Pasi Allahu xh.sh. beri detyrim (farz) haxhin, profeti Muhammedi a.s. zhvilloi haxhin e pare e te fundit pasi Profeti a.s. aty mbajti edhe fjalen e fundit drejtuar xhematit. Hytbja e lamtumires u krye ne vitin e dhejte te hixhretit. Kur eshte nisur per te kryer haxhin profeti Muhammed a.s. kishte me vete rreth njeqind deve per ti bere kurban. Gjate rruges profeti Muhammed a.s. u foli besimtareve mbi haxhin. Kur arriten tek vendi i quajtur Dheulhulejfe Muhammedi a.s. u thote bashkeudhetareve te tij:
"
I derguar nga Allahu xh.sh me erdhi sonte Xhebraili i cili me urdheroi: Fal namazin ne kete lugin te bekuar dhe thuaj se ke bere qellim (nijet) per haxh, edhe per umre." (Buhari)
Ne kete vend Muhammedi a.s. fali dy rekate namaz per ihram. Ne fund falenderoi Allahun xh.sh duke bere tesbih dhe madherime (tekbir), nder te tjera profeti Muhammed a.s. tha:
"
Allahu im! Bema kete haxh te mir e te pranueshem, ku te mos kete hipokrizi dhe popullaritet!"( Ibn Maxhe)
Pasi hyri ne ihram i thote shokeve se kush ka vendos te bej haxhin apo umren te thote: "
Lebejk Allahumme lebej; lebejke la sherike lebejk. Innel hamde, ve niamete , vel mulk la sherike lek. dmth: Nen urdherin tend o Allahu yn! qe ska te dyte; Lavderimi, begatite , pushteti e pasuria jane te Tuat." (Buhari)
Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "
Allahu im! Shotoje nderin, madheshtine, bujarin dhe paraqitshmerin kesaj Shtepie (Qabe) Shtoja nderin, bujarin, paraqitshmerin, bekueshmerin dhe miresin edhe atyre qe me haxh dhe umre e respektojne ate!" (Ibni Sad)
Profeti Muhammed a..s iu afrua Gurit te Zi ku syt ju mbushen me lot, dhe nga cepi i gurit filloj tavafin. Ne tre rrotullimet e para eci shpejt, ketu ai ka thene ajetin: "
Zoti yne! Jepna neve te mira edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter (ahiret) dhe na mbro nga ndeshkimi i xhehenemit!"ne arabisht: "Rabbena etina fid-dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adheben nar." (El Bekare 201)
Me pas fal dy rekate tek Mekami i profetit Ibrahim a.s. dhe pasi u kthye serisht tek guri i zi u kthye nga Omeri r.a. te cilit i thote:
"
O Omer! Ti je nje burre i fort! Mos i mundi te dobetit duke i shternguar njerezit te arrije tek Guri i Zi! As mos u shqeteso vete, as mos shqeteso te tjeret! Ne gjesh hapsir puthe Gurin e Zi, ne te kunderten bej vetem shenjen e ferkimit me duar dhe puthjes, kendo fjalen e Nisjes (Lebjekun) bej madherime (tekbir) dhe ec!" (Ahmedi)
Me pas profeti Muhammed a.s. doli nga Qabja ku shkoj tek kodra Safa ku tha ajetin "
Nuk ka dyshim se Safa dhe Merve jane nga shenjat e Allahut" (El Bekare 158)
Me pas aty filloj ecjen dhe kthimin mes dy kodrave. Me filloj tahlil dhe tekbire nga tre edhe shtat here duke thene: "
Nuk ka zot tjeter vec Allahut qe eshte nje dhe i vetem. Ai ska te ngjashem e te barabarte! Pasuria dhe pushteti jane te tij, lavderimi i takon vetem atij! Ai ngjall dhe vdes! Ai ka fuqi per cdo gje! Nuk ka zot tjeter vec Allahut! Allahu e zbatoi premtimin, e ndihmoi robin (njeriun) e vet, i shkaterroi i vetem te gjitha ushtrite e mbledhura per keq e armiqesi." (Ibn Maxhe)
Pastaj nga Safa kalon ne kodren Merve dhe kur arriti ne mes filloj te shpejtoj pak ecjen, me pas beri ecje normale. Ne kthim tha: "
O Zot, me fal mua dhe ki meshire per mua! Ti je mi madhi me bujari!"
Ne diten e peste te qendrimit ne Meke, hyp ne deve dhe shkon ne Mina ku fal namazin e drekes, ikindis, akshamit dhe jacise dhe mengjesin e dites dites tjeter. Me pas u nis per ne Arafat.
Pasi profeti Muhammed a.s. perfundoi ritualin e haxhit ne Arafat mbajti Hytben e Lamtumires ku sot ndodhet nje xhami.
HYTBJA E LAMTUMIRES
"O njerez!
Me degjoni me kujdes ato qe do ju them ! Nuk e di , ndoshta pas ketij viti nuk do te jemi bashke me ju !
O njerez!
Ashtu siç eshte shenjte kjo dite, ashtu siç eshte i shenjte ky muaj, ashtu siç eshte i shenjte ky qytet, ashtu jane te shenjta edhe jeta, pasuria dhe nderi juaj, çdo lloj dhunimi i tyre eshte i ndaluar!
Shoke te mi!
Neser do te takoheni me Zotin tuaj dhe pa dyshim do jepni llogari per te gjitha qendrimet dhe veprimet tuaja! Kujdes, pas meje ne asnje menyre te mos ktheheni ne zvetenimin tuaj te vjeter e te vrisni njeri tjetrin! Ta dini se une do te shkon me para dhe do tju pres ne krye te Hauzit! Do te gezohem per numrin tuaj te madh ne krahasim me popujt e tjere! Kujdes, mos ma nxini fytyren!
Shoke te mi!
Kush te kete nje amanet, tia jap te zotit! Eshte hequr çdo lloj kamate, e kam vene nen kembe. Por duhet te jepni borxhin themelor, As mos beni padrejtesi, as mos u goditni nga padrejtesia. Me ne fund , me urdher te Allahut, eshte ndaluar marrja e kamates. Kam vene nen kembe (ndalu) çdo forme te ketij zakoni te mbrapshte te mbetur nga koha e injorances. Kamata e pare qe hoqa, eshte kamata e xhaxhait tim, Abasit, te birit te Abdylmutalibit.
Shoke te mi!
Jane hequr plotesisht te gjitha gjakmarrjet e mbetura nga koha e injorances. Gjakmarrja e pare qe hoqa, eshte gjakmarrja e kusheririt tim , Rebiait, te nipit te Abdylmutalibit.
O njerez!
Sot djalli e ka humbur perjetesisht forcen e rivendosjese se ndikimit dhe sundimit te tij ne tokat tuaja. Por ju, veç ketyre gjerave qe ndalova, nese ne gjera qe do tju dukeshin te vogla, do ti vinit per shtat atij, kjo do ta kenaqte ate. Per ta ruajtur fene, duhet te ruheni edhe prej gjerave te tilla!
O njerez!
Respektoni te drejtat e grave! Trajtojeni ato me dashuri dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frike Allahun! Ju i moret grat si amanet nga Zoti, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit! Ju keni te drejte mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj, kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre me menyre legale, çdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lehohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij.
Keni kujdes qe skllerverit ti ushqni me ate qe hani vete dhe ti visheni me ata qe visheni vete. Po qe se bejne nje gabim qe nuk mundeni ta falni, jepni leje te shkojne, por kurre mos i mundoni! Sepse edhe ata jane rob te Allahut!
O besimtar!
Degjomani dhe mbajeni mend mire fjalen time! Myslimani eshte vella me myslimanin, keshtu qe te gjithe mylimanet jane vellezer , e motra. Nuk lejohet cenimi i çfaredo te drejte qe i perket vellaut tuaj te fese perderisa ta kete dhene vete me kenaqesi.
Mos beni padrejtesi! Dhe mos iu nenshtroni padrejtesise! Mos grabitni te drejtat e popullit!
Shoke te mi!
Mos i beni padrejtesi as vetes suaj! Mbi ju rendon e drejta e vetes tuaj!
O njerez!
Çdo fajtor pergjigjet vete per fajin e tij. Asnje femije nuk e vuan denimin e fajit te kryer nga i ati. Dhe asnje prind nuk behet pergjegjes per fajin e te birit!
O njerez!
Zoti i ka dhene ne Kur'an gjithsekujt te drejten qe i takon. Nuk eshte e domosdoshme lenia e testametit per trashegimtarin (me pare ishte e detyruar, ndersa Islami e vendosi ne deshiren qe te lej testament...) Femija eshte i atij ne shtratin e te cilit ka lindur. Ai qe kryen mardhenie jashtekurore, perjashtohet nga e drejta prinderore. Nje te pafisme qe pretendon perkatesi gjinie tjeter nga ajo e te atit ose nje skllav, mosmirenjohes qe vazhdon lidhjet me dike tjeter veç zoterise se tij, e zete zemerimi i Allahut , urrejtja e melekeve dhe mallkimi njerezve! Zoti nuk i panon as pendimet, as drejtesin e as deshmit e njerezve te tille!
O njerez!
Koha e cila eshte ne nje nderrim te panderprere, ka ardhur ne gjendjen e dites kur Allahu krijoi qiejt e token. Nje vit eshte sa dymbedhjete muaj. Kater nga keta jane muaj te ndaluar. Tre nga keta jane njeri pas tjetrit, Dhulkade, Dhulhixhe, dhe Muharrem, kurse i katerti, Rexhep (mes xhemadhijel ahir dhe shaban). Kete vit, muaji i ndaluar erdh ne vendin e tyre te vjeter. Stina e haxhit ne diten e dhjete te Dhulhixhes.
O besimtar!
Po ju le nje amanet nese mbaheni fort pas tij, kursesi nuk do e ngaterroni rrugen. Ai amanet eshte Kur'ani libri i Allahut!
O njerez!
Adhuroni Allahun xh.sh , falni pese kohet e namazit, agjeroni muajin e ramazanit dhe bindiuni urdherave te mia qe te hyni ne xhennet!
O njerez!
Ruhuni nga teprimi. Teprimi ne fe (teprim ose devijim) ka qene shkaku i shkaterrimit te paraardhesve. Veprimet e haxhit mesojeni prej meje. Sdi nese do te takohemi ketu me ju pas ketij viti! Ata qe ndodhen ketu keto keshilla tua percjellin atyre qe nuk ndodhen ketu. Mund te te ndodh qe ai qe nuk eshte ketu ti kuptojme me mire fjalet e mija se ai qe i degjoi vete!
Me pas Muhammedi a.s. tha:
O njerez!
Neser do tju pyesin per mua; çkeni per tu thene?
Te gjithe shoket (te pranishmit) nje zeri thane:
Deshmojme dhe vertetojme ne plotesimin e Pejgamberise tende, detyren te cilen e derguat ne vend duke na porositur dhe keshilluar.
Pas kesaj Muhammedi a.s. i pyeti tre here te pranishmit:
A ju shpjegova (kumtova) fene?
Po ashtu nga tre here te pranishmit thane:
Po , e shpjegove!
Me pas Profeti Muhammed a.s. duke ngritur duart nga qielli kerkoj deshmin e Zotit duke thene:
Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im!" (Muslimi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ahmedi etj)
Me pas Allahu xh.sh. zbriti ajetin Kur'anor te sures El Maide qe thote:
"Juve u jane ndaluar te hani; ngordhesira, gjaku, mishi i derrit, ajo qe therret jo ne emerin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shpuarja (nga briri i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, perveç asaj qe arrini ta therrni (para se te ngordh), ajo qe eshte therrur per idhuj dhe u eshte ndaluar te kerkoni me short fatin. Ky eshte mekat ndaj Allahut. Tashme, ata qe mohuan, humben shpresen per fen tuaj (se do te nderroni), andaj mos i keni frike ata, por Mua te me frikesoheni. Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntin Time, zgjodha per ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (te haje nga te ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur per qellimin mekatin, Allahu fal shume dhe eshte Meshirues." (El Maide, 03)
Vdekja e Profetit Muhammed a.s.
Para vdekjes Profeti Muhammedi (10) a.s. beri haxhin e Lamtumires. Ne kete kohe Allahu xh.sh. i shpall ajetin: "
Sot kam persosur fen tuaj, e kam plotesuar fen tuaj dhe zgjodhe islamin fen tuaj!"
Para vdekjes tregohet se Muhammedi a.s. filloi ti dhimb koka dhe e kapi nje temperatur e madh.
Diten ne te cilen vdiq Muhammedi a.s. nuk doli dot per namazin e sabahut , te cilen e fali
Ebu Bekri r.a. Teksa ishte ne kete gjendje, Muhammedi a.s. kerkoi qe tia largonin perden qe te shikonte njerezit te fal namazin. Kur i shikoi buzeqeshi. Per shkak te mungeses ne namazin e sabahut te Profetit Muhammed a.s. beri qe xhemati te shqetesohen aq sa nuk largoheshin.
Muhammedi a.s. degjoi zhurm qe vinte nga xhamia. Pyeti arsyen? I than; xhamti eshte i shqetesuar per ty dhe nuk largohen!
Ne kete momente Profeti Muhamedi a.s. kerkoj qe ta ngrejne, dhe pasi lidhi koken ,(Sipas Enesit r.a. kemi se Fatimja r.a. i ka thene Muhammedit a.s: "
Ah babai im! Sa shume po vuan! Muhammedi a.s. i thote: Prej sot, babai yt nuk do te vuaj me!) doli para shokve (xhematit) qe tju flas per here te fundit.
Pasi i keshilloi qe te kene kujdes ne falljen e rregullt te namazit, te trajtone mir bashkeshortet pasi ato jane amaneti i Allahut xh.sh. Nder te tjera trasnemtohet se Muhammedi a.s. u thote:
Njeri prej njerezve te Allahut xh.sh. eshte pyetur:
A deshiron te jetosh sa te duash ne kete dynja apo deshiron te shkosh tek Allahut xh.sh? Ky njeri zgjodhi Allahun xh.sh. !
Te pranishmit nuk e kuptuan me perjashtim te Ebu Bekrit r.a. i cili filloi te qaj me ze.
Me pas te pranishmit e kuptuan se ai njeri qe zgjodhi Allahun xh.sh. ishte profeti Muhammed a.s.
Me pas Muhammedi a.s. i keshilloi te jeni vellezer me njeri tjeterin, te ndihmojne njeri tjeterin etj, i keshilloj qe te mbahen pas Kur'anit dhe tradistes se tij.
Pasi perfundoj fjalen e tij, te pranishmit qanin, keshtu Muhammedi a.s. u tha: "
Nuk e di nese do jetoj shume gjat, ne qofte se ndonjerit i kam hyre ne hak , e ftoj te vij e ta marr hakun, para se te dal para Allahut xh.sh! Nese kam ofenduar , le te marr hakun e tij!"
Teksa te gjithe ishin duke qare dhe i kishte kapluar qetesia, degjohet nje ze nga fundi qe tha:
"Mua me ke hyr ne hak o i Derguari i Allahut!"
Te gjithe u habiten. Profeti Muhamed a.s. i kerkoj te afrohet e te marr hakun. Personi qe foli me nxitim ju afrua dhe i puth doren Profetit Muhammed a.s. dhe e perqafoj.
Muhamedi a.s. e pyeti:
Perse e bere kete? -
Deshiroja qe lekura ime te prek per here te fundit lekuren tende! - Tha ai
Tregohet se Muhammedi a.s. e donte shume Fatimen r.a. Sa here qe ajo hynte ne dhomen e Profetit a.s. Muhamedi a.s. ngrihej ne kemb, e puthte dhe i kerkonte qe te ulej ne vendin e tij, por kete here nuk ndodhi ashtu.
Kur Fatimja hyri brenda , dhe shikoi gjendjen shendetsore te Profetit a.s. i tha: "Ah babai im! Çfare ka ndodhur keshtu? Muhammedi a.s. i kerkoi te ulet e te mos flas ashtu dhe pastaj i kerkoj ti afroj veshin, e kur i tha diçka, Fatimja filloi te qaj. Dhe pasi Fatimja u qetesua Muhammedi a.s. i kerkoj qe ti afroi persi veshin qe ti thote diçka, por kete rast Fatimja qeshi. Me vone e kan pytur Aishen r.a.se çfare i ka thene Muhamedi a.s. kur ajo qau, Fatimja ka treguar se Muhammedi a.s. i ka thene se ka ardhur çasti per tia dorzuar shpirtin Allahut xh.sh. , heren e dyte pse qeshe? Ajo tha; Profeti a.s. me tha: Mos u merzit, se personi i pare qe do takoj boten tjeter je ti. Fatimja vdiq pas gjasht muajsh.
Nga momenti i fundit te jetes se Profetit a.s. i hyn ne dhome Abdurrahman ibn ebu Bekr r.a. i cili ne dore kishte nje mizvakt. Profeti Muhamed a.s. me shenje kerkoi mizvakun me qellim qe tia pastronin gojen. Ashtu i mbeshtetur ne kraherorin e Aishes r.a. tha fjalet: "
Namazin, Namazin, Namazin dhe ata qe i keni nen kujdestarin tuaj! O Zot! Me fal mua! Me meshiro! Me afro tek Madheshtia Jote!" (Ebu Davudi, Ibn Maxhe etj) dhe pasi ka thene keto , Muhamedi a.s. ka thene shehadetin dhe se vdekja eshte e veshtire.
Fjala e fundit e Profetit Muhammed a.s. ishte madherimi i Allahut xh.sh.
Profeti Muhammed a.s. vdiq ne duart e Aishes r.a., dhe ashtu ka qendruar per disa momente. Me pas ka dal e ka thene: Muhammedi a.s. i derguari i Allahut i dorezoi shpirtin Allahut xh.sh!
Profeti Muhammed a.s. ka vdekur paraditen e dites se hene te dates
12 Rebiul Evel ne moshen
63 vjeçare.
Shenim: Ky eshte nje pershkrim i shkurter i jetes se profetit Muhammed a.s.
Pergatiti
Gezim KOPANI
Ju mund te lexoni:
Muhammed a.s Pishtar ndriçues
Ju mund te lexoni:
Letra e Muhammedit a.s. derguar Herakliut.
Ju mund te lexoni:
Morali i larte i profetit Muhammed a.s.
Ju mund te lexoni:
Modestia e profetit Muhammed a.s. (Paqja qofte mbi te)Ju mund te lexoni:
Jeta e Profetëve
______
1. Kur Abdullahu u rrit, babai i tij vendosi ta martoj, duke i zgjedhur per bashkeshorte te Abdullahut Eminen vajzen e Vehbiut qe ishte prej fisit Benu Menaf. Emineja ishte rritur tek dajallaret e saj ne Mendine (Jethrib). Abdullahu u martua me Eminin ne qytetin e Medines. Pas nje kohe ata u shperngulen duke jetuar ne qytetin e Mekkes. Disa muaj pasi Eminja ngeli shtatzene vdese bashkeshorti i saj Abdullahu.
2. Kur Emineja ngeli shtatzene shikoj nje ender sikur lindi nje djal dhe bashke me djalin shikoj edhe nje drite e cila ndriçonte gjithe vendin (shamin). Tregohet se ne enderr Emineja degjonte nje ze qe i thoteshte : "
Kerko mbrojtje nga Allahu per kete femije, qe ta ruaj nga e keqja." Pastaj tregohet se ky ze i ka treguar edhe çfare emri ti vendos. Keshtu me
12 te muajit
Rabiul Evel (i cili njihet edhe si viti i elefantit), dite e hene, paradite lind profeti Muhammed a.s.
3.
Ahmed eshte nje nga emrat e profetit Muhammed a,s, paralajmeruar nga profeti
Isa a.s.
4. Tregohet se ai ka lindur i paster ( i bere synet) dhe me kerthize te prere.
5. Sipra trasmetimeve , Profeti Muhammed a.s. pasi eshte rritur, ka treguar kete ngjarje duke u thene: "..me nxorren zemren, te cilen e lane ne nje tas te mbushur me uj Zemzemi. Nga ajo nxoren dicka te zeze, dhe pas e hoqen thane: "Kjo ishte pjese e keqe, pjesa e shejtanit ne trupin tend."
6. Tregohet se , kur Profeti Muhammed a.s. ishte duke treguar kete ngjarje, u tregon shokeve shenjat qe kishte ne kraheror. Enesi r.a thote: "
Une e kam pare shenjat e asaj qepeje ne gjoksin e Muhammedit a.s."
7. Ebu Talibi ishte i verfer dhe femijet e ndihmonin per te perballuar jetesen, por Ebu Talibi ishte person me autoritet dhe ndikim ne gjithe Mekken.
8. Tregohet se kete pune e ka bere nga mosha 8 vjecare derisa u be 20 vjeç.
9. Ne fakt ai ishte nje nishan, zeshkan mes dy shpatullave, me qime si lulja dhe perreth disa quka.
10. I derguari i Allahut xh.sh. perveç emrit Muhammed , kishte edhe keto emra;
2.Ahmed , 3.Mahi , 4.Hashir, 5.Akib, 6.Mustafa, 7.Nebiju Rrahme, 8.Nebiju Teube, 9.Nebiju Melhem (njeriu i luftrave , per daven e tij)