June 11, 2024

Jeta e profetit Dhul Kifl a.s

Kur Iljasi a.s. u plak i thote popullit te tij: "Te dashurit e mi! Tashme jam plak dhe nuk kam force t'ju udheheq, ndaj vendosni nje udheheqes i cili te kete tre cilesi: 1.Te agjeroj diten, 2.te falet naten (nafile - namaz vullnetar) dhe 3te jete i drejte." Nga te pranishmit foli njeri qe tha: "Une i kam keto cilesi!" Iljasi a.s. i thote: Vertet i ben keto? Ai tha; Po! Mirepo nga paraqitja nuk ia mbush syrin Iljasit a.s. , ndaj nuk e pranon. Te nesermen Iljasi a.s. i thote popullit te njejten gje, por perseri asnje nuk foli perveç te njejtin person qe kishte fol dje. Ne keto kushte Iljasi a.s. e pranon ate duke e bere udheheqes. Ky njeri ishte Dhul Kifli a.s. (1) (Disa thone se ai ka edhe nje emer tjeter te quajtur: Bishr. Allahu e di)
Dhul do te thote: Posedues dhe Kifl: I drejte - Durimtar. Pra posedues i durimit. Po ashtu ka edhe kuptimin e njeriut te mir. Sipas Hakimit tek Mustedrek thote se: Dhulkifli ka qene djali i profetit Ejup a.s. (Mustedrek 2)

Profeti Dhul Kifl a.s. permendet ne dy ajete Kur'anor, surja Enbija dhe surja Sad ku Allahu xh.sh thote:
"Perkujto Ismailin, Idrizin dhe Dhul Kiflin , qe te gjithe ishin te durueshem." (El Enbijal 85)

"Kujto Ismailin, Eljasan dhe Dhul Kiflin, qe te gjithe jane nga me te miret (te perzgjedhur)." (Sad, 48) (2)

Pas largimit te profetit Iljasit a.s. drejtimin e Beni Israileve ju dorezua Dhul Kiflit a.s. Per kohen se kur ka drejtuar Dhul Kifl a.s. ka mendime te ndryshme. Disa thone se ai ka drejtuar pas profetit Ejub a.s. me konkretisht Dhul Kifl ka ardh pas Iljesait a.s., Disa te tjere thone: Dhul Kifl a.s. ka qene pasardhes i profetit Davudit dhe Sulejman a.s. Allahu e di.

Sikurse profetet e tjere edhe Dhul Kifli a.s. ishte njeri shume i dovotshem ndaj Allahut xh.sh , edhe pse ai u be udheheqes ai vijoi ti kete tre cilesit e siper permendura , mirepo kjo gje shqetesoj shejtanin i cili vendosi ta largoj nga ato cilesi. Muxhahidi ka thene: "Iblisi urdheroi shejtanet ta devijojne Dhul Kiflin nga rruga e drejte, mirepo nuk ia arriten. Ndaj shejtani e mori vete persiper ta mashtroj Dhul Kiflin."

Dhul Kifl a.s. ishte njeri i mire, durimtar njeri qe i bente ibadet Allahut me agjerim diten dhe naten ibadet. Mirepo Dhul Kifl a.s. ne kohen e drekes ulej ne gjume. Me qellim ta lodhte ate, shejtani marr formen e nje plaku te varfer dhe shkon tek Dhul Kifli a.s. pikerisht ne kohen e drekes ku ai flinte gjume. shejtani shkon tek Dhul Kifli dhe troket ne deren e tij.
Dhul Kifl a.s. pyet: Kush eshte?
Nje plak i moshuar te cilit i ka bere padrejtesit populli i tij!- i pergjigjet
Dhul Kifli a.s ia hap deren, dhe pasi ia degjoi hallin i thote: Kur te jem i lir, eja sonte ne dark dhe do ta zgjidh hallin tend!
Ne bremje Dhul Kifl e priti plakun e moshuar por nuk erdh. Dhul Kifl a.s. vendos ta kerkonte. Te nesermen teksa Dhul Kifl a.s. merrej me zgjidhjen e halleve te njerezve mendjen e kishte edhe tek plaku i moshuar se mos do vij, por jo. Kur Dhul Kifl a.s. ra ne drek per te pushuar, paraqitet plaku. Pasi trokiti ne dere, Dhul Kifli a.s. ia hapo dhe i thote: Te prita mbrem dhe nuk erdhe.
Populli im kur shikoj se jeni duke punuar ne rrugen e drejte, menduan se do me mbaje anen mua ndaj ata nuk e pranuan kete gje.
Dhul Kifl a.s. i thote; Eja ne mbremje se do e zgjidh!
Keshtu u ben dy dite qe Dhul Kiflit a.s. ngeli pas gjumin e drekes. Kur erdh darka , perseri Dhul Kifl a.s. e priti plakun por nuk erdh. Diten e trete Dhul Kifl a.s. ishte i lodhur per shkak te pagjumsise ndaj urdheroj qe te mos linin asnje ti afrohet deres time, derisa sa te bej gjumin tim. Dhe ashtu u be. Para deres u vendosen njerez. Pasi Dhul Kifl a.s. kishte hyr ne dhome te pushoj, paraqitet para deres se tij plaku i moshuar por e kthejne.  Kur plaku e kuptoj se nuk do e lejojne, hypi lart dhe ju afrua deres dhe trokiti. Dhul Kifl a.s. tha me ze: A nuk ju thash te mos lejoni njeri ti afrohet deres time? Roja i pergjigjet: Pasha Allahun nuk ka kaluar njeri nga ne, madje shiko edhe deren e kemi te mbyllur., mirepo plaku i moshur ishte brenda ne dhome. Dhul Kifl a.s. e pyet: Si hyre? Roja dhe çeslsi nuk jane penges per mua! Atehere Dhul Kifl a.s. i thote: Ti je lanetullahu, shejtani., Dhe shejtani i thote: Po! Gjith kete e bera qe te te lodhja , te te lija pa gjume , keshtu ti te lodhesh dhe te mos kesh mundesi ti besh Allahut ibadet gjate nates dhe te humbesh keshtu ibadetin, durimin e agjerimin. Por me kete reagim dhe zbulim qe arrite te besh, un tashme skam mundesi te te devijoj nga rruga e drejte. Ndaj Allahu e quajn Dhul Kifl te durueshem dhe te mir.(3)

Shumica e dijetareve kan pranuar mendimin e pare. Sipas Taberanit kemi se Dhul Kifl a.s per nje kohe ka banu ne Sham (Damask) te cilet ju bindet atij, por kur Allahu xh.sh. u kerkoj qe te luftojne ne rrugen e drejte, ato nuk pranuan duke i thene Dhul Kiflit a.s.: Ne duam jeten dhe jo vdekjen, por nese mund te na caktosh jeten aq sa deshirojme ne, atehere pranojme. Dhul Kifli a.s. u thote: Po kerkoni dicka te madhe. Pas kesaj Dhul Kilfi pasi fali namaz i beri lutje Allahut xh.sh duke thene: O Allahu im ! Une pranova qe te udheheq ne rruge te drejte, u thash qe te luftojne ata qe i benden shejtanit ne idhujtari. Une skam forc tjeter pervec asasj qe me ke dhene. Ti e di me mire se une se cfare kerkone. Ndaj per mos mbidjen e tyre, kerkoj te jem nen mbrotjen tende. Allahu xh.sh. i thote: A nuk e mesove se zgjedhja e juaj per ti udhehequr ata, eshte me e mire se sa ajo qe ata kerkojne? 
Keshtu ata vdiqen sipas kohes (exhelit) te caktuar nga Allahu xh.sh. 

Disa mendime se ku pretendohet se eshte varri i Dhul Kifl a.s.

Disa thone se Dhul Kifl a.s. vdiq ne Sham, ndersa disa pretedonje se varri i Eljases a.s. dhe Dhul Kiflit a.s. jane ne Dijerbakir te Turqise. Sipas versionit te dyte thuhet se babi i Dhul Kiflit a.s. ishte Buzi i cili ishte djali i xhaxhait te Eljesai a.s. Sipas tyre mbreti Salmasari internoi beni isralitet ne rajonin e Amidit bashke me ta edhe familjen e Dhul Kiflit. Ata u vendosen ne vendin e quajtur Egil. Ndersa kur vdiq Dhul Kifli mendohet ai u varros ne Dijerbakir. Ne gurin e ketij varri te madh ka te shenuar nje restaurim te varrit te bere sipas tyre ne vitin 1091, nga ku kan ndal ne perfundimin se restaurimi eshte bere nga nje mjeshter i madh me emrin Imad ne vitin 1094 dhe me pas eshte bere edhe nje restaurim tjeter nga e bija e shejhut Omer ne vitin 1680 ku mjeshter ka qene Ali Aliu. Sipas librave te vjetra te biblotekes se Dijerbakirit te Turqise shkruhet se: Dhul Kifl ishte profet dhe vendi i tij ishte ne Ergani. Po ashtu te njejtit thone se: Pran varrit te Dhul Kifl a.s. ishte dhe varri i Eljesait a.s. 

Ndersa disa te tjere thone se varri i Dhul Kifl a.s. ndodhet ne qytetin Al Kifl te Irakut dhe eshte pjese e kompleksit te xhamise Nuhajleti.

Tek besimet e tjera Dhul Kifl a.s. permendet me emrin: Ezekieli

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mesoni me shume duke klikuar: Jeta e profeteve 

____________
1. Iben Abbasi r.a.
2. Bazuar ne ajetet e Kur'anit , Iben Kethir ka thene: Dhul Kifli ishte profet. Duke e argumentuar se: Allahu e ka permendur Dhul Kiflin a.s. krahas pejgamebereve te tjere. Ndersa Ebu Musa el Eshariu dhe Muxhahidi thone: Dhul Kifli nuk eshte profet , por nje rob i drejte te cilin Allahu e ka lavderuar.
3. Marr nga https://islamansiklopedisi.org.tr/zulkifl

May 31, 2024

Jeta e Eljesai a.s.

Pamje nga nje fshat te Dijerbakirit te Turqise ku 
pretendohet se eshte gjetur varri i Eljesas a.s. & Dhulkiflit a.s. (viti 1995)


Pas profetit Iljas a.s. Allahu xh,sh ka ardh profeti Eljesai a.s. i cili thirri njerezit ne besim ndaj Allahut xh.sh. Kete profet e permend Allahu xh.sh. ne Kur'an ku thote: "Edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin, te gjithe keta i veçuam mbi njerezit e tjere." (El En'am;86) Po ashtu ne nje ajet tjeter kemi: "Perkujto Ismailin, Eljesan, Dhulkiflin, qe te gjithe jane prej te zgjedhur (Ve kul-lun minel ehjar: me te miret)." (Sad, 48)
Nga dy ajet e Kur'anit kuptojme qarte se Eljesai a.s. ishte nder njerezit e zgjedhur (Nebi) te Allahut xh.sh. Sipas dijetareve fjala Eljesa vjen prej fjales Jesa ose Lejsa. (Kurtubiu)

Pasi Iljasi a.s. me lejen e Allahut shpetoi nga vuajtjet e popullit , ata shume shpejt harruan dhe dolen  perseri kunder Iljastit a.s. duke ju rikthyer idhullit te tyre i quajtur Bal. Per kete Iljasi a.s. u merzit aq shume sa qe i kerkoj Allahut xh.sh qe ta marr nga kjo bote. Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen, duke i caktuar vendin ku do shkoj. Sipas Vehb n. Munebiut , Iljasi a.s. sebashku me Eljesain a.s. shkuan tek vendi qe Allahu xh.sh. i kishte caktuar. Aty shfaqet nje kafshe ngjyre zjarri ngjashem me nje kale i cili ndaloj para Iljasit a.s. Me pas Iljasi a.s. hyp ne te dhe fillon te largohet drejt qiellit. Eljesai a.s. i thote: Po shkon dhe mua po me len vetem , mes ketyre njerezve?! Iljasi a.s. i thote: Duro, pasi Allahu do te dergoj ty melekun xhebrail, dhe kur ai te vij nuk do kesh me nevoj per mua. Ne kete kohe nga lart i leshon Eljeait a.s. sexhaden e tij ne te cilin kryete namazin. Ne kete kohe popullit idhujtar ju rikthyen ndeshkimet, ngado qe te shikosh gjeje kufoma ne toke. Aq e trishte u be gjendja saqe nuk gjindej njeri per ti varros. Nga ana tjeter Eljesai a.s. largohet nga populli idhujtar duke u vendosur ne nje fshat i quajtur Eriha (Jeruzalem-Palestin) (1)

Tregohet se ne fshatin e Eriha uji ishte bere jo i pishem. Te trishtuar banoret shkuan tek Eljesai a.s. duke i kerkuar ndihme. Eljesai a.s. shkon tek uji dhe duke i hedhur krip thote; Behu i pishem! Me lejen e Allahut xh.sh. uji u rikthye ne gjendjen e meparshme.

Po ashtu tregohet se nje grua e ve shkon tek Eljesai a.s. ku i kerkon ndihme , pasi borxhet e kishin mbuluar dhe se nuk kishte asnje mundesi si ti kthente. Eljesa a.s. e pyet: Çfare ke ne shtepi? Ajo i thote asgje tjeter perveçse nje lug vaj. Eljesa a.s. i thote: Shko dhe hidhe ate lug ne nje en. Gruaja pasi shkon ne shtepi ben siç i urdheroj Eljasa a.s, por teksa po zbatonte urdherin shikon se enet e guzhines mbushen me vaj, te cilin gruaja filloj ta shes aq sa likujdoj gjith borxhet.

Ashtu si çdo njeriu edhe Eljesai a.s. (2) ju afrua vdekja ndaj ajo thirri Dhulkiflin te cilit i kerkoj ti kryej ai sherbimet (namazin e xhenazes , varrimin) kur te vdes si dhe per ti treguar popullit qe Dhulkifli eshte drejtuesi juaj.(3) Mendohet se Eljesa a.s. ka vdekur gjate kohes se sundimit te mbretit Isralit Josha.(4)

Pergatiti
Gezim KOPANI


___________
1. https://islamansiklopedisi.org.tr/elyesa
2. Disa thone qe Eljesai a.s. ka jetuar ne te njejten kohe me profetin Ejub a.s. Disa tjere tone se ishte nisur per te takuar profetin Ejub a.s. dhe kur arrin ne fshatin e quajtur Ejub Nebi i paska dal shejtani ne rruge me pamjen e nje gruaje te moshuar ku pasi e pyet Eljesain a.s. i thote: Mos u lodh kot, pasi Ejubi eshte larguar ne nje vend tjeter! Eljesai a.s. i thote: Nuk eshte e mundur! Mirepo shejtani vijoi me mashtrimet e tij, dhe Eljesai a.s. duke shikuar gjendjes e saj, si e moshuar kthet nga Allahut xh.sh. ku i kerkon tia marr shpirtin. Sigurisht keto jane pretendime te pabaza por qe rendomte jane te njohura ne qytetin e Shanlëurfes ne Turqi te cilet pretendojne qe varri i Eljesait a.s. ndodhet aty dhe jo ne Dijerbakir. (http://www.sanliurfa.bel.tr/tr/icerikdetay/33/133/hz--elyesa-a-s--turbesi.aspx)
3.Thuhet se ne qytetin e Dijerbakirit te Turqis me 13-14 shtator te vitit 1995 jane zbuluar disa varre. Dy prej te cileve shume te vjeter. Sipas shkrimeve pretendohet se njeri varr mban emrin e Eljesait a.s. dhe tjetri i Dhulkiflit a.s. Sipas studiuesve varret jane rreth 3000 vjeçar. Thuhet se kur jane hap varret kan shikuar trupat e tyre ne qefin te podekompozuar (pa prishur). Madje njeri nga pjestaret e komisionit pretendon se i ka prek, duke thene: Trupin e kishin te paprishur dhe te bute. Fytyra e tyre dukej sikur te nje njeriut ne gjume. Nje mendim tjeter eshte se varri i Eljesait a.s. ndodhet ne Shanlëurfa te Turqise.
4.http://diyarbakirmuftulugu.gov.tr/peygamberMakamKabirleriDetay.asp?id=1/


May 24, 2024

Jeta e Profetit Iljas a.s.

Ilustrim. Tabllo persiane ku tentohet te tregohet Hizri a.s. dhe Iljasi a.s duke u fal ne Qabe

Pegamberi Iljas a.s. permendet ne Kur'an ku Allahu xh.sh. thote: "Vertet Iljasi qe nje nga te Derguarit." (Es Saffat; 123) "Selam (Paqja Jone qofte) mbi Iljasin!(Es Saffat; 130) "Edhe Zekerija, edhe Jahjai, edhe Isai edhe Iljasi , secili prej tyre ishin prej te drejteve." (En Am; 85)

Profeti Iljas a.s. eshte nga pasardhesit e profetit Harun a.s. Allahu xh.sh. e dergoi Iljasin a.s. profet ne vendin e quajtur Balbek (beni isralitet). Ky popull kishte divijuar nga rruga e drejte dhe benin shirk - idhujtari duke adhuruar idhullin e quajtur Baal (Beal), qe sipas mitologjis simbolizon nje grua perendesh. Per kananet Baali ishte hyjni. (1) Thuhet se Balbeku me pare quhej me emrin Bek i cili sundohej nga nje mbret mizor. Mbreti bashkoj emrin e balit me bek ndaj mori emrin Balbek.

Per ti udhezuar ne rrugen e drejte Allahu xh.sh. dergoi tek ky popull Profetin Iljas a.s. i cili u tha: A nuk i friksoheni Allahut? Do lusni Bealin dhe te hiqni dore nga Allahu Zoti juaj dhe i baballareve tuaj te pare? Por ata e pergenjeshtuan Iljasin , keshtu ata padyshim do te ndeshkohen, perveç roberve te zgjuar te Allahut , njerzit me besim te plote dhe te bindur ndaj Allahut. Dhe Ne lam per te perkujtim pergezues , nder brezat e pastajme. Selam! Paqja jone qofte mbi Iljasin. (Es Seffat; 124-129)

Njerezit jo vetem qe nuk e besuan, por vendosen ta largojne apo ta vras Iljasin a.s, por ai u largua dhe per shtate apo dhjete vite jetoi ne nje fshat apo mal (shpell). Mbreti i kohes (Ahab=Akab) nuk ndaloi se kerkuari , por nuk e gjenin dot, pasi Allahu e ruajti Iljasin a.s. Kur Iljasi a.s. arriti ne nje fshat , i ftoj te besonin Allahun xh.sh.
Banoret e fshatit pranuan ftesen, madje kerkuan qe Iljasi a.s. te jetoj me ta. Thuhet se Iljasi a.s. u strehua ne shtepin e nje grua e cila kishte nje femije te semur. Kur ajo shikoj urtesit e Iljasit a.s. i kerkoj te bej dua (lutje) per femijen e semure qe te sherohet, dhe Iljasi a.s. pranoi dhe pasi fali namaz beri dua, dhe femija u sherua. Femija ishte Eljesai a.s. i cili mesoi nga Iljasi a.a. Teuratin. (2)

Versioni tjeter eshte: Nje grua teksa po kerkonte ilaç per sherimin e femijes rastesisht takoi ne mal Iljasin a.s. ku ajo arrit te kuptoj qe Iljasi ishte njeri i ditur dhe besimtar i kerkoj te lutet per femijen e semure. Allahu e di !

Pas nje kohe Iljasi a.s. i thote Allahut xh.sh: "O Allah! Beni israilet hoqen dore nga bindja ndaj teje duke bere idhujtari , ndersa ti o Allahu, atyre u dhe çdo te mir, ujra, kopshte e prodhime te ndryshme, ndaj o Allahu per shkak te mos bindjes se tyre ndaj madheshtis Tende mos ua jep ma keto bereqete, sepse nuk e meritojne! Allahu xh.sh. i thote: O Iljas! Une bereqetin e tyre e kam vendosur ne duart e tua! Ndaj kjo gje eshte ne doren tende. Iljasi a.s. i thote Allahut xh.sh: O Allah! Meqe ma le ne doren time , atehere per tre vite mos u lesho shi."

Dhe ashtu ndodhi. Per tre vite popullit idhujtar te baalit nuk u ra asnje pik shi. Jeta e tyre u veshtirsua shume, por ato perseri i pergjeroheshin idhullit te tyre, por ne kembim nuk ra shi dhe asngje gje e mir nuk u vinte. Pasi kaloi nje kohe dhe njerezit u veshtrisohej edhe me mbijetesa, Iljasi a.s. i pyet: Keni ndonje pergjigje nga idhulli juaj ? Jo i pergjigjen! Dhe me pas populli i kerkoj Iljasit qe ta lus Allahun per ta. Iljasi a.s. pranoi, dhe pa perfunduar mir lutjen pas shpines se Iljasit a.s. ku ndodhej deti, shfaqen ret e dendura te cilat me te afruar fillojn te leshojne shi. Thatesia u largua dhe çdo gje u gjallerua.

Pas nje kohe , populli qe shpetoj nga vuatjet perseri mohuan Allahut dhe pejgamberin e tij Iljasin a.s. duke u rikthyer ne idhujtarin e tyre. Kur profeti Iljas a.s. e shikoj kete, i kerkoj Allahut xh.sh. qe ta marr nga kjo bote. Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe i thote te shkoj ne kete vend.

Sipas Vehb b. Munebbiut kemi se; Iljasi a.s. shkoi tek vendi i caktuar nga Allahu xh.sh. dhe bashke me te ishte edhe Eljesai a.s. Ne vendin e caktuar u shfaq nje kafshe ngjyr zjarri, ngjashem me nje kal dhe ndaloi para Iljasit a.s., i cili hyp ne te. Teksa po largohej, Eljesai a.s. i thote: Çfare me urdheron te bej , ti po shkon dhe po me len pa mbrojte ne mesin e popullit idhujtar? Iljasi a.s. i thote: Prit , pasi Allahu xh.sh. do dergoj melekun xhebrail, dhe kur te vij ai ti nuk do te kesh me nevoj per mua! (3) Me pas Eljesai a.s. u largua derisa u vendos ne kodren Kasijun te Shamit.

Disa mendimeve thone se; Iljasi a.s. por edhe Hidri a.s. here pas here zbresin ne toke per objektiva te caktuara. Sipas Kabit : "Kater ferrefyes jane ende gjalle. Dy jane ne toke dhe dy jane ne qiell. Ato te tokes jane Iljasi a.s dhe Hidri a.s. ndersa te qiellit jane: Idrizi a.s. dhe Isai a.s."

Nga kjo dihet takimi i Hidrit a.s. me Iljasin a.s. te cilet thuhet se takohen çdo vit ne Jerusalem (Aksa) dhe çdo vit kryejne haxhin ku aty pijne ujin zemzem. Uji zemzem u mjafton atyre per nje vit. Allahu e di

Po ashtu ne nje transmetim i konsideruar i dobet, por qe permendet tek El Hafidh Ebu Beker Bejhekiu tregon se: Na ka treguar Ebu Abdullah es Halifi se ka degjuar Ebu El Abbas Ahmed b. Seidi el madani el Buhariu, e ky nga Abdullah b, Mahmudi dhe ky nga Abdan b, Sinani ...etj se Enes b. Maliku ka treguar: "Nje here duke udhetuar me profetin Muhammed a.s. ndaluam ne nje vend, ku takum nje njeri i cili lutej duke thene: O Allah! Me mundeso te jem njeri nga pasuesit e profetit Muhammed a.s., meqenese ata do jene te meshiruar, do u falen gjynahet dhe do u pranohet pendimet e bera!" Enesi r.a thote: Iu afrova dhe shikova nje njeri i cili ishte trup i gjate (30 berryla). Me pyeti se kush isha, dhe ju pergjigja: Une jam Enes bin Maliku, sherbetor i profetit Muhammed a.s.! Pastaj me pyeti: Ku eshte profeti? I thash: Ketu afer! Ai me tha: Shko dhe percillja selamin tim duke i thene: Vellai yt, Iljasi, te dergon selam! Shkova tek profeti Muhammed a.s. dhe i tregove, dhe me pas i Derguari a.s. ia ktheu selamin dhe e perqafoi. Pastaj u ulen dhe filluan te bisedojne.
Iljasi a.s. i tha; O i Derguari i Allahut! Une ha vetem nje here ne vit, ne diten e sotme, ndaj ulu edhe ti sebashku me mua! Enesi r.a. vazhdon: Pastaj zbriti sofra nga qielli, me buk te bardhe, me peshq dhe bime e ngjashme me majdanozin, rrush, perime te ndryshme, rrush, hurma etj. Te dy u ushqyen, dhe me dhane edhe mua , pastaj falem namazin e ikindis. Me pas profeti Muhammed a.s. e percolli, ndersa une e shikova duke u ngritur ne qiellin e hapur me nje re." (Iben el Xhevziu thote se ky hadith nuk eshte i vertet dhe nuk ka asnje baze) pavarisht kesaj ky trasnmetim i Enes b. Maliku eshte i shkruar ne librat e historise se profeteve

Tregohet se profeti a.s e ka pyetur Iljasi a.s. per Hidrin a.s. dhe Iljasi a.s. i ka thene; "Jam takuar vitin e kalur me te dhe me ka thene se une do ju takoj para tij. Ndaj dergoj selam nga une!" Allahu e di!

Pergatiti
Gezim KOPANI




_________
1. Baal eshte emri i nje prendi pagane grua , nje statuj prej ari rreth 10 m e gjate. Si fjale vjen nga gjuha semite. Sipas mitologjis populli besonte se Bali ishte perendia e pjellurise, njekohesisht e eres , shiut dhe stuhis etj. Nese e merrim te mireqene dialektin protosemit, verejme se behet fjale per dialektin semit ne veriperendim ku hyjne si deshmi e pare e epokes se bronzit te mesem te quajtur amorit. Ne kete grup bejn pjese aramishtja, amorishtia dhe kananishtia. Disa thone se kananishtia perdorej nga fenikasit ne epoken e hekurit. Balbeku gjendet ne Liban.
2. Ne kristianizem Iljazi a.s. njihet me emrin Shën Elia dhe eshte nje nder profetet e medhenje. Ai kishte per detyre te kthente njerezimitn tek Hyji i vetem siç thote vete emri Eli dmth: Hyji im. Gjate kohes se mbreterimit te Akabit (Ahab) gruaja e tij, Jezabel (fenikase) futi paganizmin duke adhuruar Baalin. Kur kjo ndodhi Hyji (Zoti) dergoi profetin tek mbreti Akab ku per shkak te mekateve i shpalli tre vite thatesire. Pas nje kohe Elia u rikthye tek populli ne malin Karmel ku sfida mes Shen Elias dhe priftave qe per Baalin. Per tu bere e qarte se cila kishte te drejte vendosn ne altar si shenje nje gatim (si te thuash buke) dhe atij qe do i vije zjarri nga qelli ai eshte ne rrugen e drejte. Por zjarri erdh vetem tek buka apo flija qe Elia kishte vendosur duke e djekur apo pjekur ate. Mirepo per shkak te humbjes bashkeshortja e Akabit, Jezabel u betua se do hakmerrej ndaj Elias, per kete Elia u largua...
3. /https://islamansiklopedisi.org.tr/ilyas/


May 20, 2024

Myftinia Tiranë reagon për rastin e “martesës” pabazë ligjore mes dy individësh të së njejtës gjini

Postimi ne fb i Myftinise Tirane

Myftinia Tirane nepermjet nje deklarate ka reaguar ne faqen e saj ne fb mbi "martesen" pabaze ligjore mes dy individesh te se njejtes gjini. Me posht reagimi i plote i Myftinise Tirane


Deklarate

Myftinia Tirane ka percjelle me shqetesim aktin e pabazur ligjerisht te nje "martese" mes dy individesh te se njejtes gjini te mbajtur ne ambientet e nje institucioni shteteror.
Me te njejtin intesitet, Myftinia Tirane , percjell edhe shqetesimin e mijera besimtareve dhe qytetareve te Tiranes, te ciles ndjehen te irrituar para nje akti te tille i cili nuk perfaqeson as botekuptimin, as fene dhe as traditen e shqiptareve.
Zhvillimi i nje proçedure te tille ne kundershtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes se Republikes se Shqiperise eshte nje veprim i rrezikshem per te legalizuar dhe normalizuar nje proçes qe tenton te imponohet pa deshire permes shkaterrimit te familjes dhe kultures tone kombetare.
Ne, keshillojme dhe u bejme thirrje institucioneve te jente te kujdesshem ndaj ngjarjeve te tilla duke mos u profilizuar ne drejtimin e kundert me pjesen derrmuese te votuesve dhe takspaguesve shqiptare.
Myftinia Tirane, mbetet e angazhuar teresisht dhe fuqimisht ne mbeshtetjen dhe promovimin e vlerave te familjes si thelbi i shiqerive te krijuar nga Zoti i Lartesuar per mbarevatjen e njerezimit.
Po ashtu mbetet e angazhuar ne promovimin e çdo akti i cili synon lartesimin moral te ndergjegjes tone kombetare si dhe çdo sipermarrjeje qe çon drejt mireqenies tone publike materiale apo shpirterore qofte ajo.

Myftinia Tirane

(dt. 20.05.2024)


May 16, 2024

Mysliman dhe katolik pas vizitave në shtëpit e fshatit Kabash , Pukë me rastin e festës së Bajramit (1958)

Kabash , Pukë (1958)

Mysliman dhe katolik pas vizitave ne shtepit e fshatit Kabash , Puke me rastin e festes se Bajramit. Fotografi eshte bere rreth vitit 1958 (muaji prill?). Me aq sa eshte arrit te identifikohen ne fotografi jane:
Nga e djatha siper: Muhamet Barxhani , Pal Marashi , Rasim Adem Cubaku , Halit Mustafa ? Bajram Imer Dema , Brahim Tahir Hadroj , Riza Avdi Barxhani ? Qamil Imer Dema.
Majtas poshte: Rexh Lek Lusha , Isa Tahir Hadroj (kembekryq) 
Sipas Gezim Hadroj fotografi eshte bere ne oborrin e shtepis se Xhemal Vocrrit .
Fotografin mund ta kete bere Kapllan Çoba?

Pergatiti
Gezim KOPANI

Shenim:
Kjo fotografi publikohet per here te pare.

April 14, 2024

Presidenti i Ujë Lajthiza Hajri Elezaj shtroi iftarë për agjëruesit e muajit ramazan

 .



Ne iftarin tradicional te shtruar nga KBI Prizren

Fotografi nga pjesmarrja ne iftarin tradicional te shtruar nga KBI Prizren , ku me kete rast pasi falenderova kreun e KBI Prizren Valon ef. Ibrahimi per ftesen i urova agjerimin e muajit ramazan atij dhe gjithe besimtareve mysliman. Date, 03 prill 2024