June 15, 2012

Hadithe per naten e Isras dhe Miraxhit



Si shume nete te tjera te mira edhe nata e Isras dhe Miraxhit eshte nate e madhe, nate e bardh. Nata e Isras njihet per udhetimin qe Allahu xh.sh i beri profetit Muhammed a.s. naten prej Qabes se bekuar ne xhamin Aksa (Kuds) dhe per te vijuar udhetimin e pashembull drejt qiejve, e me pas ne Sidretul Munteha dhe me pas ne xhennetin e Allahut.  Pra me Isra do te thote udhetimin qe beri profeti Muhammed a.s. ndersa me Miraxh do te thote; ngjitje.  Allahu xh.sh e permend keshtu naten e Israsë: "Pa te meta eshte Latmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit)." ( Isra, 01)

Nje dite Utbeja, Shejbeja, Ebu Sufjani, Nadir b. Harithi, Ebul Buhteri Velid b. Mugire Ebu Xhehli Umejje b.Halefi dhe disa kurejshe u mblodhen ne nje vend ne Meke. Ata nisen te bisedonin se si duhet te sillen me Muhammedin a.s. per tia terhequr verejtjen qe te ndalonte thirrjen e tij.
E lajmeruarn se populli deshironte te bisedoj me te dhe se e prisnin. Ne fakt Muhammedi a.s. deshironte shume qe populli ta degjonte, prandaj me deshire u paraqit ne takim, duke u ul prane tyre.
Kurejshet duke e fajesuar Muhammedin a.s. i thane: "Askush prej arabeve deri me tani nuk ka bere kete qe po i ben ti popullit tend. Ti poshterove eterit tane, e qortove fene tone, mendjen tone e perbuze, ke fyer zotat tane dhe e perçave popullin, ke bere te gjitha te keqijat qe mund te ekzistojne! Nese e ben per te perfituar pasuri, atehere te japim nga pasuria jone qe te behesh me i pasuri nder ne. Nese e ben per fame e post, atehere te bejme udheheqesin tone. Nese je i prekur nga xhinet, atehere do te harxhojme prej pasurise ton sone per tju sheruar." Pas ketyre fjaleve i Derguari i Allahut Muhammedi a.s. u tha: "Prej ketyre gjerave qe thate, asnjera nuk qendron. Ajo qe ju kam sjell nuk eshte pasuri, nuk eshte as qe te fitoj epersi ndaj jush, nuk kam hallin  qe te behem udheqesi i juaj sepse Allahu me ka perzgjedh te Derguari i Tij, me zbritili Librin e bekuar (Kur'anin). Une po permbush ate qe me eshte dhene nga Zoti im dhe u solla me ju me sinqeritet. Po qe se e pranoni ate qe kam sjell, ajo do t'ju takoje edhe juve. Ne qoftese me rezistoni dhe me kundershtoni, une do te duroj derisa Allahu te gjykoje mes nesh."
Atehere te pranishmit i thane: "Ne qoftese nuk e pranon oferten tone atehere ti e di se jemi ne nje vendbanim shume te ngushte, kemi shume pak pasuri dhe jemi ne pozite te veshtire. prandaj drejtoju Zotit tend qe te na mundesoi te na hap vendin e ngushte ndermjet ketyre kodrave, ta zgjeroje vendlindjen tone dhe ne mesin e qytetit tone te rrjedhin lumenj si ne Siri dhe Irak, te na ringjalle Kusaj b Kilabin i cili ishte i besueshmi jone e pastaj ti tregojme per ato qe ti (Muhammed) tregon nese jane te verteta apo jo. Nese e ben kete atehere ne te besojme se je i derguari i Zotit."
Muhammedi a.s. tha: "Une nuk jam derguar qe tju plotesoj kerkesat tuaja. Une jam derguar nga Allahu per tju treguar juve ate qe me eshte dhene mua. Une ju thash dhe ju tregova. Nese pranoni ate cfare u them, atehere kjo bote por edhe bota tjeter do te jete ne favorin tuaj." Te pranishmit thane: Atehere kerkoj zotit tend qe te na dergoj nje melek (engjull). Muhammedi a.s tha: "Une nuk mund te kerkoj te tilla gjera nga Zoti im. Nuk jam derguar per keto pune. Allahu me dergoi si Lajmetar dhe si Paralajmerues per ju." Politeistet i thane: Nese pretendon se je pejgamber, atehere na zbrit nje cope qiell mbi ne. Nese do Zoti yt e ben. Ndersa Abdullah b. Umeje el Mahzumi tha; Ose vendos nje shkalle drejt qiellit dhe une te shikoj derisa te ngjitesh lart dhe te na sjellesh nje liber ose nje grup melekesh, dhe pa deshmuar ai per ty ne nuk te besojme. Pas kesaj bisede, Muhammedi a.s. e humbi shpresen ne udhezimin e tyre dhe u kthye i merzitur tek familja e tij. Ne kete kohe Allahu xh.sh i shpalli: "Ata thane: "Nuk te besome derisa te bjere mbi ne qielli copa-copa, ashtu si po mendon ti (se do na denoj Zoti), apo te na sjellesh Allahun dhe meleket pran nesh. Ose te kesh nje shtepi prej ai, apo te ngjitesh lart ne qiell, po ne nuk te besojme per ngjitjen tende derisa te na sjellesh nje liber qe ta lexojme?! Thuaj; Subhanallah! i Madherishem eshte Zoti im! A mos jem une tjeter vetem se njeri, pejgamber?"(El Isra; 90-93) Allahu xh.sh per ti treguar disa nga shenjat e Tij dhe per ti dhene zemer dhe force Muhammedi a.s. e nxorri ate ne nje udhetim e njohur te Isra. 
Allahu xh.sh thote: "Pa te meta eshte Lartmadheria e Atij qe robin e vete e kaloi ne nje pjse te nates prej Mesxhidul Haramit (Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi dhe pames." (El Isra; 01)
Teksa profeti Muhammed ishte ne Mekke (Qabe) Allahu xh.sh i dergon Xhebrailin a.s. sebashku me nje kafsh te quajtur burak. Hapi i kesaj kafshe (qe ishte me e madhe se gomari dhe me e vogel se mushka) ishte aq e shpejte sa nuk kishte mundesi ta shikoje me sy. (Buhari, Muslimi 259)
Pasi arriti ne Mexhidul Akssa Profeti Muhammed a.s. foli dy rekate namaz(Ibn Hisham, Siret II, 244) Pas kesaj Profetit Muhammed a.s. iu dhan dy gota , njera kishte vere e tjetra qumesht. Profeti Muhammed a.s. i shikoj ato dhe mori qumshtin.Xhebraili a.s.tha; "Falenderimet i takojne Allahut qe te udhezoi ne ate qe eshte e njerezishme dhe e pershtatshme per natyren njerezore. Po te kishe marre veren, atehere populli yt do te ishte ne devijim." (Nesai, 41) Me perzgjedhjen qe beri profeti Muhammed a.s. eshte miresi e jashtzakonshme deri ne momentin e kijametit per cilindo qe beson Allahun xh.sh. Me pas profeti Muhammed a.s. i hipur mbi burak vijoi udhetimin drejt qiellit.
Profeti Muhammed a.s. thote : "...Me pas u ngjitem per ne qiellin e pare. Kur arritem aty nje ze thote: "Kush jeni ju? Xhebraili  thote: "Une jam Xhebraili." -Po ai afer kush eshte? Xhebraili thote: "Eshte Muhammedi a.s." -Zeri perseri thote: "A eshte i Derguar?" Xhebraili i thote: "Po". Pas kesaj hapet qielli i pare. Ne qiellin e pare shikova nje njeri te gjate dhe pyeta Xhibrilin se kush eshte? Xhibrili i thote: Ai eshte Ademi a.s. U ngrik Ademi a.s. i cili i uroj mireseardhjen.
Nje here Ebu Dherri r.a. e pyeti Muhammedin a.s. per naten e Israse dhe Miraxhit. Profeti Muhammed a.s. nder te tjera i thote: "Isha ne Mekke , ne tavanin e shtepis time u shfaq nje dirte e madhe e cila gati sa nuk mi mori syt. Ishte meleku Xhebrail i cili mi ferkoi syt me ujin e zemzemit, me hapi gjoksin dhe ma pastruan zemren ne nje ene te mbushur me iman (besim).
Pastaj Xhebraili solli nje kafshe te bardh qe quhej "Burak".... me pas u nisem drejt xhamis el Aksa dhe me pas drejte qiellit.
Duke ju afruar qiellit Xhebraili tha: O rojtar te qiellit hapi dyert!
Une e pyeta: Kush jane rojtaret?
Xhebraili heshti pak e me pas dhe me tha: Meleket !
Kur u afruam edhe me shume nje ka kryesoret e Melekeve te qiellit pyeti: Kush jeni ju ?
Xhebraili i thote: Jam Xhebraili.
Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe te shoqeron kush eshte? 
Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s.
Meleku pyet: A eshte i derguar? Xhebraili i thote: Po eshte i derguar!
Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin.
Ne qiellin tjeter shikova Jahjane a.s. dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova  Musain a.s.  ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s.
Me pas u ngjitem deri tek vendi ne te cilin shikova fruta te medha te cilat gjithashtu kishin gjethe te medha.
Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha!
Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati. (Sa i takon lumejve te xhenetit ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: Ne udhetimin e Israse nderte tjera shikova ne xhennet nje lum, uji i te xilit ishte me i embel se mjalti, me i ftohte se bora dhe arom me te mire se misku. Pyet melekun Xhebrail; Cfare eshte ky lum? Ai me tha: Emri i tij eshte Rexhep. Nese ndonje nga populli yt ne muajin rexhep dergon salavat ty o Muhammed , Allahu xh.sh. do i jape atij te pije nga ky lum. (Hadith i shpikur, i diskutueshem) Allahu e di"
Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt. U zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha:
Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte "fitrah" ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 kohe namazi (teksa kthehet profeti, Pejgaberet e tjere e pyeten se cfare te ka urdheruar Allahu xh.sh.? Profeti Muhammed a.s. i thote qe me urdheri 50 kohe namazi. Disa Pejgamber i than Muhammedit a.s. qe te kthehet tek Allahu xh.sh ku ti kerkoj uljen e kohve. Dhe keshtu ndodhi derisa kohet e namazit ran ne 5 kohe namazi, por qe kan vleren e 50 koheve te namazit.)  (Buhari Teuhid 4, Muslim, Tirmidhi etj)
Ne nje hadith tjeter qe flet mbi udhetin e Profetit Muhammed a.s. qe beri ne naten e Isras tregon se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu me dergoi "Burakun" i cili eshte i bardh, dhe nuk eshte gomar dhe eshte me i vogel se mushka. Me i shpejte se shikimi (vetetima). Mu kerkua qe te ulem (te hip ne te). Hypa ne te dhe udhetova deri ne xhamin Aksa. Kur arritu aty e lidha burakun. Fala dy rekata namaz ne xhami. Kur dola nga xhamia me erdhi Xhebrili dhe me tha:
"Ai kishte ne dore dy . Ne njeren kishe vere dhe ne tjetren gjumesht. Me kerkoj te zgjedh njere nga ato dhe une zgjodha qumeshtin. Xhebrili tha: Te pastren (te mire) zgjodhe. 
Pastaj sebashku me xhebrilin filluam udhetimin drejte qiellit. Kur arritem ne qeillein e pare Xhebrili kerkoi leje te hyje. Te futet brenda. 
Meleket e pyeten: Kush je ti, dhe kush eshte ai qe eshte me ju?
Une jam Xhebrili dhe bashkudhetari eshte Profeti Muhammed a.s. Meleket e pyeten: 
A eshte pejgamber?
Xhibrili tha: Po! 
Ne kete moment meleket hapen dyert e qiellit dhe hyme brenda. 
Ne qiellin e pare takova Ademin i cili me uroj per mireseardhjen. Ademi a.s. u lut per mua. 
Pastaj kaluam ne qiellin  e dyte. (Si ne qiellin e pare Meleken pyeten Xhibrilin si ne qiellin e pare) Ketu takova Jahjan a.s. dhe Isain a.s.. 
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s.Ne qiellin e kater takova Idrizin a.s., ne te pestin Harunin a.s., ne te gjashtin Musain a.s. dhe ne te shtatin Ibrahimin a.s. i cili ishte i mbeshtetur me shpine per Bejtul Ma'murin (Qabja e qiellit) ky cdo dite hynin nga 70 mije melek. 
Pastaj vijuam udhetimin deri ne Sidretul Munteha e cila i kishte gjethet si veshet e elefantit (tregon mashtin), ndersa frutat si shtambe. Ajo ishte shum e bukur asnje nuk mund ta pershkruaj bukurin e saj. 
Allahu me shpalli dhe me oblikoj me 50 namaze gjate dites e nates. Gjate kthimi takova Musain a.s. i cili me tha: Kthehu tek Allahu, lutu qe ta lehtesoje kete obligim (namazin)sepse populli yt nuk do e perballoje pasi une kete e pranove dhe dhe Beni Israilet nuk e bene. 
U ktheva tek Allahu dhe i thashe:
O Zoti im! Lehtesoje popullin tim! Allahu ma uli ne 5 kohe namazi.Ne kthim takova perseri Musain a.s. i cili perseri me pyeti dhe i thash qe Allahu xh.sh mi uli ne 5 kohe namazi.Perseri Musai a.s. me sugjeroi qe ti kerkoja Zotiti per ti ulur per shkak se populli nuk do perballoje.U ktheva perseri tek Allahu xh.sh; Allahu xh.sh me tha: 
O Muhammed! Ato jane pese namaze qe falen gjate dites dhe nates. Cdo namaz shkruhet per dhjete,keshtuqe plotesohet 50 namaze.Ne kthim takova perseri Musai a.s. i cili me sugjeroi te njeten gje, por kete here i thashe: Jam kthyer disa here tek Zoti im, saqe turperohem nese kthehem perseri." (Muslimi) Shenim: Ky hadith transmetohet nga Enes ibn Maliku)

Ibn Abasi ka thene: "I derguari i Allahut xh.sh ne naten e Israse kishte kaluar prane nje vendi dhe kishte ndjere nje ere te mire dhe e kishte pyetur melekun Xhebrail; O Xhebrail! Çfare eshte kjo ere e mir? Ai eshte pergjigjur: Kjo eshte era e gruas, e cila krihte vajzen e Faraonit dhe e femijeve te saj. Kur ajo po krihte vajzen e Faraonit, i ra kreheri nga dora dhe tha: Bismilah! dmth; Me emrin e Allahut! Vajza e Faraonit, kur e degjoi  i tha;
-A e ke fjalen per babain tim?
-Ajo i tha; Perkundrazi e kam fjalen per Zotin tim dhe Zotin tend qe eshte Allahu!
-Vajza tha: Ti ke zot tjeter vec babait tim?
-Ajo ia ktheu; Po , Allahun !
-Vajza; Atehere une do i tregoj babait (Faraonit) tim.
-Gruaja; Tregoi.
Vajza e lajmeroi babin e saj qe ishte Faraoni i cili dergoj njerez tek ajo te cilet pyeten gruan;
A ke zot vec Faraonit? Ajo i tha: Po, Zoti im dhe Zoti yt eshte Allahu. Faraoni urdheroi te sillej nje ene hekuri, te cilen e nxehu dhe gruaja i thote Faraonit;
-Kerkoj prej teje nje deshire?
-Faraoni; Me thuaj?
-Gruaja : Filloj ti fuste femijet e saj ne ene njeri pas tjetrit derisa i erdhi radha femijes qe kishte ne gji, i cili i foli nenes se vet duke i thene; O nena ime! Qendro e palekundur, sepse je ne te verteten."
(Sqarim: Jane disa femije qe kane folur qe te vegjel (per gjiri) 1. Femija e gruas qe krihte vajzen e Faraonit, 2.foshnja e Xhurejxhit, 3. Profeti Isa a.s., (i biri i Merjemes) etj.)
Ne udhetimin e Isras profeti Muhammed a.s. shikoj dhe xhehenemin. Aty ai shikoi vuajtet e zjarrit te xhehenemit. Teksa shikonte vuajtjet pyese melekun Xhebrail se kush jane keta qe po ndeshkohen? dhe meleku xhebrail per cdo pyetje i kthete pergjigje. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote: "Ne naten e Miraxhit Muhammedit a,s ju tregua xhehennemi. Ne te shikove se shumica e tyre ishin gra." (Tirmidhi)
                                                                                             
Çfare shikjoi profeti Muhammed a.s. ne udhetimin e Isras dhe shpjegimet qe meleku Xhebrail i bente profetit Muhammed a.s. 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: Nata e Isras ndodhet mbi dyert e Xhennetit. Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here te mirat dhe kete te mira ai do i gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)

Gjate udhetimit profeti Muhammed a.s. shikoj ne xhehenem ndeshkimin e atyre qe shkelin kuroren martesore. Ato kishin para tyre mish te qelbur dhe mish te mir, edhe pse para ndodhej mishi i fresket ato zgjidhnin mishin e qelbur. I habitur profeti Muhammed a.s. pyet Xhebrailin: Kush jane keto njerez?
Xhebraili pergjigjet duke i thene: Ata jane njerezit qe kan bere imoralitet, kan shkelur kurore dhe qe kan lene mishin hallall dhe nga ngrene nga mishi haram. PNe nje hadith tjeter qe flet per tradhetin bashkeshortore kemi edhe hadithin ku Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje grup njerezish qe denoheshin. Para tyre kishin ushqime te shijshme me mish te pjekur dhe nga ana tjeter kishin mish te kalbur (cofetina). Ata linin mishin e shijshem e te fresket dhe hanin mishin e kalbur. Kur e shikova kete  pyeta Xhebarailin a.s. se kusha jane keto? Ai me tha: Jane ato qe bejne tradheti bashkeshortore. Ne nje hadith tjeter kemi; Jane burrat te cilet linin bashkeshorten qe kishte dhe shkonte me grat e tjera, si dhe grat qe linin bashkeshortin e saj dhe shkonin me burrat e tjere." (Hajthemi)

Po ashtu profeti Muhammed a.s. shikon disa njerez me thonj prej bakri me te cilet prishnin (gervishnin) fytyren dhe trupin e tyre. Kur e shikon kete Muhammedi a.s. pyet Xhibrilin se kush jane keto? Xhebraili i thote: Jane ato njerez qe behen penges per te tjeret dhe qe flasin mbi nderin e grave.

Me pas profeti Muhammed a.s. tregon: "Kaluam pran nje grupi njerezish qe e coptonin mishin nga pjeset e trupit te tyre dhe e pertypnin dhe ketyre u thuhej: "Hani ashtu si e keni ngrene mishin e vellaut tuaj!" Pyeta Xhebrailin se cfare eshte kjo? Xhebraili i thote: "Keto jane pergojuesit, ata qe marrin nepergoje."

Profeti Muhammed a.s. thote: Shikova disa njerez qe me gershere prisnin gjuhet dhe buzet e tyre, sahere qe i prisnin ato riktheheshin ata ashtu sic kishin qene me pare. E pyeta Xhebrailin kush jane keto? Xhebraili me tha: Keto jane njerezit qe benin percarje ne popull.

Me pas Profeti a.s. vazhdon duke thene: Shikova disa njerez qe hanin gur prej zjarri. E pyeta Xhebrailin se kush ishin keto? - Xhebarili me tha: Jane ato njerez qe kan ngrene pasurin e jetimit.

Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje shkemb te vogel nga ku del nje dem i madh. Demi deshironte te kthehej nga kishte dalur por ishte e pa mundur. Pyeta Xhebrailin dhe me tha: Ky eshte ai njeriu qe flet fjale te renda, pastaj pendohet per ate qe ka thene por nuk ka mundesi ta kthej prapa."

Ndersa ne xhennet Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje grup njerezish qe mbillnin dhe ne te njejten dite korrnin. Sapo perfundonin korrjen ajo kthehej plot me prodhim siç ishte. Pyeta Xhebrailin per kete dhe ai me tha: Keto jane njerezit te cilet kan punuar per hir te Zotit kan ra deshmor ne mbrotje te islamit, familjes, Atedheut. Veprat e tyre shperblehen menjehere dhe shtatqind fish."

Profeti Muhammed a.s. thote: "Arritem tek nje lugine ne te cilen fryente nje ere e fresket dhe e kendshme, degjohej edhe zera te bukur. Pyeta Xhebrailin i kujt eshte ky vend dhe ky ze? Ai me tha:
Ky eshte zeri i Xhennetit qe thote: "O Allah! Me jep ate qe me ke premtuar! Vendbanimet e mija jane zbukuruar dhe jane gati te pres banoret e tyre. Drita ime po ashtu, mendafshi im, vendqendrimi im. margaritaret e imi, guret e mi te çmuar, mjalti im, lumejt e mij, toka ime, etj prandaj me dhuro o Allah ate qe me ke premtuar! Allahu xh.sh i thote: I yti eshte secili mysliman e myslimane, secili besimtar e besimtare, secili nga ata qe kan besuar pejgamberet e Mi, ka bere pune te mira dhe nuk me ka bere shirk (ortakeri). Kush frikesohej nga Une, kush me pershkruan dicka, Une do ia kthej, e kush mbeshtet tek Une do i Mjaftoi atij. Une jam Zoti, Zot tjeter pervec Meje nuk ka dhe Une nuk e shkel premtimin tim. Te shpetuar jane besimtaret e vertet, dhe i Lavderuar eshte Allahu, Krijuesi i çdo gjeje." Pas kesaj xheneti thote: I kenaqur jam me Ty o Allahu im!"
Hadithet e mesiperme jane te permendura tek Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi , Ibn Maxhe etj.

Pasi profeti Muhammed a.s. tregoj per gjithe udhetimin e tij, ate cfare kishte shikuar ne shtat qiejt, ate cfare kishte shikuar ne xhennet, dhe xhehenem, Ebu Dherri r.a. e pyet profetin Muhammed a.s; O i derguari i Allahut xh.sh! A e ke shikuar Allahun ? Profeti Muhammed a.s. iu pergjigj: "Ai eshte Drit (Nur), si mund ta shikosh Ate?(Muslimi, Besimi 291)
Po ashtu Aishja r.a. tregon: "Kush thote se Muhammedi a.s. e ka shikuar Allahun ka genyer sepse Allahu thote: "...Syte nuk kane mundesi ta shikojne Ate." (El En'am;103)


Pergatiti
Gezim Kopani

V/O: Meteriali eshte ne punim....


Mund te lexoni: Rendesia e nates se dyte te mire Miraxh

Mund te lexoni: Takimi i Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s.


May 27, 2012

Fjale te urta .

"Duke u bere i mencur, paksohen fjalet" Hz.Ali r.a.

"Edhe nese nuk eshte mysliman mos ia thye zemren.Ata qe thyejn zemren zemrojne Allahun xh.sh" Ahmedi

"Cdo nate ka dhe diten e saj" Hz. Ali r.a.

"Njeriu me i pasur eshte ai qe ka dituri me shume" hz. Ali r.a.

"Jeta nvaret nga nje litar pambuku, shpetimi i vetem eshte duaja"

"Bota eshte e ndertuar me emblesira qe jane si helmi, ky helm verehet nga besimtari."

"Nese nuk harroni provimin, atehere ke muzhde nga Allahu xh.sh"

"Nje dite i thash shpirtit: Eja te shkojme bashke tek Allahu xh.sh! Nuk erdh. Dhe une udhetova i vetem dhe shkova."

"Ai qe thote fjale te mira, nuk degjon per te fjal te kqia."

" Ai qe shikon bukur mire, mendon bukur (mire),E ai qe mendon bukur jeta i behet e bukur."

"Bukuria e gjuhes eshte mendja, bukuria e gjuhes eshte fjala, bukuria e njeriut eshte fytyra, bukuria e fytyres jane syt. Bukuria e njeriut eshte fjala qe flet, nese fjalet jane te mira i ndrit fytyra."

"Falja e namzit behet e lehte per ato qe friksohen nga Allahu xh.sh"

"Nese armikut i le deren hap ai do shfaqet ngado."

"I mencuri nuk ben sa mundet por ben ate qe duhet."

"Cdo ndertese ka themelin e saj,e themeli i Islamit eshte morali i mire."

"Allahu i shikon gjynahet dhe i mbulon, ndersa njeriu nuk i shikon dhe i thote."

"Nese zemra eshte e paster, nga gjuha do dalin vetem fjale te pastra."

"Cdo e mire vjen me durim."

"Merr sevape ai qe jep selam me buzeqeshje."

April 28, 2012

Imam Shaban Rexha ne vitin 1940



Ne kete fotografi eshte Imam Shaban Rexha sebashku me Ali Bytyçin.
Femijet jane nga shtepia e imam Elez Hoxhes. Kjo fotografi eshte bere tek shtepia e Elez Hoxhes ne vitin 1940.
Fotografia eshte siguruar nga te afermit e familjes se imam Shaban Rexhes.
Shaban Rexha eshte personi qe ka kapele ne koke.

April 10, 2012

Histori e shkurter mbi islamin ne Puke

Xhamia e Koder Hanit, Puke


Xhamia e Koder Hanit 

Kjo xhami eshte nje nder parat  ne rrethin e Pukes. Ne fillim xhamia eshte ndertuar si Mesxhid per udhetaret dhe si pasoj e nje zjarri ajo ndertohet me mur dhe minare duke u kthyer keshtu zyrtarisht xhami. Gjate kesaj kohe u ndertua Mejtepi i xhamise se Koder Hanit, godina e Kajmekamit, Imarati dhe dy hane. Veçori te xhamise ka gjen mimberi prej guri si dhe tavani prej derrase i zbukuruar me vepra te ndryshme arti. Perveç faktit se eshte xhami e vjeter, xhamia e Koder Hanit mbahet mend edhe per mejtepin e saj i cili nxori figura te shquara si: Ismail Isuf Laçin e pare, Musa Et'hem Dizdari (1800-1900), Zenel Hoxh Mehaj (1853-1945), Asllan Hoxha, Ismail Osman Laçi (1815-1945), Elez Hoxha (1910-2002), Ibrahim Hoxha (1922-2012), Shaban Rexha (1901-1967), Sahit Hoxha (1898-1976), Beqir Laçi (1901-1976), Kapllan Ismail Laçi (1908-1993), Shpend Laçi (1925-2017), Muezin Ali Aga i pare prej shpis se Zotnive, Basri Aga (Bac Aga), Adem Haxhi Kopani (nga fshati Meçe), Selim Baftija etj. Ne vitin 1967 mbyllet si kul xhamia e Koder Hanit nga sistemi i kohes.  Me ardhjen e liris se besimit, ne vitin 2005 u krijua per here te pare nga myftiu Gezim Kopani nje historik i shkurter mbi xhamin e Koder Hanit per te vijuar me pas me çertifikimin e pare ne vitin 2007 te truallit dhe tokes se xhamise. 

Xhamia dhe Mejtepi i fshatit Kabash, Puke


Xhamia e Kabashit

Xhamia e fshatit Kabash eshte ndertuar qe ne kohen e Osmanlive. Ka te dhena gojore se eshte ndertuar rreth vitit 1700. Xhamia eshte ne mes te fshatit tek vendi i quajtur Lam. Imamet e kesaj xhamie kan qene: Asllan Hoxha, Sadik Prishtina , Sahit Hoxha

Xhamia e fshatit Qerret 

Edhe kjo xhami eshte ndertuar gjate sundimit osman. Ndryshe nga xhamit e tjera thuhet se per kete xhami kan ndihmuar Bushatlit e Shkodres. Xhamia e Qerretit mbahet mend si nje nder xhamit me te bukura te zones se Pukes per faktin se ajo ka pas nje minare me gur te bukur dhe te gdhendur. Perball xhamis ka qene mejtepi i xhamise, nje godine dykateshe. Ne kete xhami kan sherbyer si imam: Qazim Nushi dhe pjeserisht Zenel Hoxha

Xhamia e fshatit Rrype

Xhamia eshte ne periferi te qendres aktuale. Ne xhamin e fshatit Rrypë ka sherbyer si imam: Asllan Hoxha dhe Ibrahim Hoxha . Ky i fundit ka sherbyer per 30 vjete. Varreza ffer xhamis kane shkrime  osmalisht. 

Xhamia e fshatit Micoj 

Sipas banoreve te fshatit xhamia e Micoj eshte mbi 300 vjeçare. Afer xhamise ka pasur mejtep ku mesues ka qene: Shaban Rexha i cili e hapi mejtepin. Ndersa si hoxhe pukjan kan sherbyer: Shaban Rexha, Hysen Hoxha , Arif Islami etj. Ndersa muezin kan qene: Beqir Hoxha dhe Arif Islami

Xhamia e fshatit Kryezi 

Si pasoj e kalimit te rruges se madhe edhe xhamia e fshatit Kryezi mendohet se eshte e vjeter mbi 300 vjet. Afer xhamis ka qene mejtepi i xhamise ku ka dhene mesim: Zenel Hoxha ose ndryshe Nel Hoxha i Kryeziut i cili ka marr mesime ne xhamin e Gjakoves. Ne xhami kan sherbyer si hoxhe: Zenel Hoxha i Kryeziut, Malush Hoxha (1889-1957) dhe pjeserisht Myrteza Bajram Hoxha prej Malziut, Dukagjin.

Xhamia e fshatit Iballe

Ne fillim xhamia Iballe ashtu sikurse ne shume vende te tjera u ndertua si mexhid prej derrasash dhe rreth vitit 1670 u zyrtarizua si xhami. Xhamia u ndertua ne token mira tel lagjia Zotni. Sipas kujteses se besimtareve mysliman te Iballes e veçanta e xhamise eshte guri i vjeter te cilin ato e quajne "Guri i berajatit" duke e lidhur keshtu me naten e mire te Beraetit.  Ne kete xhami ka sherbyer si hoxhe: Isuf Arif Hoxha (1820-1919) , Hoxhe Bisha (1957-1960), Sherif Arifi (1960-1962) etj. 

Xhamia e fshatit Kulumri 

Xhamia e fshatit Kulumri eshte ndertuar rreth vitit 1800-1816. Sipas kujteses se besimtareve mysliman xhamia ka sherbyer per fshatrat: Sakat, Xhath, dhe Flet.  Ne kete xhami kan sherbyer si imam: Osman Hoxha i Malitzi, dhe Mehmet Hoxha

Xhamia e re e Pukes ( 1996)


Xhamia e re ne qytetin e Pukes perfundoj se ndertuari ne vitin 1996. Nga viti 1996-2004 ka sherbyer si Imam Ibrahim Hoxha. Myezin nga vitin 1996-1998 ka sherbyer Haki Ademi.Nga viti 1998-2002 mjuezin ka sherbyer Qazim Kopani. Nga vitin 2004-2008 sherben si Imam Gezim Kopani. Ndersa ne vite te ndryshme kan sherbyer si imam dhe ndihmes imam ne xhami: Bekim Sokoli, Shermando Musteqja (nga Tirana), Erjon Laçi, Fatjet Laçi, Leonard Kopani etj. Nga viti 2004-2008 si muezin sherben Ali Guri. Ndersa ne vitet ne vazhdim sherben si muezin Halit Ringaj

Mejtepi Islam Puke ( v. 1998 )

Ne rrethin e Pukes nga vitin 1998 prane shoqates SHBKI Puke zhvillohet mesim islam. Ne kete mejtep jepen keto lende: Mesim Kur’ani, Ilmihal, akaid dhe Histori Islame. Nga ky mejtep ka shume djam dhe vajza qe sot vazhdojne mesimet ne Medresete si Haxhi Sheh Shamia Shkoder, dhe H.Mahmut Dashi Tirane.


Kleriket e fese islame ne rrethin e Pukes nder vite

Emer Mbiemer Fuksioni

1 Zenel Mehaj Imam

2 Beqir Laçi Imam

3 Asllan Hoxha Imam

4 Musa Puka Muezin

5 Elez Hoxha Imam

6 Shaban Rezha Imam – Muezin

7 Ibrahim Hoxha Imam

8 Hoxhe Bisha Imam

9 Malush Hoxha Imam- Muezin

10 Ismail Aga Muezi- Imam

11 Myrteza Hoxha Muezin

12 Sahit Hoxha Imam- Muezin

13 Haxhi Bajrami Muezin

14 Jah Meta Muezin

15 Selim Sanoshi Muezin

16 Sadik Prishtina Imam

17 Ibrahim Tahiri Muezin

18 Adem Ademi Imam –Muezin

19 Haki Ademi Muezin

20 Sahit Islami Imam

21 Hysen Hoxha Imam

22 Arif Islami Muezin

23 Qazim Kopani Muezin

24 Sulejman Gania (Asllani) Muezin

25 Isuf Arifi Muezin

26 Sherif Arifi Muezin

27 Ali Guri Muezin

28 Murat Musa Muezin

29 Qazim Nushi Imam

30 Nail Hoxha Muezin

31 Bajram Cena Muezin

32 Gezim Kopani Imam dhe Myfti

etj

Nga vitin 1994 deri ne vitin 2008 Anetare te Keshilli te Pergjithshme te Komunitetit Musliman Shqiptare kan qene:

1. Elez Hoxha

2. Ibrahim Hoxha

3. Bek Selami

4. Qazim Kopani

5. Halit Rringaj

6. Gezim Kopani

7. Astrit Kuçi

Mesues te fese islame pas viteve 1990 ne rrethin e Pukes jane:


1. Adem Ademi, Lenda: Histori Islame , Ilmihal

2. Haki Ademi ,Lenda: Ilmihal

3. Gezim Kopani Lenda: Kur’an, Akaid, Arabisht, Turqisht,

4. Evlonda Hoxha, Lenda: Akaid

5. Aida Sula, Lenda: Histori Islame

6. Erjola Kopani, Lenda: Ilmihal, Histori Islame, Kur’an

7. Ardian Hasa, Lenda: Kur’an, Akaid, Histori Islame

8. Qazim Kopani, Lenda: Ilmihal, Histori Islame


Pergjegjeset e grave muslimane ne Puke pas vitit 2000



1. Manushaqe Lluka

2. Evlonda Hoxha

3. Albana Sula


Shenim:

Ky informacion i shkurter eshte i pari informacion historik i bere ne Myftinine e Rrethit Puke.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Puke me; 23.4.2008

Sprova e dexhalit dhe zbritja e Profetit Isa a.s.

Kjo mendohet se eshte shpata e Profetit Davud a.s. (1)

Siç e kam permend ne shkrimin e pare Dexhali eshte sprova me e madhe e njerezimit, por njekohesisht dalja e tij shenon nje nga 10 shenjat e medha te fundit te botes (kijameti). Per kete Profeti Muhammed a.s. thote: "Midis krijimit te Ademit dhe ndodhise se Kijametit nuk do te kete sprov me te madhe se dexhali.(Muslimi) 
Ne nje trasnmetim tjeter kemi: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Qe kur Allahu xh.sh ka krijuar Ademin, nuk ka krijuar sprove me te madhe sesa sprova e dexhalit... (Taberani)
Besimtaret qe zbatojne urdherat e Allahut xh.sh. do mund te dallojne dexhalin pasi perveç faktit se ai do paraqitet ne nje kohe teper te veshtir, do jete imam Mehdiu i cili do dergoj 10 burra me trimet e me besnik te tij per te kontrolluar se a ka dal apo jo vertet dexhali. Kur them trim kuptohet forca e besimit ne Allahut qe ato kishin. Po ashtu besimtaret e Allahut xh.sh. din fjalen e profetit Muhammed a.s. i cili thote: "Dexhali syrin e majt e ka te verbet dhe me nje gunge te vrazhde, midis dy syve te tij shkruan "KAFIR (qafir)" d.m.th jobesimtar (mohus i Allahut xh.sh)."   (Ahmedi)
Ndersa syrin e djathte Dexhali e ka te zvogeluar , gjysem te mbyllur (memsuhul ajn) dhe vetulla e ketij syri ka nje forme jo te rregullt (memsuhul haxhib). Çdo gje qe do bej dexhali do jene mashtrime, aq sa ndjeksit e tij do humbin duke u denuar me zjarr te xhehnemit. Dexhali nuk do kete asnje mundesi ti bej keq besimtareve te cilet sinqerisht besojne Allahun xh.sh. po ashtu ai nuk do ket asnje mundesi te futet ne Mekke dhe Medine si dhe ne xhamin Aksa dhe xhamin Tur apo malin me te njejtin emer i cili ndodhet ne Palestin. Mugire Ibn Shube r.a. thote: "Askush nuk e ka pyetur Profetin Muhammed a.s. per dexhalin sesa sa une, aq sa Profeti Muhammed a.s. me tha: Mos u shqeteso kaq shume pasi dexhali nuk do te bej dem ty! Une i thashe: Thone se ai do kete ne dore ushqimin, pijen? Muhammedi a.s. i thote: Allahu xh.sh. eshte mbi te!" (Buhariu dhe Muslimi) 
Allahu xh.sh. dexhalit i ka dhene 40 dite kohe (afat) qendrimi ne toke.Disa thone se dexhali do udhetoj me nje kafshe te madhe e cila i ngjason gomarit. Kur te plotesoj kohen do zbres profeti Isa a.s. tek xhamia e bardh ne Damask te Sirise (ne kete vend jobesimtaret e Allahut xh.sh. kan mbytyr Profetin Jahja a.s. nderokohe qe ai ishte ne namaz). Ne kete kohe profeti Isa a.s. thuhet se do jete 33 vjeç. (Ka te njejten moshe kur ai eshte ngritur ne qiell (apo eshte kaluar ne dimension tjeter nga ana e Allahut xh.sh.). Profeti Isa a.s. do zbres ne toke i ndihmuar nga dy melek te Allahut xh.sh. dhe punen e pare qe do bej eshte falja e namazit te sabahut tek xhamia e bardhe ne Damask. Kur Mehdiu ta shikoj do pres qe Profeti Isa a.s. te bej imam por Isai a.s. do te thote; "Ti je imami!" , dhe faljen e namazit te sabahut do e drejtoj imam Mehdiu. Per kete kemi hadithin e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Deri diten e kijametit do kete nje grup i cili publikisht do jete ne rrugen e Allahut xh.sh. dhe do luftojne per te, dhe kur te zbres Profeti Isa a.s. (djali i Merjemes) prijesi i myslimaneve (pra Mehdiu) do i thote profetit Isa a.s; Urdheron, na bej imam!" Profeti Isa a.s. do i pergjigjet; Jo! Ju jeni prijesi i besimtareve (pra ju jeni imami) si nder i Allahut per kete umet (popull apo bashkesi)" (Muslim)
Pasi profeti Isa a.s. fal namazin e sabahut ai do filloj te vendos ne vend rregullat e islamit. Dhe ato do jene mesimet e Kur'anit, fjalet dhe hadidhet e Profetit Muhammed a.s. Pasi profeti Isa a.s. te kete ftuar njerezit te cilet nuk ndjekin fene islame do ndodh vdekja e imam Mehdiut. Namazin e xhenases se imam Mehdiut nuk do e fal profeti Isa a.s. por nje nga imamet qe ka qene zevendes te imam Mehdiut. Pas namazit te xhenazes, do kaloj pak kohe derisa do hyje koha e faljes se namazit dhe ne kete namaz profeti Isa a.s. ndryshe nga heret e tjera duke u ngritur nga rukuja pas "Semi Allahu limen hamide" do shtoj; "katelAllahul mesihul dexhal ve dhaharel muslimun." D.m.th; "Allahu do ta zhduk dexhalin dhe muslimanet do fitojne". Ebu Hurejra transmeton nga Ebu Kasimi te kete thene: "Dexhali do ftoj ne poshtersi e ne humbje. Dexhali do te shfaqet kur njerzit jane te perçare. 40 dite do te jene te gjate aq sa do deshiroj Allahu. Do sundoj aq pjese te tokes sa do e lejoje Allahu xh.sh. Do te zbres Profeti Isa a.s. e do i thote imamit te prije. Isai a.s. kur te ngritet nga rukuja do te thote: "Semi Allahu liemn hamide. Allahu e vrafte dexhalin dhe fitofshin myslimanet.(Bezzari)
Nderkohe Dexhali kishte shkelur cdo vend te tokes me perjashtim te vendeve qe Allahu nuk e ka lejuar do i afrohet Medines, Mekkes te cilat do i shikoj nga larg. Ne kete kohe do ndodhin tre dridhje te tokes. Dexhali mendonte se brenda ketyre vendeve do kete ndjekes te tij me qellim per te hyre brenda, por Allahu xh.sh. do i nxjerr jasht te gjithe munafiket (dyfytyrshit). Kur dexhali te shikoj kete e kupton se  lodhet kot dhe keshtu dexhali bashke me ndjekesit e tij do marrin rrugen per ne Palestin. Nderkohe nga ana tjerter Profeti Isa a.s. bashke me besimtaret do nisen nga Damasku drejte xhamise Aksa. Profeti Isa a.s. do arrij tek vendi i quajtur Lud. Transmetohet se ne kete kohe edhe per shkak te ecjes nga profeti Isa a.s. del nje arom prej te ciles do vdesin qafirat, pra ndjeksit e dexhalt i cili i tmerruar per ate cfare i ndodh ndjekesve te tij me nxitim fillon te largohet.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur dexhali ta shikoj Isan a.s. do perpiqet te largohet, por profeti Isa a.s. i thote: Do te godas me nje goditje qe nuk mund ti shpetosh. Profeti Isa a.s. do e ze dexhalin tek pora e quajtur Lud dhe aty do e vras dexhalin." (Hadith i Ebu Umames, Iban Maxhe)
Disa thone profeti Isa a.s. do e mbys dexhalin me shpaten e bere nga Profeti Davud a.s. e cila prej profetit Davud a.s. eshte ruajtur nga djali i tij Sulejmani a.s. deri sa ajo ka kaluar ne Stamboll ku edhe sot ruhet ne muzeun e Top Kapë Saraj.
Pasi te kete ndodh vrasje e dexhallit profeti Isa a.s. sebashkue me besimtaret e tij do shkojne tek kodra Tur. Ne kete kohe Allahu xh.sh. do njoftoj Profetin Isa a.s. suke i then:  Kam nxjerr  ne toke disa krijesa (Jexhuxh dhe Maxhuxhet) qe nuk mund ti luftoje askush. Allahu xh.sh do i kerkoj Profetit Isase a.s. te mbroje besimtaret e Allahut xh.sh duke i derguar ato tek mali Tur."

Profeti Isa a.s. dhe Jexhuxh Mexhuxhet

Siç e permenda me siper pasi Profeti Isa a.s. do mbys dexhalin , Allahu xh.sh. do njofton profetin Isa a.s. se ka lejuar te dalin ne toke krijesat e quajtura Juxhuxh dhe Mexhuxhet, te cilet me nje shpejtesi te madhe, por edhe per shkak te liris  dhe te numrit jashzakonisht te madh te tyre, do mbushin çdo pellemb toke me perjashtim vendeve qe Allahu xh.sh. nuk do lejoj depertimin e tyre. Aq te shume do jene ne numer saqe do mbushin çdo mal e fushe madje ata do mbushin token duke kacavirur njeri mbi tjetrin. Allahu xh.sh. thote: "Dhe ate dite (kur jexhuxh dhe mexhuxhet do dalin), Ne do t'i leme te gufojne si valë deti mbi njeri-tjetrin (kaq shume do te jene) dhe pastaj do t'i fryhet Surit dhe Ne (thote Allahu) do t'i grumbullojme ata (kirjesat) te gjitha sebashku."(El Kehf; 99) Ndersa ne suren Enbija Allahu xh.sh. thote: "Kur jexhuxh dhe mexhuxhet te lihet te lire dhe te kacavirren nga çdo fushe (lendin) e koder.(El Enbija; 96) Ne kete kohe toka do jete ne ditet e saj me te mira, do kete natyre, jeshil, uje, ushqime, qetesi te bollshme. Kjo ka ndodh (do ndodh) per shkak te zbritjes ne toke te Profetit Isa a.s. Jexhuxh dhe Mexhuxhet tmerrsisht te babzitur do i versulen tokes, ku nuk do lejn gje pa konsumuar e njerez pa mbytur, me perjashtim te atyre njerezve qe besojne Allahun xh.sh. dhe rregullisht i bejne ibadet Allahut xh.sh. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te dalin jexhuxh dhe mexhuxhet, Allahu xh.sh. do i tregoj profetit Isa a.s. duke i thene: Une kam nxjerr disa krijesa te Mia, kunder te cileve askush nuk ka mundesi te luftoj, prandaj merr besimtaret (ata qe Me besojne Mua (Allahun) dhe vendosu ne Tur (malin apo kodren Tur)." (Muslim)
Grupi i pare i jexhuxh dhe mexhuxheve (te cilet jane me te fuqishem se grupi i dyte) do jene te paret qe mund te ngopen me ujin, ushqimet e tokes. Ashtu do bej dhe grupi i dyte i tyre dhe ai i treti. Ata do gufojne drejt tokes turma turma jashzakonisht te shume ne numer saqe do pinje te gjithe ujrat, do konsmojne çdo ushqim te tokes. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Jexuxh dhe Mexhuxhet do shfaqen para njerezve dhe do pijne gjithe ujrat. Njerezit do largohen (me nxitim) prej tyre." (Tirmidhi dhe Ibn Maxhe) Sipas studiuesve islam, jexhuxh dhe mexhuxhet do jene aq te shume ne numer saqe kur te shkojne tek deti i Taberiut (apo Tiberis) do e pijne gjith ujin e tij. Kur te arrij grupi i dyte apo i trete do thone: "Dikur ketu , ne kete vend ka pasur uj(Muslim) Per shkak te thatesires se madhe 3 vjeçare, e ndodhur para daljes se Dexhalit, toka do jetoj nje thatesir dhe nxeht (disa thone; godite nga rrezatimi diellor) saqe do prishet i gjithe telekomunikacioni, satelitet, pajisjet intiligjente, armatimet, pra çdo gje, madje ne toke do luftohet per nje pik uje, per pakez ushqim pasi toka per shkak te thatesires se madhe nuk do mbij me gje mbi siperfaqen e saj. E permenda kete, per te treguar pamundesin e njerezve ne perdorimin e armetimeve qe sot disponon pasi ato do jene shkaterruar dhe jexhuxh dhe mexhuxhet nuk do hasin asnje rezistence. Po ashtu nuk duhet te harrojme se raporti mes njerezve dhe jexhuxh mexhuxhet do jete jashzakonisht i zhdrejte. Pra do jete 1 njeri kundrejt 1000 jexhuxh mexhuxh. Pra, disfat e sigurt per njerezit, me perjashtim te njerezve qe i bejne ibadet Allahut xh.sh. do jene te mbrojtur. Profeti Muhammed a.s. thote"Jexhuxh dhe Mexhuxhet do vazhdojne te ecin ne siperfaqen e tokes derisa te arrijn ne Humer (ka pem te dendura)(6) i cili eshte nje mal ne Bejtul Makdis (Xhamia Aksa) dhe pastaj ata thone: Te gjithe ata (njerezit) qe ishin mbi toke i vram, tani te vrasim ata qe jane ne qiell."(Muslim) Sa i takon mjeteve te luftimit , jexhuxhet dhe mexhuxhet nuk do jene te zhvilluar ne armatim, kjo per shkak te burgimit te tyre me kohe ne toke, per kete shkak ata nuk u zhvillan pasi bllokada e mbretit Dhulkarnejn ishte bllokim i gjithanshem. Kur te dalin jexhuxh dhe mexhuxhet do ken ne duart e tyre (ashtu siç kan pasur ne fillimet e tyre) shigjeta. Ne kete kohe komandati i tyre do u thote: Sot mbytem te gjithe ata qe ishin mbi toke (njerezit), por kjo nuk mjafton pasi do mbysim dhe ato qe jane ne qiell. Te gjithe jexhuxh dhe mexhuxhet do drejtojn shigjetat e tyre drejt qiell te cilat do i leshojne me urdherin e komandatit te tyre. Ne kete moment , qe jexhuxh dhe mexhuxhet te arrin kulmin e zullumit te tyre, Allahu xh.sh.  do bej qe majat e shigjetave te kthehen me shenja gjaku. Kjo do jete koha qe Jexhuxh dhe Maxhuxhet do festojne sipas tyre fitoren mbi cdo gje, por ata nuk e dinin se ai gjak ishte thjesht nje ngjasim, dhe se po afer tyre jeton nje grup njerezish ne mesin e te cileve ndodhet nje Pejgamber i Allahut. Kur besimtaret qe ndodhen bashk me profetin Isa a.s. ne malin Tur te shikojne kete do i drejtohen Profetit Isa a.s. per ti bere lutje Allahu xh.sh. per shkaterrimin e jexhuxh dhe maxhuxheve. Per kete Profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Pastaj jexhuxhet dhe mexhuxhet thone: Te gjithe ata qe ishin mbi toke i mbytem, tani eja te vrasim ata qe jane ne qiell. Ata (jexhuxh dhe mexhuxhet) do hedhin shtizat dhe shigjetat e tyre drejt qiellit dhe Allahu ua kthen ato te ngjyrosura me gjak." (Muslim) Ne nje hadith tjeter kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "(Jexhuxh dhe Mexhuxhet) thane: I mposhtem banoret e tokes dhe fituam kunder atyre qe jane ne qiell dhe kjo me forcen dhe trimerin tone." (Tirmidhi, Iben Maxhe) Ne keto çaste Profeti Isa a.s. sebashku me besimtaret e tjere do i drejohen Allahut xh.sh. me lutje. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Profeti Isa a.s. sebashku me shoket e tij i luten Allahut xh.sh. (per shkaterimin e jexhuxh dhe mexhuxheve). (Allahu xh.xh. ua pranon lutjen) Allahu xh.sh. dergon mbi kokat e jexhuxh mexhuxheve Negafetet (lloj krimbi i cili u deperton ne koke) dhe jexhuxh mexhuxhet do bien te gjithe te vrare per toke si te ishte nje i vetem." ( Muslimi) Para mendo, ne kulmin e gezimit, ne kulmin e fitoreve , Allahu xh.sh. shkaterroj jexhuxh dhe mexhuxhet, prandaj ky eshte nje mesim per njerezit qe mos te behen mendjemedhenje kur te arrin gjerat, te ken pasuri, pozit etj duke harruar Allahun xh.sh, perkundrazi duhet te falenderojn Allahun xh.sh. pasi ne kete bote jemi kalimtar dhe ajo qe do na bej dobi ne jeten e varrit, dhe boten tjeter, Diten e Gjykimit eshte ibadeti, dhikri qe i kemi bere Allahut xh.sh. punet e mira qe kemi bere per hir te Allahut xh.sh. 
Kur Allahu xh.sh. te ket mbyt jexhuxh dhe mexhuxhet profeti Isa a.s. sebashku me shoket dhe besimtaret do fillojne te ecin ne toke, por ata do veshtirsohen pasi nuk do kete pellemb toke qe nuk do kete kufamat e jexhuxh dhe mexhuxheve. Prandaj ato do i kerkojne profeti Isa a.s. qe ti bej Allahu xh.sh. lutje per pastrimin e tokes, dhe ashtu do ndodh. Profeti Muhammed a.s ka thene: "Isai a.s. sebashku me shoket e tij i luten Allahut xh.sh. dhe Allahu xh.sh. do dergoj shpend (te medhenje) si qafat e devese, te cilet i marrin kufamat e jexhuxh dhe maxhuxheve dhe i hedhin atju ku Allahu xh.sh. deshiron.(Muslim) Pas kesj do shfaqet edhe nje problem tjeter, me largimin e kufomave do mbizoteroj mbi siperfaqen e tokes nje jashtzakonish e keqe, aq sa njerezit e atij momenti do e kene pothuajse te pamundut te marrin fryme. Keshtu ata do i kerkojne Profetit Isa a.s. qe ti bej lutje Allahut per pastrimin e tokes e ajrit, dhe ashtu do ndodh. Pas lutjes se profetit Isa a.s. dhe besimtareve , Allahu xh.sh. do leshoj nje shi i cili do pastroj gjithe siperfaqen e tokes. Pas kesaj tokes do i kthehet edhe nje here qetesia , bereqeti dhe bolleku, aq sa te gjitha kafshet, lopet etj do gezojne shendet te madhe dhe do jene te shendoshta dhe do japin bereqet (qumesht) shume. Per kete thote Profeti Muhammed a.s.: "Pasha Allahun ne doren e te Cilit eshte shpirti i Muhammedit ! Ne ate kohe kafshet shendoshen, mbushen plot qumesht etj." (Tirmidhi, Ibn Maxhe) 
Pas kesaj do vdes profeti Isa a.s. dhe me pas njerezimi do harrojne adhurimin e Allahut aq sa do bejne gjynahe te jashtzakonshme, shume te medha duke realizuar keshtu shenjat e medha te kijamit nga ku do vije fundi i botes.

Lexoni artikullin qe flet mbi Dhulkarnejnin i cili ka burgos Jexhuxh dhe Mexhuxhet duke klikuar ketu: Kush është Dhulkarnejni dhe Jexhuxh Mexhuxhët ?

Lexoni jeten e profetit Isa a.s. duke klikuar ketu: Jeta e Isait a.s., Agjerimi dhe zbritja e sofres

Ndersa mbi dexhalin mund te lexoni ketu: Kush eshte dexhali?
Pergatiti
Gezim KOPANI

Dt.30.03.2012

_________
1. Kjo mendohet se eshte shpata e profetit Davud a.s. Interesante eshte fakti se ne kete shpat ka te gdhendur figuren e nje njeriu i cili ne doren e djathte mban nje shpat ndersa ne doren e majte koken e nje personi. Ndersa ne pjesen tjeter ka shkrime i cili nuk eshte deshifruar. Studiuesit kan shpjeguar se; figura ne shpat tregon mbytjen e dexhalit. Po ashtu ata thone se e njejta figur eshte edhe tek pllaka e bakrit e shkruar nga profeti Davud a.s. (Kujtoj ketu se Allahu xh.sh. Profetit Musa a.s. ne naten e 6 te muajit ramazan i ka zbritur Teuratin, Profetit Davud a.s. i ka zbritur ne naten e 12 te muajit ramazan Zeburin. Pas rreth 1050 vjet ne naten e 18 te muajit ramazan Allahu xh.sh. ia ka zbritur Profetit Isa a.s. Inxhilin ndersa ne naten e 24 te muajit ramzan Allahu xh.sh. i ka zbritur Profetit Muhammed a.s. Kur'anin e bekuar). Studiuesit jane marr me deshifrimin e ketij libri (pllake prej bakri) i cila ne fillim ka te njejten figure si tek shpata ndersa pjesa me poshte ka shkrime, nje pjese e te cilave eshte arabisht dhe ne fund nje si anije. Per te mesuar me shume lexoni jeten e profetit Davud a.s.

March 29, 2012

Kumtese: Islami , shendeti fizik dhe shpirterore.



Falenderimet i takojne vetem Allahut Krijuesit te Gjithesise Sunduesit te cdo gjeje. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Profetin Muhammed a.s. familjen e tij, shoket dhe mbi te gjithe ato qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e fundit.




Allahu xh.sh thote:

" Dhe meshire Ime ka perfshire secilin send. Ate meshire do ta caktoj per ata te cilet ruhen nga mekatet, e japin zekatin dhe per ata qe argumentat tona i besojne."
                                                                       ( el-Arafe; 156)

Te nderuara nena dhe te pranishem!
Sot me caktimin dhe deshiren e Zotit te Madheruar jemi bashkuar me njeri-tjetrin ne kete takim sa domethenese aq dhe i domosdoshem.
Me deshire vendosa te zhvilloj kete takim me grate qe vuajne nga semundja e kancerit pas kerkeses qe me erdh nga vete ato. Kjo semundje ndryshe nga semundjet e tjera aq sa eshte e veshtire mund te jete edhe e lehte. Kam degjuar se dikush i thote tjetrit: "Kaq kohe ke jete" ne fakt askush nuk ka te drejte ti percaktoj kohen e jeteses ne kete toke me perjashtim te Allahut te Madheruar.
Feja islame i jep rendesi te vecante shendetit aq sa ne nje thenje te Profetit Muhammed a.s. thuhet:
"Nder miresit e Allahut eshte shendeti. Prandaj kujdese per te perpara se  te le ai ty."
Me kete rast eshte e rendesishme te paturit kujdes ne kurimin e kesaj semundje e cila pervec kujdesit fizik duhet kushtuar vemendje te vecante edhe kurimit shpirterore.
Ai qe nuk humb besimin ne Krijuesin e Gjithesise do te jete i gezuar dhe i lumtur pasi e mesemiri se ai qe ka dhene kete semundje eshte edhe sheruesi i saj.
Dua te jap nje shembull "neuroblastoma" eshte nje tomorr qe prek femijet, por femija e kalon ate pa patur nevoje per mjekim. Shkencetaret e sotem kan konstatuar ne Norvegji ku nje grua me kancer te gjirit u sherua gje qe futi ne mendime shkencetaret e mjeksise.
Ky rast solli risi edhe ne menyren e kurimit te kancerit. Mjeket kur e pyeten gruan  se cfare ka bere? Ajo tha: "Asnjegje thjesht i jam mbeshtet Zotit."
Duke ju mbeshtet Zotit zemra e njeriut forcohet dhe menjehere vjen gezimi. Eshte pikerisht gezimi dhe lumturia e cila i lehteson vuatjen grave te cilat vuajne nga kanceri.
Hz.Muhammed a.s. thote: "Ne trupin e njeriut eshte nje cop mishi e cila kur eshte mire i gjithe trupi eshte mire.Shoket e pyeten: Kush eshte kjo cop mishi? Hz.Muhammed a.s. thote: "Ajo eshte zemra"
Edhe per kancerin ka kurim, ka ilace te cilat dergojne deri ne sherimin e plote te saj. Ne nje thenje tjeter Hz.Muhammed a.s. thote: "Allah i Madheruar nuk ka krijuar semundje e te mos kete krijuar edhe ilacin e saj me perjashtim te helmit. Shoket e pyeten: Cfare eshte helmi? Hz. Muhammed a.s. ka thene: "Helmi eshte vdekja, ajo ska ilac"
Duke e mbyllur kumtesen time, ju uroj sherim te shpejte dhe te plote dhe kalofshi dite te gezuara dhe te lumtura.
______
Pergatiti: Gezim Kopani
Dt. 29.3.2012
Kumtes e mbajtur gjate nje takimi me grate pukjane qe vuajne nga semundja e kancerit.