ibrahimi a.s. mori djalin Ismailin dhe u nisen rruges per nga Qabja saktesisht per ne Mina (Mina eshte vendi ku u therr kurbani).
Rruges per ne Mina shejtani i doli para Ibrahimit a.s. per tia prish nijetin (qellimin-punen). Shejtani i thoshte: Si guxon ta besh kete? Ti je babai, si mundet nje baba te therr djalin? Por Ibrahimi a.s. as qe i vuri veshin fjaleve te shejtanit dhe mori gur duke e goditur (shtet here)
Pasi shejtani deshtoi me Ibrahimin a.s. shkon te Ismaili a.s. duke i thene: Kjo qe po ben babai yt eshte lajthitje. A urdheron Allahu nje gje te till? Mendo nenen tende , mendoje ate se sa shume do merzitet dhe do qaj per ty. Por edhe Ismaili nuk degjoj mashtrimet e shjetanit dhe e goditi me 7 gur ashtu siç beri babai i tij. Duke mos pasur sukses shejtani shkon tek nena e Ismailit Haxherja dhe i thot: Burri yt eshte duke therr djalin tend. Haxherja nuk e degjon dhe i thote: Ibrahimi a.s. nuk ben asnje gje per te cilin nuk e ka urdheruar Allahu xh.sh edhe kjo e gjuan me gur. Keshtu shejtani u largua nga te tre duke u goditur me nga 7 gur. (5)
Kur arriten ne vendin e caktuar Ismaili a.s. i thote babait qe te mos merzitet, une do jem prej durimtareve. Keto fjale ishin prekse per Ibrahimin a,s por permbahej pasi deshironte te dergonte ne vend urdherin e Zotit. Me sy te perlotur Ibrahimi a.s. e shtrin te birin (ne nje trasnmetim tjeter tregohet se Ismaili a.a. eshte shtrire vet) dhe ndersa thonte fjalen "Bismilah" thoshte: "Zoti im, ja tek jam duke e zbatuar urdherin tend!"(6) Ibrahimi a.s. i vendos thiken Ibrahimit a.s. ne qaf porse thika nuk priste (madje ne disa vende thuhet se thika shtremberohet ne te kunderten). (7) Pasi te dy u dorzuan (8) Ibrahimi a.s. degjon nje ze: O Ibrahim! E zbatove urdherin e Zotit! Per kete Allahu xh.sh thote: "Ne e thirrem ate: O Ibrahim! Ti tashme e zbatove udherin (endrren)! Ne keshtu i shperblejme te miret! Vertet kjo ishte sprove e qarte. " (Es Safat; 104-106)
Ne keto momente Allahu xh.sh i dergon nje kurban . Tregohet se Allahu xh.sh ka urdheruar Xhebrailin qe te marr nje dash nga xhenneti dhe ta dergonte tek Ibrahimi a.s. ne menyre qe Ibrahimi te dergoj ne vend urdherin tone , andaj do i dergosh dashin qe do behet kurban. (9)
Nga Ibni Abasi kemi se ai ka thene: "Ky dash i ardhur tek Ibrahimi a.s. eshte ruajtur per dyzet vjet ne xhennet." (Taberiu)(10)
Lehtesimin qe i beri Allahu xh.sh Ibrahimit a.s. e gezoj pa mas saqe ai vazhdimish i gezuar dhe me lot ne sy falenderonte Allahun xh.sh
Allahu xh.sh thote: "Ne e shpaguam ate me nje kurban (me nje te therrur dashi) te rendesishem. Dhe ndaj tij Ne lame perkujtim te mire nder popujt e ardhshem. Selam paste Ibrahimi. Keshtu ne kete menyre ne i shperblejme bamiresit. Vertet ai (Ibrahimi) ishte nga roberit Tane besimtare." (Es Safat; 107-111)
Me kete Allahu xh.sh deshironte ti tregonte Melekeve por edhe njerezve qe Ai Allahu nuk deshiron derdhjen e gjakut te njeriut mbi toke. Kurbani rrjedh pikerisht nga kjo ngjarje te cilen sapo e treguam. Kurbani eshte adhurim qe myslimanet e bejne per Krijuesin e gjithesise. Kurbani ka qene adhurim per cdo profet ne menyre qe ata ta permendin emrin e Allahut teksa ato bejn kurban (pra duke thene Bismilah), njekohesisht edhe per te ndihmuar familjet ne nevoj. (11)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nje nga adhurimet me me vlere qe mund te kryej njeriu ditet e Kurban Bajramit me qellim fitimin e dashuris se Allahut xh.sh eshte prerja e kurbanit." (Tirmidhi, Edahi 01)
Qabja eshte vendi me i rendesishmi per te gjithe myslimanet. Ajo eshte vendosur paralel ne te njejten hapsire siç eshte Bejtul Mamuri. Qabja eshte (shtepia apo vend falja) apo si te thuash xhamia e pare e ndertuar ne toke. Allahu xh.sh thote: "Shtepia (xhamia)e pare e ndertuar per njerez, eshte ajo qe u ngrit ne Beke (Meke), e dobishme udherefyese per mbare njerezimin." (Ali Imran; 96)
Pas ngjarjes mes Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. kaluan vite, dhe nder vite Ibrahimi a.s. e kishte per detyre qe ta vizitonte djalin e tij Ismailin a.s. sidomos kur atij i vdiq nena , Haxherja. Sa here qe Ibrahimi a.s. e vizitonte djalin e tij Ismaili a.s. e keshillonte ose i linte nga nje porosi. Nje dite i gezuar Ibrahimi a.s. merr rrugen per ta takuar Ismailin a.s. E gjen ate afer ujit Zemzem teksa po bente disa shigjeta prej druri. Sebashku filluan duke ecur ku nderkohe Ibrahimi a.s. i tregon Ismailin per udherin tjeter qe Allahu xh.sh e kishte urdheruar. Kesaj here urdheri ishte te mermetonin (apo rindertimin) Qaben. Allahu xh.sh thote: "...Ibrahimin dhe Ismailin i urdheruam; ju te dy pastroni shtepin Time per vizituesit..." (El Bekare; 125)
Ky urdher e gezoj pa mas Ismailin a.s. dhe keshtu te dy sebashku filluan nga puna per ndertimin apo mermertimin e Qabes. Sipas transmetimeve tregohet se: As Ibrahim a.s. dhe as djali i tij nuk e dinin vendin se ku ndodhej Qabja. Keshtu Allahu dergoi nje erë (12) e cila u shfaqe me fuqin e saj duke u rrotulluar ne nje vend ku ndodheshin themelet e Qabes ndertuar nga Ademi a.s. Per kete Allahu xh.sh thote: "Perkujto kur Ne e udhezuam Ibrahim per ne vendin e shtepise (Qabes)...(El Haxh; 26)
Ne kete kohe Ibrahimi a.s. lutej duke thene: "Zoti yne! Na bej ne te dyve besimtar te sinqert ndaj Teje ...na i meso rregullat e ibadetit tone dhe falna neve, vertet Ti je qe fale shume, je Meshirues!" (El Bekare; 128)
Filluan te ndertojne kendin e Qabes (Ruknul Jeman). Ne kete koh Ibrahimi a.s i thote djalit te tij: Biri im! Me sjell nje gur te bukur qe ta vendos ketu! Ismaili a.s. i thote : Jam i lodhur, Ibrahimi a.s. i thote: Me sjell nje gur! Ismaili a.s. u largua (per te gjetur nje gur te bukur). Ne keto memonte Ibrahimit a.s. i vjen Xhebraili a.s. i cili me vete mbante nje gur i cili askohe ishte i bardh (Safir) i cili quhet Haxher. Kur u kthye Ismaili a.s. u habit kur shikoj nje gur shume te bukur dhe pyet: Kush e solli kete ! Ibrahimi a.s. ju pergjigj: Allahu! Keshtu ato e vendosen sebashku gurin dhe filluan ndertimin e Qabes.
Ibni Abasi transmeton se Muhammedi a.s. ka thene: "Guri "haxheri" ka zbritur prej Xhennetit. Ai ka qene me i bardh se sa qumshti mirepo ai eshte nxire per shkak te gjynaheve te bijeve te Ademit." (Tirmidhi) Gjete ndertimit baba e bir luteshin duke thene: "Rabbene tekabel minna inneke enntes semiiul alim. d.mt.h: Zoti yne! pranoje prej nesh (kete pune) se me te vertet Ti je qe degjon dhe di!" (El Bekare; 127) Po ashtu Ibrahimi a.s. duke u rrotulluar rreth themeleve njekohesisht edhe duke e ndertuar Qaben lutej duke thene: "Zoti yne! Dergo nder ta, nga gjiu i tyre te derguar qe t'u lexoje atyre ajetet Tua, t'u mesoje atyre librin dhe urtesin, e t'i pastroj (ata nga idhujtaria). Ska dyshuim se Ti je ngadhenjyesi i dijshmi." (El Bekare; 129)
Ne Qabe Ibrahimi a.s. kishte per zakon te falej ne nje vend qe sot quhet "Mekami Ibrahim"(13) tregohet se namazet, lutjet profeti Ibrahimi a.s. i ka bere vazhdimisht tek ky vend , prandaj aty ngelen edhe gjurmet e kembeve te tij. Profeti Ismail a.s. ka jetuar tek vendi i quajtur Hixhaz dhe eshte paraardhes i arabeve dhe prej te cilit eshte edhe profeti Muhammed a.s.
Familja e Ismailit a.s. respektohej shume pasi nene e tij Haxherja lejoj njerezit te pijne uj nga uji i Zemzemit. Nder fiset me te njohura qe u vendos aty ishte fisi i quajtur Xhurhum.
Pas vdekes se nenes se Ismailit a.s. ai u martua me nje nga vajzat e ketij fisi. Por ajo ishte nje sprov per Ismaili a.s. pasi vazhdimisht ankohej dhe ishte e pakenaqur.
Tregohet se nje dite Ibrahimi a.s. viziton shtepin e Ismailit a.s. por nuk e gjen ne shtepi, pyet bashkeshorten e tij se ku ndodhej ? Ajo i thote: Ka dal per te siguruar buken. Ibrahimi a.s. interesohet per hallet e shtepise dhe bashkeshortja e Ismailit duke u ankuar i thot: Jemi keq, skamja na ka mbuluar dhe vazhdoj te rendit shume ankesa. Kur degjoj kete Ibrahimi a.s. vendos te largohet duke i lene kete mesazh djalit: "Kur te kthehet burri, dergoj selamet dhe thuj qe ta nderroje pragun e shtepise."
Pasi u kthye ne shtepi Ismaili a.s. pyet bashkeshorten nese ka ndonje te re, ajo i thote; Po, sot te ka kerkuar nje plak (dhe ben pershkrimin e tij). Ismaili a.s. e kuptoj qe ai ishte babai i tij. Ismaili a.s. pyet: A la ndonje porosi? Bashkeshortja tha: Po, me tha : Jepi selamet e mija dhe thuaj qe te nderrosh pragun e shtepise. Ai ka qene babai im, me ka urdheruar qe te te leshoj (per shkak te ankesave, e pakenaqesive te vazhdushme qe ke) dhe Ismaili a.s. ashtu beri.
Ismaili a.s. martohet perseri. Dhe perseri shkon per vizit Ibrahimi a.s dhe perseri nuk e gjen ne shtepi Ismailin a.s. dhe kur shikon nje grua tjeter i ben perseri te njejtat pyetje, por kjo grua ndryshe nga ajo tjetra tha: "Punet i kemi mir . Allahu na ka dhene çdo te mire." Ibrahimi a.s. e pyet: Me çfare ushqeheni? Ajo i thote: Me mish. Po me pi? Me uj , tha. Me pas Ibrahimi a.s. u lut per ta duke thene:
"O Zoti im! Jepu bereqet !" Para se te lergohej Ibrahimi a.s. i thote zonjes se shtepise: Kur te vije burri dergoj selamet e mija dhe thuaj ta perforcoje pragun e shtepise. Kthehet ne shtepi Ismaili a.s. dhe pyet bashkeshorten. Ajo i thote ka qene nje plak keshtu e keshtu, dhe me ka bere keto pyetja edhe une i thash qe jemi mir (Duke i permende pergjigjet e mesiperme) Ismaili a.s. e pyet: A te tha ndonje gje tjeter? Po me tha; "Dergoj selamet e mija burrit dhe thuaj te perforcoje pragun e shtepise." Ismaili a.s. tha: Paska qene babai im dhe ti je pragu , ai me ka urdheruar qe te shkojme mire e te kujdesem per ju.
Profeti Ismail a.s. u shtua me disa djem te cilet po ashtu u shtuan vazhdimisht derisa ne fund erdh profeti Muhammed a.s.
V/O: Ligjerate e mbajtur me dt; 02.08.2017
_______________
1. Tregohet se ne viziten e pare qe Ibrahimi shkoj ti bej Haxheres dhe Ismailit a.s. u habit jasht mase kur shikoj qe lugina ne te cilen kishte lene familjen e tij tashme ishte populluar me njerez dhe shtepi te ndryshme. Perball ketij fakti Ibrahimi a.s. falenderoj Zotin per pranimin e lutjes qe ai kishte bere duke thene: "... Zoti im! Furnizoi ata me fruta..." (Ibrahim 38-39)
3. Shpalljet hyjnore jane ne disa lloje , nje prej tyre te disa te Derguar ju ka ardhur nepermjet endrres.
4. Es safat; 102
5. Edhe sot Haxhileret gjuajne me 7 gure kur , kjo per te realizuar ritualin e Haxhit.
6. Gjate kesaj kohe Ismaili a.s. ka thene Shahadetin.
7. Ka disa te cilet shpjegojene qe ndermjet thikes dhe qafes Allahu xh.sh kishte vendosur nje penges qe te mos e lejonte prerjen e qafes.
8. Es Safat; 103
9. Ky ishte nje dash me lesh te bardh dhe me sy te zi i cili ka pasur brire shume te medhenj dhe qe ishin te lidhur per nje dru ne kodren Thebir (vendi ku po zhvillohej ngjarja)
10. Disa transmetime te tjera kemi se : Allahu xh.sh kishte urdheruar dyzet vjet para se te ndodh ngjarja e Ibrahimit a.s. me te birin Ismailin vendosjen e ketij dashi ne xhennetin e tij. Aty ai ka kullotur. Ku Xhebraili a.s e ka marr dashin, tregohet se eshte paraqitur tek Ibrahimi a.s. duke blegeruar (Ibni Abasi)
11. Shiko suren Haxh; 34
12. Kjo erë tregohet se quhej El Haxhuxh e cila kishte dy ane. Qabja eshte e ndertuar ne vendim me te sigurt ne bote. Allahu xh.sh thote: "A nuk e kane verejtur ata se, Ne e kemi bere vendin e shenjte Meken te sigurt..." (El Ankebute; 67) po ashtu lexo ajetin 57 te sures Kasas.
13. Quhet Mekami Ibrahim a.s. pasi aty ndodhen gjurmet e kembeve te profetit Ibrahim a.s.
July 26, 2017
Jete e imam Sahit Hoxha
Jeta në Mejtepe dhe Medrese

Jeta në Shkodër dhe në Pukë
Sahiti pasi përfundoj me sukeses Medresen e Shkodrës u emrua imam në Xhamin e Drishtit (17) Gjatë qendrimit si imam në këtë xhami imam Sahit Hoxha u njoh edhe me Hafiz Sabri Koçin (18) Sipas të dhënave aty ai sherben si imam për rreth dy vjet. (19) Nga viti 1936 deri në vitin 1937 Sahit Hoxha sherbeu si imam në xhamin Mes Myselim. Sipas të afermëve të Sahitit , ai është martuar tre here, martesa e fundit është vitit 1939 me Misiren.(20) Nga martesa me Misiren , Sahiti ka këto fëmije: Naxhije (Martuar në fshatin Meçe Xhemal Kopani) , Ali (martuar me vajzen e Aleko Manthos nga Gjirokastra), Isen (martuar me vajzen e Sadik Izlami nga fshati Micoj) Farije (Martuar në Laçaj me Asllan Laçi) , Muradije (Martuar në Laçaj me Abaz Laçi), Ramadan (Martuar me vajzen e Ibrahim Uka nga fshati Shikaj Kukes ). (21) Rreth vitit 1938 Sahit Hoxha sherbeu si imam në Xhamin e fshatit Micoj. (22) Pas shërbimit si imam në xhamin e fshatit Micoj, imam Sahit Hoxha kalon në fshatin Vaspas. Nga viti 1939 - 1940 shërben si imam i xhamisë së Vaspasit (23). Familjaret e imam Sahit Hoxhes tregojnë se ai ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Kabash por edhe në vende të tjera por me kohe më të shkurter si përshembull gjatë muajit Ramazan.(24) Ndërsa sipas prof. Xhemal Meçi kemi që imam Sahit Hoxha ka shërbyer ne fshatin Kabash për rreth 26 vjet nga viti 1941 - 1967. (25) Gjatë kësaj kohe imam Sahit Hoxha ka qenë edhe Anëtar i Këshillit të Myftinisë Pukë. Ai ka shërbyer si imam përkrah imam Elez Hoxha (26) Qazim Nushi, Shaban Rexha, Beqir Laçi. Kishte raste që këto imam bashkoheshin dhe këndoni Mevlude. Sahiti ka kënduar dua, salavate dhe Mevlude në fshatrat si: Lajthiz, Kabash dhe Meçe. Sipas të dhënave në fshatin Lajthiz Sahit Hoxha sëbashku me Shaban Rexhen kan kryer sherbime fetare në disa shtepi. Ramadan Hoxha thotë: "Babai im kryete shërbime në disa shtëpi të fshatit tim. Bashkë me imam Shaban Rexhen kalon duke kryer Mevldu e dua." Po ashtu djali i tij Ramadan Hoxha tregon: "Për të kryer shërbime fetare si; kendim kur'ani, salavate, mevlude Sahiti shkonte në shume shtepi e fshatit Kabash. Madje shtepit myslimane të Kabashit kishin dreken dhe darken e caktuar në respekt të Hoxhës." Të njejte gjë kemi edhe në fshatin Meçe ku ai qëndronte tek miq të cilet ishin Furrikajt (27) si dhe tek fisi Kopani (28) përveç shtëpisë së Ahmet Isen Kopanit ai ka qëndruar duke kënduar Kur'an, salavate edhe Mevlud edhe tek shtëpia e Jemin Kopanit." (29) Niman Avdia, dhe tek shtëpia e Jah Met Krova (30) dhe Zyber Lluka (31).
Përballja e imam Sahit Hoxha me sistemin komunist
Gjatë jetës së tij imam Sahit Hoxha mbahet mend për njeri puntor, Atdhetar dhe që ishte çdo herë në shërbim të njerëzve për liri dhe besim. Këtu mund të përmendin faktin së gjatë luftës së LANCL (32) shtëpia e tij ka qenë bazë e strehimit të ushtrareve partizan. Sipas Ramadan Hoxhës kemi : "Në shtëpin tonë janë strehuar ushtarët partizan si: Nuri Allazani, Shefqet Peçi , Ali Bytyçi etj.(33) Sipas djalit të tij Ramadan Hoxha, në vitin 1951 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka dërguar si të deleguar në Keshillin e PPSH të quajtur atehere "Këshilli i Gjan". Imam Sahit Hoxha duke shikuar përplasjet që filloj të krijoj Sistemi sidomos gjatë viteve 1960-1963 vendos të mos përfshihej më në levizjet politike të asaj kohe madje filloj duke dal kunder sistetmi. Arsyeja ishte feja. Në vitin 1966 sistemi komunist vendos të heq fen. Kësaj furtune anti fetare nuk i shpëtoi as imam Sahit Hoxha. Me urdhër të Sekretarit të Parë të Partisë në Pukë u vëndos të kontrollohet shtëpia e imam Sahit Hoxhës. "Mbaj mend ishte natë e Bajramit të madh. Ku shtepia rrethohet nga forcat e policisë pasi bëjn një kontroll , efektivat nuk arriten të gjejnë asnjë gjë kopermentuese përveç librave islam që babai studionte. Në këtë natë babain e marrin me vete duke e burgosur. Në fakt ky veprim u bë me qëllim që të nesermen të mos falej namazi i Bajramit të madh. Për tre ditë me radhë hetimet e policisë nuk arritej të gjejnë asnje gjë kunder rregjimit të asaj kohe, dhe keshtu diten e trete ata e liruan babain me kushte që të mos dal më në rrugë me uniformen e klerikut islam si: çallma, gjytbja etj". (34) Me ndalimin e fesë imam Sahit Hoxha u vetmua duke përjetuar keq ndalimin e besimit në Zot nga sistemi komunist i cili tashmë kishte mbyllur të gjitha xhamiat e rrethit Pukë.
Në moshen 78 vjeçare saktesisht më 16 tetor 1976 imam Sahit Hoxha i dorzon shpirtin krijuesit të Gjithësisë duke lën pas kontributin e tij në ngritjen e fesë islame në rrethin e Pukës.
Në vitin 2016 Myftinia Pukë përkujtoi 25 Vjetorin e Riorganizimit të Myftinisë Pukë në këtë përkujtimore Këshilli i Myftinisë Pukë vlersoj disa hoxhallare përfshire këtu edhe imam Sahit Hoxha Myftinia Pukë me nr.Vendim: 01 datë; 24.01.2016 e vlerson me çertifkate "Mirënjohje" pas vdekes Imam Sahit Hoxha me këtë motivacion: "Për kontributin e dhënë për gjatë një dekate si imam Xhamie të fshatit Kabash Pukë, Pistë etj."(35)
Përgatiti
Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)
26.07.2017
Shenim:
Ky material është arkivuar pranë Myftinisë Puke me nr.133 datë;30.07.2017
Po ashtu ky material është botuar reviste Drita Islame nr.09, shtator 2017 fq.42-43 organ i Komunitetit Mysliman te Shqiperise , si dhe në gazeten "Udha Islame" nr.08, muaji gusht 2017 fq.12-13 të Myftinisë Shkodër.
V/O: Publikimi i bere ne revisten "Drita Islame" jane hequr referencat dhe shpjegimet perkatese te shkrimit.
_________________
1. Ne ate kohe Mejtepi i xhamise se Koder Hanit ishte nje nder Mejtepet me te njohura ne Puke.
2. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
3. Zenel Hoxha 1853-1945, ne kete kohe imam Zenel Hoxha ishte rreth 57 vjeç dhe ishte imam i Xhamise Koder Hani ( ) po ashtu jepte mesime islame edhe ne Mejtepin e kesaj Xhamia po ashtu ishte edhe Myftiu i rrethit Puke.
4. Duke pasur parasysh faktin qe ne moshen 16 vjeç Sahit Hoxha sebashku me Shaban Rexhen djekin mesimet islame ne Mejtepin e Kabashit.
5. Sipas te dhenava te grumbulluara nga Gezim Kopani dhe te marra nga djali i Sahitit , Ramadan Hoxha. Ato ishin nga familja Age te Pukes.
6.Xhamia e Kabashit
7. Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 31, botuar ne vitin 2012.
8. Po aty , Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 31
9. Sipas shkrimit te Gezim Kopani "Historiku i Xhamise se fshatit Kabash"( https://gezim-kopani.blogspot.al/2013/01/historiku-i-xhamise-se-fshatit-kabash.html), viti 2013 (Mejtepi i Kabashit u hap rreth vitit 1914 nga Imam Sadik Prishtina.)
10. Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 32, botuar nga Idriz Ahmetaj ne vitin 2012.
11. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
12. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
13. Po aty, Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102
14. Sipas te dhenave te familjes se Sahit Hoxha , Man Tepelia ishte nje familje e nderuar Shkodrane i cili vendosi te mbeshtet financiarisht studimet e Sahit Hoxhes. Men Tepelia mesohet te kishte qene tregtar.
15. Po aty, Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102
16. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
17. Shenim nga Gezim Kopani , Xhamia e Drishtit eshte ndertuar nga Osmanet rreth vitit 1479.
18. Sabri Koçi
19. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
20. Sipas te dhenave te familjes kur Sahiti ishte rreth 23 vjeç i vdes bashkeshortja e pare, ndersa bashkeshortja e dyte ka pasur probleme shendetesore.
21. Na viti 2016 e ne vazhdim Ramadan Hoxha eshte Anetar i Keshillit te Myftinise Puke.
22. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi, Po ashtu edhe ne shkrimin "Te dhena Historike te Xhamise Micoj" shkruan nga Gezim Kopani , viti 2011 (https://gezim-kopani.blogspot.al/search?q=Xhamia+Micoj) Xhamia Micoj eshte ndertuar rreth vitit 1835.
24. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
25. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
26. Elez Hoxha Myfti i Pukes qytetar nderi i Bashkise Puke.
27. Bashkeshortja e tij Misirja ishte e bija e Halil Muses
28. Ka pas te martuar vajzen Naxhijen tek shtepia e Ahmet Isen Kopani pra per djalin Xhemal Kopanin.
29. Familje besimtare ku me vone djali i tij Qazim Kopani behet Myezin i xhamise Puke.
30. Jah Met Kroba ka qene Myezin i Xhamise se fshatit Kabash.
31. Duke qenese Zyber Lluka kishte shtepin afer xhamis Kabash ai kryete sherbime te ndryshme deri ndihmes Myezin i kessaj xhamia
32. LNC
33. Nena e Sahit Hoxhes ka qene kusheri me nenen e Ali Bytyçin.
34. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
35. Sipas arkivit te Myftinise Puke viti 2016
July 24, 2017
Historia e xhamise El Aksa (Kudus , Palestin)
Allahu xh.sh thote:
"Xhamia e pare e ndertuar per njerezit, eshte ajo qe u ngrit ne Meke, e dobishme udherefyese per mbare njerezimin." (Ali Imran ; 96)
Allahu xh.sh e permend keshtu El Aksan ne Kur'an:
"Pa te meta eshte Lartmadheria e Atij qe robin e vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethin e se ciles Ne e kemi bekuar.." (El Isra; 01)
Qyteti i Kudsit (Jeruzalem) ndodhet rreth 750 mbi nivelin e detit mesdhe.Kudsi rrethohet nga 5 male si dhe 4 lugina. Xhamia el Aksa ka kuptimin "E larget (qe nenkuptohet si xhamia me e larget nga Qabja)". Sipas te dhenave kjo xhamia ka nje siperfaqe prej 35000 m2. Ne fillim Kupola e xhamise El Aksa ka qene e ndertuar me dru, per te vazhduar deri me ndertimin e saj me beton per te ardhur deri tek ajo qe eshte sot. Xhamia ka kater minare por me e permendura prej tyre eshte Bab el Silsile ne te cilen me se shumti thirrej ezani. Ne vitin 1065 u bere zbukurimi i fasades se xhamis El Aksa .
Pas Qabes dyzet vjet me vone eshte ndertuar xhamia e El Aksase ne Kudus te Palestines. Transmetohet se Ebu Dherri e ka pyetur Profetin Muhammed a.s. : Cila eshte xhamia e pare e ndertuar ne toke?
Muhammedi a.s. ka thene: Xhamia e Mekes (Haremi Sherif) Po pastaj? Muhammedi a,s. ka thene: Xhamia e El Aksase. Sa vjet kan nga njera tjetra? Muhammedi a.s. ka thene: Dyzet vjet.
(Buhari, Muslim)
Sipas transmetimeve profetike Xhamin e Mekes por edhe xhamin el Aksa e ka ndertuar Profeti Adem a.s. Ndersa gjate qendrimit te tij ne Kudus Profeti Ibrahim a.s. beri rindertimin e xhamise Al Aksa. Sipas disa dijetareve te tjere kemi se: Xhamia el Aksa per shkak te aferise vjetore me Qaben , Xhamia El Aksa eshte ndertuar nga Profetit Ibrahim a.s. dhe ne kohen e profetit Sulejman a.s. eshte bere zgjerimi i saj ka edhe nga ato dijetar qe thone qe El Aksa eshte ndertuar nga Sulejmani a.s. pasi ishte nje nder deshirat e tij.
Myslimanet kan tre vende te shenjta: Xhamia e Haremit (Qabja), Xhamia e Profetit Muhammed a.s. dhe Xhamia e El Aksa ku falja e namazeve ne to eshte me e madhe se ne xhamiat e tjera.
Xhamia el Aksa eshte xhamia e pare ku myslimanet drejtoheshin ne faljen e namazeve. Me pas ne kohet e Profetit Muhammed a.s. myslimanet u drejtuan Qabes per faljen e namazeve.
"Kur profeti Muhammed a.s. ishte per vizite tek xhaxhai ne Medine, ai u fal ne drejtim te El Aksase dhe kjo per 16 muaj." (Buhari)
Xhamia El Aksa eshte vendi ku shume pejgamber jane falur, kan thirr popullin ne besimin ndaj Allahut xh.sh Kujtojme disa Profete si: Ademi a.s, Ibrahimi a.s. Luti a.s., Ismaili a.s., Davudi a.s. Sylejmani a.s., Jakubi a.s. Musai a.s. Zekerija a.s., Merjeme a.s. Jahjai a.s., Isai a.s. etj.
Tek Xhamia el Aksa (jasht, kupola qe sot eshte e argjende) ndodhet guri nga ku Profeti Muhammed a.s. beri udhetimin e njohur te Israsë . Madje profeti Muhammed a.s. ke kryer dhe falje namazi.
Nje pune e madhe ne xhamin El Aksa u be gjate kohese Omeri r.a. i cili i ktheu asaj madheshtin qe ka pasur duke nisur me thirrjen e Ezanit nga Bilali, me pastrimin e gurit (Transmetohet se edhe tek ky vend profetit Muhammed a.s. ka fal namaz) nga ku Profeti Muhammed a.s. beri udhetimin e Isras dhe Miraxhit.
Nder vite xhamia el Aksa ka perjetuar disa shkatrime nga termetet por edhe pushtime ku mund te permenden:

Ne vitin 1187 Kudusi sebashku me te edhe xhamia e El Aksase u clirua nga Salahudin Ejubi , ne ate kohe ajo qe e pushtuar nga kryqezatat. Ata e perdoren ate si pallat etj.
Ne vitin 1948 Kudusi u nda ne dy pjese; lindore dhe perendimore. Ne pjesa lindore myslimanet ndersa ne pjesen perendimore çifuteve.
Ne vitin 1979 xhamia El Aksa u dogj ne nje pjese te madhe te saj perfshire ketu edhe mimberin e Salahudin Ejubit.
Pergatiti
Gezim Kopani
24 korrik 2017
July 19, 2017
Jeta e profetit Ibrahim a.s.
Ne ate kohe populli ishte i devijuar totalisht nga besimi ne Allahun xh.sh duke vet krijuar statuja e skulptura te cilet i quanin zot dhe kur degjonin fjalet e Ibrahimit a.s. i thonin:
"Adhurojme idhujt, vazhdimisht u jemi besnik atyre. Ibrahimi a.s. u tha: A ju degjojne ata juve kur luteni ose A u sjellin juve dobi apo dem? Ata thane; Jo, por keshtu i gjetem se benin dhe prinderit tane. Ibrahimi u tha: A po shihni se ç'po adhuroni ju dhe prinderit tuaj te meparshem? Me te vertet ate qe ju adhuroni jane armiq te mij, perveç Zotit te boteve. Zoti qe me krijoi, Ai me udhezon mua dhe Ai me ushqen dhe me jep te pije dhe kur te semuren ai me sheron. Ai me ben te vdes e pastaj me ringjall. Ai tek i cili kam shprese se do te m'i fale mekatet e mia ne diten e gjykimit." (Esh Shura ; 71-82) (5)
Keshtu Ibrahimi a.s. ftoj edhe babin e tij qe te besonte Allahun por ai e kundershtoi ashper deri ne kercenim. Ibrahimi a.s. e keshillonte duke i thene: "O babai im! Pse adhuron ate qe as nuk degjon, as nuk shikon e as nuk ke asgje prej tij? O babi im! Mua me eshte dhene nga dituria , cfare ty nuk te eshte dhene, prandaj me degjo se une te udhezoj ne rruge te drejte. O babi im! Une kam frike se do te godet ty ndonje denim praj te Gjithmeshirshmit e do te jesh shok i djallit!" Babi i Ibrahimit tha: Ti, Ibrahim i refuzon zotat e mi? Nese nuk dalesh (se fyeri ndaj zotave te mi), une do te gurezoj ty, prandaj largohu prej meje per nje kohe te gjate.Ibrahimi tha: Qofsh i lire prej meje! Une do ta lus Zotin tim per te falur ty, pse babai ishte i kujdesshem ndaj meje (me ka rrit) Une po largohem prej jush dhe prej asaj qe adhuroni ju pos Allahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do te jem i humbur! (Merjem ; 42-48)
Per shkak te kembenguljes qe beri babai i Ibrahimit a.s. Azeri , Allahu xh.sh i thote Ibrahimit a.s.:
"Kur ju be e qarte Ibrahimit se babai i tij eshte prej te humburve, e la lutjen per babain e tij. S'ka dyshim se Ibrahimi a.s. ishte shume i ndieshem dhe i bute." (Et Tevbe; 114)
Ne nje hadith Ebu Hurejra r.a. transmeton se Muhammedi a.s. ka thene: "Ne diten e Gjykimit, Ibrahimi do te takohet me baban e tij, Azerin i cili ne fytyren e tij do kete pluhur e dhe. Ibrahimi do ti thote: A te kam thene qe te me ndiqje ne rrugen time, ne besimin tim? Azeri do ti thote: Ja sot po te ndjek, nuk po te kundershtoj. Ibrahimi a.s. do te thote: O Zoti im! Me ke premtuar se ne Diten e Gjykimit nuk do me turperosh, a ka turp me te madhe sesa babai im te jete ne zjarr? Allahu xh.sh do i pergjigjet: Jobesimtareve ua kam ndaluar xhennetin." (Buhariu)
Profeti Ibrahim a.s. eshte quajtur Halilullah , mik i Allahut. Allahu xh.sh thote: "Atehere ai (Ibrahimi) tha: Jo, por Zoti juaj eshte Zoti i qiejve e i tokes, eshte Ai qe i krijoi ato ndersa une jam deshmues per kete." (El Enbija; 56)
Thyrja e idhujve
Pas thirrjes qe Ibrahimi a.s. i beri babait po ashtu edhe popullit vendosi qe idhujt qe ishin te vendosur ne nje tempull ti shkaterronte. Me ze te ulet Ibrahimi a.s. tha: "Do i bej ate qe duhet statujave, skulturave tuaja." Ne fakt ai popull kishin nje feste pagane te cilen e festonin çdo vit jasht qytetit. Azeri e ftoj Ibrahimi qe te shkonin bashk ne feste, por ai tha se jam i semur dhe nuk mund te vij.(6) E beri kete qe te realizonte planin e tij per prishjen e statujave. Pasi populli u largua, Ibrahimi a.s. me kujdes ju afrua tepullit ku ndodheshin statujat (7) Kur hyri brenda gjeti idhujt qe kerkonte dhe para tyre kishte ushqime te ndryshme te cilat i kishin lene njerezit. Pasi theu te gjith, me te madhit i vendosi ne qaf sopaten. Allahu xh.sh thote: "Pasha Allahun, posa te largoheni ju, une kam per t'ia bere ate qe duhet statujave tuaja. Dhe i beri cop-cope perveç nje me te madhit qe e kishin ata me shprese se atij do t'i drejtohen (per ta kuptuar se kush i theu)." (El Enbija; 57-58)
Kur populli u kthye ne tempull u shokuan nga ajo cfare shikuan dhe than: Kete nuk e ka bere kush tjeteve veç Ibrahimit i biri i Azerit. Prandaj silleni ketu.
Allahu xh.sh thote: "Ata thane: Kush e beri kete me zotat toane? Ai eshte kriminel. Pastaj thane: Kemi degjuar per nje djalosh qe i perqeshte ato, te cilit i thonin Ibrahim. Ata thane: Silleni ketu ne sy te njerezve qe ta shohin dhe ta denojme. I thane: A e bere ti kete me zotat tane o Ibrahim? Ai tha: Jo, por ate e beri ai i madhi i tyre, ju pyesni ate nese flet. Ata u ndalen e u menduan me vete e dikush tha: Vertet ju jeni me ata te gabuarit (pse adhuroni gjera te kota..."(El Enbija; 59-67 )
Pasi Ibraimi a.s. u tha : Pyesni kete te madhin meqenese ai ka edhe sopanen, idhujtaret e tyre ngelen pa fjal. Idhujtaria e tyre u trondit. Kjo ishte pikerisht ajo cfare Ibrahimi a.s. deshironte. (8) Idhujtaret ju drejtuan Ibrahimit duke thene: Ti e di sa ata nuk mund te flasin, si ti pyesim ata? Atehere Ibrahimi a.s. u tha: Atehere pse adhuroni ata ne vend te Allahut. Ata nuk u sjellin asnje dobi dhe as dam nuk ju bejne.(9)
Idhujtaret marrin vendim per ta mbytur Ibrahimin a.s
I pari i tyre dhe jo vetem vendosen ta denonin Ibrahimin me nje denim qe asnje me pare nuk ishte denuar. Ne nje vend te shkretetires ata vendosen qe ta hedhin Ibrahimin ne nje zjarr te madh. Ftuan te gjithe njerezit qe te mblidhin dru me qellim qe zjarri te ishte sa me i madh
Allahu xh.sh thote: "Ata thane; Ndertoni atij nje vend (me dru) dhe hidheni ne zjarr." (Es Safat ; 97)
Koha per hedhjen ne zjarr po afrohej , ndersa Ibrahimi a.s. e luste Allahun xh.sh duke thene: Hasbunallahu ve niamel vekil d.m.th; "Me mjafton Allahu i cili eshte mbrojtesi im!" Kete dua profeti Ibrahim a.s. e ka thene para se te hidhej ne zjarr. Sipas nje transmetimi tjeter qe vjen nga Buhariu kemi se kete dua Ibrahimi a,s e ka thene kur eshte hedhur ne zjarr. Pasi Ibrahimin e kishin vendosur ne katapulte (10) thane: Digjeni ate duke u hakmarr keshtu per zotet tuaj.(11)
Sipas disa transmetimeve kemi se: Xhebraili i eshte shfaqur Ibrahimit a.s. dhe e ka pyetur: O Ibrahim a ke nevoj per ndonje gje? Ibrahimi i ka thene: Prej teje jo!
Allahu e mbrojti Ibrahimin a.s. duke i dhene urdher zjarrit qe te behej i ftohte per Ibrahimin.
Allahu xh.sh thote: "Ne i thame: O Zjarr , behu i ftohte dhe shpetim per Ibrahimin." (El Enbija; 69)
Nga ibn Abbasi dhe Seid b. Xhuberi transmetohet se ka thene: "Melekut qe i eshte ngarkuar leshimi i shiut ka thene: Ku me udherohet qe ta dergoj shiun. Nese Allahu nuk do i kishte thene zjarrit qe behu shpetim per Ibrahimi, Ibrahimi do ishte demtuar nga i ftohti i madh. Gjate kohes qe njerezit mendonin qe Ibrahimi a.s. do digjej , ne fakt ai nuk ndjente asnje gje nga zjarri, madje transmetohet qe ai vend u kthye per te nje vend prej vendeve te xhennetit te Zotit."
Shume interesante eshte edhe thenja e babait te Ibrahimit ku transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se babai i Ibrahimit a.s. Azeri ku shikoj qe djali i tij nuk po digjej tha: "Sa Madheshtor qenka Zoti yt biri im!"
Ndersa sipas transmetimit te Ibni Asakirit kemi qe nena e Ibrahimit a.s. ka thene: Biri im! Une do te doja te vija te ti, prandaj lute Allahun qe te me mbroj nga zjarr rreth teje qe te te perqafoj. Ibrahimi e luti Zotit, dhe nena e tij ju afrua , e perqafoi e puthi pa u demtuar aspak nga zjarri."
Se sa ka qene koha e qendrimit te Ibrahimit a.s. ne zjarr e di vetem Allahu por sipas transmetimeve kemi se ka qendruar per disa dite. (12) Keshtu Allahu xh.sh i poshteroj idhujtaret ndersa Ibrahimi a.s. doli fitimtar dhe i mbrojtur.
Perballja e profetit Ibrahim a.s. me sundimtarin e Babilonis , Nemrud
Ne kohen e Ibrahimit a.s. jetonte nje sundimtar i cili quhej Nemrud. Sipas transmetimeve bota eshte sunduar plotesisht vetem nga kater (13) sundimtar dhe thuhet se nje nga keto ka qene Nemrudi i cili e shpalli veten zot. Gjate sundimit te tij (14) Nemrudi ka bere trazira dhe padrejtesi te pa imagjinueshme ndaj njerezve. Nje dite ai degjon se nje djal i quajtur Ibrahim ftonte njerezit qe te adhurojne vetem Allahun, dhe duke e ditur qe Nemrudi e kishte shpallur veten zot, kjo gje nuk i pelqeun dhe urdheroi ta gjejne. Kur paraqitet Ibrahimi a.s. para Nemrudit filloj nje debat publik ku Nemrudi i thote: Une jam zoti prandaj do me besosh dhe do me bindesh vetem mua. Ndersa Ibrahimi a.s. i thote: Zoti im eshte ai qe jep jeten dhe vdekjen.
Allahu xh.sh thote "Ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit te tij. Kur Ibrahimi tha: Zoti im eshte Ai qe jep jete dhe vdekje! Ai tha: Edhe une jap jete dhe vdekje. Ibrahimi tha: Zoti im e sjell diellin nga lindja , sille pra ti ate nga perendimi?..." (El Bekare; 258)
Nemrudi per ti dhene nje argument Ibrahimit, paraqiti para tij dy te burgosur. Njerin e vrau ndersa tjetrin e liroi. Pas kesaj Nemrudi tha: E shikon edhe une denoj me vdekje dhe jep jete. Ibrahimi a.s. i thote; Zoti im atij qe ia merr shpirtin e ia rikthen perseri e ringjall. Me pas Ibrahimi a.s. per ta zen me argument i thote: Zoti im e sjell diellin nga lindja ne perendim, nese ti je zot beje te kunderten. Pas kesaj ai mbeti i habitur dhe perseri nuk besoj.
Allahu xh.sh thote: "Atehere (Nemrudi) ngeli i habitur dhe nuk besoj. Allahu nuk e udhezon ne rrugen e drejte popullin mizor." (El Bekare; 258)
Sipas nje pershkrimi tjeter (15) kemi se debati mes Ibrahimit a.s. dhe Nemrudit ka ndodhur ne nje kohe ku; ne nje magazin ndodheshin te depozituara shume ushqime. Dhe aty dergoheshin perfaqesuesit e popullit per te marr furnizime. Nje nder keto ka qene edhe Ibrahimi a.s. Ka qene kjo dite ku ishin mbledhur tek ai Nemrudi dhe ku filloj debati mes Ibrahimit dhe Nemrudit. Per shkak te debatit Nemrudi nuk e furnizoi Ibrahimin a.s.
Tregohet se ashtu pas asnje gje Ibrahimi eshte larguar. Kur iu afrua shtepise ndaloi dhe mbushi trastat e tij me dhe dhe tha: Do shkoj keshtu qe ato te me shikojne qe kam marr furnizim. Kur arriti ne shtepi la trastat ne toke dhe u ul te pushoj. Gruaja e tij Sara gjeti trastat ne te cilat ishin te mbushura plot me ushqime dhe me te cilat pergatiti ushqimin. Kur Ibrahimi u zgjua nga gjumi dhe shikoj gjellen pyeti bashkeshorten: Prej nga ky ushqim? Sara i tha: Prej asaj qe solle ti. Keshtu Ibrahimi e kuptoj qe Allahu xh.sh e kishte ushqyer ate dhe familjen e tij dhe filloj ta falenderoj ate.
Sipas nje transmetimi tjeter (16) kemi: Allahu i dergoi Nemrudit nje melek i cili e thirri qe te besoj Allahun por ai refuzoj. Por meleku e thirri te besoj Allahun xh,sh rreth dy apo tre here. Heren e trete Nemrudi i thote Melekut: mblidh ti ushtrin tende dhe une do mbledh ushtrin time. Nemrudi mblodhi ushtrin e tij gjate kohes se lindjes se diellit, ne kete kohe Allahu xh.sh dergoi tek ushtria e tij mushkonja dhe miza prej te cileve nuk mundi te shikonte, madje keto mushkonja dhe miza ua pin gjakun ushtareve duke u lene vetem eshtrat. Sipas transmetimeve nje mushkonje i futet ne vesh Nemrudit ku qendroj brenda saj per sa kohe qe ai jetoj duke i shkaktuar dhimbje dhe torture te madhe. Nemrudit nuk gjeti asnje sherim derisa me qellim lehtesimin e dhimbjes e godiste koken e vet me dicka te forte derisa edhe vdiq.
Udhetimi i profetit Ibrahim a.s. per ne Siri (Sham) dhe me pas ne Mekke
Duke shikuar qe populli nuk po e ndiqte rrugen e Allahut, Ibrahimi a.s. vendosi te largohej bashke me bashkeshorten e tij, Sara (17) dhe nipin e tij Lutin a.s. per ne Siri. Sipas transmetimeve Ibrahimit a.s. i vjen nje melek dhe i thote: Kete vend ju kemi dhene Ju dhe trashegimtareve te tu." Per kete arsye Ibrahimi a.s. ndertoj nje faltore me kube per ta falenderuar Allahun. Me pas Ibrahimi kaloj ne qytetin e Haranit ku u martua me Saren. Muhammedi a.s. thote: "Perveç Havase nuk eshte krijuar grua me e bukur mbi faqen e tokes se sa Sara."
Profeti Ibrahim a.s. ne Egjipt
Gjate rruges per ne Egjipt Ibrahimi a.s. informohet se atje eshte nje sundimtar si te tjeret (i keq dhe jo i drejte) dhe i thote Sares; Kur te arrim atje nese te pyet njeri thuaj se ne jemi moter e vella. Me te arritur ne Egjipt mbreti informohet se ne mbreterin e tij kishte ardhur nje grua shume e bukur. Mbreti menjehere dergoi shtaret per ta marr duke i porositur se nese burri i cili eshte me te, eshte i shoqi mbyteni. Allahu xh.sh i dergon Ibrahimit a.s. melekun dhe e informon. Ibrahimi a.s. i thote Sares: Nese ushtaret qe do vijne te pyesin se kush jam une, thuaja qe jam vellai yt. Te dy u pastruan (abdest) dhe filluan ta lusin Allahun.
Ushtaret marrin Saren dhe e dergojne tek mbreti. Transmetohet se kur u paraqiten para mbretit ai menjehere zuri ta prek, ne kete moment Sara beri kete lutje: "O Zoti im! Ti e di se une vetem Ty te besoj dhe te derguarin tend. Une jam e paster dhe skam shkuar me askeng pervec se me burrin tim (Ibrahimin) prandaj me mbro nga ky njeri!" Tregohet se mbreti eshte ngrir ashtu me dore te ngritur. Filloj ti zihej fryma dhe filloj ti binte tokes me kemb (qe ta lironin). Mbreti e kuptoj qe ajo ishte grua e vecante dhe qe mbrohej nga Zoti dhe i thote Sares: Lute Zotin tend qe te me heq kete pasi nuk do te bej gje." Sara mesohet te kete thene (18): "Zoti im! Nese vdes ky, do te thone se e kam mbytur une" dhe u sherua. Duke shikuar se cfare beri Sara, mbreti i thote shermbyesve te tij: Kjo nuk eshte njeri, por eshte nje djall. Per shkak te lirimit qe i beri Sara, mbreti i dhuroj asaj Haxheren qe ishte njera nga sherbetoret e tij.(19)
Kur Sara u kthye tek Ibrahimi a.s. e gjeti Ibrahimin a.s. duke u falur. (20) Pas faljes Ibrahimi a.s. me shenje(21) e pyet Saren se cfare ndodhi? Ajo i thote: Allahu e mposhti ate njeri zullumqar . Me pas Ibrahimi a.s. u kthyen ku kishin qene por kesaj radhe edhe me nje sherbetore (Haxheren). Luti a.s. me urdherin e Ibrahimit a.s. u vendos ne Sadoma banoret e te cilit gjithashtu ishin jo besimtare. Rruges Lutit a.s. i zun priten duke e sulmuar dhe duke e plaçkitur e zene rob. Kur e degjoj kete Ibrahimi a.s. mer me vete disa burra dhe niset drejte vendin ku Luti a.s. ishte i zene rob me qellim lirimin e tij, dhe keshtu ndodhi. Profeti Ibrahim a.s. kishte keto djem: Ismail a.s. , Is-hak a.s., Medjan (Midjan)
Lindja e Islamilit a.s., Haxherja dhe Ibrahimi a.s.
Me lirimin e Lutit a.s. Ibrahimi kthehet ne Palestine. (22) Gjate qendrimit aty Ibrahimi a.s. u mor me tregeti. Aty Ibrahim a.s. filloi te deshironte te kishte nje femije duke e lutuar Allahun xh.sh: "O Allahu im! Me dhuro mua nje femije prej te mireve!" (Es Safat; 100) Kete deshire kishte edhe Sara . Gjate kesaj kohe si Ibrahimi .a.s por kryesisht Sara deshiron te kishin femije, dhe sic e permendem me pare Sara nuk bente femij. Pasi kaloj nje kohe e gjate dhe Sara e shikoj pa mundesin e saj per lindje i thote Ibrahimit a.s: Meqenese Zoti im nuk me dha femije, martohu me Haxheren dhe ndashte Allahu sh.sh te fale femije ajo." Pas kesaj Haxherja lindi nje djale te cilin e quajten Ismail. (Per me shume lexo suren Saffa nga ajeti 99-113, po ashtu do e permend me me detaj tek Jete e profetit Ismail a.s.)
Ne kete kohe filloj te ndryshoj dicka mes Sares dhe Haxheres pasi kjo e fundit e gezoj Ibrahimin me femije. Sara ju ankua disa here Ibrahimit se Haxherje me heq karsheri e Ibrahimi a.s., i thote: Ti e di. Me kete pergjigje Haxherja u ndje e pa sigurt duke pas parasysh shtatzanin e saj dhe u largua. Tregohet se Haxherja u largua dhe u vendos pran nje burimi uji, aty vjen meleku dhe i thote: Mos u frikeso. Allahu te ka dhene nje femije i cili do jete njeri i madh e i hajrit dhe te cilit do i jepet emri Ismaili. Pas kesaj Haxherja kthehet dhe lind djalin i cili u quajt Ismail (23). Xhelezia mes Sares dhe Haxheres rritej.
Profeti Muhammed a.s. tregon: (Kur ajo takonte Ibrahimin a.s.) "Haxherja vishte rroba te gjate, me qellim qe gjurmet ti mbuloheshin qe te mos i shikonte Sara." Ne nje trasmetim tjeter kemi ; Haxherja ishte e kujdesshme, dhe ajo ka qene gruaja e pare qe ka perdorur perparse me qellim tia fshehte shtatzanin Sares.(24) Duke shikuar tensionet mes Sares dhe Haxheres Ibrahimi a.s. vendosi ti ndante ato me banes. Me vone zbret tek Ibrahimi a.s. meleku qe e urdheron qe te marr Haxheren dhe sebashku me djalin ta dergoj ne Mekke afer nje druri te madh (25). Keshtu Ibrahimi i thote Haxheres qe do largohet (26), ndersa Haxherja e cila ende e kishte per gjiri Ismailin, dhe per me teper kur shikon nje lugin te shkrete, pa njerez, pa banesa, pa uje pa asnje gje , e kapi nga rrobat Ibrahimin duke ju lutur: "O Ibrahim! Ku po shkon e ne po na le ketu pa asnje gje, pa uje , pa shtepi pa siguri?" Ibrahimi nuk ju pergjigj; Haxherja vazhdonte ta pyeste: Si mund te jetoj ketu ne mes te shkretetires? Reagimi i Ibrahimit a.s. ishte perseri i njejte. Haxherja duke shikuar qendrimin e Ibrahimit a.s. e pyet: Allahu ta ka kerkuar kete? Ibrahimi a.s. i thote: Po! Haxheraja tha: Atehere nuk do jemi te humbur! Pas kesaj Ibrahimi a.s. u largua por se ishte shum i merzitur. Pa u largua shum nga djali dhe Haxherja Ibrahimi a.s. ju lut Allahut xh.sh per ta.
Allahu xh.sh thote: "Zoti yne! Une nje pjese te familjes sime e vendosa ne nje lugin, ku nuk ka bim, e prane shtepise Tende te shenjte. Zoti yne i vendosa aty qe te falin namazin, pra ben qe zemrat e disa njerezve te mallengjehen per ata, dhe per te falenderuar me mirenjohje, furnizoj ata me fruta. Zoti yne! S'ka dyshim se Ti e di cfare fshehim dhe cfare publikojme se Allahut nuk mund t'i fshihet asnje send ne toke e as ne qiell." (Ibrahim; 38-39)
Pasi nje kohe te shkurter Haxhers i perfundoj uji i pishem. Dielli ishte shume i fort, u lodh shume, fillon te shikoj nga Safa (27) dhe filloj te ngjitej ne te por nuk shikoj asnje njeri. Teksa kthehej Haxherja çoj pak fustanin dhe filloj te vraponte derisa arriti tek Merveja(28) edhe nga aty nuk shikoj asnje. Dhe kete e beri shtat here. (Edhe sot haxhilert vrapojne ndermjet Safas dhe Merves dhe ky vrapim quhet Saji.) Kur per here te shtat u ngjit ne kodren e Merves Haxherja degjoi nje ze , e ne vetvete heshti aq shume me qellim qe te degjoj, dhe perseri degjoj nje ze dhe Haxherja tha: Te degjova, mund te me ndihmosh?! Ne fakt ishte nje melek te cilin Haxherja e shikoj dhe qe qendronte pikerisht tek vendi qe sot eshte uji Zemzem. Meleku levizi dheun dhe nga ku filloi te dal uj aq shume saqe Haxherja filloj ta rrethonte ujin. Transmetohet nga Ibni Abasi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu e shperblefte nene e profetit Ismail a.s; sikur te mos kishte marr prej ujit zemezm, ai do te ishte burim i fuqishem."
Pasi Haxherja u ngop me uj dhe i dha te pi qumesht edhe djalit, meleku i thote: Mos u frikso se nuk do te jeni te humbur. Ne kete vend do te jete nje vend adhurimi qe do i behet Allahut xh.sh e ai vend do jete Qabja te cilin do ta ndertoj (ne nje vend tjeter kalon qe thote: do ta rindertoje) djali yt Ismaili me babain e tij Ibrahimin a.s." (Ibni Abasi)
Pas kesaj , tek Haxherja dhe djali i saj tregohet se arrin nje grup tregetaresh. Ne nje vend thuhet se ishin prej fisit Xhurhum apo prej nje familje me te njejtin emer. Duke ecur ato kishin nevoj te pushonin. Nga larg dalluan nje zog qe fuluturonte dhe thane: Me siguri aty rrotull ka uj. Derguan dike per te shikuar, dhe me tu kthyer personi vezhgues tha: Shikova nje person, po ashtu edhe uj te bollshem. Vendosin te shkojne tek uji ku u takuan me nenen e Ismailit a.s. . Kerkuan leje prej saj qe te ulen dhe te shuajne etjen dhe Haxherja pranoj duke pasur parasysh faktin qe ndodhej vetem. Dukeqenese lugina ishte ne nje vend kyc per karvanat tregetar plus faktin se aty tashme ka uj u quajt vend i bekuar dhe filluan qe shume familje te vendoseshin aty duke treguar respekt te vencante per Haxheren dhe familjen e saj.
Gjate jetes se Profetit Ibrahim a.s. Allahu xh.sh. i zbriti 10 shpallje (Suhufe) te cilat ishin rreth 100 faqe.
Ibrahimi a.s. kerkon nga Allahu xh.sh. te di si ringjallen te vdekurit
Pergjigjen e kesaj pyetje e kemi ne Kur'an ku Allahu xh.sh. na tregon se Profeti Ibrahim a.s. i thote Allahut xh.sh.: "O Zoti im! Me mundeso te shikoj se si i ngjall te vdekurit ! Allahu xh.sh. tha: A nuk e beson kete? Ibrahimi i tha: Po, por doja qe zemra ime te bindet! Allahu xh.sh. i tha: Merri kater shpend prane vetes, therri e coptoi, pastaj ne çdo koder vendos nga nje pjese te tyre, pastaj thirri ato, e do shikosh te vije te ty shpejt, e dije se Allahu eshte i Gjithefuqishmi, i Urti." (El Bekare; 260)
Dhe vertet Ibrahimi a.s. veproi ashtu sic Allahu xh.sh. e urdheroi. Keshtu Ibrahimi a.s. mori kater shpend i therri dhe i coptoi dhe me pasi i perziu ato e pastaj i shperndau neper kodra. Mbasi perfundoj kete, Ibrahimi a.s. i thirri (29) shpendet (30). Ne kete moment Ibrahimi a.s. (31) shikoj se si copat levizen duke kerkuar pjesen tjeter pa u ngaterruar me pjeset e tjera, dhe vijuan keshtu derisa u formuan e me pas shpendet nxitimthi fluturuan per tu paraqit para profetit Ibrahim a.s. (32)
Perse Allahu xh.sh. ia shtonte pasurin profetit Ibrahim a.s. ?
Allahu xh.sh. profetit Ibrahim a.s. i kishte dhene shume pasuri. Nje dite profeti Ibrahim a.s. iu lut Allahut xh.sh: "O Allah ! Nuk po mundem te te falenderoj aq sa duhet per gjithe kete pasuri, prandaj te lutem zvogeloje!" Allahu xh.sh. i thote: "Nese deshiron kete , atehere buken konsumoje ne kemb!"
Profeti Ibrahim a.s. fillon te konsumoj buken ne kembe por njekohesisht lidh ne qafe nje perparce qe grimcat te mos binin ne toke por ti konsumonte. Pavarsisht kesaj, pasuria sa vite dhe i shtohej.
Peseri profeti Ibrahim a.s. i lutet Allahut dhe Allahu xh.sh. i thote: "Per sa kohe je falenderues edhe per grimcen e bukes, nuk do ta paksoj pasurin, perkundrazi do ua shtoj ate!"
Profeti Ibrahim a.s. dhe jobesimtari
Profeti Ibrahim a.s. njihet per besimin e madh qe ai kishte ndaj Allahut xh.sh, mirepo nje dite i erdh nje jobesimtar (mexhus , dmth adhurus i zjarrit) i cili i kerkoj ushqim. Ngase profeti Ibrahim a.s. nuk e njihte i thote: Nese beson ne Allahun xh.sh. do te jap ushqim. Sapo degjoj pergjigjen e Ibrahimit a.s. jobesimtari largohet menjehere. Per kete veprim Allahu xh.sh. e kritikoj profetin Ibrahim a.s. duke i thene: Cfare bere keshtu? Qe me heren e pare nuk e ushqeve nderza Une kete person, qe 50 vite e ushqej dhe pse ai nuk me beson Mua. Prandaj kishe mundesi ta ushqeje pa i kerkuar qe ta nderronte besimin. Profeti Ibrahim a.s. e kuptoj gabimin dhe menjhere u nis per tek njeriu jobesimtar. Sapo profeti Ibrahim a.s. e ze jobesimtarin ne rruge i kerkon ndjes duke i treguar qe te kthehet e te ngopet me ushqim pa asnje lloj kushti. Jobesimtari i habitur me sjelljen e profetit Ibrahimit a.s. e pyet; Perse ndryshove mendje? Ne kete çast Profeti Ibrahim a.s. i tregon se si Allahu xh.sh. e kishte kritikuar. Kur jobesimtari e degjoj te verteten, ai u ndikua nga drejtesin dhe miresia e Allahut xh.sh. dhe vendosi te besoj Allahun xh.sh.
Mesimi i ngjarjes eshte: Asgje nuk behet me inponim por vetem me urtesi dhe sjellje te mire.
Vdekja e profetit Ibrahim a.s.
Nje dite profetu Ibrahim a.s. gjen brenda shtepis se tij nje njeri te panjohur i cili qendronte i ulur me shpin. Ibrahimi a.s. i thote: O njeri! Kthehu nga une dhe me shiko! Por ai nuk kthehet. Ibrahimi a.s. u habit dhe i thote: Kjo eshte shtepia ime, ndaj kthehu tju shikoj fytyren! Njeriu i panjohur kthehet dhe e pyet: Me te vertet kjo eshte shtepia juaj? Kjo pyetje e kthjellon Ibrahimin a.s. dhe me vete: Ky eshte melek! Dhe njeriut te panjohur i thote: U nxitova , te kerkoj ndjes , kush je ti? Njeriu i panjohut i thote: Une jam meleku i vdekjes! Ibrahimi a.s. e kuptoj qe Allahu xh.sh. e ka derguar per tia marr shpirtin (egjelin) dhe i thote melekut te vdekjes: O meleku i vdekjes! Çdo here gjate jetes kam pas nje merak. Çfare i thote meleku i vdekjes? Ibrahimi a.s. permend perplasjet me idhujtaret , me nemrudin etj , si ju je shfaq atyre kur ua ke marr shpirtin? Meleku i vdekjes i thote: O Ibrahim a.s. po te me shihje se me cfare pamje te frikshme ua marr shpirtin atyre (jobesimtareve) nuk do kishe mundur ta perballoje. Dhe pas kesaj pergjigjeje Ibrahimi a.s. ia dorezon shpirtin Allahut xh.sh.
Per te mesuar me shume mbi jeten e profeteve kliko ketu: Profetet
________________
1. Permendet 73 here ne Kur'an
2. Terahu ka qene njohur edhe me emrin Azer. Kur Azeri ishte rreth moshes 75 Tarihi u shtua me Ibrahimin a.s. ku sipas transmetimeve (Iben Abbasi) del se ai ka lindur afer Damaskut ne nje fshat te quajtur Berza) Ibrahimi a.s. kishte vella Nahorin dhe Haranin.
3. Ne qytetin e quajtur Sumer Ur
4. El Enbija ajeti 52 pashtu lexo suren Shura ajeti 69.
5. Po ashtu Allahu xh.sh e permend kete edhe ne suren Saffat; 83-98)
6. Saffat ; 88-89
7. Safat ; 91
8. El Enbija; 65
9. El Enbija ; 66-67
10. Medohet se katapulten e ndertoi nje qe quhej Hezen. Dhe kjo eshte katapulta e pare e ndertuar nga njeru.
11 El Enbija: 68
12. Transmetohet se nje tip zhabiku (Geko) i ka fryer vazhdimisht zjarrit prandaj Muhammedi a.s. ka urdheruar qe ta mbysni ate. (Ahmedi) Nje transmetim tjeter tregohet se te gjitha shtazet madje edhe insektet (milingona) kan nxituar te shuanin zjarrin me perjashtim te gekos. (Buhariu)
14.Thuhet se Nemrudi ka sunduar katerqind vjet.
15.Abdurrezak i transm, nga Mameri e ky nga Zejd Eslemi.
16.Nga Zejd Eslemi
17.Bashkeshortja e Ibrahimit a.s. Sara nuk lindte femije. Sipas transmetimeve te tjera kemi se Ibrahimi a.s. eshte takuar me Saren e cila ishte vajza e nje mbreti te quajtur Haran, dhe Sara la besimin e popullit te vet dhe ju bashkua Ibrahimit a.s. me te cilin edhe u martua. Sara eshte gruaja me e bukur e njerezimit.
18.Ebu Hurejre
19.Trans. nga Ebu Hurejra.
20.Transmetohet se Allahu xh.sh ia ka heq perden mes Ibrahimit dhe Sares e cila ishte drejtuar per nga mbreti, e tregohet se Ibrahimi a.s. e ka shikuar gjithe ngjarjen.
21.Beri me shenje pasi shikoj qe Sara nuk ishte vetem.
22.Mesohet se aty ka qendruar rreth 20 vjet.
23.Edhe Ismaili a.s. eshte pejgamber i Allahut xh.sh.. Sipas transmetimeve kur lindi Ismaili , Ibrahimi a.s. ishte rreth moshesh tetedhjete e gjaste vjec.
24.Buhari
25.Nen te cilin ndodhej uji i bekuar i Zemzemit.
26.Ibrahimi a.s. atyre ju la nje trsate me hurma nje en me uje.
27.Kodra me afer e quajtur Safa
28.Koder tjeter e cila quhej Merve
Sipas historianeve , Makpela ndodhet posht nje xhamie e cila eshte ndertuar ne kohen e Salahudinit (v.1188). Salahudini i lejoi te krishtert qe te vazhdonin me lutjetet e tyre. Kur Salahudini ndertoi xhamin ai ne çdo cep ndertoi minare , dy prej te cileve ende vijojne te qendrojne, po ashtu ndertoj edhe mimberin qe ende ekziston. Kur vendi u sundua nga Memluket, ata ndertuar gjashte shkalle, aq sa ishte numri i varreve. Ndersa kur vendi u sundua nga Osmanet ata bene riparime te shumta duke i kthyer madheshtin dhe dinitet vendit. Osmanet mermetuan varet duke i mbuluar me qilime me vler te madhe prej mendafshi te gjelber, te qenduar ne menyre madheshtore prej ari. Varret e grave jane te kuqe. Ne kete kohe pervec gjasht varreve te vjetra thuhet se ndodheshin edhe tre varre te tjere. Disa historian mysliman mendojne se profeti Muhammed a.s. ne udhetimin e Isras, nder vendet qe ka vizituar eshte edhe shpella Makpeles.
![]() |
Xhamia e profetit Ibrahim a.s. |
Duhet te kemi parasush se po flasim per nje vend i cili mendohet se ka historia mbi 2000 vjeçare dhe vendi vazhdon te kete status te mbrojtur. Sipas legjendave thuhet se shpella ka nje hyrje sekrete, dhe ne fakt tunelet qe ndodhen tek kjo shpell edhe sot vijojne te jene te mbyllur per turistet. Flasim per nje vend qe i perket kohes antike. Ne kohen e Salahudinit shpella u be xhami. Tek ky vend eshte nje shkrim ku thuhet se: "Ne kete vend jane te varrosur disa njerez te moshuar." Thuhet se ne kohen e Herodit te madh ai ndertoj aty nje tempull. Per shume kohe kjo shpell u la ne harres, por rreth vitit 1119 , nje murg i quajtur Arnoul hyri ne shpell kur zbuloi nje dhome te madhe rrethore. Shume kohe me vone rreth shekullit te 11-te ka shkruar per kete Benjami Tudela i cili nder te tjera thote; "Ketu eshte qyteti i te madhit Shen Abram de Bron, pra qyeti i Hebronit. Qytet i vjeter i cili dikur ishte i vendosur mbi male, por tani eshte shkaterruar ndersa ne lugin ndodhet qyteti i sotem i Makpelahut. Ketu eshte nje kishe e madhe e quajtur Shen Abrami qe ishte tempull i hebrenjeve gjate kohes se profetit Muhammed a.s. Ne shpell ndodhen gjasht varre jo te krishter, dhe ato jane te Ibrahimit a,s, Sares, Is'hakut me Rebeken , Jakupit a.s. me Lean. Kush e paguante mire rojen e shpelles , ai mund tju dergonte ne brendesin e saj. Rruga do na qoj te nje port prej hekuri e ndertuar nga te paret tane (atababalar). Pas shpelles se pare rruga dergon ne shpellen e dyte e cila ashtu si e para ishte bosh, per te vijuar deri tek shpella e tret ne te cilen ndodhen varret e permendura. Ne guret e varreve ka mbishkrime te gdhendura, ku shkruan: Ky eshte varri i Ibrahimit, Ky eshte varri i Is'hakut dhe keshtu me radh. Siç e permenda edhe me siper ne kohen e Salahudinit tek shpella u ndertua nje xhami, dhe turqit sot e quajn xhami e Ibrahimit a.s. Ne anglisht kjo shpell quhet: "Cave of Machpelah"
![]() |
Pamje nga brendesia e xhamise se Profetit Ibrahim a.s. |
33. Profetit Ibrahim a.s. Allahu xh.sh. i dergoi 10 fletushka (Suhufe)
July 14, 2017
Si e vlersonte profeti Muhammed a.s. pamjen e jashtme

-A deshiron ndonjeri qe ta bleje kete rob?
Sahabiu duke njohur zerin e Profetit Muhammed a.s. tha:
-O i Derguari i Zotit! Kush e merr nje njeri te shemtuar si une?! Po e bere kete nuk ke per te fituar ndonje gje te madhe.
Me pas Muhammedi a.s. tha:
-Ata qe mashtrohen nga pamja e jashtme nuk do te jepnin shume por tek Allahu vlera jote eshte e madhe!